Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 27 Mar 2009 , 22:39

Dyshja “qipriote” për
Bogdanin dhe Kapllanin
Arjan Beqaj dhe Klodian Duro nuk lanë pa përmendur edhe çështjen
“Bogdani-Kapllani”. Mungesa e ftesës për këta dy sulmues
ka lënë të befasuar si kosovarin, ashtu edhe elbasanasin. “Ata
kanë një rol të madh në ekipin kombëtar. I kanë dhënë shumë
fanellës kuqezi, por gjithsesi këto janë zgjedhje të trajnerit Han”,
komentoi Beqaj. Nga ana tjetër, Klodian Duro u shpreh: “Kam besim
tek Salihi apo Berisha, pasi edhe ata janë futbollistë të shkëlqyer”.
Më tej, mesfushori Duro shtoi: “Në grumbullimet e ardhshme, Kapllani
dhe Bogdani do të bëhen sërish pjesë e Kombëtares, pasi kjo
e fundit ka shumë nevojë për ta”. Duket se ka qenë çështje fati. Si
Bogdani, ashtu edhe Kapllani nuk kanë lënë gjurmë së fundmi në
kampionatet ku luajnë, por pavarësisht kësaj, ata nuk mund të konsiderohen
kurrsesi jashtë kuqezinjve. O. Ulqini

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 27 Mar 2009 , 22:41

mu me duket se kena shpetu qe jan lan jashte te dy.

keta 2 lojtare kan ma shum se 2 vjet qe nuk e kan meritu me lujt per fanellen e shqiperise ,biles as rrezerva nuk do te doja te ishin

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by REINIS » Fri, 27 Mar 2009 , 22:41

Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:beqaj asht nje mungese e madhe mendoj une
na ka met me than suksese hidit
ma mire me fut ujkanin
Car ia fut kot???
Ku krahasohet Isli me Ujkanin?
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 27 Mar 2009 , 22:42

Besart Berisha guxon dhe kërkon maksimumin nga Hungaria e Danimarka
“Dua 6 pikë nga këto dy ndeshje”

Nëse të gjithë futbollistët e
tjerë të Kombëtares kuqezi
hezitojnë t’i përgjigjen pyetjes
direkt se, “Sa pikë mund të
marrë Shqipëria pas takimeve
me Hungarinë dhe Danimarkën?!”,
përjashtim bën Besart
Berisha. Biondi 23-vjeçar nuk
ka dyshim, madje përgjigjet pa
u menduar asnjë sekondë më
shumë. “Plot gjashtë pikë, aq
sa janë edhe në diskutim në
këto dy takime -shprehet sulmuesi
i A.C. Horsens të Danimarkës.
- Ky është edhe objektivi
im personal, ashtu sikurse
edhe i gjithë skuadrës kuqezi”,
flet Berisha. Sipas tij,
nuk ka asgjë të pamundur që
Shqipëria t’i rrëmbejë në dy
ndeshje të afërta fitoret, siHungarisë, ashtu edhe Danimarkës.
“Ndaj Hungarisë
duhet shpagim. Atje humbën
pas dy gabimeve tona. Kam
bindjen se në Tiranë, pavarësisht
se nuk do të jetë aspak e
lehtë, skuadra mike nga Hungaria
do të dalë e mundur”,
tha Berisha. Gjatë të gjithë
bisedës, biondit kuqezi i
pëlqen më shumë të ndalet në
ndeshjen me Danimarkën.
Takimi Danimarkë-Shqipëri,
si për ironi të fatit do të luhet
më 1 prill, në ditën botërore të
gënjeshtrave, por Besart Berisha
është më serioz se kurrë
teksa deklaron se, “shkojmë
atje për fitore”. “Në letër është
një takim ferri. Të luash në
fushën e Danimarkës është e
frikshme edhe për skuadrat si
Anglia, Spanja, Gjermania
apo Italia, por megjithatë kam
bindjen se ne do të provojmë
realisht shanset tona për t’u
rrëmbyer danezëve të gjitha
pikët në diskutim. Për të fituar
në Danimarkë, lipset Shqipëria
më e mirë e të gjitha
kohërave. Kam bindjen personale
se grupi ynë ka shumë
ngjashmëri me atë skuadër”.
Fjalët kaq optimiste mund të
dukeshin si “të fryra” edhe
për tifozin më fanatik të Kombëtares
kuqezi, por kur ato i
thotë Besart Berisha, një emër
i frikshëm i kampionatit danez,
atëherë ato marrin doza të
forta realiteti. Pas një shtegtimi
të pafat nga Gjermania, në
Angli dhe më pas në Norvegji,
Berisha është njeriu i momentit
në futbollin danez. Me
tre gola të shënuar në po kaq
ndeshje me fanellën e danezëve
të A.C. Horsens, Besart
Berisha ka ditur ta tërheqë
skuadrën e tij një pikë larg
zonës që e çon në kategorinë e
mëposhtme. Në pak javë shqiptari
është kthyer në një
idhull për tifozerinë e A.C.
Horsens. Por pikërisht këtij
idhulli të tyre të ri, i druhen
danezët, pasi ai do të përpiqet
me 150 % të rendimentit të tij,
të shënojë atë ditë në portën e
Stephan Andersen. “Tashmë
tifozët në Danimarkë më njohin.
Ata i druhen Shqipërisë.
Nëse në Portugali morëm
barazimin dhe me pak fat
mund të kishim fituar, atëherë
përse të mos tentojmë tri pikët
në Danimarkë. Ëndrra ime në
këtë sezon është që t’i shënoj
gol Danimarkës dhe më pas
të shpëtoj Horsens nga rënia
një kategori më poshtë, - tha
Berisha. - Përsa i përket golit
në Danimarkë, atë vërtet po e
ëndërroj shpesh këto ditë, por
dua që të mos jetë gol i dëshpëruar,
por me vlerë
trepikëshe për skuadrën. Mjaft
fola për Danimarkën, pasi më
parë na duhet të mundim
Hungarinë”, mbylli deklaratën
e tij sulmuesi.
Oerd Ulqini

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 27 Mar 2009 , 22:43

“Ne nuk jemi në krizë”
“Nuk ka krizë goli në Kombëtaren shqiptare”. I këtij mendimi
është Klodian Duro. Ndonëse ai e pranon shterpësinë e sulmit
kuqezi, nuk është dakord me përcaktimin “krizë goli”. “Nëse kemi
parasysh faktin se Shqipëria u mori barazimin Portugalisë dhe
Suedisë, atëherë ç’mund të
themi për kundërshtarët
tanë. Nëse ne jemi në krizë
goli, atëherë edhe ata
ndonëse kanë në radhët e
tyre Kristiano Ronaldon apo
Zlatan Ibrahimoviçin janë në
krizë goli, pasi nuk mundën
t’i shënonin Shqipërisë qoftë
edhe një herë”. Që prej takimit
kundër Maltës në Tiranë, që
përfundoi 3-0, sulmuesit e
Shqipërisë e kanë “harruar”
golin. Kuqezinjtë kanë shënuar vetëm ndaj ishullorëve të Mesdheut.
Pra, duket se “tabuja e golit” është bërë një “sindromë” për
të gjitha skuadrat e grupit tonë eliminator, duke nisur nga Portugalia
e duke përfunduar me Suedinë. Parë nga ky aspekt, duhet
të ndihemi të ngushëlluar. O. Ulqini

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 27 Mar 2009 , 22:44

Marsi, muaji ‘i zi’ i Kombëtares
Suksesi më i bujshëm është ai ndaj Rusisë 3-1, disfata më e rëndë është ndaj Francës 5-0
Bilanc negativ i kuqezinjve: Në 19 ndeshje 4 fitore, katër barazime dhe 11 humbje

Muaji mars nuk është
edhe aq i favorshëm
për Kombëtaren
shqiptare. Statistikat
tregojnë se kuqezinjtë ndër vite
kanë pësuar më shumë disfata,
sesa suksese. Padyshim që
ka pasur edhe gëzime si triumfi
3-1 ndaj Rusisë në “Loro
Boriçi”, më 29 mars të vitit
2003, takim i vlefshëm për
eliminatoret e Botërorit 2004,
por shumicën e ndeshjeve
skuadra jonë kombëtare i ka
humbur. Në 19 ndeshje të luajtura
në muajin mars gjatë
gjithë historisë së përfaqësueses
shqiptare, kuqezinjtë
kanë mundur të fitojnë vetëm
katër takime, kanë barazuar
gjithashtu katër dhe kanë humbur
11 sfidat e tjera. Humbja më
e thellë e Shqipërisë është ajo
me Francën (5-0) në transfertë,
më 30 mars të vitit 1991. Takimi
ishte i vlefshëm për eliminatoret
e “Euro 1992”. Një tjetër
humbje e rëndë ka qenë edhe
ajo me Rumaninë, më 25 mars
të vitit 1987, me rezultatin 5-1,
e vlefshme për eliminatoret e
“Euro 1988”. Trajneri më me fat
padyshim që është Brigeli, i cili
shijoi fitoren 3-1 të kuqezinjve
ndaj Rusisë, më 29 mars të vitit
2003. Ai sukses i bëri një reklamë
të paparë gjermanit, që
nuk shquhej si ndonjë takticien
i madh, madje aventurat e tij si
trajner janë shumë larg asaj
çfarë ka dhënë ai si futbollist.
Në katër fitoret e arritura të kuqezinjve,
dy prej tyre janë realizuar
në ndeshje miqësore, ato
kundër Islandës dhe Azerbajxhanit.
Edicioni që shkoi, Shqipëria
e drejtuar nga Oto Bariç
pati një përmirësim të dukshëm,
aq sa në dy ndeshjet e
luajtura në muajin mars nuk
pësoi asnjë humbje. Kuqezinjtë
barazuan 0-0 me Slloveninë
në Tiranë dhe gjithashtu
përballuan me sukses Bullgarinë
në transfertë, ku morën sërish
një barazim 0-0. Të shtunën,
përfaqësuesja shqiptare
do të ketë mundësinë
që të tregojë se është përmirësuar
dhe se bilanci negativ i
ndeshjeve të marsit i përket
vetëm së kaluarës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 27 Mar 2009 , 22:51

28 Mars

“Bogdani? Tani s’na shërben”

Më në fund, trajneri i kombëtares, Ari Han, i ka kushtuar një moment edhe Bogdanit. Kështu, sipas Han, fakti që ndeshja e tij në Maltë nuk ka qenë nga më të mirat, por madje shumë e dobët ka sjellë edhe mosgurmbullimin e tij. “Për Bogdanin, ama duhet ta them publikisht. Prezenca e tij në Maltë ka qenë shumë e keqe. Unë nuk e kuptoj se si mund të humbiten ato raste. Kjo ka qenë arsyeja që nuk është këtu. Unë mund të jap shpjegime për çfarë të doni. Bogdani tani po luan dhe kjo për të është pozitive, megjithatë më duhet të them që në këtë moment nuk do ta ndihmonte kombëtaren”, ka thënë Han për Bogdanin.

“Gjyqtarin e njoh, është i aftë”

Han ka folur edhe për gjykimin në këtë sfidë. Kështu, trajneri i kuqezinjve ka pohuar se e njeh gjyqtarin holandez Bjorn Kuipers dhe se ai është një arbitër shumë i aftë. “Gjyqtari është holandez e njoh mirë. Është një gjyqtar i aftë. Jam i kënaqur që drejton ai”, ka thënë Ari Han.



“Koeman? Është më i ri se unë”

Ndërkohë, trajneri Han ka folur edhe për homologun e tij, Ervin Koeman, për të cilin ka thënë: “Është më i ri se unë dhe sigurisht që ka ambicie. Si lotjar nuk kemi luajtur kurrë përballë. Federata Hungareze pret shumë nga ai. Ata vijnë nga një epokë e cila nuk ka pasur rezultate dhe pikët e marra këtë vit i kanë bërë shumë entuziastë”, ka thënë Han.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sat, 28 Mar 2009 , 08:25

Mbrojtja

Duhet vlerësuar fakti që
Shqipëria në pesë ndeshjet
e para ka pësuar vetëm
një humbje, atë me Hungarinë
më 11 tetor të vitit
të shkuar në Budapest.
Në të kaluarën Shqipërisë
nuk i ka ndodhur shpesh
që në pesë të humbasë
vetëm njëherë dhe të pësojë
vetëm dy gola, ndaj
holandezi, edhe pse me
fat, ka meritë në këtë aspekt.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sat, 28 Mar 2009 , 08:37

Sukseset dhe dështimet më të mëdha të Shqipërisë


Fitoret më të bujshme mbeten ato kundër Belgjikës, Greqisë e Rusisë. Humbjet më të thella në ndeshjet zyrtare me Spanjën, Gjermaninë e Rumaninë





Hungaria, kundërshtarja e sotme e Shqipërisë, është ekipi që na shkaktuar edhe humbjen më të thellë historike në ndeshjet ndërkombëtare: 12-0, edhe pse flitet veçse për një takim miqësor të zhvilluar gati 60 vjet më parë, më 24 shtator të vitit 1950. Legjenda hungareze, Ferenc Pushkash, ishte edhe autori i 6 golave ndaj Kombëtares sonë.

Gjatë 79 ndeshjeve zyrtare të Shqipërisë në eliminatoret e kampionateve botërore të organizuara nga FIFA, 74 përballjeve në eliminatoret e kampionateve europiane të organizuara nga UEFA, sfidave në kampionatet e Europës Qendrore e Lindore, ndeshjet e vlefshme për Kampionatin Ballkanik (të konsideruara edhe si takimet e para ndërkombëtare të Shqipërisë), ato të vlefshme për Lojërat Olimpike, miqësoret e ndryshme të njohura apo të panjohura nga FIFA (67 të tilla në total), pjesëmarrjet në turnetë ndërkombëtarë të Kupës “Rothmans” apo ato të Norçias në Itali, Shqipëria ka regjistruar fitore të bujshme, barazime historike, por dhe humbje të turpshme.

“Albania-sport.com” bën një rikthim në kohë për të evidentuar sukseset dhe dështimet më të mëdha të kuqezinjve, duke filluar nga ndeshja e parë, ajo kundër Jugosllavisë, më 7 tetor të vitit 1946 (të humbur 3-2 në “Qemal Stafa”, Kampionati Ballkanik) e deri te ajo kundër Maltës, më 11 shkurt 2009 (0-0, në “Ta’Qali”, eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010).


SUKSESET E BUJSHME

Fitorja e parë historike është ajo kundër Bullgarisë, 3-1, në Kampionatin Ballkanik, më 9 tetor 1946, me dy gola të paharrueshëm të Loro Boriçit e një goli të Pal Mirashit, që e shoqëruar edhe me fitoren 1-0 kundër Rumanisë (goli i Qamil Telitit) i dha trofeun e parë ndërkombëtar Shqipërisë.

Pa dyshim që fitorja historike e Shqipërisë do të mbetet ajo kundër Greqisë (2-1, 4 shtator 2004, eliminatoret e Kampionatit Botëror 2006), atëherë kampione në fuqi e Europës. Dy gola të shpejtë të Edvin Muratit e Adrian Aliajt (një eurogol nga goditja e dënimit) i dhanë famë ndërkombëtare Kombëtares së drejtuar nga gjermani Hans Peter Brigel.

E të njëjtave përmasa është edhe fitorja 3-1 ndaj Rusisë në “Loro Boriçi” (29 mars 2003, eliminatoret e Kampionatit Europian 2004, golat nga Rraklli, Lala e Tare).

Fitorja e parë në eliminatoret e një europiani (1964) është ajo kundër Danimarkës, 1-0 (30.10.1963, gol i Panajot Panos), ndërsa ajo në eliminatoret e një Botërori është ajo kundër Finlandës (1-0, më 10 tetor 1973 në Tiranë, gol i Rramazan Rragamit). Ndaj Finlandës kemi fituar edhe 2-0, më 3 shtator 1980 (eliminatoret e Kampionatit Botëror 1982, golat nga Sefedin Brahi, Millan Baçi).

E bujshme ka qenë edhe fitorja 2-0 kundër Belgjikës për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Meksikë 1986”: golat nga Arben Minga e Mirel Josa.

Nga 1948-a e deri në vitin 2009, në listën e fitoreve të përfaqësueses sonë janë ekipe të mesme e të vogla, por që gjithsesi, u japin bukuri statistikave. Më të shumtat prej tyre janë arritur në ndeshje miqësore e më pak në ato zyrtare.

Në transfertë mbetet e përjetshme fitorja 1-0 në Bukuresht me Rumaninë, më 2 maj 1948 (gol i Pal Mirashit) për Kampionatin Ballkanik e Europian, por statistikat ofrojnë edhe fitore kundër Bullgarisë (2-1, 1950), Çekosllovakisë (3-2, 1952), Polonisë (2-0, 1953).

Të bukura janë edhe fitoret kundër Moldavisë (3-0, 2-0), ndërkohë që të zakonshme kanë qenë ato kundër Maltës (ku spikasin tri fitore me rezultatin 3-0), si dhe fitorja 4-1 në miqësoren kundër Turqisë.

BARAZIMET ME VLERË

Edhe pse Shqipëri-Gjermani është luajtur 42 vjet më parë, saktësisht më 17 dhjetor 1967, barazimi 0-0 ende u djeg gjermanëve, pasi u detyruan që të mos marrin pjesë në finalet e Kampionatit Europian 1968.

Faqja gjermane në internet rp-online.de e konsideron atë si një humbje, duke e përfshirë në shkrimin me titullin “Legendäre Niederlagen” (Humbje legjendare). Pas një barazimi 0-0 kundër Shqipërisë në vitin 1967 Gjermania humbi pjesëmarrjen në Kampionatin Europian.

Të njëjtin fat pësoi edhe Irlanda e Veriut me barazimin 1-1 në Tiranë (24 nëntor 1965, eliminatoret e Kampionatit Botëror 1996), ku goli i Medin Zhegës i hoqi të drejtën e pjesëmarrjes në finalet e “Angli 1966”.

Një tjetër barazim i madh është ai kundër Polonisë në transfertë (2-2, më 31 tetor 1984, eliminatoret e Kampionatit Botëror “Meksikë 1986”), me dy gola të realizuar nga Bedri Omuri e Agustin Kola. Barazime të bujshme janë dhe ato me Bullgarinë (0-0 në Sofje, 1-1 në Tiranë, për eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, trajneri ishte Oto Bariç).

Ky barazim, duke i shtuar edhe ato kundër Suedisë në Tiranë (0-0, 6 shtator 2008) e Portugalisë në Bragë (0-0, 15 tetor 2008), që të dyja këto ndeshje për eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010, janë edhe më të barazimet më me vlerë për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Në takimet miqësore është vendosur edhe rekordi përsa u përket fitoreve. I sapoulur në bankinën e Kombëtares, Hans Peter Brigel fitoi 5 me 0 ndaj përfaqësueses së Vietnamit në Norçia të Italisë më 12 shkurt të 2003-it: Bushi, Myrtaj (2), Dragusha e Rraklli ishin dhe autorët e golave.

HUMBJET E TURPSHME

Humbja 12-0 do të qëndrojë përjetësisht në statistikat e përfaqësueses sonë si më e thella, por duke qenë se është arritur në një ndeshje miqësore, thjesht ajo mbetet një kuriozitet historik.

Në ndeshjet zyrtare ka disa humbje të thella, që përpos tragjizmit, shoqërohen edhe me amatorizmin e futbollit tërësisht të izoluar shqiptar.

Danimarka, me të cilën do të përballemi më 1 prill, na ka shkaktuar humbjen e parë në Europë: 4-0 në Kopenhagen, më 29 qershor 1963. Holanda është ajo që na ka mundur për herë të parë në eliminatoret e Kampionateve Botërore (2-0, 25 maj 1964).

Ndaj Gjermanisë kemi bërë disa ndeshje të mëdha, ku kemi humbur edhe 4-3 apo 3-2 e 2-1, por edhe 6-0 më 8 prill të vitit 1967 e 8-0, më 18 nëntor të vitit 1981 (trajner Loro Boriçi).

Rumania, përveçse na ka mundur 6-1 në eliminatoret e fundit të Euro 2008 (trajner Oto Bariç), na ka shkaktuar edhe një humbje akoma më të thellë në Bukuresht: 6-0 (1950, trajner Ludovik Jakova).

Austria na ka mundur dy herë me të njëjtin rezultat 5-0, ndërsa Spanja na shkatërruar 9-0 në Granada (19 dhjetor 1990, Agron Sulaj), e më pas 5-1 në Tiranë. Franca është një tjetër ekip që na ka shënuar 5 gola, pa pësuar asnjë, më 30 mars 1991 në Paris.

Miqësoret numërojnë disa humbje të thella, kur spikat ajo me Maqedoninë (5-1) në Tetovë, më 14 maj 1994, më pas vjen ajo me Meksikën (4-0) në San Diego të Shteteve të Bashkuara. Shqipëria ka humbur edhe një rezultat të bujshëm 5-3 me Portugalinë, ndërkohë që pjesën e parë e kishim mbyllur 2-1 në favorin tonë.

GOLAT

Pal Mirashi, me golin e tij kundër Jugosllavisë në Kampionatin Ballkanik, është edhe autori i golit të parë ndërkombëtar të Shqipërisë.

I fundit që ka shënuar me fanellën kuqezezë është Ervin Skela, në barazimin 1-1 në miqësoren kundër Azerbajxhanit, më 19 nëntor 2008.

Ky ishte edhe goli i 197-të ndërkombëtar i Shqipërisë (377 gola të pësuar në total të gjithë kompeticionet).

Rekordin absolut e mban Alban Bushi: 14 gola, i ndjekur nga Altin Rraklli (11). Igli Tare, Sokol Kushta dhe Ervin Skela kanë shënuar nga 10 gola, por Skela është ende në aktivitet dhe i ka të gjitha mundësitë që të kalojë të paktën Taren e Kushtën.

Bogdani, golashënuesi më i mirë shqiptar në eliminatoret e botërorëve (5 gola) ndodhet në kuotën e 9 golave, ndërsa Edmond Kapllani, golashënuesi më i mirë shqiptar në eliminatoret e europianeve (5 gola), ka realizuar deri tani 6 gola (aq sa Loro Boriçi).

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sat, 28 Mar 2009 , 08:39

Shqipëria, për revansh e rekord kundër Hungarisë


Dy trajnerët holandezë, Han e Koeman, kanë kërkuar fitoren e ekipeve të tyre. Shqipëria ka shansin të regjistrojë fitore e golin e parë kundër hungarezëve





Shqipëria është e motivuar si kurrë më parë për të fituar me Hungarinë në “Qemal Stafa”, marrë revanshin e humbjes në Budapest (2-0, e vetmja në pesë ndeshjet e para) e për të kapur vendin e dytë (me 9 pikë) në grupin 1 eliminator të zonës europiane në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Trajneri Ari Han pohoi i bindur se formacioni që do të hedhë në fushë e ka të qartë detyrën e tij, duke besuar se tifozeria shqiptare do të largohet e kënaqur në përfundim të takimit nga impianti ndërkombëtar, ashtu siç e përjetuan edhe në dy ndeshjet e fundit të zhvilluar në “Qemal Stafa”, në barazimin e madhe kundër Suedisë (0-0, 6 shtator 2008) dhe në fitoren 3-0 kundër Maltës katër ditë më pas.

Kombëtarja ka mundësinë për të arritur vendosur disa rekorde statistikore, nëse do të fitojë kundër “magiarëve”, pasi kundër kundërshtatëve të radhës jo vetëm që do të regjistronim fitoren e parë në pesë ndeshje kundër Hungarisë, do të shënohej goli i parë historik, kur Shqipëria ka pësuar 17 të tillë në katër ndeshjet e para, por dhe do të grumullonte për herë të parë 9 pikë në gjashtë ndeshjet e parë të eliminatoreve të një kompeticioni të madh.

Shqipëria e Hungaria rikthehen për herë të dytë pas 61 vjetësh në tapetin e “Qemal Stafës”, teksa në takimin e parë të vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit të Europës Qëndrore e Lindore, në vitin 1948, patën barazuar pa gola.

Entuziazmi në radhët e drejtuesve më të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, përfshirë presidentin Armand Duka, por dhe lojtarët, duke filluar nga dy kapitenët e Kombëtares, Altin Lala e Lorik Cana, mbrojtësit Debatik Curri e Armend Dallku, mesfushorët e avancuar Klodian Duro e Ervin Skela e deri te sulmuesit e Hamdi Salihi.

SITUATA

Shqipëria humbi një shans të madh në Maltë për të marrë kryesimin e grupit, parë mundësinë e marrjes së pikëve të plota kundër Hungarisë në ndeshjen e tretë në shtëpi, teksa ka dalë dy herë e pamundur në tri ballafiqimet jashtë shtëpisë.

Në pesë takimet e para eliminatore të Botërorit 2010, Shqipëria ka fituar me Maltën (3-0), barazuar me Suedinë (0-0, në Tiranë) dhe Portugalinë (0-0, në Braga) e Maltën (0-0, në La Valeta) e humbur me Hungarinë (2-0, në Budapest), duke grumbulluar 6 pikë, një më shumë se Portugalia e Suedia, që kanë luajtur nga ana e tyre respektivisht katër e tri ndeshje.

Skenarët e grupit tonë e llogaritë e “prishura” nga Shqipëria për dy ekipet që do të renditen të parat (Danimarka, Hungaria, Portugalia e Suedia luftojnë për këtë dy vende) janë të shumta. Nuk është çudi, që me fitoren kundër Hungarisë e ndonjë barazimi në Danimarkë (5 mijë euro janë dhënë për këto katër pikë), Shqipëria të jetë në valle apo faktor përcaktues deri ditën e fundit, duke parë se do të luajë më pas kundër Danimarkës e Portugalisë në Tiranë e Suedisë në Stokholm.

Nga ana tjetër, Hungaria luan fillimisht me Shqipërinë dhe katër ditë më pas ndaj Maltës në Budapest. Trajneri i Hungarisë, Ervin Koeman, edhe ky holandez si Ari Hani ynë, deklaroi se edhe për të Shqipëria e Malta janë dy ndeshje shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e ekipit të tij.

“Ne e kemi të qartë synimin tonë, për të arritur 6 pikë në këto dy ndeshje. Kjo do të ishte ideale, edhe pse në fund mund të jemi të kënaqur me katër pikë. Gjithsesi, tani rëndësi ka që të përballemi denjësisht në Shqipëri, ndaj një ekipi që kërkon të ‘vrapojë’. Na duhet të arrijmë një rezultat pozitiv”, - tha ai të enjten për faqen zyrtare të FIFA-s.

Gjithsesi, me Danimarkën e vendit të parë që luan nga ana e saj në Maltë (teorikisht e fituar), e Portugalinë e Suedinë që përplasen midis tyre në shtëpinë e Kristiano Ronaldos (ndeshje e parë midis tyre në Suedi përfundoi 0-0), shanset edhe këtë radhë flasin për Shqipërinë.

FORMACIONI

Në stërvitjen njohëse në stadiumin “Qemal Stafa”, Han projektoi edhe formacionin anti-Hungari (gjithmonë nëse holandezi nuk ndryshon mendjen në momentet e fundit). Lëvizjet e mëdha janë ato të Canës në mbrojtje dhe konfirmimi i Salihit, si sulmuesi i vetëm.

Kështu në portë do të luajë Hidi, ndërsa në mbrojtje me katër: në të djathtë Dallku, në qendër Beqiri dhe Cana, ndërsa në të majtë Curri. Në mesfushë para mbrojtjes do të vendoset Lala, djathtas Bulku, ndërsa majtas Lika. Në sulm Salihi, i mbështetur nga Duro në të djathtë dhe Skela, i cili do të ketë më shumë detyra sulmuese.

Shqipëria ka luajtur me Salihin (ende pa gol në këto eliminatore) si sulmues të parë kundër Suedisë, por alternativa të mira zëvendësuese janë edhe ato të Besart Berishës (gjithmonë ka luajtur si zëvendësues) e Migen Memellit (burime brenda stafit të Han pohuan se për sulmuesin e Tiranës do të ketë disa minuta).

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sat, 28 Mar 2009 , 08:40

Kjo është ndeshja e dytë eliminatore që Hidi do të luajë si titullar, pas asaj kundër Maltës më 11 shkurt. Nën drejtimin e Hanit, ai ka luajtur si titullar edhe ndaj Polonisë dhe Azerbajxhanit.





Isli Hidi është gati të zërë vendin e Beqajt. Portieri i Krivbasit, padyshim që nuk ka festuar për dëmtimin e rivalit të tij, por pohon se do ta shfrytëzojë më së miri këtë mundësi, me qëllim që të jetë gjithnjë e më pranë rolit të titullarit në kuadratin kuqezi.

Çfarë menduat në momentin që mësuat se Beqaj nuk do të mund të luajë ndaj Hungarisë?

Sinqerisht u mërzita. Askush nuk mund të gëzohet pse kundërshtari në sport dëmtohet. Duhet të mendojmë si për veten tonë dhe dëmtimet nuk ia uroj askujt në futboll. Shpresoj që Arjani të rikuperohet sa më shpejt.

Megjithatë, ky është një shans i mirë për ju, apo jo?

Po, duhet ta pranoj se është kështu. Madje, po ju them se do të bëj të pamundurën që të mos pësoj asnjë gol, sepse kështu do të mund të jem gjithnjë e më pranë vendit të titullarit. Mendoj se pas ndeshjes me Maltën kam fituar më shumë siguri dhe ndihem shumë mirë.

Në atë takim thyet edhe tersin e pësimit të golit që në pesë minutat e para...

Mos ma kujtoni atë. Nuk kam ndrojtje ta pohoj se mezi po prisja të kalonin ato pesë minutat e para të mallkuara, sepse gjithnjë e kisha pësuar në fillim të ndeshjes.

Beqaj konsiderohet gjithnjë titullar i padiskutueshëm, a ju vë kjo nën presion, meqë tani do të ketë më shumë vëmendje te ju?

Paksa, por tani jam ambientuar dhe nuk më bën përshtypje. Pastaj, unë nuk jam më 20 vjeç...

Hungarinë e patë nga stoli në ndeshjen e parë, ç’mendim keni për sulmuesit e tyre?

Ata kanë një mesfushë shumë të mirë. Megjithatë, edhe sulmin e kanë të kompletuar, pasi janë ekip që ato pak raste që kanë i shfrytëzojnë më së miri.

Cili është lojtari që bën diferencën tek ata?

Kanë disa të tillë, por unë i druhem Hushtit. Ai më ka shënuar dy gola kur luaja me Tiranën. Bëhej fjalë për ndeshjen kundër Ferencvaroshit (3-2) në paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve, disa vjet më parë. Një gol ma shënoi me penallti, ndërsa tjetrin nga jashtë zone.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sat, 28 Mar 2009 , 08:44

Han projekton formacionin anti-Hungari


Luajmë me Salihin në sulm, të mbështetur nga Skela e Duro. Cana në mbrojtje





Jorgis Memo - Deklaratat e shumta dhe replikat në distancë midis institucionit të futbollit shqiptar dhe drejtorisë së stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, morën fund, sepse ekipi kuqezi dje u stërvit normalisht në fushën, ku të shtunën do të presë Hungarinë. Pak orë para seancës së programuar për më 20:00, gjithçka dukej e ngrirë. Kombëtarja ishte e bindur që të shkonte për ta zhvilluar këtë stërvitje, teksa për trajnerin Ari Han ishte e domosdoshme. Holandezi e kërkonte patjetër, sepse kishte parashikuar një stërvitje nga ana taktike në stadium. Gjithsesi, çdo gjë shkoi në favor të Kombëtares. “Duke parë që edhe fusha ishte në një gjendje më të mirë, menduam të ndihmonim Kombëtaren”, u shpreh për “Panorama Sport”, drejtori i stadiumit, Perikli Dhales, që garantoi se të shtunën fusha do të jetë në parametrat e kërkuara.

Stërvitja

Kombëtarja mbërriti në “Qemal Stafa” që në 19:40, duke nisur menjëherë seancën. Krerët e FSHF-së, disa tifozë dhe një prani e paktë e medias, ndoqën nga afër stërvitjen. Spektatori më i veçantë ishte pa dyshim portieri Arjan Beqaj, i dëmtuar, që gjatë gjithë kohës vëzhgoi shokët, edhe pse në temperatura të ulëta. Trajneri Ari Han, bashkë me ndihmësit e tij dukeshin shumë të angazhuar. Seriozitet aty ku duhet dhe pa dyshim shaka me lojtarët. Holandezi i ndau kuqezinjtë në dy grupe. Në njërin grup bënin pjesë ata lojtarë që pritet të jenë titullarë kundër Hungarisë dhe nga ana tjetër, ndihmësi Vim Surbier punonte me rezervat. Gjithçka ishte e qartë: kuqezinjtë duhet të luanin me një takim me topin. Hani kërkon saktësi në pasime dhe agresivitet. Në këtë aspekt kuqezinjtë dukeshin në formë. Lojtarë si Skela apo Curri, rrallë mund të gabonin në pasime, ndërkohë që Lala, si gjithnjë luftarak, përdorte edhe sparkatën. Fillimisht, variantin me një takim, trajneri kuqezi e përdori në zonë të ngushtë. Më pas, holandezi aplikoi një mini-ndeshje në gjysmën e fushës. Pas disa lëvizjeve nga një portë në tjetrën dhe pritjeve të portierëve Hidi dhe Ujkani, ishte Salihi, i cili gjeti golin me kokë. Nga ana tjetër, shënoi Agolli, ndërkohë që spikatën edhe goditjet e forta të Memellit nga jashtë zone. Kuqezinjtë dukeshin shumë të angazhuar. Skela me lëvizjet e tij i jepte bukuri lojës. Në fund të stërvitjes 70 minutëshe, trajneri Han urdhëroi lojtarët që të provonin portën. Saktësia mungonte, por meritë kanë edhe Hidi me Ujkanin.

Formacioni

Pas një serie ndeshjesh, ku trajneri Ari Han, e ka lënë në momentet e fundit shpalljen e formacionit, prag-Hungaria duket një ndryshim i madh, pasi nuk ka ndonjë sekret. Të paktën këtë e vërtetojnë ato që u panë dje në “Qemal Stafa”, por edhe gjatë javës. Ashtu siç dhe e kishte parashikuar një ditë më parë në “Panorama Sport”, ish-zëvendëstrajneri i Kombëtares, Shpëtim Duro, holandezi Han do të luajë kundër Hungarisë me variantin taktik: 4-3-2-1. Kështu, lëvizjet e mëdha janë ato të Canës në mbrojtje dhe konfirmimi i Salihit, si sulmuesi i vetëm. Kështu në portë do të luajë Hidi, ndërsa në mbrojtje me katër: në të djathtë Dallku, në qendër Beqiri dhe Cana, ndërsa në të majtë Curri. Në mesfushë para mbrojtjes do të vendoset Lala, djathtas Bulku, ndërsa majtas Lika. Në sulm Salihi, i mbështetur nga Duro në të djathtë dhe Skela, i cili do të ketë më shumë detyra sulmuese.

Formacioni
Hidi, Dallku, Beqiri, Cana, Curri, Lala, Bulku, G.Lika, Duro, Skela, Salihi.


Presidenti i FSHF-së: Na mbështesni për fitoren!
Shikohet si ndeshja e sezonit dhe në këtë aspekt, vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kërkon më shumë se çdo herë tjetër mbështetjen e tifozëve kuqezinj, që gjithnjë kanë qenë pranë ekipit kombëtar. Duke ndjekur i qetë stërvitjen e Kombëtares, Duka gjeti momentin për t’u bërë thirrje tifozëve. “Kemi përpara një ndeshje shumë të rëndësishme, që bëhet e tillë, sidomos pas barazimit me Maltën. Si unë dhe gjithë Shqipëria pret maksimumin nga ekipi kombëtar. Jam i bindur që futbollistët do të japin maksimumin të shtunën, për të arritur te fitorja kundër Hungarisë. Shpresoj që tifozët të dalin të kënaqur, - theksoi Duka. – Me këtë rast, u bëj thirrje tifozëve kuqezinj, për ta mbështetur maksimalisht ekipin, në një ndeshje kaq të rëndësishme”. Edhe pse interesimi nuk është i lartë, përsëri pritet që të shtunën në “Qemal Stafa”, të jenë një numër i konsiderueshëm tifozësh. Këtë herë, institucioni i futbollit ka menduar që të ulë edhe çmimet e biletave, në krahasim me ndeshjet e kaluara. Kështu, një biletë në tribunën qendrore do të kushtojë 3000 lekë. Ndërkohë, në tribunën D2 700 lekë, ndërsa D1 dhe D3 nga 500 lekë. Çmimet më të ulëta janë për dy tribunat anësore, C dhe E, nga 200 lekë.

Batutat, nga presidenti Duka te futbollistët

Një pjesë e mirë e stërvitjes së djeshme ka qenë e mbushur me humor, që natyrisht vinte e imponuar nga pista e stadiumit, ku qëndronin shumica e atyre që ndiqnin kuqezinjtë. Edhe stafi teknik dukej në formë, ku natyrisht, ai që binte më shumë në sy ishte trajneri i portierëve, Nikolas De Bre. E bërtitura e tij oshëtinte në “Qemal Stafa”, ndërkohë që trajneri Ari Han, lëshonte pasthirrma në momentet kur kuqezinjtë nuk bënin atë që ai kërkonte. Në rastet kur gjithçka ishte “OK”, holandezi mjaftohej me një “Good” (mirë). Duke mos pasur me vete në fushë përkthyesin, Ajet Xeka, (ky i fundit ishte në pistë), presidenti i FSHF-së, nuk ngurroi ta thumbonte. “Ti Xeka pse nuk po stërvitesh, apo je si lojtarët e kampionatit shqiptar, që vetëm një herë në ditë bëjnë stërvitje”, tha Duka. Më pas radhën e kishin futbollistët, që kapeshin pas ndërhyrjeve në fushë, ndërsa Ervin Bulku gjeti momentin për të ngacmuar shefin e klubit “Tirana”, Eduard Gjini, i cili ndiqte gjithashtu, stërvitjen nga pista. Pas thirrjes së tij, Bulku duke nga tuneli i “Qemal Stafës”, me shaka i tha: “Çfarë do, unë nuk jam më pjesë e Tiranës.” Edhe në momentet e gjuajtjeve në portë të kuqezinjve kishte ilaritet, pasi në fillim thuajse të gjithë topat dilnin disa metra jashtë.


Menaxherët do të vëzhgonin Beqajn

Krejt i pafat ka qenë portieri i Kombëtares, Arjan Beqaj. Jo vetëm se dje pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull, por gjithashtu, ka humbur vëzhgimin menaxherëve të njohur. Burime të sigurta në kampin kuqezi, bënë të ditur se portieri do të ndiqej të shtunën në “Qemal Stafa” nga njerëz, të cilët bashkëpunojnë me klubet e mëdha Evropiane. Disa herë është përfolur që portieri i Anorthosis mund të kalojë në një klub me emër. Gjatë merkatos së janarit u përmend Olimpiakosi, por nuk u arrit gjë. Ndërkohë, për të vëzhguar lojtarët e tjerë të Kombëtares, në ndeshjen me Hungarinë, gjithashtu pritet një dyndje menaxherësh.

Duka-Dhales, batuta dhe përqafime

Në media janë kundërshtarë, por dje treguan se dinë t’i zgjidhin situatat në momentin dhe kohën e duhur. Bëhet fjalë për presidentin e FSHF-së, Armand Duka, si dhe drejtorin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, Perikli Dhales. Në orarin e stërvitjes së kuqezinjve, dy krerët e institucioneve, pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes për fushën, kaluan disa minuta mes batutave. Fillimisht ishin larg njëri-tjetrit, por Duka, në humor të mirë, nuk ngurroi t’i thoshte Lutfi Nurit: “Hajde të takojmë pak Perikliun.” Përqafimi mes tyre, shkaktoi të qeshura në pistën e stadiumit, nga ku ndiqnin stërvitjen zyrtarë të FSHF-së, gazetarë dhe tifozë.

Pas golit, Skela godet kameramanin

Ervin Skela ishte goditësi më i mirë i portës në fundin e seancës së djeshme, ku kuqezinjtë vunë në provë, portierët Isli Hidi dhe Samir Ujkani. Nëse lojtarët e tjerë nuk e shënjestruan mirë portën, fantazisti shumicën e topave të goditur nga jashtë zone, i futi në rrjetë. Por mjaft interesant ishte momenti, kur Skela nuk gjuajti saktë. Pasi shënimit të një supergoli, duke ia kaluar topin Hidit në krahun e kundërt, vlonjati goditi me top një kameraman, i cili ishte vendosur në krah të shtyllës. Ky çast shkaktoi të qeshura, ndërkohë që futbollisti, pasi i kërkoi falje kameramanit, i tha me shaka: “Nuk është faji im, por ke gjetur vendin e gabuar për të filmuar. Mirë që shpëtove të paktën

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Sat, 28 Mar 2009 , 08:56

o ledi na difta a ka vende ne stadium e ne tirane se pritet mu ba nami prej manaxherve
reali barcelona milani man u arsenal bayern werder etj priten rreth 200 skuadra me pru ka 3 a 4 manaxhera
vec per futbollistat tone
keto ndeshjet tjera qe luhen sonte as ju bjen ner mend kuj tan e kan mendjen ne shqipri
jena ekip i papermajtshem lum si na
kur ti shofim kuqezijte tane vitin tjeter te tan pa perjashtim tu lujt ne champions lig
biles dhe haanin po ky si trajner :D

p.s kur marr vesh pune menaxhersh marr nje frymezim kenaqem kur lexoj rrena
i perjashtuar

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by REINIS » Sat, 28 Mar 2009 , 13:06

Sapo e dhon lajmet. TIRONA nga 20:30 deri ne 21:30 pa drita. Kryeqyteti i eshte bashkuar nje nisme nga 3000 e ca qytete te botes. Kjo behet si proteste ndaj ngrohjes globale. :oops: :oops: :oops:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 13:56

REINIS wrote:
Skodrinon wrote:
GOLDIAN wrote:beqaj asht nje mungese e madhe mendoj une
na ka met me than suksese hidit
ma mire me fut ujkanin
Car ia fut kot???
Ku krahasohet Isli me Ujkanin?
Ujkani cilsohet si nji nder portierat ma t'mire te ri te Serise A. Hidi asht portier i nivelit te kampionatit shqiptar, Ujkani asht portieri i dyte i Palermos. Dhe nuk lun titullar se perpara ka Amelia, qi asht portieri i dyte i komtares italiane.
Un kam fole te nji radio me Salvatore Bagnin(kush shef domenica sportiva e njef), qi asht talent scout qi punon me shum klube te mdhaja, e m'ka thane qi para se me e marre Palermo ka kene shum afer Interit.
Hidi, dy ndeshje qi e kam pa un me komtaren, me Zvicren ka lujt keq, me Malten normal. Kurse Ujkani me U21 ka ken gjithmone nder ma t'mirte.

ps: ça ashta kja puna e dritave mor? a kan lujt mendsh kta a?

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 15:47

Gilman Lika tani flet si titullar: E dua fitoren

Gilman Lika, ky emër premtues
i futbollit shqiptar, do të
japë kundër Hungarisë akoma
më shumë se çfarë dha ndaj
Maltës. "Jemi të dënuar të fitojmë,
pasi në rast të kundërt
edhe kësaj here do t'i shuanim
ëndrrat për të shkuar në
Botëror. Unë jam i mendimit
që, derisa matematika na jep
shanse, nuk kemi pse të dorëzohemi
para kohe. Dua ta harroj
atë zhgënjim të hidhur që
pata ndaj Maltës dhe kam
bindjen se fitorja kundër Hungarisë
është mënyra e vetme
për ta arritur këtë", tha shkodrani
i Superligës turke. Në
ndeshjen e La Valetës kundër
Maltës, Gilman Lika ishte
ngushëllimi i vetëm i Shqipërisë,
kjo për faktin e thjeshtë
se kuqezinjtë lanë dy pikë,
por fituan në gjirin e tyre një
mesfushor klasi. Gilmani 22-
vjeçar ka befasuar stafin holandez
me përgatitjen që ka
treguar, duke marrë komplimentet
e drejtpërdrejta të trajnerit
Ari Han. Por mesfushori
qëndron me këmbë në tokë,
ndërsa shprehet se "do të japë
gjithçka për fanellën e shenjtë
të përfaqësueses dhe se ndihet një
lojtar normal si gjithë të tjerët". Ai
do me çdo kusht të mbajë gjallë
ëndrrën që quhet "Botërori afrikano-
jugor". "Nuk e di nëse do
luaj, por jam i gatshëm të jap të
shtunën 100% të rendimentit
tim". Gilman Lika shprehet se po
luan me gjithë shpirt për
skuadrën e tij të Haxhetepesë, por
punët në klub nuk janë mirë.
Skuadra është e kërcënuar nga
rënia në ligën inferiore

ADMIR TELI
Admir Teli po kalon një moment shumë të mirë. Skuadra e
kampionatit azer ku ai luan është në zonën UEFA, ndërsa
ka arritur të kualifikohet së fundmi edhe në katërshen e
Kupës së Azerbajxhanit. "Për momentin ndihem shumë mirë
në Azerbajxhan, por nëse do të marr oferta të reja, do të
mendohem mirë", tha shkodrani. Takimi kundër Hungarisë
është vitrinë e mirë për Telin.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 15:54

Zvëvendëskapiteni, i cili do të luajë në qendër të mbrojtjes kuqezi, kërkon të lërë pas Hungarinë
Parashikimi i Canës: Fitojmë 1-0
“Do të doja të luaja në mesfushë, por respektoj vendimin e Ari Hanit”


"Fitojmë 1-0 dhe e lëmë pas Hungarinë". Ky është parashikimi i Lorik Canës, mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", ai ka thënë se është mëkat që Shqipëria të mos fitojë në mbrëmjen e sotme. "Skuadra është në një gjendje të shkëlqyer. Do të ishte mëkat të mos fitonim sot. Rezultati? Kam një
parandjenjë se fitojmë 1-0", ka thënë mesfushori. Canës i dalin shpesh parashikimet. Para ndeshjes me Suedinë, ai deklaroi se takimi do të përfundonte 0-0 dhe në fakt ashtu ndodhi. Kapiteni i Olimpik Marsejës, Lorik Cana, e vlerëson
shumë të rëndësishme përballjen me Hungarinë, të shtunën mbrëma (20:30) në "Qemal Stafa" të Tiranës, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e botërorit "Afrika e Jugut 2010". Mesfushori Cana pohon se me fitore ndaj Hungarisë do të arriheshin dy qëllime: hakmarrja ndaj hungarezëve për disfatën e fundvitit të kaluar në Budapest (2-0) dhe përmirësimi i gabimit të bërë në ndeshje kundër Maltës muajin e shkuar, ku barazuan pa gola. "Në këtë ndeshje duam vetëm fitoren dhe do të marrim hak për atë humbjen që na e shkaktuan në Budapest", ka thënë Cana. "Do të mbuloheshin edhe 'plagët' e Maltës". Cana në ndeshje me Hungarinë pret të aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit.
Kështu ka paralajmëruar seleksionuesi Arie Han, të enjten në një konferencë për media. "Kjo është një zgjidhje e trajnerit që unë do ta respektoj, edhe pse më shumë do të jepja në mesfushë", ka vlerësuar Cana. Kombëtarja përballet jo pa probleme ndaj Hungarisë, pasi të enjten u dëmtua portieri i parë, Arian Beqaj. Ai ndrydhi krahun dhe do të mungojë edhe kundër Danimarkës në Kopenhagën. "Beqaj do të jetë një mungesë e madhe për ne dhe jemi të mërzitur që pikërisht në këto momente nuk do të jetë me ne", ka komentuar Cana. Partner i Canës në qendër të mbrojtjes pritet të jetë Debatik Curri. Edhe ai shpreson në fitore. "Do ta kërkojmë gjithsesi fitoren dhe këtë duhet
ta bëjmë duke sulmuar më shumë", ka thënë Curri. Cana dhe Altin Lala munguan në ndeshjen e fundit kundër Maltës për shkak të lëndimeve. Mungesa e tyre shkaktoi probleme. Tani të dy do të jenë në dispozicion të Hanit. "Ka kaluar
koha e rikuperimit, tani jam në rregull dhe do të luftojmë për të marrë të tri pikët, sepse brenda fushës tonë nuk na falen më gabimet", ka deklaruar Lala. Fitore ka paralajmëruar edhe trajneri holandez Ari Han. Ai pret që kundër Hungarisë kuqezinjtë të shfaqin më të mirën e tyre. Shqipëria pas pesë ndeshjeve kualifikuese në kuadër të Grupit 1 ka fituar gjashtë pikë: ka një fitore, tri barazime dhe një humbje. Humbjen më të thellë, Kombëtares shqiptare ia ka shkaktuar pikërisht Hungaria. Më 24 shtator 1950, Hungaria pati mposhtur Shqipërinë 12-0 në një miqësore të zhvilluar në Budapest.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Sat, 28 Mar 2009 , 15:56

Nuk e marr vesht hiç ket pune. Nji lojtar te nivelit europian qi kena, edhe atij ja ndryshojme rrolin.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by GOLDIAN » Sat, 28 Mar 2009 , 16:38

Skodrinon wrote:Nuk e marr vesht hiç ket pune. Nji lojtar te nivelit europian qi kena, edhe atij ja ndryshojme rrolin.
e ka ba haani mas me e marr ne msysh
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Sat, 28 Mar 2009 , 18:23

Ndeshja fillon ne 20:30

Post Reply