Lajme

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Sat, 31 Jan 2009 , 23:26

Mas tyne kam frig se tesh po shkojn e hekun edhe Rozafen prej kalas,se
njashtu uthot JOZEFINA se don ajo me u ba gruaja simbol e SHkodres.
per shkatrime vec.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 31 Jan 2009 , 23:31

Ujku wrote:Mas tyne kam frig se tesh po shkojn e hekun edhe Rozafen prej kalas,se
njashtu uthot JOZEFINA se don ajo me u ba gruaja simbol e SHkodres.
per shkatrime vec.
ke drejte naqe
edhe une njat mendim kam
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 01 Feb 2009 , 14:20

:lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 16 Feb 2009 , 00:08

Mexico City thyen rekordin “Guinness” per puthjet
15/02/2009 20:45

Mexico City theu rekordin boteror te puthjeve. Ne diten e Shen Valentinit, 40 mije njerez u puthen ne qender te kryeqytetit meksikan, duke e kaluar rekordin “Guinness” te mbajtur deri tani nga Anglia.

Rekordi i cili nuk thyhej qe prej vitit 2007, u certifikua nga perfaqesuesi i librit te rekordeve “Guinness” ne Meksike.

Mijera njerez u puthen njekohesisht per 10 sekonda. Zyrtaret ia dedikojne suksesin, deshires se meksikaneve per te sfiduar klimen e pazakonte te dhunes qe ka pushtuar vendin.

Nje vale dhune shpertheu ne vend, kur policia goditi disa banda droge. Vetem ne 2008-en si pasoje e ketij konflikti humben jeten mbi 6 mije persona.

Ndaj ne diten e Shen Valentinit, ministri meksikan i Turizmit falenderoi te gjithe ata qe shmangen friken dhe dolen ne shesh per t’i dhuruar te tjereve nje puthje.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Wed, 25 Feb 2009 , 18:39

Rastesisht me shkun syte te ky artikulli i gazetes "Koha Jone". Eshte shkruar nga Edison Ypi dhe i kushtohet gazetarit te njohur "Mero Baze":



Mero Baze
Nga Edison Ypi
E Marte, 24 Shkurt 2009


Cili eshte fenomeni me i peshtire, shpifaraku me i ndyre, intriganti me i felliqur, zvarraniku me i pafytyre, gjirizori me i perdhosur, ne gazetarine shqiptare te ketyre viteve? Per fat, s'ka 2, eshte vetem 1.

Flet si biznesmen, hiqet gazetar. Qahet pafund se si po duan gazeten t'ia mbyllin, por s'thote nje fjale si qe puna kur ia hapen. Ben zhurme te madhe per nje ambient si e qysh po ia marrin, por hesht si peshk si dhe pse ia dhane. E nisi lakuriq me dur' ne xhepa, vazhdoi dhe po vazhdon si gazetar, tani flet per afera dhe deme dhe padrejtesira ne kurriz te tij me qindra mijera Euro dhe ngaterresa me vila ne Golem. Gazeten, ne te njejten kohe, edhe e shiti edhe vazhdoi ta kishte, edhe e bleu pasi e shiti, edhe s'i mjafton. Ka shkruar me qindra, ndoshta me mijera, artikuj me miliona fjale, por asnje artikull, madje asnje fjale, nuk i mbahet mend nga askush. Pretendon stil, mbahet per Pavarot i tekstit, mirepo tekstet, zhurma e te cilave i ngjan perplasjes se legeneve, i ka me te shkretetirta se shkretetira, vetem fjale fjale-fjale dhe vetem fjale si karvane devesh ngordhalaqe te etura dhe te uritura mes dunash rere mbi te cilat kuisin puhiza grindavece. Hiqet i thelle, dhe teksti i tij vertet te fut e te qit neper ura te ngushta, llageme te erreta, tunele dhe vargmale, por ne fund e kupton se te gjitha ishin si ne ato hekurudhat e lodrave te kalamajve ku per ta bere ate qejf te duhet te paguash 500 leke te vjetra. Kapardiset fytyrevreret si demek serioz, i drejte, i paanshem, sikur gjithe kohen mbron pa reshtur te njejten kauze njerezore ne te mire te Shqiperise dhe shqiptareve. Por, nga njera fjale tek tjetra, nga nje artikull ne tjetrin, sidomos nga njera stine politike ne tjetren, e kthen aq shpesh dhe aq paturpesisht pllaken, saqe s'kuptohet fare cileve ia dedikon gjithate drejtesi, c'ka ne fund te fundit deshmon se ndaj te gjitheve dhe gjithckaje eshte i shtrember dhe vetem i shtrember. Hiqet trim. Por me proverbin "Trimi i mire me fjale pak e shoke shume" s'ka absolutisht asnje lidhje, per arsyen e thjeshte sepse tjerr aq shume gjurulldira fjalesh, dhe shok ka vetem veten. Por, sa i perket fjaleve, per te mos ia ngrene hakun, edhe nje gje duhet thene; me teper se fjale ka auto-atentate me bomba dhe kacavida mbi makina te shtrenjta. Hiqet njerezor, i ngrohte, i afert, i dashur, por s'guxon te shohe kerrkend ne sy, madje syte s'i ngre kurre. Mbahet i ndershem profesionalisht, por, mes dreqnive te shumta, me te shumtat e te cilave i di vetem vet', ne fund te programit televiziv lexon SMS me pyetje te sajuara sepse programin e ka te regjistruar.

E c'te thuash per kete monster qe fryme s'merr dot po s'qe i zhytur me llum ?! Per kete shpellar qe s'ka asnje haber nga qyteterimi. Per kete deshtak i cili kudo qe vete mbjell humbje. Per kete te pacipe per te cilin turpi nuk ekziston. Per kete hije te zeze qe po t'ia permendesh emrin, shumica te thote se nuk e njeh, disa bejne xheste neverie, te tjere zene hundet me duar. Per nje te lindur per te sherbyer, per kete gelbaze mediatike, kete qurre turbekulare plot qelb e gjak dale nga fyti i semure i vet' Djallit kur iu semuren mushkerite?!

Si i behet?! A ka zgjidhje qe te rehatohen syte dhe veshet e shqiptareve nga nje peshtirosje e tille?!

I behet. Me vullnet te mire, pak durim dhe pak imagjinate, gjithmone gjendet nje zgjidhje.

Se pari duhet bere cmos qe truri i hendekhedhurit te analizohet neper laboratore. Natyrisht nuk eshte e thjeshte. Sepse, qe ky tru te merret, per kete i duhet care koka. Qe t'i cahet koka, merua paraprakisht duhet vene me shpatulla pas nje muri. Qe, jo muri, por merua te mos levizi, pa i rrezikuar jeten, i duhet ngulur ne fyt nje thike e trashe e ndryshkur. Pa narkoze qe te ver' ne gjume. Ta shohe gjithcka me syt' e vet. Ne menyre qe, pavaresisht se nuk do ta lexoje askush, merua me vone te shkruaj nje artikull te hollesishem ne gazete. Thika, pasi t'i caje fytin, te ngulet tek muri. Dhe, derisa operacioni shpetimtar te perfundoje, aty te lihen, edhe merua, edhe koka e meros, edhe fyti i kokes se meros, edhe thika. Pas kesaj, truri edhe mund t'i thithet me ndonje shiringe te trashe nga ato te nderzimit artificial te bagetive. Por kjo metode qe trurin e meros duke e thithur do ta shnderronte ne leng, do nxirrte veshtiresi gjate studimit sepse ne gjendje te lenget atij truri do t'i mungonte relievi. Pra koka patjeter i duhet hapur, care. Carja e kafkes mund te kryhet me disa menyra; me perplasje pas muri, me cekic, me qysqi', me shperthim, me cpim, me sharrim etj. Por e mira fare do ishte pa e care fare. Duke shfrytezuar brimat. Nga syte ! Jo nga syte, as nga veshet, as nga hundet. Sepse keto jane te gjitha brima te vogla prej nga mund te dalin vetem currila. Qe truri i meros te dali si e meriton, pra kallup, menyra me e mire eshte qe ai tru t'i nxirret nga ai organ te cilin merua e perdor me shume, nga goja. Por, para se t'i nxirret truri nga shpella e gojes, duhen zene ato brimat e vogla. Veshet dhe hundet s'jane problem per t'u mbyllur. Syte po. Sepse, para se te mbyllen zgavrat, ato, syte pra, duhet qe, me delikatesen me te madhe te krrehen. Krrejtja e syve te mero bazes me luge apo ndonje vegel tjeter te ngjashme nuk do ishte e dobishme. Sepse, se pari, as vete meros nuk do t'i pelqente, ngaqe dihet se luga dhe garuzhdja as kane qene as jane mjete te preferuara te tij por te armiqve te tij me te tmerrshem, korrupsionisteve te te gjitha kallepeve. Ketu mendja te vete menjehere tek shigjetat, gjilperat, shtizat, aq te pelqyera nga vet' meroja ne anatemimin e fenomeneve me te shemtuara te kohes sone. Mirpo, po t'ia nxjerresh syte meros me gjilpere a shtize, qofte edhe te ndryshkur apo te skuqur paraprakisht ne zjarr, packa se ky variant vet' meros do t'i pelqente pa mase dhe do zbavitej e gajasej nga lumturimi gjate asaj nxjerrjeje aq te kendshme, ky operacion do nxirrte jashte perdorimit syte te cilet do t'i duhen per me vone, keshtuqe as ky variant nuk vlen. Por nuk eshte per tu dekurajuar. Sepse luget, garuzhdet, kunjat, shtizat, gjilperat, nuk jane te vetmet mjete per t'i nxjerre syte mero gazetarit. Ka edhe te tjera. Pirun, per shembull. Per me teper qe, jo budallaqa luga e lengjeve, por pikerisht piruni elegant i llokmave, eshte vegla e preferuar e meros, me ane te cilit merua, edhe zgjedh e ngul e perlan gjithcka me delikatesen me te madhe, edhe mburret me te madhe si dorejashte. Qe kokordhoket e meros, pas krrejtjes se syve me pirun, do varen teposhte, s'eshte problem. Per kete e te tjera ka plot vegla kuzhina, per shembull thika.

E fundit, gjuha. Epo, dreqi ta haje, s'do pyetet merua per te gjitha. Goja t'i shqyhet. Gjuha t'i shkulet t'u hidhet qenve. Dhe pik'!

Dihet se po te hash tru vici behesh inteligjent i afte per biznes. Po te hash tru derri behesh shkrimtar. Me tru gomari politikan. Me tru kali, gazetar. Po te hash tru meroje, cfare behesh valle?! Per ta zgjidhur kete enigme, gjeja me e pershtatshme qe mund te behet eshte qe, truri i meros i marre me menyren e siper pershkruar, pas analizave te imeta kimike, bakteriologjike, sociologjike, psikanalitike, per te gjetur me se fundi virusin e sahanlepirjes, dhe pas virusit edhe ndonje antivirus te pershtatshem, ay tru tu jepet ta hane ata qe meron ende e besojne. Dhe pakngapak, ata duke ngrene e duke nxjerre, sipas teknologjise se kundert te nxjerrjes se po atij truri, te nxjerrat te futen rishtazi atje ku ishin, pra brenda kafkes bosh te ekzemes mbi fytyren e medias se sotme shqiptare, lakuriqit te nates tranzicionale, mero bazes.




Cfare urrejtje ndaj nji kolegu!
Kanibalizem, shtatzari, psikopati ma e madhe nuk me kan lexu syte.

Ky person duhet te mbyllet ne psikiatri.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme

Post by Skodrinon » Thu, 26 Feb 2009 , 18:28

hahahaahahaha ky ka pa nej film horror para se me shkru kyt artikull.
as me t'pa vra tan familjen dikush nuk urrehet kaq shum. ne tana vendet e botes ky gazetar minimumi pushohet prej punet dhe perfundon ne gjygj per kercnim e fymje publike e nuk pshton pa nji gjob te forte. po ky jeton n'shqipni e nuk ka me ju fut ferr ne kam....

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Lajme

Post by REINIS » Thu, 26 Feb 2009 , 21:44

HEC MER MO, PO HO. ENE MERO NUK OSHT MO I MIR.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Lajme

Post by jeti » Tue, 07 Apr 2009 , 06:40

Lajmerim!!!

Per Te gjith Shqiptaret e Amerikes qe ndollen ne New York ose ne afersi te New Yorkut, dhe deshirojne te udhetojne per ne Shiperi, duhet te informohen se sapo eshte hapur linja e Fluturimeve direkte "Scanderbeg Air"(nisjet behet nga Aeroporti i New yorkut John F Kennedy per ne Tirane pa ndalese) si dhe dhe (nga Tirana ne New york pa ndalese).

Kjo linje eshte shume ma e Lire dhe ma e shpejte se kompanite a tjera si (Alitalia, Austrian airline Malev i Hungaris Etj...)

Shyqyr qe iku koha e Udhtimeve tranzite ne Itali, Austri, France etj, linja Scanderbeg air te qon ne shqiperi per 8 ore dhe eshte shume e sigurte sepse perdor Avion "Boeing 767-200ER", ato jane Aviona te medhenj dhe jan dizanjuar per fluturime te stergjata pa ndalesa.

Ky eshte siti ku mund ti bleni biletet me Cmime shume ma te ulta se kompanite e tjera.
http://www.scanderbegair.com


Forca Vllaznia...Image
ImageImage

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Lajme

Post by jeti » Tue, 07 Apr 2009 , 06:47

Pjalmi per ty e shkruva ma shume i ket lajm, hedhja nje sy sitit se ka cmime te leverdishme.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme

Post by Miri » Tue, 07 Apr 2009 , 16:34

jeti wrote:Pjalmi per ty e shkruva ma shume i ket lajm, hedhja nje sy sitit se ka cmime te leverdishme.
Mduket se ke hall me e hyp ne aeroplan e me ja thy qjafen :D :D :D

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Lajme

Post by jeti » Tue, 07 Apr 2009 , 21:33

Miri wrote:
jeti wrote:Pjalmi per ty e shkruva ma shume i ket lajm, hedhja nje sy sitit se ka cmime te leverdishme.
Mduket se ke hall me e hyp ne aeroplan e me ja thy qjafen :D :D :D
Nuk e han at tek Pjalmi se merr parashut me vedi.. :P
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme

Post by GOLDIAN » Tue, 07 Apr 2009 , 21:40

Miri wrote:
jeti wrote:Pjalmi per ty e shkruva ma shume i ket lajm, hedhja nje sy sitit se ka cmime te leverdishme.
Mduket se ke hall me e hyp ne aeroplan e me ja thy qjafen :D :D :D
bo me te ndi te ka hanger dreqi ma mir
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme

Post by Miri » Wed, 08 Apr 2009 , 13:15

jeti wrote:
Miri wrote:
jeti wrote:Pjalmi per ty e shkruva ma shume i ket lajm, hedhja nje sy sitit se ka cmime te leverdishme.
Mduket se ke hall me e hyp ne aeroplan e me ja thy qjafen :D :D :D
Nuk e han at tek Pjalmi se merr parashut me vedi.. :P
T`hypin n`parashut nja majt se ti kerrcet kokrra çiftes qe binet toka nte :D :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme

Post by Miri » Wed, 08 Apr 2009 , 13:16

GOLDIAN wrote:
Miri wrote:
jeti wrote:Pjalmi per ty e shkruva ma shume i ket lajm, hedhja nje sy sitit se ka cmime te leverdishme.
Mduket se ke hall me e hyp ne aeroplan e me ja thy qjafen :D :D :D
bo me te ndi te ka hanger dreqi ma mir
Ska ca me ban se mka pa te dielen ne tv me got rakiet e ka me than tekasht Miri pishem prep sot :D :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 13:33

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:
Miri wrote: Mduket se ke hall me e hyp ne aeroplan e me ja thy qjafen :D :D :D
bo me te ndi te ka hanger dreqi ma mir
Ska ca me ban se mka pa te dielen ne tv me got rakiet e ka me than tekasht Miri pishem prep sot :D :D :D
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
ti e ke edhe pijen e keqe :D

ps: vetem un nuk t'pashe ne tv

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme

Post by Miri » Wed, 08 Apr 2009 , 13:37

Skodrinon wrote:
Miri wrote:
GOLDIAN wrote: bo me te ndi te ka hanger dreqi ma mir
Ska ca me ban se mka pa te dielen ne tv me got rakiet e ka me than tekasht Miri pishem prep sot :D :D :D
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
ti e ke edhe pijen e keqe :D

ps: vetem un nuk t'pashe ne tv
E kam pijen me sherr :D :D :D
Tesh lajm nje orar te caktum qe me mpa ata ke sme kan pa ala :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 13:47

Miri wrote:
Skodrinon wrote:
Miri wrote: Ska ca me ban se mka pa te dielen ne tv me got rakiet e ka me than tekasht Miri pishem prep sot :D :D :D
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
ti e ke edhe pijen e keqe :D

ps: vetem un nuk t'pashe ne tv
E kam pijen me sherr :D :D :D
Tesh lajm nje orar te caktum qe me mpa ata ke sme kan pa ala :D :D
Edhe veshu mire e krehi flokt. Mos na korit :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme

Post by Miri » Mon, 20 Apr 2009 , 08:09

Central bërthamor në Shkodër

Image

Qytetarët e Shkodrës kanë kundërshtuar ngritjen e centralit bërthamor midis Shqipërisë dhe Kroacisë, i cili do të ndërtohet në afërsi të lumit Buna në këtë qytet. Që prej ditës së djeshme, qendra e qytetit ishte mbushur me postera kundër ndërtimit të këtij impianti gjigant, i cili do të ndotë jo pak ajrin e qytetit më të madh verior. Megjithatë, ende nuk është organizuar ndonjë protestë masive, përveç posterave të vendosur nëpër mure, ku shkruhet: Ndal centralit nuklear në Shkodër! Ndal Bombës Atomike! Ndal Vdekjes! Ndal shkatërrimit të qytetit tonë!, etj.

Kroacia ka konfirmuar marrëveshjen me qeverinë shqiptare, duke deklaruar se tashmë ka nisur puna me anë të ekspertëve. Zëdhënësi i ministrit kroat të Ekonomisë, Tomoslav Mazal, i tha televizionit të Podgoricës "Vijesti", se qeveritë e dy vendeve kanë formuar një grup pune prej 10 ekspertësh, të cilët kanë si detyrë që të zbatojnë nga ana teknike këtë projekt të madh. Mediat kroate kanë njoftuar më parë se kontrata është firmosur mes kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe kryeministrit kroat, Ivo Sanader.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, impianti bërthamor do të kushtojë 4 deri në 5 miliardë dollarë. Centrali do të vendoset në afërsi të lumit Buna në Shkodër, një zonë pranë kufirit me Malin e Zi. Kapaciteti i tij do të jetë midis 1200 dhe 1500 MW, ndërsa për ndërtimin do të duhen të paktën 10 deri në 15 vite.

Marrëveshja është nënshkruar më parë në Tiranë, ku të dyja palët kanë rënë dakord që të ngrenë një grup të përbashkët ekspertësh prej dhjetë anëtarësh.

"Dy vjet më parë, Kroacia nënshkruan një marrëveshje të bashkëpunimit të energjisë me vendet e Evropës Juglindore, në të cilat Shqipëria është gjithashtu e përfshirë, që do të thotë se mund të merrni energji nga Shqipëria në Kroaci, pa asnjë problem për shkak se nënshkruesit e marrëveshjes kanë sistemin e tyre të rrjetit të energjisë-"shpjegoi Tonçi Tadiç, fizikan bërthamor.

Edhe pse ai theksonte se ishte shumë herët për të diskutuar detajet, sepse nuk kishte asnjë analizë apo vendim përfundimtar mbi ndërtimin e centrali bërthamor, ai theksoi se sasia e energjisë nga centrali bërthamor që Republika e Kroacisë do të marrë, do të korrespondojnë në sasinë e parave që ai do të investojë në ndërtimin e saj.

Vjeran Pirsic, kryetar i organizatës Eko Kvarner, fuqishëm nuk pajtohet me këtë plan. Ai pohon se është i rrezikshëm për të ndërtuar diçka më komplekse sesa një shtëpi dykatëshe me shqiptarët. "Shqiptarët kanë jashtëzakonisht nivel të ulët të arsimimit teknologjik, dhe pasi ata janë të etur për investime, ata do të binin dakord për të ndërtuar teknologjite pa pastra,"- u Pirsic.

Hrvoje Šarini?, i cili të mbikëqyrur ndërtimin e dy centraleve bërthamore në Afrikën e Jugut në një kohë, thotë se centrali bërthamor është sigurisht i nevojshëm. Sipas opinionit të tij, për mungesën e profesionalizmit nga ana e shqiptarëve nuk është problem, për shkak se do të jenë të huajt ata që do të ndërtojnë centralin.

Ekspertët malazeze japin alarmin për rrezikun e madh që sjell ndërtimi i centralit bërthamor për liqenin e Shkodrës dhe të gjithë zonën. Eksperti i ndërtimeve, Cedomir Cejoviç, ka paralajmëruar për rreziqet e ndërtimit të një impianti të tillë në një zonë që njihet për aktivitetin sizmik. "Riviera jonë është 30 kilometra larg atij rajoni, çdo incident do të fshinte qytete të tëra nga harta.

Liqeni i Shkodrës, edhe pa incidente do të vihej në rrezik nga puna e impiantit, pasi temperatura do të rritet në disa gradë. Kjo do të shkatërronte jetën e gjallesave në këtë liqen", - paralajmëron ky ekspert, i cituar nga radio serbe "B92". Ndërkohë, nga pala shqiptare ende nuk ka ndonjë koment për rreziqet e ndërtimit të këtij impianti.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme

Post by Ujku » Mon, 20 Apr 2009 , 08:26

Po u bakena edhe me bomb atomike a :lol:

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: Lajme

Post by kristiani » Tue, 21 Apr 2009 , 13:12

Ujku wrote:Po u bakena edhe me bomb atomike a :lol:
Taman me na shperthy edhe n'shkoder
:twisted: :twisted: :twisted:
FORZA VLLAZNIA

Post Reply