Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:23

Cana i dëmtuar në gju, i gatshëm kundër Hungarisë


Trajneri i Marsejes, Erik Gerets: "“Lorik Canën nuk e thirra as në bankinë. Unë besoj se mora vendimin e drejtë pasi ai pati sërish një problem të vogël në gju, por do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e fundjavës (kundër Nantës në “Velodrome”).





Lorik Cana, kapiteni i Olimpikut të Marsejës, nuk ishte në radhët e skuadrës së tij në kualifikimin dramatik me Ajaksin në Kupën UEFA (2-2), të vendosur pas kohës shtesë në Amsterdam (rezultati i përgjithshëm 4-3 për Marsejën).

Në fakt, mungesën e mesfushorit shqiptar, autori i një goli të mrekullueshëm të dielën e kaluar në fitoren 3-1 kundër Paris Sën Zhermenit në “Park de Princes”, e sqaron vetë trajneri i Marsejës, Erik Gerets, i cili po përjeton një nga momentet më të mira si trajner të klubi i vetëm francez që ka mundur të fitojë Ligën e Kampioneve.

“Lorik Canën nuk e thirra as në bankinë. Unë besoj se mora vendimin e drejtë pasi ai pati sërish një problem të vogël në gju, por do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e fundjavës (kundër Nantës në “Velodrome”).

Marseja po kalon një moment shumë të mirë, pasi në katër ditë arriti të fitojë në Paris, të ngjitet në vendin e dytë e të kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës UEFA, duke eliminuar një emër të madh si Ajaksi, njëherësh edhe skuadra tretë holandeze e eliminuar nga francezët.

“Kemi jetuar më shumë se një javë të bukur. E meritojmë të pimë një birrë të mirë”, - është shprehur trajneri Gerets për mediat e ndryshme franceze, duke theksuar rëndësinë e punës së mrekullueshme që ka bërë stafi mjekësor i klubit për të rikuperuar lojtarët e dëmtuar, përfshirë edhe Lorik Canën, i cili mungoi për më shumë se dy muaj pas dëmtimit në gju.

Trajneri i Ajaksit, Marko van Basten, u shpreh i kënaqur për lojën e ekipit të tij, pavarësisht se rezultati përfundimtar ishte kundër holandezëve: “Nëse do ta merrnit në konsideratë faktin, që ne luajtëm me disa lojtarë që normalisht nuk do ta meritonin të ishin në formacionin startues, edhe pse jemi të eliminuar, ne largohemi me kokën lart dhe me një ndjenjë kënaqësie. Nëse hedhim një vështrim prapa ne kemi bërë ndeshje të mirë. Mendoj se e dominuam dhe e kontrolluam lojën, por jo deri në fund. Krijuam shumë shanse të mira. Gjithsesi eliminimi është i hidhur dhe djeg”.

Në takimin kundër Marsejës, golin e dytë të Ajaksit e realizoi shqiptari me pasaportë serbe Miralem Sulejmani, që i çoi më pas skuadrat të luanin shtesat, në të cilat Marseja shënoi golin e barazimit 2-2 dhe siguroi kualifikimin.

Ndeshja midis Ajaksit e Olimpikut të Marsejës u ndoq nga më shumë se 3.7 milionë teleshikues në Francë, ndërkohë që ajo midis Lionit e Barcelonës në Ligën e Kampionëve nga 8.1 milionë teleshikues. Delegacioni i Olimpikut të Marsejës u prit në aeroportin e qytetit nga qindra tifozë, të cilët përshëndetën heronjtë e tyre pas kualifikimit në Kupën UEFA në Amsterdam.

Pas ndeshjes të së shtunës në kampionatin francez, Lorik Cana (35 ndeshje me Kombëtaren shqiptare) do të mbërrijë në Shqipëri për të qenë në dispozicion të trajnerit Ari Han për ndeshjet ndërkombëtare kundër Hungarisë e Danimarkës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:24

Çmimet e biletave Shqipëri-Hungari


Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Hungari janë dukshëm më të ulura në raport me ndeshjen Shqipëri-Suedi.





Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditura çmimet e biletave për ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Hungari, të programuar më datë 28 mars 2009, ora 20:30 në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa".
Federata me politikën e saj të çmimeve të lira synon kthimin e tifozëve dhe mbështetjen e tyre pas barazimit të zbehtë pa gola në Maltë.

Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Hungari janë dukshëm më të ulura në raport me ndeshjen Shqipëri-Suedi. Kundër suedezeve një biletë në tribunat qendrore (A dhe B) kushtonte 5000 lekë, ndërsa tani për Shqipëri-Hungari ato janë reduktuar në 3000 lekë. Në tribunë qendrore karshi (D2) çmimi i biletave nga 2000 lekë në Shqipëri-Suedi është “transformuar” në 700 lekë në Shqipëri-Hungari.

ÇMIMET

Tribuna A dhe B 3000 lekë
Tribuna D2 700 lekë
Tribuna D1 dhe D3 500 lekë
Tribuna C dhe E 200 lekë


E Enjte, 19 Mars 2009

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:27

Hyka jashtë kombëtares, Bushati e merr te Shpresat

Në kohën e trajnerit Oto Baric ishte “violinë e parë” në ekipin kombëtar, ashtu si edhe në fillim të “epokës Han”. Por, pas ndeshjes miqësore me Hungarinë, ku u zëvendësua, nuk e pa më fanellën kuqezi. Më parë kishte provuar të shënonte edhe një gol me kombëtaren, në miqësoren me Lihtenshteinin, e fituar nga Shqipëria 2-0 në Tiranë. Kalimi tek Mainzi në Bundesligën 2 gjermane, nuk shkoi si duhej për lojtarin e talentuar shqiptar. Shumë pak hapësira aktivizimi në fillim, pastaj vetëm qëndrim në stol, i kushtuan ekipin kombëtar Hykës. Trajneri Han nuk e grumbulloi më, për disa ndeshje, ashtu sic bëri edhe për dy ndeshjet e radhës, me Hungarinë në Tiranë dhe Danimarkën, në transfertë. Në këto kushte, duket se trajneri i ekipit Shpresa, Artan Bushati, nuk ngurroi ta ftojë për dy ndeshjet eliminatore në prag, me Skocinë. Ftesa iu nis fantazistit menjëherë pasi trajneri Han shpalli listën e kombëtares, në të cilën nuk figuronte Hyka. Kësisoji, ai rikthehet sërish në ekipin kombëtar Shpresa, duke qenë pjesë e tij për dy ndeshjet me Skocinë. Hyka u shtohet lojtarëve të tjerë kuqezinj, të cilët trajneri Bushati i ka publikuar në listën e tij, disa ditë më parë, dhe që është si më poshtë:



Shpetim Moçka Flamurtari

Sulejman Hoxha Apolonia

Renato Malotaj Partizani

Ditmar Bicaj Belasitsa Petrich

Franc Veliu Flamurtari

Bazjon Tragaj Besa

Sabien Lilaj Tirana

Emiljan Vila Teuta

Enco Malindi Spartak Varna

Erando Karabeci Partizani

Vilfor Hysa Teuta

Ahmed Januzi Vorskla

Polizoi Arbri Bylis

Alban Dashi Partizani

Semiran Çela Angers

Brian Filipi Ravena

Jozef Thana Teuta

Renato Hyshmeri Elbasani

Olsi Teqja Kastrioti

Ergys Sorra Tirana

Migel Metani Tirana

Ardit Shehaj Flamurtari

Jahmir Hyka FC Mainz

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:29

Nuk bëj polemika, por Han duhet të më sqarojë”
21 Mars Erion Bogdani nuk e ka pëlqyer aspak mosgrumbullimin në Kombëtare



“Princi i Epirit”: Tani do të fokusohem tek Kievo dhe të bëj një paraqitje sa më të mirë me të





Kur ka mësuar lajmin se emri i tij nuk është në listën e ekipit kombëtar, për dy ndeshjet, atë me Hungarinë dhe me Danimarkën, duket se në një moment e gjithë Bota i ka rënë në kokë sulmuesit të kombëtares shqiptare, Erion Bogdanit. Kështu, vetëm dy ditë pas golit të parë të sezonit, ndaj Lacios, në Serinë A, “Pinci i Epirit” që deri dje ka marrë vetëm komplimenta në Itali, e ka gjetur veten jashtë Kombëtares vetëm në disa minuta. Nuk ka ditur se ç’të thotë, madje ka mbetur i shtangur, aq sa në fillim nuk e ka besuar një gjë të tillë. “Nuk e kuptoj se përse nuk jam grumbulluar”, ka thënë ai në një intervistë për Vizion Plus dje. “Unë jam një lojtar profesionist dhe sigurisht që nuk kam ndërmend të bëj asnjë polemikë, sepse nuk jam njeri polemikash. Madje mendoj se për një gjë të tillë është më mirë që të merrni dhe të pyesni vetë trajnerin Han”, ka vijuar Bogdani. Ndërkohë, “bomberi” shqiptar i Serisë A italiane, ka shtuar: “Sigurisht që nuk më vjen mirë. Sepse asnjërit nuk i vjen mirë kur e shikon veten jashtë kombëtares. As mua, e as Kapllanit nuk i vjen mirë sepse trajneri Han të paktën duhet të na i kishite thënë arsyet. Mua për vete nuk më ka shpjeguar asnjeri asgjë deri tani. E thashë edhe njëherë, nuk dua polemika, por të paktën Han duhet të më kishte shpjeguar një arsye dhe të më kishte sqaruar”.

Përsa i përket vazhdimësisë së tij, Bogdani ka thënë: “Tani? Do të fokusohem tek skuadra ime e Kievos, për ndeshjen që kam me Palermon. Më pas kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Një ndaj Milanit dhe tjetrën ndaj Juventusit dhe duhet të paraqitem sa më mirë për këto përballje. Sepse, tani primare për mua është që të shpëtoj skuadrën nga rënia dhe të shënoj sa më shumë gola të mundem deri në fund të sezonit”, ka mbyllur i mërzitur Bogdani, që ende nuk e beson se ka mbetur jashtë.



Kapllani - Sulmuesi i Karlsruhes në Bundesligën 1 gjermane, Edmond Kapllani, reagoi ashpër gjatë një interviste për televizionin shqiptar “Vizion Plus” për mosthirrjen e tij nga ana trajnerit Ari Han. “Jam i zhgënjyer pasi e prisja të thirresha në Kombëtare. E ndjej që jam në formë të mirë dhe ndoshta mund ta ndihmoja pak a shumë ekipin. Me (trajnerin) Ari Han nuk kam pasur ndonjë një bisedë telefonike apo diçka tjetër për ta ditur se çfarë problemi ekziston, apo se çfarë duhet të bëj që të jem në Kombëtare”, - tha Edmond Kapllani, i cili nuk u thirr edhe në ndeshjen kundër Maltës. Goli i fundit zyrtar i Edmond Kapllanit me fanellën e Kombëtares është ai kundër Rumanisë në humbjen 6-1 në Bukuresht për eliminatoret e Kampionatit Europian (atëherë Shqipëria drejtohej nga kroati Oto Bariç), ndërsa në një ndeshje miqësore është ai në fitoren 2-0 kundër Lihteshtejnit (nën drejtimin e Ari Hanit).

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:39

Kjo është një nga skuadrat më “të reja” të viteve të fundit
Mosha mesatare e kuqezinjve, 26.8 vjeç

Mosha mesatare e përfaqësueses
shqiptare është
ulur ndjeshëm. Ari Hani ka
vazhduar rrugën e nisur nga
kroati Oto Bariç dhe pas
ardhjes së tij, disa futbollistë
si Bushi, Haxhi apo Dede,
nuk kanë gjetur më vend në
radhët e kuqezinjve. Në listën
e 23 lojtarëve që do të grumbullohen
për dy ndeshjet e
radhës kundër Hungarisë
dhe Danimarkës, mosha mesatare
e lojtarëve është 26.8
vjeç. Aspak keq, nëse u referohemi
shifrave të tri apo katër
viteve më parë. Megjithatë, ky
është edhe një risk për teknikun
Ari Han, i cili duket se
pas barazimit me Maltën,
nuk e ka më të sigurt vendin
në përfaqësuese. Në rast
humbjeje me Hungarinë,
tekniku ka pak gjasa të vazhdojë
të qëndrojë në krye të
përfaqësueses shqiptare.
Lënia jashtë e Bogdanit dhe
Kapllanit, shton padyshim
presionin mbi të. Ai ka vendosur
t’ua besojë sulmin
lojtarëve të rinj si Salihi, Berisha,
Sukaj e Memelli, por kjo
mund të rezultojë një thikë me
dy presa, sepse në rast dështimi,
kritikat do të jenë akoma
më të forta. Në radhët e
kuqezinjve më i vjetri është
kapiteni Altin Lala (34), ndërsa
më të rinjtë janë Samir Ujkani
(21) dhe Gilman Lika
(22). Reparti që ka pësuar më
shumë “modifikime” në
listën e publikuar së fundmi,
është ai i sulmit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:40

Çështja e sulmit/ Ish-trajnerët kuqezi, kritika holandezit
Bogdani e Kapllani,
“ish”-ët kundër Hanit
Medin Zhega i del në krah tranierit, por jo Demollari e Duro

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:40

Ish-trajnerët e Kombëtares
shqiptare
janë të përçarë përsa
i përket lënies jashtë të dy
sulmuesve, Erjon Bogdanit
dhe Edmond Kapllanit.
Tekniku shkodran, Medin
Zhega, icili e ka drejtuar
skuadrën kuqezi nga 6 shkurti
i vitit 2000 deri më 6
qershor të vitit 2001, i jep të
drejtë Ari Hanit për zgjedhjet
që ka bërë, pasi dy sulmuesit
nuk janë aktivizuar
rregullisht gjatë këtij sezoni.
“Mendoj se Ari Hani
nuk mund të kritikohet për
zgjedhjet që ka bërë.
Bogdani dhe Kapllani nuk
janë aktivizuar gjatë këtij sezoni
dhe ai e ka pasur të
vështirë t’i shohë dhe të krijojë
një ide të qartë për
formën e tyre. Të dy së bashku
kanë shënuar një gol dhe
kjo është shumë pak.
Megjithatë, duhet pranuar
fakti se të dy lojtarët stërviten
në skuadra të rëndësishme
dhe luajnë në kampionatet
elitare të Evropës
dhe me kombëtaren mund të
bëjnë diferencën”, ka thënë
Zhega për “Panorama
Sport”.
Kundër Hanit
Sulejman Demollari, ishtekniku
i kuqezinjve në periudhën
(01.09.2001-
17.04.2002), e ka quajtur të
çuditshëm vendimin e Ari
Çështja e sulmit/ Ish-trajnerët kuqezi, kritika holandezit
Bogdani e Kapllani,
“ish”-ët kundër Hanit
Medin Zhega i del në krah teknikut, por jo Demollari e Duro
JETMIR HALILAJ
Hanit për të lënë jashtë
Bogdanin e Kapllanin.
“Bogdani vjen pas një goli
të rëndësishëm dhe po tregon
se është rikthyer në
formë. Ai është një lojtar me
peshë, që arrin të bëjë repart
i vetëm. Nëse Hani i referohet
paraqitjes së tij me Hungarinë,
edhe kjo nuk është e
drejtë, sepse në atë takim, e
gjithë skuadra shqiptare u
paraqit dobët. Personalisht
më duket e çuditshme kjo
zgjedhje dhe mendoj se të
paktën Bogdani duhej të ishte
i grumbulluar”, ka thënë
Demollari. Në të njëjtën linjë
është edhe ish-asistenti i Oto
Bariçit, Shpëtim Duro. Ky i
fundit ka thënë se Shqipëria
nuk e ka luksin që të lërë jashtë
lojtarë si Bogdani, Kapllani
apo Hyka. “Vërtet nuk
kanë shkëlqyer në këtë sezon,
por Bogdani, Kapllani
dhe Hyka stërviten në
skuadra shumë të forta. Shqipëria
nuk e ka luksin të
privohet nga këta futbollistë.
Ata janë futbollistë me
peshë dhe duhet kujtuar se
kundër Suedisë dhe Maltës,
kombëtarja jonë mori katër
pikë duke pasur në fushë
Bogdanin e Hykën. Kapllani
gjithashtu, është një alternativë
shumë e mirë për sulmin
dhe gjithnjë i ka ecur me Kombëtaren.
Mendoj se këta
lojtarë duhet të ishin. Sa për
Memellin, më vjen mirë që e
ka grumbulluar, sepse e
meriton”, është shprehur
Duro. Ndërkaq, ish-tekniku
i kuqezinjve, Astrit Hafizi, i
cili e ka drejtuar Kombëtaren
gjatë periudhës (09.11.1996-
09.10.1999) nuk ka dashur të
komentojë zgjedhjet e trajnerit
holandez. “Nuk mendoj
se është mirë të komentoj
zgjedhjet e Ari Hanit. Ai e di
mirë se çfarë bën dhe mban
përgjegjësi për çdo gjë. Vetëm
pas ndeshjes mund të jap një
vlerësim për zgjedhjet e tij”,
ka thënë Hafizi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:43

ZHEGA

“Ari Hani nuk mund te
kritikohet për zgjedhjet që
ka bërë. Bogdani dhe Kapllani
nuk janë aktivizuar
gjatë këtij sezoni dhe ai e
ka pasur të vështirë të krijojë
një ide të qartë për
formën e tyre”.





DEMOLLARI

“Nëse Hani i referohet
paraqitjes së Bogdanit me
Hungarinë, edhe kjo nuk
është e drejtë, sepse në atë
takim, e gjithë skuadra shqiptare
u paraqit dobët.
Personalisht më duket e
çuditshme kjo zgjedhje”.

DURO

“Vërtet nuk kanë shkëlqyer,
por Bogdani, Kapllani e
Hyka stërviten në skuadra
shumë të forta. Shqipëria nuk
e ka luksin të privohet nga ata.
Kundër Suedisë dhe Maltës
mori 4 pikë, duke pasur në
fushë Bogdanin e Hykën”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:44

RREZIKU I KARTONËVE
Gjysma e formacionit të Kombëtares shqiptare duhet
të jenë shumë të kujdesshëm ndaj Hungarisë. Lala,
Cana, Skela, Beqiri, Lila dhe Vrapi janë ndëshkuar në
ndeshjet e kaluara. Duke ditur rëndësinë dhe peshën
që kanë këta futbollistë në ekipin përfaqësues, duhet të
tregohen të kujdesshëm, pasi mungesa e tyre, do të ishte
një minus shumë i madh për kuqezinjtë në takimin
kundër Danimarkës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:44

Torgele: Një humbje në Tiranë, katastrofë
Sulmuesi i Hungarisë, Sandor
Torgele, është plotësisht i
bindur se skuadra e Ervin Kumanit
do të triumfojë edhe në
Tiranë. Autori i një prej golave
që pësoi Shqipëria në humbjen
2-0 në Budapest, ka thënë për të
përditshmen hungareze,
“NezmetiSport”, se Shqipëria
është një skuadër e mirë, por
hungarezët janë një ekip më i
konsoliduar. “As nuk e mendoj
fare humbjen me Shqipërinë. Do
të ishte vërtet katastrofë për ne.
Megjithatë, do të bëjmë gjithçka
për të mos humbur në Tiranë.
Jam i ndërgjegjshëm se në
grupin tonë kualifikues, duke
përjashtuar këtu Maltën, nuk
ka asnjë skuadër, ndaj të cilës
konsiderohet e fituar ndeshja.
Të gjitha janë të denja për njëratjetrën.
Të gjithë luftojnë për një
qëllim, kualifikimin për në finalet
e ‘Afrika 2010’. Të paktën
matematikisht, nisur nga
situata në grup, secili ka të
drejtë të besojë e ëndërrojë
Botërorin. Padyshim, unë nuk
e shikoj Hungarinë dhe Shqipërinë
si pretendentet e
grupit, por së paku, besoj te 4
pikë në dy ndeshjet e radhës,
me Shqipërinë dhe Maltën do
t’i marrim”, është shprehur
sulmuesi që aktivizohet në
Bundesligën 2 me Augsburgun.
Ai i shënoi golin e parë
Shqipërisë në ndeshjen që u
luajt më 11 tetor në Budapest.
Torgele shënoi në minutën e 36-
të me anë të një goditjeje me
kokë, duke kapur të papërgatitur
mbrojtjen kuqezi. Deri në
atë moment, Torgele kishte pohuar
se nuk kishte arritur të
shënonte asnjë gol, madje edhe
në seancat stërvitore.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Sat, 21 Mar 2009 , 19:37

Beqiri: Çdo ndeshje është si një finale
21/03/2009 10:55

I filloi eliminatoret e Botërorit 2010 si “out-sider”, por pesha e tij në radhët e Kombëtares shqiptare e kuptua
shumë shpejt nga trajneri Ari Han.
Bëhet fjalë për Elvin Beqirin, që pas rikthimit prej dëmtimit të tmerrshëm, vazhdon të jetë një prej pikave të forta të mbrojtjes kuqezi.

Aktualisht i impenjuar me Vllazninë në luftën për titullin në Kategorinë Superiore, 28-vjeçari e kthen për
një moment vëmendjen te dy takimet ndërkombëtare. Më 28 mars në “Qemal Stafa” mbërrin Hungaria, ndërsa katër
ditë më pas përfaqësuesja jonë udhëton drejt Danimarkës, për t’u përballur me skuadrën e drejtuar nga Morten
Olsen. “Janë dy sfi da shumë të vështira”, deklaroi Beqiri për “Shqip”.

“Në fakt,në takimet ndërkombëtare nuk ka asnjë kundërshtar të lehtë, por mendoj se tashmë kemi hyrë në fazën delikate të këtyre eliminatoreve. Tani, çdo ndeshje për ne do të jetë si një finale”. Edhe pse nuk i pëlqen të bëjë llogari, për mbrojtësin shkodran që në të kaluarën ka luajtur në Rusi, Izrael dhe Ukrainë, katër pikë në këto dy sfida do të ishin një rezultat perfekt.

“Përpara çdo ndeshjeje skuadra ka objektivat e saj. A mund të marrim katër pikë? Natyrisht që ky do të ishte rezultati ideal. Megjithatë, jam i mendimit se nuk duhet të bëjmë llogari përpara kohe”, vazhdoi ai.

“Zakonisht nuk na ndihmojnë shumë parashikimet.Preferoj që t’ia lemë gjithçka fushës. Ne thjesht duhet të impenjohemi maksimalisht për të marrë rezultat si me Hungarinë, ashtu edhe me Danimarkën.Për më tepër që futbolli i sotëm është i paparashikueshëm dhe mund të ndodhin shumë surpriza. Kjo Kombëtare ka treguar se mund të marrë rezultate pozitive pavarësisht emrit të kundërshtarit”.


Të shtunën e ardhshme në Tiranë mbërrin e vetmja skuadër që u ka shkaktuar kuqezinjve humbje në pesë ndeshje
të luajtura në Grupin 1 eliminator. “Hungarezët kanë një ekip të mirë, me lojtarë që luajnë nëpër të gjithë Evropën, për më tepër edhe ata kanë një trajner që vjen nga shkolla holandeze”, shtoi Beqiri.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Sun, 22 Mar 2009 , 09:23

Kombëtarja fshin kufijtë e Shqipërisë me Kosovën


Në listën anti-Hungari janë 17 lojtarë nga Shqipëria e 6 nga Kosova. 7 qytete shqiptare në Kombëtaren A, Tirana mbizotëron me 5 futbollistë


Me 17 lojtarë nga Shqipëria e 6 nga Kosova, Kombëtarja shqiptare e futbollit është mëshirimi më i mirë i realizimit të “ëndrrës së madhe” për një “Shqipëri të madhe” apo “Shqipëri etnike”, siç përdoret zakonisht nga shqiptarët që banojnë përtej kufijve të “Atdheut amë’, Shqipërisë zyrtare. “Albania” hedh një vështrim shumë specifik për të parë jo vetëm “gjeopolitikën” e vendlindjes së 23 lojtarëve të thirrur nga holandezi Ari Han për sfidat e rëndësishme kundër Hungarisë (28 mars, në Tiranë) e Danimarkës (1 prill, në Kopenhagen), por dhe të “garës brenda qyteteve shqiptare” të origjinës së futbollistëve. Parë në një vështrim të shpejtë, Kosova, shteti më i ri i botës, i shkëputur tragjikisht nga Shqipëria në vitin 1913, ndihet në një farë mënyre “kolona vertebrale” e përfaqësueses sonë gati 100 vjet më pas, në vitin 2009. Në të katër repartet “administrative” të Kombëtares, nga porta e deri te sulmi, Kosova përfaqësohet me të paktën një ose dy lojtarë: dy në portë (Arian Beqaj, Saimir Ujkani), dy në mbrojtje (Armend Dallku, Debatik Curri), një në mesfushë (Lorik Cana) dhe një në sulm (Besart Berisha).



PORTA
Nga tre portierë të thirrur nga Ari Han, trajneri i katërt i huaj i “epokës Duka” pas italianit Xhuzepe Dosena, gjermanit Hans Peter Brigel e kroatit Oto Bariç, dy prej tyre janë nga Kosova. Arian Beqaj (37 ndeshje me përfaqësuesen) ka lindur në Prizren (20 gusht 1976) dhe me një karrierë futbollistike në Shqipëri (Partizani), Greqi (Ionikos, Ofi Kretë) e Qipro (Anorthosis Famagusta). Beqaj është shndërruar në një nga portierët më të mëdhenj të Shqipërisë, së bashku me rekordmenin absolut përsa i përket numrit të ndeshjeve ndërkombëtare Foto Strakoshës (73 ndeshje), Perlat Mustës, Qemal Voglit, Dodë Tahirit (portierit të parë të Kombëtares shqiptare).
Samir Ujkani (asnjë ndeshje), portieri i talentuar shqiptar, me një të kaluar në Belgjikë (Anderleht U-19) e tani në radhët e Palermos në Serinë A në Itali, ka lindur në Vuçiterën të Reshnikut të Kosovës, më 5 korrik 1988. Ujkani mori pasaportën shqiptare në majin e vitit 2007, vetëm pak ditë përpara se ai të mbronte portën e Shqipërisë U-21 përballë Italisë (1 qershor 2007, të humbur 4-0).
Isli Hidi, portieri që mbrojti të paprekur portën në ndeshjen kundër Maltës (0-0), ka lindur në Tiranë më 15 tetor 1980 (sa për statistikë, në këtë ditë ka lindur kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha). Tiranasi shtatlartë (8 ndeshje me Kombëtaren) e ka kaluar “jetën e tij futbollistike” në Shqipëri, Qipro e Ukrainë, ku luan aktualisht me Krivbasi Krirog.

MBROJTJA
Armend Dallku (29 ndeshje, 1 gol) është përfaqësues i Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Dallku (i lindur, më 16 qershor 1983) ka luajtur me Prishtinën, përpara se të debutonte në Shqipëri me Elbasanin e në Ukrainë me Vorsklës, ku është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm.
Debatik Curri, futbollisti polivalent dhe e ardhmja e futbollit modern shqiptar. Curri (21 ndeshje, 1 gol) ka lindur në Prishtinën e bukur, më 28 dhjetor 1983. Luan në Premier Ligën ukrainase me Vorskla Poltavën, ku dallohet si golashënues, ndërkohë që kulmi i karrierës së tij është goli spektakolar i shënuar kundër Holandës, më 11 tetor 2006 në kualifikueset e Ruro 2008, njëherësh edhe goli i vetëm shqiptar kundër “portokallinjve”.
Elvin Beqiri, zbulimi i trajnerit gjerman Hans Peter Brigel, është një ndër katër përfaqësuesit e futbollit shkodran në Kombëtaren aktuale. Mbrojtësi, i lindur në Shkodër, më 27 shtator 1980, ka një karrierë të gjatë ndërkombëtare që nis nga Shqipëria, vazhdon me Ukrainën, Rusinë e Izraelin. 41 ndeshje ndërkombëtare për të.
Admir Teli, botërisht i famshëm për shkak të kartonit të kuq të marë pas një ndërhyrjeje kundër futbollistit më të mirë në planet, Kristiano Ronaldo, ka lindur në Shkodër, më 2 qershor 1981. Katër ndeshje me përfaqësuesen, por me një karrierë në Shqipëri (Vllaznia, Tirana, Elbasani), Turqi (Hacetepe) e Azerbajxhan (Karabakh).
Kristi Vangjeli, mbrojtësi dinak, i cili nxorri jashtë loje holandezin Robin van Persi, është i vetmi përfaqësues i futbollit korçar. Vangjeli (i lindur më 5 shtator 1985) luan që nga viti 2003 me skuadrën greke, Arisi i Selanikut.
Andi Lila, mbrojtësi i talentuar i Tiranës, është “pinjoll” i Besës i Kavajës. I lindur më 12 shkurt 1986 në Kavajë, Lila (5 ndeshje si kuqezi) ka pasur edhe një aventurë të shkurtër në Selanik, me Iraklisin.
Endri Vrapi, mbrojtësi i Elbasanit, të cilin Han nuk harron kurrë ta ftojë në përfaqësuese, ka lindur në Tiranë, më 23 maj 1982. I formuar te Partizani, Vrapi ka luajtur gjatë karrierës së tij të re edhe me Lushnjën, Elbasanin, Teutën e Tiranën.


MESFUSHA
Lorik Cana (35 ndeshje), futbollisti më i shtrenjtë shqiptar në Europë dhe kapiteni i Olimpikut të Marsejës në Francë, ka lindur në Prishtinë, më 27 korrik 1983. Seks-simboli i futbollit francez dhe ylli i padiskutueshëm i sportit shqiptar në arenën ndërkombëtare, ka katër nënshtetësi: shqiptare, kosovare, zvicerane e franceze.
Altin Lala, kapiteni i Kombëtares shqiptare (70 ndeshje), ka lindur në Kavajë, më 18 nëntor 1975 . “Xhuxhi luftarak” e “besniku i përjetshëm” i Hanover 96 në Gjermani është një tjetër lojtar me dy nënshtetësi: shqiptare dhe gjermane, ndërkohë që është martuar me një italiano-gjermane. Është lojtari më i “moshuar” i Kombëtares aktuale, 33-vjeç.
Ervin Skela, i lindur në Vlorë më 17 nëntor 1976, numëron tetë ekipe në Gjermani dhe dy në Shqipëri. Fantazisti (59 ndeshje, 10 gola) ka dhe nënshtetësi italiane e në karrierën e tij ndodhet edhe Askoli i Serisë A.
“Ndërkombëtari” Klodian Duro edhe pse ka lindur në Elbasan, më 21 dhjetor 1977, është me origjinë nga Përmeti. Mesfushori “poliedrik” (55 ndeshje) ka një karrierë të pasur futbollistike me katër nga klubet më të mëdha në Shqipëri: Elbasani, Vllaznia, Tirana, Partizani, por dhe në Turqi, Gjermani e aktualisht në Qipro (me Omonian).
Mesfushori i majtë Ansi Agolli (ka lindur në Tiranë, më 11.10.1982) është përfaqësuesi tipik i kryeqytetit shqiptar dhe rekordmenëve të Shqipërisë, Tiranës. Me tre ekipe në Shqipëri (Tirana, Apolonia e Elbasani) dhe tri skuadra jashtë vendit: Nojshatëll Ksmaks e Lucern (të dyja në Zvicër) e Vaasa në Finlandë, 26-vjeçari dallohet për temperamentin e tij impulsiv në 8-të ndeshjet e luajtura me përfaqësuesen.
Ervin Bulku është një tiranas tipik. I lindur më 3 mars 1981 në Tiranë, “Uku” përveç dashurisë së tij të madhe, klubit të futbollit Tirana, është duke shijuar edhe aventurën me Krivbasin në Ukrainë.
Dorian Bylykbashi (lindur më 8 gusht 1980 në Elbasan) është kapiteni i Krivbasit në Ukrainë. Pasardhësi i Ervin Skelës ka luajtur në Shqipëri me Elbasanin, Vllazninë e Partizanin. I pari e thirri Brigel, më pas Bariç e tani Hani.
Elis Bakaj, lojtari më i shtrenjtë në merkaton e brendshme shqiptare (100 mijë euro kushtoi transferimi i tij nga Partizani te Dinamo) ka lindur më 25 qershor 1985. Bakaj mban edhe rekordin shqiptar si lojtari më i ri që është aktivizuar në një ndeshje ndërkombëtare, vetëm 16 vjeç 330 ditë???????????????? në ndeshjen Partizani-Makabi Netanjau (Kupa Intertoto, 2002).
Gilman Lika konsiderohet si “Sabah Bizi” i ri i futbollit shkodran. I lindur më 31 janar 1987 në djepin e “topkëmbës” shqiptare, Lika (i preferuari i Hanit) luan aktualisht në Turqi me Hacetepenë.

SULMI
Besart Berisha (13 ndeshje, 2 gola) është dhe lojtari me më shumë eksperiencë ndërkombëtare në vijën e parë të Shqipërisë. I lindur në Prishtinë (29 korrik 1985), Besarti ka një eksperiencë ndërkombëtare “anglo-saksone” (Gjermani-Angli) dhe “nordike” (Danimarkë-Norvegji).
Hamdi Salihi (10 ndeshje, 1 gol), i mbiquajtur “Gerd Myleri” shqiptar, ka cilësi sa të Vioresin Sinanit dhe po aq të Medin Zhegës. Salihi ka lindur në Shkodër, më 19 janar 1984, por përveç Vllaznisë së tij ka shijuar edhe Tiranën (Shqipëri), Panionos (Greqi) e SV Ried (Austri).
Xhevahir Sukaj (1 ndeshje) konsiderohet si një tjetër “dhuratë” e Vllaznisë për përfaqësuesen shqiptare. Sulmuesi shkodran ka lindur më 5 tetor 1987, në Shkodër. Vllaznia e Elbasani janë ekipet e tij në Shqipëri, ndërsa Hacetepe për një periudhë 6-mujore në Turqi.
Migen Memelli, golashënuesi më i mirë aktual i kampionatit shqiptar (14 gola) ishte surpriza e madhe e Hanit, pasi tekniku holandez la jashtë Erion Bogdanin. Memelli ka lindur më 25 prill 1980 në Pogradec, por ka në “biografinë” e tij sportive përveç Skënderbeut, Elbasanit, Teutës, Kastriotit, Laçit e Tiranës, edhe Bran Bergenin në Norvegji e Gaisin në Suedi.

Trajneri
Ari Han është i vetmi i huaj i përfaqësueses së Shqipërisë. Tekniku karizmatik holandez ka lindur më 16 nëntor 1948 në Finstervolde të Holandës. Më parë ka drejtuar ekipet Kombëtare të Kinës dhe Kamerunit.

“HARTA” E LOJTARËVE KUNDËR HUNGARISË E DANIMARKËS

Portierë
1.Arian Beqaj Prizren, Kosovë
2.Isli Hidi Tiranë, Shqipëri
3.Samir Ujkani Vuçitern, Kosovë

Mbrojtës
4.Andi Lila Kavajë, Shqipëri
5.Armend Dallku Prishtinë, Kosovë
6.Debatik Curri Prishtinë, Kosovë
7.Kristi Vangjeli Korçë, Shqipëri
9.Endrit Vrapi Tiranë, Shqipëri
9.Elvin Beqiri Shkodër, Shqipëri
10.Admir Teli Shkodër, Shqipëri

Mesfushorë
11.Ansi Agolli Tiranë, Shqipëri
12.Lorik Cana Prishtinë, Kosovë
13.Altin Lala Kavajë, Shqipëri
14.Ervin Skela Vlorë, Shqipëri
15.Gilman Lika Shkodër, Shqipëri
16.Ervin Bulku Tiranë, Shqipëri
17.Dorian Bylykbashi Elbasan, Shqipëri
18.Elis Bakaj Tiranë, Shqipëri
19.Klodian Duro Elbasan, Shqipëri

Sulmues
20.Hamdi Salihi Shkodër, Shqipëri
21.Xhevahir Sukaj Shkodër, Shqipëri
22.Besart Berisha Prishtinë, Kosovë
23.Migen Memelli Pogradec, Shqipëri

Trajner
Ari Han Holandë

17
futbollistë të Kombëtares kanë lindur në Shqipëri

6
lojtarë të thirrur nga Han janë me origjinë nga Kosova

5
kuqezinj kanë lindur në kryeqytetin shqiptar, Tiranë

4
futbollistë përfaqësojnë Shkodrën në Kombëtaren A
7
qytete shqiptare përfaqësohen në listën anti-Hungari e Danimarkë

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Tue, 24 Mar 2009 , 20:36

fpjalmi wrote:Torgele: Një humbje në Tiranë, katastrofë
Sulmuesi i Hungarisë, Sandor
Torgele, është plotësisht i
bindur se skuadra e Ervin Kumanit
do të triumfojë edhe në
Tiranë.
Nuk e kuptoj ky lojtar qe aktivizohet ne ligen 2 te Hungaris si ka arritur me i ba kombetares 2 gola i cili per 1 sezon ishte pjes e Panathinaikos ne te cilen klubi grek u zhgenjya jasht mase duke e larguar automatikisht.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Tue, 24 Mar 2009 , 20:37

"Stadiumi i ka mbyllur dyert ekipit kombëtar"

Sërish përplasje mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe stadiumit kombëtar "Qemal Stafa". Shkak këtë herë është bërë moslejimi i drejtuesve të këtij impianti që kombëtarja të zhvillojë një seancë stërvitore aty. "Ne kemi bërë një shkresë ku e njoftojmë më programin stërvitor të kombëtares dhe më pas kemi marrë një përgjigje negative", drejtori i marëdhënieve me publikun në FSHF, Tritan Kokona. Në fakt, drejtuesit e stadiumit pretendojnë se stërvitja e përfaqësueses shqiptare ditën e enjte dhe e Hungarisë të premten, do ta dëmtojnë tapetin e gjelbërt të tij. Për këtë çështje, FSHF i ka dërguar një letër edhe ministrit përkatës të sporteve Ardian Turku, ku i kërkon që të ndërhyjë me autoritetin e tij në qetësimin e gjendjes. Zakonisht, ekipi kombëtar zhvillon një stërvitje në stadiumin e ndeshjes përpara saj. Kjo, me qëllim ambientimin me terrenin që i pret kur të luhet takimi.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Miri » Tue, 24 Mar 2009 , 20:39

Nuk e di si presim nje fitore nga kombetarja e cila nuk lejohet te bejne stervitje ne Qemal Stafa!!!!!!!
Vetem ne Shqiperi ndodhin xheste te tilla :( :(

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Wed, 25 Mar 2009 , 17:35

Miri wrote:Kombëtarja fshin kufijtë e Shqipërisë me Kosovën
+


"Stadiumi i ka mbyllur dyert ekipit kombëtar"


=
:idea: :arrow: :| :?: :!: :wink: :roll: :twisted: :evil: 8) :lol: :x :P :oops: :cry: :? :shock: :o :( :) :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 04:39

Arian Beqaj: “Te marrim tri pike me Hungarine”


Kosovari: “Ndeshja e parë i përket të kaluarës, kjo një sfidë e re”. Portieri Arian Beqaj është njëri nga gjashtë lojtarët kosovarë të përfaqësueses kuqezi të thirrur për përballjet e dyfishta kundër Hungarisë të shtunën e Danimarkës katër ditë më pas në transfertë





Portieri Arian Beqaj është njëri nga gjashtë lojtarët kosovarë të përfaqësueses kuqezi të thirrur për përballjet e dyfishta kundër Hungarisë të shtunën e Danimarkës katër ditë më pas në transfertë. “Mbrojtësi ekstrem” do të ketë përpara tij në të gjithë gjatësinë e fushës një “pemë kosovare”, pasi në mbrojtje luajnë Armend Dallku e Debatik Curri, në mesfushë Lorik Cana dhe në sulm Besart Berisha.

Pasuesi i denjë i rekordmenit absolut përsa i përket numrit të ndeshjeve ndërkombëtare Foto Strakoshës (73 ndeshje), por dhe një plejade të shquar portierësh që kanë mbrojtur katërkëndëshin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si Perlat Musta, Jani Kaçi, Qemal Vogli, Sulejman Maliqati, Mikel Janku, vlerësohet si një nga pikat më të forta të Kombëtares, çka i jep një siguri edhe lojës së skuadrës në prapavijë.

32-vjeçari Arian Beqaj (37 ndeshje me përfaqësuesen), falë edhe karrierës së tij në Greqi (Ionikos, Ofi Kretë) e Qipro (Anorthosis Famagusta), ku me ekipin qipriot luajti edhe në fazën e parë të grupeve të Ligës së Kampioneve, ka një përvojë të çmuar, që e tregoi edhe me mospësimin e golave nga lojtarë të kalibrit botëror si Kristiano Ronaldo i Portugalisë apo Zlatan Ibrahimoviç i Suedisë.

Beqaj është aktivizuar vetëm në katër nga pesë ndeshjet e Shqipërisë pasi ka munguar për shkak të dëmtimit në barazimin e Maltës (0-0), duke ia dorëzuar çelësat e portës Isli Hidit, i cili pati edhe një të kaluar në Qipro me Alki Larnakën. Në fakt, dy golat e vetëm që ka pësuar Shqipëria (dhe Beqaj, jo për faj të tij) janë ato në humbjen 2-0 kundër Hungarisë.

Beqaj, munguat në ndeshjen kundër Maltës për shkak të një dëmtimi. A e ndieni veten 100 për qind gati për ndeshjen kundër Hungarisë?

Sigurisht. Ishte një dëmtim, që më la larg fushave për një kohë të gjatë. Ishte hera e parë në karrierën time që ngela kaq gjatë. Janë gjëra që ndodhin në futboll. E rëndësishme është që tani jam rikthyer. Jam 100 për qind.

Në takimin e parë kundër Hungarisë kemi humbur 2-0, ku kemi pësuar edhe humbjen e vetme në këto eliminatore. Çfarë duhet të ndryshojë Shqipëria, sipas jush, në takimin e kthimit?

Mendoj se nuk duhet t’i rikthehemi gjatë atij takimi. E rëndësishme është që tani ne kemi rastin t’ua kthejmë reston. Kemi një ndeshje tjetër kundër tyre, një ndeshje, që, për mendimin tim, është ndeshja më e rëndësishme në këto eliminatore për Shqipërinë. Në rast fitoreje, sigurisht që objektivi i parë, ai i vendit të katërt, do të ishte më i afërt. Në rast se do të arrijmë fitore, atëherë edhe gjërat e tjera do të shkonin më mirë.

Në Kombëtare mungon Bogdani.

Ju e dini që ai është një nga miqtë e mi më të mirë. Është një lojtar me potencial, një futbollist që ka dhënë gjithmonë maksimumin për ekipin kombëtar. Është profesionist. Unë e konsideroj si pjesë të ekipit përfaqësues. Në të vërtetë, për këtë do të ishte më mirë të pyesnit për këtë vendim që ka marrë. Unë besoj se në ndeshjet e tjera do të jetë, pasi mendoj se është shumë i nevojshëm për ekipin.

Ju ishit në Maltë, por nuk luajtët, ndërkohë që Shqipëria nuk arriti të merrte një rezultat. Nisur nga ky fakt, çfarë vështirësish mendoni se ndodhën me ekipin?

Po të shohësh në të gjitha ndeshjet, kur Shqipërisë i është kërkuar të kontrollojë lojën, të krijojë volum loje kemi vështirësi. Është më e lehtë për ne të luajmë me ekipe, që i presim (të na sulmojnë) e të luajmë në kundërsulm. Gjithsesi, mendoj se nuk ia vlen më të ndalemi te kjo gjë (te Malta). E rëndësishme është të futemi në lojë e të marrim maksimumin, të jemi të përqendruar 100 për qind. Të japë secili nga ne maksimumin. Në rast se ne do të japim ato çfarë ne kemi si lojtarë, mund të arrijmë te suksesi.

Kombëtarja vjen pas dy ndeshjesh pa shkëlqim, kur kemi parasysh barazimin me Azerbajxhanin (1-1, miqësore) dhe me Maltën (0-0, zyrtare). A mos ndodheni në presion rezultati?

Është normale që përsa kohë luan futboll ke presion rezultati. Kjo ndodh edhe në ekipet ku luajmë, por dhe në ekipet kombëtare. Nuk ma do mendja se ka futbollist që të luajë futboll për të mos fituar. Dhe kur luan për të fituar, gjithmonë presioni është më i lartë.

Si është gjendja në skuadër?

Sigurisht, është një moment që duhet të bëjmë kthesën e duhet fituar. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë, pasi, siç dihet, kemi dhe një ndeshje tjetër të vështirë kundër Danimarkës. Besoj se do të jemi në një ditë të mirë. Atmosfera është shumë e mirë në ekip. Ka optimizëm në skuadër. Por këtë duhet ta shprehim në fushë.

A mendoni se skuadra duhet ta kthejë më shumë vëmendjen nga krijimtaria në lojë për të shënuar?

Këto janë gjëra teknike për të cilat flet vetëm trajneri. Megjithatë, për mua e rëndësishme është që ekipi të fitojë. Pastaj, se si fiton, me më shumë lojë sulmuese apo me më pak lojë sulmuese, ka pak rëndësi. Në rast se i bën të dyja, edhe të fitosh, edhe të dhurosh spektakël, kjo do të ishte ideale. Por, e rëndësishme, e përsëris, është që ekipi të fitojë.

Cili është objektivi i Shqipërisë në këto eliminatore?

Fillimisht, objektivi i Kombëtares ka qenë vendi i katërt. Dihet që përveç Maltës e Hungarisë, kundërshtarët e tjerë janë skuadra shumë të forta dhe me eksperiencë të madhe jo vetëm se janë kualifikuar, por dhe kanë marrë pjesë edhe në finalet e kampionatet botërore e europiane. E përsëris, objektivi i Shqipërisë është vendi i katërt, pastaj çdo gjë që mund të arrihet më tepër është sukses i madh. Pas Maltës, nëse do të arrijmë vendin e katërt, do të ishte një sukses.

A do të arrijë Shqipëria të grumbullojë pikë me dy shifra në këto eliminatore?

Unë mendoj se gjërat duhet t’i shohim realisht. Duhet theksuar një gjë, se jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan, njerëzit duan të arrijnë një gjë, nga një ditë në tjetrën. Nuk është e lehtë. Do kohë. Do shumë punë. Pastaj, nëse do të grumbullojmë pikë me dy shifra, apo vendi i tretë, apo të pretendojmë të kualifikohet në finalet e një Europiani, apo Botërori, do të vijë në kohën e duhur. Duhet të punohet me një strategji. Me një objektiv.

Cilat janë, sipas jush, avantazhet e Shqipërisë në ndeshjen kundër Hungarisë?

Në radhë të parë, ne luajmë në fushën tonë. Do të kemi mbështetjen e tifozëve tanë. Ky është një avantazh për çdo ekip kudo në botë. Nëse ne futemi dhe japim maksimumin tonë e vlerat më të mira që kemi si grup e si futbollistë, mund të arrijmë fitoren. Fakti që edhe Cana e Lala luajnë (munguan kundër Maltës) është një tjetër avantazh. Po të shohësh ndeshjen e parë kundër Hungarisë, unë mund të them se ishte e barabartë. Nuk ishte një ndeshje për t’u humbur. Pas pësimit të golit të parë, morëm një goditje dhe aty humbëm si ekip. Megjithatë, ndeshja a parë tashmë i përket të kaluarës. Kjo është një ndeshje e re.

A keni frikë se mos e humbisni ndeshjen?

Në ekip po punohet çdo ditë. Gjendja është e mirë. Gjërat e tjera do t’i shohim në fushë. Duhet ditur një gjë, se sot gjërat në futboll kanë ndryshuar shumë. Nëse nuk do të luash me motivimin e duhur, nuk do të jesh në një ditë të mirë, mund të humbasësh edhe me ekipe të vogla. Rasti më i mirë është i Shqipërisë me Portugalinë në Bragë. Luajtëm për rreth 60 minuta me dhjetë futbollistë dhe e dimë të gjithë se çfarë futbollistësh ka Portugalia dhe arritëm një barazim. E rëndësishme është që të gjithë shqiptarët të mbështesin Kombëtaren. Është prezantimi i vlerave të Shqipërisë në botë. Të gjithë ne duhet të japim më të mirën, futbollistët, drejtuesit e tifozët, që Shqipëria të paraqitet sa më mirë në arenën ndërkombëtare.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 05:22

Klodian Duro: “Të gjitha bateritë për fitoren”


Mesfushori: “Qëllimi ynë i vetëm kundër Hungarisë janë tri pikët. Kemi treguar një Shqipëri të fortë përballë Portugalisë e Suedisë”





Mesfushori Klodian Duro, me 55 ndeshje me fanellën kuqezi, është lojtari i tretë me më shumë takime ndërkombëtare, pas Altin Lalës (70) e Ervin Skelës (59) në grupin e 23 lojtarëve të thirrur nga trajneri Ari Han për sfidat me Hungarinë në Tiranë e Danimarkën në Kopenhagen.

31-vjeçari, një nga lojtarët krijues të kuqezinjve pohoi se ndihet në formë optimale përsa i përket kondicionit fizik, duke theksuar edhe faktin se sulmuesit e thirrur në kombëtare kanë shënuar me ekipet e tyre respektive. Ish-lojtari i katër ekipeve shqiptare (Elbasanit, Vllaznisë, Partizanit e Tiranës) është dhe autor i katër golave me Kombëtaren.

Mesfushori i avancuar i Omonia Nikosias në kampionatin qipriot, i vlerësuar nga mediat ishullore si “mbreti i asistove”, deklaroi se dhe ai do të dëshironte të shënonte kundër Hungarisë, pavarësisht se kryesore për atë e të gjithë lojtarët, përfshirë dhe stafin e rëndësishme do të ishte fitorja.

“Qëllimi ynë i vetëm kundër Hungarisë është fitorja. Sigurisht, çdo pikë e fituar është një plus në klasifikim, por të gjitha bateritë tona e forcat do të jenë të karikuara vetëm për fitoren kundër Hungarisë”, - tha Duro gjatë konferencës së tij për shtyp.

Duro, jeni një nga lojtarët që krijoni në fushë dhe luani në fazën e avancuar të mesfushës. Duke parë edhe barazimin me Maltën, çfarë duhet të ndryshojmë me Hungarinë, nisur edhe nga fakti se kjo shihet si një ndeshje, të cilën pretendojmë ta fitojmë?

Jemi përballë dy ndeshjeve të rëndësishme për ekipin tonë Kombëtar, për vetë faktin se luajmë përpara tifozëve tanë të zjarrtë, të cilët na kanë mbështetur gjithmonë. Shpresoj që dhe kësaj radhe të kemi të njëjtën atmosferë në stadium. Sigurisht, që në këtë fazë ku kanë arritur eliminatoret, përpara kësaj ndeshjeje, kemi një detyrë të vështirë për të arritur fitoren dhe për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje, gjë që do të na krijonte një pozicion komod në renditjen e grupit.

Si do ta vlerësonit Hungarinë, i vetmi ekip me të cilin kemi dalë të humbur në pesë ndeshjet e para?

Përpara kemi një ekip të fortë, ose më mirë një rival të drejtpërdrejtë, siç është Hungaria, e cila është edhe skuadra që na ka shkaktuar humbjen e vetme që kemi në këto. Mendoj që i gjithë ekipi do të japë maksimumin në fushë, dhe të gjithë së bashku të arrijmë atë rezultat pozitiv, pra të merrnim tri pikë në këtë ndeshje, të cilat janë shumë të rëndësishme.

Duro tani keni ardhur në një formë shumë të mirë, teksa në ndeshjen e parë kundër Hungarisë në Budapest, luajtët pas një periudhe dëmtimi. Mendoni se jeni në 100 për qind të kondicionit tuaj fizik?

Për fatin tim të mirë unë janë në 100 për qind të gjendje sime. Ndihem shumë mirë. Përsa i përket ndeshjes së parë, dua të them se është veçoria e këtyre eliminatoreve, që nuk luhen për një kohë të shkurtër, por në një periudhë më të gjatë. Është normale që një futbollist në një moment të caktuar, brenda kësaj kohe të gjatë të kesh edhe probleme.

Malta vazhdon të rëndojë në kujtesën e të gjithëve.

Me të vërtetë bëmë një hap të gabuar ne Maltë. Unë mendoj se ajo është kthyer në një mësim për të gjithë ne.

Keni disa ditë që po stërviteni bashkërisht me të gjithë ekipin, cili është opinioni juaj për gjendjen e skuadrës?

Ekipi gëzon formën maksimale të tij. Lojtarët vijnë të aktivizuar nga ndeshjet me ekipet e tyre. Mendoj se të gjithë bashkë, duke ndihmuar njëri-tjetrin, do t’i krijojmë mundësi vetes për të marrë tri pikë nga kjo ndeshje. Unë kam dhënë e do të jap gjithmonë maksimumin tim në çdo ndeshje.

Ju edhe keni shënuar në disa ndeshje ndërkombëtare.

Për mua rëndësi ka fitorja, qoftë edhe me një gol. Sigurisht, që detyra ime është të shohë edhe drejt portës, dhe do të isha shumë i kënaqur, që goli im i mundshëm t’i vlente edhe skuadrës. Për fatin tonë të mirë, për atë që ne kemi nevojë më shumë, golin, shumica e sulmuesve tanë e kanë gjetur rrugën e rrjetës.

Përveç ndeshjes kundër Maltës (Shqipëria fitoi 3-0), në takimet e tjera goli ka munguar. A keni ndonjë shpjegim për këtë, qoftë edhe për mënyrën tonë të lojës.

Kjo do të ishte një pyetje e mirë për trajnerin. Gjithsesi, unë do ta konsideroja se kjo pyetje vlen për të gjitha skuadrat. Edhe Portugalia e Suedia nuk e kanë gjetur dot rrugën e rrjetës edhe kundra nesh. Dhe kur nuk arrijnë ta gjejnë ati dot aq lehtë, që janë me superlojtarë dhe superekipe, normalisht që edhe për ne është shumë e vështirë. Unë jam i kënaqur, që ne kemi treguar një Shqipëri të fortë përballë këtyre ekipeve.

Shqipëria ka bërë ndeshje të mëdha kundër skuadrave të mëdha, dhe të dobëta me skuadrat e konsideruara të barabarta.

Problemi ynë i vogël ka qenë arritja e fitores me kundërshtarin tonë direkt. Mendoj se me ndeshjen kundër Hungarisë do ta thyejmë edhe këtë tabu të vogël. Në Portugali bëmë një ndeshje të madhe, pasi dhe vetë mënyra e lojës e impenjimi ka qenë në maksimum. Jo se me Maltën nuk ishim të impenjuar, por vetë periudha kur u luajt takimi (11 shkurt), ishte pak e vështirë për të gjithë lojtarët, pasi shumë prej tyre vinin nga kampionate që nuk i kishin filluar ndeshjet. Kësaj do t’i shtoja edhe dy mungesat e rëndësishme të Lalës e Canës.

Çfarë do të duhej të ndryshohej në Kombëtare?

Unë mendoj se nuk e kemi luksin për të bërë shumë ndryshime, aq më tepër kur na kërkohet edhe rezultati pozitiv. Është ndryshe kur luan për një pikë dhe tjetër për tri të tilla.

Mungojnë Bogdani e Kapllani, ndërkohë që sulmi do të jetë me Salihin e Berishën. A do ta keni vështirë të orientoheni ata, duke pasur parasysh se jeni ju si dhe Skela, që do t’i furnizoni ata?

Sigurisht, që do të më vinte mirë që të ishin, si Bogdani dhe Kapllani, të cilët i kanë dhënë shumë jo vetëm ekipit tonë Kombëtar, por dhe Shqipërisë, pasi luajnë në dy kampionate shumë të rëndësishme (Seria A e Bundesliga). Gjithsesi, të gjithë sulmuesit që vijnë këtu do të japin maksimumin e tyre dhe uroj që dhe ata të japin kontributin e tyre për ekipin tonë. Qëllimi ynë i vetëm kundër Hungarisë është fitorja. Sigurisht, çdo pikë e fituar është një plus në klasifikim, por të gjitha bateritë tona e forcat do të jenë të karikuara vetëm për fitoren kundër Hungarisë.

Hungaria është ekipi i vetëm, që ka mbetur për t’i marrë tri pikët, pasi na presin më pas ndeshje të vështira.

Na presin edhe shumë ndeshje, ku mund të llogarisim të marrim edhe tri pikët (Danimarka luan ndeshjen e kthimit në Shqipëri). E kaluara ka treguar se edhe me ekipe të mëdha kemi marrë pikë. Mendoj se tri pikët tona më të rëndësishme janë ato që duhet të merren në ndeshjen e radhës me Hungarinë. Pastaj, do të kemi tri ditë kohë në dispozicion për të përgatitur Danimarkën.

Pas Hungarisë, vjen Danimarka. Sa e rëndësishme është?

Oreksi vjen duke ngrenë, dhe unë shpresoj se edhe ne kemi të drejtë të pretendojmë të marrim pikë edhe ndaj skuadrave të mëdha të futbollit evropian e botëror. Trepikëshi me Hungarinë do të na krijojë qetësinë e duhur për të përgatitur sa më mirë Danimarkën, që do të jetë ndeshje e parë kundër tyre. Danimarka ka treguar deri tani se mbetet ekipi më i fortë i grupit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 05:25

Hani s’e fsheh presionin hungarez
Trajneri është nën tension, përgatit me detaje ndeshjen e edicionit
KATEGORIA SUPERIORE
Plaku: Sfidat direkte do vendosin
Vllaznia, “Deda” e shton dozën
Abraham do titullin e 4-t radhazi
KOMBËTARE
Holandezi është shumë i kujdesshëm për aspektin taktik. U druhet kundërsulmeve




Kërkon nga kuqez
injtë presing ndaj
k u n d ë r s h t a r i t ,
pasime të sakta, dhe në daljet
në sulm, të goditet duke
befasuar. Me këto ide po e
përgatit ekipin trajneri Ari
Han në prag të ndeshjes
eliminatore me Hungarinë.
Tashmë, ai e ka të qartë se si
Shqipëria mund t’ia dalë,
ndaj një kundërshtari si hungarezët,
që në letër nuk
duken shumë më lart se kuqezinjtë.
Gjithsesi, një gjë
është e sigurt: holandezi i
druhet kundërsulmit të
Hungarisë. Burime të sigurta
në kampin kuqezi kanë
treguar për “Panorama
Sport”, mendimin që trajneri
Han ka për ndeshjen me
Hungarinë. Idetë e tij janë
lënë të kuptohen qartë në
këto seanca të para stërvitore.
Edhe kuqezinjtë e kanë
kuptuar se çfarë duhet të
bëjnë. Stërvitja e paradites,
që u zhvillua dje në stadiumin
e Kavajës, konfirmoi
se trajneri kuqezi po i kushton
shumë vëmendje përgatitjes
në rastet kur ekipi
mbrohet. “Nëse një lojtar
humbet topin, atëherë dublimi
të jetë i menjëhershëm.
Gjithë grupi duhet të jetë
vigjilent në pozicione, duke
mos dalë nga detyrat. Pra, të
bashkuar drejt sulmit dhe
gjithashtu në veprimet
mbrojtëse. Kur kundërshtari
ka topin, të jemi sa më afër
atij, madje të tregohemi agresivë.
Në daljet në sulm duhet
të jemi konkretë. Vetëm
kështu mund ta mposhtim
Hungarinë. Nëse jemi ngacmues
dhe shkojmë drejt sulmit
me aksione të rrjedhshme,
duke mos e humbur
qetësinë, atëherë do të kemi
sukses.” Janë këto idetë e
trajnerit kuqezi për t’iu
kundërvënë hungarezëve.
Ai do një ekip befasues dhe
lojtarë që mbrojnë mirë. Këtë,
holandezi ua ka ngulitur në
stërvitje edhe lojtarëve që
bëjnë pjesë në repartin e sulmit.
Gjithashtu, nga këta të
fundit kërkohet sa më shumë
presion dhe madje angazhim
në detyrat mbrojtëse,
kur ekipi ka nevojë.
Kundërsulmi hungarez
Duke pasur parasysh
ndeshjen e parë në Hungari,
ku këta të fundit në pjesën e
dytë e përdorën mirë kundërsulmin,
Hani i druhet këtij
fakti. Shqipëria kërkon fitoren
dhe duhet të organizojë
lojën, kështu që natyrshëm
mund të krijohen më
tepër hapësira për hungarezët
drejt sulmit. Me
lojtarë të afirmuar si Hushti
apo Hajnal, gjithçka bëhet e
rrezikshme për kuqezinjtë.
Prandaj, trajneri i ka kushtuar
më tepër vëmendje
frymës së grupit që duhet të
shfaqi ekipi të shtunën. Mbulimi
një për një i kundërshtarit
shikohet prej holandezit
si një nga gjërat kryesore.
Dhe nëse Shqipëria bën
lojën e grupit, ku lojtarët ndihmojnë
njëri-tjetrin e nuk dalin
nga detyrat, rezultati
pozitiv është afër.
Ndryshimi i holandezit
Duket më serioz se kurrë,
e natyrisht, sepse përpara
ka një ndeshje shumë të
rëndësishme, ku mund të
luhet edhe me të ardhmen e
tij, nëse nuk kalohet me sukses.
Këtë trajneri Ari Han e
ka treguar edhe me ndryshimet
e fundit, në marrëdhëniet
me median dhe
urdhrat që ka dhënë për
lojtarët. “Nuk dua t’u shikoj
të flisni me gazetarët.” Kjo
ka qenë e prerë nga e ana e
holandezit, çka ka vënë në
siklet edhe futbollistët, që
me sinqeritet kërkojnë të
shmangin ndonjë intervistë
të paparashikuar në hollin
e hotel “Dyrrah”-ut. Gjithçka
duket e përpiktë, sepse të
shtunën kërkohet fitorja dhe
trajneri kuqezi është më i
ndërgjegjshëm se kurrë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 26 Mar 2009 , 05:26

Surbieri merret
me sulmin
Teksa në pjesën jugore të
stadiumit zhvillohej ndeshja
e kontrollit, në
gjysmën tjetër të fushës,
zv/trajneri Vim Surbier
provonte skemat e lojës
sulmuese. Të angazhuar
ishin Vangjeli, Agolli,
Berisha, Curri, Memelli
(Salihi), Hidi dhe Bylykbashi.
Në sprovë u vu
Vangjeli, pasi Surbier e la
të dyluftonte shumë herë
me Memellin. Skema ishte
e tillë: Agolli nga e majta
dhe Berisha nga e
djathta jepnin krose, për
të cilat Memelli e Vangjeli
dyluftonin. Duket se
trajneri i dytë po testonte
aftësitë e Memellit për
të shënuar dhe ato të
Vangjelit për të mbrojtur

Post Reply