Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia hap "dyert" ne Fier
17 Mars Një tjetër humbje për Apolonië që i kompromenton edhe më pozitat e kësaj skuadre në fundin e tabelës së klasifikimit, aq më tepër, kur rivalët e tjerë kanë përfituar nga kjo javë. Fierakët janë futur në fushën e lojës më besimin se nuk do të dilnin minimalisht pa një pikë, pavarësisht se formacioni i tyre kishte mungesa, duke filluar që nga portieri Hoxha i dëmtuar, ashtu dhe ajo e Shoshit për shkak kartonësh. Zhvillimi i lojës ka folur për një Apoloni që e ka kërkuar golin, por pa mundur dot të finalizojë siç duhet, sa për nxitim të futbollistëve vendës, aq dhe për meritë të mbrojtjes shkodrane. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, me një vendosje më të mirë të shkodranëve në fushë, por me iniciativa të lëvizshme, sa në njërën anë, aq dhe në tjetrën. Në gjysmën e parë të 45 – minutëshit të parë, ka qenë Vllaznia më kërcënuese dhe më kërkuese, por edhe mbrojtja fierake luan mirë dhe mbrohet me qetësi. Pas minutës së 30 – të të kësaj pjese, është radha e Apolonisë që sulmon më dendur dhe rrezikon disa herë me anë të sulmuesve të saj, por, gjithsesi, pa gjetur dot rrugën e rrjetës. Për të ardhur në një pjesë të dytë, sërish ritmike dhe me sulme të vazhdueshme nga të dyja ekipet. Apolonia duket se është futur më e bindur në këtë pjesë dhe ka një fillim të mirë, por shkodranët e vendosin sërish lojën në rrjedhën e tyre dhe dalin në aksionet e tyre karakteristike, ku Sukaj dhe Beqiri mund të kishin shënuar edhe më parë. Megjithatë, goli ende nuk duket dhe Apolonia freskon formacionin e vet, duke hedhur në fushën e lojës Bratjen dhe Dhramin për kapitenin Asllani dhe sulmuesin serb, Brkiç. Edhe Haxhiosmanoviç kundërpërgjigjet me dy ndërrime nga ana e vet, duke nxjerrë Doçin e Belishën për Licin dhe Osjen. Dhe goli ishte “fshehur” pikërisht në minuat e fundit të takimit, atëherë kur skuadrat sikur ishin pajtuar me barazimin e ndeshjes. Por nuk do të mendonte kështu Beqiri, i cili i rikthen buzëqeshjen e munguar prej javësh shkodranëve dhe i ka dhënë fitoren e parë trajnerit Haxhiosmanoviç. Ndërsa Apolonia, zhytet edhe më thellë drejt pozicioneve të ftohta, edhe pse nuk ak ndryshuar vendin në tabelë. Tashmë Bylis dhe Lushnja janë afruar edhe më dhe për fierakët situate paraqitet edhe më e komplikuar. Pesë humbje që vijnë pas katër fitoreve radhazi të Apolonisë. Çdo gjë sikur është përmbysur si me dorë. Gjithsesi, kampionatyi ka ende javë dhe Apolonia kë kohë në dispozicion dhe forca brenda vetes për të reaguar

Vllaznia/ Mbrojtësi që i dha fitoren tregohet realist
“Heroi” Beqiri, modest:
Në Fier fati ishte me ne
“Kurrsesi nuk duhet të mendojmë përtej ndeshjes së radhës”
Shënon në momentin
kur Vllaznisë i duhet
më shumë se kurrë
goli. Nuk është Vioresin Sinani
dhe as Xhevahir Sukaj,
por Elvin Beqiri, mbrojtësi që
di të bëjë edhe sulmuesin. Me
golin që realizoi në fundin e
ndeshjes ndaj Apolonisë, i ka
dhënë tri pikë të arta skuadrës
shkodrane, që tashmë ka rigjetur
bashkëkryesimin me Tiranën.
I kthyer në një hero për
ekipin e tij, mbrojtësi shkodran,
që gjithashtu është pjesë
e Kombëtares, përsëriti atë që
bëri me Teutën në fazën e parë,
kur shënoi në sekondat e fundit.
Duke pasur parasysh
hapin fals të Tiranës me Bylisin,
kjo fitore kundër fierakëve
merr edhe më shumë vlera.
“Ishte një ditë me fat për ne, -
thekson Elvin Beqiri në një
bisedë për ‘Panorama Sport’.
- Arritëm të shënonim në
minutat e fundit dhe kjo falë
këmbënguljes së të gjithë
shokëve të ekipit. Ashtu si te
humbja, edhe te fitorja, gjithçka
është kolektive. Kemi
shpërdoruar disa raste të pastra
për shënim, por do të theksoja
që fati ishte me ne. Them
kështu, sepse mund të ishim
ndëshkuar në dy-tri raste që
kanë pasur lojtarët e Apolonisë”.
28-vjeçari është realist
për vështirësitë që kuqeblutë
hasën në Fier, por nga ana
tjetër, mendon se Vllaznia
rrezikoi, prandaj dhe arriti te
fitorja e shumëpritur, që mungonte
prej disa javësh.
“Megjithë vështirësitë në daljet
te goli, mendoj se kemi qenë
më lart se kundërshtari për
gjatë gjithë ndeshjes, duke e
merituar plotësisht këtë fitore
shumë të rëndësishme. Në
fund të fundit, rrezikuam dhe
fituam”, thotë ai. Në dy
takimet e fundit, lojtarët kuqeblu
kanë zhvilluar një lojë të
kënaqshme, edhe pse kjo nuk
është konkretizuar me më
shumë se një gol. “Ekipi ka
treguar grintë dhe karakter,
por edhe lojë të mirë. E rëndësishme
është që me Apoloninë
arritëm atë që dëshironim.
Gjëja më pozitive mbetet që
ekipi u është kthyer lojërave
të mira, duke demonstruar
gjithashtu, edhe një shpirt të
lartë gare”, shton “Muçoja”,
një emër ky, që përmendet përBeqirin nga vetë trajneri Dervish
Haxhiosmanoviç, e gjithashtu
ekipi shkodran.
Vazhdimësia
Duke folur për vazhdimësinë
në kampionat, mbrojtësi
shkodran mendon se tashmë
kampionati është bërë shumë
rivalizues. Ndërkohë, për Vllazninë
e tij shprehet se duhet
t’i bëjë hyzmetin
ndeshjeve të radhës dhe të
mos mendojë që tani për titullin.
“Është herët për të thënë
se jemi kampionë, apo jo. Ne
po vazhdojmë me shumë
grintë dhe dëshirë në rrugën
drejt titullit. Vetë ndeshjet e
fundit po e tregojnë se nuk ka
më ekipe të vogla, apo të
mëdha. Të gjithë skuadrat
mund të sjellin surpriza nga
më të ndryshmet në këtë pjesë
të mbetur të këtij sezoni, që
natyrisht është më vendimtarja.
Mendoj se ajo që ne
duhet të bëjmë është që të
shikojmë jo më larg se ndeshja
e radhës. Kampionatin do
ta fitojë ekipi që gabon më pak.
Unë shpresoj shumë që ne do
të vazhdojmë ecurinë e rezultateve
pozitive”, pohon Elvin
Beqiri, që tashmë është në
formën e tij më të mirë dhe po
i shërben Vllaznisë, jo vetëm
si një lider në mbrojtje, por
duke ndihmuar skuadrën
edhe në aksionet sulmuese.

PUSHIMI
Shkodranët e festuan
dje Ditën e Verës
Për ekipin kuqeblu Dita e Verës është festuar pikërisht
dje, kur trajneri Dervish Haxhiosmanoviç ka menduar
t’u japë pushim kuqebluve. Të shtunën, më 14 mars, ekipi
ka qenë i impenjuar për t’u përgatitur për ndeshjen me
Apoloninë, ndërkohë që e diela ka mbartur në vetvete, jo
pak stres për shkodranët, që arritën një fitore të çmuar në
Fier. Natyrshëm, vetëm dje, kuqeblutë kanë qenë pushim.
Pas një fitoreje me Apoloninë, që i ka ngjitur përsëri në
krye, dhe aq më tepër kur u mësua vendimi i Komisionit
të Disiplinës për kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës
së Shqipërisë, lojtarët e Vllaznisë kishin një motiv më
shumë për të festuar me familjen e tyre. Ndërkohë, nga
sot nisin përgatitjet për ndeshjen e së shtunës, që kuqeblutë
do të zhvillojnë në “Loro Boriçi” kundër Flamurtarit,
e vlefshme për javën e 25-të. A.Uruçi

NDAJ FLAMURTARIT
Një fitore edhe për
35-vjetorin e Licit
Më 24 mars mbush 35-vjeç dhe të shtunën do të ketë një
motiv më tepër për të fituar, dhe tri ditë më pas për të festuar
këtë përvjetor me shokët e ekipit. Bëhet fjalë për kapitenin
e Vllaznisë, Suad Lici, që të martën e ardhshme mbush
35-vjeç. Mbrojtësi me shumë eksperiencë mbi supe ka fituar
gjithçka me Vllazninë, por gjithashtu i suksesshëm ka
qenë edhe në aktivizimet e tij me Teutën dhe Tiranën në
kampionatin shqiptar. Është kurorëzuar me titullin kampion
dhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, të ndara këto në të
tria skuadrat ku është aktivizuar. Një eksperiencë të shkurtër
e ka pasur edhe me Luftëtarin, ndërkohë që jashtë
vendit ka luajtur në kampionatin azerbajxhanas me
Bakunë. Në ndeshjen e së shtunës me Flamurtarin, përveç
objektivit kryesor që ka Vllaznia, për ta kaluar me sukses
këtë takim, diçka e bukur do të ishte edhe për vetë Licin, që
do ta festonte pas një fitoreje përvjetorin e tij. A.Uruçi

Është kjo Vllaznia që unë dua”
18 Mars “Ne i fitojmë të gjitha, por as Tirana nuk do të gabojë. Titulli vendoset në ndeshjen e fundit në Tiranë”
Trajneri Haxhiosmanovicc: Ka vend për përmirësime, por tani jemi rikthyer një skuadër e vërtetë
Gjatë të gjithë ditëve të pragndeshjes ka qënë entuziast për një fitore në transfertën e Fierit ndaj Apolonisë. Dhe, ndonëse kjo fitore është regjistruar pikërisht në fundin e takimit, sipas trajnerit të Vllaznisë Dervish Haxhiosmanoviç ajo ka qënë e merituar për ngjyrat e ekipit të tij. “Ka qënë një ndeshje me të vertetë e vështirë për t’u kalur pasi ekipi vendas ishte në pozitë të vështirë, ndaj edhe ka shfaqur një mobilizim të madh për të marrë një rezultat pozitiv, por nga ana tjetër në fushë ka qënë një Vllazni më e mobilizuar se kurrë për të mos u kthyer në Shkodër pa marrë tre pikëshin aq të domosdoshëm për ne”, është shprehur një ditë pas ndeshjes, tekniku I kuqebluve Dervish Haxhiosmanoviç. Në këtë prononcim të tijin, ai ndjehet I kënaqur që pas dy barazimeve, me Bylisin në Shkodër për kampionat dhe Dinamon në Tiranë për kupë ka ardhur fitorja e parë e tij në krye të Vllaznisë. Sipas tij, kjo fitore erdhi në momentin më të duhur, pasi trepikëshi është shumë I rëndësishëm dhe përcaktues për fatet e mëtejshëm të Vllaznisë në pretendimet që ajo ka për titullin. Duke folur për këtë ndeshje, Deda është I mendimit se skuadra luajti mjaft mirë duke. I realizuar me korrektesë detyrat që iu dhanë përpara takimit. Ashtu si edhe në ndeshjen e mëparshme me Dinamon, ka munguar sërishmi kapiteni Sinani, duke I dhënë mundësi aktivizimi në vijën e parë dyshes Sukaj- Dhëmbi, të cilët të mbështetur edhe nga futbollistët e tjerë rrezikuan në shumë raste shënimi në portën fierake. Për t’u nënvizuar është fakti, se këto dy ndeshjet e fundit po vihet re një rritje e ndjeshme e treguesve fizik të korçarit Dhëmbi, çka është vlerësuar edhe nga stafi teknik. Megjithatë, goli I fitores ka ardhur përmes njerit prej futbollistëve të mbrotjes, Elvin Beqirit, I cili në ndryshim nga herët e tjera, ku epërsia e tij me mbrojtjet kundërshtare ka qënë në luftën në ajër, këtë radhë fitoren tre pikëshe ia ka dhënë skuadrës së tij me një gol të shënuar me këmbë, duke iu vjedhur në një farë mënyre mbrojtjes vendase. Gjithsesi, edhe pse e vështirë, dhe e arritur në fundin e takimit, për teknikun e Vllaznisë, malaziasin Dervish Haxhiosmanoviç, kjo fitore ishte plotësisht e merituar, pasi skuadra që ai drejton luajti shumë më mirë dhe më e qartë taktikisht se skuadra vendase.
“Jo më gabime”- Fitorja e tre pikëshit në Fier është padyshim një sukses shumë I rëndësishëm, aq më tepër që duke shfrytëzuar barazimin e Tiranës në Ballsh, tashmë Vllaznia e sheh veten sërishmi në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të barabarta me Tiranën. Por, krahas kësaj, teknikun e Vllaznisë Haxhiosmanoviç e ngroh jo pak edhe ana moralo-psikologjike, për të cilën thotë se pas kësaj fitoreje me Apoloninë, ajo është rritur ndjeshëm në radhët e skuadrës. “Padyshim që jam I kënaqur për fitoren që arritëm, sepse na jep ngrohtësi në të gjithë komponentët tonë, qoftë në tabelë dhe sidomos në anën psikologjike”, thotë Deda, I cili gjithsesi, është I mendimit se skuadra që ai drejton I ka mundësitë të luajë edhe më mirë, dhe këtë do ta bëjë pa tjetër në takimet e ardhshme të kampionatit. Sipas tij, fitorja në Fier e ka futur Vllazninë drejtpërdrejt në vallen e fitimit të titullit kampion, moment I cili duhet vlerësuar në mënyrën më serioze për të mos e lënë t’i ikë shansi më nga duart. Në një farë mënyre, parametrat që shfaqi skuadra në këtë ndeshje, e kanë bindur Dedën të pranojë se në Fier ishte Vllaznia që ai kërkon, duke theksuar se vetëm me këtë frymë dhe mobilizim mud t’I dilet mbanë çdo takimi. Dhe, ajo që të bën përshtypje tek Deda është fakti, se ai vetë tregohet tepër kurajoz për vazhdimësinë duke I papaprirë skuadrës dhe të gjithë kampit kuqeblu drejt një sukesi të mundshëm në këtë kompeticion. “Unë do të thoja që deri në fund të kampionatit ne nuk do të gabojmë më në ndeshjet që kemi në dispozicion dhe duke menduar se edhe Tirana do të ecë me këtë ritëm, besok se gjithçka do të zgjidhet në favor të Vllaznisë në takimin e fundit direkt me bardheblutë, rivali ynë kryesor për fitimin e titullit kampion”, e mbyll Haxhiosmanovicc.

Vllaznia, fitorja në Fier e rrit moralisht
Autori: Gjergj Kola
Data: 17/03/2009
Version Print
Kuqeblutë janë rikthyer në korsinë e luftës për titull, duke qenë edhe psikologjikisht mirë
Ndeshja e së dielës që shkoi ishte konsideruar shumë e rëndësishme në kampin shkodran. Të gjithë ishin të bindur se nuk duhej gabuar më, pasi tashmë, në rast përsëritjeje të këtyre gabimeve, nuk do kishte më kohë për t’i rikuperuar. Para kësaj ndeshje, kishte edhe nga ata pjesëtarë të Vllaznisë që ishin mëse të bindur se skuadra e tyre nuk do të gabonte më.
Jo më kot Paulin Ndoja para kësaj ndeshjeje do të shprehej kështu: “Vllaznia ka gabuar deri tani, duke i lënë shumë terren kundërshtarëve. Pas paraqitjes shumë të mirë ndaj Dinamos për kupë, mendoj se tani e tutje nuk do të gabojmë më.” Dhe në fakt ashtu rezultoi. Kjo sepse në mesjavën e kaluar kuqeblutë u shfaqën shumë ndryshe nga ndeshjet e fundit.
Përballë kishin kampionen në fuqi, Dinamon, për ndeshjen e kthimit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, ku ndeshjen e parë e kishin humbur me rezultatin 2 1 në stadiumin “Loro Boriçi”. Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç së bashku me kolegët e tij kishte aplikuar ndryshime jo të vogla në emra dhe në taktikë loje ndaj dinamovitëve dhe realisht kanë zhvilluar një prej 90 minutave më të mirë të këtij sezoni.
Pavarsisht se në këtë ndeshje kuqeblutë nuk arritën të fitonin në fushën e lojës, por funksionimi i skuadrës në tapetin e blertë të stadiumit “Selman Stërmasi” ishte perfekt. Gjërat filluan të ndryshojnë dhe të gjithë prisnin që edhe në Fier të ndodhte ashtu. Ndaj Apolonisë duhet pranuar se kuqeblutë edhe mund të kishin humbur, sepse mbrojtësit në dy tre momente gabuan rëndë, por për fatin e mirë, nuk u shfrytëzuan ashtu siç duhet nga sulmuesit fierakë. Megjithatë, Vllaznia ka krijuar shumë raste shënimi, por goli do të vinte në fund.
Të gjithë thonë se morali i skuadrës ka ardhur duke u ngritur dhe për këtë arsye, sigurisht që ka ndikuar ndeshja e mesjavës së kaluar me Dinamon. Që në këtë ndeshje u vu re se diçka kishte lëvizur për mirë te Vllaznia, e cila u pasua me një lojë të bukur dhe me tri pikë të arta në Fier, përballë Apolonisë, duke u ngjitur përsëri në krye të klasifikimit me pikë të barabarta. Nëse ringritja e Vllaznisë filloi javën që kaloi, tani shkodranët s’duhet të gabojnë më në ndeshjet e mbetura të kampionatit.
Por kjo është vetëm nisja e ringritjes së kuqebluve. Vazhdimësia kërkohet ndaj Flamurtarit në ndeshjen e radhës, këtë fundjavë, në stadiumin “Loro Boriçi”. Vlonjatët kanë frenuar në ndeshjen e fundit kampionët në fuqi, Dinamon, por realisht mbeten një “kockë” e fortë për t’u thyer.
Shkodranët ndodhen sërish në kuotë të barabartë pikësh me Tiranën dhe gara duket plotësisht e hapur. Aq më tepër që për momentin këto dy skuadra nuk do të ndiejnë shumë pranë dihatjen e Dinamos, e cila edhe ajo gaboi këtë javë. Duket qartë se gara po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Tashmë hapat e gabuar duhet të jenë sa më të paktë, sepse ndryshe shkon dëm një sezon i tërë. Në Shkodër e kanë të qartë tashmë këtë.
Kuqeblutë dje pushim, sot në stërvitje
Ekipi i Vllaznisë e ka bërë pushim dje, një ditë pas ndeshjes me Apoloninë. Atmosfera në skuadër pas fitores së fundit është shumë pozitive, aq më tepër që edhe njëherë tjetër ata ndodhen me pikë të barabarta me Tiranën në krye të renditjes. Kampionati kësisoj është rihapur dhe për këtë arsye, tashmë duhet luajtur me shumë kujdes në 9 ndeshjet që kanë mbetur deri në fund të kampionatit.
Sot do të nisin ndërkohë përgatitjet për ndeshjet e kësaj jave me Flamurtarin dhe trajneri Haxhiosmanoviç do të punojë me shumë kujdes për të ndërtuar strategjinë për ta fituar edhe këtë ndeshje. Një nga pikësynimet e stafit mjekësor do të jetë edhe rikuperimi i Sinanit, për ta bërë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës. Për fitoren në Fier, ekipi i Vllaznisë do të shpërblehet me 5 mijë dollarë, aq sa e parashikon dhe rregullorja e shpërblimeve caktuar nga presidenca e klubit

- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Sa vjeca dalin futbollistat ne pencion
Lici festoje mire naqe se ka me ken e fundit si lojtar i vllaznis.

- Huligan
- Posts: 150
- Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Tamom si rregullore ne gjysfinale shkon vllaznia ,mirpo tashi po dalin skandale te tjera, sepse dhe Vllaznia e ka shkel kte rregullore vjet ne kup, dhe i bje ti hiqet kupa. Fushaj paska dal sot ne gazet duke thon qe disiplina zbatoj rregulloren, po disiplines do i duhet te mori vendim per kupen e vjetshme. Ca do thot pastaj Fushaj? Vllaznia e kerkoj me te drejt gjusfinalen kte vit, po si paskan pas bo mir llogarit si duket.kristiani wrote:Te sporti shqiptar pava qe na paskan dhan te drejten me shku ne gjysfinale edhe mas tna qajn kryt kerkush se ka ken e drejte...
Sa per kupen vjet ,nuk besoj se do i kaloj Tirones, po rrezik anullohet fare sepse do dalin dhe ekipet te tjera qe jan eliminu nga vllaznia ose qe kan bo te njejtat gabime dhe do kerkojn neshjet ne tavolin, qe do te thot kupa te riluhet dhe nje her, gjo qe sesht e mundur ,kshu qe i bje te anullohet. Hajde lomsh hajde.
Dhe kisha shkrujt i her me perpara qe puna e klasifikimit mas fazave sesht asgjo , se mund te ket boshlliqe te tjera qe do jen akoma me keq. Ja ku dolen .

Ajo e klasifikimit ishte e leht fare me u vendos se aty boshlliku ishte vetem ku lente pak vend per interpretim ku i jepej te drejt Tirones simas asaj qe shkruhej aty. Ndersa ne rregulloren e kupes jan te gjith me te drejt, dhe te gjith qe kan shkel rregulloren dhe nje federat trapash qe sdin ca kan shkrujt ne rregullore ,se po ta dinin do e kishin parandalu ose do kishin ndeshku nje ekip dhe nuk u perseriste mo . Boo ca turpi.
Ka nje mundesi qe Tirones ti kaloj kupa e vjetshme , ne qoft se esht ekipi i vetem qe nuk e ka shkel kte ligjin e kupes.

-
- Tifoz nderi
- Posts: 695
- Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
- Skuadra: vllaznia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
U ba skandal kjo gja. Ma mire me e lan krejt kupen, e me ju kushtua tan forcen tek kampionati, se kupa nuk di pse na duhet kur na jina tuj kryesue nji kampionat qe munet me na cue ne champions.
Vllaznia ne zemer

-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
u dashka me kerku edhe ne me ndonji ekip tjeter kampionatet e komunizmit, se na i merrnin lojtaret me dhune ekipet e gjeneralave..... nuk e di sa kampionate dalin te rregullt.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
hatboy wrote:Ka nje mundesi qe Tirones ti kaloj kupa e vjetshme , ne qoft se esht ekipi i vetem qe nuk e ka shkel kte ligjin e kupes.kristiani wrote:
Te sporti shqiptar pava qe na paskan dhan te drejten me shku ne gjysfinale edhe mas tna qajn kryt kerkush se ka ken e drejte...
Tirana tvijn ta kerkojne me pushke kupen, se gjalle nuk ia kthen kush...megjithate turp per te tan ekipet+FHF
-
- Tifoz nderi
- Posts: 830
- Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Fshf ka gabu tan jeten qysh se esht kriju si organizat, her me dashje e her me qellim
me favorizu ato ekipe qi i din mir gjithkush.
Ne se analizohen vitet e kalume, jam i bindur se Vllaznia del me e fitumja
kurse ekipet e kryeqytetit vehen ne gar kush del me e humbura
dhe do te bahej nji rromuj qi dreqi s'ka me dit me idhan maje
sa per kualifikimin ton ne ket sezion esht plotsisht i meritum ne baz te rregullores
kush ka gabu te japin llogari,ne s'na intereson.
un mendoj qe Vllaznia duhet te perqendrohet me shum me fitu titullinkampion
se me mendu per dy frontet menoj se sesht e let.
Habitem ca kan kta te Tiranes tan ket kuj me Vllaznin e kam fjalen per drejtusit eTR
pse inatosen kur e drejta vehet ne vend te vet, kjo tregon pa aftesit e tyne ose nji xhelozi qorre

- Posts: 624
- Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
- Location: France
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
PO na del tirana ekipi i vetem qi nuk paska shkel rregulloren horllek kinez...hatboy wrote:Tamom si rregullore ne gjysfinale shkon vllaznia ,mirpo tashi po dalin skandale te tjera, sepse dhe Vllaznia e ka shkel kte rregullore vjet ne kup, dhe i bje ti hiqet kupa. Fushaj paska dal sot ne gazet duke thon qe disiplina zbatoj rregulloren, po disiplines do i duhet te mori vendim per kupen e vjetshme. Ca do thot pastaj Fushaj? Vllaznia e kerkoj me te drejt gjusfinalen kte vit, po si paskan pas bo mir llogarit si duket.kristiani wrote:Te sporti shqiptar pava qe na paskan dhan te drejten me shku ne gjysfinale edhe mas tna qajn kryt kerkush se ka ken e drejte...
Sa per kupen vjet ,nuk besoj se do i kaloj Tirones, po rrezik anullohet fare sepse do dalin dhe ekipet te tjera qe jan eliminu nga vllaznia ose qe kan bo te njejtat gabime dhe do kerkojn neshjet ne tavolin, qe do te thot kupa te riluhet dhe nje her, gjo qe sesht e mundur ,kshu qe i bje te anullohet. Hajde lomsh hajde.
Dhe kisha shkrujt i her me perpara qe puna e klasifikimit mas fazave sesht asgjo , se mund te ket boshlliqe te tjera qe do jen akoma me keq. Ja ku dolen .![]()
Ajo e klasifikimit ishte e leht fare me u vendos se aty boshlliku ishte vetem ku lente pak vend per interpretim ku i jepej te drejt Tirones simas asaj qe shkruhej aty. Ndersa ne rregulloren e kupes jan te gjith me te drejt, dhe te gjith qe kan shkel rregulloren dhe nje federat trapash qe sdin ca kan shkrujt ne rregullore ,se po ta dinin do e kishin parandalu ose do kishin ndeshku nje ekip dhe nuk u perseriste mo . Boo ca turpi.
Ka nje mundesi qe Tirones ti kaloj kupa e vjetshme , ne qoft se esht ekipi i vetem qe nuk e ka shkel kte ligjin e kupes.
Ne e kerkume kyt gjysfinale se na takon rregullisht.Nqo se vllaznia ka shkel rrgulloren vjet pse nuk ka fol kerkush???
FORZA VLLAZNIA
-
- Huligan
- Posts: 150
- Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
po kush drejtus i Tirones ka dal me fol per kupen? Puna esht se Dinmao simas ksaj rregullore mund te kerkoj ndeshjen e vjetshme ne tavolin.Ujku wrote:Fshf ka gabu tan jeten qysh se esht kriju si organizat, her me dashje e her me qellim
me favorizu ato ekipe qi i din mir gjithkush.
Ne se analizohen vitet e kalume, jam i bindur se Vllaznia del me e fitumja
kurse ekipet e kryeqytetit vehen ne gar kush del me e humbura
dhe do te bahej nji rromuj qi dreqi s'ka me dit me idhan maje
sa per kualifikimin ton ne ket sezion esht plotsisht i meritum ne baz te rregullores
kush ka gabu te japin llogari,ne s'na intereson.
un mendoj qe Vllaznia duhet te perqendrohet me shum me fitu titullinkampion
se me mendu per dy frontet menoj se sesht e let.
Habitem ca kan kta te Tiranes tan ket kuj me Vllaznin e kam fjalen per drejtusit eTR
pse inatosen kur e drejta vehet ne vend te vet, kjo tregon pa aftesit e tyne ose nji xhelozi qorre
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
po te kontrollojme kampionatet e historise, nuk keni levertihatboy wrote:po kush drejtus i Tirones ka dal me fol per kupen? Puna esht se Dinmao simas ksaj rregullore mund te kerkoj ndeshjen e vjetshme ne tavolin.Ujku wrote:Fshf ka gabu tan jeten qysh se esht kriju si organizat, her me dashje e her me qellim
me favorizu ato ekipe qi i din mir gjithkush.
Ne se analizohen vitet e kalume, jam i bindur se Vllaznia del me e fitumja
kurse ekipet e kryeqytetit vehen ne gar kush del me e humbura
dhe do te bahej nji rromuj qi dreqi s'ka me dit me idhan maje
sa per kualifikimin ton ne ket sezion esht plotsisht i meritum ne baz te rregullores
kush ka gabu te japin llogari,ne s'na intereson.
un mendoj qe Vllaznia duhet te perqendrohet me shum me fitu titullinkampion
se me mendu per dy frontet menoj se sesht e let.
Habitem ca kan kta te Tiranes tan ket kuj me Vllaznin e kam fjalen per drejtusit eTR
pse inatosen kur e drejta vehet ne vend te vet, kjo tregon pa aftesit e tyne ose nji xhelozi qorre
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Mos asht nevoja me i hell 1 sy edhe kampionatit se them qe shume tituj do anullohen.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 624
- Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
- Location: France
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Nuk kuptoj pse nuk e kan kerku vjet mbas ndeshjes?hatboy wrote:po kush drejtus i Tirones ka dal me fol per kupen? Puna esht se Dinmao simas ksaj rregullore mund te kerkoj ndeshjen e vjetshme ne tavolin.Ujku wrote:Fshf ka gabu tan jeten qysh se esht kriju si organizat, her me dashje e her me qellim
me favorizu ato ekipe qi i din mir gjithkush.
Ne se analizohen vitet e kalume, jam i bindur se Vllaznia del me e fitumja
kurse ekipet e kryeqytetit vehen ne gar kush del me e humbura
dhe do te bahej nji rromuj qi dreqi s'ka me dit me idhan maje
sa per kualifikimin ton ne ket sezion esht plotsisht i meritum ne baz te rregullores
kush ka gabu te japin llogari,ne s'na intereson.
un mendoj qe Vllaznia duhet te perqendrohet me shum me fitu titullinkampion
se me mendu per dy frontet menoj se sesht e let.
Habitem ca kan kta te Tiranes tan ket kuj me Vllaznin e kam fjalen per drejtusit eTR
pse inatosen kur e drejta vehet ne vend te vet, kjo tregon pa aftesit e tyne ose nji xhelozi qorre
FORZA VLLAZNIA
-
- Huligan
- Posts: 150
- Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Po dhe Vllaznia nuk mund te dali sikur nuk e ka shkel.kristiani wrote:PO na del tirana ekipi i vetem qi nuk paska shkel rregulloren horllek kinez...
Ne e kerkume kyt gjysfinale se na takon rregullisht.Nqo se vllaznia ka shkel rrgulloren vjet pse nuk ka fol kerkush???
Drejtusit e Vllaznis po kerkojn te bojn dhe juristin. Nuk konsultohen ne i her me jurist te vertet kto?
Kto me injorancen qe kan fillun duke dal me rregullore ne dor neper emisione duke kerku venin e par dhe duke bo qorra te tjeret sepse lexonin vetem gjys rregullore. Tashi kerkojn kualifikimin normalisht simas rregullores. Po si del e fol kot kur e ke shkel vet kte rregullore. Interesi i ktyne esht vetem me prish pun jasht fushave, vetem flasin e flasin dhe ne fund nuk fitojn asgjo. Se asgjo nuk fito duke fol, dil e luj ne fush ,rrife Tironen apo cilin do tjeter, dhe mer venin e pare dhe kualifikimin.
Shif si del fushaj e flet qe disiplina ka zbatu rregullore, icik me perpara po i shanin per njeanshmeri sepse dun vetem me perfitu qoft dhe parregullsiht sic ishte rasti klasifikimit. Kur i ke pa ne i her me fol per ekipin kto drejtus ,gjithmon qahen dhe mbulojn rezultatet e ekipit me letra neper dur.
Ok ,ke te drejt qe te esht bo nje padrejtsi , shif i her mos je dhe ti i lym ne kte pun vet. Sepse kto qe akuzojn gjithmon dhe drejtojn gishtin nga te tjeret, i njofin mir si bohen padrejtsit.
-
- Huligan
- Posts: 150
- Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
po nuk e ka kerku njeri kupen. . Rishikimin e kupes vjet e ka kerku Dinamo, jo Tirona.kristiani wrote: Nuk kuptoj pse nuk e kan kerku vjet mbas ndeshjes?
Vllaznia akuzoi shkelje te rregullores, po e paska shkel dhe vet vjet.
Si qeka kjo pun tashi, ti mer kualifikimin aty ku te kan bo dom te tjeret, dhe aty ku ke bo dom ti nuk preket fare.
-
- Huligan
- Posts: 150
- Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Sigurisht , ne kemi nja dy tituj qe na mungojn. Spo na i mer njeri per baz provat. ne fakt jan drejtusit e Tirones qe spo i kerkojn. Vllaznia mduket se ka nje titull gjithashtu.Miri wrote:Mos asht nevoja me i hell 1 sy edhe kampionatit se them qe shume tituj do anullohen.