Legjionaret

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Legjionaret

Post by Skodrinon » Sun, 22 Mar 2009 , 12:43

Edgar Cani 2 gola me Ascolin kunder Albinoleffe ne Serie B. 2-2 resultati perfundimtar

http://www.youtube.com/watch?v=KFixw-CrCHM

vllaznia1919
a din gja a ka vendos ky me cilen komtare don me lujt? me italine nuk asht tu e thirre kush se kan balotellin, paloschin, acquafresca, osvaldo etj etj.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sun, 22 Mar 2009 , 12:50

skela hupi nje rast 3 metra larg portes
ma let e kishte me ba gol se me e nxjerr jashte
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Legjionaret

Post by shv13 » Mon, 23 Mar 2009 , 16:06

[quote="Skodrinon"]a din gja a ka vendos ky me cilen komtare don me lujt? me italine nuk asht tu e thirre kush se kan balotellin, paloschin, acquafresca, osvaldo etj etj.[/quote]

ky t flejne n uje se ka mbaru ajo pune,lippi s don amaurin qe ka sa vjet qe ban gola ne seri A e jo ma canin.Talent i papame ky.Asht tu lujte mire itesh po me italine s ka per te lujte ndojhere kyt ta dijne mire e mos ta rrejne mendja kot.Disa here e ka refuzu thirrjen n kombtare U-19 e U-21 vecse pretendon me lujte me kombtaren A e me pase vend fiks ne formacion.Turp ti vijne...

ishalla po fut ne sulm me hungarine berishen me salihin.Kam qejf me i pa bashke ihere se berisha ashti shpejte e mban topin mire,hamdushi asht nuhates i papame e ta rras kur se pret.Per mendimin tem kombinojne shume si dyshe sulmit.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Legjionaret

Post by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 17:28

Mavraj, ftesë nga Gjermania
Forma e mirë e treguar në ndeshjet
e fundit i është shpërblyer
mbrojtësit të Bohumit, Mërgim
Mavraj, me një ftesë në përfaqësuesen
U-21 të Gjermanisë. Trajneri
i Shpresave të Gjermanisë,
Horst Hrubesh, e ka ftuar Mavrajn,
pasi ka parë nga afër paraqitjen
e tij në fitoren 1-0 të Bohumit
në transfertë ndaj Borusia
Mënhengladbahut. “Lista e parë
është bërë publike para së
premtes dhe unë nuk isha i ftuar.
Por, trajneri Hrost Hrubesh, pasi
më pa nga afër në ndeshjen e së
premtes, deklaroi se duhet patjetër
të jem pjesë e përfaqësueses
për dy ndeshjet e ardhshme
miqësore”, ka treguar
Mavraj për gazetën “Koha Ditore”.
Lajmi për përfshirjen e mbrojtësit
kosovar në përfaqësuesen Shpresa
të Gjermanisë është konfirmuar
edhe nga mediat gjermane.
“Nuk e prisja këtë ftesë. Jam
shumë i kënaqur që Hrubesh ka
besim te unë”, ka pohuar
qendërmbrojtësi. Mavraj ka shtuar
se me përfaqësuesen do të
grumbullohet të hënën (sot). Ai
këtë edicion ka regjistruar 15
paraqitje me Bohumin në
Bundesligën 1. Mërgim Mavraj ka
luajtur një ndeshje me Shpresat
e Gjermanisë. Më 21 shkurt të
vitit 2007 luajti nga minuta e 67-
të në barazimin pa gola me Italinë.
Ai ka qenë edhe kandidat
për një vend në Kombëtaren e
Shqipërisë, madje për të fituar të
drejtën të luajë me përfaqësuesen
ishte pajisur edhe me pasaportë
shqiptare, por pasi nuk u
ftua një kohë të gjatë, Mavraj u
indinjua dhe vendosi që të heqë
dorë nga mundësia për të luajtur
për Kombëtaren kuqezi.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Mon, 23 Mar 2009 , 21:58

nuk kam lexu gja per mavrajn ne mediat gjermane
ndoshta man i nredblue din ma shume
gazetave shqiptare sju besoj aspak
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Legjionaret

Post by Skodrinon » Thu, 26 Mar 2009 , 13:38

U-21/ SHQIPËRI-SKOCI
Malindi s’e diskuton synimin: Vetëm fitore


Enzo Malindi, sulmuesi i U-21, është ndër ata lojtarë, që vjen si
“legjionar” në këtë përfaqësuese. Malindi tregon se formën e tij
fizike, por edhe atë teknike, e ka të mirë edhe sepse është aktivizuar
rregullisht te Spartak Varna. E bën të ndjehet mirë në Bullgari
edhe fakti që nuk ka probleme financiare, ndërsa shpreson që
skuadra ku është të mbijetojë në ligën bullgare. Përsa i përket
ndeshjes me Skocinë, edhe pse e vlerëson kundërshtarin të fortë,
Malindi ka besim te lojtarët e rinj për ta nxjerrë me fitore këtë takim.
Ashtu siç ka besim te tifozeria elbasanase, por edhe në të gjithë
Shqipërinë, sepse vetëm kështu mund të mundet Skocia. E në
fund, Malindi shprehet edhe për Partizanin, për të cilin i vjen keq
për pozicionin që ka aktualisht në renditje.
Shumë kohë jashtë vëmendjes së shtypit shqiptar, mendoni
se keni të njëjtën formë sportive si herën e parë,
kur ju kanë thirrur në përfaqësuesen U-21?
Normalisht po. Mendoj se vazhdoj të ruaj të njëjtën formë, që kam
pasur edhe më parë, teksa jam thirrur për të qenë pjesë e përfaqësueses
U-21. Të qenurit jashtë Shqipërisë, në futboll, ka
bërë që të jem shumë mirë të paktën nga ana fizike dhe taktike.
Mbi të gjitha, ka të bëjë dhe mentalitetin, ndërsa kam bindjen se
eksperienca që po kaloj te Spartak Varna më ka ndihmuar të jem
shumë më mirë nga ana psikologjike. Dhe në këto pika më ka
ndihmuar shumë edhe aktivizimi i rregullt në kampionatin bullgar,
që është një bazë e fortë për të qenë unë, pjesë e përfaqësueses
U-21.
Si po shkon aventura bullgare për Malindin, ndonjë problem
financiar?
Po ecën mjaft mirë dhe
shpresoj që të jetë e tillë deri
në fund. Aktualisht renditemi
në mes të tabelës dhe
shpresojmë që të arrijmë të
mbijetojmë në ligën e parë bullgare.
Në fakt, në ndeshjet e
fundit skuadra jonë ka pasur
një ecuri jo pozitive. Megjithatë,
shpresoj që në ndeshjet
e mbetura të bëjmë më të mirën
e mundshme për të realizuar
synimet dhe objektivat që ka
ky ekip. Për probleme financiare,
siç është diskutuar rëndomtë
në futbollin shqiptar, as
që nuk bëhet fjalë në Shqipëri.
Kjo është një çështje, që nuk
më ka shqetësuar për asnjë
moment, sepse në Bullgari,
përsa i përket këtij problemi,
të gjithë janë korrektë.
Të shtunën, ndeshja e
parë kualifikuese Euro
2011 me U-21 të Skocisë.
Si e parashikoni këtë
sfidë të parë?
Mendoj se të gjithë lojtarët e
grumbulluar në përfaqësuese
janë në formë shumë të mirë.
Kjo do të ndikojë pozitivisht
për të marrë maksimumin nga
kjo ndeshje e parë me
Skocinë. Ndonëse kemi të
bëjmë me një kundërshtar të
fortë, sepse bazohem te niveli
i futbollit skocez. Por unë
mendoj se, nëse do të vijojmë
të luajmë bukur, ashtu siç kemi
bërë në kualifikueset e mëparshme,
atëherë do të marrim
maksimumin nga kjo përballje, që është shumë e vështirë. Unë
shpresoj që në këtë takim të kemi jo vetëm mbështetje nga ana e
tifozerisë vendëse, por edhe nga e gjithë Shqipëria. Elbasani gjithmonë
i ka sjellë fat Kombëtares Shpresa dhe besoj se një gjë e tillë
do të ndodhë edhe të shtunën.
Si ju duket paraqitja që kanë bërë shokët e rinj të ekipit
në seancat stërvitore?
Mesa kam parë, janë lojtarë që e kanë merituar plotësisht thirrjen në
përfaqësuesen U-21. Unë besoj te zgjedhjet që ka bërë stafi teknik,
me në krye trajnerin Artan Bushati. Duke u nisur nga kjo, shpresoj
që eksperienca e këtyre lojtarëve, kur disa prej tyre aktivizohen
edhe jashtë Shqipërisë, do të ndikojë në rritjen e nivelit të U-21 tonë.
Pse jo, bashkë me të gjithë, të arrijmë ato suksese, që nuk i kemi
marrë dot deri më tani. Ardhjet e reja kanë rritur dhe konkurrencën
brenda grupit.
Një pyetje jashtë ekipit përfaqësues U-21, si ndiheni që
Partizani, ekipi juaj i zemrës, është në nivele jo të mira në
kampionatin shqiptar?
Gjatë fazës së parë të kampionatit, Partizani ka pasur një paraqitje
shumë të keqe. Mund t’iu them se, me ardhjen e trajnerit Shpëtim
Duro, gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe ekipi ka pasur një rritje të
konsiderueshme. Gjithçka ka ardhur nga përvoja e trajnerit dhe
nga besimi që ai ka te lojtarët e rinj. Për Partizanin më vjen sinqerisht
keq për pozicionin aktual në renditje, ndërsa sa herë e ndjek
nga interneti, s’ndihem mirë që kjo skuadër ka rezultate negative.
Në ndeshjen e fundit që Partizani luajti ndaj Shkumbinit, kam qëndruar
në internet që nga minuta e parë e deri në fund. Isha vetëm
në shtëpi dhe kur pashë që Partizani fitoi dhe rezultati final ishte 1-
0, atëherë kam bërtitur si i çmendur. Aldi Kozaria

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Miri » Fri, 27 Mar 2009 , 14:29

"Dua te largohem nga kampionati grek"


Image

Pas paraqitjes se Kristi Vangjelit ndaj Portugalise, jo vetem qe nuk ka marre pergezime nga ekipi, por ka ndodhur qe mbrojtesi te qendroje ne stol, ne vijim te kampionatit grek. Mbrojtesi Vangjeli ndali vrullin e Ronaldos, aq sa ketij te fundit nuk i munguan edhe fershellimat e tifozeve, ne stadiumin e Brages. Por fatet e ketyre dy lojtareve kane qene te ndryshme, pas 15 tetorit. Kristiano Ronaldo fitoi "Topin e Arte" dhe u shpall "Lojtari i Vitit", dy muaj me vone. Kristi Vangjeli mbeti ne stolin e kuqezinjve dhe nuk eshte aktivizuar fare nga Arisi i Selanikut. "Klubi i Arisit kerkoi zgjatjen e kontrates dhe une nuk e pranova", - thekson Vangjeli. "Kontrata me skadon ne fund te ketij edicioni dhe po pres te mbaroj sa me shpejt, qe te largohem nga ekipi. Pas refuzimit te rinovimit, stafi drejtues vendosi te me lere ne stol. Kjo eshte arsyeja pse nuk aktivizohem, pavaresisht paraqitjeve me kombetaren", - vijon me tej 24-vjecari i kuqezinjve. Kristi Vangjeli, do te largohet pas perfundimit te ketij sezoni, ne nje kampionat tjeter. "Nuk deshiroj te luaj me ne kampionatin grek. Shpresoj te largohem, ne nje kampionat tjeter me te forte dhe te jem pjese e nje ekipi me pretendime ne arenen nderkombetare." - perfundon Kristi Vangjeli.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Fri, 27 Mar 2009 , 15:13

edhe une dua te behem milioner

ka tash dy vjet kja puna e tij
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Miri » Sat, 28 Mar 2009 , 15:51

Rri mar Gold je mire ishtu si je,paraja madhe e prish njeriun :wink:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sat, 28 Mar 2009 , 16:39

Miri wrote:Rri mar Gold je mire ishtu si je,paraja madhe e prish njeriun :wink:
une i prishun jam ma vlla :lol: :lol:
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sat, 28 Mar 2009 , 23:32

me falni vllazen
po basha nji mut ne legjionar qe kena
sdu me fol ma hic
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Miri » Sun, 29 Mar 2009 , 10:55

GOLDIAN wrote:me falni vllazen
po basha nji mut ne legjionar qe kena
sdu me fol ma hic
Hahahaha pse mar pse merzitesh a nuk e din se si asht kombetarja jone tesh 10 vite qe drejtohet nga te hujt.
Une jam per tranjer shqiptar qe ndiek kampionatin Shqiptar.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Legjionaret

Post by Ujku » Mon, 30 Mar 2009 , 08:06

trajnier shqiptar duhet vec jo me Duken president i FSHF
FSHF krenohet me turpet, se ajo vet esht e turpshme.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Legjionaret

Post by Ujku » Mon, 30 Mar 2009 , 08:11

GOLDIAN wrote:me falni vllazen
po basha nji mut ne legjionar qe kena
sdu me fol ma hic
he he a t madh a ? :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Mon, 30 Mar 2009 , 20:03

Ujku wrote:
GOLDIAN wrote:me falni vllazen
po basha nji mut ne legjionar qe kena
sdu me fol ma hic
he he a t madh a ? :lol:
nji kamion :lol:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Legjionaret

Post by Skodrinon » Sat, 04 Apr 2009 , 15:13

“Skauti” bavarez do të ndjekë sot mbrojtësit kuqezinj. Këta të fundit e konfirmojnë
Bajern Mynih vëzhgon Currin e Dallkun

E bujshme. Debatik Curri dhe Armend Dallku do të jenë sot nën vëzhgimin
e një skauti të famshëm, që përfaqëson, as më pak e as më
shumë, por Bajernin e Mynihut. Pas publikimit të lajmit në mediat ukrainase,
një gjë e tillë u konfirmua zyrtarisht për “Panorama Sport” nga
Debatik Curri. “Po, është e vërtetë”, pohoi mbrojtësi kuqezi, nëpërmjet
linjës telefonike nga qyteti i Polltavës. Më pas, Curri sqaron: “Kemi
mësuar nga klubi, që në ndeshjen kundër Ilitçivets Mariupolit, do të
na ndjekë një menaxher i njohur, i cili është përfaqësues i Bajernit të
Mynihut. Kaq mund të them, pasi nuk është se ka ndonjë gjë konkrete.
Personalisht di vetëm që menaxheri i Hamburgut më ka vëzhguar në
dy ndeshjet e Kombëtares. Tani shpresoj që të fitojmë nesër (sot)
dhe natyrisht të bëj një paraqitje të mirë.” Vorskla Polltava, ku aktivizohen
prej vitesh dy kuqezinjtë, përballet në fushën e vet kundër
Ilitçivets Mariupolit. Në tribunën “VIP” do të jetë “skauti” bavarez,
Egon Kurdes. Sipas uebsajtit “football.ua”, ky i fundit ka marrë kontakte
me klubin e Vorsklës, në mënyrë që të shtunën t’i rezervohej
një vend. Kujtojmë që interesim konkret për Currin dhe Dallkun kanë
pasur klube turke e ruse. Vlen për t’u përmendur Dinamo e Moskës
dhe Gallatasarai. Ndërkohë, kontrata e tyre me Vorsklën përfundon
në fillimin e vitit 2010. Tashmë gjërat janë bërë më serioze dhe ata
janë afër nënshkrimit të një parakontrate me klube të Bundesligës.
Duke parë edhe interesimin e fundit, do të ishte diçka e madhe nëse
një prej tyre bëhet pjesë e një klubi të famshëm, si Bajerni i Mynihut.
Ekipi që drejtohet nga Jurgen Klinsman është interesuar gjithashtu
edhe për Lorik Canën, që aktualisht është pjesë e Olimpikut të Marsejës,
teksa mban shiritin e kapitenit.
J. Memo Panorama Sport

Eh ç'po fitoka Kupen e Kampioneve vitin tjeter Bayern me kto perforcime :D
Kti scoutit te Bayern do ti jete mbushe mendja me i ble kur i ka pa te goli i dyte qi na bani Danimarka ose te goli qi na bani Hungaria n'Tirane....
Po me ke dojne me talle bethen kta gazetare legena

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sat, 04 Apr 2009 , 16:19

skodrinon hallall qe e solle kete lajme ketu
se man in reblue nuk me ka besu
KU JE O MAN
pash zoten vllazen a nuk jena be me na qesh bota
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Edmond-Cela » Sat, 04 Apr 2009 , 16:26

jena mesu me keshi lajmesh une nuk lodhem me i lexu ma hyc
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Miri » Sun, 05 Apr 2009 , 08:26

Me sa di une qe ne stadium ishin drejtuesit e Wolfsburg qe po ndiqnin Currin e jo te Bajernit dmth me sa tha komentatori i supersport :( :(

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Legjionaret

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 19:20

Portieri mund të luajë titullar ndaj kampionëve të Italisë
Ëndrra e Ujkanit: Të ndal Ibrën dhe Interin
“Kam një vit që e pres këtë ditë, shpresoj t’ia dal mbanë”


Që kur ka zbarkuar në Palermo nuk ka mundur të luajë asnjë ndeshje në Serinë A. Që nga nëntori i vitit të kaluar ai është portieri i dytë i skuadrës siciliane, por ka vuajtur gjithnjë formën e mirë të Amelias. Samir Ujkani gjithsesi, është gati për një debutim të bujshëm në Serinë A. Të shtunën ai mund të zbresë për herë të parë në fushë, madje
do të ketë përballë kampionen e Italisë, Interin dhe gjithashtu, sulmuesin më të mirë të momentit, Ibrahimoviçin.
“Debutimi ndaj një skuadre të madhe si Interi është si thikë me dy presa. Nëse ia del mbanë, fiton besim në vetvete
dhe kjo bën shumë jehonë, por nëse gjërat nuk shkojnë si duhet, atëherë është edhe disfata është më e vështirë për t’u kapërdirë”, ka thënë portieri i Kombëtares shqiptare për “Panorama Sport”.

Flitet se do të luani kundër Interit si titullar, sa shanse keni që të zbrisni në fushë?
Kam shumë shanse. Marko (Amelia) nuk është stërvitur as sot (dje) për shkak se është i dëmtuar. Unë jam portieri
i dytë dhe me sa po shoh, ka shumë gjasa që të luaj unë të shtunën. Megjithatë, nuk i dihet se kemi edhe dy ditë në
dispozicion dhe Amelia mund të rikthehet. Mjekët po bëjnë të pamundurën që ai të rikuperohet, por progresi ka
qenë shumë i ngadaltë.

A jeni i emocionuar që mund të debutoni kundër kampionëve në fuqi të Italisë?
Pak, shumë pak. Të mbrosh portën e Palermos është një përgjegjësi e madhe, por edhe një motivim i jashtëzakonshëm. Nëse luaj, shpresoj t’ia dal mbanë. Do të ndihesha vërtet krenar nëse do të mbaja të paprekur
portën time në “San Siro”.

Do të keni përballë Ibrahimoviç...
Eh, ai është ndër më të mirët në botë për momentin. Megjithatë, Interi është një skuadër ku mund të të shënojnë të gjithë përveç portierit, ndaj nuk duhet menduar vetëm për Ibrën. Nëse e ndal do të ishte një arritje e madhe, por për këtë nevojitet ndihma e gjithë skuadrës.

Po nëse nuk e ndal?
Eh, këto ndeshje janë paksa delikate, kur vjen puna për të debutuar. Nëse ia del mbanë, bëhesh hero menjëherë,
por nëse nuk ia del, e ke të vështirë të mos stresohesh.

Çfarë ëndërron Ujkani?
Ëndrra ime prej më shumë se një viti është të debutoj në Serinë A. Tani jam shumë pranë dhe shpresoj ta shfrytëzoj
mundësinë, nëse do të më jepet. Do të ishte një gëzim i dyfishtë që përballë një skuadre si Interi me Ibrahimoviç
dhe yje të tjerë të mos pësoja gol. Kjo do të ishte vërtet fantastike.

Nëse e bëni një gjë të tillë, do t’ju falënderonin të gjithë tifozët e Juventusit...
(Qesh)... Nuk mendoj për këtë. Mendoj për Palermon dhe për vete.

A do t’ju vinte keq, nëse në këtë ndeshje luan Fontana dhe jo ju?
Nuk besoj, nëse mungon Amelia luaj unë, sepse jam portier i dytë, ndërsa Fontana është portier i tretë.

Çfarë ju ka thënë trajneri gjatë kësaj kohe?
Asgjë. Me sa kuptoj, përpiqen që të krijojnë një atmosferë normale, sikur unë të kem prej vitesh që luaj titullar.
Mendoj se nuk duan më më mbushin me emocione kot. E kuptoj edhe vetë se edhe stafi kërkon të dijë se çfarë jam në gjendje të bëj unë. Nëse do të luaj, do të jap gjithçka në fushë, jo vetëm për veten time, por edhe për stafin e tifozët që kanë besim te mua

PER HIDIN
“E di që media në Shqipëri e ka kritikuar shumë pas ndeshjes me Danimarkën për golat që pësoi, por kjo nuk është e drejtë. Ne jemi një ekip që nuk bazohemi te talentet, por tej i gjithë grupi i lojtarëve dhe nëse dështuam, kjo ndodhi sepse i gjithë grupi ishte dobët dhe për këtë nuk mund të fajësohet vetëm një lojtar. Hidi është një portier i
shkëlqyer dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë”.

PËR HAAN
“Jam shumë i vogël për të dhënë një mendim nëse Ari Hani duhet të qëndrojë, ose jo trajner i Kombëtares shqiptare. Nuk mundem kurrsesi që unë të jap një mendim. Për këtë maksimumi mund të flasë kapiteni i skuadrës,
zëvendëskapiteni apo ndonjë tjetër lojtar që vesh prej vitesh fanellën e Kombëtares, jo unë. Nuk dua të prononcohem për teknikun”.


SKEDA

DATËLINDJA: 05.07.1988
VENDLINDJA: Resnik
GJATËSIA: 186 cm
PESHA: 83 kg
KARRIERA: U19 Anderleht,
Palermo
NDESHJE NË SERINË A: 0
NDESHJE ME KOMBËTAREN
U-21: 4
NDESHJE ME
KOMBËTAREN “A”: 0

Post Reply