Post
by Skodrinon » Mon, 06 Apr 2009 , 18:25
SUPERIORJA / U-17
Dinamo vazhdon serinë e fitoreve. Dy ndeshje luhen sot
Vllaznia e pandalshme, bind edhe Partizani
Te inferiorët, Laçi dhe Skënderbeu kryesojnë të qetë grupet
Shkodranët dominojnë me Tiranën
TIRANA – VLLAZNIA 1-3
TIRANA: Dobi, Allmeta, Sula, Bejleri, Sulejmani, Mikeli, Skënderi,
Kacoli, Zijaji, Morina, Kaimi.
Trajner: B.Metani
VLLAZNIA: Koleci, Bushaj, Rusi (Papa 65’), Hotaj, Marku,
Karakaçi, Bardulla, Erkoçeviç (Demiraj 60’), Djepaxhia, Puka,
Shaba. Trajner: E.Plori
SHËNUES: Morina 10’, Bardulla 25’, Erkoçeviç 40’, Papa 73’
GJYQTARË: R.Dobruna, A.Beqiri, E.Dyrmishi (Tiranë)
Vllaznia kryesuese nuk di të ndalet dhe këtë herë ka mundur pastër
në kryeqytet Tiranën, me rezultatin 3-1. Ndeshja është zhvilluar të
premten në Kamzë dhe shkodranët nuk e kanë vënë në dyshim
fitoren, pavarësisht se bardheblutë befasuan në fillim të lojës.
Tirana arrin të kalojë në avantazh me Morinën në minutën e 10-të,
por miqtë nuk pajtohen kurrsesi me këtë rezultat. Pas disa tentativave
drejt portës bardheblu, është organizatori Bardulla në minutën
e 25-të që barazon rezultatin. Ekipi i drejtuar nga Elvis Plori arrin të
shkojë i qetë në pushimin midis pjesëve, sepse Erkoçeviç finalizon
bukur me kokë në minutën e 40-të, duke kaluar në avantazh Vllazninë.
Pjesa e dytë është dominuar nga miqtë, ndërsa bardheblutë
mundoheshim të krijonin ndonjë aksion sulmues, por ishin të
paqartë. Ndërkohë, i sapofuturi Papa vulos fitoren e Vllaznisë në
minutën e 73-të, pas një aksioni me shumë pasime dhe në fund
një gjuajte e bukur në formë parabole.
1. VLLAZNIA---14 2 2 48-11 44
2. PARTIZANI--11 2 5 30-16 35
3. SHKUMBINI--10 2 6 23-25 32
4. DINAMO-------9 2 7 18-22 29
5. ELBASANI-----9 1 8 25-24 28
6. FLAMURTARI-7 4 6 22-18 25
7. TIRANA--------7 4 7 33-33 25
8. SHKËNDIJA D.5 5 9 21-25 24
9. SHKËNDIJA T.6 3 9 22-25 21
10. TEUTA------ 5 4 7 15-20 19
11. APOLONIA-- 5 3 10 17-19 18
12. LUSHNJA-----5 2 9 20-32 17
13. BESA--------3 4 10 16-30 13