Post
by vllaznia1919 » Tue, 02 May 2006 , 13:37
Kuqeblute, pese mungesa ne stervitje
Edhe dje, ndonese dite pushimi prej 1 Majit, kuqeblute kane zbatuar programin stervitor, duke u paraqitur ne oren 15:00 ne stadiumin “Loro Borici”. Ne mungese te teknikut te pare, Hysen Dedja, stervitjen e ka drejtuar ndihmesi i tij, Astrit Premci. Ne kete seance te pare te javes anti Partizan ka patur mjaft mungesa te lojtareve. Pese prej tyre (Lika, Tafili, Bishani, Cani dhe Kelmendi) ishin te grumbulluar nga trajneri i kombetares U 21, Artan Bushati, ne zborin dyditor, nderkohe qe tre titullaret e tjere (Sinani, Teli dhe Lici) jane lene pushim, per te t’u lene kohe rikuperimi ndonje sforcimi fizik, qe kane patur ne perballjen me Dinamon, ndersa do te bashkohen sot me skuadren. Ne pergjithesi, seanca ka qene e lehte, pa sforcime te medha, ku ka dominuar me teper loja ne kuadrat me topin dhe disa ushtrime atletike.