Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 06 Mar 2009 , 10:53

Sukaj mbetet jashtë, Bashiç në pikëpyetje
Para ndeshjes me Bylisin, ekipi shkodran nuk do
të jetë i plotë. Sulmuesi Xhevahir Sukaj me shumë
mundësi do të mungojë, ndërsa në dyshim për
aktivizimin është edhe mbrojtësi kroat, Marko
Bashiç. Për Sukajn, autorin e pesë golave në
këtë kampionat, mësohet se është e pamundur
të luajë për shkak të tërheqjes muskulore para
ndeshjes me Teutën. Gjithsesi, talenti shkodran,
edhe pse ishte në dyshim javën e kaluar, arriti të
aktivizohej në Durrës, madje që nga minuta e parë.
Sipas burimeve në klub, këtë herë një gjë e tillë
nuk ka mundësi të ndodhë, pasi shenjat e përmirësimit
të tij nuk japin garanci, e aq më tepër që ai
nuk është stërvitur me grupin. Një mungesë e
tillë mund të ketë ndikimin e vet, edhe pse
shpresohet se ajo nuk do të ndihet ndaj Bylisit,
që lufton për mbijetesë. Ndërkohë, përsa i përket
mbrojtësit Bashiç, bëhet e ditur se ai nuk
është në 100% të formës së tij. Kroati u dëmtua
ndaj Teutës që në fillim të ndeshjes, por shpresat
që ai të aktivizohet të shtunën, janë të shumta.
Pra, Sukaj dhe Bashiç janë dy “dhimbjet e
kokës” për trajneri Dervish Haxhiosmanoviç, në
debutimin e tij me Vllazninë. Shkodranët nuk kanë
asnjë lojtar të pezulluar për shkak kartonësh dhe
të gjithë do të jenë të gatshëm. A.uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 06 Mar 2009 , 10:53

STËRVITJA
NË “KALÇETO”
Reshjet e shiut që kanë rënë dje në
qytetin e Shkodrës, kanë penguar
Vllazninë të kryejë normalisht stërvitje,
në prag të ndeshjes me Bylisin.
Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç është
detyruar ta dërgojë ekipin në një
prej fushave të mbyllura të minifutbollit
në qytetin verior. Në këto kushte,
kuqeblutë dje janë stërvitur në
drekë, natyrisht jo ashtu siç e kishte
planifikuar malazezi. Në këtë seancë,
me përjashtim të Sukajt, “Deda” i ka
pasur të gatshëm të gjithë lojtarët.
Sot kuqeblutë do të kenë seancën e
fundit stërvitore, por që nuk dihet se
ku do të zhvillohet, sepse është në
varësi të motit. A.U

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by REINIS » Fri, 06 Mar 2009 , 16:22

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, deklaron se ajo që ndodhi në Durrës duhet harruar shpejt

Lëvizjet e fundit te Vllaznia duket se kanë qenë të detyruara. Edhe për trajnerin gjërat nuk po shkonin ashtu siç duhet, kështu vendosi të largohej. Iku në një moment shumë të rëndësishëm, duke e lënë skuadrën që drejtonte nga fillimi i sezonit sërish në krye me pikë të barabarta me Tiranën.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Vllaznisë kanë bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme në këto momente për zëvendësimin e tij. Ardhja e Dervish Haxhiosmanoviç është pritur përgjithësisht mirë në kampin shkodran, sepse futbollistët nuk e kanë të vështirë të ambientohen me të dhe skemat e tij.

Nga ana tjetër, gjoba që presidenti Fushaj i ka vënë skuadrës për humbjen e fundit në Durrës, nga jashtë kanë qenë plotësisht të justifikueshme, sepse ka qenë një humbje e turpshme me shifra të thella, 4 0. Futbollistëve mbase nuk u ka ardhur mirë kur kanë marrë një ndëshkim të tillë, por e kanë kuptuar se kanë pjesën e tyre të rëndësishme të fajit në situatën jo të mirë që ka kaluar Vllaznia nga fillimi i sezonit.

Ata i kanë dhënë plotësisht të drejtë presidentit Fushaj në kritikat e tij. Numri një i klubit shkodran, ndërkohë me masën e gjobës së vënë ndaj lojtarëve, ka dashur t’i paralajmërojë ata se nuk mund të ketë më hapa fals në pjesën e mbetur të kampionatit, sepse do ishin me shumë pasoja.

Madje bëhet e ditur se Fushaj i ka paralajmëruar lojtarët që, në rast të përsëritjeve të ndeshjeve të tilla, si ajo e Durrësit, masat ndëshkimore mund të jenë shumë më të rënda, do kenë të bëjnë me anën financiare të kontratës së secilit futbollist.

Atij i lind kjo e drejtë nisur edhe nga pikat e kontratave të nënshkruara nga secili futbollist. Por nga ana tjetër, duket qartë se te Vllaznia nuk mendojnë se do të ketë sërish paraqitje të tilla. Ndryshimet edhe në stol duket se i kanë motivuar më tepër futbollistët për të bërë më të mirën, sepse janë 11 ndeshje shumë të rëndësishme deri në fund të kampionatit.

Për këtë arsye, vetë Fushaj ua ka bërë të qartë futbollistëve se, gjoba e vënë së fundmi mund t’u anullohet, nëse skuadra arrin të fitojë titullin kampion, krahas shpërbimit të veçantë që do të kenë për këtë arritje.

Duke e nisur nga ndeshja e nesërme me Bylisin, kuqeblutë janë të bindur se paraqitja e tyre në fushë do jetë shumë dinjitoze. Një skuadër që pretendon titullin kampion, kurrsesi nuk duhet të sillet ashtu siç u soll në fushë një javë më parë ndaj Teutës. Pikërisht këtë gjë kërkon presidenti Fushaj, sepse Vllaznia e këtij viti është ndërtuar për të qenë kampione dhe e tillë duhet të prezantohet përballë çdo kundërshtari.

“Deda” me të tijën ka nisur një stërvitje të fortë

Që në ditën e parë e ka nisur ashtu siç di vetë ai. Stërvitje të fortë, dhe kjo reflektohet tek e gjithë skuadra. Një pohim i tillë vjen nga lojtarët, por edhe ndihmësit e Haxhiosmanoviç.

Që në seancën e parë, ai i ka futur futbollistët e Vllaznisë të vrapojnë në fushën e stërvitjes shumë më tepër nga sa kishin bërë më parë. Malazezi është një trajner që punon shumë në aspektin fizik me skuadrën, u kushton shumë rëndësi vrapimeve dhe alternimit të tyre me punën me top.

Dje ekipi shkodran ka qenë i detyruar sërish të stërvitet në një fushë kalçetoje, pasi gjithë dita është shoqëruar me reshje të shumta shiu. Pikërisht për këtë arsye, nuk është ende shumë e qartë se ku do të zhvillohet seance e sotme, që do jetë e fundit përpara takimit të nesërm për kampionat me Bylisin.

Xhevahir Sukaj, i pamundur ndaj Bylisit

Sulmuesi i Vllaznisë, Xhevahir Sukaj, nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e nesërme ndaj Bylisit. Lojtari ka ndjerë sërish dhimbje në muskujt e barkut dhe për rrjedhojë ditën e djeshme ka zhvilluar vetëm një stërvitje të lehtë rreth 30 minuta me vrapime rreth fushës.

Vetë mjeku Çoba ka bërë të ditur se lojtari e ka të pamundur të jetë i gatshëm për këtë takim, por po punohet që ai të rikuperohet për ndeshjen e mesjavës për kupë me Dinamon.

Nga ana tjëtër, probleme ka pasur edhe Bashiç një ditë më parë, por dje ai ka zhvilluar një stërvitje thuajse normale me pjesën tjetër të ekipit. Ka një dëmtim në shpatull dhe mjekët e kanë këshilluar të bëjë kujdes, megjithatë pritet të jetë në fushë nesër.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 07 Mar 2009 , 16:01

‘Ky ekip ka probleme psikologjike’
Trajneri ka emocione para Bylisit dhe premton ndryshime në formacion

VLLAZNIA
Konkluzioni i Haxhiosmanoviçit: Në fushë taktikisht të gjithë janë “OK

Për Vllazninë, takimi
me Bylisin është
tjetër provë e vështirë
në këtë sezon. Shkodranët,
nga ana e tyre, kërkojnë të harrojnë
sa më shpejt humbjen
shkatërruese me Teutën, me
rezultatin 4-0. Tekniku i ri i
ardhur në krye të ekipit kuqeblu
në fillim të kësaj jave, Dervish
Haxhiosmanoviç, e vlerëson
gjendjen ku ndodhet ekipi
i tij. “Normalisht që çdo
ndeshje ka emocionet e veta,
por sigurisht që këtë radhë ka
më tepër emocione se çdo herë
tjetër. Më kanë besuar drejtimin
e skuadrës në një moment sa
kritik, po aq edhe të mirë,
sepse të mos harrojmë që ajo
ndodhet ende në vendin e
parë dhe prandaj të gjithë
dëshirojmë që t’ia nisim
mbarë. Do të zhvillojmë edhe
seancën e fundit, ku do shihet
si do shkojnë gjërat dhe më
pas do vendosim. Normalisht
që do ndryshojmë diçka edhe
në formacion, por siç e thashë
ende nuk jam shumë i sigurt
se si do të operojmë, pa parë
gatishmërinë e të gjithë
lojtarëve”, shprehet “Deda”.
Optimizmi
Numri një i pankinës shkodrane,
Haxhiosmanoviç,
pavarësisht se nuk i ka provuar
akoma ashtu siç duhet
lojtarët e tij, përsëri shprehet
shumë optimist dhe beson për
të ardhmen e kuqebluve në
këtë sezon. Gjatë kësaj periudhe
disaditore, teknikut i është
dashur më tepër të punojë me
ekipin në aspektin psikologjik.
“Për mua futbollistët luajnë
shumë mirë në stërvitje.
Mbase problemi i tyre është
thjesht psikologjik. Unë i kam
parë me qetësi edhe disa nga
ndeshjet e Vllaznisë së këtij
sezoni në videokaseta dhe
mendoj se ka luajtur mirë. E
kam vërtetuar këtë edhepërmes asaj që unë kam ndjekur
në takimet zhvilluar
gjatë kësaj periudhe. Duke
qenë kështu, s’do ketë asnjë
problem për të ardhmen e këtij
ekipi. Jam i bindur se do të ketë
rezultatet e duhura gjatë pjesës
së mbetur”, thekson malazezi.
Takimi me ballshiotët për shkodranët
ka një rëndësi të
veçantë. “Skuadra vërtetë vjen
pas një momenti jo të mirë, por
është në krye dhe prandaj e
vlerësoj këtë. Çdo gjë do jetë
në dorën tonë. Ka shumë
rëndësi kjo, sepse nuk nisemi
si inferiorë. Ne jemi në vend
të parë dhe prandaj duhet të
luftojmë fort në çdo ndeshje që
na ka mbetur deri në fund të
kampionatit. Duke filluar nga
takimi i radhës me Bylisin dhe
deri në fund. Në këtë ndeshje
ne kemi vetëm një objektiv, të
arrijmë fitoren e tri pikëve”, ka
deklaruar malazezi Dervish
Haxhiosmanoviç.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 07 Mar 2009 , 16:02

Kuqeblutë nuk do ta kenë aspak të lehtë takim me ballshiotët në Shkodër.
Ekipi mallakastriot e ka treguar se nuk është një kafshatë e lehtë për t’u
kapërdirë prej kuqebluve. Gjatë fazës së parë, Vllaznia ka fituar me
mjaft vështirësi në takimin e luajtur mes tyre në “Loro Boriçi”, me rezultatin
1-0. Madje në këtë sfidë në premierën e parë të Dedjes me Bylisin
shumëkush ka vlerësuar me nota pozitive lojën e mirë e këtij ekipi, që ka
rrezikuar shumë herë për ta mbyllur në barazim atë përballje.

Vllaznia, që pasditen e djeshme është grumbulluar në një nga hotelet
më të mira të qytetit verior, në mënyrë që të jetë sa më larg presionit
para ndeshjes. Ekipi shkodran para një takimi të tillë e ka pasur mëse të
domosdoshme një grumbullim. Pavarësisht renditjes në tabelën e klasifikimit,
djemtë e drejtuar nga Haxhiosmanoviç i kanë bërë një vlerësim
maksimal kundërshtarit të radhës. Kuqeblutë nuk do të kenë asnjë
kontakt para këtij takimi, përveç atij me stadiumin “Loro Boriçi”.

Ndryshe nga herët e tjera, biletat për takimin me Bylisin do të kenë një
ulje për tifozërinë shkodrane. Vetë situata aspak e këndshme që po
kalon ekipi dhe humbja shkatërruese në Durrës i detyrojnë ndoshta,
në një farë mënyre, drejtuesit e Vllaznisë që të bëjnë ulje në çmimet e
biletave për këtë përballje për sportdashësit. Nga 300 lekë të rinj, bileta
në takimin me Bylisin mësohet të ulet në 200 lekë. Drejtuesit e klubit
kërkojnë më shumë përkrahje nga ana e tifozërisë shkodrane

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 07 Mar 2009 , 16:03

Kapllanaj
“Po gaboi gjyqtari, tërhiqemi”
Ndërkohë që Bylisi ka udhëtuar në drejtim të Shkodrës,
ku do të ndeshet sot me Vllazninë, presidenti është
mosbesues ndaj gjyqtarit të këtij takimi, Enea Jorgji. “Si
ka mundësi, - shprehet Kapllanaj, - që ekipit të Bylisit t’i
caktojnë për ta gjykuar një gjyqtar të ri, pionier, që ka
ndeshjen e parë në kampionatin e Superiores, kur për ne
është një ndeshje jetike dhe këto ndodhin në transfertë,
ndërsa në ndeshjet brenda na bien gjyqtar ndërkombëtar?
Ne ia kemi frikën këtij gjyqtari, por po e përsëris se gabimi
më i vogël që ai do të bëjë ndaj nesh në këtë takim, unë
do ta tërheq ekipin tim nga fusha e lojës dhe do të bojkotoj
vazhdimin e mëtejshëm të kampionatit. Do ta bëj realitet
një gjë të tillë, pasi unë shikoj një vazhdimësi
dashakeqe ndaj ekipit tim prej drejtuesve e gjyqtarëve në
federatë, të cilët po na sulmojnë nga ndeshja në ndeshje.
Mendoj se në një sfidë të tillë nga më të rëndësishmet, ku
ndeshen skuadrat e dy kaheve të kundërta të tabelës së
renditjes, nuk është për të provuar një gjyqtar të ri, përkundrazi
duhej gjykuar nga një gjyqtar me përvojë dhe aftësi
profesionale, që nuk trembet nga presionet e ndryshme
që mund t’i bëhen nga çdo skuadër. Ne jemi ‘djegur nga
qulli, ndaj dhe i fryjmë dhe kosit’ e jemi mosbesues ndaj
gjyqtarëve të tillë të rinj”, ka përfunduar presidenti i Bylisit,
Besnik Kapllanaj.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Sat, 07 Mar 2009 , 16:03

Une e disha qe Bylis eshte i Bllashit e jo i mallakastres :( :( :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sat, 07 Mar 2009 , 23:32

Gabon Vllaznia, Tirana e vetme në krye


Tirana e vetme në krye, me 44 pikë, me dy pikë më shumë se Vllaznia (42). Bardheblutë fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 kundër Lushnjës në takimin e dytë midis tyre në harkun e shtatë ditëve, por kësaj radhe në “Qemal Stafa” u luajt java e parë e fazës së tretë, që nisi me një shkëputje të bukur të 23-herë kampioneve. Tirana e dominoi plotësisht takimin të zhvilluar në një kohë të bukur, por me pak shikues në impiantin ndërkombëtar.





Tirana e vetme në krye, me 44 pikë, me dy pikë më shumë se Vllaznia (42). Bardheblutë fituan me rezultatin e ngushtë 2-1 kundër Lushnjës në takimin e dytë midis tyre në harkun e shtatë ditëve, por kësaj radhe në “Qemal Stafa” u luajt java e parë e fazës së tretë, që nisi me një shkëputje të bukur të 23-herë kampioneve. Tirana e dominoi plotësisht takimin të zhvilluar në një kohë të bukur, por me pak shikues në impiantin ndërkombëtar.

Rasti i parë i rrezikshëm ishte i Lushnjës, por portieri veteran i Tiranës, 37-vjeçari Blendi Nallbani, shpëtoi portën e tij nga një gol i sigurt, kur ish-portieri i Kombëtares e “thithi” topin përpara se lushnjarët ta godisnin atë drejt portës kundërshtare.

Në minutën e 24-t, mbrojtësi Andi Lila harkoi nga e djathta e sulmit bardheblu brenda zonës së vogël të Lushnjën, dhe aty Migen Memelli me një kërcim të fuqishëm realizoi me kokë golin e parë të Tiranës. Goli i 14-të sezonal për sulmuesin pogradecar, njëherësh edhe më i miri i kampionatit për momentin.

Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Memelli shpërdoroi një rast flagrant, kur i vetëm përballë portierit Bejte ia “dhuroi” topin në dorë. Disa sekonda më vonë, pas një harkimi të Daniel Xhafës, Memelli, goditi me kokë, ndërkohë që Bejte e devijoi në goditje këndi.

Në pjesën e dytë, Memelli dha një asist për Devi Mukën dhe, kapiteni Muka shënoi nga afër golin e dytë në minutën e 64-t. Në minutën e 83-të kapiteni i Lushnjës, 28-vjeçari Gentian Çela, shkurtoi diferencën me një goditje perfekte nga pika e bardhë e penalltisë.

SHKUMBINI-FLAMURTARI 1-1

Gjyqtari Kridens Meta anuloi një gol në minutën e fundit për Shkumbinin, duke e tensionuar jo pak situatën në Peqin, në barazimin 1-1 me Flamurtarin.

Dy skuadrat ripërballeshin në harkun e një jave në fushën e Peqinit, por në ndeshjen e javës së 22-të, Shkumbini fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1. 20-vjeçari Erjon Mustafaj, një nga prodhimet më cilësore të ekipeve zinxhir të Shkumbinit realizoi në minutën e 12-të golin për skuadrën e Gugash Maganit, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Një tjëtër 20-vjeçar, por kësaj radhe produkt i pastër i shkollës vlonjate, Franc Veliu, vendosi ekuilibrat në minutën e 82-të, duke i dhënë një pikë të çmuar vlonjateve në barazimin e dytë sezonal me peqinasit, pas atij të fazës së parë në Vlorë (0-0).

BESA-ELBASANI 1-1

Liridon Leci me golin e tij të minutës së 65-të i dhuroi një barazim me vlerë Besës së Kavajës kundrejt një Elbasanit, që falë golit me kokë të Eleandro Pemës (asist i Ilir Qorrit) në minutën e 25-të, dukej se do t’i sillte trajnerit Faruk Sejdini fitoren e parë nën drejtimin e verdhebluve.

Të mërkurën për ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Besa do të presë në shtëpi Shkumbini, ndërsa Elbasani në “Ruzhdi Bizhuta” do të ketë mysafire Tiranën, ndaj së cilës barazoi dy herë në kryeqytet 0-0, përfshirë edhe ndeshjen e vlefshme për kampionat.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 18:58

Vllaznia në krizë, nuk i bën derman as “Deda”


Vllaznia gabon rëndë, madje në fushën e vet dhe për rrjedhojë një hap i tillë i gabuar mund t’i kushtojë jo pak asaj për vazhdimin e kampionatit. Rikonfirmohet njëkohësisht edhe kriza e kësaj skuadre, së cilës për momentin nuk ka mundur t’ia gjejë “ilaçin” as trajneri i ri Haxhiosmanoviç. Vllaznia, ndryshe nga sa pritej, nuk ka pasur shumë ndryshime në formacion. Edhe aktivizimi i Dhëmbit në sulm përkrah Sinanit ka qenë i detyruar nga mungesa e Sukajt, ndërkohë që ka munguar edhe Bashiç dhe për rrjedhojë Belisha është spostuar në mbrojtje. Ndryshime të tjera nuk ka pasur, ndonëse trajneri Haxhiosmanoviç ishte shprehur se do të kishte ndryshime në formacion.

Loja në 45 minutat e para ka qenë tepër e mërzitshme për shikuesit. Kemi parë një Bylis duke u mbrojtur me 11 lojtarë në gjysmëfushën e vet dhe për rrjedhojë hapësirat për lojtarët e Vllaznisë kanë qenë shumë të pakta. Janë krijuar vetëm 3?4 raste, por edhe ato më tepër kanë qenë sporadike sesa rrjedhojë e aksioneve të vazhdueshme të kuqebluve. Ballshiotët ishin të kënaqur me këtë mënyrë loje, sepse e tillë ishte ndërtuar taktika e lojës nga ana e trajnerit Dedja. Vendësve u ka munguar loja në krahë dhe për rrjedhojë Sinani e Dhëmbi nuk janë furnizuar ashtu siç duhet me topa. Organizimi i lojës ka lënë shumë për të dëshiruar te kuqeblutë. Osja e Nallbani nuk kanë arritur për asnjë moment gjatë 45 minutave të pjesës së parë të ishin në lartësinë e duhur.

Pjesa e dytë nis me disa ndryshime në formacion dhe vendosje për shkodranët. Haxhiosmanoviç, duke dashur të shkojë medoemos te goli, aktivizon Kaçin e Sukajn. Në pamje të parë, ata sikur i japin gjallëri manovrës sulmuese, por rastet e pastra mungojnë. Shkodranët e kanë të vështirë të çajnë edhe për arsye se mbrojtja e Bylisit luan e ngjeshur prapa dhe me shumë lojtarë. Me kalimin e minutave tensioni shtohet dhe për rrjedhojë duket qartë se futbollistët e Vllaznisë nuk kishin ndër mend të shënonin për nga mënyra si po e kërkonin atë. Përfundimisht, një barazim që do t’u kushtojë rëndë kuqebluve, teksa e ka lënë dy pikë prapa Tiranës. Ndërkohë që nga poshtë tani Dinamo është vetëm një pikë pas.

Të tri ekipet kryesuese javën e ardhshme luajnë në transfertë. Tirana në Ballsh, një transfertë e vështirë, ku nuk ka arritur të fitojë, ashtu si blutë, të cilë madje janë mundur. Por shkodranët, para se të mendojnë për rivalët, u duhet të rikthehen te fitorja, që bëhet më e vështirë jo vetëm se luhet në Fier, por edhe nga morali i rënë i futbollistëve, apo edhe i tifozëve.

Eshtë e paimagjinueshme, që nga shtatë pikë para Tiranës, tani Vllaznia është dy pikë poshtë saj. Nëntë pikë të rikuperuara nga bardheblutë në një hark kohor jo shumë të gjatë. Por në mesjavë kuqeblutë kanë ndeshjen e kthimit në kupë me Dinamon, ku edhe këtu punët kanë shkuar si mos më keq, pasi janë mundur brenda në Shkodër 2-1. Në Shkodër tani thonë se vetëm mrekullia e bën me trofe Vllazninë këtë sezon, kur ajo ishte pretendentja absolute në të dy trofetë.



Deklarojnë:

Dervish Haxhiosmanoviç, trajner i Vllaznisë: “Për mendimin tim, Vllaznisë i mungoi freskia fizike në këtë ndeshje. Kemi ardhur me shumë vështirësi deri në hyrje të zonës së kundërshtarit dhe për këtë arsye nuk kemi pasur ide të qarta për të kërkuar golin. Na duhet më tepër agresivitet. Duhet të punojmë në këtë drejtim për të bërë më të mirën dhe tashmë është e qartë se skuadra ndodhet në një krizë. Ndoshta psikologjike, por duhet ta nxjerrim sa më shpejt nga kjo situatë. Duhet të bëjmë diçka, sepse nuk kemi shumë kohë për të riparuar. Ky ishte një hap i gabuar, por tashmë duhet të shohim përpara.”

Hysen Dedja, trajner i Bylisit: “E kisha përgatitur skuadrën për të luajtur me shumë kujdes prapa, sepse dëshironim të merrnim pikë në këtë ndeshje. Këtë gjë e bëmë edhe ndaj Dinamos dhe për pak ia arritëm, por këtë herë ishim më të vendosur. Kjo pikë nuk është se na ndihmon shumë në renditje, por mbi të gjitha na ndihmon në anën psikologjike. Javën tjetër presim Tiranën dhe sigurisht që do bëjmë më të mirën për ta mundur edhe atë. Më vjen keq si shkodran që i mora pikë Vllaznisë, megjithatë jam i bindur se ajo do të dalë kampione në fund.”



Të veçanta:

- Në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” në ndeshjen e djeshme nuk ka pasur shumë tifozë. Të zhgënjyer nga humbja e një jave më parë në Durrës, tifozët e Vllaznisë nuk kanë qenë më shumë se 1500 veta në ndeshjen e djeshme. Ata në fillim të takimit kanë brohoritur kundër federatës për kalimin e Vllaznisë nga ana e saj në vend të dytë në renditje, ndërkohë që në një moment gjatë ndeshjes nuk kanë ngurruar të brohorasin edhe për Tërbunin, duke dashur të jenë në krah të kësaj skuadre fqinje, e cila është penalizuar rëndë nga institucioni i futbollit.

- Presidenti Fushaj e ka lënë shumë i mërzitur stadiumin pas kësaj ndeshjeje. Ai kurrsesi nuk e kishte menduar se Vllaznia do të linte pikë edhe ndaj Bylisit në Shkodër. Gjërat tashmë janë vështirësuar jo pak për këtë skuadër në rrugën e mëtejshme për titull dhe presidenti i kuqebluve e ka të qartë këtë.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 19:01

he ma valter a po merr masa per gjendjen ku jena
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 19:15

GOLDIAN wrote:he ma valter a po merr masa per gjendjen ku jena
Goldi po ta shikojme ne nje ane nuk duhet ta fajsojme vetem Valterin sepse me sa duket as ky nuk paska pushtet ne klubin e tij qe investon qenken vete punojsit (futbollistet) e tij qe urdherojne tek vllaznia.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 19:19

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:he ma valter a po merr masa per gjendjen ku jena
Goldi po ta shikojme ne nje ane nuk duhet ta fajsojme vetem Valterin sepse me sa duket as ky nuk paska pushtet ne klubin e tij qe investon qenken vete punojsit (futbollistet) e tij qe urdherojne tek vllaznia.
naqe ke drejti ti po valteri ka shume gjana ne dore
nje nder ta te largojne ato plehat qe nuk i binden klubit
e te losin me lojtaret e ades dhe te terbunit
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 19:25

Po mor Gold ka shum ne dore por nuk mundet me i largu te gjithe lojtaret tani ne kete moment te veshtir qe kalon vllaznia biles nuk eshte as merkato e hapur per afrime te reja.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Mar 2009 , 19:27

Miri wrote:Po mor Gold ka shum ne dore por nuk mundet me i largu te gjithe lojtaret tani ne kete moment te veshtir qe kalon vllaznia biles nuk eshte as merkato e hapur per afrime te reja.
jo tan naqe po nja dy a tre kokrra qe bajne ligjin aty
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 19:33

GOLDIAN wrote:
Miri wrote:Po mor Gold ka shum ne dore por nuk mundet me i largu te gjithe lojtaret tani ne kete moment te veshtir qe kalon vllaznia biles nuk eshte as merkato e hapur per afrime te reja.
jo tan naqe po nja dy a tre kokrra qe bajne ligjin aty
2 a 3 kokrra nuk mund te jene por mund te jene ma shume nje grup lojtaresh te cilet bashpunojne njeri me trjetrin.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 08 Mar 2009 , 23:31

Vllaznia-Bylis 0-0/Ballshiotët marrin pikë të merituar
Ka hije krize në Shkodër,
kuqeblutë ngecin sërish
Skuadra e Dedës humb dy pikë, si dhe vendin e parë


Skuadra e Vllaznisë
është frenuar në
“Loro Boriçi”, përballë
ballshiotëve të Bylisit, me
rezultatin e barabartë 0-0. Ky
ka qenë një hap fals i këtij ekipi,
të cilit i duhet tani ta
shikojë Tiranën nga poshtë.
Pakkush mund ta kishte menduar
Vllazninë në një rezultat
të tillë. Por ja që fundi i 90-
të minutave ka dhënë atë verdikt,
që shkodranët as e kishin
quar nëpër mend. Skuadra
e drejtuar nga tekniku
malazez Dervish Haxhiosmanoviç
ka qenë hija e
vetvetes. Mesfusha dhe sulmi
thuajse gjatë gjithë këtij takimi
ka qenë inekzistent. Ndërsa
mbrojtja dhe portieri nuk
kanë pasur në asnjë moment
punë. Por puna më e madhe e
tyre ka qenë të mbështesin fuqishëm
sulmin dhe mesfushën
në tentativat e tyre për të
shënuar.
Pjesa e parë
Ekipi i drejtuar nga tekniku
shkodran, Hysen Dedja, ka
arritur me plot meritë të rrëmbejë
një pikë shumë të vlefshme
për të. Në këtë takim,
ballshiotët kanë qenë të vendosur
mjaft mirë në prapavijë.
Pjesa e parë ka pasur fare pak
çaste interesante. Shkodranët
gjatë gjithë kësaj pjese loje,
pavarësisht se e kanë qarkulluar
më tepër topin, përsëri
nuk kanë mundur të krijojnë
raste te pastra për shënim. Sinani
e Dhëmbi, dyshja sulmuese
kuqeblu, është zgjuar
vetëm në 15 minutat e fundit
të kësaj pjese. Më parë Sinani,
me një gjuajtje të fortë mbi
traversë dhe më pas Dhëmbi,
me atë tentativë për ta kthyer
topin drejt portës, nuk kanë
arritur të zhbllokojnë rezultatin
e ndeshjes.
Pjesa e dytë
Mirëpo pjesa e dytë priste
të gjente një Vllazni tjetër. Furia
shkodrane ka nisur që në
çastet e para të kësaj pjese, por
janë përsëri sulmuesit që nuk
arrijnë të dërgojnë topin drejt
rrjetës. Boadu vepron mirë nga
e djathta, harkon në zonë, por
Sinani e Dhëmbi nuk tregohen
të vëmendshëm. Topi që arrihet
nga Shtubina ka përfund-
Vllaznia-Bylis 0-0/Ballshiotët marrin pikë të merituar
Ka hije krize në Shkodër,
kuqeblutë ngecin sërish
Skuadra e Dedës humb dy pikë, si dhe vendin e parë
ADMIR URUÇI
uar vetëm në rrjetën e jashtme
të portierit mik. Më pas është
Dhëmbi që përsëri heziton ta
godasë topin me kokë, vetëm
pak metra larg portës së portierit
maqedonas të Bylisit.
Deda ka ndërhyrë në fushë,
janë Kaçi e më pas edhe Sukaj.
Loja ka filluar të marrë një tjetër
ritëm, pasi edhe minutat
kalojnë me shpejtësi për shkodranët.
Në sulm përkrah Sinanit,
Sukajt e Kaçit kësaj here
është edhe Beqiri. Si zakonisht,
në kësi situatash, mbrojtësi me
shumë karakter ka kërkuar të
inspirojë të tijtë drejt golit. Belisha,
një nga më të mirët në
fushë për shkodranët, nuk
ngurron të lëshojë topat drejt
zonës mike, por përsëri goli
mungon. Miqve në takimin e
djeshëm u bëhet shpëtimtare
dhe traversa. Teksa Sukaj bën
një goditje mjaft të bukur, një
nga mbrojtësit devijon dhe topi
troket vetëm në traversë. Më
pas është dhe Beqiri që kërkon
t’u tregojë sulmuesve sesi
shënohet, por një nga
mbrojtësit mik e ka devijuar
topin në çastin e fundit. Kuqeblutë
kanë lënë kështu dy pikë,
që do të kenë, pse jo, peshë në
ecurinë e mëtejshme të Vllaznisë,
duke dekurajuar së
tepërmi edhe ata tifozë fanatikë
që këtë sezon më shumë se
asnjëherë kanë besuar tek titulli
kampion.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 08 Mar 2009 , 23:31

Drejtuesit, të pakënaqur me ekipin
Jo vetëm në fundin e takimit, por edhe gjatë tij, drejtuesit e klubit shkodran kanë qenë tërësisht të
pakënaqur me atë që po tregonte ky ekip në fushën e lojës. Por sidomos fundi ka qenë tepër shokues
për ta, pasi një rezultat i tillë as që mendohej. Të gjithë kanë lënë stadiumin me një shpejtësi të
pazakontë, duke u larguar kështu mjaft të mërzitur. Pas gjobave të vëna në mesjavë, tani nuk dihet ç’të
thuhet për masat që mund të marrë presidenca kuqeblu për të rregulluar situatën. Fushaj ka hedhur
shashkën për “karton të kuq”, në rast të një hapi fals. Ndërsa tani që gjithçka është realitet, duhet parë
rruga që do të zgjedhë numri një i klubit për të rregulluar situatën. A. Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 08 Mar 2009 , 23:32

VLLAZNIA: Grima, Smajli (Kaçi 55’), Beqiri, Lici (Sukaj
62’), belisha, Boadu, Osja, Nallbani, Shtubina, Dhëmbi,
Sinani.
Trajner: D. Haxhiosmanoviç
BYLISI: Mirselovski, P. Arbri (Besha 90’), A. Muça,
Bedini, G. Muça, Hodo, Arapi (Bakiu 90’), Godar, Kule, G.
Arbri (Novi 72’), Dalipi.
Trajner: H. Dedja
KARTONË TË VERDHË: /Bedini, P.Arbri, Arapi
MINUTAT
GJYQTARET
E.Jorgji, E.Bodeci, G.Mahmutaj (Elbasan)
2’ Nallbani provon të gjuajë nga jashtë zone, topi
devijohet në korne nga një mbrojtës.
26’ G. Arbri gjuan nga jashtë zone, topi shkon në duart
e Grimës. 30’ Goditje dënimi në krahun e djathtë të
sulmit shkodran. Shënjestron Belisha, por portieri
Mirselovski grushton topin jashtë vijës fundore.
33’ Kros i Shtubinës nga e majta për Sinanin që godet
me kokë. Pret portieri Mirselovski në pozicion.
50’ Aksion i Vllaznisë, topi shkon në zonë, Sinani nuk
arrin ta godasë siç duhet topin, provon edhe Shtubina,
por vetëm rrjetë e jashtme.
70’ Belisha gjuan fort nga 30 metra, portieri Mirselovski
ka pritur me vështirësi në dy kohë.
83’ Sukaj godet fort nga jashtë zone, portieri mik e
grushton topin mbi traversë.
85’ Sinani ul bukur një top për Sukajn që godet por
jashtë
90’ Beqiri brenda zonës provon ta çojë ai topin në portë
por sërish pa sukses.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 08 Mar 2009 , 23:33

HAXHIOSMANOVIÇ
“Na mungoi
freskia fizike”
Trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç,
në përfundim të
ndeshjes deklaroi për mediat: “Për
mendimin tim, Vllaznisë i mungoi
freskia fizike në këtë ndeshje. Kemi
ardhur me shumë vështirësi deri
në hyrje të zonës së kundërshtarit
dhe për këtë arsye nuk kemi
pasur ide të qarta për të kërkuar
golin. Na duhet më tepër agresivitet.
Duhet të punojmë në këtë
drejtim për të bërë më të mirën dhe
tashmë është e qartë që skuadra
ndodhet në një krizë. Ndoshta
psikologjike, por duhet ta nxjerrim
sa më shpejt nga kjo situatë. Duhet
të bëjmë diçka, sepse nuk kemi
shumë kohë për të riparuar. Ky
ishte një hap i gabuar, mirëpo tani
duhet të shohim përpara”.


DEDJA
“Më vjen keq që
ndala Vllazninë”
Në përfundim të ndeshjes me Vllazninë,
e mbyllur me një barazim,
0-0, trajneri i Bylisit, Hysen Dedja,
u shpreh: “E kisha përgatitur
skuadrën për të luajtur me shumë
kujdes prapa, sepse dëshironim të
merrnim pikë në këtë ndeshje. Këtë
gjë e bëmë edhe ndaj Dinamos dhe
për pak ia arritëm, por këtë herë
ishim më të vendosur. Kjo pikë nuk
është se na ndihmon shumë në
renditje, por na vjen shume në ndihmë
nga ana psikologjike. Javën
tjetër presim Tiranën dhe sigurisht
që do bëjmë më të mirën për ta
mundur edhe atë. Më vjen keq në
fakt, si shkodran që jam, për pikën
që i mora Vllaznisë, megjithatë jam
i bindur se ajo do të dalë kampione
në fund”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 08 Mar 2009 , 23:35

ty te lumt goja mor dede ,por situaten e kena te veshtire.

ti fito me tiranen se e bane te tanden :lol: :lol:

Post Reply