Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Heroi i Vllaznisë, modest: Golat për skuadrën, jo për vete
Sukaj: Tani s’e lëshojmë vendin e parë
Sulmuesi i ri 22-vjeçar,
Xhevahir Sukaj, ka qenë
edhe dje protagonist, teksa
ka shënuar dy golat e fitores
ndaj Lushnjës. Mesa duket,
stadiumi “Loro Boriçi” i sjell
fat shkodranit. Ai ka vetëm
katër javë që është rikthyer
te shkodranët, pasi erdhi në
merkaton e janarit në formë
huazimi nga ekipi turk i
Haxhetepes. Me këta gola,
Sukaj e vendos veten në një
pozicion kërkues për të qenë
në listën e goleadorëve, jo
vetëm te skuadra e tij, por
edhe në kampionat. Megjithatë,
kjo nuk duket se është
problem për shkodranin e ri.
“Nuk kërkoj të jem një nga
golashënuesit më të mirë të
kampionatit tonë. Kjo do të
ishte një kënaqësi, por për
mua ajo që tani ka shumë
rëndësi është që golat e mi të
ndihmojnë ekipin për të
dalë kampion. Sepse golat i
shënoj për të dhe jo për vete”,
shprehet Sukaj. Vendi i parë
për sulmuesin 22-vjeçar ka
më shumë rëndësi se loja jo
fort e mirë e shkodranëve.
“Ishte një fitore e merituar.
Në asnjë moment nuk e
vumë në pikëpyetje këtë
takim dhe mendoj se ekipi
ynë, pavarësisht se nuk zhvilloi
një lojë të mirë, përsëri
arriti të marrë maksimumin.
Kjo është shumë e rëndësishme,
pasi tregojmë se jemi
të konsoliduar. Tani jemi
përsëri të parët në këtë dhe
shpresoj që këtë vend ta ruajmë
deri në fund të sezonit.
Mundësitë i kemi, por e dimë
se nuk do të jetë e lehtë”,
thekson Sukaj, i cili ka filluar
të mendojë që tani për
takimin e kupës me Dinamon.
Një përballje të tillë, shkodranëve
u ka mbetur peng
që nga fundviti i kaluar. Ekipi
dinamovit, jo vetëm që u
ka prishur shkodranëve festën
e fundvitit me atë fitore
0-1, por edhe ia ka ndërlikuar
ndjeshëm pozicionin
në këtë sezon. “Forcat dhe
mundësitë për të qenë edhe
në kupë pretendentë janë,
pavarësisht se të mërkurën do
të përballemi me Dinamon.
Duhet t’i shikojmë gjërat me
shumë kujdes dhe të mos
shprehemi para kohe. Për
kualifikimin, në radhë të parë,
duhet të shohim si do të na
shkojë rezultati i takimit të
parë”, ka përfunduar sulmuesi
shkodran. A.Uruçi
Sukaj: Tani s’e lëshojmë vendin e parë
Sulmuesi i ri 22-vjeçar,
Xhevahir Sukaj, ka qenë
edhe dje protagonist, teksa
ka shënuar dy golat e fitores
ndaj Lushnjës. Mesa duket,
stadiumi “Loro Boriçi” i sjell
fat shkodranit. Ai ka vetëm
katër javë që është rikthyer
te shkodranët, pasi erdhi në
merkaton e janarit në formë
huazimi nga ekipi turk i
Haxhetepes. Me këta gola,
Sukaj e vendos veten në një
pozicion kërkues për të qenë
në listën e goleadorëve, jo
vetëm te skuadra e tij, por
edhe në kampionat. Megjithatë,
kjo nuk duket se është
problem për shkodranin e ri.
“Nuk kërkoj të jem një nga
golashënuesit më të mirë të
kampionatit tonë. Kjo do të
ishte një kënaqësi, por për
mua ajo që tani ka shumë
rëndësi është që golat e mi të
ndihmojnë ekipin për të
dalë kampion. Sepse golat i
shënoj për të dhe jo për vete”,
shprehet Sukaj. Vendi i parë
për sulmuesin 22-vjeçar ka
më shumë rëndësi se loja jo
fort e mirë e shkodranëve.
“Ishte një fitore e merituar.
Në asnjë moment nuk e
vumë në pikëpyetje këtë
takim dhe mendoj se ekipi
ynë, pavarësisht se nuk zhvilloi
një lojë të mirë, përsëri
arriti të marrë maksimumin.
Kjo është shumë e rëndësishme,
pasi tregojmë se jemi
të konsoliduar. Tani jemi
përsëri të parët në këtë dhe
shpresoj që këtë vend ta ruajmë
deri në fund të sezonit.
Mundësitë i kemi, por e dimë
se nuk do të jetë e lehtë”,
thekson Sukaj, i cili ka filluar
të mendojë që tani për
takimin e kupës me Dinamon.
Një përballje të tillë, shkodranëve
u ka mbetur peng
që nga fundviti i kaluar. Ekipi
dinamovit, jo vetëm që u
ka prishur shkodranëve festën
e fundvitit me atë fitore
0-1, por edhe ia ka ndërlikuar
ndjeshëm pozicionin
në këtë sezon. “Forcat dhe
mundësitë për të qenë edhe
në kupë pretendentë janë,
pavarësisht se të mërkurën do
të përballemi me Dinamon.
Duhet t’i shikojmë gjërat me
shumë kujdes dhe të mos
shprehemi para kohe. Për
kualifikimin, në radhë të parë,
duhet të shohim si do të na
shkojë rezultati i takimit të
parë”, ka përfunduar sulmuesi
shkodran. A.Uruçi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Canaj, kritika skuadrës
për lojën e dobët
Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, e ka kritikuar lojën e skuadrës
së tij, ndonëse shkodranët fituan me rezultatin 2-0. “Nuk jam
shumë i kënaqur nga loja në pjesën e parë, sepse i lamë shumë
hapësira kundërshtarit, aq sa dhe mund edhe të ishim goditur
nga kundërsulmet e tyre. Megjithëse shënuam që në pjesën e
parë, e përsëris, që nuk kemi luajtur mirë. Në pjesën e dytë
disa gjëra u ndryshuan. Luajtëm më mirë, u pozicionuam siç
duhet në fushë, por humbëm edhe shumë raste të tjera. Gjithsesi,
e rëndësishme është që fituam dhe jemi të parët për
momentin”, ka thënë Canaj pas ndeshjes. Ai nuk e nënvlerëson
aspak edhe ndeshjen me Dinamon në kupë, teksa shpreson te
rikuperimi i disa lojtarëve të dëmtuar. “Nuk mendoj shumë për
renditjen, pasi mendja më punon vetëm për rikuperimin e lojtarëve
për sfidën e së mërkurës ndaj Dinamos”.

SKUADRAT Nd F B H G+ G- F B H G+ G- F B H G+ G- PIKË
1 VLLAZNIA 21 8 2 1 19 7 4 3 3 12 9 12 5 4 31 16 41 para vllaznia
2 TIRANA 21 7 3 1 22 9 4 4 2 12 8 11 7 3 34 17 40
3 DINAMO 21 5 4 1 17 11 4 4 3 10 7 9 8 4 27 18 35
4 SHKUMBINI 21 7 2 1 13 4 2 4 5 9 15 9 6 6 22 19 33
5 BESA 21 4 4 2 9 5 3 1 6 11 18 8 5 8 20 23 29
6 TEUTA 21 5 3 3 10 7 1 5 4 5 9 6 8 7 15 16 26
7 ELBASANI 21 3 5 2 7 5 2 5 4 9 12 5 9 6 16 17 25
8 FLAMURTARI 21 5 3 3 9 6 1 4 5 6 12 6 7 8 15 18 25
9 APOLONIA 21 5 2 4 14 12 2 1 7 8 17 7 3 11 22 29 24
10 PARTIZANI 21 3 5 3 10 10 2 2 6 5 11 5 7 9 15 21 22
11 BYLIS 21 5 3 3 12 9 0 3 7 5 19 5 6 10 17 28 21
12 LUSHNJA 21 3 3 4 11 13 1 3 7 3 13 4 6 11 14 26 18
Java e 22-të
28 SHKURT
Lushnja – Tirana
Elbasani – Partizani
Dinamo – Bylis
1 MARS 2009
Teuta – Vllaznia
Besa – Apolonia
Shkumbini – Flamurtari

Vllaznia tani shndërrohet në një “lule-borë”
23 Shkurt Pritej që dëbora t’i sillte fat Vllaznisë dhe ashtu ndodhi në të vertetë. Kanë punuar me shumë përkushtim në 2?3 ditë me radhë për ta pastruar atë dendësi prej 50 centimetrash mbi tapetin e gjelbërt, duke e bërë të gatshme fushën e lojës për këtë ndeshje të rëndësishme dhe për këtë janë shpërblyer në mënyrën më të mirë. Ku përpos fitores së pastër 2?0 ndaj lagunarëve, me tre pikët e marra në këtë ndeshje kanë marrë edhe kreun e tabelës së klasifikimit. Një objektiv ky që ishte patjetër në qëndër të vemendjes së shkodranëve, por që askujt në fakt nuk i shkonte në mendje se do të arrinin që të ktheheshin aq shpejt. Dhe për këtë kontribuan pikërisht ata që edhe ia hoqën këtë vend, elbasanasit, të cilët me barazimin që i morën bardhebluve në kryeqytet, dhanë edhe një mesazh të drejtpërdrejtë në lidhje me qënien e tyre jashtë klaneve të përfolura. Duke u kthyer tek ndeshja e djeshme, duhet thënë se kuqeblutë u futën shumë të karikuar, duke e kërkuar golin që në startin e takimit, por me sa duket dëshira për të shënuar sa më shpejt, bëri që të ishin të pasaktë në vijën sulmuese, por edhe me ndonjë luhatje në prapavijë, duke i dhënë mundësi miqve që të jenë ata të parët më pranë golit. Dhe nëse Klodian Arbri do të ishte treguar më i vëmendshëm në konkretizimin e atij rasti që iu paraqit në minutat e para të takimit, ndoshta ndeshja do të kishte marrë një rrugë tjetër. Për të qënë të saktë në komentin tonë, duhet pranuar se miqtë kanë rivalizuar së tepërmi gjatë 45 minutave të pjesës së parë, duke u treguar një skuadër simpatike, e cila dukej se me një Gjylë kërkues në pankinë kishte në objektiv për të marrë pikë në Shkodër. Por përballë një Vllaznie, e cila me ndërhyrjen e teknikut Canaj pësoi ndryshime shumë cilësore në pjesën e dytë të takimit, lushnjarët kanë qënë të detyruar të dorëzohen. Tre pikëshi i kësaj ndeshje për kuqeblutë ka sërishmi një emër dhe ai është Xhevahir Sukaj, i cili me mjeshtrinë e tij arriti ta dërgojë topin dy herë në rrjetën kundërshtare. Dhe pasi e ka kryer më së miri detyrën, Canaj ka menduar ta thërriste në pankinë, për ta pasur të gatshëm për tre ditë më vonë, kur të mërkurën po në këtë stadium, Vllaznia do të ketë një superndeshje, ku përballë Dinamos kampione do të diskutojë takimin e parë çerekfinal të kupës së Shqipërisë. Në vend të tij është futur Kaçi, kur përpara tij, që në të 46’në fushë është hedhur edhe Shtupina, mjaft aktiv dhe përcaktues në rritjen e rimit të lojës së kuqebluve, ndërkohë që më vonë radha i ka ardhur edhe korçarit Dhëmbi të kontribuojë në 15 minutat e fundit. Ishin këto tre ndërrime, që duke i shtuar edhe punën e pjesës tjetër të grupit që për specialistët e tribunës Vip të “Loro Boriçit” ndikuan në rritjen e lojës sëVllaznisë. Por ajo që tërheq vemendjen e publikut në shkallët stadiumit, por edhe të vetë specialistëve, është fakti i një “tersi” që po e shoqëron kapitenin Sinanin në dërgimin e topit në rrjetë. Sipas tyre, kapitenin shkodran duket se po e shoqëron një moment psikologjik aspakt i favorshëm, që e shoqëroi edhe në takimin e fundit të vitit të kalaur me Dinanon kur humbi penalltinë, madje dy herë radhazi. Sidoqoftë për specialistët, gjendja dhe forma e Sinanit në këtë periudhë është në rritje e sipër. Këtë e tregoi më së miri edhe përballja me Lushnjen, që edhe pse ai nuk shënoi, rastet e tij ishin të shumta. Kështu që, gjithnjë sipas specialistëve, goli për Sinanin është vetëm çështje kohe, pasi ai do të vijë shumë shpejt nga këmbët e tij, si një gjahtar i vjetër që është, pse jo që në takimin e së mërkurës me Dinanom. Vërshëllima tre herë e gjyqtarit elbasanas, e ka gjetur Vllazninë në krye të tabelës së klasikimit, duke i dhënë mundësi asaj që të pretendojë në të dy frontet, edhe për kupas dhe për kampionat. Objektiva këto, që me këtë kontigjent që Vllaznia ka në dispozicion, i ka të gjitha mundësitë t’i bëjë realitet.
Thanë pas ndeshje
Agim Canaj: “Kemi kaluar një ndeshje të vështirë, ku marrja e tre pikëve na ka dhënë mundësinë të marrim përsëri vendin e parë. Megjithëatë, ndërsa në Elbasan unë u shpreha i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin, tani mund të them se është e kundërta, pasi edhe pse fituam skuadra nuk më ka kënaqur me lojën e saj në këtë ndeshje. Në këtë mes dua të veçoj pjesën e parë, ku edhe pse arritëm të shënonim, lushnjarët edhe mund të na godisnin nga hapësirat jo të pakta që lojtarët tanë i lanë atyre. Ndërkohë, për pjesën e dytë mund të flas më ndryshe, pasi loja jonë ndryshoi tërësisht, duke u përmirsuar në shumë drejtime. Me rastet e shumta që ne krijuam në këtë pjesë loje, mundësitë tona ishin të rrisnim edhe më shumë numrin e golave, por në disa momente sulmuesit tanë ishin të pafat. Për momentin lëmë pas kampionatin dhe përqëndroheni tërësisht tek dita e mërkurë, pasi na pret një ndeshje tjetër e vështirë, duke pasur përballë një skuadër të fortë si Dinamo. Ndërkohë duhet të shikojmë me kujdes rikuperimin e ndonjë lojtari të dëmtuar si Lici, Bashiç, apo edhe ndonjë tjetër. Tani jemi në luftë në dy fronte dhe do të përqemi që ta dalim me sukses”.
Ilir Gjyla: “Ishim përgatitur gjatë të gjithë javës me shumë përkushtim dhe me synimin për të marrë pikë në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” dhe një gjë e tillë ishte edhe në mentalitetin e futbollistëve, të cilët vlerësonin mundësinë për të luajtur futboll të pastër në këtë stadium. Kishim mungesa të rëndësishme, por skuadra jonë luajti shumë e mobilizuar, madje do të thoja se ishim ne të parët që rezikuam dhe nëse do të shënomin mund të kishim shpresuar për një rezulktat tjetër. Por, ajo që i mundoi futbollistët tanë ishte mungesa e qetësisë për të shënuar në portën e Vllaznisë edhe pse rastet nuk ishin të pakta. Mendoj se ndryshimi i raporteve në pjesën e dytë të takimit erdhi edhe si rezultat i individualiteteve që ka Vllaznia në ekip, pasi përballë emrave të tillë si Shtupina, Kaçin dhe Dhëmbi, që Vllaznia aktivizoi në pjesn e dytë, ndërsa në dispozicionin tonë për të freskuar formacionin ishin futbollistë 17 vjeçarë. Padyshim që kjo humbje është problematike për ne, sepse puna na vështirosohet edhe më shumë për të siguruar qëndrimin në kategorinë superiore. Megjithatë, ne do të bëjmë maksimumin tonë për t’ia arritur qëllimit”.

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
me pelqeu k trajneri gjyla se u shpreh taman realist
ndersa une aktivizoj 17 vjecare vllaznia fut ne loje dhembin e kacin qe do i donte cdo ekip ne 11-she
suksese gjyla
ndersa une aktivizoj 17 vjecare vllaznia fut ne loje dhembin e kacin qe do i donte cdo ekip ne 11-she
suksese gjyla
i perjashtuar
-
- Mysafir i Rrespektum
- Posts: 503
- Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
- Location: TR 1920 A
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
/
Last edited by tironsi_tr on Fri, 27 Feb 2009 , 09:11, edited 1 time in total.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
a asht nga tirana apo lushnjar ky????tironsi_tr wrote:Goldi dhe une kam simpati per Gjylen.
Nuk i ka rasti me trajnu ndonje ekip me emer te Liges tone te varfer, por nese merr ndonje ekip me peshe do ecte mire si trajner.
i perjashtuar
-
- Mysafir i Rrespektum
- Posts: 503
- Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
- Location: TR 1920 A
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
/
Last edited by tironsi_tr on Fri, 27 Feb 2009 , 09:11, edited 1 time in total.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Canaj: Më kënaqi fitorja, por...
“Loja e skuadrës sime la për të dëshiruar. Humbasim shumë raste për të shënuar”
Vllaznia/Trajneri i shkodranëve i gëzohet 3 pikëve. Mendon për Kupën e Shqipërisë
Vllaznia ka rimarrë
përsëri kreun e ren
ditjes pas vetëm një
jave. Fitorja me Lushnjën, pavarësisht
se është shoqëruar
nga një lojë jo fort bindëse,
duket se i ka ngrohur të gjithë
në atë atmosferë të ftohti.
Pikërisht këtij trepikëshi dhe
kësaj fitoreje, e cila e ka rikthyer
përsëri ekipin shkodran
në krye të renditjes, i
është gëzuar më shumë se
kushdo tjetër trajneri Agim
Canaj. “Po, ishte një fitore që
na gëzoi të gjithëve. Nuk jam
fort i kënaqur nga loja, sidomos
në pjesën e parë, ku i
lamë shumë hapësira
kundërshtarit, aq sa dhe
mund edhe të ishim goditur
prej tij. Megjithëse shënuam
në këtë pjesë, e përsëris që
nuk kemi luajtur mirë, luajtëm
pak në krahë dhe na
mungoi organizimi. Ndërsa
në pjesën e dytë disa gjëra
ndryshuan. U përmirësuam
në lojë, u vendosëm më mirë
në fushë, por humbëm edhe
shumë raste të tjera. Megjithatë,
e rëndësishme është që
fituam dhe jemi për momentin
të parët. Morëm tri pikët
që ne dëshiruam”, - deklaroi
Canaj. Edhe në këtë takim,
ashtu si në sfidën me Elbasanin,
tekniku shprehet i pakënaqur
me mungesën e finalizimit.
Kuqeblutë në
ndeshjen me Lushnjën kanë
shpërdoruar disa raste të
pastra për shënim, që kanë
pasur ndikimin e vet tek rezultati.
“Gjatë pjesë së dytë
të takimit mund të shënonim
shumë gola, sidomos pas
golit të dytë, i cili mendoj se
mbylli gjithçka përsa i përket
rezultatit. Si në përballjen me
Elbasanin, edhe në këtë
takim, ekipi po humb shumë
raste të pastra për shënim.
Megjithatë, në këto raste mendoj
se ndikoi edhe balta që
ishte në fushë. E theksova
edhe një herë, se tani më intereson
vetëm fitorja dhe ne
do të përgatitemi për takimet
e radhës me Dinamon për
kupë dhe me Teutën për kampionat,
të dyja këto sfida të
vështira”, - vijoi Canaj.
Kupa
Tani objektivat e Vllaznisë
janë zhvendosur edhe tek
takimi i nesërm për kupë me
Dinamon. Kuqeblutë e Canajt
edhe në këtë kompeticion
kanë objektivat e tyre. Ata
janë mbajtësit në fuqi të kupës
dhe do të kërkojnë të jenëpërsëri fitues të saj. “E kam
cilësuar edhe në herët e tjera,
Dinamo është një ekip që unë
e njoh mirë dhe një kundërshtarë
i fortë. Është një ekip
që për më tepër vjen pas një
fitoreje të pastër për kampionat,
në një fushë të fortë siç
është ajo e Vlorës. Gjithçka e
shikoj si të vështirë, por janë
dy takime që do të vendosin
përsa i përket vazhdimësisë
në kupë”, - theksoi tekniku.
Ndërsa pyetjes nëse kuqeblutë
janë të gatshëm për dy
trofetë, ai i përgjigjet:
“Mundësitë janë për të qenë
me objektiva të qarta në të dy
trofetë. Gjithçka është mëse e
mundur, megjithatë mendoj
vetëm për rikuperimin e
lojtarëve që të jenë të gjithë të
gatshëm për ndeshjen e së
mërkurës ndaj Dinamos”, -
përfundoi fjalën e tij kreu i
pankinës kuqeblu, Agim Canaj

KLUBI
Me format të ri
për premiot e mediat
Dje, rreth orës 14:00, drejtuesit e klubit me në krye presidentin Valter
Fushaj dhe ekipi shkodran me në krye teknikun Canaj janë mbledhur për
të diskutuar mbi shumë çështje, por më kryesoret kanë qenë ato të
premiove dhe të komunikimit me mediat. Presidenti Fushaj ka saktësuar
ndërkaq edhe shpërblimet që do të përfitohen, në rast të fitoreve jashtë
fushës, si dhe brenda saj. Kështu, skuadra do të marrë 5000 dollarë
premio për çdo fitore jashtë dhe 3000 dollarë për çdo fitore brenda
fushës. Por, numri një i presidencës shkodrane ka bërë të ditur se në
takime të veçanta, vlera e tyre mund të jetë shumë më e lartë nga ajo që
është bërë e ditur dje. Ndërkohë,
që një premio speciale do të ketë
ekipi për kualifikimin në Kupën e
Shqipërisë, që do t’i bëhet i ditur
ekipit përmes drejtuesve të saj.
Mesa duket, drejtuesit e klubit më
të vjetër shqiptar kërkojnë t’i motivojnë
ndryshe lojtarët e tyre në
këtë fazë shumë interesante, në
të cilën ka hyrë kampionati, e po
ashtu edhe kupa. Një kohë e konsiderueshme,
në mbledhjen e
djeshme të klubit shkodran, i është
kushtuar edhe paraqitjes së
drejtuesve dhe lojtarëve të Vllaznisë
para mediave. Prej shumë
kohësh, futbollistët dhe krerët e
ekipit shkodran kanë pasur ditë të
caktuara për t’u prononcuar në
media. Mirëpo duke nisur që nga
dje e në vazhdim, asnjë deklarim
dhe asnjë dalje para mediave të
shkruara dhe atyre vizive, si kombëtare
edhe lokale, nuk do të
bëhet, pa marrë fillimisht leje nga
drejtuesit e klubit. Këta të fundit kërkojnë që çdo lojtar apo drejtues i
skuadrës të mos dalë kundër politikave të klubit. Gjithçka do të bëhet me
kujdesin më të madh e në të mirë të Vllaznisë. Në përfundim të mbledhjes
është vendosur që personi, i cili do të vendosë se kush do të jetë në
konferencë për shtyp, apo për çdo deklarim tjetër, është kreu i pankinës,
Agim Canaj. Gjithë kjo situatë nga ana e drejtuesve të klubit është bërë
që të eliminohen në maksimum keqinterpretimet apo gjithçka tjetër që bie
ndesh me politikat e klubit. A. Uruçi

Vllaznia i është kthyer menjëherë
seancave stërvitore.
Vetë koha e pakët që ka ky
ekip në dispozicion për t’u
përballur me një kundërshtar
direkt, si për kupë, ashtu dhe
për kampionat, siç është Dinamo,
ka bërë që kuqeblutë
të mos e ndërpresin punën.
Pushimi do të mungojë deri
pas takimit me Teutën. Dje
kuqeblutë kanë zhvilluar një
seancë stërvitore në fushën
e Shtojit, ndryshe nga java e
shkuar, ku seancat stërvitore
janë zhvilluar të gjitha në fusha
kalçetoje.
seancave stërvitore.
Vetë koha e pakët që ka ky
ekip në dispozicion për t’u
përballur me një kundërshtar
direkt, si për kupë, ashtu dhe
për kampionat, siç është Dinamo,
ka bërë që kuqeblutë
të mos e ndërpresin punën.
Pushimi do të mungojë deri
pas takimit me Teutën. Dje
kuqeblutë kanë zhvilluar një
seancë stërvitore në fushën
e Shtojit, ndryshe nga java e
shkuar, ku seancat stërvitore
janë zhvilluar të gjitha në fusha
kalçetoje.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
MENAXHERI I KLUBIT
Shaba: Vllaznia
mori atë që
duhej me Lushnjën
Fitorja dhe kthimi i Vllaznisë serish në vendin e
parë pas kësaj jave nuk ka çuar në delir vetëm
tifozët dhe futbollistët, por sidomos drejtuesit.
Menaxheri i përgjithshëm i klubit shkodran, z.
Kujtim Shaba, është shprehur mjaft i kënaqur
me atë që skuadra tregoi dhe mori në fushën e
blertë. Për gazetën “Panorama Sport”, ai deklaron:
“Vetë kushtet e fushës nuk lejonin një
lojë të bukur. Megjithatë, ajo që na ka kënaqur
së tepërmi ka qenë loja rezultative e djemve
tanë. Ata nuk realizuan vetëm dy gola, sepse ju
e keni parë vetë që në këtë takim kuqeblutë tanë
prodhuan një sërë rastesh për shënim. Vetëm
fati dhe ndërhyrjet e mira të portierit mik e kanë
shpëtuar Lushnjën nga një humbje më e thellë.
Gjithsesi, rëndësi ka që morëm ato tri pikë mjaft
të vlefshme. Jemi në një moment kur më tepër
duhet të kënaqemi me pikët, sesa me lojën. Këto
shkruhen tani, e këto duhen”. Vetë shkodranët
tregohen të matur, teksa u përgjigjen pyetjeve
që kanë të bëjnë me vazhdimësinë dhe objektivat
e tyre në kupë. Edhe menaxheri Shaba tregohet
i kujdesshëm në këtë drejtim. “Gjithçka
duhet të shikohet sipas radhës. Ne objektivat i
kemi bërë të qartë dhe do t’u qëndrojmë atyre
deri në fund. Por gjithçka do të jetë hap pas
hapi. Ne fituam me Lushnjën dhe jo krejt lehtësisht,
ndërkohë që do të fillojmë menjëherë të
mendojmë për takimet e tjera, duke nisur që nga
ndeshja për kupë me Dinamon, sepse edhe këtu
kemi objektiva mjaft të qarta. Vetëm se gjithçka,
sipas nesh, duhet të merret shtruar dhe pa eufori.
Me qetësi dhe në kohën e duhur. Tani mendja
jonë po punon vetëm për Dinamon”, - ka përfunduar
menaxheri i përgjithshëm i ekipit shkodran,
Kujtim Shaba. A. Uruçi

Fushaj skuadrës: Bëni kujdes me mediat!
Autori: Gjergj Kola
Data: 24/02/2009
Version Print
Presidenti i kuqebluve konfirmon edhe premiot, që variojnë nga 3 mijë deri në 5 mijë dollarë
Vllaznia kërkon t’i bëjë punët me shumë kujdes në pjesën e mbetur të sezonit. Fakti që tashmë gjërat po shkojnë drejt pikës më kritike, e ka detyruar presidentin e klubit shkodran të ulet e të bisedojë shtruar me skuadrën për disa probleme financiare apo dhe për qëndrimet dhe raportet e reja me median. Pikërisht për këtë problem, Fushaj ka kërkuar takim me skuadrën menjëherë pas përfundimit të stërvitjes së tyre.
Takimi është zhvilluar në zyrat e klubit në orën 14.00 dhe njeriu që ka folur gjatë shumicës së kohës, ka qenë Valter Fushaj. Pikësëpari, është diskutuar në lidhje me problemin e premiove të skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Vetë presidenti e ka bërë të qartë pas përfundimit të kësaj mbledhjeje. “Diskutuam për këtë problem. Sipas rregullores së brendshme të klubit, iu bë e qartë futbollistëve për mënyrën si do shpërblehen për pjesën e mbetur të sezonit për çdo fitore që do arrijnë. Kështu, skuadra për çdo fitore që do marrë jashtë Shkodrës, do shpërblehet me 5 mijë dollarë, ndërsa për ndeshjet brenda 3 mijë dollarë.
Sigurisht që për ndeshje të veçanta do ketë premio speciale. Nga ana tjetër, skuadrës i është bërë e qartë se edhe për çdo kualifikim në Kupë do ketë premio të ekstra.
” Kjo sa i takon anës financiare, e cila duhet pranuar se deri më tani nuk ka qenë asnjëherë problem. Madje Vllaznia është shembulli i korrektesës në këtë drejtim. Një temë tjetër që është diskutuar ka qenë ajo e qëndrimit dhe raporteve ndaj mediave. Përmes një komunikate për shtyp, pas kësaj mbledhje, klubi shkodran ka zyrtarizuar edhe marrëdhëniet e mëtejshme me median e shkruar dhe atë vizive. Kuptohet që do t’i kushtohet shumë rëndësi këtij fakti për të mos ndikuar negativisht në ecurinë e ekipit.
“Klubi i Futbollit “Vllaznia” bën të ditur se tani e tutje raportet me mediat do jenë shumë korrekte dhe njëkohësisht të matura. Në bazë të rregullores së brendshme të klubit, është vendosur që asnjë futbollist apo pjesëtar i stafit drejtues nuk mund të dalë në emisionet televizive pa marrë më parë leje nga klubi. Kjo bëhet në mënyrë që çdo pjesëtar i skuadrës apo i klubit të zbatojë politikat e klubit.
Po ashtu, edhe në raportet me mediat e tjera, bëjmë të ditur se, ashtu si dhe më parë, do të organizohen rregullisht konferencat e shtypit, me të cilat do jetë i ngarkuar trajneri Canaj për të bërë komunikimin me mediat,” thuhet në këtë komunikatë. Tashmë gjërat janë më se të qarta. Te Vllaznia askush nuk ka të drejtë të flasë pa leje. Çdo komunikim do jetë zyrtar dhe si i tillë do shmangë çdo keqkuptim.

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

[/color]

[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Canaj: Dinamo përfitoi nga gabimet tona
Trajneri i 6-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë nuk harroi të theksojë se përballja me Dinamo nuk mbaroi me ndeshjen e parë duke lënë të kuptohet qartë që Vllaznia do të synojë të përmbysë rezultatin ndeshjen e kthimit si dhe kualifimin për në gjysmëfinalen e edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë.
ANTON ZALLI - “Në të vetmin moment që ne gabuam, Dinamo arriti të na ndëshkojë”, - kështu u shpreh trajneri i Vllaznisë Agim Canaj pas humbjes me Dinamon (1-2) në “Loro Boriçi” në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Tekniku i kryesuesve të Kategorisë Superiore theksoi se Vllaznia e filloi lojën shumë mirë (Sinani shënoi në minutën e 3-të), por sipas ish-trajnerit blu, kurrsesi nuk duhej të harrohej që Dinamo gjithmonë mbetet e rrezikshme.
“Për një çast të vetëm gabuam dhe e pësuam. Por, pavarësisht pjesës së parë mendoj se pjesa e dytë ishte më fatale për ne, sidomos kur morëm karton të kuq (Lici). Dinamo është një ekip që e përballoi shumë mirë lojën, duke na ndëshkuar në fund nga një gabim fatal”, - tha tekniku i kuqebluve, ekipi i të cilit humbi edhe në kampionat me Dinamon (0-1) me një penallti të realizuar nga Sebino Plaku në minutën e 88-të.

Dinamo, tjetër leksion Vllaznisë
Një humbje në “Loro Boriçi” ua bën më të vështirë kuqebluve kalimin në gjysmëfinale
Kampionët kthehen në makth për shkodranët. Fitojnë 2-1 me gola të Sefës e Plakut
Dinamo tani është
kthyer në një
makth për kuqeblutë,
pikërisht në stadiumin
“Loro Boriçi”. Ekipi, i drejtuar
në këtë takim nga Shkëlqim
Muça, ka përsëritur fitoren
minimale të arritur në
fundvitin e kaluar, kur
bluve u ka mjaftuar një gol i
Sebino Plakut për të marrë
trepikëshin. Fitorja e djeshme
për blutë ka pasur shumë
vlerë, pasi kanë hedhur një
hap të rëndësishëm për të
kaluar në turin gjysmëfinal.
Pavarësisht se Dinamo ka arritur
të triumfojë edhe në këtë
takim, starti i kësaj ndeshje ka
folur për kuqeblutë, të cilët
dukeshin sikur kishin ndërmend
të “hakmerreshin” për
humbjen e papritur në kampionat,
më 27 dhjetor. Shkodranët,
që në vërshëllimën e
parë të Latifit, kanë qenë të
rrezikshëm para portës së
Kotorrit. Boadu, në një gjuajtje
me kthesë, ka kërkuar golin
e parë të këtij takimi, por topi
ka kaluar paksa ngjitur me
shtyllën pingule të portës
mike. Megjithatë nuk kanë
kaluar as 2 minuta dhe Sukaj
ka ftuar në zonë Sinanin, i cili
shënon përballë Kotorrit,
duke shlyer në një farë mënyre
dhe penalltinë e humbur dy
herë prej tij më 27 dhjetor në
kampionat. Ngacmimet e
miqve, në këtë pjesë të parë,
janë sporadike dhe Grima
është më shumë në rolin e një
spektatori. Kjo deri pak minuta
para përfundimit të pjesës
së parë të takimit. Pikërisht, në
momentin e dytë të rrezikshëm
në portën e tij, nga një
vendosje jo shumë e mirë e
mbrojtjes vendëse ka përfituar
Poçi, që harkon nga e majta
dhe Sefa e dërgon me kokë
topin në rrjetë. Megjithatë
pretendimet e vendësve kanë
qenë të mëdha, sepse, sipas
tyre, goli i shënuar nga Sefa
është bërë me dorë. Ka qenë
pikërisht minuta e dytë e shtesës
së pjesës së parë, kur ka
ardhur ky gol i barazimit për
dinamovitët. Në pjesën e dytë,
miqtë duken se janë më të qetë
në veprimet e tyre dhe kuqeblutë,
në krahun tjetër,
kërkojnë që në fillimin e 45
minutëshit të gjejnë golin e
epërsisë. Gol që nuk do të
vinte dot, jo vetëm për meritë
të kundërshtarit, por dhe për
shkak të nxitimit të futbollistëve
shkodranë. Nga
dëshira për të gjetur golin sa
më parë, kuqeblutë harrojnë
mbrojtjen dhe lënë hapësira
prapa dhe, në një sulm të
shpejtë të miqve, Sefa shkëputet
mirë. Por gjatë vrapimit
drejt portës së mbrojtur nga
Grima, shtatlarti i sulmit dinamovit
është penguar nga
Lici, i cili, duke qenë lojtari i
fundit, është ndëshkuar me
karton të kuq nga gjyqtari
Latifi. Kjo e vështirësoi edhe
më shumë punën e shkodranëve
për të marrë një fitore
në këtë takim. Miqtë ndihen
si të zotët e shtëpisë dhe
arrijnë të shënojnë dhe një gol
të bukur, me autor Plakun,
duke venitur kështu çdo
shpresë të shkodranëve për
një rezultat pozitiv në këtë
ndeshje të parë çerekfinale të
Kupës së Shqipërisë. Pavarësisht
zëvendësime dhe
dëshirës së shkodranëve,
gjithçka në minutat e mbetura
ishte vetëm një lojë e pashpresë
drejt golit. Me këtë fitore,
Dinamo ka bërë një hap të
madh drejt gjysmëfinales,
duke e shkurorëzuar ndoshta
Vllazninë që në këtë tur të
Kupës së Shqipërisë. Dinamovitët
vazhdojnë të tregojnë se
janë kthyer në një “gogol” për
shkodranët në këtë sezon.

AGIM CANAJ
”E filluam mirë ndeshjen dhe
deri në minutën e fundit të
pjesës së parë e kemi kontrolluar
atë. Për një moment
gabuam, por goli i Dinamos
m’u duk i dyshimtë. Edhe në
pjesën e dytë e nisëm mirë,
por dalja me të kuqe e Licit
prishi raportet në fushë. Me
një forcë më tepër, Dinamo
shënoi golin e dytë dhe fitoi
takimin. Kupa ka specifikën
e vet, prandaj asgjë nuk ka
mbaruar. Megjithatë mendojmë
për ndeshjen me
Teutën në kampionat”.
SUAD LICI
Pas takimit, i dëshpëruar ka folur
edhe mbrojtësi shkodran Suad
Lici, i cili në minutën e 54-t të
lojës e la skuadrën e tij me 10
vetë. Gjithçka ka ardhur pas
kartonit të kuq që mori, si pasojë
e faullit që shkaktoi ndaj Sefës,
edhe duke qenë lojtari i fundit.
“Sipas meje, arbitri u nxitua.
Megjithatë, të tillë kartonë edhe
mund të jepen. Ndërsa mendoj
se ai gaboi shumë në rastin e
golit të parë për Dinamon, sepse
ishte shumë pranë aksionit dhe
e pa fare mirë prekjen e topit me
dorë nga ana e sulmuesit Sefa”.
SHKËLQIM MUÇA
“Vllaznia e nisi mirë ndeshjen,
por falë golit që shënuam në
fund të pjesës së parë, shkuam
në pushimin mes pjesëve
më të qetë. Në pjesën e dytë,
falë edhe epërsisë numerike,
shfrytëzuam mirë hapësirat e
lëna pas nga Vllaznia dhe
shënuam. Madje rezultati mund
të kishte qenë edhe më i thellë
për ne. Kemi bërë një hap
shumë të rëndësishëm drejt
kualifikimit. Sigurisht që nuk e
kisha parashikuar këtë fitore,
sepse objektivi ka qenë që të
shënonim të paktën një gol”.
”E filluam mirë ndeshjen dhe
deri në minutën e fundit të
pjesës së parë e kemi kontrolluar
atë. Për një moment
gabuam, por goli i Dinamos
m’u duk i dyshimtë. Edhe në
pjesën e dytë e nisëm mirë,
por dalja me të kuqe e Licit
prishi raportet në fushë. Me
një forcë më tepër, Dinamo
shënoi golin e dytë dhe fitoi
takimin. Kupa ka specifikën
e vet, prandaj asgjë nuk ka
mbaruar. Megjithatë mendojmë
për ndeshjen me
Teutën në kampionat”.
SUAD LICI
Pas takimit, i dëshpëruar ka folur
edhe mbrojtësi shkodran Suad
Lici, i cili në minutën e 54-t të
lojës e la skuadrën e tij me 10
vetë. Gjithçka ka ardhur pas
kartonit të kuq që mori, si pasojë
e faullit që shkaktoi ndaj Sefës,
edhe duke qenë lojtari i fundit.
“Sipas meje, arbitri u nxitua.
Megjithatë, të tillë kartonë edhe
mund të jepen. Ndërsa mendoj
se ai gaboi shumë në rastin e
golit të parë për Dinamon, sepse
ishte shumë pranë aksionit dhe
e pa fare mirë prekjen e topit me
dorë nga ana e sulmuesit Sefa”.
SHKËLQIM MUÇA
“Vllaznia e nisi mirë ndeshjen,
por falë golit që shënuam në
fund të pjesës së parë, shkuam
në pushimin mes pjesëve
më të qetë. Në pjesën e dytë,
falë edhe epërsisë numerike,
shfrytëzuam mirë hapësirat e
lëna pas nga Vllaznia dhe
shënuam. Madje rezultati mund
të kishte qenë edhe më i thellë
për ne. Kemi bërë një hap
shumë të rëndësishëm drejt
kualifikimit. Sigurisht që nuk e
kisha parashikuar këtë fitore,
sepse objektivi ka qenë që të
shënonim të paktën një gol”.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Të pakënaqur me gjykimin
Ajo që ka lënë më shumë për të dëshiruar në takimin mes Vllaznisë e Dinamos, sipas
drejtuesve të ekipit kuqeblu, ka qenë gjykimi. Pas ndeshjes, drejtues të Vllaznisë janë
ankuar jo pak tek i deleguari i FSHF-së, Besnik Çela, por dhe vëzhguesi i ndeshjes, Prek
Pjetrushi, për golin e parë të bluve. Sepse, sipas tyre, ai është shënuar me dorë nga Sefa.
I shqetësuar në lidhje me gjykimin është shfaqur edhe trajneri Canaj, në konferencën e
shtypit të pasndeshjes. Ndërkohë që, përveç golit me dorë, drejtuesit e klubit shkodran kanë
pretenduar dhe për 2 njëmbëdhjetëmetërsha të mohuar për ekipin e tyre nga kryesori Latifi.

Tifozët pësojnë një tjetër zhgënjim
FANSAT
Tifozët shkodranë janë ndjerë të zhgënjyer
përsëri nga ekipi i tyre në përballjet me Dinamon.
E ndërsa ata prisnin revanshin, si për ironi ka
ardhur e kundërta. Takimin e djeshëm e kanë
ndjekur mbi 4 mijë tifozë, që janë larguar të zhgënjyer
nga stadiumi “Loro Boriçi”, pas humbjes
së dytë të skuadrës së tyre këtë sezon. Kuqeblutë
janë mundur në fushën e tyre përsëri nga i
njëjti kundërshtar. Për rrjedhojë, Dinamo, për të
gjithë në Shkodër, është shndërruar në një “gogol”.

Vllaznia ka një mallkim ”blu”
27 Shkurt Duket se Dinamo është kthyer në një “mace të zezë” për Vllazninë. Nuk mjaftoi ajo fitore shkatërruse në fundin e vitit të kaluar, pasojat e së cilës vazhdon t’i ndjejë Vllaznia edhe tani, nuk vonon të mbërritjë një tjetër e tillë, por kësaj radhe në një plan tjetër, atë të kupës së Shqipërisë. Dhe, nëse ajo e vitit të kaluar edhe mund të korigjohet në vazhdimësi të javëve që kanë mbetur deri në mbyllje të kampionatit, kjo e djeshmja, për vetë formulën që ka kupa nuk të jep kohe, pasi hapi i gabuar të largon nga kupa. Dhe me këtë rezultat që u fiksua dje në “Loro Boriçi”, në një farë mënyre, Vllaznia thuajse është e larguar nga ky objektiv. Megjithatë, matematikisht asgjë nuk ka përfunduar. Duke iu referuar takimit të djeshëm, mendimi i shumë specialistëve që e ndoqën këtë ndeshje nga afër është se Vllaznia ka bërë një paraqitje shumë të dobët në të gjitha drejtimet. Sipas tyre, në fushë ishte një skuadër që nuk kishte të bënte aspak me atë Vllaznia që publiku priste. Përpos një fillimi të bujshëm, minuta këto që prodhuan edhe golin e avanatazhit me anë të Sinanit, të tjerat janë interpretuar në mënyrën më të keqe. Skuadra filloi të ishte tepër konfuze në veprimet e saj, ndërkohë që në lojë ndikoi edhe një farë rënie të freskisë fizike, ku ndër disa lojtar u duk edhe më tepër. Përballë kishte një Dinamo, jo vetëm të motivuar në mënyrën më të mirë, por ndoshta përveç kësaj ishte edhe fati i keq i ecurisë së lojës që ndikoi në dështimin e Vllaznizë. Sepse pikërisht në momemtin kur tekniku Canaj, duke kërkuar në stol Dhëmbin e Kaçin, aktivizimi i të cilëve shpresohej nga të gjithë se do të prezantonte në fushë një Vllazni krejt tjetër, kartoni i kuq i Licit e detyroi të ndërronte tërësisht skemat e tij. Kështu që uli sërishmi më stol Kaçin, shpresa më e madhe e kuqebluve për pjesën e dytë dhe për të zëvendësuar Licin, aktivizoi Doçin. Në të tilla kushte, harmonia dhe qartësia e saj për të shkuar tek goli nuk u bë realitet. Në kërto kushte përfitoi më së miri Dinamo, e cila me një drejtim shumë profesional të tiranasit Muça, arriti jo vetëm të shënojë golin e fitores, por me pak kujdes, nëse nuk do të ishte një Grimë cilësor në portën e Vllaznisë, avantazhi edhe mund të thellohej më shumë. Gjithsesi, me këtë rezultat dinamovitët largohen të kënaqur nga “Loro Boriçi”, jo vetëm si pretendentë kryesorë për fitimin e kupës, por tashmë me oreks për të shkuar më tej edhe në kampionat.