Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Wed, 07 Jun 2006 , 17:56

deri tesh skena sy per cabe se na iken tane,ishalla ka vera bajne ndonje blemje sa me ndejte ne kategori vitin qe vjen
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Jun 2006 , 13:41

Mësohet se sot paradite do të hedhin firmat e tyre lojtarët që kanë luajtur dhe sezonin e kaluar tek Tirana, ndërsa në ditët në vijim, do të firmosin edhe të tjerët që ende janë në gjirin e skuadrave ku kanë luajtur. Është 100 % e sigurtë që, përveç Mukës, Patushit, Dabullës etj, edhe sulmuesi më i mirë shqiptar Hamdi Salihi do të jetë i veshur bardheblu që sot. Sulmuesi tjetër shkodran, Vioresin Sinani, po diskuton detajet e fundit të kontratës, teksa pranimi i tij për të kaluar tek Tirana ka marrë fund prej dy javësh tashmë. Sinani ka rënë dakort me të gjithë donatorët dhe sot pritet të vërë zyrtarisht firmën në kontratën e re. Ende nuk bëhen të ditura shifrat e kontratës, por mësohet se ajo afrohet tek 80 mijë euro. Hamdi Salihi është edhe për sezonin e ardhshëm lojtar i Tiranës dhe këtë e ka konfirmuar vetë lojtari. “Do të bëhem pjesë e Tiranës. Sigurisht që do të diskutojmë me donatorët për disa detaje në kontratën e re, por e rëndësishme është që unë do të jem pjesë e Tiranës edhe për një sezon tjetër.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Jun 2006 , 13:45

Suad Lici, i sigurt largimi nga kuqeblutë
Një tjetër futbollist i Vllaznisë, pikërisht Suad Lici, pritet t'i japë lamtumirën kësaj skuadre. Mesfushori i njohur ditët e fundit ka qenë në kontakt me drejtues të disa ekipeve të tjera, duke parë kështu mundësinë e një lëvizjeje. Numri 3 i kuqeblu ka kaluar një periudhë jo të mirë në pjesën e dytë të sezonit që sapo u mbyll në radhët e kuqebluve dhe si pasojë tashmë është duke parë me shumë interes ofertat që i kanë mbërritur. E sigurt është që ai nuk do të jetë te Vllaznia në sezonin e ri. Disa mosmarrëveshje që ka pasur së fundi me presidencën e klubit si rrjedhojë e marrëdhënieve financiare mes palëve, kanë bërë që lojtari të mos mendojë për rinovimin e kontratës. Në ndjekje të tij thuhet se janë ekipet e Tiranës dhe Dinamos dhe mbase duhen pritur edhe disa ditë për të mësuar fatin e tij. Gjithsesi, ajo që konstatohet është që Vllaznisë së sezonit që sapo u mbyll po i largohen me radhë titullarët e saj. Kemi parasysh këtu Bokatolën, Ndrekën dhe tani Licin. Të tjerë janë ndërkohë në radhë. Duke qenë kështu, duket se riorganizimi i Vllaznisë së sezonit të ri do të jetë total.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 09 Jun 2006 , 13:27

Vioresin Sinani, bardheblu!
Burime te sigurta prane katershes se donatoreve bardheblu, qe ne pergjithesi deri tani jane perpjekur ta mbajne gjithcka sekret, bejne te ditur se nga “dosja” rishtaz, pra e futbollisteve qe do ta veshin per here te pare kete sezon fanellen bardheblu, i pari qe ka rene dakort parimisht, lidhur me gjithcka do te shkruhet ne kontraten qe do t’i vihet perpara per te hedhur firmen perfundimtare, eshte shkodrani Vioresin Sinani. Sulmuesit 29 vjecar te kuqebluve te Vllaznise, i shquar vazhdimisht jo vetem per rendimentin e larte qe ka dhene ne fushen e lojes, por edhe si “bomber”, madje ne sezonin 2003 2004 kujtojme qe pati shenuar 36 gola, duket se po i plotesohet me ne fund deshira e kahershme per te mbajtur te veshur fanellen bardheblu. Perpjekja e tij e pare pati qene bere ne vitin 2002, kur njeheresh, se bashku me Licin e Patushin, trokiten te Tirana, por klubi shkodran beri te pamunduren te mbante te pakten vetem Sinanin dhe ia arriti. Gjithsesi, kete here duket se gjithcka eshte mbyllur dhe “bomberi” shkodran do te jete ne radhet e bardhebluve qe ne ndeshjet per Kupen UEFA.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 10 Jun 2006 , 14:53

Iken Sinani, nis shkaterrimi
Pas disa paralajmerimeve radhazi, kapiteni i Vllaznise, Vioresin Sinani, thuhet se i ka dhene fund dilemave te tij ne lidhje me skuadren se ku do te luaje sezonin e ardhshem futbollistik. Natyrisht, nje vendim i tille eshte nje e drejte ekskluzive e vete futbollistit, sidomos kur dhe kontrata eshte e skaduar, por duket se kete hap Sinani duhet ta kete marre edhe i shtyre nga qendrimi indiferent i drejtuesve te klubit Vllaznia. Sepse, ndonese “kembanat” per nje largim te mundshem te Sinanit nga Shkodra paten filluar te degjoheshin qe ne periudhen e nderrimit te viteve, per te vijuar me te njejten ritem edhe ne keto dite te merkatos verore, nga kampi kuqeblu nuk u tregua kujdesi i duhur per kete lojtar me peshe te Vllaznise. Dhe tani, kapiteni shkodran duket se e sheh veten me teper se kurre larg skuadres se tij kuqeblu, kur ka bere nje marreveshje paraprake me donatoret e Tiranes. Pervecse do te nderroje ngjyren e fanelles, Sinani do te leshoje edhe shiritin e kapitenit te skuadres, post te cilin e mbante prej vitesh. Nje lajm i tille pa diskutim qe nuk eshte pritur aspak mire ne opinionin sportiv te qytetit verior, i cili nuk ka ngurruar ta komentoje sipas menyres se vet kete levizje te kapitenit te tyre. Dhe, pervecse largimi i tij ka peshen e madhe ne skuader, ajo qe e rendon “rastin Sinani” eshte fakti se pas largimit te tij pritet qe te tjere titullare kuqeblu te bejne te njejten gje. Emrat e tyre nuk jane aspak sekret, sepse po lakohen cdo dite ne bisedat e tifozerise shkodrane, madje, duke i quajtur largimet e tyre probleme te mbaruara. Te tille jane per shembull Teli, portieri Ndoja, Lici, Belisha, duke i shtuar edhe te ardhurit Leandro, Radusinovic, Ndreka, Bokatola. Keshtu, sic shikohet, lista shkon e gjate duke te krijuar pershtypjen se i teri formacioni kuqblu, qe luajti sezonin e kaluar, nuk do te jete me pjese e Vllaznise ne vazhdim. Te gjithe keta lojtare qe permendem, thuhet se i kane bere kryer te gjitha punet me klubet se ku do te shkojne, ose, sic quhet ne gjuhen popullore, “i kane pire kafet e vogela”, duke pritur tanime vetem zyrtarizimin e tyre me kontrate.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 10 Jun 2006 , 14:55

Sot i vjete tesh po losim me e kipin e pionerve.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 12 Jun 2006 , 13:40

Ndoja: Edhe unë do të iki nga Vllaznia

Situata që po mbizotëron në kampin shkodran nuk është shumë e favorshme për të menduar ndonjë të ardhme të mirë për të. Si rrjedhojë, shumë prej futbollistëve kuqeblu në këto pozita janë duke menduar për largimin drejt skuadrave të tjera. Njëri prej tyre është edhe portieri Gaspër Ndoja. Ai e pranon se ditët e fundit ka hyrë në bisedime me disa ekipe, por ende asgjë nuk është mbyllur. Preferencat e tij duket se janë ekipet e kryeqytetit dhe për rrjedhojë 24 vjeçari pranon të ketë kthyer mbrapsht edhe disa oferta të ekipeve të rretheve. "Duke qenë se situata te Vllaznia nuk është shumë entuziaste, natyrisht që edhe unë si shokët e tjerë të skuadrës jam duke menduar për të gjetur një skuadër tjetër. Fatmirësisht, ofertat nuk më kanë munguar, por dëshira ime është të gjej një ekip cilësor për të vazhduar karrierën time. Kam pasur oferta edhe nga skuadra si Apolonia e Luftëtari, por i kam refuzuar ato. Kjo edhe sepse kam pasur kontakte me disa ekipe të kryeqytetit dhe bisedimet duken në rrugë të mbarë," shprehet Ndoja, i cili nuk parapëlqen të japë emrat e ekipeve me të cilët ka kontaktuar, por ndërkohë burime pranë tij bëjnë të ditur se janë Partizani e Dinamo që kanë shfaqur dëshirën për ta pasur pjesë të tyre për sezonin e ri. Megjithatë, çdo gjë për momentin duket e ngrirë edhe për faktin se bisedimet përfundimtare me këto skuadra do të zhvillohen pas përfundimit të aventurës europiane të tyre. "Skuadrat me të cilat kam kontaktuar do të luajnë në kupat e Europës sivjet, kështu që unë do të ulem të bisedoj shtruar me ta vetëm pas përfundimit të kësaj aventure të tyre. 90 për qind e shoh veten te njëri prej këtyre ekipeve që më kërkon për sezonin e ri," shton portieri shkodran. Por ruajtësi i portës shkodrane ndërkohë gjen kohë të thotë dy fjalë edhe për Vllazninë. Si gjithë futbollistët e tjerë shkodranë, shpreh keqardhjen e tij për gjendjen që po kalon skuadra e qytetit të tyre. Njëkohësisht ai nuk e përjashton mundësinë edhe të qëndrimit tek ajo, gjithnjë nëse situata merr për mirë pas disa kohësh. E gjitha kjo është lënë hapur dhe pikërisht për këtë arsye ai nuk ka nxituar të firmosë me ndonjë ekip tjetër në këtë periudhë. "Vllaznisë nuk i kam dhënë përfundimisht lamtumirën, sepse dëshira e secilit prej nesh është të vazhdojë të japë më të mirën për të. Por duke qenë se këtu nuk po shihet asnjë perspektivë, jemi të detyruar të marrim parasysh ofertat e tjera. Por, siç e thashë, deri në momentin që do të kërkoj të firmosë me ekipet që më kanë kërkuar, do të pres se çfarë do të bëhet me Vllazninë. Nëse gjërat rregullohen, atëherë edhe mund të qëndroj dhe të vazhdoj të luaj për të," thotë në përfundim portieri shkodran. Në sezonin e fundit Gaspër Ndoja ka luajtur në 23 ndeshje si titullar i portës kuqeblu, duke treguar një formë përgjithësisht të mirë. Si rrjedhojë e kësaj, në adresë të tij nuk kanë munguar as ofertat e ekipeve të tjera, çka tregon për vlerësimin e talentit të tij.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 12 Jun 2006 , 13:41

Me duket se presidenca jone e "dashtun" don me na ba ftese ne te dispores me shku me lujt me Vllaznine kampionatin e ardhshem,se lojtart marune. :evil:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 12 Jun 2006 , 13:42

E keqja e kti muhabet asht qe ata qe duhet me ike nuk po ikun,por po na ikun tane lojtart.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Jun 2006 , 13:16

Cela: Skuader te madhe!

Pertej komenteve mediatike apo edhe fjaleve qe qarkullojne neper kafenete e Shkodres, presidenti i kuqebluve, Agron Cela, ka konfirmuar se absolutisht nuk ka hequr dore nga angazhimi financiar ndaj Vllaznise. Madje, Cela ka deklaruar se, duke menduar per Vllaznine e re, gjate ketyre diteve eshte biseduar me disa futbolliste titullare te kampionatit shqiptar, te cilet jane ne planet e tyre per t’i veshur kuqeblu. Pas disa diteve “pushim”, te pakten keshtu eshte dukur ne publik, ndersa ka qene larg kontakteve me gazetaret, presidenti i Vllaznise dje eshte pare serish prane dyerve te Bashkise se Shkodres. Ndonese takimin me drejtuesit bashkiake nuk ka patur mundesine ta realizoje, kjo per faktin se ata jane nisur dje ne mengjes ne nje sherbim jashte vendit, ne fytyren e Celes kete radhe nuk kishte nota pesimiste. Kjo eshte pare edhe ne deklatatat e tij ne lidhje me te ardhmen e Vllaznise, te cilat, ne nje fare menyre, japin nje shprese me teper ne zgjidhjet e mundshme te situates se klubit kuqeblu. “Pas formimit te Shoqerise Aksionere, do te kemi nje Vllazni te madhe”, eshte shpehur presidenti Cela, tek zbriste shkallet e nderteses se Bashkise. Me pas, duke folur per kete teme, ai sqaron se se bashku me dy koleget e tij te presidences, Valter Fushaj dhe Xhevdet Amuli, jane duke i ndjekur me shume vemendje komentet e fundit qe po behen rreth klubit kuqeblu. “Eshte e drejte e kujdo te flase dhe te jape pershtypjet e tij, por, kur flasim per Vllaznine, me mire se ne, qe jemi ne kontakt te drejtperdrejte me problemet e saj, asnje nuk mund ta beje kete”, ka vijuar Cela, duke dashur te terheqe vemendjen se klubin e futbollit shkodran nuk do ta lene te shkaterrohet.

Ata qe do te merren, me te mire nga ata qe mund te ikin!

Duke folur per projektet qe ata kane per Vllaznine e se ardhmes, Cela nenvizon faktin se nuk jane aspak prapa, sic po deklarohet ne opinion. “Gjate ketyre diteve ne jemi duke marre kontakt me fubolliste te ndryshem te kampionatit shqiptar, me ata qe kane bere nje paraqitje te mire gjate sezonit te kaluar, me te cilet i kemi gjerat e hapura”, nenvizon Cela. Nderkohe, ne lidhje me komentet mediatike, te cilat flasin per largime te disa titullareve ne ekipet e tjera te kampionatit shqiptar, presidenti shkodran rikonfirmon edhe nje here se te gjithe ata futbolliste, te cileve u ka perfunduar afati i kontrates me Vllaznine, jane te lire te kontaktojne me secilin klub qe ato e shohin te arsyeshme. Nga ana tjeter, Cela siguron se asnje nga ofertat e klubeve te tjera nuk do te jete me e favorshme se ajo e Vllaznise. “Per vete kushtet qe ne i kemi parashtruar kryetarit te Bashkise, per t’i dhene zgjidhje ne menyren sa me te shpejte ngritjes se Shoqerise Aksioniere, kemi qene te detyruar te qendrojme ne nje pozicion prites. Por, e garantojme opinionin publik, sidomos tifozerine e zjarrte shkodrane, se pas ngritjes se Aksionieres ata do te shohin nje Vllazni te madhe”, ka theksuar numri nje i skuadres shkodrane. Nje deklarate e tille duket mjaft optimiste dhe le te shpresohet se ne ditet ne vazhdim gjithcka do te jete normale ne kampin kuqeblu. Por, e keqja eshte se disa titullare duket se e kane seriozisht largimin e tyre nga Vllaznia. Kur e bisedojme kete teme me presidentin, Cela nuk ka patur deshire te beje komente per cilindo prej futbollisteve ne vecanti. “Edhe mund te ndodhe nje gje e tille, por serish po ju tregoj se ne jemi te vendosur te bejme nje Vllazni te madhe, e cila do te jete pretendente kryesore per fitimin e trofeve te futbollit shqiptar ne sezonine ri. Sido qe te jete, ju keni per ta pare se ne formacionin kuqeblu do te luajne futbolliste edhe me te mire nga ata qe mund te largohen”, ka komentuar presidenti shkodran zerat per mundesine e largimit te ndonje titullari nga kampi kuqeblu.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Jun 2006 , 13:18

Po ku don me i gjete lojtart kaq te mire ky piktor????????

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Tue, 13 Jun 2006 , 18:35

vllaznia1919 wrote:Po ku don me i gjete lojtart kaq te mire ky piktor????????
Mos fol, se vdes, i gjen neser n'mjes :D :D :D :evil:
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Jun 2006 , 13:20

Qa me gjete maj naqe ky,te zezen e vet.Ku don mi marre kta lojtar.Me sa di un Ronaldo e Henry nuk jane te lire. :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 14 Jun 2006 , 17:57

vllaznia1919 wrote:Qa me gjete maj naqe ky,te zezen e vet.Ku don mi marre kta lojtar.Me sa di un Ronaldo e Henry nuk jane te lire. :lol:
Hhahaha lene mas e pyt :)
Asht tu bisedu me LoTito per me marr Taren si edhe den me marr edhe Bogdanin :):P :lol:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 15 Jun 2006 , 13:09

Pa pra kishte thane presidenti i Udineze qe pengesa ma e madhe per me marre Bogdanin asht Vllaznia qe po e kerkon me ngulm lojtarin. :lol: :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Jun 2006 , 13:11

Teli tek Tirana

Radhës së kualiteteve që po i afrohen klubit bardheblu i është shtuar së fundmi eshe mbrojtësi shkodran, i cili pritet të firmosë brenda pak ditësh. Kapiteni elbasanas shtyn firmën e tij

Një tjetër shkodran në radhët e Tiranës. Lajmi është bërë ekskluzivisht për gazetën tonë nga burime tepër të sigurta nga kampi bardheblu, të cilët shprehen se mbrojtësi Admir Teli është shumë pranë kalimit në radhët e bardhebluve të kryeqytetit. Kalimi i tij në Tiranë ka ardhur si një surprizë e bukur, pasi vetëm dy ditë më parë, dy shkodranë të tjerë kanë firmosur për Tiranën. Bëhet fjalë për Salihin dhe Sinanin. Teli është një nga mbrojtësit më të spikatur të kampionatit shqiptar dhe kualiteti i tij kishte rënë edhe në sytë e Brigelit, i cili e kishte thirrur disa herë atë në grumbullimet e tij. Tratativat midis donatorëve dhe mbrojtësit shkodran vazhdojnë intensivisht dhe sipas burimeve tona Teli është shumë pranë nënshkrimit. Ende nuk dihet shuma që ai ka kërkuar të vishet bardheblu, por nga kampi kryeqytetas shprehen se një shumë e majme ka detyruar Telin të lërë Vllazninë e zemrës dhe të marrë rrugën e kryeqytetit, duke veshur fanelën e skuadrës më të madhe të futbollit shqiptar. Mbrojtësi shkodran është parapëlqer nga të gjithë donatorët, të cilët kanë qenë në unison për veshjen e tij bardheblu. Me afrimin e një lojtari të tillë, donatorët e Tiranës po tregojnë edhe një herë se duan të krijojnë një superekip.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Jun 2006 , 13:14

Trajner gjerman, projekti i Fushajt
Në konferencën e djeshme për shtyp të zëvendëspresidentit Valter Fushaj, që është zhvilluar në orën 13:00 në ambientet e hotel "Colosseu"-t, ai ka zbuluar edhe shumë nga planet që ka pasur për ndërtimin e Vllaznisë së sezonit të ri. Kuptohet, të gjitha këto plane janë bërë duke pasë parasysh faktin se ai pretendonte postin presidencial, gjithnjë sipas një marrëveshjeje që ata si donatorë kishin pasur me njëri tjetrin. Për herë të parë zbulohet se në planet e Fushajt ka qenë ardhja në krye të Vllaznisë e një trajneri gjerman. "Po ju them vetëm kaq: kisha planifikuar që në krye të Vllaznisë të ishte trajneri i skuadrës së Magdeburgut, pjesëmarrëse në kategorinë e tretë të Gjermanisë. Një trajner shumë i zoti, njëkohësisht edhe miku im, 58 vjeçar dhe me një karrierë të pasur në futbollin gjerman. Ai do të sillte me vete edhe disa futbollistë nga ky vend, ndërkohë që edhe faza përgatitore do të zhvillohej në Magdeburg," ka thënë njeriu që deri dje ishte zëvendëspresident i Vllaznisë. Por Fushaj njëkohësisht e ka konsideruar mëkat të madh largimin e Sinanit, apo dhe firmosjen sërish të Salihit me Tiranën. "Me të dy këta lojtarë kisha biseduar dhe ata ishin të gatshëm të qëndronin te Vllaznia. Ashtu siç kisha gati kthimin e Kaçit, Osjes, Krajës dhe të ndonjë tjetri. Pa harruar që mund të vinin edhe lojtarë cilësorë të kampionatit tonë. Ky ishte projekti im, që për fat të keq mbeti sërish projekt," ka thënë jo pa keqardhje Valter Fushaj në të fundit kontakt me gazetarët si zëvendëspresident i Vllaznisë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Jun 2006 , 13:16

Sa kollaj asht me fole mas pilafit. :evil:

Tesh na pret kategoria e dyte!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 18 Jun 2006 , 13:00

Leandro lë Vllazninë për Apoloninë

Drejtuesit e skuadrës fierake duken të suksesshëm në “gjahun” e merkatos e futbollistë nga Kategoria Superiore

I gjithë grupi i futbollistëve të Apolonisë edhe ditën e djeshme ka qënë nën urdhrat pergatitësit atletik Albert Karriqi dhe të dy zëvendëstrainerëve Laze Haxhiaj e Vladimir Stefa. Stërvitja e djeshme ka qënë tërësisht e karakterit fizik që po përballohet mjaft mirë nga të gjithë futbollistët fierak. Por ndërsa grupi kryesor i Apolinisë vazhdon stërvitjen e përbashkët, drejtuesit e kësaj skuadre janë nën ethet e merkatos. Edhe pse nuk ka asnjë informacion zyrtar prej tyre, fillimisht është mësuar trajneri i ri, rumuni Silviu Dumitresku, i cili pritet të rikthehet në Fier javën e ardhshme për të biseduar rreth pikave të kontratës dhe për të dhënë pëlqimin përfundimitar. Por më kryesorja që është mësuar dje nga kampi fierak është ardhja te Apolonia brazilianit Leandro Da Silva i cili kampionatin e kaluar ka luajtur si mesfushor titullar me skuadrën e Vllaznisë. Menaxher për ardhjen e këtij futbollisti te skuadra e Apolonisë është bashkëpatrioti i tij Zheraldinjo, i cili është bashkuar me skuadrën që nga data 16 qershor.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 18 Jun 2006 , 13:01

Del ne skene kongolezi

Mefushori kongelez, Bokatola, ka dale perseri ne skene. Keto dite ka qene ne Vlore menaxheri i futbollistit, i cili mesohet se ka perfunduar gjithcka per kalimin e futbollistit ne sezonin e ardhshem te kuqezinjte vlonjate. Kete e kae kofirmuar dhe kryebashiaku i Vlores, Shpetim Gjika, i cili eshe shpehur: "Bokatola ka nenshkuar per Flamurtarin dhe pa as me te vogelin dyshim do te jete futbollist i skuadres sone ne sezonin e ardhshem". Nderkaq, nuk behet e ditur se cila eshte shuma financiare qe do te perfitoje futbollsti dhe as afatet e kontrates se nenshkuar. Keto levizje te fundit tregojne se drejtuesit e skuadres vlonjate jane perfshire seriozisht ne merkato, me synimin per te ndertuar nje Flamurtar, te afte per te perballuar me dinjitet kategorine superiore.

Post Reply