Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Canaj: “Vendosi dalja e Licit, por ne s’dorëzohemi”
27 Shkurt “E filluam mirë ndeshjen dhe deri në minutën e fundit të pjesës së parë e kemi kontrolluar vazhdimisht atë. Madje krahas golit të Sinanit, patëm mundësi të shënonim edhe të tjerë. Por më duhet të them, se për një moment gabuam kur pësuam golin e barazimit pikërisht në fund të pjesës së parë, por gjithsesi, goli i Dinamos m’u duk edhe i dyshimtë. Edhe në pjesën e dytë e nisë mirë dhe besonim se do të arrinim të zhbllokonim rrezuktatin, por dalja me të kuqe e Licit prishi raportet në fushë dhe me një forcë më tepër, Dinamo shënoi edhe një gol tjetër dhe e fitoi ndeshjen. Sidoqoftë, dua të them se kupa ka specifikën e vet dhe prandaj asgjë nuk është e mbaruar, por nga ana tjetër derisa të mendojmë për ndeshjen e kthimit, duhet të kthehemi tek kampionati dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen me Teutën”.

ndeshjen teuta vllaznia do ta gjykojn A Lula
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ky asht tifoz i tiranesfpjalmi wrote:ndeshjen teuta vllaznia do ta gjykojn A Lula
i perjashtuar
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
GOLDIAN wrote:ky asht tifoz i tiranesfpjalmi wrote:ndeshjen teuta vllaznia do ta gjykojn A Lula
o goldi fillut ...pa fillu neshja

-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
diku duhet me e gjet arsyen nese humbimLedi1920 wrote:GOLDIAN wrote:ky asht tifoz i tiranesfpjalmi wrote:ndeshjen teuta vllaznia do ta gjykojn A Lula
o goldi fillut ...pa fillu neshja![]()
une i dal punes para
jo si ju para thoni se fitoni e mrapa ju a ka fajin fushaj

ledi mas ma mer per te keq e po pa pune jena e skena ca bajme tash
i perjashtuar
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
GOLDI-ky asht tifoz i tiranes
UNE-o goldi fillut ...pa fillu neshja

GOLDI-diku duhet me e gjet arsyen nese humbim
une i dal punes para
jo si ju para thoni se fitoni e mrapa ju a ka fajin fushaj
ledi mas ma mer per te keq e po pa pune jena e skena ca bajme tash[/quote]
UNE PRAPE-jo me lale ca per ters...ene une pa pune jam per momentin
Arsyen e di dhe une, nqs humbisni...teuta dashnorja tirones do thoni...
po tpakten na kishe lon dhe ca dite pushim nga kto gjona
Shaka lale ene mos e vrit menjen...
P.S. (qe te ndryshosh mendim per mu) Dua patjeter qe Fushaj ti bojn i monument si Batistutes

UNE-o goldi fillut ...pa fillu neshja

GOLDI-diku duhet me e gjet arsyen nese humbim
une i dal punes para
jo si ju para thoni se fitoni e mrapa ju a ka fajin fushaj

ledi mas ma mer per te keq e po pa pune jena e skena ca bajme tash[/quote]
UNE PRAPE-jo me lale ca per ters...ene une pa pune jam per momentin
Arsyen e di dhe une, nqs humbisni...teuta dashnorja tirones do thoni...
po tpakten na kishe lon dhe ca dite pushim nga kto gjona

Shaka lale ene mos e vrit menjen...
P.S. (qe te ndryshosh mendim per mu) Dua patjeter qe Fushaj ti bojn i monument si Batistutes

-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ledi shyqyr thuj se kena bajernin qe na bashkon se ndryshe lufta na pret ne dyve

i perjashtuar
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
GOLDIAN wrote:ledi shyqyr thuj se kena bajernin qe na bashkon se ndryshe lufta na pret ne dyve![]()
Do filloj do postoj ne gjermanisht se po vazhdova ne shqip me duket se qekena tu u therr

Dhe kur te vi ne Loro Borici , ai me shallin e Tirones dhe te Bayernit jom une kshuqe kije parasysh...

-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Ledi1920 wrote:GOLDI-ky asht tifoz i tiranes
UNE-o goldi fillut ...pa fillu neshja![]()
GOLDI-diku duhet me e gjet arsyen nese humbim
une i dal punes para
jo si ju para thoni se fitoni e mrapa ju a ka fajin fushaj![]()
ledi mas ma mer per te keq e po pa pune jena e skena ca bajme tash
UNE PRAPE-jo me lale ca per ters...ene une pa pune jam per momentin
Arsyen e di dhe une, nqs humbisni...teuta dashnorja tirones do thoni...
po tpakten na kishe lon dhe ca dite pushim nga kto gjona![]()
![]()
![]()
Shaka lale ene mos e vrit menjen...
P.S. (qe te ndryshosh mendim per mu) Dua patjeter qe Fushaj ti bojn i monument si Batistutes![]()
Ju qenkeni kokrra dembelash sa nuk e keni shoqin,Sa rrini ne shtepi dilni ma e shitni faraluledielli

-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ça jan kta gazetar kshu. flasin per gabimet e arbitrit e nuk e japin golin e pare te dinamos.Edmond-Cela wrote:http://www.youtube.com/watch?v=zYOHx2Pk1T4
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia apelon gjykimin në Kupë
Vllaznia merr rrugën drejt FSHF-së për të apeluar gjykimin e dobët në ndeshjen e parë të çerekfi nales së Kupës së Shqipërisë ndaj Dinamos.
Shkodranët tashmë e kanë identifikuar fajtorin për humbjen e tyre 1-2 të mërkurën: ai është gjyqtari Tanush Latifi. Edhe pse kanë kaluar 48 orë nga takimi i së mërkurës Vllaznia-Dinamo, drejtuesit e Vllaznisë vazhdojnë të ankohen për atë gjykim, të cilësuar skandaloz.
Madje, ata aludojnë se gjyqtari ka ndihmuar dukshëm dhe në mënyrë të qëllimshme rivalët kryeqytetas. Në shënjestrën e tyre është treshja e gjyqtarëve, Latifi së bashku me dy ndihmesat e tij, Lame dhe Elezi. Gjatë ditës së djeshme, krerët e klubit shkodran kanë nxituar nëpër televizionet lokale dhe ato kombëtare për të siguruar pamjet e këtij takimi.
Pasi janë siguruar pamjet, drejtuesit e Vllaznisë i kanë analizuar me kujdes detaj për detaj të gjitha rastet e dyshueshme. Sipas tyre, dukej shumë qartë se, në rastin e golit të parë të dinamovitëve, Sefa e devijoi topin drejt rrjetës me dorë dhe jo me kokë. Gjithashtu, kuqeblutë
ngrenë pretendimet se u është mohuar edhe një 11-metërsh, pasi në minutën e 75-të, brenda zonës kundërshtare, topi është
prekur dukshëm me dorë nga një mbrojtës i saj.
Arbitri ka qenë shumë pranë, por nuk e ka ndërpresë aksionin për të dhënë penallti për shkodranët, por ka lejuar avantazhin e lojës. Gjatë
vëzhgimit të pamjeve filmike është vërejtur gjithashtu se, dy futbollistë të Dinamos duhej të ishin ndëshkuar me kartonë të kuq për ndërhyrje nga mbrapa, ndërkohë që më parë ishin të ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Të gjitha këto raste flagrante kanë detyruar drejtuesit e Vllaznisë të apelojnë gjykimin skandaloz të kësaj ndeshjeje pranë organeve kompetente në FSHF.

E vertete kjo qe tha Kristiani
Ndaj Teutës, 10 autobusë për tifozët dhe bileta falas në "Niko Dovana"
Ndaj Teutës, 10 autobusë për tifozët dhe bileta falas në "Niko Dovana"
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia, “inatin” e Dinamos ndaj Teutës
Kuqeblutë nuk e kanë “gëlltitur” humbjen me blutë për kupë, por para është një sfidë delikate
Në Shkodër shumë e gjykojnë si një dështim humbjen në kupë me Dinamon, por në kampin kuqeblu nuk kërkojnë ta cilësojnë kështu, duke pohuar nën zë se gjithçka mund të ndodhë në ndeshjen e kthimit, pse jo të përmbyset rezultati dhe të arrihet kualifikimi. Në fakt Vllaznia pretendon në të dy frontet dhe këtë e ka treguar deri tani, por humbja me Dinamon ka lënë pak shtigje në kompeticionin e kupës.
Por shkodranët, duke mos justikuar atë humbje, ia vënë një pjesë të fajit edhe gjykimit të ndeshjes, sidomos në golin e barazimit të bluve, ku pretendohet se topi është prekur me dorë nga lojtari i Dinamos. Megjithatë, dje në stërvitjen e lehtë që kanë bërë shkodranët dukej qartë se nuk ishte ajo atmosferë që mbizotëron në skuadër. Por nëse Dinamo tashmë iku si mos më keq, një tjetër sfidë delikate është përpara.
Të dielën Vllaznia do të udhëtojë në Durrës për t’u ndeshur me Teutën, një transfertë e vështirë për disa arsye. E para, morali në skuadër nuk është ai i duhuri pas dështimit në ndeshjen e parë të kupës dhe normalisht kjo ndodh në psikologjinë e një ekipi. E dyta, skuadra durrsake nuk njeh fitore prej shtatë ndeshjesh, aq më tepër që ekipi i drejtuar nga Sulejman Starova tani rrezikon të zbresë edhe më poshtë, duke ndjerë “dihatjen” e rënies nga kategoria. Pa harruar këtu edhe “hakmarrjen” durrsake për eliminimin nga kupa që i bëri Vllaznia ekipi durrsak.
Një tjetër arsye, ndoshta më kryesorja për kuqeblutë, është ruajtja e kreut. Kjo është kaq e rëndësishme, sepse kujtojmë që është ndeshja e fundit e fazës së dytë dhe në bazë të renditjes varet shumë sfida direkte me rivalen kryesore për momentin, Tiranën.
Nëse Vllaznia do të ruante kreun, ndeshja e fazës së tretë me bardheblutë do të zhvillohej në “Loro Boriçi” përballë tifozërisë shkodrane dhe kjo nuk është pak. Në të kundërt, ajo do të zhvillohej në Tiranë dhe normalisht që vështirësitë do të ishin të shumta, kur kujtojmë që kjo do të ishte edhe ndeshja e fundit e sezonit. Por për të menduar për këtë, natyrisht që duhet zgjidhur “fjalëkryqi” Teutë, nga ku varen shumë gjërat për në fazën e tretë. Pra janë disa arsye përse kjo sfidë është shumë delikate dhe e rëndësisë së veçantë.
Prandaj edhe nga drejtuesit kuqeblu janë kursyer kritikat për humbjen me Dinamon, pasi kërkohet që ekipi mos të ngarkohet psikologjikisht para një ndeshje të tillë, aq më tepër që lojtarët pohojnë se me blutë në Tiranë mund të bëhet diçka, sepse jo gjithçka ka mbaruar sa i përket kualifikimit.
Sot dhe nesër ekipi do të punojë në qetësi. mendohet që nesërmbrëma skuadra të grumbullohet para se të udhëtojë në Durrës. Të paktën një gjë është pozitive në këtë transfertë për shkodranët, terreni i mirë i “Niko Dovanës”, kur dihen cilësitë e disa prej lojtarëve shkodranë nga ana teknike. Mbetet për t’u parë strategjia e trajnerit Canaj për këtë takim, kur dihet që Teuta është një skuadër që mbrohet me shumë forca dhe është e vështirë t’i shënosh gol, ashtu siç ka ndodhur edhe në tre përballjet e deritanishme mes këtyre dy skuadrave.
Kuqeblutë, formacioni mund të ndryshojë
Në ndeshjen me Teutën me shumë mundësi trajneri Agim Canaj do të ndryshojë diçka, pse jo duke filluar nga mbrojtja. Në seancën e djeshme stërvitore nuk është kuptuar gjë, kjo edhe për faktin se kjo seancë ka qenë më shumë shlodhëse pas ndeshjes së ditës së mërkurë në kupë. Sot numri një i stolit kuqeblu do të mendojë vetëm për këtë aspekt dhe ndoshta do të kuptohen edhe ndryshimet në formacionin e Vllaznisë, por që gjithsesi do të mësohet vetëm ditën e ndeshjes, ditën e dielë.
Shkodranët janë mundur në Durrës për kupë
Në ndeshjen e parë në kupë mes Teutës dhe Vllaznisë, zhvilluar në Durrës, shkodranët janë mundur minimalisht 1-0. Madje u ndje shumë frika e eliminimit, por në Shkodër kuqeblutë përmbysën gjithçka. Ndërsa në ndeshjen e fazës së parë në Shkodër, Vllaznia ka fituar 2-1, një fitore e vështirë për formacionin e drejtuar nga Canaj. Durrsakët patën akuzuar gjyqtarët për eliminimin në kupë. Të shohim se si do të shkojë takimi i tretë mes tyre, ku Vllaznia shkon me pretendime, për të mbajtur sërish kreun.

Mile: Vllaznia mund të na shpëtojë sezonin
Sulmuesi i Teutës, Vangjel Mile, thotë se fitorja me shkodranët do ta ngjiste shumë ekipin
“Me Vllazninë do të jetë ndeshja më e rëndësishme që mund ta shpëtojë gjithë sezonin, ndaj duhet fituar.” Kështu është shprehur sulmuesi i Teutës, Vangjel Mile, i cili komenton ndeshjen e ardhshme me Vllazninë. Sipas Miles, ka ardhur koha që pas shtatë ndeshjesh, ku nuk arrihet fitorja, sulmi të tregojë veten e tij dhe të shënojë gola, që do të jenë tepër të rëndësishëm për vazhdimësinë dhe për realizimin e objektivave.
Si e komentoni ndeshjen e ardhshme?
Do të jetë ndeshja më e rëndësishme që mund ta shpëtojë gjithë sezonin. Nuk ka nevojë fare të komentohet që kjo do të jetë ndeshja më e vështirë e këtij kampionati për ne, ndaj duhet një përqendrim maksimal në fushën e lojës. Do të jetë ndeshja e sezonit, për vetë faktin që Vllaznia vjen për të dhënë maksimumin për të mbajtur vendin e parë dhe në të njëjtën kohë duhet të japim më të mirën për të shpëtuar nga kjo situatë. Një humbje apo barazim do të na bënin që të rrëshqasim shumë vende poshtë e pikërisht në zonën e ftohtë, ku nuk meritojmë të jemi, ndërkohë që një fitore do të na jepte “oksigjenin” e nevojshëm për të vazhduar.
Reparti i sulmit ka qenë me probleme ndeshjet e fundit, ju si e gjykoni?
Kemi qenë me probleme për sa i përket finalizimit dhe jo ndërtimit të aksioneve dhe pikërisht këtu qëndron problemi, sepse sulmi shihet sa shënon dhe jo sa herë shkon në portën kundërshtare. Ka ardhur koha që në ndeshjen me Vllazninë edhe sulmi të thotë fjalën e vet dhe kjo fjalë kam besim që do të thuhet fort në fushën e lojës, pasi ia kemi detyrim maksimal, sepse publiku pret shumë më tepër prej nesh.
Si ka qenë gjendja psikologjike pas ndeshjes në Ballsh?
Ka qenë një ndeshje që na ka rënduar nga ana psikologjike jo vetëm për shkak të humbjes, por edhe për shkak të tensionit dhe të asaj që ndodhi në atë fushë. Futbolli mendoj se nuk duhet të kthehet në një mjet “hakmarrjeje” nga njëra ndeshje te ndeshja tjetër, sepse përndryshe do të krijohej një klimë frike, që do të prishte një kampionat të tërë. Gjithsesi, tashmë Ballshin e kemi lënë pas dhe jemi përqendruar totalisht te ndeshja kundër Vllaznisë, ku nga ne kërkohet shumë.
Do t’u thoni diçka tifozëve?
Kemi nevojë për mbështetjen e tyre sot më shumë se kurrë dhe për këtë edhe hyrja në stadium do të jetë falas, në mënyrë që ata të stimulohen për të ardhur. Kjo është një ndeshje jetike për ne, ndaj mbështetja e tifozëve është një lojtar plus në këtë ndeshje kaq të rëndësishme për fatet e Teutës në këtë kampionat dhe shpresojmë gjthashtu në një gjykim sa më korrekt.
Vazhdoni dialogjet me gjyqtarët?
Për Teutën, në shumë ndeshje kanë qenë gjyqtarët që kanë përcaktuar humbjet tona, apo mbarëvajtjen negative të ndeshjes, kështu ata janë bërë faktorë për fat të keq negativ për ne. Ndaj përpara çdo ndeshjeje ne na duhet t’u bëjmë atyre apel për një gjykim ta paanshëm dhe korrekt që të mos na penalizojnë si deri tani.
Rikthehet Muçollari dhe Vashaku
Teutës do t’i kthehen disa lojtarë të rëndësishëm në ndeshjen e së dielës ndaj Vllaznisë. Kështu, do të rithehet në portë Vashaku, që ishte i dënuar me karton të kuq, ndërkohë që do të kthehet një lojtar i rëndësishëm në mesfushë, si Muçollari, edhe ky i skualifikuar. Në këtë mënyrë, duket se ekipi durrsak do të jetë i plotë në ndeshjen ndaj Vlaznisë, për të cilën po përgatitet me përqendrim maksimal.

Po mor po tesh fiton me vllaznin edhe shpetoni 

-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Per Goldin e Ledin:Un i kam dale puns para ka here.E kam thane me kohe qe Teuta asht dashnorja e Tirans.Hahahahaha!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ky albitri qe ka gjyku vllaznine ,ne te gjitha gjykimet e tij vllaznia humb .
goli i pare asht pa qwarte se asht me dore kurse per penalltine dhe 2 kartonat e kuq nuk i kam pa .
ta shofim qa po ban fshf
goli i pare asht pa qwarte se asht me dore kurse per penalltine dhe 2 kartonat e kuq nuk i kam pa .
ta shofim qa po ban fshf
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Canaj “heq dorë” nga Kupa
“Do tentojmë përmbysjen ndaj Dinamos, por më i rëndësishëm është kampionati”
Trajneri kuqeblu, thirrje lojtarëve që të mos mendojnë më për humbjen
Humbja 1-2 ndaj Di
namos për Kupën
e Shqipërisë ka
lënë një shije shumë të hidhur
jo vetëm te drejtuesit e klubit, por
edhe te tifozeria shkodrane.
Kuqeblutë kanë mbetur të zhgënjyer
për faktin se e prisnin
më shumë se kurrë një sukses
ndaj një kundërshtari me emër,
që e kishte mundur edhe në
kampionat brenda në fushën
e vet. Megjithatë, duke filluar
që nga dita e djeshme, ekipi
shkodran ka filluar të mendojë
për transfertën me
Teutën. Vetë kreu i pankinës
kuqeblu, Agim Canaj, kërkon
nga ekipi i tij që ta harrojë sa
më shpejt humbjen e pësuar
për Kupë me Dinamon në
“Loro Borici” dhe të përqendrohet
totalisht te ruajtja e
kreut. Për kuqeblutë, Kupa
tani është vetëm një ëndërr.
Objektivi i vetëm e tyre është
fitimi i titullit kampion dhe
Canaj është optimist për fitimin
e tij. “Duhet ta hedhim
pas krahëve humbjen ndaj dinamovitëve,
pasi nuk kemi
kohë të mendojmë për të. Ajo
çka mund të them është se luajtëm
mirë deri në minutat e
fundit të pjesës së parë dhe u
munduam që ta kontrollonim
lojën, por për një moment
gabuam dhe Dinamo përfitoi
duke shënuar. Edhe pjesën e
dytë e nisëm mirë, por dalja me
karton të kuq e Suad Licit i
prishi raportet në fushë, dhe
me një lojtar më tepër, Dinamo
shënoi golin e fitores së çerekfinales
së Kupës. Megjithatë,
tani s’na mbetet gjë tjetër, veçse
të mendojmë për ndeshjen e
radhës ndaj “djemve të detit”.
Për ne, tani i rëndësishëm është
vetëm kampionati dhe do të
bëjmë të pamundurën që të
ruajmë kryesimin. Kemi humbur
shumë energji dhe duhet
t’i rifitojmë sa më shpejt ato,
pasi duhet ta mbyllim sa më
mirë fazën e dytë”, u shpreh
tekniku kuqeblu, Agim Canaj.
Objektivi
Kuqeblutë, pas humbjes me
dinamovitët brenda në fushën
e tyre, duket se tashmë kanë
hequr dorë nga objektivi i
Kupës. Në kampin shkodran
pësimi i dygolëshit nuk lë
shumë vend për optimizëm
dhe të gjithë janë përqendruar
vetëm te ndeshjet e kampionatit.
Megjithatë, numri një i
pankinës shkodrane ka ende
shpresa se gjërat mund të
përmbysen në minutën e funfundit.
“Edhe pse humbëm në
ndeshjen e parë çerekfinale të
Kupës, nuk do të thotë që në
ndeshjen e kthimit të humbasim
sërish. Nëse fitojmë me
rezultatin 2-0 ndaj bluve më
11 mars, atëherë gjithçka
përmbyset dhe ne kualifikohemi.
Por, deri atëherë ka
kohë. Në sfidën e radhës me
djemtë e Starovës duhet të
marrim patjetër pikët e plota,
pasi vetëm kështu mund të realizojmë
objektivin tonë, që
është titulli kampion”, përfundoi
tekniku Agim Canaj, i
cili nuk e fsheh dëshirën edhe
për të fituar trofeun e Kupës.

PËRGATITJET
Pas humbjes për Kupë,
Vllaznia mendon për Teutën
Ekipi i Vllaznisë dje ka vijuar me programin stërvitor
në kuadër të sfidës së fundjavës, që do ta zhvillojë në transfertë
me Teutën. Për shkodranët, takimi me djemtë bregdetarë
konsiderohet i një rëndësie të veçantë, pasi dëshirojë
ta ruajnë kryesimin në kampionat. Kuqeblutë e kanë vlerësuar
maksimalisht kundërshtarin, sepse vetëm kështu
mund të marrin rezultatin e dëshiruar, që është fitorja.
Tekniku Agim Canaj po punon me djemtë e tij jo vetëm në
anën taktike, por edhe në atë psikologjike, pasi Vllaznia
vjen pas një humbjeje të pësuar brenda në shtëpi në takimin
e çerekfinales të Kupës së Shqipërisë. A.Uruçi

TIFOZERIA
Autobusë dhe bileta falas
për ndeshjen me durrsakët
Drejtuesit e klubit janë shprehur se humbja e pësuar
ndaj Dinamos në “Loro Boriçi” duhet hedhur pas krahëve.
Sipas tyre, vëmendja tashmë duhet të përqendrohet vetëm
te sfida e radhës, që do të zhvillohet në transfertë me Teutën.
Për këtë, ata kanë kërkuar mbështetjen e tifozerisë dhe drejtuesit
e klubit kanë menduar që në dispozicion të fansave
shkodranë të vënë disa autobusë falas, në mënyrë që këta
të fundit të mos mungojnë në shkallët e stadiumit “Niko
Dovana” për të mbështetur fort ekipin e tyre të zemrës.
Nga burime pranë klubit, mësojmë se tifozeria do të ketë
falas edhe biletat e takimit. A.Uruçi