Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia apo Tirana, gjyq për vendin e parë
Drejtuesit e dy klubeve pretendojnë se janë ata të parët. Te Tirana besojnë se janë atë të parët në bazë të golaverazhit më të mirë. Ky mbetet edhe versioni i FSHF-së, që nga e saj ka njoftuar klubin shkodran, por dhe atë kryeqytetas.
Vllaznia apo Tirana në vend të parë në përfundim të fazës së dytë. Do të kemi në javën e fundit të kampionatit Tirana-Vllaznia në “Qemal Stafa” apo Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”.
Kjo është “nyja e re gordiane” në Kategorinë Superiore. Dy ekipet e mbyllën fazën e dytë me nga 41 pikë: Tirana me golaverazhin më të mirë: 34-17 (+17), dhe Vllaznia 31-20 (+11).

Vllaznia përmes një deklarate të gjatë për shtyp pretendon se është ajo e para, duke përmendur edhe nene të rregullores së kampionatit.
“Nëse mbrëmjen e së dielës, të gjithë mediat, njëkohësisht edhe ne si klub, morëm nga drejtues të Federatës vendimin se ishim në vend të parë, ditën e sotme na njoftojnë për ndryshime të këtij vendimi”, - shkruhet në deklaratën e klubit të Vllaznisë.
“Pasi kemi shqyrtuar edhe rregulloren e veprimtarive futbollistike kombëtare për sezonin 2008-09, konstatojmë se një vendim i tillë është i pabazuar në asnjë rregullore”, - theksonm deklarata.
Argumentimi kuqeblu vazhdon: “Është shumë e qartë: bëhet fjalë për një rregullore të fundit të kampionatit. Pra ka vakum ligjor në këtë mes dhe kjo duhet zgjidhur me shumë kujdes”.
Sipas shkodranëve, edhe nëse e marrim të mirëqenë nenin 26, meqënëse është rregulli i përcaktimit të një renditjeje kur janë dy skuadra me pikë të barabarta, sërish klubi Tirana dhe FSHF gabojnë. Sipas tyre kriteret janë: “(a) Pikët e grumbulluara si rrjedhojë e takimeve direkte ndërmjet këtyre skuadrave. (b) Diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet direkt”.
“Federata nuk duhet të marrë një vendim pa i shqyrtuar mirë ligjet dhe rregulloret e saj. Nëse ajo nuk e ka përcaktuar në këto rregullore këtë moment të kampionatit që ka të bëjë me renditjen e fazës së dytë, atëherë para se të dalë me një vendim zyrtar, të këshillohet me UEFA-n dhe FIFA-n dhe ne do të njohim vetëm vendimet e saj. Nëse nuk veprohet kështu, atëherë ne do t’i drejtohemi Komisionit të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë”, - përfundon komunikata e shkodranëve.

GAFE E FSHS
Federata Shqiptare e Futbollit ka ngurruar dje të publikojë kalendarin e fazës së tretë të Kategorisë
Superiore. Kjo për faktin e thjeshtë se në rregulloren e veprimtarisë sportive, të hartuar nga
administrata e FSHF-së, ka paqartësi për sa i përket renditjes së klubeve. Fillimisht u deklarua nga
FSHF se do të ishte Vllaznia e para në renditje, për shkak se në dy barazimet me Tiranën, kishte
shënuar një gol në fushën e kësaj të fundit, por ky variant është i pasaktë, pasi nuk kemi të bëjmë
me një garë me sistem eliminimi, por me një garë me grumbullim pikësh. Ndërkaq, FSHF edhe vetë e
paqartë për renditjen, ka vendosur të mos publikojë asnjë variant të kalendarit, duke ia lënë gjithçka
në dorë interpretimeve të medias. Të gjithë drejtuesit e Federatës kanë preferuar të mos i hapin
telefonat, ashtu sikurse ndodh rëndom, kur e kuptojnë se janë zhytur në situata të sikletshme prej
gafave të bëra po nga ata. Nuk është hera e parë që institucioni i futbollit krijon të tilla pështjellime
në klubet shqiptare. Një vit më parë u përsërit e njëjta gjë mes skuadrave të Elbasanit dhe Besës,
ku si përfundim, drejtuesit e Federatës, me dëshirën e tyre vendosën që Besa të renditej një vend
më lartë se verdheblutë, ndonëse rregullorja ishte shumë e paqartë. Ky rast nuk iu shërbeu për
asgjë krerëve të futbollit, madje përsëritën të njëjtin gabim edhe këtë vit.

Tan gazetat si asnji here tjeter jan me vllaznine dhe duket fare qarte qe fshf nuk quhet fshf por quhet tirane.
-
- Antar
- Posts: 37
- Joined: Wed, 02 Jul 2008 , 22:13
- Location: tu ndjek vllaznin
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
mirmrama iher ... si menoni per haxhiosmanovicin mor ?? a thu di ecim me ket tranjer apo...
SH 1919 A
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
un per vedi jam i knaqun qi zgjodhen kyt trainer. e thashe edhe te tema e dedes qi kam shum besim te kygyska wrote:mirmrama iher ... si menoni per haxhiosmanovicin mor ?? a thu di ecim me ket tranjer apo...
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Gati zyrtarizmi i ‘Dedës’ në stol
Malazezi ishte ai që fitoi Kupën vitin e kaluar, por më pas i la vendin Canajt
Vllaznia/Bien të gjitha kandidaturat e tjera për pankinën e skuadrës shkodrane
Largimi i Agim Cana
jt nga pankina e Vl
laznisë ka bërë që
drejtuesit e klubit shkodran të
vihen në lëvizje për të gjetur sa
më shpejt emrin e ri, që do të
udhëheqë skuadrën deri në
përfundim të sezonit. Të drejtuar
nga Canaj, kuqeblutë kanë
udhëhequr kampionatin për
disa javë, por rezultatet e fundit
negative e kanë detyruar
teknikun të japë dorëheqjen.
Emrat e kandidatëve janë
reduktuar vetëm në dy, bëhet
fjalë për trajnerin Ramadan
Shehu dhe atë malazez, Dervish
Haxhiosmanoviç. Që të
dy këta e kanë drejtuar
skuadrën e Vllaznisë në dy sezone
të ndryshme. Krerët e klubit
shkodran kanë hyrë në
bisedime si me Haxhiosmanoviçin
edhe me Shehun.
Por, në fakt, “timonieri” malazez
shikohet prej drejtuesve kuqeblu
si kandidatura më e mirë, që
mund të kontribuojë me karakterin
e tij në arritjen e objektivave
të skuadrës shkodrane.
Trajneri Haxhiosmanoviç e ka
udhëhequr Vllazninë në sezonin
2007-2008, kur kuqeblutë
fituan edhe titullin kampion.
Nëse do të arrihet akordi me
malazezin, atëherë për të do
ishte hera e katërt që do të
udhëhiqte Vllazninë. Në të
gjitha eksperiencat e tij me
ekipin shkodran, ai është
kurorëzuar trofe, e pikërisht në
kompeticionet e kupës e po
ashtu edhe me fitimin e titullit
kampion.
Tekniku- Në fillim të sezonit,
një nga emrat që u përfol
për të drejtuar Vllazninë
ishte pikërisht malazezi Haxhiosmanoviç,
por drejtuesit
vendosën që t’ia besonin
pankinën trajnerit Agim
Canaj, tashmë i dorëhequr.
Nga burime pranë klubit mësojmë
se largimi nga drejtimi i
“Dedës”, sikundër thirret në
Shkodër malazezi, nuk u prit
dhe aq mirë nga ky i fundit.
Çka përbën një arsye të fortë
që trajneri të hezitojë. Mirëpo
pavarësisht kësaj, ajo që i ka
ngrohur drejtuesit e klubit është
fakti që Haxhiosmanoviç ka
deklaruar se për Vllazninë do
të ishte i gatshëm në çdo moment.
Gjithsesi, vetëm arritja e
një marrëveshjeje do mund t’i
vërtetonte fjalët e teknikut.
Malazezi Haxhiosmanoviç,
megjithëse është larguar nga
vetë drejtuesit e klubit në fillim
të sezonit, përsëri ka dëshirë
të rikthehet në krye të pankinës
kuqeblu, për ta shpallur edhe
njëherë kampion ekipin e tij të
zemrës. Krahas teknikut
malazez, shkodranët janë në
bisedime ndërkaq edhe me një
trajner shqiptar që është Ramadan
Shehu, i cili e ka
udhëhequr Vllazninë në sezonin
2002-2003.

Largimi i Agim Canajt,
pa prapaskena
Largimi i teknikut Agim Canaj nga pankina kuqeblu nuk duket se ka
pasur shumë prapaskena, pasi i vetmi shkak që ka ndikuar të japë
dorëheqjen është mungesa e rezultateve pozitive. Humbja në fillim
të këtij viti në transfertë me Shkumbinin, e për më tepër loja e dobët,
ka lëkundur jo pak mendimin e drejtuesve të klubit për vazhdimësinë
e trajnerit. Mirëpo, fitorja me Besën në Shkodër dhe barazimi
me një lojë bindëse në Elbasan, pavarësisht se lëshoi kreun, u duk
se solli stabilitetin jo vetëm tek Canaj, por edhe tek vetë ekipi. Kjo
bëri që pankina shkodrane të mos lëkundet, të paktën për momentin.
Mirëpo, humbja që pësoi me Dinamon për kupë dhe me Teutën
për kampionat i dhanë fund qetësisë në kampin kuqeblu. Trajneri u
detyrua të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Edhe pse vendimi
u mor nga vetë ai, përsëri drejtuesit e klubit ishin përgatitur për
ta bërë një gjë të tillë. Megjithatë, diçka është e sigurt, që për
largimin e trajnerit vlonjat nuk ka pasur klane. Gjithçka ka ardhur për
shkak të rezultateve të dobëta të kuqebluve, nga java në javë. Nga
burime pranë skuadrës shkodrane mësojmë se, vetë lojtarët pohojnë
se paraqitja e bërë në Durrës ka qenë mjaft e dobët. Madje
grupi është shpërfytyruar. Por kjo, sipas tyre, ka ardhur nga dëshira
për të shënuar sa më shpejt dhe për të kërkuar atë që duhej,
fitoren. Prapëseprapë, ata nuk e mohojnë se një pjesë të përgjegjësisë
e ka edhe trajneri. Ndërsa vetë drejtuesit për humbjen e pësuar
në “Niko Dovana” fajësojnë trajnerin, tashmë i dorëhequr,
pasi ishte pikërisht ai që e shthuri skuadrën. Sipas tyre, Agim Canaj
duhej të kishte bërë shumë më tepër për të minimizuar humbjen

mund te kena shans me kete tranier ,por un kam frike .
ne kupen e shqipnise qe e morem para nje viti mu dukte se dikush e komandote kete tranier ,ja se i bate gjqanat vete me koken e tij.
zoti e baft mire e ishalla nuk po nenshkruan .
kam frike se fushaj na e dogji sezonin
ne kupen e shqipnise qe e morem para nje viti mu dukte se dikush e komandote kete tranier ,ja se i bate gjqanat vete me koken e tij.
zoti e baft mire e ishalla nuk po nenshkruan .

kam frike se fushaj na e dogji sezonin
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Nëse dy skuadra e mbyllin me pikë të barabarta, shpallet kampione ajo që ka golavarazh më të mirë
Tjetër gafë, s’ka finale në fund të kampionatit
Nuk do të ketë ndeshje
shtesë për të përcaktuar kampionen,
nëse dy skuadra të
Superiores e mbyllin kampionatin
me pikë të barabarta.
Kjo është një tjetër gafë e Federatës
Shqiptare të Futbollit,
drejtuesit e së cilës për shkak
të ndonjë lapsusi gjatë botimit,
apo neglizhence, kanë harruar
të vendosin pikën që
përcakton se kur dy skuadra
e mbyllin kampionatin në
krye të tabelës me të njëjtat
pikë, atëherë duhet të zhvillohet
një ndeshje shtesë për
të përcaktuar fituesen. Deri
vitin e kaluar, ky rregull ka
qenë i shkruar qartësisht në
rregulloren e FSHF-së, por në
botimin e ri, atë të sezonit
2008-2009, kjo pikë nuk ekziston
më. Kjo do të thotë se
nëse dy ekipe e mbyllin edhe
fazën e tretë me pikë të njëjta,
atëherë kampionia e Shqipërisë
do të jetë skuadra që
ka marrë më shumë pikë në
ndeshjen direkte mes tyre.
Nëse edhe këtu do të ketë një
barazim, atëherë merret për
bazë diferenca e golave të
shënuar dhe të pësuar në
ndeshjet mes tyre. Nëse edhe
në këtë rast diferenca është e
barabartë, atëherë merret për
bazë golavarazhi i përgjithshëm
gjatë gjithë kampionatit.
Vetë drejtuesit e Federatës
kanë mbetur të
shokuar, kur kanë vënë re se
në rregulloren e re nuk përcaktohej
se do të kishte një
ndeshje direkte mes tyre.

a e shihni se qa bahet ketu mor zot
vete anetaret e federates jan habit si asht ba keshtu kur vjet ka ken kur dalin 2 skuadra me pike te barabarta atehere bahet ndeshje direkte .

vete anetaret e federates jan habit si asht ba keshtu kur vjet ka ken kur dalin 2 skuadra me pike te barabarta atehere bahet ndeshje direkte .
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Federata publikon versionin zyrtar pas 24 orësh vonesë
FSHF: Tirana e para
Vllaznia: Skandal!
Klubi shkodran kërcënon me ankesë në Gjykatën e Lozanës
Përfundimisht është Tirana
në krye të tabelës së klas
ifikimit. FSHF-ja ka publikuar
zyrtarisht kalendarin e fazës
së tretë dhe pasi i është rikthyer me
kujdes edhe njëherë rregullores, ka
vendosur që bardheblutë të jenë
skuadra e vendit të parë. Ky vendim
është kontestuar ashpër nga
drejtuesit e Vllaznisë, të cilët nuk
janë aspak dakord me interpretimin
e rregullores dhe pretendojnë se ajo
ka shumë vakume ligjore dhe sipas
interpretimit të tyre, Vllaznia duhet
të jetë në krye. Krerët e FSHF-së
janë përpjekur ta zgjidhin këtë problem
me konsensus, duke i ftuar të
dyja palët në diskutim, por nga takimi
i djeshëm në federatë nuk është
arritur asnjë akord dhe pala shkodrane
e ka kontestuar zgjedhjen e
Tiranës si kryesuese në tabelë, çka
kushtëzon edhe kalendarin. Kjo,
pasi në javën e fundit, vendi i parë
pret në fushën e vet vendin e dytë;
e thënë ndryshe, Vllaznia do të luajë
në Tiranë kundër bardhebluve,
çka favorizon Tiranën. Vetë drejtuesit
e federatës kanë qenë të turbullt
në lidhje me këtë pikë. Madje
atyre u janë dashur 24 orë për të
dalë me një version zyrtar të kalendarit.
Përfundimisht është marrë
për bazë golavarazhi i përgjithshëm
i këtyre skuadrave deri në këtë
pikë të kampionatit, duke qenë se
golavarazhi dhe pikët e marra mes
njëra-tjetrës në ndeshjet direkte
është i njëjtë. Formula e kampionatit
shqiptar është kopjuar nga
ajo e kampionatit kroat, por rregullorja
që përcakton vendet në klasifikim
është kopjuar nga italianët.
Ka një ndryshim thelbësor në këtë
mes, pasi në rregulloren italiane
është e përcaktuar se goli në fushën
kundërshtare ka vlerë, çka nuk
është e shkruar zyrtarisht në rregulloren
shqiptare të futbollit. Në
këtë pikë kapen drejtuesit e Vllaznisë,
të cilët i kanë kërkuar federatës
që t’i përmbahen rregullores
kroate të futbollit, nga e cila kanë
kopjuar formulën e kampionatit.
Përveç kësaj, drejtuesit e klubit shkodran
ankohen edhe për faktin që,
në rregulloren shqiptare nuk thuhet
askund se rregulli për përcaktimin
e vendeve, në rastet kur ekipet
kanë pikë dhe golavarazh të
njëjtë në ndeshjet direkte, është i
vlefshëm pas përfundimit të fazës
së dytë. Ata pretendojnë se ky rregull
është i vlefshëm vetëm në rastet
kur është mbyllur i gjithë sezoni.
Nga kampi bardheblu janë të
kënaqur, sepse nga 11 ndeshjet e
JETMIR HALILAJ
mbetura do të luajnë 8 në fushën e
tyre (përfshi edhe takimet derbi me
Partizanin e Dinamon), ndërsa te
Vllaznia ka zemërim e mllef, pasi
ndeshjen e fundit shkodranët do ta
luajnë në kryeqytet përballë Tiranës,
një nga pretendentet për titull.

PRESIDENTI Fushaj: Do ankohemi
te ndërkombëtarët
Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka thënë se kurrsesi nuk do
ta pranojë kalendarin e publikuar nga FSHF-ja. Ai ka paralajmëruar
se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS), në
Lozanë, e vetëm pasi të marrë përgjigje nga ky organ, atëherë do
të marrë një vendim përfundimtar. “Ky është një vendim skandaloz
dhe FSHF-ja është kundër ligjeve ndërkombëtare të futbollit, –
ka thënë Fushaj për ‘Panorama Sport’. - Nëse klubi Tirana apo
FSHF-ja i referohen nenit 26, gabojnë. Përcaktimi i renditjes së
klubeve të futbollit të të gjitha kategorive pjesëmarrëse në kampionatet
kombëtare të futbollit për sezonin 2008-2009 dhe dhënia
e titujve sportivë, që ndahen në fund të kampionatit, klasifikimi
përfundimtar i kampionateve, i skuadrave të futbollit që do të
fitojnë të drejtën për të marrë pjesë në kompeticionet UEFA, si
dhe ekipet që ngjiten dhe/ose bien një kategori më poshtë, saktësohet
në nenin 26. Siç shikohet është shumë e qartë: bëhet fjalë
për një rregullore të fundit të kampionatit dhe jo pasi ka mbaruar
vetëm faza e dytë. Pra, ka vakum ligjor në këtë mes. Kësisoj, ne
nuk mund të na privohet vendi i parë. Meqenëse federata jonë
këtë mënyrë zhvillimi të kampionatit e ka marrë nga Kroacia,
mjafton të ketë një kontakt me këtë federatë, siç e kemi pasur ne,
dhe do ta kenë të qartë se Vllaznisë i takon vendi i parë”.

SHORTI
Drejtuesit e Vllaznisë
janë të nervozuar
edhe për faktin që
FSHF-ja nuk mori parasysh
edhe pikën e fundit
(e) të nenit 26, pra të
hidhej short. “Nëse nuk
duan të shkojnë kaq
larg, të paktën si
zgjidhje të fundit të
kishin vendosur për
short, që është dhe pika
e fundit e nenit”, janë
shprehur shkodranët
nëpërmjet një komunikate
për shtyp
Drejtuesit e Vllaznisë
janë të nervozuar
edhe për faktin që
FSHF-ja nuk mori parasysh
edhe pikën e fundit
(e) të nenit 26, pra të
hidhej short. “Nëse nuk
duan të shkojnë kaq
larg, të paktën si
zgjidhje të fundit të
kishin vendosur për
short, që është dhe pika
e fundit e nenit”, janë
shprehur shkodranët
nëpërmjet një komunikate
për shtyp
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
hasan likes hallall ja bafte zoti se e tregoi vedin se a trajner dhe jo lekist
nuk e mori skuadren ne nje moment tte tille sikurse dhe une ne vend te tij sdo e merrsha
ka shpreh deshiren me e marr sezonin qe vjen
sa per dervishin vllazen kam respekt per te por a ba si puna e bejzades
qofsha i gabum
po vlllaznine se shpeton kush ma

i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Jam plotesisht dakort me ty.GOLDIAN wrote:hasan likes hallall ja bafte zoti se e tregoi vedin se a trajner dhe jo lekist
nuk e mori skuadren ne nje moment tte tille sikurse dhe une ne vend te tij sdo e merrsha
ka shpreh deshiren me e marr sezonin qe vjen
sa per dervishin vllazen kam respekt per te por a ba si puna e bejzades
qofsha i gabum
po vlllaznine se shpeton kush ma
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
o mir une kam arrit me komuniku me gazetar (si me kan rrejt po ju rrej)e me thane se hasan lika masi ka folme canajn e ka refuzu oferten shkodrane jo nga ana financiare por ju ka than se problemet qe pat canaj as une smund ti zgjidh
iku kampionati vllazni
iku kampionati vllazni
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
E Di shum mire se e tha edhe te alsat kyt gja edhe asht mase e vertete.GOLDIAN wrote:o mir une kam arrit me komuniku me gazetar (si me kan rrejt po ju rrej)e me thane se hasan lika masi ka folme canajn e ka refuzu oferten shkodrane jo nga ana financiare por ju ka than se problemet qe pat canaj as une smund ti zgjidh
iku kampionati vllazni
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
goldian shkruan
hasan likes hallall ja bafte zoti se e tregoi vedin se a trajner dhe jo lekist
nuk e mori skuadren ne nje moment tte tille sikurse dhe une ne vend te tij sdo e merrsha
ka shpreh deshiren me e marr sezonin qe vjen
sa per dervishin vllazen kam respekt per te por a ba si puna e bejzades
goldi,ketu ke fol mire naqe
-------------------------------------------------------------
iku kampionati vllazni
kurse ktu ja ke fut kot
___________________________________________-
edhe un jam me mendimin tand qe ky tranier na asht ba si bejzade por nga nje here thojn
Kur nuk i zgjidh problemet i squti ,ndoshta kena me pas shans me ate qe nuk ka eksperience ,dhe
ndoshta lojtaret e vllaznise duhet me pas nje tranier kot me fitu ,njashtu si fitume edhe kupen e republikes .
hajt ishalla ne shej qorri

Dervish Haxhiosmanoviç: “Besoj te trofetë”
Dervish Haxhiosmanoviç, “Deda” është trajneri i dytë sezonal i Vllaznisë, duke pasuar pikërisht Agim Canajn, njeriun që e zëvendësoi Haxhiosmanoviçin, edhe pse malaziasi i kishte dhënë klubit të presidentit Valter Fushaj, trofeun e 6-të në Kupën e Shqipërisë, atë të edicionit 2007-2008, të 56-in e këtij kompeticioni të rëndësishëm, duke fituar 2-0 kundër Tiranës, rivales së madhe të kuqebluve edhe në këtë edicion.

“Nuk kam ngurruar dhe nuk ngurroj në asnjë moment për t’i thënë po Vllaznisë. Sa herë që kam ardhur këtu kam dëshiruar të jap për këtë ekip këtë dëshiroj dhe kësaj here. E kam ndjekur këtë ekip dhe përmes kronika në nga televizionet shqiptare në Malin e Zi dhe po ashtu kam edhe diskutuar për këtë ekip. Pra e njoh këtë ekip dhe gjendjen e tij. Tani ka shumë ndeshje dhe në të gjitha duhet të bëhet më e mira. Shpresoj se si një sezon më parë ekipi të arrijë ato objektiva që i ka vënë vetes. Unë besoj dhe shpresoj tek puna që do të bëjë ky ekip në mënyrë që të arrihet maksimumi”, -tha trajneri i ri i Vllaznisë gjatë prezantimit të tij.
Gjobat- Klubi i futbollit “Vllaznia” bëri të ditur se presidenti Valter Fushaj në lidhje me ndeshjen me Teutën e cila është humbur thellësisht (4-0), vendosi të gjobisë 70 për qind të lojtarëve me 30 për qind të shumës së rrogës mujore. Këtyre futbollistëve u është lënë mundësia që nëse në fund të sezonit arrijnë ta shpallin kampion Vllazninë, kjo shumë do t’u rimbursohet.

Vllaznia, vjen “Deda”, trajneri i trofeve
Dervish Haxhiosmanoviçi është i vetmi trajner i huaj që ka fituar kampionat e kupë. Malaziazi është tekniku i pestë joshqiptar që ulet në bankinë këtë sezon
8 mars 2008. Java 23, sezoni 2007-2008. Vllaznia-Teuta 1-2. Trajneri Mirel Josa shkarkohet nga drejtimi i skuadrës shkodrane. 1 mars 2009. Java 22, sezoni 2008-2009. Teuta-Vllaznia 4-0. Tekniku Agim Canaj jep dorëheqjen nga kuqeblutë.
Më shumë sesa kanë të bëjnë këto data e rezultate mes Vllaznisë e Teutës, kanë lidhje me një emër të përveçëm e një rekordmen unik në Shqipëri, përsa i përket trajnerëve të huaj: Dervish Haxhiosmanoviç.
Fati e solli që malaziasi në të dyja rastet të jetë trajneri pasues në stolin e klubit më të vjetër në Shqipëri, e që ulet në bankinën shkodrane për herë të pestë, duke filluar nga sezoni 2000-2001.
Dervish Haxhiosmanoviç, së bashku edhe me gjermanin e pafat Ulrih Shulse (11 ndeshje me Vllazninë në sezonin 2006-2007), përbëjnë dyshen historike të huaj në bankinën shkodrane në 90 vitet kalendarike të skuadrës që solli futbollin në Shqipëri.
“Deda” është trajneri i dytë sezonal i Vllaznisë, duke pasuar pikërisht Agim Canajn, njeriun që e zëvendësoi Haxhiosmanoviçin, edhe pse malaziasi i kishte dhënë klubit të presidentit Valter Fushaj, trofeun e 6-të në Kupën e Shqipërisë, atë të edicionit 2007-2008, të 56-in e këtij kompeticioni të rëndësishëm, duke fituar 2-0 kundër Tiranës, rivales së madhe të kuqebluve edhe në këtë edicion.
Haxhiosmanoviç, i cili në fillim të këtij sezoni drejtoi Kastriotin e Kategorisë së Parë, është trajneri i pestë i huaj që drejton një skuadër shqiptare gjatë këtij sezoni (2008-2009), duke marrë në konsideratë jo vetëm boshnjako-serbin e Apolonisë, Esad Karishik (drejton ende), por dhe tre kroatët e dorëhequr: Zlatko Daliç (Dinamo), Slavko Kovaçiç (Flamurtari) e Blaz Slishkoviç (Tirana), ky i fundit me kombësi boshnjako-kroate. Tre kroatët dështuan, ndërsa serbit Karishik, i duhet të luftojë për mbijetesë. Vetëm “Deda” ka luksin të luftojë për titullin kampion. Dhe e ka bërë këtë, tetë vjet më parë.
Malaziasi vlerësohet si një hero në Shkodër, pasi i punësuar nga presidenti i ndjerë Myftar Çela, i ka dhënë shkodranëve titullin e fundit të tyre, të 9-in historik, të fituar pas një dueli të fortë me Tiranën në finishin e kampionatit të 2000-2001, e që përkon me kampionatin e 62-të Kombëtar të Kategorisë Superiore.
Në fakt, Dervish Haxhiosmanoviç, një ish-trajner edhe i modestëve të Erzenit të Shijakut, është më i suksesshmi nga 17 trajnerët e huaj që kanë drejtuar të paktën një skuadër të Superligës shqiptare, kur së paku në futbollin shqiptar gjithmonë në rritje nga viti 1997 e kanë drejtuar teknikë nga tetë kombësi të ndryshme, nga i pari, argjentinasi Mario Kempes e deri te i fundit, malaziasi Dervish Haxhiomanoviç.
Vllaznia “virtualisht” është në vendin e parë, me pikë të barabarta me Tiranën (nga 41), kur ka mbetur për t’u luajtur akti i plotë i fazës së tretë (11 ndeshje), me një “finale” që përfundon në “Qemal Stafa”, më 23 maj 2009.
“Plakushi Dedë” ka përballë (të paktën deri tani) një djalosh si Agustin Kola, i cili është në aventurën e tij të parë si trajner i një legjende si Tirana, 23-herë kampione dhe rekordmene absolute e Shqipërisë. Gara është e bukur. Premton spektakël. Nga njëra anë dinaku Haxhiosmanoviç, nga ana tjetër impulsivi Kola, por që në krah ka “mentorin” italian Mauro Bençivenga. Një sfidë trishkollash: shqiptaro-italiane-malazeze.
Do të jetë Vllaznia, ajo që do të fitojë titullin e 10-të, apo Tirana të 24-in? Starti është i njëjtë, por fituesi do të njihet pas përfundimit të 90 minutave të javës së 33-të. Kokë më kokë. Më 23 maj 2009. Por, më parë duhet kaluar me sukses edhe Dinamo. Vllaznia i ka në dorë blutë. Kupa është ënde në lojë...