Post
by fpjalmi » Fri, 20 Mar 2009 , 23:25
Vllaznia mendon për veten, jo për rivalët
Autori: Gjergj Kola
Data: 20/03/2009
Version Print
Kuqeblutë kërkojnë të nxjerrin me fitore ndeshjen e tyre, pastaj do shohin nga ndeshjet e tjera
Në pamje të parë, duket sikur kemi të bëjmë me një garë çiklistike, ku Tirana, Vllaznia e Dinamo janë “rrotë më rrotë” dhe presin nga momenti në moment t’i shkëputen kundërshtarit për të mbërritur në finish i pari. Sigurisht, në pozita të tilla, kundërshtarët shohin me kujdes çdo veprim të rivalit, në mënyrë që të përfitojnë. Thuajse e njëjta gjë është duke ndodhur edhe në kampionatin e sivjetëm, që jo më kot është vlerësuar nga më të bukurit e këtyre viteve të fundit
Vllaznia, nga shtatë pikë prapa Tiranës, e zuri dhe e kaloi atë po me shtatë pikë para. Një gabim në ndeshjen e fundit të vitit të kaluar me Dinamon, jo vetëm që rihapi kampionatin, por u shtoi oreksin edhe bluve për të hyrë në vallen e pretendimeve. Shkodranët lëshuan terren, barazuan në Elbasan, por një gjë të tillë bëri një javë më pas edhe Tirana po ndaj këtij kundërshtari. Ndërkohë, në fazën e tretë sërish gabon Vllaznia ndaj Bylisit, por këtë gjë e bën edhe Tirana ndaj tyre. Ashtu siç gaboi edhe Dinamo në Vlorë.
Duke qenë kështu, duket qartë se do jetë një kampionat me shumë emocione deri në fund, ku do të triumfojë skuadra që do të gabojë më pak. Pikërisht për këtë arsye, të gjithë pjesëtarët e Vllaznisë duket se nuk do të jenë shumë të interesuar se çfarë do të bëjnë Tirana e Dinamo. Ata duan të gabojnë sa më pak për vete dhe, nëse ndodh kështu, në javën e fundit të kampionatit, më e keqja pastaj do të jetë luajtja e një ndeshjeje të drejtpërdrejtë, që vlen sa një titull kampion. Dervish Haxhiosmanoviç, megjithatë, nuk e ka mendjen shumë te kundërshtarët e kuqebluve. Ai është i impenjuar maksimalisht për ndeshjen e radhës me Flamurtarin.
Të gjitha “bateritë” janë karikuar për këtë sfidë. Tashmë mbetet për t’u parë vetëm mënyra si do ta rreshtojë skuadrën në fushë në këtë ndeshje. Problemi i vetëm në ndërtimin e formacionit pritet të jetë sërish Sinani. Kapiteni i Vllaznisë ende nuk duket i rikuperuar plotësisht dhe ndaj vlonjatëve mund të luajë vetëm një pjesë loje, apo dhe 30 minuta. Golashënuesi i njohur po vuan nga disa probleme muskulore kohët e fundit dhe, pas një terapie që ka zhvilluar për disa ditë edhe në Podgoricë, ka filluar stërvitjen me grupin dje pasdite. Duket e sigurt që nuk do ta nisë nga fillimi, por me shumë të ngjarë Sukaj do të ketë në krah Dhëmbin përsëri. Megjithatë, nuk duket se një problem i tillë ka shumë rëndësi
Ashtu siç nuk ka rëndësi se kush do të luajë edhe në repartet e tjera. E rëndësishme për Vllazninë në këto momente është të marrë sa më shumë pikë jo vetëm për të ruajtur pozicionin që ka, por, pse jo, edhe për t’iu shkëputur rivalëve.
Sinani në 11 shen më të mirë të 90 viteve
Gazeta sportive lokale “Vllaznimi Sportiv”, me rastin e 90-vjetorit të krijimit të klubit “Vllaznia”, ka organizuar një anketë për 11 shen më të mirë në vite të këtij klubi. Anketa ka zgjatur më tepër se një muaj e gjysmë dhe në të kanë marrë pjesë ish futbollistë, trajnerë dhe specialistë të futbollit shkodran. Kanë marrë pjesë gjithashtu edhe gazetarët sportivë dhe në fund është përcaktuar edhe formacioni më i mirë i 90 viteve të Vllaznisë.
Në këtë formacion bëjnë pjesë të gjithë emra të mëdhenj të futbollit shkodran dhe atij shqiptar, duke filluar nga portieri Paulin Ndoja, mbrojtësit Hysen Zmijani, Muhamet Dibra e Fatbardh Jera, mesfushorët Ramazan Rragami, Sabah Bizi, Ferid Rragami e Luan Vukatana, si dhe sulmuesit Loro Boriçi, Medin Zhega e Vioresin Sinani. Nga trajnerët më shumë vota ka marrë njeriu që drejtoi për 14 vjet këtë skuadër, Xhevdet Shaqiri, që ka marrë më shumë trofe nga gjithë të tjerët nën drejtimin e skuadrës së Vllaznisë në vitet ‘70. Ceremonia zyrtare për festimin e 90-vjetorit të formimit të “Shoqnisë Vllaznia” do të zhvillohet ditën e diel në teatrin “Migjeni