Merkato
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Ndreka, "zhdukja" e dyte!
Pas peripecive, qe shkatuan mungesen e lezhjanit per nje periudhe jo te vogel, Henri Ndreka ka luajtur te shtunen e kaluar ne miqesoren me Tiranen, madje, ne menyren me te shkelqyer, duke marre vleresime mjaft pozitive si per lojen e tij individuale, ashtu dhe si repart i mbrojtjes. Por, shtatlarti Ndreka, te nesermen, ne seancen stervitore te radhes, paraditen e se dieles, nuk ka qene prezent. Gjithsesi, mungesa e tij, edhe pse per momentin nuk eshte mirepritur, nuk eshte shoqeruar me ndonje koment me te gjate. Por, mosprania e tij per te dyten here ne stervitjen e kuqebluve, kete radhe ka krijuar shqetesim serioz. Jo thjesht per mungesen ne nje seance stervitore, por ne nje plan me te gjere, kur mendja te shkon per nje shkeputje me te gjate te lezhjanit Henri Ndreka nga perberja e Vllaznise. Burimet, per momentin jozyrtare, njoftojne se Ndreka mund te kete bere realitet firmosjen e kontrates me skuadren ukrainase, me te cilen u stervit ne Turqi ne ditet e para te janarit. Megjithese nga ana e drejtuesve te klubit Vllaznia nuk ka nje prononcim zyrtar ne lidhje me kete "zhdukje", gjasat jane qe largimi i dyte i lezhjanit te mbrojtjes shkodrane kete radhe ka shume mundesi te jete i perhershem, duke mos qene me pjese e Vllaznise per periudhen e mbetur te kampionatit. Nese do te ishte vertet keshtu, kjo do te perbente nje problem me vete per teknikun Dedja dhe skuadren ne teresi.

Henri Ndreka lë Vllazninë për Ukrainën
Në mënyrë krejt të papritur, ekipi i Vllaznisë nuk do të ketë më shërbimet e Henri Ndrekës. Lezhjani i njohur ka firmosur për ekipin ukrainas Vorllska të Polltavës dhe për rrjedhojë nuk do të jetë më pjesë e skuadrës shkodrane. Një lajm i tillë ka ardhur shumë i papritur për drejtuesit e Vllaznisë, të cilët mendonin se e kishin mbyllur një herë e mirë çështjen "Ndreka". Të paktën kështu kishte deklaruar edhe vetë lojtari një javë më parë, pas takimit që kishte pasur me zëvendëspresidentin Fushaj. Por në mbrëmjen e së hënës, një nga futbollistët që ka qëndruar më pranë lezhjanit, i ka thënë Dedjes lajmin se Ndreka kishte firmosur në Ukrainë. Natyrisht që nuk është ndier mirë, teksa ka dëgjuar për këtë gjë, megjithatë trajneri i kuqebluve i ka uruar fat mbrojtësit në eksperiencën e tij të re. "Natyrisht, unë do t'i uroja fat Ndrekës për këtë kontratë që ka firmosur, sepse është në të mirën e çdo sportisti të bëjë një karrierë të suksesshme jashtë vendit, sepse mundësitë për këtë i ka. Nga ana tjetër, nuk ka si të ndihem mirë kur më largohet një nga lojtarët kryesorë të ekipit, pikërisht atëherë kur i kam bërë planet me të në skuadër. Megjithatë, kësilloj gjërash po bëhen të modës në futbollin shqiptar," ka thënë trajneri Dedja. Nga ana tjetër, edhe vetë presidenti Çela duket se nuk ka shumë informacion në lidhje me këtë çështje. Numri 1 i klubit shkodran bën të ditur ndërkohë që lojtari nuk do të ketë asnjë pengesë për t'u larguar, ngaqë e tillë ka qenë kontrata e nënshkruar me të. "Ndreka ende nuk mund të quhet i larguar nga Vllaznia, përderisa nuk e ka marrë lejekalimin. Megjithatë, nëse ai ka vendosur të largohet, ne nuk do ta pengojmë, sepse kështu e kemi pasur kontratën me të. Në merkaton e dimrit ai nuk mund të largohej nga skuadra normalisht, duke paguar një shumë parash në arkën e klubit, aq sa është e nënshkruar edhe në kontratë," ka sqaruar Çela. Sakaq, një largim i tillë prish shumë plane të ekipit shkodran. Mungesa e Ndrekës aktualisht ka sjellë një "gropë" në skuadër, ngaqë nuk ka lojtar tjetër për ta zëvendësuar ashtu siç duhet. Pavarësisht nga kjo, tashmë Vllaznia duhet "ta fshijë" nga lista emrin e Ndrekës. Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë nga ana e trajnerit Dedja, por gjithsesi ai duhet t'i bëjë planet ndryshe, duke filluar që sot kundër Lushnjës.

Behet edhe pa Ndreken
Per mungesen e rendesishme qe Vllaznia do te kete sot ne repartin e mbrojtjes, Bokatola, edhe pse pranon se Ndreka ka qene nje pike shume e forte, jo vetem e ketij reparti, por edhe e gjithe skuadres, thote: "Ardhja e Telit pas turneut te Norcias eshte nje garanci per kete repart, sigurisht duke pasur ne krah edhe lojtare te tille Radusinovic dhe Hasani".

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Nigeriani Toçuku Nuabunuane, që prej një muaji stërvitet me Vllazninë, më në fund i ka mbyllur të gjitha problemet që ka pasur me Skënderbeun, duke marrë edhe lejekalimin prej kësaj skuadre. Kjo gjë i ka dhënë atij mundësinë të luajë për shkodranët, por para se të ndodhë kjo, natyrisht që lojtari nga Nigeria dhe menaxheri i tij do të duhet të bisedojnë me drejtuesit e Vllaznisë për kontratën. Siç është bërë e ditur edhe më parë, shkodranët i kanë ofruar një kontratë afatgjatë mesfushorit me tipare sulmuese dhe sot pritet për të parë nëse palët do bien dakord apo jo. Faktin që sot do të bisedohet për kontratën e ka bërë të ditur vetë Toçuku, i cili është i federuar me Vllazninë dhe nuk do të ketë probleme aktivizimi me këtë skuadër.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Ndreka, vizitë "blic" në Shkodër
Futbollisti lezhjan Henri Ndreka është kthyer nga Ukraina ku ndodhej prej më tepër se dy javësh dhe menjëherë ka udhëtuar drejt Shkodrës, teksa ka takuar dhe pirë kafe me disa nga shokët e skuadrës së tij te Vllaznia. Siç mësohet nga këta të fundit, mbrojtësi shtatlartë ka ardhur në Shqipëri për t'u pajisur me vizën përkatëse dhe më pas për të udhëtuar sërish drejt Ukrainës, ku pritet të luajë për skuadrën e Vorllska Poltavës. Por ndërkohë vetë Ndreka për "Sportin Shqiptar", përmes telefonit, është shprehur se ende nuk ka përfunduar asgjë me këtë skuadër dhe mbase një gjë e tillë do të vendoset në ditët e ardhshme. Ai ka pasur një kontratë njëvjeçare me Vllazninë me opsionin e largimit jashtë Shqipërisë në janar. Duke qenë kështu, mbrojtësi i njohur ka tentuar të gjejë një ekip jashtë vendit, por, me sa duket, përvoja në Ukrainë ende nuk është mbyllur ashtu siç ka dashur ai.

Radusinovic, dilemat per neser
Ashtu si edhe per pjesen tjeter te skuadres kuqeblu, sidomos ata jabanxhinj, edhe per malaziasin igor Radusinovic kane filluar pushimet. Por, perpara se te largohej nga Shkodra, ai ka pranuar me deshire te jape nje interviste per gazeten “Sport Ekspres”. Nje interviste interesante, sidomos per vendin ku u zhvillua bashkebisedimi, cka nuk ka kishte ndodhur me askend tjeter. Duke bere nje xhiro ne “pjacen” e Shkodres, krejt perbri rrojtores speciale, disa tifoze me thone se Igori eshte i ulur ne karrigen e berberit te njohur, Tafa. Pas pershendetjes me te, por edhe me mirekuptimin e te zotit te lokalit, duke u ndihmuar edhe nga shoqeruesi perkthyes i tij, shkodrani Agron Isufi (ai qe ka qene i kontratuar nga klubi Vllaznia per ta transportuar Radusinovicin cdo dite, nga Podgorica ne Shkoder e anasjelltas), i morem futbollistit malazias intervisten e meposhtme.
Igor, mos eshte kjo “qethja” e fundit ne Shkoder?
(Qesh) Po me pelen pyetja. Dhe, ashtu si m’u drejtove po te pergjigjem. Jo vetem berberi qe me sherben, por ne pergjithesi Shkodra me ka pelqyer se tepermi si qytet. Sido qe te shkojne punet, te pakten per t’u qethur dhe per te pare qytetin, duke takuar edhe miqte e mi te shumte qe kam zene ketu, do te jem serish ne Shkoder.
Nga pergjigja, duket se hidhet nje fare dyshimi qe Radusinovic te mos jete me pjese e Vllaznise. Sa e vertete eshte kjo?
Me falni, une nuk ju thashe se do te largohem. Por, meqe biseda po shtrihet ne kete drejtim, mund t’ju them se jam duke u pergatitur per nje largim.
Ka ndonje arsye qe do te largoheni?
Arsyeja e vetem eshte se menaxheret e mi me kane ofruar oferta te pelqyeshme, per te luajtur ne disa kampionate, si ne ate hungarez, polak, slloven dhe serb. Madje, ne kete drejtim punet kane avancuar, duke u derguar edhe kasetat filmike disa klubeve.
Deri ne c’mase kane avancuar levizjet per largimin nga Vllaznia?
Per te qene i sinqerte, duhet te pranoj se gjithcka eshte krejt ne fazen fillestare, por ajo qe me beri pesimist, per te qendruar apo jo me ne Shkoder, eshte vetem mbetja jashte Kupave te Europes. Ne rast se do ta fitonin Kupen e Shqiperise, gjerat do te shkonin krejt ndryshe, si per mua, ashtu edhe per titullaret e tjere, te cilet edhe ata mund te kene projekte si une.
Te kthehemi te sezoni qe sapo perfundoi. Cfare mund te thoni per te?
Eshte per t’u habitur, sesi Vllaznia, me tere ata lojtare cilesore qe ka patur ne gjirin e saj, te mos merrte rezultatet e kerkuara. Jemi shoqeruar me luhatje shume te medha, qe asnje nga ekipet e tjera te kampionatit nuk i ka patur. olerimet ne shume ndeshjee, sidomos ndaj skuadrave te rangut me te poshtem nga ne, na kane ndeshkuar rende. Mbetja jashte Kupave te Europes eshte e pafalshme per Vllaznine. Megjithate, duhet pranuar se gjate ketij sezoni ka patur edhe momente te mira, te cilat ne nje fare mase treguan forcat reale te Vllaznise.
Atehere, sipas jush, perse keto rezultate te dobeta?
Kesaj pyetjeje nuk me takon mua t’i pergjigjem. Jane te tjere ata qe japin konkluzionet. Une mund te them kete, madje edhe me kopetence, se kjo Vllazni nuk e meritonte te dilte pa gje ne kete sezon.
Personalisht, si e keni ndiere veten veten me fanellen kuqeblu?
Sinqerisht duhet te pranoj se kam kaluar dite mjaft te mira prane Vllaznise. Me kete rast eshte me vend t’u percjell nje falenderim te gjitheve, futbollisteve, stafit teknik, presidences, e cila ka qene korrekte me mua ne zbatimin e kontrates financiare, por ne vecanti per tifozerine, e cila me ka respektuar shume, duke bere ta ndiej veten si ne shtepine time. Por, ne keto falenderime nuk mund te la pa permendur edhe shoqeruesin tim personal, Agron Isufin, i cili me automjetin e tij, fale kontrates qe kishte lidhur me te klubi Vllaznia, me ka sherbyer pertej cdo detyrimi. Krahas transportit gati te perditshem ne te dy anet e kufirit (Podgorice Shkoder dhe Shkoder Podgorice), per te marre pjese ne seancat stervitore, ai ka qene si nje prind per mua ne Shkoder, duke me plotesuar te gjitha nevojat.
Me tere keto vleresime, duket se nuk ka shume vend ideja e largimit...
Sic e thashe edhe me pare, nese me ngacmon ndonje gje per t’u larguar, eshte mbetja jashte Kupave te Europes, sepse, me ju thene te drejten, isha pergatitur shpirterisht per pjesemarrjen ne nje kompeticion europian. Megjithate, nuk ka asnje cudi qe edhe te qendroj. Kjo varet nga bisedat qe do te kem me donatoret e Vllaznise. Qe prej humbjes se finales, nuk jam takuar me ta. Edhe ata kane te drejte te merziten, sepse humbin nga xhepat e tyre shuma te medha financiare pa marre asnje shperblim. Gjithsesi, pa u takuar me ta dhe pa ditur sesi e kane menduar ato vazhdimesine e tyre te Vllaznia, nuk mund te bej asnje koment me teper. Nese ata me japin garanci, Vllaznia eshte nje zgjedhje e mire per mua, aq me teper kur per nje sezon kalova nje pervoje jo te keqe me kete klub.

Sinani, në "pole-position" për Intertoton
"Më prisni në qershor". Kjo ka qenë fjala e dhënë drejtuesve të kuq nga Vioresin Sinani gjatë merkatos së janarit, kur Xhani e kërkonte me ngulm si përforcim të skuadrës. Në fakt, ka qenë një betejë e gjatë mes drejtuesve të kuq dhe atyre shkodranë çështja e transferimit në kryeqytet e Sinanit, që, nga ana e tij, nuk e ka fshehur dëshirën për të veshur fanellën e kuqe. Deri në orët e fundit të merkatos së janarit Xhani shpresonte ta bindte sulmuesin e talentuar të Vllaznisë të luante me Partizanin, por presidenti Çela vuri një çmim stratosferik, duke i mbyllur dyert transferimit të mundshëm të tij për në Tiranë. Tashmë kampionati ka përfunduar, gjithashtu dhe kontratat e futbollistëve të kampionatit shqiptar, që në shumicën e rasteve janë 1-vjeçare. Partizani do të luajë pas një muaji në Intertoto, por për një paraqitjeje sa më dinjitoze drejtuesit e kuq kanë deklaruar se do të bëjnë përforcime cilësore. Sigurisht, Sinani mbetet në "pole-position" për përforcimin e sulmit, që në këtë moment ka mbetur vetëm në duart e Abilaliajt. Nga burime pranë klubit të kuq mësohet se presidentët e Partizanit, Xhani e Angjeli, kanë nisur kontaktet me futbollistët e kampionatit shqiptar, që shihen si mundësi reale për përforcimin e skuadrës dhe Sinani është preferenca e tyre e parë. Madje synimi i presidentëve nuk është afrimi i futbollistit shkodran vetëm për Intertoton, por për gjithë sezonin e ardhshëm futbollistik. Vllaznia, në sezonin që sapo u mbyll, nuk arriti të fitonte asnjë trofe, edhe pse qe shumë pranë fitimit të Kupës së Shqipërisë, trofe që u ngrit lart nga bardheblutë. Me humbjen e finales së kupës shkodranët sfumuan edhe mundësinë për të luajtur në Europë. Ky realitet e favorizon afrimin e Sinanit te Partizani, që do të marrë pjesë në Europë nëpërmjet Intertotos. Dëshira e vetë futbollistit e drejtuesve të kuq dhe mundësia që i jepet Sinanit për të luajtur në Europë e bëjnë më të mundshme transferimin e tij në Tiranë, gjë që mund të ndodhë së shpejti. Starova do ta rinisë së shpejti stërvitjen, për t'u përgatitur sa më mirë për Intertoton, kështu që organika e futbollistëve duhet të jetë sa më e kompletuar. Presidentët kanë premtuar përforcime, që sigurisht do të bëhen shumë shpejt.

Sinani: Jo vetem per Intertoto
Sulmuesi shkodran i Vllaznise, Vioresin Sinani, shume shpejt do te jete pjese e te kuqve. Keshtu, pertej zerave qe qarkullojne apo edhe deshires se presidences se kuqe per ta patur ne skuader “bomberin” e mirenjohur te kuqebluve, ka qene vete Sinani qe dje, permes telefonit, e ka pranuar nje gje te tille. “Po, eshte e vertete”, ka thene “Viori”, i cili ka pohuar se, maksimumi keto dy tre dite, do te jete ne Tirane per te biseduar dhe per te mbyllur perfundimisht ate, qe deri tani vetem flitet. “Nuk eshte se kam firmosur, por do te jem keto dite ne klubin Partizani dhe do te flas me drejtuesit. Nese do te biem dakord, atehere, pse te mos firmos me te kuqte?”, ka pohuar shkodrani. Madje, vete Sinani sqaron se kontrata e tij me Vllaznine ka perfunduar dhe ai tani eshte nje futbollist i lire. “Nuk kam asnje “borxh” me Vllaznine, qofte nga ana kontratuale, ashtu edhe nga ajo morale. Nuk me eshte bere asnje kerkese per rinovim nga ana e klubit shkodran, por, edhe sikur kjo te ndodhte, une nuk mendoj se do te qendroj me ketu. U kam thene drejtuesve te “demave” qe ne janar se do te vij tek Partizani dhe dua qe te pakten te tregohem nje njeri i beses”, ka shtuar goleadori i Vllaznise. Nderkohe, i pyetur nese do te jete te te kuqte vetem per aventuren e Intertotos, apo edhe me tej, ai ka prere shkurt: “Nese do te firmos, do ta bej per te gjithe sezonin tjeter e jo vetem per dy, apo kater ndeshje ne Europe”. Te premten, Sinani pritet te mberrije ne Tirane, per te biseduar shtruar me dy presidentet e klubit kryeqytetas.
Por, edhe dy futbolliste, te cilet kane luajtur kete sezon ne skuadra te kategorise superiore, do te rikthehen ne “shtepine e vjeter”. Fjala eshte per sulmuesin e Beses, Romeo Hamzaj, i cili dje ka mberritur ne klubin e kuq dhe ka biseduar me drejtuesit per nje rikthim te mundshem, ndersa tjetri eshte mbrojtesi tiranas i Shkumbinit, Fatjon Tafaj, edhe ky ish lojtar i Partizanit, qe ka biseduar me drejtuesit dhe eshte ne prag te firmosjes se nje kontrate me ta.

Sinani: Oferta e Partizanit më pëlqen
Prej kohësh mendon të nisë një aventurë të re, natyrisht larg Vllaznisë së tij të zemrës, por gjithmonë e ka mbajtur të lidhur qyteti i tij, skuadra për të cilën ai ka bërë jo pak dhe shumë gjëra të tjera. Por tashmë duket se ka ardhur momenti për të menduar ndryshe. Sezoni që sapo u mbyll ka lënë një shije të keqe te të gjithë, pa përjashtuar këtu as Vioresin Sinanin, që duhet pranuar se edhe për të nuk ka qenë ndër sezonet më të mira. Për rrjedhojë, është duke menduar largimin nga Shkodra. Destinacioni i tij duket i sigurt, Partizani. Drejtuesit e këtij të fundit kanë kohë që e dëshirojnë një lojtar të tillë në radhët e ekipit të tyre, por deri më tani ajo nuk është realizuar. Tani gjërat po marrin një rrjedhë krejt tjetër. Lojtari dhe presidenti i të kuqve Xhani janë takuar të martën pasdite në Tiranë dhe kanë biseduar pikërisht për këtë lëvizje. Sinani e pranon këtë gjë dhe për "Sportin shqiptar" shprehet: "Eshtë e vërtet që jam takuar me presidentin Xhani dhe ai edhe një herë tjetër më ka bërë ofertën për të luajtur me Partizanin. Paraprakisht më ka pëlqyer oferta e tij, por ende nuk i kam kthyer përgjigje pozitive. Do të takohemi edhe një herë gjatë këtyre ditëve dhe nuk është çudi që edhe të firmos kontratën që do të më afrojnë. Një gjë është e sigurt: unë nuk do të shkoj të luaj me Partizanin vetëm për Kupën Intertoto. Nëse realizohet kjo lëvizje, do të jetë për gjithë sezonin."
Pra, sikurse shihet, kapitenit kuqeblu i pëlqen një aventurë e re, larg Shkodrës, ndoshta edhe sepse ka ambicie për t'u shpallur sërish kampion. Duke e parë disi të pamundur realizimin e kësaj dëshire me Vllazninë, Sinani duket se sheh te Partizani ekipin e duhur për trofe. Nisur edhe nga emri i madh i ekipit të kuq, por edhe nga oferta e këmbëngulja e Xhanit, duhet thënë se Vioresin Sinani i ka bërë gati valixhet.

Me cfar lojtarsh den me i ba ... Sinani nje nder simbolet e Vllaznise po shkon tek Partizani, per momentin flitet vetem per intertoto por sinani ka than qe edhe per kampionatin ka shume mundesi qe te rrije me Partizanin !!vllaznia1919 wrote:Tjeta juj!
Sot kishte thane presidenti jon i (Dashtun ) qe do te bajni nji super ekip vitin e ardhshem.Ta shofim se per rrena te presidences jena kampion shqipniet.
Bokotola ka ik, si edhe ska met asifije i knaqun...
Sdi se ku den me i gjet lojtart presidenca per me ba superekipin, lene qe hala spo merret vesht se ca pa bahet me presidencen ku as ata vete se kan vendos se ca dojn me ba !!!
Ishalla nderhym me force bashkia e ja si heren e pare edhe i jep zgjidhje ksaj situate ne mnyr qe emri i Vllaznise te shkoj atje ku i takon .
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Vllaznia, sy e veshë nga presidenca
Në radhët e kuqebluve ajo çfarë dëgjohet më tepër këto ditë të hapjes së merkatos është vetëm fjala largim. Kur presidenca e klubit ende nuk po bën asnjë hap për të filluar punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm (ata mendojë ta bëjnë këtë gjë në ditët e para të qershorit), disa prej lojtarëve më të mirë të Vllaznisë kanë bërë gati "valixhet". Themi kështu, sepse kanë nisur tratativat e disa ekipeve për t'i pasur në gjirin e tyre këta lojtarë, ndërkohë që vetë protagonistët e kësaj çështjeje vetëm presin. Kështu, Sinani është para një dileme të madhe, teksa pas Partizanit thuhet se edhe Tirana ka kërkuar shërbimin e tij. Kapiteni shkodran është në mëdyshje, ngaqë nuk e ka të lehtë të vendosë. Pas tij është mbrojtësi Admir Teli, i cili kërkohet nga thuajse të gjitha ekipet e elitës, duke filluar me Elbasanin, Tiranën e Partizanin. I kërkuar është edhe mesfushori Belisha, i cili e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të kaluar te ndonjë prej ekipeve që sivjet do të luajë në kupat e Europës. Lista e lojtarëve që duan të largohen, apo më mirë që janë "të joshur" nga ofertat, shtohet edhe me të njohurin Suad Lici. Për të, me shumë të ngjarë do të kemi sërish një rikthim tek ekipet e kryeqytetit, pse jo te Tirana, ekip me të cilin është shpallur dy vjet rresht kampion. Nga ana tjetër, edhe tre prej të huajve që ishin pjesë e Vllaznisë në sezonin që sapo lamë pas, pikërisht kongolezi Bokatola, malazezi Radusinoviç dhe braziliani Leandro kanë shfaqur dëshirën për t'u larguar nga Shkodra. Madje Bokatola është e sigurt që nuk do kthehet më të luajë në "Loro Boriçi" pas mosmarrëveshjeve që ka pasur me drejtuesit shkodranë. Për të thuhet se kanë shfaqur interes Partizani, Elbasani, por edhe Flamurtari ambicioz i sapongjitur në superligë. Nga ana tjetër, Radusinoviçi po shikon me mjaft kujdes mundësinë e firmosjes së ndonjë kontrate në futbollin hungarez. Sa për brazilianin Leandro, bëhet e ditur se ai ka marrë oferta nga Elbasani, por edhe Flamurtari. Të gjithë këta emra natyrisht që janë shumë, duke qenë se, po të largoheshin të gjithë nga Vllaznia, asaj do t'i hapeshin shumë "gropa". Megjithatë, vetë presidenca shkodrane nuk është shfaqur shumë e shqetësuar nga këto lajme. Pjesëtarë të saj janë shprehur se futbollistët janë të lirë të kontaktojnë me të gjitha ekipet dhe më pas do t'u bëjnë ofertat e tyre. Nëse palët bien dakord, atëherë mund të kishim kontrata të tjera për kuqeblutë aktualë. Nga sa shihet, ajo që na bën më shumë përshtypje është se asnjëri nga futbollistët aktualë të Vllaznisë ende nuk ka firmosur për asnjë ekip tjetër. Ata presin në radhë të parë presidencën e kuqebluve, për të parë se çfarë do të bëjë. Por ndërkohë shumë e paqartë është edhe situata me disa futbollistë shkodranë, që janë gati të rikthehen te skuadra e tyre e zemrës. Deklarata e Salihit, golashënuesit më të mirë të kampionatit, se e pret një ofertë nga Vllaznia, për të vendosur më pas se ku do luajë, është vërtet një lajm i mirë për kuqeblutë. Që do të thotë se, nëse presidenca vendos "të zgjidhë qesen", skuadra do të mbushet me lojtarë cilësorë. Sa i takon mbrojtësit Kraja, që sezonin e fundit luajti me Besën, ekziston dëshira e tij për t'u rikthyer, por çdo gjë varet nga oferta që do t'i bëhet. Në të njëjtat pozita mund të jenë edhe dy shkodranët e Elbasanit, Osja e Kaçi, të cilët mund të jenë të gatshëm të veshin sërish fanellën kuqeblu, por vetëm pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve. Në këtë mënyrë, më parë se ta përqendrojë vëmendjen te tregu malazez, presidenca shkodrane ndoshta duhet t'i zgjidhë këto çështje që nuk presin shumë.

Bokatola firmos per Dinamon
Nje levizje e befasishme nga ana e presidentit te Dinamos, Besnik Sulaj, ka dhene si rezultat nenshkrimin e kontrates se pare te klubit blu per sezonin e ri. Ka qene mesfushori kongolez, Ricard Bokatola, “gjahu i pare” i bluve ne “sofren” e perforcimeve, si per kupen UEFA ashtu edhe per kampionatin e ardhshem. Dje, ne oret e vona te mbremjes, numri 1 i Dinamos dhe kongolezi kane hedhur firmen mbi kontraten 2 vjecare, qe e ben ish mesfushorin e Vllaznise lojtare te skuadres blu. “Rici”, sic e therrasin ne mjediset futbollistike Bokatolen, ka perfunduar kontraten me Vllaznine dhe ne te tilla kushte kishte filluar te kerkonte “stacionin” e ri ne nje skuader tjeter. Ne te vertete, Bokatola kishte kontaktuar javen e kaluar me presidentin e Partizanit, Xhani, per te pare mundesine e bashkepunimit midis tij dhe klubit te kuq, por deshira e drejtuesve te “demave” ishte qe mesfushori kongolez te provohej nga Starova ne ndeshjet e kupes Intertoto, perballe Etnikos Achnos te Qipros, me pas te shkohej ne kontrate sezonale. Rici e hodhi poshte kete “ofeze”, qe sipas tij i beri presidenca e kuqe, duke u shprehur per •Sport Ekspres”: “Kam mbetur i “shokuar” nga takimi me presidentin e Partizanit. Ai me kerkoi qe une te provohesha nga trajneri Starova, si te isha fillestar, fillimisht ne ndeshjet e Intertotos dhe me pas te shikonim mundesine e nenshkrimit te nje kontrate me te gjate. Si ka mundesi qe te provohet Bokatola, i cili njihet mire ne kampionatin shqiptar?”. Nga ana tjeter, duke qene midis ofertes se Partizanit, por dhe te atyre te ardhura nga Besa dhe Flamurtari, kur kampionia e kategorise se pare i ka ofruar 25.000 euro per ta veshur kuqezi, Rici ka preferuar te vishet blu, ndersa ka nenshkruar kontraten e bashkepunimit me Dinamon, ne mjediset e “Taivanit”. Keshtu, kongolezi Bokatola eshte lojtari i pare i huaj qe nenshkruan per Dinamon ne merkaton per sezonin e ardhshem.

Futbollistet nuk e vene “ujin ne zjarr”
Keshtu si po flitet, tek Vllaznia duket se do te mbesin vetem te rinjte. Por, sa mund te jene krejt te verteta keto fjale qe qarkullojne lidhur me largimin e lojtareve kuqeblu, po aq mund te jene edhe thjesht thashetheme, apo te sajuara me qellim. E themi kete, sepse ne kontaktet direkte qe kemi thuajse cdo dite me secilin prej tyre, nuk ballafaqohesh fare me nje fakt te tille, aq sa behet e kryer ne opinion, apo ne mediat e ndryshme sportive. Me aq sa kemi kuptuar prej tyre, deri tani, gjithnje nese kemi arritur te depertojme brenda planeve qe ata kane ndertuar per te ardhmen e karrieres se tyre, mund te themi se asnjeri prej tyre as qe e ka vene “ujet ne zjarr” per t’u larguar nga Vllaznia. Te pakten keshtu shprehen, ndersa mundet qe dicka edhe te “kurdisin”. Po t’i pyesesh nje e nga nje, secili te thote: “Nese Vllaznia me fron kushte te mira financiare, krahasuar me ndonje klub tjeter, nuk ka pse te largohem!”.

Elbasani ofertë Leandros, Vllaznia refuzon
Një nga futbollistët më të mirë të Vllaznisë, braziliani Leandro da Silva, ka marrë zyrtarisht një ofertë para pak ditësh nga presidenti i Elbasanit, Arben Laze, për të luajtur me skuadrën e tij sezonin tjetër. Siç bëhet e ditur nga burime pranë lojtarit, oferta i është bërë edhe në prani të presidentit të Vllaznisë, Agron Çela. Kjo ngaqë mesfushori brazilian ka një kontratë me kuqeblutë deri në fund të tetorit të këtij viti dhe për të prishur këtë kontratë sigurisht që duhej marrë pëlqimi i presidencës kuqeblu. Vetëm për prishjen e kësaj kontrate thuhet se janë afruar 10 milionë lekë, por presidenti Çela e ka refuzuar ofertën. E gjitha kjo ka ardhur ngaqë vetë drejtuesit e Vllaznisë e shohin Leandron si një nga pikat kyçe të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm. Ai tashmë prej disa ditësh ka udhëtuar drejt Brazilit për të pushuar pranë familjes së tij dhe ka deklaruar se do kthehet në Shqipëri pas një muaji.