kupa uefa

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: kupa uefa

Post by jeti » Fri, 27 Feb 2009 , 07:39

Milan, Auf Wiedersehen Europa

Hallall Werderit, Milani per mendimin tem ka gabu rand qe nuk e ka fresku ekipin me lojtar te ri keto vitet e fundit, por i ka qendru besnik gjeneralve te vjeter, e si pasoj e ksaj kan per me ju dasht nja 3 vite per mu kthy edhe nji heran Superfuqi n'evrope.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: kupa uefa

Post by Miri » Fri, 27 Feb 2009 , 13:21

Hahahahahahahaha nuk kan ftyr milanistat me u duk ketu.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: kupa uefa

Post by Ledi1920 » Fri, 27 Feb 2009 , 13:31

Miri wrote:Hahahahahahahaha nuk kan ftyr milanistat me u duk ketu.

tifozat e Milanit nqs pertojne me thene AUFWIEDERSEHEN,mund te thone dhe shkurt pa u lodh TSCHUS kupes...hehehe
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: kupa uefa

Post by Skodrinon » Fri, 27 Feb 2009 , 14:22

po shof se kekan mbledh çakejt permbi kufomen e milanit :D mezi pritet me lujt keq milan edhe n'europe e?
po ndigjoj, jo turp jo skandal jo ekip i marum..... milan u eliminu me dy barazime me nji ekip qi kishte mujt edhe interin, ekipin ma t'mire n'bote :roll:.lujten ma mire dhe e meritune me u kualifiku.turp asht kur han ka 6-7 gola, jo kur del me dy barazime e kur te mungojne treçereku i skuadres. plus, dihet qe nuk asht kupa uefa obiektivi primar i milanit. edhe para ndeshjes drejtusit thane qi asht ma i randsisem vendi i tret qi t'nep e drejten me lujt ne champions vitin tjeter, te kupa qi i shkon per shtat ma mire milanit.
megjithate m'erdhi keq boll me thane te drejten se kyt kupe milan nuk e ka fitu kurre. edhe pse nuk ka lujt shpesh....

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: kupa uefa

Post by Miri » Fri, 27 Feb 2009 , 14:50

kjo skuader ishte ne grup me panathinaikos dhe pesoj humbie ne gjermani 0-3 ndersa milani nuk esht i zoti me marr 1 fitore :D :D

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: kupa uefa

Post by Ledi1920 » Fri, 27 Feb 2009 , 15:36

Miri wrote:kjo skuader ishte ne grup me panathinaikos dhe pesoj humbie ne gjermani 0-3 ndersa milani nuk esht i zoti me marr 1 fitore :D :D
Edhe me ekipin e Beqajt mrena 0-0 dolen kta te Werderit...
Mos them dhe fitoren e Milanit ne TR :D :D :D shyqyr qe lujtem per kupen Taci Oil :mrgreen:


Qe te thush qe Milani nuk synonte kupen Ueffa eshte turp.Neper gazeta synimi Milanit qe ne fillim te sezonit ishte dhe kupa ueffa...
Pasi kampionatit i kan thone ciao
Tani i thane dhe tschuss kupes ueffa
Milani se sbon duhet te boj ekip me lojtar te ri...ene jo me gjysha
Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: kupa uefa

Post by Ujku » Fri, 27 Feb 2009 , 16:33

Milani esht vertet nji ekip me gjysha pra me lojtar te vjeter
si puna e Tiranes me Patushin e disa gjysha tjer

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: kupa uefa

Post by Skodrinon » Fri, 27 Feb 2009 , 20:54

Po mor po mujti Interin se. Edhe Bayernin e ka mujt ne kampionat mos gabohem.

Nuk asht e vertete qe Milan kishte kupen uefa obiektiv primar. Shif lojtart qi ka aktivizu ndeshjet e kalume, tan rezerva. Kur nji ekip lun me portier rezerve dmth se e ka obiektiv sekondar.
Ledi. Me ke je tifoz perveç Tiranes e Shqipnis ti naqe?

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: kupa uefa

Post by fpjalmi » Fri, 27 Feb 2009 , 23:09

per mendimin tem iky bekam qe asht 33 vjeq nuk asht dasht me u ble por berluskoni ka dasht me shit fanellat per mjet fitimi.

ketu ne usa kampionati amerikan asht pordh ,dhe po po bordh asht edhe bekam bashk me galaxi los angelos .

milani ka disa vite qe asht pordh krejt duke vequ vetem 4 lojtare qe jan yje ,perveq 3 brazilianeve dhe 1 hollandezi jan tan lojtare kot per mendimin tem.

mandej edhe portieri asht tu ba shum gabime ,dhe milanit i duhet nji portier ma i mire dhe jo zorraq .

berluskoni duhet ta mendoje ma mire per vitin tjeter ,dhe te shterngohet me u fut ne kupen e kampioneve sepse po nuk u fut edhe vitin tjeter milani do jete shum e deshtume perseri

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: kupa uefa

Post by fpjalmi » Fri, 27 Feb 2009 , 23:11

Cana, “kundër” të kaluarës së Ari Hanit


Kapiteni i Marsejës: “Kemi ambicie të mëdha, duam të arrijmë në finale”. Mediat franceze i thurën elozhe rikthimit të bujshëm të mesfushorit shqiptar





Ajaksi i Amsterdamit, ish-skuadra e trajnerit aktual të Kombëtares shqiptare, holandezit Ari Han, është kundërshtari i Olimpikut të Marsejës të Lorik Cana, në një të tetat e Kupës UEFA.

Ajaksi është i dyti ekip radhazi holandez, që do të përballet me Marsejën, por katër herë kampionët e Europës, me të cilët Han ka fituar tri trofe, janë pa dyshim emër më i frikshëm se modestët e Tuentes, pavarësisht se këta të fundit për momentin ndodhen më mirë në renditjen aktuale të kampionatit holandez.

“Ne kemi ambicie të mëdha në këtë kompeticion. Kjo ndeshje na rifuti sërish në garë. Do të bëhemi akoma më shumë ambiciozë. Kemi dëshirë të shkojmë në finale”, - tha Cana pas kualifikimit të lodhshëm, që kërkoi 210 minuta lojë, plus penalltive.

Mediat franceze i thurën elozhe rikthimit të bujshëm të kapitenit të Olimpikut të Marsejës dhe punës së jashtëzakonshme së shqiptarit kundër Tuentes, që prodhoi edhe kualifikimin nga gjuajtjet e penalltive të skuadrës franceze.

Sipas faqes franceze foot1.com, mesfushori shqiptar ishte së bashku edhe me Ben Arfën, autorin e golit të shkëlqyer të Marsejës, që çoi skuadrat në kohën shtesë, dy lojtarët më të mirë të skuadrës.

Te Loriku, i cili kthehej në aksion pas 60 ditëve, u pa dukshëm gjendja e mirë e kondicioni fizik, teksa Cana ia doli të neutralizojë me disa ndërhyrje vendimtare sulmuesin e Tuentes, N’Kufo.

“Ashtu siç e kishim dhe parashikuar, - tha Cana pas kualifikimit, - ishte një ndeshje e vështirë, me shumë përkushtim. Ishte me të vërtetë në kufijtë e të pamundurës të kërkoje kualifikimin, pasi Tuente nuk kishte fituar rastësisht në shtëpinë tonë (0-1). Për fat të mirë vendosëm ekuilibrat në kohën e duhur dhe tashmë ne jemi në të tetat e finaleve”

“Grupi tregoi solidaritet aq sa në fazën sulmuese ashtu dhe në atë mbrojtëse. Më pas, gjenia e Hatem Ben Arfës pagoi sakrificën tonë. Kjo ndeshje na rifuti sërish në garë. Do të bëhemi akoma më shumë ambiciozë. Kjo ndeshje (ajo kundër Tuentes) do ta në shërbejë shumë. Lëshuam pak nga ana fizike, por fituam një mentalitet të madh”, -tha kapiteni i Marsejës për faqen zyrtare të klubit.

Trajneri i Marsejës, Erik Gerets, e vlerësoi rëndësinë e pranisë fizike dhe udhëheqëse në lojë të Canës, duke e zëvendësuar shqiptarin në minutën e 94-t.

Mediat franceze raportuan edhe për një dëmtim të lehtë të Lorikut, por përfundimisht Gerets e thirri mesfushorin shqiptar për ndeshjen e së dielës kundër Kaen në kampionatin francez, Liga 1.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: kupa uefa

Post by Skodrinon » Sat, 28 Feb 2009 , 14:12

sa vjet ka qi asht keq milan fpjalmi? vjet doli kampion botet e fitoi superkupen europiane, parvjet doli kampion europet.
beckham ka lujt mire gati tana ndeshjet. ai nuk asht lojtar qi i fiton ndeshjet vetem e kyt e dina. edhe me werder, ku lujten keq te tan perveç patos, beckham gjujti faullin qi mori penalltine.
asht ai hollandezi jot qi nuk asht tu lujt fort mire. :D

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: kupa uefa

Post by Ledi1920 » Tue, 03 Mar 2009 , 19:31

Skodrinon wrote: Ledi. Me ke je tifoz perveç Tiranes e Shqipnis ti naqe?

Me Bayernin.
Edhe ne e kena honger nga Werderi kshuqe nuk flas mo...
E PARAPRIVA VET SE E DIJA CA DO THOJE... :lol: :lol:
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: kupa uefa

Post by Skodrinon » Tue, 03 Mar 2009 , 20:01

Ledi1920 wrote:
Skodrinon wrote: Ledi. Me ke je tifoz perveç Tiranes e Shqipnis ti naqe?

Me Bayernin.
Edhe ne e kena honger nga Werderi kshuqe nuk flas mo...
E PARAPRIVA VET SE E DIJA CA DO THOJE... :lol: :lol:
:lol: :lol: :lol: kur don je djale i squt :lol: :lol: :lol:
ke harru sa here e ka shpartallu milani bayernin veç :lol: :lol:

ps: uuu ça i kam ba vedit. kan me mu l'shu n'shpine tan kta gjermant qi kena n'forum. :D me goldin ne kry

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: kupa uefa

Post by shv13 » Tue, 03 Mar 2009 , 23:06

lene ma bajernin n pune te vet... :lol: :lol: mos e kalo vizen tesh... :D :D

po a s deklarunen n fillim t vitit se dojne ne radhe te pare kampionatin,e mandej edhe kupen uefa ngaqe vec njaja ju mungon e i bashkohen bajernit,barces,juves e ajaksit si klubet qe kane fitu te tri kupat(k.kamp,k.kupave,k.uefa)...tesh po thu se uefa s qe objektiv e?? si puna e dhelpnes e rrushit...

ahah kampionatit ja kane ba tumin me kohe,ne uefa i flliqi werderi i vendit 10-te ne bundeslige...

ma e madhja asht artikulli te gazzetta dello sport sot se objektivi tesh asht vendi i trete

skodrinon ju duhet nji revulocion i plote se asht marre,trajneri ma i pari qe s ka thebe me kundershtu marrinat e gallianit ne merkato kyt vit.Jo se asht trajner i paafte po i mungon pak personaliteti e guximi me fute te rinjte...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: kupa uefa

Post by Skodrinon » Wed, 04 Mar 2009 , 01:56

shv13 wrote:lene ma bajernin n pune te vet... :lol: :lol: mos e kalo vizen tesh... :D :D
po a s deklarunen n fillim t vitit se dojne ne radhe te pare kampionatin,e mandej edhe kupen uefa ngaqe vec njaja ju mungon e i bashkohen bajernit,barces,juves e ajaksit si klubet qe kane fitu te tri kupat(k.kamp,k.kupave,k.uefa)...tesh po thu se uefa s qe objektiv e?? si puna e dhelpnes e rrushit...
Nuk thashe nuk ishte obiektiv, thash nuk ishte obiektiv primar. Nji ekip qi asht msu me fitu Champions nuk ka si me pas obiektiv primar Uefan. Jane te tjeret qi krenohen me kupen uefa.... :lol: :lol: :lol:

ahah kampionatit ja kane ba tumin me kohe,ne uefa i flliqi werderi i vendit 10-te ne bundeslige...
edhe interin. edhe bayernin siç e tha edhe ledi
ma e madhja asht artikulli te gazzetta dello sport sot se objektivi tesh asht vendi i trete
njaj na ka met tash. me pa vjedh ju ndonji ndeshje ma pak kishim pase pak shprese :D :D
skodrinon ju duhet nji revulocion i plote se asht marre,trajneri ma i pari qe s ka thebe me kundershtu marrinat e gallianit ne merkato kyt vit.Jo se asht trajner i paafte po i mungon pak personaliteti e guximi me fute te rinjte...
qellon nji vit mos me fitu. ancelotti ka fute kaka 20 vjeç kur nuk e njifte kerkush, tu lan ne pankine rui costen e rivaldon.
asht berluskoni qi nuk qet lek, nuk ka faj galliani. ba me i ba mire hesapet, kyt vit kan gabu ma shum ata te interit :wink:

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: kupa uefa

Post by Ledi1920 » Wed, 04 Mar 2009 , 10:03

Te rrifesh nga Werderi nuk eshte noj gjo qe sndodh por te eleminohesh kur ke bo dy gola dhe aq me teper ne fushen tende kjo trego qe Milani ket vit eshte merre me long si mishi ka mbaru...
Si doqofte Milani e deshte kupen Ueffa tu pa deklaratat e lojtareve dhe Galianit me shoke qe kur filloi kampionati...
Synimet primare te Milanint ishin Scudetto dhe Kupa Ueffa.Tani tu pa, qe scudetton ka per me e fitu Interi prap i ngelej kupa Ueffa.
Milani sinqerisht ka nje ekip te plakur...
Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: kupa uefa

Post by REINIS » Wed, 04 Mar 2009 , 21:18

Kot sa per statistik:
Bayern munchen:
# German Champions: 21 (record)

* 1931–32, 1968–69, 1971–72, 1972–73, 1973–74, 1979–80, 1980–81, 1984–85, 1985–86, 1986–87,
1988–89, 1989–90, 1993–94, 1996–97, 1998–99, 1999–2000, 2000–01, 2002–03, 2004–05, 2005–06,
2007–08

# German Cup: 14 (record)

* 1957, 1966, 1967, 1969, 1971, 1982, 1984, 1986, 1998, 2000,
2003, 2005, 2006, 2008

* League Cup: 6 (record)
o 1997, 1998, 1999, 2000, 2004, 2007


* German Supercup: 3
o 1982 (Unofficial), 1987, 1990


Kurse Milan:
Italian Football Championship:

* Winners (17): 1901; 1906; 1907; 1950–51; 1954–55; 1956–57; 1958–59; 1961–62; 1967–68; 1978–79; 1987–88; 1991–92; 1992–93; 1993–94; 1995–96; 1998–99; 2003–04

Coppa Italia:

* Winners (5): 1966–67; 1971-72; 1972–73; 1976–77; 2002–03

Supercoppa Italiana: (record)

* Winners (5): 1988; 1992; 1993; 1994; 2004
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: kupa uefa

Post by REINIS » Wed, 04 Mar 2009 , 21:22

U se desh harrova, Milani duhet ti shtoj arritjeve ene nji humje te nershme 2-1 m TIRON. :lol: :lol: :lol:
Edhe jom tu fol per arritjet n rang komtar, jo per champions league se e di qi jeni gati per t fillu. :wink:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: kupa uefa

Post by REINIS » Wed, 04 Mar 2009 , 21:24

Megjithse ene aty tre para qekeni. Jo nei gjo e modhe.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: kupa uefa

Post by Skodrinon » Thu, 05 Mar 2009 , 01:25

Edhe jom tu fol per arritjet n rang komtar, jo per champions league se e di qi jeni gati per t fillu. :wink:
Milan me Bayern lozin ne dy kampionate te ndryshme, nuk mund te krahasohen. Ne rang nderkombtar po. Dhe historia flet ne favor te Milanit. N'daç me trofe e n'daç ne ndeshje direkte.
Nuk jane pak tre Champions ma shum. Ka ekipe qe sillen ktu qe nuk kan fitu ma shum se dy :wink: Masanej, 3 Champions e 3 Botnore per Klube vlejn shum shum shum ma teper se 4 kampionate qe keni fitu ma shum se Milan.
Megjithate per Bayern kam simpati se i ka dhane lojtaret ma tìmire Gjermanise, qi asht komtarija me te cilen jam tifoz.

REINIS wrote:U se desh harrova, Milani duhet ti shtoj arritjeve ene nji humje te nershme 2-1 m TIRON. :lol: :lol: :lol:
:D :D :D
Edhe un e kam mujt nganjihere Salihin kur lushim futboll ne shkolle e ne stervitje, po sot ai lun me komtaren e un maksimumi me lagje.

Post Reply