Post
by fpjalmi » Mon, 23 Feb 2009 , 01:55
Elbasani frenon Tiranën, i kthen ”borxhin” Vllaznisë
Autori: editor
Data: 21/02/2009
Version Print
Java e 21-të e superligës luajti të shtunën dy prej ndeshjeve të saj. Konkretisht, Tirana kryesuese u ballafaqua me Elbasanin, në stadiumin “Selman Stermasi”, ndërsa në stadiumin tjetër të kryeqytetit, në ndërkombëtarin “Qemal Stafa”, Partizani luajti me Besën. Bardheblutë nuk shkuan më tej se barazimi i bardhë 0-0 me verdheblutë e Elbasanit, edhe pse krijuan mjaft raste për shënim. Elbasanasit ishin të vendosur mirë në fushë nga trajneri Sejdini dhe, falë shpirtit të garës, arritën t’i bënin ballë Tiranës kryesuese, duke i marrë një pikë. Një pikë që, më shumë se u bën punë verdhebluve, i prish jo pak punë Tiranës, që ndien tashmë presionin e Vllaznisë, që do të luajë një ditë më pas, të dielën, ndeshjen e saj me Lushnjën në shtëpi. Një fitore e kuqebluve, do të thotë rrotacion i tyre në vendin e parë me bardheblutë, që e morën kreun vetëm një javë më parë. Ndalesa e Vllaznisë në Elbasan bëri që Tirana t’i parakalojë shkodranët, por të shtunën, me barazimin e marrë Tiranës, ua kanë kthyer në njëfarë mënyre “borxhin” kuqebluve, duke u dhënë shansin të mundin Lushnjën një ditë më pas dhe të rikthehen në krye. Ndeshja tjetër e kryeqytetit, Partizani-Besa, është fituar nga të kuqtë, me rezultatin 1-0, falë një goli të sulmuesit Ngjela, në minutën e 45-të. Kjo ndeshje ka shënuar edhe dy kartonë të kuq, nga një për të dyja skuadrat, Malota për Partizanin dhe Kuli për Besën. Një 3 pikësh me mjaft vlera për të kuqtë, që po dalin sipër problemeve të shumta financiare që kanë, duke dhënë sinjale të forta mbijetese në superligë. Nesër do të luhen ndeshjet e tjera të kësaj jave, Vllaznia-Lushnja, Bylis-Teuta, Apolonia-Shkumbini dhe Flamurtari-Dinamo, të cilat do të vendosin shumë për klasifikimin