Dervish Haxhiosmanovic

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Dervish Haxhiosmanovic

Post by Miri » Tue, 03 Mar 2009 , 16:36

Dervish Haxhiosmanovic, trajneri i ri i Vllaznise


Nuk kane humbur shume kohe drejtuesit shkodrane per te zevendesuar Agim Canajn e dorehequr. Behet fjale per nje emer te njohur ne kampin kuqeblu, i cili ka qene ne krye te Vllaznise disa here, madje edhe shpallur kampion para disa vitesh. Behet fjale per Dervish Haxhiosmanovic, malazezin e shquar, qe ka nje karriere te pasur ne kampionatin shqiptar, kuptohet me shume si trajneri i Vllaznise. Ne fakt, qe mbreme kane qarkulluar dy emra per kete post, Ramadan Shehu dhe Haxhiosmanovic. Madje Agim Medja, nje nga zyrtaret kuqeblu, eshte shprehur mbreme ne emisionin “Procesi sportiv” se mundesia me e madhe eshte te behet Shehu trajner, por ne fakt presidenti Valter Fushaj ka zgjedhur malazezin. Haxhiosmanovic do te prezantohet pas disa minutash, pra ne oren tre te pasdites, dhe do te filloje menjehere punen per ta nxjerre nga kriza Vllaznine, qe ne ndeshjet e fundit ka humbur shume terren ne krye te klasifikim. Haxhiosmanovic do te qendroje te pakten deri ne fund te kampionatit, me pas, ne varesi te reultateve, do te vendoset per te ardhmen e tij.

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by kuqeblu4ever » Tue, 03 Mar 2009 , 17:45

Une isha per Astrit Hafizin qe per mendimin tem asht nder trajnerat ma te mire ne Shqipni, specialist taman dhe e ka njek Vllaznine dhe i njef lojtaret ma mire se Haxhiosmanovici por i uroj edhe Dedes suksese, ishalla me karakterin e tij ngulmues arrin me ba naj gja per mire, megjithese momenti ku ka ardh asht pak i keq dhe mendoj se ishte dasht nji specialist taman si puna e Hafizit qe i njef lojtaret pak ma mire (te pakten i ka njek gjate kampionatit, kurse Deda duhet me perkthyes). Haxhiosmanovicin per me ba pune taman ishte dasht me e marr qysh per fazen pergatitore, pas ndeshjes me Dinamon me i pas stervit mire lojtaret. Por ta shofim ca po ban ne vazhdim, a po injekton grinten e tij te lojtaret. Ishalla me Haxhiosmanovicin dalim shpejt nga kriza edhe fillojne prap fitoret ne seri. Kam pak frike naj dashuri pa kushte mes Dedes dhe Sinanit e lojtaret e vjeter qe i ka pas kur ka dal kampion ne 2001shin edhe per Kupe, por shpresoj qe t'ia japin vendin qe meriton ne formacion secilit lojtare pa ju fut kujt ne hak.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Admin » Tue, 03 Mar 2009 , 18:21

I uroj suksese Dervish Haxhiosmanovic, e ishalla si vjet per kupe arrin e na nxjerr kampiopn :)
Edhe une do kisha pas qejf Hafizin por ishalla ne te ardhmen nji dicka e tille ka me u ba realitet.
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Man in Redblue » Tue, 03 Mar 2009 , 19:08

Cfare randsiet ka nji tranier i mire po e tregon Dinamo me Cim Mucen qe per mu asht edhe ma e rrezikshme se Tirana.

Deda per mu nuk asht zgjidhja ideale, megjithate mas hallit mireboll me thane.

Nga shkrimet me ra ne sy se pothujse te tane shprehen deshiren per Hafizin, edhe une do te kisha dasht patjeter me e pas tranier vitin tjeter.


Suksese Deda dhe mos harroni: TITULLI ASHT i JONI

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Skodrinon » Tue, 03 Mar 2009 , 19:40

Per mu kan ba shum mire qi kan marre Deden. Asht trainer i mire, me personalitet e per ma teper ban loje shum te bukur qe i pershtatet shum tradites t'ekipit tone. Ndryshe prej Canes, qi ka ba pune shum t'mire por ka ken shum skematik.

URIME DEDES

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by jeti » Tue, 03 Mar 2009 , 21:17

Po me bahet qefi qe kena marr Deden prap se asht nje trajner qe e njef terrenin, e brumin e Vllaznise.
Per mendimin tem Vllaznise ja dasht nje trajner i rrept dhe autoritar, dhe Deda i ka keto cilesi.
Canaj nuk ishte i keq, por futbollistat ton jan aq te edukum, edhe profesionista, sa don me dal edhe siper trajnerit...
Sa per Hafizin asht trajner i mir por me Vllaznin nuk do kishte pas sukses, nga se asht i but.
A ju kujtohet Hafizi ka ken Trajner i Vllaznise ne 2002-shin, ate vit Vllaznia doli aty nga vendi i 6-te ne kampionat, dhe Hafizi u kthy ne nje trajner kukell, nga mendjemallsia e futbillistave ton.
nuk e di a e kujtoni por Hafizi ate vit pat than, Vllaznia rrin ne vendine 6-te edhe pa trajner, qe don me than se Futbollistat lozin me kry te vet e jo ca i thot trajneri.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Wed, 04 Mar 2009 , 10:38

suksese dedes por....................
per ca e hoqen atehere????????????????
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Miri » Wed, 04 Mar 2009 , 13:29

GOLDIAN wrote:suksese dedes por....................
per ca e hoqen atehere????????????????
Ka kerku lojtare tjere qe valoja nuk ka desht me marre.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Wed, 04 Mar 2009 , 14:44

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:suksese dedes por....................
per ca e hoqen atehere????????????????
Ka kerku lojtare tjere qe valoja nuk ka desht me marre.
po tash si e merr ky ekipin kur sja ka idene car lojtaresh ka ne skuader :roll:
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Miri » Wed, 04 Mar 2009 , 16:03

GOLDIAN wrote:
Miri wrote:
GOLDIAN wrote:suksese dedes por....................
per ca e hoqen atehere????????????????
Ka kerku lojtare tjere qe valoja nuk ka desht me marre.
po tash si e merr ky ekipin kur sja ka idene car lojtaresh ka ne skuader :roll:
E din shum mire se cfar lojtaresh ka por sa me ndej pa rroge asht ma mire me ju afru vllaznis.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Wed, 04 Mar 2009 , 17:58

Miri wrote: Ka kerku lojtare tjere qe valoja nuk ka desht me marre.
po tash si e merr ky ekipin kur sja ka idene car lojtaresh ka ne skuader :roll:[/quote]
E din shum mire se cfar lojtaresh ka por sa me ndej pa rroge asht ma mire me ju afru vllaznis.[/quote]

mas fol ma se e prish
i perjashtuar

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Ujku » Thu, 05 Mar 2009 , 17:09

Dervishi ka fitu 1 titull dikur me ne edhe vjet kupen dihet si e fitoj
po un habitem si ka mundesi stafi i jon me kerku suksesin
te ky qi asht gjithmon pa pun, dhe vec kur e thrrasin tont gjen pun
un i uroj sukse vec se ma mir kishte ken Hafizi.

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by kuqeblu4ever » Thu, 05 Mar 2009 , 20:39

Ujku wrote:Dervishi ka fitu 1 titull dikur me ne edhe vjet kupen dihet si e fitoj
po un habitem si ka mundesi stafi i jon me kerku suksesin
te ky qi asht gjithmon pa pun, dhe vec kur e thrrasin tont gjen pun
un i uroj sukse vec se ma mir kishte ken Hafizi.
Po ne kampionatin Shqiptar s'ka randsi fort trajneri mor Ujku.
Mjafton me vu dikend qe i bertet fort lojtareve per me lujt e qe i ban stervitje te forte se na futboll amator kena. Rralle here hyn ne pune taktika se gati futboll bjeri ti bijme asht ky i joni.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Edmond-Cela » Thu, 05 Mar 2009 , 21:17

edhe une jam ken per hafizin. dhe kisha pas qef se kur tja fillojn punes ta fillojn mire jo ne gjysem. per muan asht dasht ma marr krejt drijtimin e ri dhe ti kishin hek te gjith jo vetem canajn
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by vllaznia1919 » Thu, 05 Mar 2009 , 22:38

Hafizi kishte ken zgjidhja nr 1 por nuk asht i marre Astriti me ardhe me drejtu kta lojtar qe taj bajne puçin per 2 minuta.Trajneri per mendimin tem ka pak ransi ne Shqiperi sot per sot.Megjithate i uroj mireseardhjen Deds e ishalla me kam te mare.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Shkodrani81 » Fri, 06 Mar 2009 , 10:57

Une sjam hiq me ardhe ky Dervishi prape.
Hek e ven tash e pare.
Cdo dite qe kalon, vazhdoj e shikoj se cfare drejtuesash amator kena, pa pike personalitetit, mas me mujt me kontrollu lojtaret, hiq e ven tranjer sipas qejfin te atyne pleshtave qe lujne ne fushe. Marrin tranjera qe jane pa pune dhe i sjellin ne Shkoder.
Pernjat ne Shqiperi kurre nuk bahet futbolli. Ketu hala shahen me rob tranjerat nga lojtaret. Taman me t'i rrah ne shputa, jo me grushta, sepse me grushta i nderon, por me shputa si fmit.

Ik se ma kan neverit. Kampion nuk ka shanse me dal simjet me keshtu pislleqesh.
Turp!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Sat, 07 Mar 2009 , 21:19

jep doreheqjen dervish e le te dalin valteri trajner menaxher drejtor teknik dhe president
po hallall te qofte merr da lek e mandej ik ne fund te sezonit
mos harro me lujt lojen e valterit dhe te futbollistave mir e mir
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by fpjalmi » Sat, 07 Mar 2009 , 23:22

Vllaznia, edhe “Deda” nuk ia gjen dot ilaçin


Edhe “Deda”, i cili deklaroi para ndeshjes se Vllaznia kishte probleme të karakterit psikologjik, nuk ka mundur të gjejë dot “ilaçin” për të shëruar klubin më të vjetër në Shqipëri. Vetëm një shtyllë e Xhevair Sukaj në minutat e fundit të takimit, ishte shumë pak për skuadrën që pretendojë për herë të 10-të Kampionatin Kombëtar të futbollit.





Në dhjetë ditë e në tri ndeshjet e fundit, Vllaznia ka humbur shumë nga skuadra simpatike e 20 javëve të para të kampionatit. Humbja 1-2 me Dinamon në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, humbja 4-0 në Durrës me Teutën, dorëheqja e detyruar e Agim Canajt, rikthimi i një trajner kampion si malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç, e që kulmoi me barazimin e zbehtë 0-0 me Bylisin e teknikut shkodran Hysen Dedja.

Edhe “Deda”, i cili deklaroi para ndeshjes se Vllaznia kishte probleme të karakterit psikologjik, nuk ka mundur të gjejë dot “ilaçin” për të shëruar klubin më të vjetër në Shqipëri.

Vetëm një shtyllë e Xhevair Sukaj në minutat e fundit të takimit, ishte shumë pak për skuadrën që pretendojë për herë të 10-të Kampionatin Kombëtar të futbollit.

Dy pikë më pak se Tirana e vendit të parë, dhe një pikë më shumë se Dinamo e vendit të tretë, e rrezikojnë shumë objektivin madhor të vendosur nga presidenti Valter Fushaj.

Gjithsesi, gjithçka do të “sqarohet” pas ndeshjes së kthimit të Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia do të luajë në kryeqytet pikërisht kundër Dinamos, me të cilën ka disa “hesape bamirësie”.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by GOLDIAN » Sat, 07 Mar 2009 , 23:26

ca leshin ka mu sqaru mas ndeshjes se kupes pash zoten
po le te shkojne me rezervat e te mendojne me mujt me rujt forcat per ne fier
se ska shans per kupe ma
na knaqen kta gazetaret tone
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Dervish Haxhiosmanovic

Post by Miri » Sun, 08 Mar 2009 , 06:02

fpjalmi wrote:Gjithsesi, gjithçka do të “sqarohet” pas ndeshjes së kthimit të Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia do të luajë në kryeqytet pikërisht kundër Dinamos, me të cilën ka disa “hesape bamirësie”.
hahahaha prep per bamirsi na a? na shkoj jeta ti ba mire mar zot

Post Reply