Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
qa bahet ketu more shoke.
ydhi pango ministri i sporteve dhe i kultures.
kukuuuuu ke paskena pas minister sportit.
ydhi pango ministri i sporteve dhe i kultures.
kukuuuuu ke paskena pas minister sportit.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Lila: Vllazninë do ta presim me festë
Mbrojtësi bardheblu shprehet i kënaqur nga kalendari dhe mendon se titulli nuk do të zgjidhet në ndeshjen e fundit
Vendimi i FSHF së për të renditur Tiranën të parën në përfundim të fazës së dytë sigurisht që ka kënaqur njërën palë, por ka mërzitur shumë tjetrën. Rivaliteti gjatë gjithë kampionatit mes Tiranës dhe Vllazninë ka krijuar përshtypjen se gjithçka do të zgjidhet në ndeshjet e fundit të sezonit, ku njëra do të ketë avantazhin të jetë skuadra pritëse.
Tirana ka pasur fatin, që për shkak të golaverazhit më të mirë, të renditet e para, edhe pse Vllaznia në të njëjtën kuotë pikësh, në ndeshjet direkte ka shënuar gol në fushën kundërshtare. Të gjithë pjesëtarët e kampit bardheblu ndihen shumë më të qetë dhe optimistë në arritjen e objektivave. Ka nga ata, si mbrojtësi i krahut të djathtë, Andi Lila, që beson se çështja e titullit do të zgjidhet jo në ndeshjen e fundit të kampionatit.
“Është bërë zhurmë e madhe se cila do të jetë e para apo e dyta. Besoj se kjo nuk do të ketë fare rëndësi, pasi titulli, jam i bindur për këtë, nuk do të diskutohet në javën e fundit. Kur të vijë Vllaznia në Tiranë, ne do ta presim me festë, sepse do ta kemi siguruar titullin kampion”, është shprehur Lila.
Nga 11 ndeshje që do të zhvillohen në fazën e tretë, Tirana gjashtë herë do të jetë pritëse, dhe vetëm pesë herë do të udhëtojë në transfertë. Lila është shumë i kënaqur nga kalendari, që natyrisht është mjaft i favorshëm për bardheblutë.
“Kalendari është i favorshëm, sepse kemi gjashtë ndeshje në fushën tonë. Natyrisht, edhe sikur të ishim të dytët, do të favorizoheshim nga kalendari.
Megjithatë, nuk e bazoj suksesin te lehtësirat e mundshme të kalendarit, por te forca e Tiranës. Te Tirana luajnë futbollistët më të mirë, prandaj meritojmë ta fitojmë titullin”, ka vijuar më tej Lila.
Tirana do të luajë përsëri me Lushnjën, me të cilën barazoi vetëm pak ditë më parë, pasi të dyja skuadrat renditen në ekstremet e tabelës së klasifikimit. Lushnja nuk mundi ta shmangte vendin e fundit, ndërsa Tirana, me shumë fat, kapi kreun e renditjes.
“Nuk mund të them qe do ta kemi të lehtë, sepse para pak ditësh ne nuk mundëm të fitonim me këtë skuadër. Më erdhi keq se pata një rast në fund të takimit, kur mund të kisha shënuar. Tani numri i ndeshjeve sa vjen e pakësohet, kështu që s’mund të gabojmë me asnjë kundërshtar.
E kam thënë dhe e përsëris që, duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe të gabojmë sa më pak”, ka përfunduar Lila.
Faza e tretë, vetëm tri ndeshje jashtë Tiranës
Ja edhe një arsye tjeër pse kërkohej me ngul vendi i parë në renditje: Në 11 ndeshjet e fazës së tretë, bardheblutë do të luajnë pesë herë në transfertë.
Edhe nëse do të renditej e dyta, Tirana po kaq ndeshje do të luante jashtë, mirëpo vendi i parë i siguron një tjetër avantazh të pamohueshëm. Kryeqyteti përfaqësohet me tri skuadra në superlgë, Partizanin, Dinamon dhe Tiranën, që do të thotë se në takimet mes tyre faktori fushë nuk ndikon aspak.
Duke qenë e para, shorti e ka favorizuar dyfish Tiranën:
1 Në ndeshjen e fundit do ta presë Vllazninë në “Qemal Stafa”.
2 Me të dyja skuadrat e kryeqytetit i ka ndeshjet në transfertë.
Pra, Tirana do të jetë “mike” në fushën e Partizanit dhe të Dinamos. Kjo do të thotë se nga pesë ndeshje të transfertës, Tirana dy i ka derbi, me të kuqtë dhe blutë. Sipas kalendarit, bardheblutë do të udhëtojnë vetëm tri herë jashtë Tiranës, në Ballsh, Vlorë dhe Kavajë.
Më mirë se kaq…! Nëse rregullorja e FSHF së do ta përcaktonet të dytën, në bazë të renditjes së dy skuadrave të tjera të kryeqytetit, Tirana do të ishte pritëse e Partizanit dhe e Dinamos. Kjo do t’i detyronte bardheblutë të luanin pesë ndeshje jashtë Tiranës, aq sa janë transferta në fazën e tretë.
Bardheblutë optimistë, besojnë më shumë te titulli
Edhe pse kanë barazuar në ndeshjen e fundit me Lushnjën, bardheblutë janë në humor të mirë në përfundim të fazës së tretë. Në seancën e djeshme stërvitore dallohej qartë optimizmi te lojtarët, të cilët e kanë kuptuar që kalendari i kësaj faze i favorizon në maksimum. Tashmë është hedhur pas krahëve barazimi në Lusnjë, ku Tirana ishte e bindur se do të arrinte fitoren. Të shtunën do të “përsëritet” dueli Tirana Lushnja, por këtë radhë në “Selman Stërmasi”.
Stërvtje në kalceto, për të mos dëmtuar fushën
Moti i keq gjatë dy ditëve të fundit ka kushtëzuar stërvitjen e Tiranës. Kështu, dje, stërvitja është zhvilluar përgjithësisht në fushën e kalcetos, për të mos dëmtuar tapetin e “Skënder Halilit”, që është rënduar paksa nga reshjet e shiut. Bardheblutë kanë bërë ushtrime në një fushë më të vogël, duke i kushtuar rëndësi lëvizjeve të shpejta dhe të sakta me topin. Sot stafi teknik do të zhvillojë minindeshjen e kontrollit. Vështirë se Kola do ta zbulojë formacionin që do të hedhë në fushë ndaj Lushnjës.

un nuk e di pse gezohet tirana kaq shum.
un skam frike nga tirana ma por nga dinamo

- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Lajme nga Liga Superiore
fpjalmi wrote:un nuk e di pse gezohet tirana kaq shum.

edhe une skom frike mo nga vllaznia por nga dinamo mgjth e kena rraf du here....
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajme nga Liga Superiore
Une nuk kam frik nga Tirana & Dinamo por kam frik nga Shkumbini
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajme nga Liga Superiore
fpjalmi wrote:un nuk e di pse gezohet tirana kaq shum.
un skam frike nga tirana ma por nga dinamo
ky kalendar e favorozon shume tiranen sepse i takon te luje vetem tri ndeshje ne transferte, ngaqi ndeshjet ne tirane ndaj partizanit e dinamos i quhen si ndeshje jashte fushe
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajme nga Liga Superiore
DURO: “Frikë nga Teuta? S’jemi Vllaznia”
1. Partizani nuk ka ken as nuk do te jet ndonjiher si vllaznia. E para skuader perfaqson byron politike komuniste, e dyta nji qytet me kulture, qe mund te krenohet ne ballkan, e gjithe evropen.
2. Duro, vazhdo te SMS Partixhani ti, se ne kategori te dyte ke me ra, e kokerr lekut ske me pa me sy prej Albert Xhanit, vec SMS.
3. Kta partizansit paskan ken popull i cuditshem shume: lexova dje se Xhani kishte marr disa miliona prej FSHF per partizanin, dhe si kishte dhane asi lek skuaders,vec i kishte cu SMS. Lum qi punojn per Xhanin kta
1. Partizani nuk ka ken as nuk do te jet ndonjiher si vllaznia. E para skuader perfaqson byron politike komuniste, e dyta nji qytet me kulture, qe mund te krenohet ne ballkan, e gjithe evropen.
2. Duro, vazhdo te SMS Partixhani ti, se ne kategori te dyte ke me ra, e kokerr lekut ske me pa me sy prej Albert Xhanit, vec SMS.
3. Kta partizansit paskan ken popull i cuditshem shume: lexova dje se Xhani kishte marr disa miliona prej FSHF per partizanin, dhe si kishte dhane asi lek skuaders,vec i kishte cu SMS. Lum qi punojn per Xhanin kta
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Lajme nga Liga Superiore
" SHPETIM" nuk ka per morrat
"DURO"-ni vuajtja vazhdon...
"DURO"-ni vuajtja vazhdon...
-
- Fanatics
- Posts: 538
- Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
- Location: TIRON, ku tjeter?
Re: Lajme nga Liga Superiore
M doli fyti tu ju thon mer jau!Man in Redblue wrote:DURO: “Frikë nga Teuta? S’jemi Vllaznia”
1. Partizani nuk ka ken as nuk do te jet ndonjiher si vllaznia. E para skuader perfaqson byron politike komuniste, e dyta nji qytet me kulture, qe mund te krenohet ne ballkan, e gjithe evropen.
2. Duro, vazhdo te SMS Partixhani ti, se ne kategori te dyte ke me ra, e kokerr lekut ske me pa me sy prej Albert Xhanit, vec SMS.
3. Kta partizansit paskan ken popull i cuditshem shume: lexova dje se Xhani kishte marr disa miliona prej FSHF per partizanin, dhe si kishte dhane asi lek skuaders,vec i kishte cu SMS. Lum qi punojn per Xhanin kta
Ju na keni inot ne kur n fakt jon te tjer ato qi ju dun t keqen... po ju prap vazhdoni.
Un prap them se ne duhet t jemi miq me njoni tjetrin n kuptimin se kur TIRONA ose Vllaznia del jasht lufte per titull osht mo mir qi ta mori sesa morrat, dylberat, hafijet, etj.
Vetem kjo siper shkote mo mir me ate kongen(s'di a e keni nigju)
"Un jom mut njeri, po edhe patriot
se qashtu nau kan bo plot patriota sot
Qe nftyr mir tbojn/ tdojn/ e tlavdojn
e si ta kthej shpinen ta qijn nanen tsakatojn"
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
ju ju kena rival mor reinis. me ju asht inat sportiv
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Lajme nga Liga Superiore
REINIS wrote:M doli fyti tu ju thon mer jau!Man in Redblue wrote:DURO: “Frikë nga Teuta? S’jemi Vllaznia”
1. Partizani nuk ka ken as nuk do te jet ndonjiher si vllaznia. E para skuader perfaqson byron politike komuniste, e dyta nji qytet me kulture, qe mund te krenohet ne ballkan, e gjithe evropen.
2. Duro, vazhdo te SMS Partixhani ti, se ne kategori te dyte ke me ra, e kokerr lekut ske me pa me sy prej Albert Xhanit, vec SMS.
3. Kta partizansit paskan ken popull i cuditshem shume: lexova dje se Xhani kishte marr disa miliona prej FSHF per partizanin, dhe si kishte dhane asi lek skuaders,vec i kishte cu SMS. Lum qi punojn per Xhanin kta
Ju na keni inot ne kur n fakt jon te tjer ato qi ju dun t keqen... po ju prap vazhdoni.
Un prap them se ne duhet t jemi miq me njoni tjetrin n kuptimin se kur TIRONA ose Vllaznia del jasht lufte per titull osht mo mir qi ta mori sesa morrat, dylberat, hafijet, etj.
Vetem kjo siper shkote mo mir me ate kongen(s'di a e keni nigju)
"Un jom mut njeri, po edhe patriot
se qashtu nau kan bo plot patriota sot
Qe nftyr mir tbojn/ tdojn/ e tlavdojn
e si ta kthej shpinen ta qijn nanen tsakatojn"
se dija qe qeka UNIKATILI tifoz...
-
- Fanatics
- Posts: 538
- Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
- Location: TIRON, ku tjeter?
Re: Lajme nga Liga Superiore
Po ti me nuhatje e kapke, o?Ledi1920 wrote:REINIS wrote:M doli fyti tu ju thon mer jau!Man in Redblue wrote:DURO: “Frikë nga Teuta? S’jemi Vllaznia”
1. Partizani nuk ka ken as nuk do te jet ndonjiher si vllaznia. E para skuader perfaqson byron politike komuniste, e dyta nji qytet me kulture, qe mund te krenohet ne ballkan, e gjithe evropen.
2. Duro, vazhdo te SMS Partixhani ti, se ne kategori te dyte ke me ra, e kokerr lekut ske me pa me sy prej Albert Xhanit, vec SMS.
3. Kta partizansit paskan ken popull i cuditshem shume: lexova dje se Xhani kishte marr disa miliona prej FSHF per partizanin, dhe si kishte dhane asi lek skuaders,vec i kishte cu SMS. Lum qi punojn per Xhanin kta
Ju na keni inot ne kur n fakt jon te tjer ato qi ju dun t keqen... po ju prap vazhdoni.
Un prap them se ne duhet t jemi miq me njoni tjetrin n kuptimin se kur TIRONA ose Vllaznia del jasht lufte per titull osht mo mir qi ta mori sesa morrat, dylberat, hafijet, etj.
Vetem kjo siper shkote mo mir me ate kongen(s'di a e keni nigju)
"Un jom mut njeri, po edhe patriot
se qashtu nau kan bo plot patriota sot
Qe nftyr mir tbojn/ tdojn/ e tlavdojn
e si ta kthej shpinen ta qijn nanen tsakatojn"
se dija qe qeka UNIKATILI tifoz...
Mu vallai s'do mkishte shku menia.
E fitove quizin dhe si shperblim... nji lavatrice pa kazon.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajme nga Liga Superiore
Une e urrej tiranen si rivalja kryesore e vllaznise, dhe nuk shoh noi gja te keqe apo anormale per kyt gja. Ne te njejten kohe kam kushrinj, miq ne Tirane e nga Tirana (bile edhe kam lind vet nTirane-mas ta ndijn kush)
Sa per dinamon dhe Partizanin, kto dyja nuk i fus ne kategori ekipesh sportive hic, se per mu nuk kan lidhje me sportin por me diktaturen komuniste.
Sa per dinamon dhe Partizanin, kto dyja nuk i fus ne kategori ekipesh sportive hic, se per mu nuk kan lidhje me sportin por me diktaturen komuniste.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Panajot Pano mbush 70-vjeç, ”Nderi i Kombit” nga presidenti Bamir Topi
Autori: moderator
Data: 06/03/2009
Version Print
“Mbreti” i futbollit shqiptar, Panajot Pano, sot festoi 70-vjetorin e tij. Kjo u shoqerua jo vetem me nje feste te madhe, me njerez te ardhur nga anekend Shqiperise, per te uruar Panjotin, por edhe me nje dekorim nga Presidenti i Shqiperise. Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekoroi sot me Urdhrin “Nderi i Kombit” një ndër korifejtë e futbollit shqiptar ndër kohra, z. Panajot Pano. Me këtë rast, në Pallatin e Brigadave u zhvillua ceremonia zyrtare në praninë e personaliteteve të larta të shtetit, përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, ish-sportistëve të shquar, dashamirësve të futbollit, gazetarëve sportivë, drejtuesve ndër vite të klubeve sportive, trajnerë, arbitra, etj. Në fillim të kësaj ngjarjeje për futbollin shqiptar, Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidentit, Aleksandër Flloko, pas ekzekutimit të himnit kombëtar, lexoi një historik të shkurtër për jetën dhe veprimtarinë e z. Panajot Pano dhe dekretin e dekorimit të nënshkruar nga Presidenti i Republikës.
Pas kësaj, Presidenti Topi i dorëzi z. Panajot Pano Urdhrin “Nderi i Kombit”, në shenjë vlerësimi dhe nderimi të thellë për të gjithë kontributin e këtij personaliteti të shquar të futbollit, që me karrierën e shkëlqyer, brenda dhe jashtë vendit, u shndërrua në pikë referimi në historinë e sportit shqiptar.
“Nuk është në traditën time, por nuk mund të rri pa e marrë fjalën sot, në këtë ditë të shënuar për ju personalisht, por edhe për mua, për ju, por edhe për të gjithë miqtë tuaj, për të gjithë kolegët dhe, jam i bindur, për të gjithë popullin shqiptar, ata që jetojnë në Shqipëri, por jam i bindur dhe për të gjithë sportdashësit shqiptarë kudo ata jetojnë”, - u shpreh Presidenti i Republikës menjëherë pas dorëzimit të Urdhrit të lartë z. Pano dhe vijoi më tej: “Unë kam nderin e veçantë që si President i Republikës t’i jap këtë titull të lartë, për herë të parë, një njeriu që vjen nga bota e sportit. Ka qenë një detyrim institucional, për t’i dhënë një diapazon më të madh njerëzve, që vërtet i kanë shërbyer kombit. Besoj se me një konsensus absolut, të gjithë kanë qenë në një fjalë, dhe kjo ka ardhur në radhë të parë nga kolegët, që shoh se janë të gjithë të buzëqeshur sikur ta kenë marrë këtë medalje vet, pra, ka qenë një konsensus absolut që Panajot Pano realisht ka qenë, është dhe do të jetë nderi i kombit. Është një kënaqësi personale që kam patur rastin të ndjek qysh fëmijë atë lojë brilante të Panajot Panos. Por kam patur dhe rastin të ndjek kohë pas kohe, dhe këtë e sjell jeta padyshim, pikërisht atë që është më e rëndësishme që Panjot Pano nuk ka qenë vetëm një personazh brilant i sportit, por ka qenë është dhe, besoj se jeni dakord, që është një njeri shumë i respektuar, një njeri me të gjitha parametrat qytetare.
I nderuar Panajot! Është një kënaqësi e veçantë! Jam i bindur që kënaqësinë sikurse e ndjej unë e kanë të gjithë ata që janë sot këtu të pranishëm, por edhe ata që do të na ndjekin sot përmes mediave. Besoj është një ndër rastet, dhe unë mund ta konstatoj fare lehtësisht, ku interesimi i medias është i jashtëzakonshëm. Dhe një herë urimet më të mira!”.
Ndërsa, futbollisti i mirënjohur, madje dhe idhulli për të gjithë brezat dhe dashamirësit e këtij sporti, Panajot Pano, në këtë ceremoni nderimi dhe vlerësimi për të u shpreh: “Dua të them se kam jashtëzakonisht shumë emocione, emocione të mëdha, sidomos me këtë President që jam sot. Më mirë të kisha luajtur ndonjë ndeshje ndërkombëtare. Ju falemnderit shumë zoti President për këtë nder që më bëtë! Falemnderit Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe kolegëve të mi, që më kanë ndihmuar në të gjithë sferën e futbollit dhe gjatë gjithë karrierës time sportive!”
Me kete rast, edhe “Sporti shqiptar” online e uron lojtarin shqiptar te shekullit ne futboll, Panajot Panon, per cmimin e madh te marre nga presidenti Bamir Topi, por edhe me rastin e 70-vjetorit te lindjes. Jete te lumtur e te shendetshme!

panajot pano futbollist i shekullit
a dihet gja a asht shodran a
se me sa di un vetem vllaznia ka pas futbollista te shekullit
a dihet gja a asht shodran a
se me sa di un vetem vllaznia ka pas futbollista te shekullit
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Mile: Teuta duhet të luajë gjithnjë si me Vllazninë
Autori: Dorian Agolli
Data: 06/03/2009
Version Print
Sulmuesi Vangjel Mile ndihet i çliruar pas shënimit të golit në ndeshjen e fundit
“Më vjen mirë për ekipin, por edhe për veten time, pasi arrita të shënoj pas një periudhe të gjatë.” Kështu shprehet sulmuesi i Teutës, Vangjel Mile, i cili ka gjetur sërish golin në ndeshjen kundër Vllaznisë. Mile shton se tashmë shënjestra e tij është korrigjuar, ndërkohë që, nëse sulmi vazhdon të shënojë ashtu siç bëri me Vllazninë, Teuta do të shkojë shumë shpejt në vendin që e meriton në tabelën e klasifikimit.
Si ndiheni pas fitores me Vllazninë?
Ndihem i lumtur që arritëm një fitore shumë të rëndësishme dhe nga ana tjetër që arrita të shënoj, sepse kisha disa javë që nuk shënoja dhe kjo më ishte bërë si makth, gjë që më ka ndodhur edhe në fillim të sezonit.
Tashmë jam shumë më i qetë dhe mendoj se e kam korrigjuar shënjestrën, ndërkohë që theksoj se meritë kryesore për golin tim kishte padyshim Vila, që bëri gjithçka vetë e më pas më dha një asis të shkëlqyer. Për ta dërguar atë top në rrjetë për mua ishte e lehtë, por pesha e këtij goli ishte e madhe për ekipin, por më shumë për mua si sulmues, që arrita të realizoj pas shumë javësh.
Kur e ndjetë se mund ta fitonit takimin?
Ishim shumë të karikuar që përpara ndeshjes, pasi të gjithë kishim një peng brenda vetes për eliminimin e padrejtë nga kupa prej gjyqtarit, kur luanim me Vllazninë. E ndjenim të gjithë se duhej fituar kjo ndeshje dhe nuk kishim hezitime nëse do ta fitonim takimin.
Pas golit të dytë, gjithçka mori fund për kundërshtarin. E them me bindje që çdo ekip i kampionatit tonë do të thyhej rëndë në Durrës me atë lojë që kemi zhvilluar atë ditë dhe që unë jam i bindur që do ta përsërisim.
Sa ndikim pati trajneri Starova në këtë ndeshje?
Trajneri Starova na kishte motivuar maksimalisht për këtë takim, ndërsa nga ana tjetër në asnjë moment nuk e kemi humbur gjakftohtësinë, si ne, ashtu edhe trajneri, që na udhëzonte vazhdimisht gjatë gjithë ndeshjes. Mendoj se trajneri Starova ka qenë vendimtar në këtë takim.
Mendoni se jeni shëruar nga sëmunda e krijimit të rasteve me mosshënime?
Nëse sulmi luan ashtu si me Vllazninë, mendoj se çdo ekip do ta ketë frikë Teutën, pasi reparti sulmues durrsak vepron me shpejtësi të madhe dhe ka krijuar në çdo ndeshje shumë raste, por që nuk shënonim, ndërsa tani po shënojmë, gjë që do të thotë se shpejt do të shkojmë atje ku e meritojmë.
Si e mendoni takimin e ardhshëm me Partizanin?
Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Partizani ka një seri pozitive dhe shumë fitore rresht, por nga ana tjetër ne luftojmë për të arritur objektivat dhe jemi maksimalisht të karikuar. Ajo që duhet të bëjmë është t’i marrim ndeshjet me qetësi një e nga një, në mënyrë që të ecim në këtë rrugë dhe besoj se do t’ia arrijmë.

hala nuk e kupton teuta qe vllaznia e ka lan vet me fitu sepse futbollistat hoqen canen.
luni ,luni si me vllaznine se 1 kategori ma poshte do shkoni

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme nga Liga Superiore
100 vjec PANAJOT PANO
o man partizani ne 6 ndeshje i ka fitu 5 mos harro

i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Re: Lajme nga Liga Superiore
REINIS wrote: "Un jom mut njeri, po edhe patriot
se qashtu nau kan bo plot patriota sot
Qe nftyr mir tbojn/ tdojn/ e tlavdojn
e si ta kthej shpinen ta qijn nanen tsakatojn"
Rri i vertet per havera deri diten qe des,
edhe kur vjen kiameti ka dera per ta e pres,
kem dashni per vllazni nuk o vshtir me pa,
gjujm allti per vllazni, kerkush smun me na nda.
Unikkatil Forever, Respekte Shqipeve te Pergjaksheme...
Forca Vllaznia...
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajme nga Liga Superiore
Hahhahaahha.Mu me pelqen shum ky kangtar.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!