Kampionatet e moshave.

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 01 Dec 2008 , 14:49

U-17
GOLAT: Zeqo 25’
APOLONIA: K. Prifti, Tanushi, Shameti
(35’Mustafa), Asllani, Doga, Tafa (42’A. Prifti),
Papingu, Zeqo, Muçaj, Hamataj (46’Hoxha), Saliaj
(50’Nebati)
Trajner: R. Mehmeti.
VLLAZNIA: Koleci, Rusi, Beqiri (38’Papaj),
Marku, Shaba, Karakaqi (46’Bushaj), Halili
(52’Çela), Erkoçeviç, Djepaxhia, Tafa (35’Sinani),
Puka
Trajner: E. Plori
GJYQTARË: A. Dushi, M. Qose, E. Guçe (Lushnje)
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 01 Dec 2008 , 14:50

U-19
APOLONIA – VLLAZNIA
GOLAT: Bala 10’, Muriqi 36’ 83’.
APOLONIA: Lutaj, Mysli (38’Maloku), Hyskaj, Mavriqi
(54’Dimo), Mani, Nikolla (46’Sulejmani), Kollozi
(87’Jashari), Veliu, R. Dogani, Roshi, Rexhepi
(73’E.Dogani) Trajner: A.Tanaka
VLLAZNIA: Hallunaj (86’Hasa), Qaku, Zagani,
Rexha, Puka (55’Dalipi), Vojushi (75’Gjondrekaj), Vucaj
(28’Muriqi), Kola, Grimci (84’Meshi), Hasani, Bala
Trajner: S.Bizi.
GJYQTARË: M.Qose, A.Dushi, E.Guçe (Lushnje)
KARTON I VERDHË: Roshi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati i moshave

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 22:56

Bind Vllaznia, tani
+3 nga të kuqtë

Kuqeblutë vijojnë me fitore

Shkodranët kryesues nisin arratinë
VLLAZNIA - SHKËNDIJA T. 2-0
VLLAZNIA: Koleci, Hotaj, Bushaj, Marku, Bardulla, Tafa (Rusi
65’) Shaba, Erkoçeviç (Beqiri 41’), Karakaçi, Puka (Papaj 41’),
Djepaxhija. Trajner: E.Plori
SHKËNDIJA T.: Osmani, Qendro, Gelaj, Kodra, Berberi, Xhixha,
Lala, Balla, Kaziu, Belba, Lleshi. Trajner: K.Sterio
SHËNUES: Bushaj 50’, Papaj 65’.
GJYQTARË: E.Hoxha, R.Pjetrushi, R.Çokaj (Lezhë)
Vllaznia kryesuese ka triumfuar me Shkëndijën e Tiranës, në një
ndeshje ku goli ka ardhur vonë për shkodranët. Pas shkatërrimit të
Partizanit një javë më parë, me rezultatin 6-0, dje djemtë e drejtuar
nga Elvis Plori hasën vështirësi në pjesën e parë. Ekipi shkodran
ka qenë më kërkues në fillimin e pjesë së parë, ndërsa miqtë janë
përgjigjur mirë në mbrojtje, duke kërkuar të dalin nëpërmjet kundërsulmeve.
Për Vllazninë, zhbllokimi i rezultatit do të vinte në minutën
e 50-të. Ka qenë mbrojtësi Bushaj, i cili realizoi me kokë, duke
qetësuar shokët. Shkodranët çlirohen dhe luajnë më mirë, edhe
pse Shkëndija u shfaq e vendosur, për të mos dalë pa pikë. Gjithsesi,
në minutën e 65-të, Papaj, i futur në lojë në pjesën së dytë,
arriti të shënonte golin e dytë. Sulmuesi veproi bukur brenda zonës,
duke vulosur fitoren e Vllaznisë. Paratërinjtë shkodranë vazhdojnë
të kryesojnë bindshëm, tashmë të shkëputur nga Partizani, e për
më tepër me një ndeshje më pak. Admir Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati i moshave

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 22:58

FLAMURTARI – TIRANA (S’U ZHVILLUA)
SHKUMBINI – PARTIZANI 2-0
VLLAZNIA - SHKËNDIJA T. 2-0
ELBASANI – TEUTA 1-0
SHKËNDIJA D. – BESA 3-2
APOLONIA – DINAMO 2-0


SKUADRA F B H G+/- PIKË
1. VLLAZNIA 11 2 2 40-10 35
2. PARTIZANI 10 2 4 25-15 32
3. ELBASANI 9 1 6 22-17 28
4. SHKUMBINI 9 1 6 20-24 28
5. SHKËNDIJA T. 6 2 8 21-23 20
6. SHKËNDIJA D. 5 4 8 17-21 20
7. DINAMO 6 2 7 14-21 20
8. TIRANA 5 4 5 23-22 19
9. LUSHNJA 5 2 5 18-19 17
10. FLAMURTARI 5 2 6 14-15 17
11. TEUTA 4 4 5 13-17 16
12. APOLONIA 4 2 9 13-17 14
13. BESA 2 4 9 15-26 10



ndeshjet e ardhshme

LUSHNJA – DINAMO 10:00
SHKËNDIJA T. – SHKUMBINI 10:00
TEUTA – VLLAZNIA 10:00
BESA – ELBASANI 10:00
TIRANA – SHKËNDIJA D. 10:00
FLAMURTARI - APOLONIA 10:00
PARTIZANI -PUSHIM

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati i moshave

Post by fpjalmi » Mon, 09 Mar 2009 , 23:00

hallall u 17 te vllaznise se na nderune.

edhe 3 vjet vijn te vllaznia e madhe dhe ishalla tapo dijn me i majt

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kampionati i moshave

Post by Admin » Tue, 10 Mar 2009 , 02:53

U-17 jane tu na nderu , pa U-19 s'jane tu kene shume ne terezi....
Vllaznit Ultras

Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Kampionati i moshave

Post by Ujku » Tue, 10 Mar 2009 , 17:20

Dakort se jan tu na neru momentalisht
por kur te rriten me ardh te ekipi i madh
dru se bastardhohen se aty gjejn bastarda si ne grup si ne drejtiues

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati i moshave

Post by fpjalmi » Tue, 17 Mar 2009 , 00:06

Vllaznia bën detyrën, shkëputet plot 6 pikë

Kampionati bëhet formal, në Grupin e Veriut nuk luhet asnjë ndeshje. Shkumbini ngjitet pas humbjes së Elbasanit me Besën e vendit të fundit





Pergatiti: Jorgis Memo (Panorama Sport)
Shkodranët, kryesuesit e kampionatit superior të paratërinjve arritën dje një fitore të vyer në Durrës, por që ishte plotësisht e merituar. Në një ndeshje korrekte, ku vendosi goli i Erkoçeviçit në minutën e 50-të, Vllaznia luajti me autoritetin e kryesueses. Futbollistët e saj treguan teknikë të mirë në përdorimin e topit dhe në pasime. Në pjesën e parë, miqtë iu afruan disa herë portës së mbrojtur nga Morina, por shënuan vetëm në fillimin e 45 minutave të dyta. Sulmuesi Erkoçeviç, pasi depërtoi në thellësi të zonës, tribloi mbrojtësin Myftiu dhe shënoi golin e fitores. Reagimet e durrsakëve ishin të vakëta, edhe pse në një rast, nëse mesfushori Qesja do të ishte treguar më i vëmendshëm, mund të kishte barazuar. Me këtë trepikësh, Vllaznia forcon pozitat në vendin e parë. Duke lënë pas ndeshjen, trajneri i Teutës, Lutfi Sejdini, u shprehe se në ekipin që drejton, luajnë futbollistë të moshës 13-14 vjeçare, ku veçohet organizatori Dekavelli.
Bujar Qesja

As Teuta nuk i ndal shkodranët
Teuta – Vllaznia 0-1
Teuta: Morina, Myftiu (Ndoj 60’), Likmeta, Shahini, Tataveshi (Arbana 70’), Dekavelli, Memishaj, Çyrbja, Qesja, Hasani (Prela 72’), Petro (Muho 56’). Trajner: L.Sejdini
Vllaznia: Koleci, Rusi, Hotaj, Bushaj, Marku, Shaba (Demiraj 55’), Bardulla, Karakaçi (Papa 72’), Tafa, Djepaxhia, Erkoçeviç.
Trajner: E.Plori
Shënues: Erkoçeviç 50’
Gjyqtarë: K.Hakrama, E.Dyrmishi, D.Dikollari (Tiranë)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati i moshave

Post by fpjalmi » Tue, 17 Mar 2009 , 00:10

u 17 jane ne nji moment shum te mire dhe sot ndodhen 6 pike para vendit te dyte.

hallall tranierit por nuk e di a asht shkodran apo ja.

emri i tij simbas gazetes asht E.Plori por nuk kam idene se kush asht ky tranier.

nese din gja kush ju lutem te na e spjegojn ma poshte.

faleminderit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati i moshave

Post by fpjalmi » Tue, 17 Mar 2009 , 00:11

U 17

Java 18 (15.03.2009)
Lushnja – Dinamo 1-2
Shkëndija T. – Shkumbini 1-1
Teuta – Vllaznia 0-1
Besa – Elbasani 1-0
Tirana – Shkëndija D. 3-2
Flamurtari – Apolonia 1-1
Partizani pushim


Renditja
1. Vllaznia 12 2 2 41-10 38
2. Partizani 10 2 4 25-15 32
3. Shkumbini 9 2 6 21-25 29
4. Elbasani 9 1 7 22-18 28
5. Dinamo 7 2 7 16-22 23
6. Tirana 6 4 5 26-24 22
7. Shkëndija T. 6 3 8 22-24 21
8. Shkëndija D. 5 4 9 19-24 20
9. Teuta 5 4 6 15-18 19
10. Flamurtari 5 3 6 15-16 18
11. Lushnja 5 2 6 19-21 17
12. Apolonia 4 3 9 14-18 15
13. Besa 3 4 9 16-26 13

Java 19 (22.03.2009)
Dinamo – Partizani
Shkumbini – Teuta
Vllaznia – Besa
Elbasani – Tirana
Shkëndija D. – Flamurtari
Apolonia - Lushnja
Shkëndija T. pushim

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kampionati i moshave

Post by Admin » Tue, 17 Mar 2009 , 02:08

Aj asht Elvis Plori edhe asht Lezhjan me aq sa di une.
Hallall Plorit per punen e mrekullueshme qe asht tu ba me kta djem.
Ishalla ecin sa ma nelt.
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati i moshave

Post by fpjalmi » Tue, 17 Mar 2009 , 05:19

faleminders admin.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati i moshave

Post by Skodrinon » Thu, 19 Mar 2009 , 22:22

Plori a asht ai qi ka lujt me Vllaznine para disa vitesh apo asht tjeter?

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kampionati i moshave

Post by Admin » Thu, 19 Mar 2009 , 22:26

Skodrinon wrote:Plori a asht ai qi ka lujt me Vllaznine para disa vitesh apo asht tjeter?
Nuk e di, pa me duket se asht njaj.....
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati i moshave

Post by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 15:19

Dinamo-Partizani për paratërinj kthehet në “betejë”
Derbi i kryeqytetit degjeneron në grushte
Vllaznia, tani +9 pikë. Në grupe nuk luhet asnjë ndeshje


Dinamo-Partizani ka qenë një ndeshje që ka kaluar me probleme, teksa gjyqtari Dobruna ka pezulluar lojën për afro 10 minuta dhe është detyruar të largojë nga fusha me kartonë të kuq futbollistin Moçka për Dinamon dhe Mumajesin
për Partizanin. Incidenti ka nisur rreth minutës së 20- të, kur loja po zhvillohej në normalitet dhe të dyja ekipet
po kërkonin zhbllokimin e shifrave. Papritmas, në mesin e fushës ndodh një konfrontim masiv midis lojtarëve të të dyja skuadrave. Menjëherë në fushë hyjnë dy trajnerët respektivë, Dritan Mehmeti dhe Genc Mahmutaj, por edhe forcat e rendit nuk mjaftuan për të qetësuar situatën. Policia e paktë në numër e kishte pamundur për t’i bërë ballë turmës dhe zënkave në fushën e kompleksit “Dinamo”. Gjithashtu, në mes të kësaj katrahure, kanë hyrë edhe
prindërit e futbollistëve, të cilët kanë vazhduar “sqarimin” më pas, edhe jashtë rrethimit. Gjyqtari Dobruna ruajti gjakftohtësinë dhe me kompetencë nxori nga fusha dy iniciatorët e këtij sherri masiv, të ndodhur në mes të kryeqytetit, çka tregon edhe një herë tjetër problemet e mëdha që ka futbolli i moshave në Shqipëri.
Loja - Dinamo ka fituar derbin me Partizanin, falë golit të shënuar në minutat e fundit, nga sulmuesi Delia. Partizani e nisi mirë, duke dominuar në 20 minutat e para, por pa raste konkrete për shënim. Më pas, blutë përmirësojnë
lojën e tyre dhe hedhin vështrimin nga porta e Dibrës. Pjesa e parë nuk do të jetë pa gola, ndërsa në fraksionin
e dytë, loja bëhet më e bukur. Të kuqtë janë më kërkues dhe loja zhvillohet kryesisht në gjysmëfushën dinamovite. Këta të fundit luajnë me kundërsulme. Për Partizanin, Imami do të ketë një rast të artë shënimi, teksa shmang portierin dinamovit dhe dy mbrojtës, e më pas gjuan me të majtën, por topi përfundon mbi traun e Zhllimës. Sërish
do të jenë të kuqtë, por në momentin që duhej të kishin shënuar, e pësojnë nga një pakujdesi në mbrojtje. Delia me një kundërsulm shmang një mbrojtës dhe më pas portierin, ku me portën e boshatisur, nuk e ka të vështirë të shënojë. Pas këtij disavantazhi, Partizani përpiqet të barazojë, por nuk ia arrin. Përfundimisht, Dinamo merr një
trepikësh të rëndësishëm, ndërsa të kuqtë kanë meritë vetëm për lojën.

ALDO LIÇAJ Panorama Sport

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati i moshave

Post by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 15:32

PARATËRINJTË: SUPERIORJA / U-17

Kryesuesit
Shkodranët, si stërvitje ndaj Besës


Kryesuesit kanë qenë të pamëshirshëm kundër Besës, duke e mundur me rezultatin e thellë, 4-0. Për Vllazninë ishte një ndeshje e lehtë dhe tashmë pas hapit fals të të kuqve, diferenca me ta shtohen në +9 pikë. Kujtojmë që në fazën e parë, kavajasit i kanë marrë një barazim 2-2 kuqebluve. Megjithatë, dje miqtë rezistuan vetëm 20 minuta, kur Erkoçeviç kaloi shkodranët në avantazh. Epërsia e vendësve do të konkretizohej me golin e dytë të Djepaxhisë. Pjesa e
dytë ka qenë fotokopje e së parës, vetëm se kanë ndryshuar autorët e golave. Sinani fillimisht dhe Bardulla me 11-metërsh kanë vulosur fitoren e Vllaznisë, që vazhdon rrugën drejt titullit.

Admir Uruçi

VLLAZNIA-BESA 4-0
VLLAZNIA: Koleci, Bushaj, Hotaj, Marku, Shaba, Karakaçi, Bardulla, Tafa, Erkoçeviç, Djepaxhia, Puka.
(U aktivizuan: Gjoni, Ujka, Drini, Çela, Papa, Beluli, Lekaj, Sinani).
Trajner: E.Plori.

BESA: Sula, Biturku, Kazazi, Belba, Gjuzi, Duro, Idrizi, Muho, Trimi, Dumllaku, Hylviu.
Trajner N. Kashari

SHËNUES: Erkoçeviç 20’, Djepaxhia 35’, Sinani 70’, Bardulla 76 (11-m).

GJYQTARË: S.Pjetrushi, E.Bajrakurti, G.Koka (Lezhë)


JAVA 19-të (22.03.2009)
DINAMO – PARTIZANI 1-0
SHKUMBINI – TEUTA (TË MËRKURËN)
VLLAZNIA – BESA 4-0
ELBASANI – TIRANA 3-6
SHKËNDIJA D. – FLAMURTARI (SOT)
APOLONIA - LUSHNJA 3-0

RENDITJA
1. VLLAZNIA---- 13 2 2 45-10 41
2. PARTIZANI---10 2 5 25-16 32
3. SHKUMBINI--- 9 2 6 21-25 29
4. ELBASANI----- 9 1 8 25-24 28
5. DINAMO------- 8 2 7 17-22 26
6. TIRANA-------- 7 4 5 32-27 25
7. SHKËNDIJA T.- 6 3 8 22-24 21
8. FLAMURTARI-- 6 3 6 18-17 21
9. SHKËNDIJA D.- 5 4 9 19-24 20
10. TEUTA-------- 5 4 6 15-18 19
11. APOLONIA---- 5 3 9 17-18 18
12. LUSHNJA----- 5 2 8 20-27 17
13. BESA--------- 3 4 10 16-30 13

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati i moshave

Post by Skodrinon » Mon, 23 Mar 2009 , 15:42

SUPERIORJA / U-19

Besa bën surpriza, tani mund Vllazninë

Besa ka treguar edhe një herë tjetër se jo më kot është në vend
të parë. Ekipi kavajas, i drejtuar nga Bledar Sinella, dje ka
mundur jashtë fushe Vllazninë, me rezultatin 2-1. Kanë qenë dy
gola të Cikalleshit, që kanë bërë diferencën. Në minutën e 20-të,
sulmuesi kavajas realizoi nga goditja e dënimit, ndërkohë që
shkodranët u kundërpërgjigjën me Vojushin, i cili barazoi shifrat
pas goditjes së 11-metërshit. Pas shumë përpjekjesh, në pjesën
e dytë, miqtë arritën në minutën e 75-të të shënonin edhe golin
e fitores, po nëpërmjet një penalltie, që u realizua nga
Cikalleshi. “Eshtë një grup i talentuar lojtarësh. Këtë vit kemi
edhe mbështetjen e presidentit Nexhat Bizhdili. Impenjimi është
maksimal dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu,”- ka thënë për
“Panorama Sport” trajneri Sinella.
Admir Uruçi

Dy golat e Cikalleshit nderojnë kavajasit
BESA – VLLAZNIA 1-2
VLLAZNIA: Rexhepi, Zagani, Rexha, Puka, Grimci, Vojushi,
Rrustja, Mazija, Dalipi, Pirani, Muriqi. (U aktivizuan: Hasani,
Rehova, Kamberi, Karakaçi, Ademi). Trajner: N.Zhejani
BESA: Peza, Çopa, Belica, Krasniqi, Shala, Çelhaka, Rrokaj, Duka,
Shtini, Cikalleshi, Duro. (U aktivizuan: Selaci, Dedej, Kazazi, Kasa).
Trajner: B.Sinella
SHËNUES: Vojushi 35’ (11-m)\ Cikalleshi 20’, 75’ (11-m)
GJYQTARË: E.Hoxha, R.Pjetrushi, R.Çokaj (Lezhë)

JAVA 19-të (22.03.2009)
DINAMO – PARTIZANI 1-1
SHKUMBINI – TEUTA (TË MËRKURËN)
VLLAZNIA – BESA 1-2
ELBASANI – TIRANA 2-4
SHKËNDIJA D. – FLAMURTARI (SOT)
APOLONIA - LUSHNJA 2-2

RENDITJA
1. BESA---------- 11 3 4 33-14 36
2. LUSHNJA----- 10 3 3 29-16 33
3. PARTIZANI---- 9 5 4 27-20 32
4. TEUTA--------- 9 4 3 33-16 31
5. FLAMURTARI- 9 3 3 30-13 30
6. SHKUMBINI---- 9 3 5 31-23 27
7. SHKËNDIJA T.- 7 4 6 34-28 25
8. VLLAZNIA------ 6 3 8 25-24 21
9. DINAMO-------- 5 5 8 22-28 20
10. TIRANA-------- 5 4 8 25-23 19
11. ELBASANI----- 4 4 10 19-26 16
12. APOLONIA----- 3 3 12 20-53 12
13. SHKËNDIJA D.-- 2 2 14 14-55 8

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati i moshave

Post by GOLDIAN » Mon, 23 Mar 2009 , 21:47

urime 17 vjecarve
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionatet e moshave.

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:57

Vllaznia, tani +9 pikë. Në grupe nuk luhet asnjë ndeshje

SUPERIORJA / U-17
RENDITJA
SKUADRA F B H G+/- PIKË
1. VLLAZNIA 13 2 2 45-10 41
2. PARTIZANI 10 2 5 25-16 32
3. SHKUMBINI 9 2 6 21-25 29
4. ELBASANI 9 1 8 25-24 28
5. DINAMO 8 2 7 17-22 26
6. TIRANA 7 4 5 32-27 25
7. SHKËNDIJA T. 6 3 8 22-24 21
8. FLAMURTARI 6 3 6 18-17 21
9. SHKËNDIJA D. 5 4 9 19-24 20
10. TEUTA 5 4 6 15-18 19
11. APOLONIA 5 3 9 17-18 18
12. LUSHNJA 5 2 8 20-27 17
13. BESA 3 4 10 16-30 13
DINAMO – PARTIZANI 1-0
SHKUMBINI – TEUTA (TË MËRKURËN)
VLLAZNIA – BESA 4-0
ELBASANI – TIRANA 3-6
SHKËNDIJA D. – FLAMURTARI (SOT)
APOLONIA - LUSHNJA 3-0

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionatet e moshave.

Post by fpjalmi » Mon, 23 Mar 2009 , 23:58

Kryesuesit
Shkodranët,
si stërvitje
ndaj Besës
Kryesuesit kanë qenë të
pamëshirshëm kundër Besës,
duke e mundur me rezultatin
e thellë, 4-0. Për
Vllazninë ishte një
ndeshje e lehtë dhe tashmë
pas hapit fals të të kuqve,
diferenca me ta shtohen
në +9 pikë. Kujtojmë
që në fazën e parë, kavajasit
i kanë marrë një barazim
2-2 kuqebluve.
Megjithatë, dje miqtë rezistuan
vetëm 20 minuta, kur Erkoçeviç kaloi shkodranët
në avantazh. Epërsia e vendësve do të
konkretizohej me golin e dytë të Djepaxhisë. Pjesa e
dytë ka qenë fotokopje e së parës, vetëm se kanë ndryshuar
autorët e golave. Sinani fillimisht dhe Bardulla
me 11-metërsh kanë vulosur fitoren e Vllaznisë,
që vazhdon rrugën drejt titullit. Admir Uruçi

Post Reply