Post
by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 13:28
Klubi shkodran organizoi dje ceremoninë festive me rastin e ditëlindjes së skuadrës kuqeblu
Loro Boriçi nderohet në 90-vjetorin e Vllaznisë
Është festuar zyrtarisht dje 90-vjetori i klubit më të vjetër shqiptar, “Vllaznia”. Nëpërmjet një ceremonie mbresëlënëse të zhvilluar në teatrin “Migjeni”, figura të ndritura të sportit shkodran kanë përjetuar çaste emocionuese. Në këtë përvjetor, drejtuesit më të lartë vendorë kanë nderuar me titullin “Qytetar Nderi” dy nga
emrat më të shquar të Shkodrës. Bëhet fjalë për të madhin, Loro Boriçi e gjithashtu “poliglotin”e sporteve, Qazim Dervishi, dy figura që janë ndarë nga jeta. Emrat e tyre, mbajnë sot në Shkodrë, stadiumi dhe pallati i sportit të qytetit. Ndërkohë, Këshilli Bashkiak ka miratuar edhe titujt “Mirënjohja e Qytetit”. Këtë të fundit e kanë marrë: Muc Koxhja, Ramazan Rragami, Xhelal Juka, Medin Zhega, Zyhdi Çoba, Rifat Uruçi, Besnik Dizdari, Ragip Lohja, Shyqyri Halili, Fadil Hebovija, Mark Grimci, Muhamet Sokoli, Vehbi Ademi, Rrok Bardeli, Eliaz Guri, Asim Belinova, Pina Haxhi, Syrri Hoti, Enver Muriqi, Fadil Muriqi, Dede Bregu, Sait Fishta, Vildan Tufi, Arbana Xhani dhe Tahir Kalaci. Gjithashtu, me titullin “Mjeshtër i Madh i Sportit”, të dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, u nderuan dy ish-basketbollistë: Xhuli Shestani dhe Renato Radoja. Ceremonia u mbyll me një kokteil, organizuar nga drejtuesit e Bashkisë së Shkodrës.
A.Uruçi Panorama Sport