Shpresat

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 24 Oct 2008 , 01:16

asht gjynah me i sha tiransit kot qe sna dojne ne
shifni ne listen e tan bushatit asnji lojtar i vllaznise
e cuditshme kjo pune
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 25 Oct 2008 , 15:31

Mire se ska marr kerken prej Vllaznise por kishte marr do lojtar kota prej kategorise te dyte. :!: :!: :!: :!:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 07 Jan 2009 , 15:05

Çela, nga Franca në ekipin Shpresa

Semiran Çela, futbollisti 19-vjeçar, që luan me Angers, në Kategorinë e Dytë franceze, duket se e ka kaluar me sukses provën testuese në përbërje të ekipit kombëtar Shpresa. Në ndeshjen e organizuar dje nga trajneri Artan Bushati, futbollisti i ri Çela vuri në provë bagazhin e vet tekniko-taktik dhe për 90 minuta tërhoqi jo pak vëmendjen e specialistëve që ishin të pranishëm në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë. Interesimi për këtë provë testuese ishte i madh, pasi trajneri Bushati kishte përzgjedhur këtë herë mbi 20 futbollistë të rinj që luajnë në ekipet evropiane, nga ku do të përzgjedhë edhe elementët më të spikatur që i duhen për të plotësuar Shpresën. U pa qartë se Semiran Çela është njëri prej tyre, i cili vlerat e tij si talent i ka treguar edhe në përbërje të ekipeve U-17 dhe U-19. Por në takimin e djeshëm Çela tregoi në lojë se ka pësuar një progres të madh duke u shprehur plot fantazi si mesfushor pas dy sulmuesve kryesorë. Në fakt, talenti Çela është produkt i shkollës dinamovite të futbollit shqiptar dhe këtë ai e pohon me respekt kur flet për Dinamon dhe trajnerin e tij të parë, Andrea Markon. 19-vjeçari është larguar drejt Francës para 6 vjetëve dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Shatërusë e Brestit dhe së fundi me të rriturit e Angers. Ky ekip në përfundim të fazës së parë rendite në katërshen më të mirë të Kategorisë së Dytë dhe, sipas Çelës, ka synim të rendite në tre ekipet e parë që e ngjisin një kategori më lart. Futbollisti Semiran Çela që dëshiron të bëjë emër si Lorik Cana tregon se si idhull të vet ka Lionel Mesin. Ai dëshiron që karrierën e vet ta ketë të lidhur pazgjidhshmërisht me Shpresën dhe Kombëtaren e Shqipërisë. “Jam shumë i kënaqur që munda të vij të testohem nga trajneri Artan Bushati, i cili një kërkesë të tillë ma ka bërë edhe më parë”. Kështu deklaron i riu Çela, i cili nuk e fsheh kënaqësinë që në këtë testim të fundit luajti krahas disa lojtarëve me perspektivë të përzgjedhur nga trajneri Bushati.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Mon, 02 Feb 2009 , 12:37

Se maj mend si e kishte mbiemrin nje shkodran,(me duket Kulli)mos ja fus kot. E kom pa me i video tek sporti shqiptar.Ishte shume teknik dhe ishte me shume finese.Perse nuk thirret ai nuk e kuptoj????Qe terrisesh nivelin e futbollit duhet te punosh shume me moshat.Mire qe ktu as punohet e asigjo por dhe kta cunat e rinj qe sterviten jashte nuk thirren.Te **** federaten qe kena.
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 04 Feb 2009 , 22:09

Na shqiptar kena edhe pordh.Lojtart i dona te tan asa edhe munsisht qe losin neper super ekipe se per nryshe nuk bajne per super komtaren ton.
Nese,ishte nje mendim i jemi per pytjen e Ledit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 04 Feb 2009 , 22:10

Njihen kundërshtarët e Shqipërisë për kampionatin Europian U – 21

Është hedhur shorti për Kampionatin Europian për moshat U-21, 2009-2011.Shqipëria do të bëjë pjesë në grupin e 10.Një grup mjaftë i vështirë ku kundërshtari më modestë është Azerbajxhani.

Grupi 10


Azerbajxhan

Austri

Bjellorusi

Skoci

Shqipëri

Mu personalisht nuk me duket i pamujtun ky grup.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Wed, 04 Feb 2009 , 22:17

vllaznia1919 wrote:Njihen kundërshtarët e Shqipërisë për kampionatin Europian U – 21

Është hedhur shorti për Kampionatin Europian për moshat U-21, 2009-2011.Shqipëria do të bëjë pjesë në grupin e 10.Një grup mjaftë i vështirë ku kundërshtari më modestë është Azerbajxhani.

Grupi 10


Azerbajxhan

Austri

Bjellorusi

Skoci

Shqipëri

Mu personalisht nuk me duket i pamujtun ky grup.
Sinqerisht, mu po m'duket ma i lehte se heret e tjera

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 04 Feb 2009 , 22:29

ku luhen ndeshjet
ta djegum austrine
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Thu, 05 Feb 2009 , 11:22

vllaznia1919 wrote:Na shqiptar kena edhe pordh.Lojtart i dona te tan asa edhe munsisht qe losin neper super ekipe se per nryshe nuk bajne per super komtaren ton.
Nese,ishte nje mendim i jemi per pytjen e Ledit.

Te rradhe jane lojatret qe dalin nga ekipe te medhaja.Te gjithe nga ekipe te rangut te trete dalin.Masanej futbolli nuk rritet per nje vit.Ca presin kto qe te lujn shqipterem me Barce,realin,milanin ,bayernin...qe te thirren ne kombetare???Tamom pordh kot.Si ajo shprehja edhe dhi e zgjebosme edhe bishtin perpjete...
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 05 Feb 2009 , 21:24

Na ne Shkoder kena nji tjeter por smunem me e thane ktu.Hahahahahaha!
Problemi i futbollit shqiptar asht ne kry.Tek ata qe e drejtojne.Per mendimin tem komtarja kishte me ken shujm ma mire po te ishte menaxhu si duhet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Fri, 06 Feb 2009 , 10:53

vllaznia1919 wrote:Na ne Shkoder kena nji tjeter por smunem me e thane ktu.Hahahahahaha!
Problemi i futbollit shqiptar asht ne kry.Tek ata qe e drejtojne.Per mendimin tem komtarja kishte me ken shujm ma mire po te ishte menaxhu si duhet.
nji njeri qe te manaxhoje nje ekip duhet patjeter te ket bo noj shkolle manaxhimi...drejtusit e federates tone jane me zanat, ish lojtar,marangoza, elektricista me duket... :lol: :lol: :lol: :lol:
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 06 Feb 2009 , 11:01

Ledi1920 wrote:
vllaznia1919 wrote:Na ne Shkoder kena nji tjeter por smunem me e thane ktu.Hahahahahaha!
Problemi i futbollit shqiptar asht ne kry.Tek ata qe e drejtojne.Per mendimin tem komtarja kishte me ken shujm ma mire po te ishte menaxhu si duhet.
nji njeri qe te manaxhoje nje ekip duhet patjeter te ket bo noj shkolle manaxhimi...drejtusit e federates tone jane me zanat, ish lojtar,marangoza, elektricista me duket... :lol: :lol: :lol: :lol:
o ledi ne jena popull i squt skena nevoje per shkolla menaxhimi
europa perendimore po ato jane te merdhitun :lol:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 06 Feb 2009 , 14:32

Jam dakort qe duhet shkolla.Por per mendimin tem gjaja kryesorja qe duhet asht ndershmerija dhe deshira me ba diqka te mire per futbollin shqiptar.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 06 Feb 2009 , 18:46

vllaznia1919 wrote:Jam dakort qe duhet shkolla.Por per mendimin tem gjaja kryesorja qe duhet asht ndershmerija dhe deshira me ba diqka te mire per futbollin shqiptar.
p a ma vllai jem ke ik heret ti vlla i dashtun e prandaj ste ve faj
po fjala ndershmeri asht tabu sot ne shqiperi
une jam dakord me ty po aty ska ma te ndershem je nje vit president rruj sa te mundesh se po srruve te rrune te tjeret
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 06 Feb 2009 , 22:14

Ndeshjet fillojne nga java e fundit e marsit 2009.

Mendoj se nuk kena ndonj grup te jashtzakonshem qe me e pas kaq shume frike....

Kto kane kene ndarjet ne globe te skuadrave:

A: Spain, England, Italy, Germany, Serbia, France, Austria, Turkey, Israel, Russia

B: Belarus, Czech Republic, Portugal, Sweden, Finland, Wales, Switzerland, Ukraine, Romania, Croatia

C: Netherlands, Belgium, Scotland, Hungary, Greece, Norway, Moldova, Armenia, Bulgaria, Northern Ireland

D: Poland, Latvia, Slovakia, Albania, FYR Macedonia, Iceland, Slovenia, Republic of Ireland, Bosnia-Herzegovina, Montenegro

E: Cyprus, Georgia, Lithuania, Kazakhstan, Andorra, Faroe Islands, Estonia, Malta, San Marino, Azerbaijan, Liechtenstein, Luxembourg
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 07 Feb 2009 , 15:20

Te grupi A na ka ra ekipi ma i dobt mas Izraelit.Te grupi B ma i dobti.Te grupi C skena pas shum fat se mund te na kishte ra Armenia ose Moldova.Edhe te grupi E kena ken me fat se Ciproja na kishte qite ma shum pune.
Per mendimin tem shorti asht normal jo i pamujtun.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 08 Feb 2009 , 15:25

Ledi1920 wrote:Se maj mend si e kishte mbiemrin nje shkodran,(me duket Kulli)mos ja fus kot. E kom pa me i video tek sporti shqiptar.Ishte shume teknik dhe ishte me shume finese.Perse nuk thirret ai nuk e kuptoj????Qe terrisesh nivelin e futbollit duhet te punosh shume me moshat.Mire qe ktu as punohet e asigjo por dhe kta cunat e rinj qe sterviten jashte nuk thirren.Te **** federaten qe kena.
kulli ai luan me ac bra eccellenza quhet kategoria ne itali pozicioni mesfushof mosha 17 vjec. flas ne msn me te nga nje here
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shpresat

Post by Skodrinon » Sat, 28 Feb 2009 , 21:54

Bushati: Kam disa elementë të rëndësishëm në grup

Trajneri Bushati është më i shqetësuar se teknikët e tjerë të skuadrave përfaqësuese të moshave. Eliminatoret fillojnë në mars me dy ndeshje direkte kundër Skocisë.

Pëprara është një edicion kualifikues, madje dy ndeshje rresht me Skocinë?

Po dy ndeshje shumë delikate. Kundërshtarët janë shumë të fortë. Mesa kam mësuar shumica luajnë në kampionatit anglez, ndërsa pjesa tjetër në kategorinë superiore të Skocisë. Nuk besoj se janë një ekip për të mos u frikësuar.

Si është gjendja e futbollistëve. Duket e vështirë të kemi të njëjtin grup lojtarësh si vitin e shkuar?

Vitin e shkuar shumë lojtarë në mes të eidicionit kaluan në përfaqësuese. Nga pikëpamja e rezultateve kjo gjë na pengoi që të bënim më të mirën. Megjithatë unë jam krenar që nga ai grup shumica luajnë në kombëtaren e madhe. Duke i paraprirë këtij edicioni në dy ndeshjet e fundit ne luajtëm me disa futbollistë të cilët do t’i kemi të gatshëm në këto eliminatore. Moçka, Vila, apo edhe Malota janë futbollistë që tashmë i kemi të sprovuar.

Po pjesa tjetër e grupit si mbushet?

Kemi marrë futbollistin Januzi nga Ukraina që ka bërë pasaportën shqiptare, është një sulmues shumë interesant. Malindi që luan në Bullgari ështe patjetër pjesë e grupit. Gjithashtu edhe Renaldo Rama që luan në Gjermani do të jetë. Këtë futbollist e kemi provuar dhe më parë, madje kur ishte 17 vjeç debutoi në ndeshjen me Kroacinë. Kemi disa alternantiva shumë interesante dhe unë them se mund të prodhojmë disa futbollistë interesantë për këtë fushatë.

A ka futbollistë nga kampionati shqiptar që mund të jenë pjesë e përfaqësueses U-21?

Po, ka madje ne shumicën e lojtarëve do ta ndërtojmë nga ky kampionat. Megjithatë në këtë drejtim klubet nuk po më ndihmojnë shumë. Nuk kanë politika ndaj të rinjve. Vetëm Partizani dhe Flamurtari kanë bërë shumë në këtë drejtim. Unë kam parë një futbollist si puna e Lilajt që luan me Tiranën mesfushor dhe habitem pse nuk aktivizohet. Megjithatë në këtë drejtim nuk jam njeriu i duhur që duhet tu them klubeve se si të menaxhojnë vetveten, por kur shoh Interin që i dhuron Italisë një mbrojtës 18 vjeçar them se edhe ne mund të bëjmë politika më të mira në këtë sens.


--------------------------------------------------------------------------------

Marre nga gazeta "Sport Ekspres"




Kombëtarja U-21

Shqipëri

Skoci

Azerbajxhan

Bjellorusi

Austri



Ndeshjet kuqezi


28.03.09

Shqipëri-Skoci

01.04.09

Skoci-Shqipëri

05.09.09

Shqipëri-Azerbajxhan

09.09.09

Austri-Shqipëri

14.10.09

Bjellorusi-Shqipëri

13.11.09

Shqipëri-Austri

17.11.09

Shqipëri-Bjellorusi

04.09.10

Azerbajxhan-Shqipëri


E Enjte, 26 Shkurt 2009

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Shpresat

Post by GOLDIAN » Sun, 15 Mar 2009 , 17:34

o man in redblue shife ma
09.09.09 ne austri
austri -shqipri
a ka ma bukur
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Shpresat

Post by Skodrinon » Tue, 17 Mar 2009 , 19:06

Shpresat: Bushati shpall listën për ndeshjen me Suedinë

Trajneri i ekipit Shpresa të Shqipërisë, Artan Bushati, ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet kundër Skocisë, të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian 2009-2011. Bien në sy emra të rinj, që vijnë nga skuadrat e huaja, por gjithashtu kemi të bëjmë me konfirmime të lojtarëve që luajnë me ekipet shqiptare. Grumbullimi i lojtarëve, në përgatitje për këto ndeshje eliminatore të Europianit të kësaj grup-moshe nis ditën e hënë, më datë 23.03.2009. Konkretisht, lista e lojtarëve kuqezinj U-21 për Suedinë është si më poshtë:



Lista e lojtarëve

Shpetim Moçka------Flamurtari
Sulejman Hoxha-----Dinamo
Renato Malotaj------Partizani
Ditmar Bicaj---------Belasitsa Petrich
Franc Veliu-----------Flamurtari
Bazjon Tragaj-------Besa
Sabien Lilaj----------Tirana
Emiljan Vila----------Teuta
Enco Malindi---------Spartak Varna
Erando Karabeci-----Partizani
Vilfor Hysa-----------Teuta
Ahmed Januzi--------Vorskla
Polizoi Arbri----------Bylis
Alban Dashi-----------Partizani
Semiran Çela---------Angers
Brian Filipi------------Ravena
Jozef Thana----------Teuta
Renato Hyshmeri----Elbasani
Olsi Teqja------------Kastrioti
Ergys Sorra-----------Tirana
Migel Metani---------Tirana
Ardit Shehaj----------Flamurtari

Post Reply