Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Wed, 11 Mar 2009 , 13:27

fpjalmi wrote:tranieri i vllaznise anderron ,2 gola me dinamon dhe kualifikohemi.

shum e leht ne mend ,por si pa tru me duket
2 gola nuk jane asgja naqe por problemi asht a dojn me i ba 2 gola?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Wed, 11 Mar 2009 , 14:05

Miri wrote:
fpjalmi wrote:tranieri i vllaznise anderron ,2 gola me dinamon dhe kualifikohemi.

shum e leht ne mend ,por si pa tru me duket
2 gola nuk jane asgja naqe por problemi asht a dojn me i ba 2 gola?
o miri po me keta dinamos a kena ra doakord qe sna bajne asnji a
se na po i bajme dy po mund te hajme dhe tre :evil:
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Wed, 11 Mar 2009 , 14:57

GOLDIAN wrote:
Miri wrote:
fpjalmi wrote:tranieri i vllaznise anderron ,2 gola me dinamon dhe kualifikohemi.

shum e leht ne mend ,por si pa tru me duket
2 gola nuk jane asgja naqe por problemi asht a dojn me i ba 2 gola?
o miri po me keta dinamos a kena ra doakord qe sna bajne asnji a
se na po i bajme dy po mund te hajme dhe tre :evil:
Pse mar Gold Dinamo shkul gozhda me beth a?
Me sa kam pare do ndeshje te dinamos nuk asht nej skuader kush e din thjesht po merr rrezultate nga gabimet e kundershtarit.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Wed, 11 Mar 2009 , 15:21

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:
Miri wrote: shum e leht ne mend ,por si pa tru me duket
2 gola nuk jane asgja naqe por problemi asht a dojn me i ba 2 gola?
o miri po me keta dinamos a kena ra doakord qe sna bajne asnji a
se na po i bajme dy po mund te hajme dhe tre :evil:
Pse mar Gold Dinamo shkul gozhda me beth a?
Me sa kam pare do ndeshje te dinamos nuk asht nej skuader kush e din thjesht po merr rrezultate nga gabimet e kundershtarit.[/quote]
ishalla po e kan mendjen te gozhda sot ata te dinamos pra e jo ne fushe te lojes :lol:
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 13 Mar 2009 , 08:19

Vllaznia-FSHF-së: S’ka interpretime, jemi në gjysmëfinale të Kupës!


Autori: Gjergj Kola
Data: 12/03/2009
Version Print



Drejtuesit e klubit te futbollit “Vllaznia”, edhe gjate gjithe dites se enjte, 12 mars 2009, e kane vazhduar kerkesen e tyre per dhenien e ndeshjes se Kupes se Shqiperise ne tavoline dhe kualifikimin e tyre per ne turin tjeter gjysmefinal. Gjithçka ka qene e qarte ne kerkesen e tyre. Normalisht, ata, nisur edhe nga rregullorja e thyer nga blute, kane te drejte per te kaluar ne gjysmefinale dhe jo Dinamo, siç ka ndodhur realisht ne fushen e lojes, pas dy ndeshjeve te luajtura. Pas deklarates per shtyp te bere mbremjen e se merkures, menjehere pas perfundimit te ndeshjes, kreret kuqeblu kane nxituar te bisedojne dhe me drejtues te federates dhe, sipas tyre, eshte pranuar haptazi se Dinamo ka gabuar ne aktivizimin e Bakajt. Nderkohe, te enjten ne mengjes, te mbledhur te gjithe ne zyren e presidentit Fushaj, drejtuesit shkodrane kane nxituar te bejne gati shkresen zyrtare, me te cilen do t’i kerkojne FSHF-se dhenien e ndeshjes ne tavoline dhe kualifikimin e Vllaznise per ne turin tjeter. Perveçse me faks, kjo shkrese eshte çuar edhe dorazi ne zyrat e FSHF-se nga sekretari i klubit, Agim Medja, dhe menaxheri i pergjithshem, Kujtim Shaba. Ne ate shkrese, ajo qe bie ne sy eshte se klubi i futbollit “Vllaznia” nuk i eshte drejtuar aspak Komisionit te Disiplines, por konkretisht Sektorit te Garave. Arsyen se pse eshte vepruar keshtu, e ka bere te qarte presidenti Fushaj ne nje prononcim per gazeten “Sporti Shqiptar”, kur ka thene: “Arsyeja pse nuk i jemi drejtuar Komisionit te Ddisiplines eshte se nuk mendojme se nje çeshtje e tille ka nevoje per te kaluar ne kete komision. Besoj se gjithçka eshte e qarte ketu: nje skuader ka shkelur rregulloren per aktivizimin e nje lojtari ne menyre te parregullt dhe gjerat jane shume te dukshme: ndeshja i jepet ne tavoline skuadres tjeter dhe automatikisht edhe kualifikimi, qe ne kete rast i takon Vllaznise. Kesaj çeshtjeje duhet t’i jape zgjidhje sekretari i federates dhe shefi i Sektorit te Garave. Ta harrojne se mund te sillen ashtu si i dhane zgjidhje edhe problemit te vendit te pare. Keto dy persona, te cilet po tregojne se e kane bere lemsh kampionatin, te zbatojne ate qe eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe. Most e sillen sin e rastin e vendit te pare pas dy fazave te para, kur skema e kampionatit ishte kpjuar nga Kroacia dhe interpretimin e kerkonin tek nje specialist italian. Tashme gjerat jane shume me te qarta: eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe. Meqe Dinamo ka gabuar, ta pesoje. Dhe jo vetem ajo. Rregullorja nuk eshte e shkruar sot, ka qene qe ne fillim te sezonit dhe ne e kapen dhe po e shfrytezojme kete gabim te Dinamos, ashtu siç do ta kishte shfrytezua ajo nese do ishim ne pozita te kunderta.”

Ne kete menyre, Vllaznia pret nga federata qe ajo t’i jape zgjidhje ketij problemi, pa e kaluar ne Komision te Disiplines. Duam kualifikimin menjehere”. Ne kete menyre ne Shkoder jane te bindur se ata kane te drejte dhe federata kete here nuk ka asnje mundesi tjeter per te mos i dhene te drejten Vllaznise.



Sekretari Medja, “zbuluesi” i gabimit me rregulloren



Ka ndodhur paraditen e se merkures. Ka qene duke lexuar shtypin sportiv dhe teksa ka pare formacionin e mundshem te Dinamos, qe do te luante pasdite ndaj Vllaznise, syte i kane mbetur tek emri i Bakajt. Pervoja e tij disavjeçare si drejtues dhe fakti qe eshte nje njohes i mire i rregullores, e kane ngacmuar ate t’i hidhte nje sy rregullores se aktivitetit, pikerisht ne lidhje me kete çeshtje. “Nga pervoja edhe boterore, e kisha te qarte se nje lojtar brenda nje sezoni nuk mund te luante me dy skuadra per ndeshjet e kupes. Duke qene keshtu dhe duke menduar menjehere per Bakajn, e pashe rregulloren dhe konstatova se neni 36, pika 25 e kishte shume te qarte kete gje. Kete fakt e diskutuam edhe me drejtuesit e tjere te klubit dhe menjehere vendosem qe duke e shfrytezuar ate, te benim reklamimim perkates. Gjerat jane shume te qarta dhe, per pasoje, duhet qe federata t’i jape kualifikimin Vllaznise kete rast. Nuk ka asnje alternative tjeter. Nuk ka njeri ne FSHF, madje as ne klubin e Dinamos, qe te pretendoje te kunderten,”-ka thene Medja. Shefi i kuqebluve kesisoj mund te quhet njeriu “zbulim” i kesaj pike te rregullores, sepse deri te merkuren askush nuk e kishte konstatuar me pare.

As nga klubet, as nga federate, e cila vijonte aktivitetin e Kupes ne qetesi te plote, edhe pse lojtare te tjere, qe ne cerekfinalen e pare, e kishin konsumuar kete shkelje te rregullores, si Gjondeda dhe Bakkalli me Partizanin (me pare kishin luajtur ne Kupe per Elbasanin dhe Teuten, ne vitin 2008, Brenda ketij sezoni, apo edhe Merxha, me Elbasanin dhe se fundi me Flamurtarin). Kjo tregon paaftesine e FSHF-se, e evidentuar dy here radhazi, flake per flake, sin e rastin e vakuumit ligjor, se si renditet e para, pas dy fazave, njera nder skuadrat me pike te barabarta dhe golaverazh te njejte ne ndeshjet direkte, edhe ne aktivizimin e nje lojtari me dy skuadra ne Kupe, Brenda nje sezoni. Gafe te cilen e kane konsumuar edhe klubet respective, cka tregon nivelin e ulet te drejtimin institrucional. Te cilit Vllaznia i ka dhene nje goditje te forte, duke kerkuar kualifikimin ne tavoline. Ua ka cjerre masken e paaftesise, edhe drejtuesve te federates, edhe atyre te klubeve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 13 Mar 2009 , 08:46

goldi shkruan

o miri po me keta dinamos a kena ra doakord qe sna bajne asnji a
se na po i bajme dy po mund te hajme dhe tre

_________________________________________________-

pavaresisht qe perfundoj 0-0 shansin nuk e kishim kete dite,por ishalla po kualifikona per gabim te dinamos.

miri ,dinamo na rrahu 2 here maj naqe ,dhe me ba dy gola kerkush nuk do ta besote ,edhe pse deshira jone asht me u ba.

dinamo asht ekipi ma i mire per momentin ,dhe ishalla po e kap kriza qysh me skualifikimin e kupes ,nese federata do ta tregojn vedin.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Fri, 13 Mar 2009 , 08:46

pa ma vllazen po tu anku tan sezonin edhe kjo nuk asht normal
se bakaj ka lujt dhe ndeshjen e par ne shkoder pse se banen publik kete gja
ta fitoshin ne tavoline 2-0
po e bajne tash
TE DREJTE KENA se mohon njeri por te jena pak ma serioza mendoj une
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 13 Mar 2009 , 08:50

kam frike se federata nuk do te bajn gja per arsyje se u fut edhe flamurtari ne kete loje.

nese federata nuk reagon atehere flamurtari dhe vllaznia duhet ta qojn qeshtjen ne uefa sepse nese vendi i pare nuk u morr parasysh e kaloj ne stlin italian,kta e dyta asht mese e vertete sepse i bjen ndesh ligjit.

nese kualifikona atehere me 100 perqind kupen e kena ne dore sepse tiranen do ta bajm me hanger gur

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Fri, 13 Mar 2009 , 12:28

[quote="fpjalmi"
nese kualifikona atehere me 100 perqind kupen e kena ne dore sepse tiranen do ta bajm me hanger gur[/quote]
naqe mas bajme deklarime te tilla perpara
se veshtire me ndodh kja qe thu ti
kena shume pune me mrri deri tek ndeshja me tiranen nese na kualifkohena dhe na bjen shorti me tiranen
sepse jan disa ndshje peraktuese ne kampionat qe do vendosin fatet e shume gjanave
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Fri, 13 Mar 2009 , 14:06

GOLDIAN wrote:pa ma vllazen po tu anku tan sezonin edhe kjo nuk asht normal
se bakaj ka lujt dhe ndeshjen e par ne shkoder pse se banen publik kete gja
ta fitoshin ne tavoline 2-0
po e bajne tash
TE DREJTE KENA se mohon njeri por te jena pak ma serioza mendoj une
Bakaj nuk asht aktivizu ne ndeshjen e pare ne loro borici.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Fri, 13 Mar 2009 , 14:42

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:pa ma vllazen po tu anku tan sezonin edhe kjo nuk asht normal
se bakaj ka lujt dhe ndeshjen e par ne shkoder pse se banen publik kete gja
ta fitoshin ne tavoline 2-0
po e bajne tash
TE DREJTE KENA se mohon njeri por te jena pak ma serioza mendoj une
Bakaj nuk asht aktivizu ne ndeshjen e pare ne loro borici.
ahahahah atehre terhiqem pra
kerkoj falje
kur jep fshf vendimin
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Man in Redblue » Fri, 13 Mar 2009 , 17:39

Allmuça: Për ne do të ishte turp ta kërkonim

Dinamo/ Lojtari s’e quan normale kërkesën e Vllaznisë

“I bindur se tifozët shkodranët s’duan fitore në tavolinë”


Kërkesa e Vllaznisë
për të eliminuar Dinamon
nga turi
gjysmëfinal, sepse ka shkelur
rregulloren duke aktivizuar
Bakajn të mërkurën në “Selman
Stërmasi”, i ka shqetësuar
të gjithë në kampin blu.
Megjithatë mundohet të ruhet
qetësia, edhe sepse është në
prag ndeshja me Flamurtarin,
që do të luhet të dielën. Për
mesfushorin e Dinamos, Igli
Allmuça, kërkesa e Vllaznisë
nuk është normale. “Në fushën
e lojës, – tha Allmuça për
‘Panorama Sport’, – jemi ne të
fituarit moralë të ndeshjes. Ne
nuk merremi me letrat dhe do
të ishte turp për ne, sikur të
ishim në rastin e Vllaznisë e
ta kërkonim në rrugë të tilla
kualifikimin. Unë jam i bindur
që edhe tifozët shkodranë
nuk e duan një kualifikim të
tillë, sepse presin tjetër nivel
paraqitje nga skuadra e tyre.
Për mua nuk është normale si
kërkesë, sepse ‘pikat mbi i’
duhet të ishin vënë që në
ndeshjet e para, kur Partizani
aktivizoi Gjondedën e Bakallin,
apo kur Elbasani aktivizoi
Pemën. Janë të gjithë lojtarë,
të cilët në turet e para kanë
luajtur me skuadra të tjera.
Megjithatë nuk është kjo rruga
për të kaluar në gjysmëfinale,
ndërsa ne jemi kualifikuar
tashmë”. Duke vazhduar
më tej, Allmuça tregon se
Dinamo ka bërë ndeshjen e
saj, duke administruar me
qetësi avantazhin që i kishte
dhënë fitorja e takimit të parë
në “Loro Boriçi”. “Ne administruam
me maturi çdo situatë
të vështirë të krijuar nga
skuadra shkodrane, e cila nuk
kishte rrugë tjetër, veçse të sulmonte
me të gjitha forcat për
të shënuar. Patëm mundësitë
tona, të cilat po t’i kishim
shfrytëzuar më mirë, mund ta
kishim fituar ndeshjen. Gjithsesi,
e përgjithshmja është që
ishte një ndeshje e mirë e
skuadrës sonë. E kemi merituar
kalimin në gjysmëfinale”,
ka nënvizuar Allmuça.
Mendohet për ndeshjen
me vlonjatët - Mesfushori i dinamovitëve,
Igli Allmuça,
është i mendimit se për
ndeshjen e së dielës me Flamurtarin
në Vlorë nuk duhet
parë fakti që ata kanë luajtur
120 minuta ndaj Partizanit.
“Po të jetë kështu, – thotë mesfushori
– edhe ne jemi lodhur
kur kemi luajtur 90 minuta
përballë një skuadre, e cila
është ndër më të fortat e këtij
kampionati. Nuk kishte si
ndodhte ndryshe, por do të
lodheshim me Vllazninë.
Kështu që këtë nuk duhet ta
marrim parasysh, edhe sepse
Flamurtari është skuadër e
vështirë, sidomos në fushën e
vet”. Allmuça është një ndër
shënuesit e dy golave të Dinamos,
në Vlorë, më 21 shkurt,
kur blutë fituan 2-0.
“Nuk duhet të mendojmë
përsëritje, por duhet të bëjmë
lojën tonë dhe të marrim pikët
maksimale. E lehtë nuk do të
jetë, edhe sepse Flamurtari
është ndër ato skuadra, që
është pranë zonës së ftohtë të
rënies nga kategoria. Kështu
që duhen menduar të gjitha
vështirësitë. Megjithatë, unë
jam i bindur që gjithçka do ta
kalojmë me sukses”. Dhe
duke përfunduar, Allmuça do
të deklaronte se Dinamo duhet
të shohë ndeshjet e veta,
pastaj të mendojë për rivalët
për titull si Tirana e Vllaznia.
“Ne duhet të marrim maksimumin
nga ndeshjet tona,
sepse vetëm kështu do të jemi
më pranë kreut të renditjes”.
Ndërkaq dinamovitët do të
jenë me mungesa në fushën e
lojës, sepse Bakaj mungon për
shkak të kartonit të kuq, që ka
marrë në ndeshjen e javës së
kaluar me Apoloninë, kurse
Sina ka plotësuar numrin tre
të kartonëve të verdhë...



Pa sa te shkatht jan dyrnjaja e sa bukur dijn me fol kur i leverdis :evil: :evil:

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Man in Redblue » Fri, 13 Mar 2009 , 17:45

Pa u nxitu, por me qetesi te plote kerkoj ne rast moskaulifikimi ne tavoline:
BOJKOTIM TE KAMPIONATIT...

Vllaznia ka kercenu disa here ne kohnat e Myftar Celes per bojkotim kampionatit, dhe vetem ka demtu vetveten, por ky rast asht ndrysh:

Nuk bahet fjale per gjykim te keq te arbitrit, gol me dore etj, por per nji gafe te madhe te FSHF. Armando Duka ka mbijetu vetem me mbeshtetjen e UEFAS dhe Fifas, nqs. kjo gafe merret vesht nga FIFA do te kishte konsekuenca te randa per te.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 13 Mar 2009 , 20:00

man in red bblu .

edhe un jam me mendimin tand

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 13 Mar 2009 , 20:02

“FSHF s’është serioze,
çështja të zgjidhej dje”
Fushaj: Vendimi të jepej shpejt. S’ka nevojë për Disiplinën
Kreu i Vllaznisë revoltohet nga sjellja e djeshme e federatës

Ka reaguar menjëherë
presidenti i Vllaznisë,
Valter Fushaj,
kur ka mësuar se institucioni
i futbollit shqiptar ka shtyrë
vendimin për të mërkurën e
ardhshme, ditën kur dhe do të
mblidhet Komisioni i Disiplinës.
“Nuk ka nevojë fare që
kjo çështje të shqyrtohet në Komisionin
e Disiplinës, sepse
rregullorja është shumë e qartë.
FSHF-ja nuk është serioze”, ka
thënë ndër të tjera kreu i klubit
kuqeblu, në një intervistë për
“Panorama Sport”. Fushaj flet
edhe për shembullin që i ka
rastisur Vllaznisë në Kupat e
Evropës, me futbollistin Paulin
Dhëmbi, ndërkohë që gabimin
e FSHF-së, e cilëson si të
pajustifikuar. Për këto, por jo
vetëm, ja si u shpreh njëshi i
klubit “Vllaznia”:
Zoti Fushaj, FSHF-ja ka
vendosur që ta shtyjë për të
mërkurën vendimin për klubin
tuaj. Si e gjykoni?
Gjithçka është e shkruar
dhe e lexuar qartë në rregullore.
Gjithë bota e di shumë
mirë këtë gjë. Ky nuk është faji
ynë, por gabimi i FSHF-së, që
nuk i ka udhëzuar klubet.
Vendimi duhej të merrej
direkt dhe nuk kishte nevojë
për t’u kaluar në shqyrtimin
e Komisionit të Disiplinës.
Shtyrja e këtij vendimi për të
mërkurën nuk është aspak
serioze. Siç e thashë edhe më
lart, duhej marrë direkt. Duhej
të ishte bërë e ditur që sot
(dje). Përse duhet ta kalojmë
në Komisionin e Disiplinës,
kur nuk ka asnjë lloj nevoje
dhe rregulloret flasin qartë.
Kjo lë shkas për aludime
nga ana juaj?
Derisa një vendim i shpejtë
nga ana e FSHF-së, u mor për
skuadrën që do të ishte në vendin
e parë dhe të dytë, në renditjen
përfundimtare të fazës
së tretë, atëherë pse ky vendim
të mos merret tani shpejt, kur
gjërat janë të qarta?! Në rastin
e renditjes përfundimtare
kishte një vakum në rregullore
dhe nuk u kalua për shqyrtim
në Komisionin e Disiplinës,
edhe pse klubi ynë e kërkoi
këtë gjë. Më pas, dërguam një
shkresë në FIFA dhe UEFA për
të marrë udhëzime. Pra, e
thënë shkurt, për këtë çështje
s’ka nevojë fare për zgjatje të
vendimit dhe natyrisht neve
si klub nuk na vjen mirë që
veprohet kështu.
Do të pranoni çdo lloj vendimi
që do të marrë Komisioni
i Disiplinës?
Unë do të pranoj atë që thotë
rregullorja, pra siç e ka FIFA
dhe UEFA. Për këtë që ka
ndodhur kërkojmë fitoren në
tavolinë dhe kualifikimin për
në gjysmëfinalen e Kupës. Nuk
dua të zgjatem në këtë pikë,
sepse çdo gjë është e qartë dhe
Vllaznisë i duhet dhënë ajo
meriton në këtë rast. Mund t’ju
them se një shembull të tillë e
kemi pasur më parë edhe ne si
klub, kur kemi afruar në merkaton
e verës Paulin Dhëmbin
nga Partizani. Më pas,
Dhëmbin nuk e kemi aktivizuar
në Kupat e Evropës. Ky lojtar,
duke ditur rregulloren e UEFAs,
nuk është grumbulluar fare,
sepse është përfaqësuar me
Partizanin në këtë kompeticion
dhe këtu ne mund të dënoheshin.
Dinamo e ka aktivizuar
lojtarin, kështu që gjërat
janë shumë të qarta, sepse për
të tilla raste janë përjashtuar
ekipe edhe nga Kupa UEFA,
apo Liga e Kampioneve.
Keni kontaktuar me personat
kompetentë në FSHF,
për të folur në lidhje me këtë
çështje?
Natyrisht që kam pasur
kontakte edhe me përfaqësuesit
e FSHF-së. Kjo që ka
ndodhur ka bërë bujë të madhe.
Për mua, ky rast nuk ka
asnjë lloj justifikimi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 13 Mar 2009 , 20:03

Nëse s’merret vendimi i duhur, klubi do ndërmarrë hapa të tjerë
Në Shkodër, të gjithë të
bindur: Ne, gjysmëfinalistë!


Gabimi i bërë nga ekipi i Dinamos
për aktivizimin e Elis Bakajt, duket
se e ka ngrohur mjaft klubin shkodran,
por më tepër opinion sportiv
dhe tifozët kuqeblu në qytetin verior.
Këta të fundit, këtë herë besojnë
seriozisht se FSHF-ja nuk ka
nga ia mban për t’i dhënë të drejtën
Vllaznsië. Mendimi i përgjithshëm
në qarqet sportive të Shkodrës
është se, nëse në rastin e përcaktimit
të vendit të parë, institucioni
i futbollit nuk ka pritur shumë
për ta shqyrtuar, këtë herë rregullorja përcakton qartë gabimin e bërë
nga ekipi dinamovit. Dje, drejtuesit e klubit kuqueblu kanë udhëtuar me
shpejtësi drejt kryeqytetit, për të kërkuar të drejtën e tyre. Ndërkohë, të
gjithë në Shkodër janë të bindur se nuk do të ketë shteg për t’i mohuar
ekipit shkodran të drejtën e kualifikimit. Pavarësisht se rregullorja nuk e
ka të përcaktuar masën që ndërmerret në të tilla situata, gjithçka është
e shkruar drejt, në rregullat ku mbështetet i gjithë futbolli evropian dhe ai
botëror, UEFA dhe FIFA. Në të tilla raste, vendimi është pikërisht ai që po
kërkohet. Fitorja në tavolinë 2-0 dhe kalimi në turin tjetër. Në Shkodër
janë të habitur me faktin sesi një
vendim i tillë po vonon të ndërmerret
nga FSHF-ja. Në këtë mes, drejtuesit
e klubit as që e shkojnë
nëpër mend se mund të merret një
masë e kundërt. Megjithatë, mësohet
se në rast të një vendimi tjetër
nga ana e organeve drejtuese të
FSHF-së, klubi do të ndërmarrë
hapa të tjerë drejt organizmave
përkatëse, duke qenë më të bindur,
për t’i shkuar deri në fund
kërkesës. Megjithatë, gjithçka
mbetet për t’u shikuar vetëm pas vendimit që do të merret nga organet
kompetente në FSHF. Në qytetin verior, mezi e presin zgjidhjen që do t’i
japë institucioni i futbollit. Pas atij momenti të keq, që Vllaznia kaloi në
kampionat, tashmë edhe klima në ekip ka ndryshuar. Duke qenë në
gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, morali mbetet i lartë te kuqeblutë,
që këtë sezon kanë pretendime të larta, si për titullin ashtu edhe
Kupën. Për këtë të fundit janë edhe trofe mbajtës, ndërkohë që ambiciet
nuk lënë vend që të heqin dorë për ta fituar përsëri, duke pasur
parasysh edhe kontingjentin që ka Vllaznia. Admir Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 13 Mar 2009 , 20:04

Përgatitjet
Kuqeblutë, të gjithë janë “OK”
Ngjeshja e kalendarit ka bërë që Vllaznia të mos humbë
shumë kohë për të pushuar. Pavarësisht se drejtuesit
e klubit po merren me çështjen e kualifikimit, ekipi ka
nisur përgatitjet për takimin e radhës me Apoloninë, që
luhet të dielën në Fier. Në seancën e djeshme që ka nisur
në orët e para të ditës, trajneri Dervish Haxhiosmanoviç,
ka pasur të gatshëm të gjithë ekipin. Madje,
në këtë seancë nuk ka munguar as sulmuesi dhe kapiteni
kuqeblu, Vioresin Sinani. Ky i fundit mungoi në
ndeshjen me Dinamon, por shpresohet se do të jetë
kundër fierakëve. Në këtë përballje për kampionat, Vllaznisë
do t’i rikthehet “veterani” Suad Lici. A.Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 13 Mar 2009 , 20:05

“Momenti i keq kaloi, tani
do të shikojmë përpara”



Duke lënë pas çështjen e Kupës së Shqipërisë, presidenti i
Vllaznisë, Valter Fushaj, është munduar të sqarojë momentin
e keq që ka kaluar ekipi kuqeblu së fundmi, gjithashtu
edhe të ardhmen. Sipas kreut të klubit shkodran, kriza e
rezultateve ka kaluar dhe
klubi do të shikojë përpara,
për të arritur objektivin.
“Ashtu si të gjitha skuadrat
e tjera shqiptare, edhe
Vllaznia në këtë periudhë
ka vuajtur nga oshilacionet
që ndodhin gjatë kampionatit.
Unë mendoj se atë
moment të keq, tashmë e
kemi kaluar dhe do të ecim
vetëm përpara - theksoi
Fushaj. - Si president klubi,
nga Vllaznia pres më të
mirën, sepse këtë sezon
është ndërtuar për të fituar
titullin kampion”. Njëshi i klubit kuqeblu pret nga futbollistët,
që ndaj Apolonisë të arrihet fitorja, që do të ishte si
pikë kthese për Vllazninë në kampionat. Ndeshja e fundit
me Dinamon për Kupë dha sinjale të qarta, që shkodranët
kanë një ekip cilësor dhe pretendent kryesor për titullin.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sat, 14 Mar 2009 , 01:09

allmuca nuk ta mohon njeri se ne fushe ju u kualifikut por federata ka disa ligje dhe dinamo i ka thy keta ligje tu aktivizu bakajn
vendimi asht krejt i thjeshte
e gjithe shqiperia u habit kur uefa na e rrasi 3-0 ne tavoline ne ndaj tbilisit per champions lig
edhe na hupme 1-0 atje ne fushe te lojes e fitume ne tirane 3-1
me rezultat fushet ishim na te kualifikum por LIGJET JANE LIGJE doli tbilisi
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sat, 14 Mar 2009 , 03:17

as nuk duhet me e diskutu kualifikimin e vllaznise. rregullat jane rregulla. ne ket rast gjygji i lozanes do ti nepte te drejte vllaznise pa dyshim, dhe siç e tha e man, do t'ishte nji kolpo e forte per duken.

masanej nuk asht e vertete qi kan fitu me merite, se na banen golin me dore e na hangren 2 penallti e nuk i dha arbitri 2 lojtarve te dinamos 2 kartona te kuq siç e meritoshin.

Post Reply