Vllaznia luan për "jetë a vdekje", Elbasani mendon kampionatin
Formacioni, pak ndryshime nga Lushnja
Për takimin e sotëm kundër Elbasanit, trajneri Dedja pritet të bëjë pak ndryshime në formacion, krahasuar me atë të javëve të fundit. Madje mund të thuhet se formacioni i sotëm pritet të jetë i njëjtë me atë të së shtunës kundër Lushnjës. I vetmi ndryshim është ai i rikthimit të Belishës dhe me shumë të ngjarë në stol do të spostohet Kelmendi. Nga ana tjetër, stafi drejtues, sa i takon sulmit, duket se do t'i besojë sërish që nga minuta e parë Ahit, i cili do të luajë përkrah Sinanit. Sa i takon Bokatolës, afrikani është rikhyer vërtet në stërvitje me ekipin, por Dedja pritet t'i bëjë një vend vetëm në stol. Në këtë mënyrë gjërat duken të qarta dhe Vllaznia do të dalë në fushë pa surpriza sa i takon formacionit.
Vllaznia, jo e grumbulluar para ndeshjes
Drejtuesit e klubit shkodran nuk kanë vendosur ta grumbullojnë ekipin para sfidës shumë të rëndësishme me Elbasanin. Në këtë mënyrë, lojtarët dje paradreke kanë zhvilluar seancën e fundit paradreke në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe më pas janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa "jabanxhinjtë" në hotel. Në këtë mënyrë, kuqeblutë do të grumbullohen vetëm sot para ndeshjes në ambientet e stadiumit për të bërë analizën e zakonshme të ndeshjes.
Gjysme-finalja Vllaznia-Elbasani
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Shkodra, interesim maksimal për kupën
Ndryshe nga javët e fundit, kur në qytetin verior nuk ka pasur asnjëlloj interesimi për futbollin dhe Vllazninë, krejt ndryshe duket kjo gjë ditët e fundit. Kjo nisur edhe nga rëndësia e ndeshjes së sotme për kupë me Elbasanin, kur kuqeblutë të paktën pretendojnë kalimin e kryesuesve të kampionatit. Interesimi i tifozërisë shkodrane duket në të gjithë aspektet, qëndrimi më afër skuadrës, interesimi që tani për biletat e ndeshjes dhe po ashtu shikohet edhe te vetë skuadra, e cila po punon shumë e angazhuar. Nga ana e vet, edhe presidenca e klubit bëhet e ditur se është bërë gati një premio shumë të lartë në rast kualifikimi për në finale të këtij kompeticioni. Hera e fundit që Vllaznia ka fituar Kupën e Shqipërisë përkon me vitin 1987. Që atëherë kanë kaluar plot 19 vjet dhe shkodranët mezi po e presin një kupë tjetër.
Kuqeblutë, kupa shërben edhe për Europën
Skuadra e Vllaznisë është mësuar që gati për çdo sezon të marrë pjesë në kupat europiane. Por këtë sezon kuqeblutë mund të luajnë në Kupën UEFA (në kupën e kampioneve as që bëhet fjalë) vetëm duke fituar kupën. Kalimi në finale do t'i rriste shanset edhe më shumë, pasi nëse në finale do të ishte Tirana dhe ajo do të fitonte kampionatin, atëherë Vllaznia edhe nëse nuk fitonte kupën, sërish do të merrte pjesë në Kupën UEFA. Por këto janë hamendje, pas së pari duhet kaluar Elbasani. Kryesuesit e kampionati vërtet e kanë siguruar pjesëmarrjen në kupat e Europës, por ata janë mjaft ambiciozë, pasi duan që deri në fund të luftojnë për të dy trofetë. Duke qenë kështu, pritet që sot në "Loro Boriçi" të jetë një ndeshje vërtet e fortë, por që vështirë të zgjidhet kualifikimi në finale që në ndeshjen e parë. Duhen pritur 180 minutat e lojës mes këtij çifti për të mësuar finalistin e parë.

Histori statistikore, Vllaznia-Elbasani
Dy nga skuadrat tona më të mira vihen përballë njëra tjetrës për herë të parë në turin gjysmëfinal. Ndërkaq, në çerekfinale kemi pasur 3 ballafaqime. Kështu, për herë të parë, kjo ka ndodhur në vitin 1973. Shkodranët fituan në fushën e tyre 2 0 më 28.2.1973. Kurse takimin e kthimit më 5.5.1973 elbasanasit e fituan me rezultatin 3 0 dhe siguruan kualifikimin. Rasti i dytë ka qenë ai i vitit 1980. Pas fitores në Elbasan nga verdheblutë me rezultatin 4 3, më 13.1.1980, 3 ditë më vonë në Shkodër është regjistruar çudia më e madhe dhe më e pabesueshme. Në pjesën e dytë, kur shkodranët udhëhiqnin 3 2, rezultat ky i mjaftueshëm për kualifikimin, gjyqtari K.Çano jep një goditje dënimi për Vllazninë. Elbasanasit replikojnë me gjyqtarin, madje (ndonëse duket e pabesueshme) godasin topin që përplaset në rrjetë. Çano jep gol. Me gjithë protestat e shkodranëve, ndeshja përfundon në barazim 3 3 dhe verdheblutë sigurojnë kualifikimin. Për herë të tretë në çerekfinale këto ekipe janë ballafaquar para 4 vjetësh. Më 9.2.2002 Elbasani fitoi në fushën e vet 2 0. Një javë më vonë në Shkodër u luajt ndeshja e kthimit. Brenda 90 minutash vendësit shënuan 2 gola. Në 30 minutat shtesë verdheblutë realizuan 1 gol, që u mjaftoi atyre për kualifikimin. Për herë të parë këto skuadra janë ndeshur në Kupën e Shqipërisë në vitin 1960 për vendet 7 8, më 16 dhe 20 nëntor, ku u luajtën dy ndeshje; shkodranët fituan të parën 2 0, elbasanasit të dytën 1 0. Kuqeblutë zunë vendin e shtatë. Para tre vjetësh Vllaznia dhe Elbasani janë ndeshur për herë të fundit në kupë. Më 22.1.2003 në Elbasan fituan kuqeblutë 4 1 dhe pas 7 ditësh në Shkodër 2 1, duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale. Vllaznia është 5 herë fituese e Kupës së Shqipërisë, kurse Elbasani 2 herë. Në takimet direkte janë zhvilluar deri tani 16 ndeshje. Shkodranët kanë siguruar 7 fitore, elbasanasit 6, ndërsa në barazim janë mbyllur 3 ndeshje. Golaverazhi është 27 25 për Vllazninë. Kurse raporti i kualifikimeve është 5 3 për Elbasanin. Këtu nuk llogaritet sezoni 1993 94, kur të dyja skuadrat bënin pjesë në një grup.
Rruga e dy skuadrave deri në gjysmëfinale
Elbasani
Turi i parë
Elbasani-Turbina 0-0 6-2
Turi i dytë
Elbasani-Pogradeci 0-2 5-1
Turi i tretë
Elbasani-Teuta 3-3 3-1
Bilanci: 6 ndeshje, 3 fitore, 2 barazime, 1 humbje
Golaverazhi: 17-9
Vllaznia
Turi i parë
Vllaznia-Veleçiku 4-1 7-0
Turi i dytë
Vllaznia-Besa 1-1 2-1
Turi i tretë
Vllaznia-Shkumbini 2-0 1-0
Bilanci: 6 ndeshje, 5 fitore, 1 barazim

Ahi, goli qe “vulosi” kualifikimin
Edhe pse ka humbur ne gjysmefinalen e kthimit per kupen, ndaj Elbasanit, ne mesjave, Vllaznia eshte kualifikuar ne finalen e madhe. Kesisoj, ajo ka arritur objektivin e deklaruar prej kohesh, ndersa tani synon te behet zoteruese e trofeut. Duke u kthyer te ndeshja e se merkures, ne “Ruzhdi Bizhuta”, aty ku u “firmos” ky kualifikim, sipas pankines se kuqebluve si dhe drejtuesve te klubit Vllaznia, gjithcka ka kaluar permes dritherimave jo te vogela. Avantazhi 2 0 i ndeshjes se pare, ne “Loro Borici”, u jepte shkodraneve nje fare garancie, por jo deri ne ate mase sa per te qene te qete ne arritjen e objektivit. Ne nje fare menyre, kjo eshte pare edhe ne levizjet e fundit brenda kamit kuqeblu, kur, edhe pse ishin lene ne Shkoder kater futbolliste te demtuar (Sinani, Leandro, Grima dhe Beka), gjate analizes qe tekniku Dedja beri me skuadren disa ore para ndeshjes, presidenti Cela, i cili nuk i eshte ndare Vllaznise per asnje cast, ka kerkuar qe te thirren urgjent e te vihen ne dispozicion Sinani dhe Leandro. Te dy futbollistet, edhe pse te demtuar, kane qene te detyruar te udhetojne me urgjence drejt Elbasanit, ku kane mberritur vetem gjysme ore perpara fillimit te ndeshjes, ndaj dhe jane aktivizuar vetem ne pjesen e dyte. Dhe, dritherimat ne kampin kuqeblu arrijne kulmin, kur vendasit shenojne shume shpejt dy gola ne porten e Ndojes, duke vene gjithcka ne barazpeshe.
Shtatlarti qe vendosi gjithcka
Nderkohe qe tifozeria vendase kerkonte golin e trete, per te eliminuar Vllaznine, ne skene del aftesia e talentit Franc Ahi, i cili me ate gol, te shenuar ne porten e Kotorrit, jo vetem qe frenoi entuziazmin e tribunave te “Ruzhdi Bizhutes”, por shkaterroi edhe vrullin e kualifikimit, qe vendasit e shfaqen me aq zell ne pjesen e pare te ndeshjes. Ky rezultat, i fiksuar ne pjesen e pare, duke i shtuar edhe aktivizimin e dyshes Sinani Leandro ne te dyten, beri qe gjithcka te shkoje sipas “partitures” shkodrane. Gjithsesi, ne tere kete ndihmoi ne nje fare menyre edhe dalja e pakuptimte nga fusha e lojes e kapitenit te verdhebluve, Nevil Dede. Megjithate, duhet thene se shtatlarti Franc Ahi ka terhequr vemendjen e te pranishmeve ne stadium, me levizshmerine, qartesine dhe tekniken ne perdorimin e topit, cka e bene ate figuren me interesante te kesaj ndeshjeje. Nje gje te tille e kane pranuar edhe drejtuesit shkodrane, qofte ata te pankines, ashtu dhe ata qe financojne, donatoret, te cilet kane folur fjalet me te mira per kete futbollist. Ahi, nga ndeshja ne ndeshje po rrit treguesit e lojes se tij, ndersa ka filluar te behet titullar i njembedhjeteshit te pare. Pervec atij goli mjeshteror qe shenoi, i cili me te drejte u quajt edhe goli i “nokautit” te Elbasanit (sepse, pas tij, vendasit duhet te shenonin edhe dy here te tjera per te siguruar kualifikimin), Ahi ka qene teper aktiv e i palodhur ne te gjithe minutat e ndeshjes, duke ndikuar drejtperdrejt ne mobilizimin e skuadres ne teresi, ne mbrojtje te rezultatit kualifikues, nderkohe qe nuk ka munguar te kercenoje edhe ne raste te tjera porten e Kotorrit.