Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 07 Jun 2006 , 13:44

Donatorët: Presim vendimin e bashkisë
Situata që po kalon aktualisht Vllaznia natyrisht që ka sjellë pesimizëm te të gjithë dashamirësit e saj. Ditët kalojnë dhe asgjë nuk duket në lëvizje për të ndryshuar këtë gjendje. Treshja e donatorëve aktualë të skuadrës, e përbërë nga Çela, Fushaj dhe Amuli, e ka bërë të qartë prej ditësh vendimin e saj: nëse nuk krijohet shoqëria aksionare, nuk do të jenë më në krye të klubit, ose do të vazhdojnë të financojnë, por vetëm sa për t'i mbajtur gjallë "frymën" Vllaznisë. Nga ana tjetër, vetë presidenti Çela është shprehur se, nëse miratohet kalimi i klubit në sh.a, atëherë ai dhe kolegët e tij do të bëjnë një superekip. Ajo çfarë pritet tashmë është vetëm vendimi i bashkisë së qytetit. Kjo e fundit, përmes krerëve të saj, është shprehur herë pas here se e ka dëshirën për ta bërë këtë, por veçse ka kërkuar ta bëjë çdo gjë duke iu referuar ligjeve të shtetit shqiptar. Nisur nga kjo, është marrë vesh që brenda datës 13 qershor në Kuvend do të aprovohet një ligj i posaçëm, që ka të bëjë me funksionimin e klubeve sportive si shoqëri aksionare. Megjithatë, avokatët dhe juristët që patën bërë gati të gjitha procedurat e para për shndërrimin e klubit "Vllaznia" në shoqëri aksionare janë shprehur dje se ligjet ekzistojnë dhe se kryebashkiaku i ka ato në tavolinën e tij të punës. Megjithatë, pritet që sot të ketë ndoshta një takim tjetër në bashki mes drejtuesve të saj dhe donatorëve të skuadrës dhe tashmë pritet se çfarë do të ngjasë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Jun 2006 , 13:44

Vllaznia, e "ngrirë" deri më 15 qershor

Skuadra shkodrane për momentin është "e ngrirë". Ky mund të jetë përcaktimi më i saktë i gjendje aktuale që është duke kaluar ajo. Deri dje ende nuk bëhet fjalë për një organizim të ri të kuqebluve, nuk bëhet fjalë për ardhje lojtarësh, caktim trajnerësh, apo objektiva për të ardhmen. Drejtuesit aktualë të klubit janë duke pritur atë çfarë do të ngjasë sa i takon funksionimit të klubit "Vllaznia". Çështja është në tavolinë, madje shumëkush e konsideron alarmante. Ndërkohë ata që kanë në dorë diçka, presin se çfarë do ngjasë me miratimin e ligjit të sportit sa i takon shndërrimit të klubeve nga shoqata sportive në shoqëri aksionare. Datat që jepen për kalimin e këtij projektligji në Kuvend janë të ndryshme. Dikush thotë më 9, dikush më 10 dhe të tjerë më 13 qershor. Deri atëherë sigurisht që duhet pritur, megjithatë në zyrat e Bashkisë së Shkodrës është hedhur edhe ideja e marrjes në dorë të situatës edhe pa e bërë fakt të kryer shndërrimin e klubit "Vllaznia" në sh.a. Kryetari i bashkisë, Artan Haxhi, në një prononcim të tij të para tri katër ditëve, pati dalë hapur në idenë e tij, teksa ka thënë: "Unë statutin dhe të gjitha gjërat e tjera që duhen për krijimin e shoqërisë aksionare i kam gati në tavolinën time të punës. Për rrjedhojë, mbase edhe brenda një dite, ajo vihet në shinat e duhura. Por ajo që na pengon është ana ligjore. Përderisa në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve na thanë se brenda datës 13 qershor do të kalojë në Kuvend një ligj i posaçëm për këtë çështje, atëherë na duhet të presim edhe disa ditë, sepse ligji është baza e gjithçkaje." Menjëherë pas këtij prononcimi ka ardhur edhe pyetja tjetër në adresë të tij: Po sikur miratimi i këtij ligji të vonohet edhe disa kohë të tjera, apo dhe nëse ai nuk aprovohet, si do të veprohet? Përgjigjja e kryebashkiakut Haxhi ka qenë e qartë dhe e prerë: "Do t'u bëj edhe një herë tjetër ftesë donatorëve aktualë të Vllaznisë për të vazhduar financimin e skuadrës në të njëjtën mënyrë siç kanë bërë deri tani, përndryshe nëse nuk pranojnë, atëherë do të bëj një thirrje tjetër publike për këdo që ka dëshirë të financojë këtë skuadër, për të ardhur dhe për ta sponsorizuar atë për të ardhmen derisa të miratohet ligji përkatës. Por e theksoj, në asnjë mënyrë nuk do të lejoj që Vllaznia të drejtohet ashtu siç u drejtua në sezonin e fundit." Kësisoj, gjërat duken të qarta, të paktën duke i parë nga jashtë. Ajo çfarë pritet është vetëm qartësimi i kësaj situate. Njëri, për të mos thënë dy prej donatorëve aktualë të Vllaznisë, kanë dalë hapur në idenë e tyre se, nëse deri më 15 qershor nuk nisin procedurat për krijimin e shoqërisë aksionare, atëherë do të largohen nga radhët e presidencës së klubit, për të qenë thjesht financues të vegjël të saj. Data 15 po afron dhe rrethi vicioz i gjërave tani sa vjen e ngushtohet. Skuadra ndërkohë pret. Presidentë e drejtues të skuadrave të ndryshme të kampionatit shqiptar ditët e fundit janë parë të lëvizin shpesh nëpër Shkodër. Kontaktet e tyre me futbollistët e Vllaznisë vazhdojnë dhe nuk është çudi që, nëse situata në kampin kuqeblu nuk merr një zgjidhje të shpejtë, këta futbollistë t'i shohim duke firmosur për skuadrat e tjera.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 08 Jun 2006 , 17:24

Futbollistët kuqeblu: Na jepni një shpresë!

Të kontaktosh këto ditë me futbollistët e Vllaznisë nuk është e vështirë. Mjafton të kalosh pranë 2-3 lokaleve të njohura dhe do të shohësh brenda tyre grupe lojtarësh që bisedojnë me njri-tjetrin dhe natyrshëm dhe “qajnë” hallet e futbollit. Ajo çfarë konstaton lehtë në bisedat me ta, është natyrisht shqetësimi për të ardhmen e tyre dhe të Vllaznisë. Çfarë po bëhet? Kjo është pyetja që ata shtrojnë dhe natyrisht që sheh keqardhje në sytë e tyre kur marrin përgjigjen: “Deri tani asgjë”. Sinani, Grima, Teli, Belisha, Doçi e bashkë me ta ishin tek “Manhattan” edhe Salihi e Mustafa. Tek “Enigma” do të gjesh thuajse çdo ditë Ndojën, Ahin, Hotin por herëpashere edhe Ndrekën. Kaçin, Krajën e të tjerë i takon tek “Evrolloto” dhe të gjithë ngrenë shqetësimin se si do t’i vejë halli Vllaznisë. Një shqetësim i tyre jo vetëm personal por edhe si qytetarë të Shkodrës, të cilëve u vjen keq për gjendjen ku ka shkuar skuadra e tyre e zemrës. Të gjithë i vënë fajin Bashkisë që nuk tregohet më aktive në zgjidhjen e situatës. Ditët kalojnë dhe nuk është çudi që gjithë këta lojtarë që përmendëm më lart sezonin tjetër t’i shohim duke përfaqësuar ekipet e tjera. Do ishte vërtet mëkat!
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 09 Jun 2006 , 13:30

Çela: E ardhmja e Vllaznisë, jo në dorën tonë

"Vllaznia është peng i shoqërisë aksionare." Kështu e ka vlerësuar situatën që po kalon skuadra shkodrane pikërisht presidenti i saj, Agron Çela. I pyetur dje se çfarë po ndodh me këtë skuadër, kur ditët kalojnë dhe asnjë "dritë jeshile" nuk po duket në horizont, ai është përgjigjur: "Për momentin nuk jemi duke bërë asnjë lëvizje. Kjo sepse presim të marrë zgjidhje problemi i shoqërisë aksionare dhe, nëse kjo realizohet, atëherë do t'i hyjmë punës ashtu siç duhet. Por e përsëris, Vllaznia nuk do të bëjë asnjë lëvizje pa marrë përgjigje për këtë kërkesë që i kemi bërë bashkisë." Kësisoj, situata duket e turbullt, aq më tepër kur herë pas here në media për çdo ditë po flitet për futbollistë që largohen nga skuadra. Por nga ana tjetër, është thënë dhe folur edhe për interesim të presidencës për lojtarë apo trajnerë të ndryshëm, por vetë Çela ka mohuar gjithçka, duke sqaruar: "E vërteta është që nuk jemi duke bërë asnjë lëvizje, as sa i takon lojtarëve, as edhe trajnerit. Kjo sepse ende nuk e dimë cila do të jetë e ardhmja jonë te Vllaznia. Nëse nuk krijohet shoqëria aksionare, ne nuk kemi ndër mend të shpenzojmë shuma të mëdha për këtë skuadër. Që do të thotë se nuk do bëhet fjalë, as për të blerë lojtarë cilësorë, as për të gjetur trajner të mirë. Prandaj gjërat janë pezull dhe nuk është e mira të flitet pa pasur një bazë. Ne nuk kemi ende asnjë bazë për të ardhmen dhe, duke qenë kështu, nuk mund të premtojmë asgjë." Ky prononcim i djeshëm i numrit një të klubit kuqeblu flet vetë. Për momentin nuk do të ketë asnjë kontakt me futbollistët dhe trajnerët e piketuar. Kjo gjë hedh poshtë edhe aludimet e bëra ditët e fundit në shtypin sportiv në lidhje me përfoljen e emrit të Ramadan Shehut si kandidat i mundshëm për të zënë vend në stolin kuqeblu. Çela e mohon plotësisht këtë gjë, kur shton: "E deklaroj që nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. As që bëhet fjalë për kontakte të tilla me trajnerët që përfliten." Pa dashur të dalë hapur, ai ka lënë të kuptojë se prioritet mund të kenë vetëm trajnerë të huaj, gjithnjë nëse gjërat shkojnë ashtu siç mendohet. Kësisoj, faktet flasin vetë. Për më tepër, vjen edhe kjo deklaratë e presidentit Çela, që vërteton çdo gjë. Vllaznia vazhdon të jetë "e ngrirë" nga presidenca e saj. Ose më mirë të themi nga situata që ajo është duke kaluar. Donatorët aktualë kuqeblu ia kanë bërë të ditur prej kohësh vendimin e tyre bashkisë së qytetit, duke i bërë të ditur se nuk do vazhdojnë të financojnë kështu si deri më tani skuadrën e futbollit. Ata kanë kërkuar medoemos krijimin e shoqërisë aksionare, ndërkohë që kryebashkiaku Haxhi, para se të vendosë për këtë gjë, pret miratimin e një ligji që ka të bëjë pikërisht me këtë çështje. Afati i përcaktuar nga donatorët shkodranë është 15 qershori, ndërkohë që pritet edhe një mbledhje tjetër para kësaj date në zyrat e bashkisë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 10 Jun 2006 , 14:51

Shkodra pret ringjalljen e Vllaznisë

Çështja e së ardhmes së Vllaznisë po shikohet gjithnjë e më e zymtë. Lajmet që kanë shoqëruar ditët e fundit kuqeblutë flasin vetëm për pesimizëm. Lojtarë që largohen dhe të tjerë që duan të bëjnë të njëjtën gjë. Një presidencë që ka dalë hapur me idenë se nuk do të financojnë më skuadrën, nëse nuk krijohet shoqëria aksionare. Në këto kushte, ajo që pritej, madje me shumë interes, ka qenë një takim i zgjeruar që do të zhvillohej në zyrat e bashkisë së qytetit, ku do të merrnin pjesë, përveç drejtuese të saj, donatorët aktualë të klubit shkodran, por edhe specialistë të futbollit, njëkohësisht edhe dashamirës të Vllaznisë. Ideja ka qenë që ky takim të zhvillohej të mërkurën menjëherë pas kthimit të kryebashkiakut Haxhi, por atë ditë askush nuk është takuar. Një ditë më vonë ka qenë një takim i shkurtër i presidentit Çela me kryetarin e bashkisë, Haxhi, dhe të dy palët kanë vendosur që në ditët në vazhdim të zhvillohet takimi i shumëpritur. Por ndërkohë, dje, numri një i bashkisë ka qenë në Tiranë dhe si fundjavë është vështirë t'i bjerë kujt ndër mend të mblidhet për punët e futbollit. Atëherë mbetet që takimi i zgjeruar të zhvillohet javën tjetër, por mundësitë që të ndodhë kështu nuk dihet sa ekzistojnë, sepse kryebashkiaku pikërisht të hënën niset për në Turqi, ku do qëndrojë disa ditë. Duke qenë kështu, i bie që çështja e Vllaznisë të diskutohet në "kalendat greke" dhe ajo që vuan është pikërisht skuadra. Janë tifozët e shumtë shkodranë që e duan me zemër atë. Kjo gjë vërehet edhe në diskutimet e shumta që i kanë përfshirë ato, megjithëse në plan të parë tashmë është botërori i Gjermanisë. Gjërat kësisoj janë ende të turbullta. Ditët kalojnë dhe, duke parë neglizhencën e pushtetit lokal për zgjidhjen e situatës, pritet vetëm ndërhyrja e presidencës aktuale të kuqebluve. Shumë prej futbollistëve të Vllaznisë janë në bisedat e fundit me skuadrat e tjera për të firmosur me to. Ndërkohë, tre donatorët aktualë të ekipit shkodran nuk mund të pranojnë degradimin e kësaj gjendjeje. Lekët që ata kanë hedhur në këto tre vite që kanë financuar për këtë skuadër nuk mund të hidhen poshtë, prandaj dhe pritet që ata të bëjnë ndonjë lëvizje të shpejtë. Jo pa qëllim dje është parë të bisedojnë dhe të pinë kafe së bashku në ambientet e hotel "Colosseu" njëri prej donatorëve të Vllaznisë, pikërisht zëvendëspresidenti Valter Fushaj, si dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, Hamdi Salihi. Nuk bëhet e qartë ajo çfarë është diskutuar, por megjithatë ky takim i tyre lë hapur shumë aludime. Duke parë vonesat ligjore që ekzistojnë për krijimin e shoqërisë aksionare, zëvendëspresidenti Fushaj ka hedhur në tavolinën e kryebashkiakut Haxhi edhe një propozim shumë interesant. Sipas tij, meqenëse shoqëria aksionare mund të vonojë të krijohet, atëherë ata si donatorë janë të gatshëm të firmosin një aktmarrëveshje me bashkinë, sipas së cilës që në momentin e firmosjes së kësaj aktmarrëveshjeje, shpenzimet që do të bëhen nga donatorët do të njihen si shpenzime deri në momentin kur zyrtarisht do krijohet shoqëria aksionere. Megjithatë, ajo çfarë pritet është takimi mes palëve në bashki, takim që nuk dihet se kur do të realizohet.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 13 Jun 2006 , 12:15

Kuqeblutë, një skuadër e tërë drejt “arratisë”

Mund të quhet vërtet fatkeqësi kjo që po ndodh aktualisht me Vllazninë. Thuajse një formacion i plotë i saj është gati për të gjetur një “strehë” të re. dhe janë emra vërtet sugjestionues: Sinani, Lici, Teli, Belisha, Leandro, Bokatola, Ndreka, Radusinoviç, Ndoja, pse jo edhe ndonjë tjetër. ata kanë qenë baza e ekipit që mbylli sezonin e fundit. Edhe me to në skuadër, tifozeria shkodrane u zhgënjye nga rezultatet që arriti ekipi i tyre i zemrës. Llogarite pastaj se çfarë ekipi do mbesë po të largohen të gjithë këta futbollistë. Ajo që na çudit është fakti se askuh nga drejtuesit e Vllaznisë apo dhe ato të pushtetit lokal nuk e “vënë ujin në zjarr” për t’i thënë ndal këtij “eksodi” të futbollistëve të kësaj skuadre. Një gjendje aspak e pajtueshme me emrin dhe traditën që ka ky emër i nderuar në futbollin shqiptar. Duke qenë kështu, me siguri që sezonin e ardhshëm kemi për të parë një Vllazni të mbushur me të rinj që do të thotë një rrugë drejt rënies nga kategoria ende pa filluar sezoni.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 13 Jun 2006 , 13:11

E thashe un qe tesh po na duhet ne te diaspores mu kthy e me lijt me Vllaznine. :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 14 Jun 2006 , 17:58

Te rinjte, kuqeblute “e lidhur”


Dy Likat Gilmani dhe Harisi Nevian Cani, Alsid Tafili, Olti Bishani, Gentjan Kuci dhe Edi Beqiri, futbolliste keta te konsideruar te talentuar dhe si nje baze e shendoshe per te ardhmen e futbollit shkodran, qe prej dates 1 qershor jane sistemuar ne plazhin e Velipojes. Ata po perpiqen te marrin nje ngarkese stervitore te atille qe t’i ndihmoje per te qene sa me te gatshem ne momentin kur te jepet sinjali per riorganizimin e kuqebluve. Nje inisiative e tille, edhe pse nuk ka kaluar permes instancave zyrtare te klubit, eshte pershendetur nga drejtuesit shkodrane, qe kane marre kesisoj nje mesazh mjaft kuptimplote ne lidhje me angazhimin dhe pergjegjesite qe keta te rinj ndiejne per te ardhmen e tyre ne perberje te Vllaznise.

Kontrata, ajo qe i mban kuqeblu edhe per 4 vjet

Qe te gjithe futbollistet qe u permendem me lart, ne protokollet qe ruhen ne zyrat e klubit te futbollit Vllaznia, por edhe te zyres noteriale qe punon per kete klub, figurojne ne kontrata 5 vjecare. Fillimisht, sic u komentua edhe ne faqet e gazetes sone nje vit me pare, ka patur nje hezitim jo te vogel, gati gati ne “prishje” te mirekuptimit, por qe ne vazhdim funksiunoi krejt normal. Duke pare te dhenat qe dispononin keta te rinj, drejtuesit shkodrane preferuan t’i ofrojne atyre kontrata afatgjata me Vllaznine, me idene se jo shume larg do te arrinin te merrnin frytet e duhura nga ky brez i talentuar futbollistesh. Por, koha punoi me shpejt se sa u mendua: te pakten tre prej tyre, Lika, Cani dhe Tafili, e bene debutimin e tyre me mjaft sukses, jo vetem duke qene pjese e formacionit te Hysen Dedjes, por edhe te ekipit kombetar U 21, se bashku edhe me portjerin Bishani, aktivizimet e te cilit ishin disi me te pakta ne katerkendorin kuqeblu. Madje, per njerin prej tyre, numrin 10, Gilman Lika, duhet thene se e beri nje gje te tille ne menyre te plote. Fale talentit te tij te padiskutueshem, Lika ka luajtur si titullar ne mbi 75 perqind te kampionatit dhe duke u vleresuar si nje nder mesfushoret pikante te futbollit shqiptar, ku forca, teknika dhe lezizshmeria, gershetohej aq bukur me zgjuarsine ne veprimet e tuj ne fushen e lojes. Per te gjitha keto, drejtuesit shkodrane, ndihen te kenaqur qe nuk kane gabuar ne per zgjedhjen e tyre ne lidhjen e kontrates 5 vjecare. Keta futbolliste (“te lidhur” edhe per kater vjet me fanellen kuqeblu), perkunder zhurmes mediatike per largime titullaresh te Vllaznise ne ekipet e tjera, kane zgjedhur menyren me te mire, duke u perqendruar ne nje proces stervitor mjaft intensiv.

Nje minifaze "konfuze”

Shtate te rinjte po sterviten ne nje terren te pershtatshem ne bregdetin velipojak, fale mesfushorit Edi Beqiri, qe ka vene ne dispozicion ambientet e tija private mjaft komode, qofte ne vilen ku jane sistemuar, por edhe ne fushen e sportit perbri saj. “Trajner kemi zgjedhur Gilmanin”, thone ata si me te qeshur, duke konfirmuar se gjithcka sa realizohet aty, kryhet me nje seriozitet maksimal, duke zhvilluar nga dy seanca stervitore ne dite. Pa harruar edhe kroset e gjata ne oret e para te mengjesit ne bregun e reres. Ne nje fare menyre, keto futbolliste te rinj po kryjne nje minifaze pergatitore. “Me kete ritem, mendojme te vazhdojme edhe per disa dite”, thote Tafili, “ me shpresen se kjo situate konfuze, e cila ka pllakosur klubin Vllaznia, nuk do te zgjase shume”.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 15 Jun 2006 , 13:08

E qfare futbollit kena,tuj u stervite lojtart ne oborr te shpise. :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Jun 2006 , 13:11

Valter Fushaj largohet nga Vllaznia

Zëvendëspresidenti i klubit shkodran ka dhënë dorëheqjen, pasi bashkia nuk i ka dhënë rrugëzgjidhje problemit të krijimit të sh.a

Situata e vështirë në të cilën po kalon ekipi i Vllaznisë që prej fundit të sezonit, po vazhdon të thellohet akoma më shumë, nga dita në ditë. Këtë e tregon edhe dorëheqja e dhënë dje nga zëvendëspresidenti i Vllaznisë Valter Fushaj, që në fakt e kishte paralajmëruar shumë ditë më përpara, gjithnjë nëse gjërat nuk do të merrnin rrugën e duhur, qoftë në drejtim apo edhe menaxhim të klubit të futbollit “Vllaznia”, por gjithnjë në të mirë të futbollit shkodran. Prej mëse një muaji situata te Vllaznia ishte e paqartë, aq më tepër një gjë të tillë e kishte marrë në dorë bashkia, e cila nga ana saj kishte premtuar zgjidhjes sa më parë të kësaj situate, madje duke përcaktuar datën 13 qershor si afati i fundit për t’i dhënë një zgjidhje efikase kësaj situate. Por, sipas drejtuesve të bashkisë së Shkodrës, për momentin dy ishin rugët kryesore të zgjidhjes së këtij problemi: e para dhe ajo që e kanë kërkuar të gjitha palët kalimi në shoqëri aksionere (sh.a.), por kjo do të ndodhte kur parlamenti do të miratonte disa amendamente ligjore lehtësuese në lidhje me sh.a., gjë e cila pritej teë ndodhte në gjysmën e parë të muajit qershor, por që në fakt nuk ka ndodhur. Dhe e dyta ka qenë një marrveshje që bashkia do të lidhte me donatorët, që do të financonin Vllazninë, me kusht që duke filluar që nga ky muaj e deri në momentin e kalimit të klubit në sh.a. këto shpenzime të njiheshin. Deri këtu askush nuk kishte kundërshtime, por që nga ana tjetër zëvendëspresidenti Fushaj kishte vënë në dijeni bashkinë dhe mbarë opinionin shkodran, por edhe me mediat se nëse kjo çështje nuk do të merrte rrugëzgjidhje deri më 15 qershor, ku do të jepte dorëheqje nga të gjitha postet drejtuese të Vllaznisë. Kështu dje ka qenë afati i fundit për të përcaktuar qartë të ardhmen e Vllaznisë dhe që nga bashkia e Shkodrës, nuk ka ardhur asnjë rrugëzgjidhje dhe në këto kushte, Fushaj, i cili është shquar për korrektësinë e tij, dhe premtimet e dhëna në këto 3 vjet financimi për futbollin shkodran, edhe dje ka qenë shumë korrekt me ato çfarë kishte deklaruar më parë, duke njoftuar më parë gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike dhe në një konferencë për shtyp ka deklaruar dorëheqjen e tij, duke treguar edhe arsyet që çuan në këtë dorëheqje. Kështu, pas “eksodit”të futbollistëve shkodran, që ka nisur me largimin e kapitenit Vioresin Sinanit dhe që pritet që të pasohet edhe me të tjerë, vjen edhe dorëheqja e zëvendëspresidentit Valter Fushaj, që tregon se kjo situatë ka pak shanse se mund të vijë duke u përmirësuar, por do të jetë ndoshta e kundërta.

Mejdan Zhivani

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 16 Jun 2006 , 13:12

Hajt ishalla po ik edhe aj tjetri e ta marrin ekipin nej person qe e don taman Vllaznine.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 23 Jun 2006 , 12:01

Tifozët, gati protesta e dytë para Bashkisë

Nëse rradhën e parë, protesta e tifozëve shkodranë nuk mori përmasat e duhura nisur edhe nga fakti se ata kërkonin vetëm sensibilizimin e Bashkisë për zgjidhjen e problemit të Vllaznisë, protesta e sotme pritet të jetë më masive. Njëkohësisht nuk do të mungojnë dhe akuzat në drejtim të këtij institucioni të pushtetit lokal që po e mban “peng” ekipin shkodran. Dje përfaqësues të tifozëve kanë qenë në zyrën e kryebashkiakut Artan Haxhi dhe i kanë kërkuar atij informacion se pse “çështja e Vllaznisë nuk mori zgjidhje ashtu siç u premtua në takimin që ai ka patur ditën e hënë me ta. Numri 1 i Bashkisë u ka shpjeguar atyre se do të presin deri të shtunën dhe mbase këtë ditë do konkludohet përfundimisht për zgjidhjen e problemit të sponsorizueve të skuadrës. Megjithatë përfaqësuesit e tifozerisë kuqeblu nuk kanë mbetur të kënaqur nga kjo përgjigje e për rrjedhojë kanë paralajmëruar një përshkallëzim të protestës së tyre. Duke qenë kështu, ata kanë nxituar të bëjnë gati njoftimet për televizonet lokale të qytetit ku njoftohen të gjithë tifozët e Vllaznisë se sot në mëngjes në ora 08.00 para Bashkisë së qytetit do zhvillohet një protestë paqësore pikërisht ndaj drejtuesve të këtij insituticioni të cilët nuk po i japin asnjë zgjidhje krizës presidenciale që ka pushtuar klubin e futbollit Vllaznia.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 23 Jun 2006 , 12:04

Vllaznia sërish në udhëkryq

Skuadra shkodrane nuk ka marrë as dje asnjë përgjigje sa u takon fateve të presidencës së saj. Megjithatë, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Artan Haxhi, vazhdon të flasë me tone të ashpra sa i takon qëndrimit që do të mbajë ndaj donatorëve aktualë të ekipit kuqeblu, nisur edhe nga rëndësia e funksionit që ai ka. Por as dje numri 1 i bashkisë së qytetit më të madh verior të Shqipërisë nuk e ka mprehur "shpatën" për të bërë pikërisht atë që kishte premtuar një ditë më parë. Sakaq, Haxhi sërish dje i ka dhënë edhe dy ditë të tjera afat presidentit Çela për të dhënë vendimin e tij, meqë ai vazhdon të jetë jashtë vendit. Mes të dy atyre duhet të ketë pasur edhe ndonjë bisedë telefonike deri dje pasdite. Kjo u pa edhe te vendimi i djeshëm i kryebashkiakut, që nuk mori vendimin ekstrem për të shkarkuar nga funksionet që ka në klubin shkodran presidentin aktual të saj Agron Çela. Gjithsesi, duket se një procedurë e tillë duket se është në rrugë e sipër, teksa vetë Haxhi dje ka përmendur edhe faktin se të premten e ardhshme me shumë të ngjarë do të mblidhet asambleja e klubit të futbollit "Vllaznia", organi vendimmarrës i tij për të vendosur se çfarë do të ndodhë me donatorët aktualë të kuqebluve. Pse jo, për t'i hapur rrugë edhe në mënyrë institucionale afrimit të donatorëve të tjerë, që thuhet të kenë shfaqur interes për financimin e skuadrës. Duke qenë kështu, ka shumë paqartësi se çfarë do të ndodhë. Një herë thuhet se do pritet deri të shtunën ardhja dhe vendimi i presidentit aktual Çela dhe më pas thuhet, po nga goja e kryebashkiakut, se po bëhet gati mbledhja e asamblesë së klubit. Në këtë mënyrë, nga zyrat e bashkisë dje ka dalë vendimi i radhës për të pritur edhe dy ditë. Vendim ky që nuk bind askënd, sepse kohë në dispozicion nuk ka, ndërkohë që sezoni është në prag.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 23 Jun 2006 , 13:25

Pa pa te presin se kena kohe boll,per me marre fund si ekip. :evil:

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Sat, 24 Jun 2006 , 23:41

Kshu si jena nise njasaj rruge jena.Ndoshta ai i firmes Rrozafa mund te na bajne hajr. :roll:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 28 Jun 2006 , 17:29

Vllaznia, herët apo vonë për sezonin e ri?

Kjo është pyetja që shqetëson gjithë tifozët kuqeblu. Fakti që ditët kalojnë dhe sezoni është gjithnjë e më afër, nuk i vë në pozita shumë të shëndosha shkodranët. Siç u bë e ditur edhe para dy ditësh, kampionati i ri pritet të fillojë më 26 gusht. Ndërkohë premtimi i presidentit të ri të Vllaznisë Valter Fushaj ka qenë se skuadra do ishte gati për të nisur përgatitjet, maksimumi pas 30 ditëve nga momenti i zyrtarizimit të tij si president i klubit. Që do të thotë se ky afat përkon me datën 24 korrik. Por a mundet skuadra të bëhet gati për një sezon të gjatë për një muaj? Përgjigja paraprake është jo sepse realiteti tregon ndryshe. Shkodranët kësisoj duhet të shpejtojnë për të ndërtuar skuadrën sepse ndryshe do të jenë sërish të vonuar si çdo vit tjetër. arsyet pse na çojnë në këtë përfundim janë të shumta. E para, Vllaznia ende nuk e ka zyrtarisht trajnerin e saj. Thuhet, por ende jo nga goja e presidentit Fushaj, se gjermani Dirke Heyne, do të ulet në pankinën kuqeblu. Por para se të përfundojë kjo lëvizje, pritet që trajneri i Magdeburgut këto ditë të udhëtojë drejt Shqipërisë me destinacion Shkodrën. Arsyeja është për të parë më nga afër vendin ku mund të punojë për një sezon të tërë.
Shanset nuk janë që ai të thotë menjëherë “po” sepse ndryshimet mes dy vendeve janë shumë të mëdha. Pikësëpari Heynes do të jetë shumë i habitur nga mungesa e infrastrukturës sportive. Madje aktualisht Vllaznia nuk ka asnjë fushë të sajën për t’u stërvitur. Po ashtu mungojnë të gjitha kushtet e tjera për trajnim apo punë profesionale. Megjithatë duke e marrë të mirëqënë faktin se trajner do ulet në pankinën kuqeblu, e mira do ishte që shumë shpejt të caktohet edhe stafi i tij. Ky i fundit të paktën që nga ditët e para të korrikut do të fillonte punën me grupin e lojtarëve të rinj që janë në skuadër. Kjo gjë do ta ndihmonte edhe trajnerin gjerman për të krjiuar idetë e para mbi elementin me të cilin do punojë. Përveç kësaj ajo çfarë duhet shpejtuar është mbyllja e kontratave me lojtarët që mendohet të luajnë për këtë skuadër në sezonin e ri për të mos i lënë punët për ditët e fundit. Nga ana tjetër medoemos duhet përshpejtuar puna për të filluar fazën përgatitore para datës 24 korrik. Kjo sepse një vit më parë, ish-trajneri i Vllaznisë Dervish Haxhiosmanoviç pat kërkuar 40 ditë në dispozicion për fazën përgatitore dhe megjithatë sërish ekipi tregoi defiçite në aspektin fizik. Ndërkohë ambicjet e presidenti të ri Fushaj duken të mëdha por ende nuk kemi një prononcim të qartë të tij edhe mbi emrat e stafit me të cilin ai do punojë. Ka premtuar se do jenë emra të rinj në postet drejtuese të klubit dhe interesimi me të cilën pritet kjo mënyrë organizimi e punëve në Shkodër është e madhe. Ajo që duket qartë se shqetëson tifozerinë e zjarrtë të kësaj skuadre është koha në dispozicion. Shpeshherë në këto vitet e fndit Vllaznia është nisur e fundit nga skuadrat e tjera në startin e kampionatit. Mbase kështu nuk duhet të ndodh kështu edhe sivjet.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 29 Jun 2006 , 13:06

Po se ky kujton se skuadra bahet per dy dit. :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 08 Jul 2006 , 18:26

Faza përgatitore, vonesa mund të anulojë Gjermaninë
Mundësitë që faza përgatitore të zhvillohet në Gjermani janë të mëdha për kuqeblutë. Këtë gjë pati premtuar ditë më parë edhe presidenti Fushaj dhe këtë gjë pohoi edhe vetë trajneri i Vllaznisë Shulze. Ajo mendohet të fillojë rreth datës 25 korrik dhe të zgjasë tri javë. Janë menduar edhe vendet ku do të akomodohet skuadra, pikërisht në qytetin e Magdeburgut, me kushte shumë të mira, si për akomodim, ashtu dhe për stërvitje. Megjithatë, jo çdo gjë është e përfunduar në këtë drejtim. Kjo sepse shkodranët duhet të shpejtojnë me procedurat që duhet të kryejnë pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë për pajisjen e ekipit me viza. Kohë në dispozicion nuk ka shumë, por ajo që pengon disi drejtuesit e Vllaznisë është fakti se ende nuk është përcaktuar ekipi që do përfaqësohet në kampionatin e ri. Kjo sepse ende nuk janë firmosur kontratat me lojtarët, ndërkohë që ende nuk dihet as cilat do të jenë blerjet e reja të tyre. Për këtë arsye, punët duhen shpejtuar në kampin shkodran, ndryshe faza përgatitore e menduar për t'u zhvilluar në Gjermani mund të spostohet për në Mal të Zi.

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Wed, 12 Jul 2006 , 15:56

Sot eshte zhvillu stervitja e pare e skuaders nen drejtimin e Shulzes,ishalla po e nis me kam te mbare se na duhet ifije fryme gjermane ne futbollin tone.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 13 Jul 2006 , 13:36

Mas trajnerit qe mund te jet edhe i mire tesh na duhen do lojtar te ransishem se trajneri pa lojtar nuk mund te bajne mrekullina.

Post Reply