ALARM ! Cmendet Ari Han
Moderator: GOLDIAN
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
ALARM ! Cmendet Ari Han
Duket se problemet per Kombetaren shqiptare nuk kan te sosur. Tranieri karizmatik Ari Han, qe pretendonte ta nxirrte Shqiperine ne finalet e boterorit,deklaroi pas ndeshjes ndermejt te tjerash:
Nuk e di, ndoshta duhet t’i shikoj edhe një herë golat në DVD, por jam i bindur se dy gola u shënuan në pozicion jashtë loje.
Nuk dihen rrethanat dhe arsyet e kesaj deklarate, por sipas psikologeve dhe mjekeve te spitalit psikiatrik, Han jep shenjat e nje multishkallimpsikopatie, nje semundje rralle, por shume e rrezikshme, e cila prek persona, te cilet gjenden ne situata shume te veshtira stresi. Te semuret- gjithnje sipas specialistave ne fjale- humbasin perceptimin e realitetit dhe flasin percart, shenja keto qe verehen qartesisht edhe tek Ari Han.
Ne kete menyre kombetarja shqiptare jo vetem qe humbet tranierine saj, dhe me kete edhe shancin per te dale ne finalet e boterorit ne Afriken e Jugut, qe e kishte te garantura nga Han, por FSHF eshte sipas kontartes e detyruar, qe te paguaj gjitha shpenzimet, gjate kohes qe Han do te jete shtruar ne spitalin psikiatrik.
Nuk e di, ndoshta duhet t’i shikoj edhe një herë golat në DVD, por jam i bindur se dy gola u shënuan në pozicion jashtë loje.
Nuk dihen rrethanat dhe arsyet e kesaj deklarate, por sipas psikologeve dhe mjekeve te spitalit psikiatrik, Han jep shenjat e nje multishkallimpsikopatie, nje semundje rralle, por shume e rrezikshme, e cila prek persona, te cilet gjenden ne situata shume te veshtira stresi. Te semuret- gjithnje sipas specialistave ne fjale- humbasin perceptimin e realitetit dhe flasin percart, shenja keto qe verehen qartesisht edhe tek Ari Han.
Ne kete menyre kombetarja shqiptare jo vetem qe humbet tranierine saj, dhe me kete edhe shancin per te dale ne finalet e boterorit ne Afriken e Jugut, qe e kishte te garantura nga Han, por FSHF eshte sipas kontartes e detyruar, qe te paguaj gjitha shpenzimet, gjate kohes qe Han do te jete shtruar ne spitalin psikiatrik.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
nderkohe sipas burimeve me te fundit nga policia, informohemi se Komisariati Nr.2 ne tirane, ka arrestuar shtetasin Dod Jakup Stani, lindur ne Puke dhe banues ne bathore. ai dyshohet se i ka shitur Ari han, dy kile djath me ere, tre ore para ndeshjes. duke se hollandezi nuk ka qenen i ambjentuar me djathin shqiptar, dhe nga nje reaksion ushqimor ka marr virusin e multishkallimpsikopatise. Por Z. Stani edhte mbrojtur, duke deklaruar, se Han e ka marr kete virus gjate kohes se qendrimit ne Kine, kur po vezhgonte, nje nga talentet me te medhenj te futbollit shqiptar; Nevil Dede.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Ja ma por ne Kine ka marre smunjen e pulave ska lidhje djathi me er.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
haahahaaahahahaahahah
si i thone asaj fjales: e ka hanger sapunin per djath
si i thone asaj fjales: e ka hanger sapunin per djath
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Lajmi i fundit: Multishkallimpsikopatie infekton edhe ndihmesin e Hanit, i cili pret kembezabthur presidentin Bamir Topi.
Kreu i shtetit vizitoi kuqezinjtë në Kopenhagen. Ndihmësi i trajnerit nuk vesh as çorape
Han, me shapka para presidentit Topi
Ari Han nuk resht së befasuari
dhe zhgënjyeri shqiptarët.
Më shumë se sa një
sjellje “trendy”, ajo e mbrëmjes
së 31 marsit ka qenë një gafë e
trajnerit holandez. Presidenti i
Shqipërisë, Bamir Topi, ka vizituar
përfaqësuesen shqiptare
të martën në mbrëmje në hotelin
luksoz “Radison Skandinavia”
në Kopenhagen, madje
edhe dje ka qenë në stadium,
duke parë kuqezinjtë. Gjatë
takimit me kreun e shtetit shqiptar,
holandezi Ari Han është
paraqitur me shapka. Madje,
gjatë shtrëngimit të duarve
me Presidentin Topi, njërën
dorë e ka mbajtur në xhep, a
thua se po takonte ndonjë fans
të zakonshëm të tijin. Me shumë
gjasa edhe presidentit, stili i
prezantimit të Hanit në këtë
takim duhet t’i ketë bërë përshtypje.
Ku i dihet, ndoshta në
ato momente i ka ardhur në
mend takimi me ish-trajnerin
Oto Bariç. Ky i fundit ishte një
zotëri i vërtetë, kur vinte puna
në kësisoj adetesh. Megjithëse
i vjetër në moshë, ishte i
ndërgjegjshëm se kur duhej t’u
jepte dorën burrave të shtetit,
kishte disa norma, që nuk
mund të shpërfilleshin.
Pa çorape - Nëse Ari Han
meriton një notë katër për paraqitjen
e tij gjatë takimit me Presidentin
e Republikës, Bamir
Topi, ndihmësi i holandezit,
Vim Surbier, meriton patjetër
një dysh, madje me minus. Ai
është paraqitur vetëm me një
palë shapka në takimin me presidentin,
madje nuk e ka parë të
arsyeshme të vishte as çorape.Jo se këto do t’i jepnin ndonjë
pamje më zyrtare, por të paktën
do të evitonte atë këmbëzbathjetë pakuptimtë para kreut
të shtetit shqiptar.

E paske pru ti se deshta me e pru un.
A duhet me komentu??????
A duhet me komentu??????
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Fanatics
- Posts: 538
- Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
- Location: TIRON, ku tjeter?
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Man in Redblue wrote:Lajmi i fundit: Multishkallimpsikopatie infekton edhe ndihmesin e Hanit, i cili pret kembezabthur presidentin Bamir Topi.
Kreu i shtetit vizitoi kuqezinjtë në Kopenhagen. Ndihmësi i trajnerit nuk vesh as çorape
Han, me shapka para presidentit Topi
Ari Han nuk resht së befasuari
dhe zhgënjyeri shqiptarët.
Më shumë se sa një
sjellje “trendy”, ajo e mbrëmjes
së 31 marsit ka qenë një gafë e
trajnerit holandez. Presidenti i
Shqipërisë, Bamir Topi, ka vizituar
përfaqësuesen shqiptare
të martën në mbrëmje në hotelin
luksoz “Radison Skandinavia”
në Kopenhagen, madje
edhe dje ka qenë në stadium,
duke parë kuqezinjtë. Gjatë
takimit me kreun e shtetit shqiptar,
holandezi Ari Han është
paraqitur me shapka. Madje,
gjatë shtrëngimit të duarve
me Presidentin Topi, njërën
dorë e ka mbajtur në xhep, a
thua se po takonte ndonjë fans
të zakonshëm të tijin. Me shumë
gjasa edhe presidentit, stili i
prezantimit të Hanit në këtë
takim duhet t’i ketë bërë përshtypje.
Ku i dihet, ndoshta në
ato momente i ka ardhur në
mend takimi me ish-trajnerin
Oto Bariç. Ky i fundit ishte një
zotëri i vërtetë, kur vinte puna
në kësisoj adetesh. Megjithëse
i vjetër në moshë, ishte i
ndërgjegjshëm se kur duhej t’u
jepte dorën burrave të shtetit,
kishte disa norma, që nuk
mund të shpërfilleshin.
Pa çorape - Nëse Ari Han
meriton një notë katër për paraqitjen
e tij gjatë takimit me Presidentin
e Republikës, Bamir
Topi, ndihmësi i holandezit,
Vim Surbier, meriton patjetër
një dysh, madje me minus. Ai
është paraqitur vetëm me një
palë shapka në takimin me presidentin,
madje nuk e ka parë të
arsyeshme të vishte as çorape.Jo se këto do t’i jepnin ndonjë
pamje më zyrtare, por të paktën
do të evitonte atë këmbëzbathjetë pakuptimtë para kreut
të shtetit shqiptar.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Une them duhet me marr 1 hu mollatartash e me e ndjek deri ne hollandvllaznia1919 wrote: A duhet me komentu??????
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Topi kishte deklaru se Haan i kishte thojt e paprem dhe i vite era kamve
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Skodrinon wrote:Topi kishte deklaru se Haan i kishte thojt e paprem dhe i vite era kamve
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Skodrinon wrote:Topi kishte deklaru se Haan i kishte thojt e paprem dhe i vite era kamve
Kan harru me permend edhe se i vinte era sqetullave.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
skodrinon shkruan
Topi kishte deklaru se Haan i kishte thojt e paprem dhe i vite era kamve
______________________________________________________________________________-
shkodrani81 shkruan
Kan harru me permend edhe se i vinte era sqetullave.
__________________________________________________________________________-
asht e vertete qe i vite era sqetullave dhe i kishte thojt e paprere dhe i vinte era gishtave .
asht dhe e vertete qe asht psiqik ,por nuk e di pse nuk po e hek askush
Topi kishte deklaru se Haan i kishte thojt e paprem dhe i vite era kamve
______________________________________________________________________________-
shkodrani81 shkruan
Kan harru me permend edhe se i vinte era sqetullave.
__________________________________________________________________________-
asht e vertete qe i vite era sqetullave dhe i kishte thojt e paprere dhe i vinte era gishtave .
asht dhe e vertete qe asht psiqik ,por nuk e di pse nuk po e hek askush
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
e pse spo e hekun ma pjalm naqja????
a thu prej rezultateve te mira qe ka ba me hollanden si futbollist?????
apo ngaqe duhet me ja pagu deri ne fund kontraten
a thu prej rezultateve te mira qe ka ba me hollanden si futbollist?????
apo ngaqe duhet me ja pagu deri ne fund kontraten
i perjashtuar
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
a e lexut ca kishte than ky i cmenduri
qe shqipria ska ushqime dhe uje
pleh i keq paske pa ken
qe shqipria ska ushqime dhe uje
pleh i keq paske pa ken
i perjashtuar
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Han vjell vrer: “Në Shqipëri nuk kishte ushqim e pije”
Ish-tekniku i Kombëtares: “Isha më shumë një menaxher ekipi, sesa një trajner”. Holandezi: “Më largoi ndeshja kundër Hungarisë, nuk mund të vazhdoja më”
Vetëm 24 orë pas zyrtarizimit të shkarkimi të tij, ish-trajneri holandez i Shqipërisë, 60-vjeçari Ari Han, hodhi vrer jo vetëm ndaj Kombëtares shqiptare, të cilën e drejtoi për gati 16 muaj, por dhe ndaj vendit prej të cilit arriti të përfitojë rreth 240 mijë euro për 6 pikët e grumbulluara nga shtatë ndeshjet e drejtuara prej tij në fushatën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.
Deklaratat cinike të trajnerit të katërt të huaj gjatë “epokës Duka” në një prej revistave më prestigjioze në Holandë, “Voetbal International”, për mungesë “uji e buke” në Shqipëri, janë nga më të turpshmet të bëra ndonjëherë nga një teknik i huaj që ka drejtuar në Shqipëri, përfshirë edhe ata që janë drejtuar në klubet e Kategorisë Superiore apo të Parë.
“Voetbal International” citon faktin se Han u shkarkua nga “Federata e Futbollit të vendit të Europës Lindore, për rezultatet e dobëta në kualifikueset e Kupës së Botës. Bashkë me Hanin u larguan automatikisht nga stafi teknik edhe dy ndihmësit e tij, Vim Surbier e Nikola de Bri. Han gjatë intervistës dhënë për revistën sportive holandeze e përkufizoi punën e tij: “Unë isha më shumë një menaxher ekipi, sesa një trajner”. Ja dhe intervista e plotë:
“Voetbal International”: Sipas komunikatës së shtypit të dhënë dje (të mërkurën, nga Federata Shqiptare e Futbollit), ju u ndatë përmes një marrëveshje të pranueshme (nga drejtimi i Kombëtares shqiptare).
Ari Han: “Federata nuk dëshironte që unë të largohesha, por thjesht ne nuk arritëm të punonim së bashku. Ju mund të humbisni gjithmonë ndeshjet, por unë dëshiroja të punoja në një mënyrë tjetër, sesa ajo që m’u mundësua në Shqipëri.
Federata theksonte se rezultatet në kualifikueset e Kupës së Botës nuk ishin mjaftueshëm të mira.
Rezultate të dobëta? Ok, por ata do të thoshin patjetër diçka. Ndeshja kundër Maltës ishte shumë e keqe, por kundër Hungarisë ne humbëm se ishim të pafat në shtëpi, dhe po kështu atje në vendin e tyre, edhe pse ne u përpoqëm.
Përse ndodhi kjo?
Ishte Federata, që gati në mënyrë direkte më kërkoi që ne të kualifikoheshim për Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, dhe duhej të fitonim patjetër ndeshjen me Hungarinë. Ne nuk ishim mirë në punët organizative. Këtë e diskutova edhe gjatë stërvitjes së parë që unë pata në Shqipëri (për ndeshjen me Hungarinë). Nuk kishte asgjë të rregullt dhe unë i shkrova një letër presidentit Armando Duka. Stadiumi ishte mbyllur dhe përfundimisht ishte ministri (i MTKRS-së), ai që urdhëroi të hapej. Nga ana tjetër, atje ku qëndronim nuk ishte një hotel i rregullt, nuk kishte ushqim, nuk kishte pije. Unë ndihesha më shumë një menaxher, sesa një trajner. Përfundimisht, ishte iniciativa ime që Duka dhe unë të flisnim me njëri-tjetrin. Ishte thjesht një bisedë formale “çfarë mendon ti dhe çfarë mendoj unë”. Arritëm shumë shpejt në përfundimin se nuk kishte më arsye të punonim së bashku.
Çfarë nuk arritët ju të bënit?
Ne nuk fituam. Dhe ndoshta, unë dëshiroja të bëja shumë gjëra përnjëherësh. Ndoshta unë e di se në një vend si Shqipëria, jo gjithçka është e mundur. Unë nuk kish më fuqi. Më tepër isha i zënë me planifikimin e ndeshjeve. Ata nuk kishin asnjë objektiv, asnjë plan. Ok, kaq është mjaftueshëm për Shqipërinë. Unë nuk kisha shumë influencë aty. Kjo e krahasueshme, për shembull, me kohën time në Kinë. Atje kisha gjithçka.
Sa herë që ikni nga diku, kujtoni kohën tuaj në Kinë. Përse nuk kthehen atje?
Muajin tjetër do të shkoj atje. Federata Kineze gjithmonë më telefonon menjëherë sapo unë largohem nga diku. Brenda pak javësh ne do të bisedojmë sërish.
--------------------------------------------------------------------------------
Rrëfimi pozitiv i Hanit pas barazimit me Suedine
Han jep përshtypjet e tij për Shqipërinë në faqen holandeze depers.nl, menjëherë pas barazimit me Suedinë, më 6 shtator 2008, në Tiranë: “Unë erdha në vitin 1971 kur Ajaksi u ndesh me Tiranën. Imazhi që unë krijova gjatë atij udhëtimi është shumë larg realitetit të sotëm. Shqipëria është një vend në zhvillim e sipër. Hidhni një sy përreth jush, ju do të shikoni se ekonomia punon. Vendi është pozicionuar në mënyrë ideale në detin Adriatik, me një influencë të dukshëm nga Europa Jugore dhe Ballkani. Herën e fundit unë isha në një restorant në qendër të Tiranës, ku kishte një restorant francez”
Marrë nga depers.nl
Largimet, nga Dosena te Hani
Vetëm dy nga katër trajnerët e huaj të punësuar në “epokën Duka”, gjermani Hans Peter Brigel (2002-2005) dhe kroati Oto Bariç (2006-2007) kanë mundur ta përfundojnë kontratën e tyre në drejtimin e Kombëtares, ndërsa nga dy të tjerët, italiani Xhuzepe Dosena (korrik-tetor 2007) e holandezi Ari Han (janar 2008-prill 2009), i pari e braktisi Shqipërinë, ndërkohë që i fundit u shkarkua.
16 muaj si trajner
Ari Han i dha fund aventurës së tij me Kombëtaren dhe futbollin shqiptar, 16 muaj pasi holandezi drejtoi pa sukses kuqezinjtë e kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga përfundimi i fushatës kualifikuese të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut”, por duke marrë si kompensim për pranimin e dorëheqjes një faturë të kënaqshme financiare: 24 mijë euro plus. Hani e mori ekipin, më 3 janar 2008 dhe e la më 15 prill 2009.
7 ndeshje, 6 pikë
Pas një fillimi befasues në katër ndeshjet e para, ku spikasin dy barazimet e mëdha me Suedinë në Tiranë (0-0) e Portugalinë në Braga, të shoqëruara edhe me fitoren kundër Maltës (3-0) në “Qemal Stafa” e humbjen me Hungarinë (2-0) në “Ferenc Pushkash”, pjesa e dytë e aventurës së Hanit ishte një katastrofë e vërtetë: 0-0 në Maltë, 0-1 me Hungarinë në Tiranë dhe 0-3 me Danimarkën në Kopenhagen. Ndeshjet për t’u luajtur: Portugali, Danimarkë, Suedi.
Hani, i huaji më i dobët
Performanca e Ari Hanit në krye të ekipit më të rëndësishëm përfaqësues të Shqipërisë, atë A, përveç kurbës në rënie të rezultateve (7 takime zyrtare; 1 fitore, 3 barazime, 3 humbje) ka qenë edhe nga ana profesionale e drejtimit të Kombëtares më e varfra në raport me dy paraardhësit e tij, gjermanin Hans Peter Brigel dhe kroatin Oto Bariç, pa përfshirë këtu italianin Xhuzepe Dosena, pasi ky i fundit e drejtoi Shqipërinë vetëm në dy ndeshje.
Listë e gjatë shkarkimesh
Në fakt, FSHF-ja nuk është federata e vetme europiane që shkarkon trajnerin gjatë kësaj fushate eliminatore të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”, pasi më parë këtë e kishte bërë edhe Belgjika me trajnerin Rene Vandereycken, Çekia me Petr Rada, Maqedonia me Sreçko Katanecin dhe së fundi edhe Rumania me të mirënjohurin Viktor Picurka, edhe pse ky i fundit e kishte çuar në finalet e Euro 2008.
“Valsi” i kandidatëve, “boom” emrash
Faksi i zyrës për marrëdhënie me jashtë në Federatën Shqiptare të Futbollit është duke punuar në maksimum. Kandidatura trajnerësh po vërshojnë nga të gjitha anët, ku mbizotërojnë ato gjermane, por edhe polake, rumune e madje holandeze.
Si iku Hani nga Kameruni
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me siguri duhet ta dijë arsyen se përse ish-trajneri i Shqipërisë u largua nga drejtimi i Kamerunit përpara se bosi i FSHF-së të vendoste për të punësuar holandezin Ari Han dhe jo austriakun Hans Krankël. Ari Han dha dorëheqjen nga drejtimi i “luanëve” afrikanë për një arsye shumë të thjeshtë kur kishte mbushur vetëm gjashtë muaj në drejtimin e Samuel Eto’së me shokë. “Unë nuk mund të ndërtoj një ekip të mirë për Kamerunin për shkak të ndërhyrjes në punën time”, - tha Han për prestigjiozen britanike “BBC” në shkurt të vitit 2007, duke fajësuar presidentin e Federatës Kamerunase të Futbollit, Mohamed Iya. “Gjithkush në federatë ndërhyn dhe në mënyrë të veçantë presidenti, kështu që nuk është më e nevojshme që unë të qëndroj”. Han tregon edhe shkakun e largimit. Federata kamerunase organizoi një ndeshje miqësore me Togon (një vend tjetër afrikan), por pa dijeninë e holandezit. “Ata nuk respektuan dëshirën time për miqësoren kundër Togos dhe i nisën përgatitjet pa marrë më parë aprovimin tim. Jam unë ai që duhet të organizoj ndeshjet për ekipin kombëtar dhe jo federata”, - sqaron Han për “BBC”-në. Për ta përkeqësuar edhe më shumë humorin e Arit, federata kamerunase e përjashtoi atë nga një delegacion zyrtar për Kampionatin Afrikan të të Rinjve që u zhvillua në Kongo. “Unë dëshiroja të monitoroja disa lojtarë të rinj për ekipin kombëtar, por ata refuzuan. Kjo tregon se federata ka një vizion ndryshe nga ai që kam unë për futbollin kamerunas. Unë do të kthehem pas nëse gjërat do të ndryshojnë”, - përfundoi Han, por ai nuk u kthye më kurrë aty.
Paska ken nji njiri shum i ult, Ishalla ky flliqsine i qendron sa ma larg tokes e popullit shqiptar pergjithmone

Ma i paftyre
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Kërkoi 180 euro për kafet
Nuk i kanë mjaftuar tri rrogat që i dha FSHF-ja, pasi Ari Hani ka
telefonuar në federatë, pak ditë para zyrtarizmit të largimit dhe ka
kërkuar paratë (rreth 180 euro) që kishte shpenzuar për kafe,
gjatë vizitës në Ukrainë në fillim të muajit mars, ku kishte parë nga
afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen atje. FSHF-ja i kishte
kërkuar faturat trajnerit, por ai ishte përgjigjur se nuk kishte marrë
asnjë faturë. Përfundimisht, federata ka refuzuar t’ia japë këto para.
Nuk i kanë mjaftuar tri rrogat që i dha FSHF-ja, pasi Ari Hani ka
telefonuar në federatë, pak ditë para zyrtarizmit të largimit dhe ka
kërkuar paratë (rreth 180 euro) që kishte shpenzuar për kafe,
gjatë vizitës në Ukrainë në fillim të muajit mars, ku kishte parë nga
afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen atje. FSHF-ja i kishte
kërkuar faturat trajnerit, por ai ishte përgjigjur se nuk kishte marrë
asnjë faturë. Përfundimisht, federata ka refuzuar t’ia japë këto para.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
Kuku Qfare trajnerit laper paska ken ky.Sa mire si vjen turp kti zagar.He pjalm a ke prep qa me thane per te a?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: ALARM ! Cmendet Ari Han
edhe ktu don me na e futevllaznia1919 wrote:Kërkoi 180 euro për kafet
Nuk i kanë mjaftuar tri rrogat që i dha FSHF-ja, pasi Ari Hani ka
telefonuar në federatë, pak ditë para zyrtarizmit të largimit dhe ka
kërkuar paratë (rreth 180 euro) që kishte shpenzuar për kafe,
gjatë vizitës në Ukrainë në fillim të muajit mars, ku kishte parë nga
afër lojtarët e Kombëtares që aktivizohen atje. FSHF-ja i kishte
kërkuar faturat trajnerit, por ai ishte përgjigjur se nuk kishte marrë
asnjë faturë. Përfundimisht, federata ka refuzuar t’ia japë këto para.
ku i ka pi tane kta kafe ky
po lekt per panolina nuk i ka kerku a? jane nja 2900 euro thojne. se a dhi n'breke shpesh tu fute vetem nji sulmus me tana ekipet....