Kampionati Anglez

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 22:17

krenaria kuq e blu shkruan

inter ne finale?!
ku ne play station a? :D :D :D

___________________________________
:lol: :lol: :lol: :lol:

futbolli asht top i rrombullaket dhe nuk i dihet .

ta shohim nese marinio mund te bajn ate gje siq bani me qelesin.

un mendoj se para interit asht juventus qe ka nje eksperience ma te madhe por cdo gja mund te ndodhe

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 09 Feb 2009 , 22:59

pata qef ta fitoj liverpuli kyt vit. por si po shkon manchesteri nuk ndalet ma
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Tue, 10 Feb 2009 , 10:05

Edmond-Cela wrote:pata qef ta fitoj liverpuli kyt vit. por si po shkon manchesteri nuk ndalet ma
manchesteri e nisi shume keq...po liverpuli ka marr barazime me ca ekipe te rangut hull,stoke etj.Se si manchesterin si chelsin i ka mundur...

une kam qejf qe ta fitoj liverpoli...
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 11 Feb 2009 , 00:36

mondi.

po qelesi a dihet gja si asht mondi se ti i ndjek ma mire ne angli.

a asht tu pas sukses scolari a se per mu tranier i mire boll asht.

sa la kombetaren e portogalise ,maroj portogalia :lol: :lol: :lol:

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Wed, 11 Feb 2009 , 00:37

scolarin e teren ma pjalmi....flitet o per hiddink tesh ose rijkard ose mancinin..
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:53

FALEMINDERS SHVK

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:55

Fergi: E mbyllëm garën e titullit
“Kurrë nuk thuhet kurrë, por është e drejtë të them se Çelsi e Arsenali janë jashtë”
Trajneri i Junajtid e quan të mbaruar kampionatin dhe hedh sytë nga Champions

Trajneri i “Djajve të
kuq” Sër Aleks Ferguson,
beson se
edhe në periudhë dëmtimesh
skuadra e tij nuk do të lejojë
që rivalët e tij për titull kampion
të Premier Ligës të marrin
kreun deri në javën e fundit.
Pas një fitoreje tjetër
rutinë, kësaj radhe ndaj Fulhamit
3-0 në mbrëmjen e së
mërkurës, skuadra e Sër Aleks
Fergusonit, Mançester
Junajtid, arriti të thellojë
edhe më tepër diferencën nga
ndjekësit, duke shkuar pesë
pikë larg Liverpulit. Edhe
pse i pret një periudhë e
ngarkuar ndeshjesh në kampionat,
kupë dhe në Ligën e
Kampioneve tekniku skocez
është optimist dhe hedh
poshtë idenë e një kolapsi të
skuadrës së tij në kompeticionet
e vogla. Në fakt, “Djajtë
e kuq” janë përballur me
një situatë të tillë, në sezonin
e vitit 1997-98, kur Arsenali,
ndonëse 12 pikë larg,
arriti ta përfundojnë sezonin
në krye të renditjes. Sipas
Fergusonit, një gjë e tillë
nuk mund të përsëritet nga
Çelsi, apo Arsenali, ndërkohë
që lufta me Liverpulin shihet
ende e hapur. “Kurrë nuk
thuhet kurrë, por është e drejtë
nëse them se Çelsi dhe Arsenali
tashmë kanë marrë tatëpjetën
(në luftën për titull). Çdo
gjë mund të ndodhë sigurisht.
Kemi qenë 12 pikë larg nga
Arsenali në 1998-ën, por për
faj të mungesave të shumta të
lojtarëve e humbëm titullin.
Një histori e ngjashme me këtë
nuk mund të ndodhë në këtë
sezon, pasi edhe në javët e
fundit kemi treguar se jemi në
formë shumë të mirë. Në formacion
janë bërë gjithmonë
ndryshime të vazhdueshme,
por rezultatet nuk kanë ndryshuar.
Kjo tregon se jemi
skuadër e madhe që me çfarëdo
ekipi të luajmë, arrijmë të
marrim rezultat pozitiv”, tha
për “Sky Sports”, 66-vjeçari.
Mbrëmjen e së mërkurës,
Mançester Junajtid mori një
fitore të lehtë përballë
skuadrës londineze të FulhamitFulhamit.
Rrugën e golave në
këtë sfidë e hapi veterani Pol
Skolls, ndërkaq Dimitar Berbatov
dhe Uejn Runi do të
regjistronin emrat e tyre në
listën e golashënuesve të
takimit. 35-vjeçari nuk spikat
për anën oratorike, megjith-
atë, sipas Fergusonit, karriera
e tij i frymëzon gjithnjë e më
tepër të rinjtë për të zhvilluar
futboll të bukur. “Poli edhe
në stërvitje përpiqet të japë më
të mirën e tij çdo ditë. Përpiqet
të më lërë pa mend. Është futbollist
fantastik. Disa nga
lëvizjet e tij me topin janë akoma
të mrekullueshme edhe
pse është në fund karriere.
Djemtë e tjerë kanë një
shembull të mirë si për futbollin,
ashtu edhe për jetën
jashtë botës së sportit”, shtoi
66-vjeçari Ferguson.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:55

NJUKASËLL
Kinar e Oueni i rikthehen skuadrës
Më në fund vijnë lajme të mira për tifozët e Njukasëllit. Trajneri i skuadrës,
Xho Kinar, dhe idhulli i tyre, Majkëll Ouen, janë shumë pranë rikthimit në
skuadër, pas problemeve të shumta shëndetësore. Tekniku, i cili u
operua në zemër dhe sulmuesi, i cili u dëmtua në gju disa javë më parë,
thonë se kanë kaluar një periudhë të vështirë dhe janë shumë pranë
rikthimit në tapetin e gjelbër. “Ndihem mirë dhe besoj se ditën e diel do
të jem në stadium”, tha Kinar për faqen zyrtare të klubit. Në të njëjtën
kohë, Ouen, i cili ndodhet në Portugali me pushime së bashku me
familjen, shprehet se i ka lënë pas dhimbjet dhe se në javët në
vazhdim do t’i rikthehet fushës. “Të gjithë e dinin se pësova një
dëmtim të rëndë. Fatmirësish rikuperimi eci me ritme të përshpejtuara
dhe shpresoj se do të kthehem më i fortë se më parë”, tha Ouen

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:56

ARSENAL

Nasri: Arshavini na kompletoi
Fantazisti francez i Arsenalit, Samir Nasri, beson se skuadra e tij do të ndryshojë ecuri në
pjesën e mbetur të sezonit, pasi afrimi i Andrei Arshavinit do të plotësojë të gjitha boshllëqet
e mbetura në skuadër nga largimi i Xhilberto Silvës, Lasana Diarrasë dhe Matjë Flaminisë në
verën e shkuar. “Nuk mendon se Arsenali ka qenë në kërkim të një mesfushori qendre. Ajo
që na ka munguar gjatë këtij sezoni kanë qenë lojtarët e dëmtuar dhe momentin që ata do të
rikthehen në fushë të gjithë, do të jenë dëshmitarë të një Arsenali me tjetër fytyrë loje, -
tha francezi për ‘The Independent’. -Përveç kësaj, në janar bëmë një blerje të madhe siç
është Arshavini. Kundër tij kam luajtur në kohën që ishim unë te Marseja, ai te Zeniti dhe
kam vënë re se është lojtar i shkëlqyer. Me atë në skuadër do të jemi të përsosur”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:56

BABEL
“Krenar që luaj
përkrah Torresit”
Holandezi i skuadrës së Liverpulit, Rajan Babel,
beson se ka një futbollist perfekt te
skuadra e tij, nga i cili mund të mësojë nga
dita në ditë, ndonëse bëhet fjalë për një lojtar
që është në moshë më të re se ai. Sulmuesi
i “të kuqve” ruan një konsideratë të lartë
për shokun e skuadrës, Fernando Torres dhe
ndihet i krenar që luan përkrah një prej
lojtarëve më të mirë në botë. “Duhet të tregohem
realist. E di shumë mirë se Fernando
është sulmuesi numri një te Liverpuli dhe në
çdo ndeshje ai më bind për një gjë të tillë.
Kalimi i tij te Liverpuli ishte një hap i madh
në sezonin e shkuar, pasi vetëm në këtë
skuadër ai ka mundësinë më të mirë për të
kapur majat e futbollit botëror. Prania e tij
në skuadër më nxit gjithnjë e më shumë për
t’u stërvitur dhe për t’u përmirësuar”, tha për
uebsajtin zyrtar të klubit, Rajan Babel.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:57

Megjithëse ka vetëm pak kohë në krye, trajneri holandez i Çelsit është tepër ambicioz
Hidink, ‘bujku’ që do Ligën e Kampioneve
Ndonjëherë jeta të çon aty ku nuk e pret. Kështu ka ndodhur
edhe me trajnerin më të paguar për momentin në Angli, holandezin
Gus Hidink, i cili në vogëli mezi priste që të punonte me
shatë tokën kur të rritej, por fati i ofroi një tjetër mundësi: të
menaxhojë një nga ekipet më të pasura në botë, Çelsin e Londrës.
Hidink erdhi në “Stemford Brixh” para një jave dhe aktualisht
është duke përgatitur skuadrën e tij për ndeshjen e parë të
tij si trajner i një klubi të Premier Ligës. Ditën e shtunë “blutë” i
pret një transfertë e vështirë, ajo me Aston Vilën e vendit të katërt,
por përpara kësaj sfide, trajneri nuk kërkon të tregojë asnjë sekret
për skemat që do të përdorë te skuadra e tij e re, por vetëm sekrete
të jetës së tij. Kështu ai ka pohuar për “The Sun” se kur ishte
fëmijë, nuk e çonte ndërmend profesionin e trajnerit të futbollit,
por donte thjesht të bëhej fermer kafshësh që të shiste plehun si
fertilizues. Ja si rrëfen 62-vjeçari: “Kur isha fëmijë jam rritur në
mes të fermave. Pasi mbaroja shkollën shkoja me vrap te ferma
e një shoku. Ai kishte bagëti dhe kuaj. Që atëherë dija të milja
lopët dhe kur mbusha 12 vjeç mësova të plugoj fushën. Më
pëlqente shumë kur punoja me dy kuaj që e tërhiqnin plugun.
Sa herë që më pyesnin se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha,
unë u thosha ‘fermer’. Çdo fëmijë ka ëndrrat e tij dhe e imja
ishte që të bëhesha fermer. Kjo më dukej e mrekullueshme”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 20 Feb 2009 , 23:58

Mançester S.-Midëllsborou 1-0
Blekbërn-Aston Vila 0-2
Çelsi-Hull 0-0
Everton-Bolton 3-0
Sanderlend-Stok 2-0
Uest Bromuiç-Njukasëll 2-3
Uigan-Fulham 0-0
Portsmuth-Liverpul 2-3
Totenhem-Arsenal 0-0
Uest Hem-Mançester J. 0-1
TË SHTUNËN (e prapambetur)
Portsmuth - Mançester Siti 2-0
TË MËRKURËN (e prapambetur)
Mançester J.-Fulham 3-0


1. Mançester J. 25 18 5 2 44-10 59
2. Liverpul 25 15 9 1 42-17 54
3. Aston Vila 25 15 6 4 40-24 51
4. Çelsi 25 14 7 4 44-15 49
5. Arsenal 25 12 8 5 38-25 44
6. Everton 25 11 7 7 34-28 40
7. Uigan 25 9 7 9 26-24 34
8. Uest Hem 25 9 6 10 31-32 33
9. Mançester S. 24 9 4 11 42-32 31
10. Fulham 24 7 9 8 22-22 30
11. Sandërlend 25 8 6 11 27-33 30
12. Hull 25 7 8 10 31-46 29
13. Njukasëll 25 6 9 10 33-42 27
14. Bolton 25 8 3 14 27-37 27
15 Portsmuth 24 6 6 12 25-41 24
16 Totenhem 25 6 7 12 26-31 25
17. Stok 25 6 6 13 21-40 24
18. Blekbërn 24 5 8 11 27-40 23
19. Midëllsborou 25 5 7 13 18-36 22
20. Uest Bromuiç 25 6 4 15 24-47 22


21 SHKURT
Aston Vila - Çelsi 13:45
Arsenal - Sanderlend 16:00
Bolton - Uest Hem 16:00
Midëllsborou - Uigan 16:00
Stok - Portsmuth 16:00
Mançester J. - Blelkbërn 18:30
22 SHKURT
Fulham - Uest Bromuiç 14:30
Liverpul - Mançester S. 16:00
Njukasëll - Everton 17:00
23 SHKURT
Hull - Totenhem 21:00

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sat, 21 Feb 2009 , 00:22

Rekordmeni Van Der Sar, i pamposhtur për 1302 minuta



Data: 19/02/2009

Manester Junajtid është skuadër spekaklesh, kurse portieri Van Der Sar njeri rekordesh. Në minutën e 18 të pjesës së parë ndaj Fulhamit, Va Der Sar ka kaluar rekordin e ish-portierit të Atletiko Madridit, Abel, i cili në sezonin 1991-1992, qëndroi 1275 minuta pa pësuar gol. Portieri holandez ka arritur në kuotën e 1302 minutave. ai i Verlinden, ish- Rekordi absolut është shënuar në sezonin 1977-1978 në Brazil dhe ka hije dyshimi për kundërshtarët e Vaskës, që nuk kanë qenë të nivelit të lartë.Per momentin VAN DER SAR eshte portieri me i mire ne europe per sa i perket rekordeve te portiereve,dhe mund te futet ne librin gines shum shpejt

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sat, 21 Feb 2009 , 00:23

nuk e di qa me permendni bufona more shoke.

bufon asht pleh para van der sarit

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kampionati Anglez

Post by Miri » Sat, 21 Feb 2009 , 13:03

ka mrojtjen e mire ma naqe e nuk i afrohen portes se ky i han si llokum po nejse ty nuk duhet me te fol kunder hollandezeve.

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati Anglez

Post by shv13 » Sat, 21 Feb 2009 , 15:39

per mendimin tem sot per sot ma i miri asht j.cesar...mendej me rradhe buffon(ka ra ifije edhe pse ka kene i damtum), casillas....vd sari asht i mire po i ka ba marrinat e veta gjithmone...mandej me ferdinand,vidic,neville,silvestre,evra,fletcher perpara as une s ha gol :D :D
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionati Anglez

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 Feb 2009 , 15:56

fpjalmi wrote:nuk e di qa me permendni bufona more shoke.

bufon asht pleh para van der sarit
Mas pij kaq shum naqe se manej flet marrina.Hahahahha
Jane nja 4 minimumi para tij sot per sot.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Anglez

Post by GOLDIAN » Sun, 22 Feb 2009 , 13:22

vllaznia1919 wrote:
fpjalmi wrote:nuk e di qa me permendni bufona more shoke.

bufon asht pleh para van der sarit
Mas pij kaq shum naqe se manej flet marrina.Hahahahha
Jane nja 4 minimumi para tij sot per sot.
edhe une e pelqej van der sarin se po ban sezone te mira me manchesterin
po buffon asht buffon
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Kampionati Anglez

Post by Edmond-Cela » Sun, 22 Feb 2009 , 14:20

per portiar i mire asht kjo nuk i muhohet Vanit por edhe mrojtja e manchesterit ka meriten shum te madhe.

une do jem ne old traford ne ndeshjen Manchester Liverpul
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionati Anglez

Post by vllaznia1919 » Sun, 22 Feb 2009 , 17:28

Ja kalosh mire naqe.Neshje e bukur boll.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply