Kampionati italian
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 578
- Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
- Location: G.B
- Contact:
Po qa prit ju tjert se si fitoj milani neshjen e pare t'sezonit!?me gol hapsajt!! po milani lujti mire po nuk pati shanse deri ne 15 minutat e funit!!e ku ishin penalltit KKB se e pashe edhe une neshjen po per veq nji proteste qe bani (kalina)Inzagi gja tjeter nuk u pa aty!?masanena dikush do t'fitojne e pse jo ma i miri!!!
Kuqeblu perjete!!!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
maja e kpuces se kaka ishte off-side. ktu adriano lujti basketboll. deri sa u ba koshi i pare.... m'fal goli i pare deshta me thane lojen po e lute vetem ekipi kuq e zi. masnej lujti ma mire ekipi i verdhe.... zi e blu dheshta me thane me kundesulm.BLEDI wrote:Po qa prit ju tjert se si fitoj milani neshjen e pare t'sezonit!?me gol hapsajt!! po milani lujti mire po nuk pati shanse deri ne 15 minutat e funit!!e ku ishin penalltit KKB se e pashe edhe une neshjen po per veq nji proteste qe bani (kalina)Inzagi gja tjeter nuk u pa aty!?masanena dikush do t'fitojne e pse jo ma i miri!!!
ne pjese te dyte i hangren penallti inzaghit e ambrosinit. penalltia tjeter ishte ne pjese te pare per ronaldinhon
fitune me t'mirte? jo jo, ftune ata qi ishin ma shum n'fushe. me interin ishin tre verdhacake ma teper.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 578
- Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
- Location: G.B
- Contact:
Lidhnu me Juven se noshta me tan kta verejtje qe keni ju merr kush ne konsiderate per albitrimin qe bahet,masanena ashte rezultati qe vlen se fjalt nuk i ven re kush,po nejse....mas u merzitni se venin e tret ose t'katert nuk ju lot kush.......ishalla!!!
a dini si e menoj une ket pune!? tham na mu merzit per gjana ma t'rensishme ne jet se sa merzitna e debatojme per skuadra t'huja tham kishna ken ma mir sot si shtet!!edhe e tham kte ne pergjesi tu marr vedin shembull po qa kena me ba
a dini si e menoj une ket pune!? tham na mu merzit per gjana ma t'rensishme ne jet se sa merzitna e debatojme per skuadra t'huja tham kishna ken ma mir sot si shtet!!edhe e tham kte ne pergjesi tu marr vedin shembull po qa kena me ba
Kuqeblu perjete!!!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
ju thoni: "ban si tham un po mos ban si baj un"BLEDI wrote:Lidhnu me Juven se noshta me tan kta verejtje qe keni ju merr kush ne konsiderate per albitrimin qe bahet,masanena ashte rezultati qe vlen se fjalt nuk i ven re kush,po nejse....mas u merzitni se venin e tret ose t'katert nuk ju lot kush.......ishalla!!!
per 20 vjet jeni anku se simas jush juventus ju vjedhte ndeshjet. kurse tash nuk ju pelqen me ju vu n'dukje nji favor te dukshem te arbitrit.
ne n'vend te trete a te katert? ka mundsi. nuk asht nei tragjedi, sidomos kur ke fitu kupen e kampioneve e botnorin dy vitet e kalume.
na nuk jena tu u sha. jena tu diskutu. jane gjana te tjera qi e kan çu vendin n'kyt gjendjeBLEDI wrote:a dini si e menoj une ket pune!? tham na mu merzit per gjana ma t'rensishme ne jet se sa merzitna e debatojme per skuadra t'huja tham kishna ken ma mir sot si shtet!!edhe e tham kte ne pergjesi tu marr vedin shembull po qa kena me ba
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
-
- Moderator
- Posts: 1174
- Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
- Location: torino
- Contact:
edhe t humbte interi mrame s m vite keq se kena pa ndeshje persmarit e kisha kohe pa pa nji ndeshje persmarit..
arbitri ka gabu n shume raste:
Te goli i adrianos ka kene i mblum e nuk e ka pa po ansori mund ta kishte pa.Nejse kur se ka pa maldini qe ka kene 1m larg s ka si e shef ansori.Vec abbiati e ka pa po se pjerdhi kush.Ky ishte me la golin hapsajt ne derbin e pare( maje kpucet apo jo hapsajti mbetet hapsajt)
te controinter(controcampo) qe jane ma milanista se kushdo asnjena prej 2 penalltive nuk u cilsu si e tille edhe e pranunen tane.Ktu rosetti asht diftu i afte.
gabimi i dyte mbas golit t adrianos jane kartonat.Ambrosini u desht xjerre me t kuqe te nderhymja kunder maiconit se e ka ba me dashje(mgjth nuk hini keq) se s kishte asnji mundsi me kape topin.Cambiasso nji faul bani n tane ndeshjen eshe u ndeshku me t verdhe fill.
Plus qe inzaghi qe proteston si me i pa hi dreqi n bark kur asht nji meter ma ndej hapsajt asht dashte me dale nja 3 here me t kuqe.
milani t vijne me ndoj mbrojtes tjeter e jo me kaladzen se ka lane nam mrame.T gjejne edhe ndoj sulmus persmarit se pato asht shume i mire po vetem me samuelin s pat ca me ba.
interi ka lujte ma mire edhe e ka meritu fitoren njashtu si e meritoi milani ne derbin e pare pavaresisht prej golave te parregullt apo jo.Nqs i thohet se milani ban spektakel se pason 30 here topin ne mesfushe atehere asht pune tjeter.I vetmi qe vertikalizote ishte ronaldinjo.Pirlo e sedorf ishin fjete..
E SE NE VAAA.....LA CAPOLISTA SE NE VAAAA...

kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Kampionati italian
Goli i Adrianos me u anullu edhe penalltija e Chivus mi Inzaghin ishte.Tjerat ishin ne rregull.Ky asht mendimi jem.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionati italian
Sulmuesi zikaltër ia ka bërë si dedikim djalit të Murinjos
"Goli im me dorë,
i pavullnetshëm"
Adriano: Uroj që të mbahem mend si njeriu i titullit
Është e vërtetë që e
kam prekur topin
me dorë, por ishte një
veprim i pavullnetshëm, sepse
nuk doja ta prekja. Doja thjesht
të shënoja me kokë, mirëpo dora
e preku topin pa dashje. Ishte
një veprim krejt i paqëllimshëm
dhe të gjithë e kanë vërejtur se
ishte kështu". Në këtë mënyrë,
Adriano është përpjekur të largojë
hijet e dyshimit në lidhje
me rregullsinë e golit të tij, të
cilin braziliani e ka festuar
duke i dhënë një përqafim Murinjos:
"I kisha premtuar djalit të
tij se do të shënoja vetëm për të,
- ka rrëfyer sulmuesi zikaltër. -
Jam shumë i lumtur që ia arrita
qëllimit. Por jam i kënaqur,
edhe sepse nuk e zhgënjeva trajnerin,
i cili më dha një mundësi
tjetër për të luajtur. Unë uroj
me gjithë zemër që të vazhdoj
të bëj paraqitje të tilla". Adriano
ka edhe një shpresë tjetër:
"Shpresoj që goli im të mbahet
mend gjithmonë si goli që ka
dhuruar titullin kampion".
Dedikimi - Interi po kalon
një moment tepër pozitiv dhe
sulmuesi brazilian po bën
paraqitje shumë të mira prej
disa javësh: "Për mendimin
tim, goli i Adrianos ka qenë i
rregullt, - ka këmbëngulur
Murinjo. - Ishte goli më i bukur
Përgatiti: KLEJDA HOXHA
që kam parë gjatë gjithë karrierës
sime. Është hera e parë që
një lojtar i dedikon një gol djalit
të trajnerit. Djali im shkon ditë
për ditë në shkollë me topin
dhe me fanellën e Adrianos.
Madje edhe kur luan në 'playstation',
ai zgjedh përherë brazilianin.
I kam treguar për
dedikimin dhe ai është gëzuar
pa masë". Edhe administratori
i Interit, Paolilo, e ka përgëzuar
Adrianon: "Shoqëria ka mbajtur
me të një qëndrim të
veçantë. Duhet ta përgëzojmë,
sepse të dielën është treguar i
jashtëzakonshëm. Ka ditur të
kuptojë që Murinjo sillej ashpër
për të mirën e tij, gjë që në
të shkuarën nuk kishte
ndodhur".
Liga e Kampionëve - Interi
tashmë pret sfidën e radhës, e
vlefshme për Ligën e Kampionëve,
ku do të përballet me
Mançester Junajtid: "Është një
skuadër që ka shumë cilësi,
pak a shumë si Milani. Kanë
3-4 sulmues mjaft të shpejtë,
kreativitet e magji dhe përballë
të tillë lojtarëve do të jetë me të
vërtetë e vështirë, - ka përfunduar
trajneri portugez. - Unë
nuk jam nga ata që mendojnë
se po të arrish një fitore në derbi,
mund të kesh sukses edhe
në një sfidë të Ligës së Kampionëve.
E rëndësishme është që
të arrijmë suksesin edhe në
Mançester".

Presidenti i Interit është entuziast pas suksesit të së dielës ndaj Milanit
Morati: Edhe pa atë gol, do të kishim fituar!
Presidenti Morati i është rikthyer edhe një herë fitores së arritur nga
zikaltrit në derbin kundër kuqezinjve të Ançelotit: "Goli me dorë i
Adrianos? Nuk ka qenë një favor, ne do të kishim fituar gjithsesi".
Numri 1 zikaltër nuk i ka pranuar polemikat lidhur me rregullsinë e
golit të Adrianos, që i ka dhuruar Interit rezultatin 1-0. "Ndeshja do të
përfundonte gjithsesi me një fitore dhe mendoj që goli i Adrianos ka
qenë i rregullt. E rëndësishme është që ne arritëm të fitonim tri pikë
shumë të vlefshme. Mund të ndodhin edhe gjëra të tilla, por me
siguri nuk mund ta quajmë si favor, sepse deri javën e kaluar ishim
ne ata që përballeshim me episode aspak të favorshme. Këtë vit
nuk kam folur kurrë për gjyqtarët dhe as që kam ndërmend ta bëj".
Më pas, Morati ka vazhduar me "përkëdheljet" ndaj sulmuesit brazilian,
i cili mesa duket ka arritur të rigjejë formën e tij më të mirë. "Ai
është basti që kemi fituar të gjithë. Besoj se Murinjo i ka bërë gjërat
në mënyrë të tillë, që ta shtynte Adrianon të rikuperohej më së miri
për një kohë të shkurtër. Për këtë gjë më bëhet shumë qejfi. Gjithmonë
duhet t'i tregosh vlerat që ke, por ajo e së dielës ka qenë një
ndeshje vendimtare. Ai ka qenë gati për gjithçka, gjë të cilën e ka
treguar edhe në disa takime të tjera. Për ne dhe për atë ka qenë një
gjë shumë e mirë. Përsa i përket sfidës kundër Mançesterit, mendoj
se ka ende kohë. Duhet të gjejmë një mënyrë për të ruajtur të njëjtin
përqendrim që patëm gjatë derbit", ka përfunduar Masimo Morati.

Edhe 33
pikë për
kampionatin
"Tani mund të themi me plot
bindje që nëse nuk e fitojmë
kampionatin, do t'ua dhurojmë
të tjerëve. Fatin e kemi në
dorën tonë". Zhoze Murinjo
bën plane pas fitores së derbit:
"Për të qenë të sigurt për
titullin, duhen ende edhe 33
pikë. Janë me të vërtetë
shumë. Por e kam të vështirë
të mendoj që Juve dhe Milani
do t'i fitojnë të tëra, kështu që
nuk do të jenë tamam 33, por
diçka më shumë se 20 pikë".
MATEMATIKA
pikë për
kampionatin
"Tani mund të themi me plot
bindje që nëse nuk e fitojmë
kampionatin, do t'ua dhurojmë
të tjerëve. Fatin e kemi në
dorën tonë". Zhoze Murinjo
bën plane pas fitores së derbit:
"Për të qenë të sigurt për
titullin, duhen ende edhe 33
pikë. Janë me të vërtetë
shumë. Por e kam të vështirë
të mendoj që Juve dhe Milani
do t'i fitojnë të tëra, kështu që
nuk do të jenë tamam 33, por
diçka më shumë se 20 pikë".
MATEMATIKA
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionati italian
Prova TV
Braziliani, rrezik pezullimi
Tashmë, Adriano rrezikon pezullimin për golin me dorë ndaj Milanit.
Prokuroria sportive italiane ka dërguar sinjalizimin në Komisionin Disiplinor,
në lidhe me golin e shënuar nga braziliani në derbin ndaj Milanit.
Sot, Disiplinori do të vendosë nëse do të aplikojë normën e sanksionimit
që parashikohet për golat me dorë, apo simulimet. Precedenti më
i freskët është ai i sulmuesit të Fiorentinës, Alberto Xhilardino, i cili u
pezullua për dy ndeshje, pas verifikimeve të imazheve televizive që
konfirmuan se i shënoi gol me dorë Palermos. Megjithatë, në rastin e
Adrianos duhet të vlerësohet nëse goditja me krah ishte apo jo e
vullnetshme. Për këtë do të jenë vendimtare edhe mendimet e gjyqtarit
Roseti dhe asistentit të tij, të cilët mund të mos e kenë parë episodin.
Atëherë, Adriano do të rrezikonte vërtet dënimin.

Ambrozinit s'iu dha karton i kuq"
Akuzat për golin e parregullt të Adrianos kanë sjellë reagimin
e ashpër të Interit, që nëpërmjet administratorit të
deleguar, Ernesto Paolilo, hidhet në kundërsulm: "Interi s'u
ndihmua, - ka deklaruar drejtuesi. - Edhe për Milanin pati
episode të diskutueshme, siç ishte karton i kuq që nuk u dha
për Ambrozinin. Goli i Adrianos? Kolina e Gusoni kanë thënë
se kur një top i goditur me kokë rrëshqet në krah, s'është
faull. Pastaj, superioriteti i Interit u vërejt në golin e dytë dhe
me faktin se në fillim të pjesës së dytë mund të shënonim
edhe dy të tjerë".

Me apo pa dorën, titulli zikaltër"
Sandro Macola është i bindur se titulli kampion, tashmë u
takon zikaltërve: "A ishte i rregullt goli i Adrianos? Me apo pa
të, duket qartë se distanca mes Interit dhe ndjekëseve është
bërë e konsiderueshme. Prandaj, fitimi i kampionatit më
duket një formalitet. Më pëlqeu shumë Interi i derbit, megjithëse
ndaj Mançesterit duhet ruajtur vendosmëria gjatë 90
minutave. Stankoviç? Eshtë element i rëndësishëm për ekuilibrin
e skuadrës dhe në derbin e së dielës s'do ta kisha
zëvendësuar. Ky ishte i vetmi gabim i Murinjos, i cili mendoi
për të ruajtur rezultatin".

Sedorf kërkon aplikimin e moviolës në fushën e lojës
Dinakëria e Adrianos
"xhindos" Milanin
Kuqezinjtë: Ai gol ndikoi direkt në rezultatin e derbit
Njëzëri, të gjithë te
Milani janë të
mendimit se goli
me dorë i Adrianos e ka kushtëzuar
derbin. Aq sa mesfushori
kuqezi Klarens Sedorf
shprehet i gatshëm për të vendosur
në fushë moviolën, në
mënyrë që takimet e rëndësishme
të mos kushtëzohen
nga episodet e dyshimta: "Mbi
golin e Adrianos mund t'ju
them që nuk ishte i rregullt.
Personalisht jam i mendimit se
moviola duhet vendosur edhe
në futboll, siç aplikohet në
sportet e tjera si regbi, apo basketbolli.
Ai gol i dha fund ëndrrave
tona për titull. Tani, 11
pikë janë me të vërtetë shumë,
megjithatë ndoshta Interi e
meriton ta fitojë vërtet kampionatin".
Ançeloti
Edhe trajneri i Milanit është
shprehur tepër kategorik mbi
atë episod të dyshimtë: "Them
se gjuajtja me kokë e Adrianos
nuk do përfundonte në rrjetë,
nëse s'do të ishte devijuar nga
dora. Topi me shumë mundësi
do të shkonte nga ana e Kaladzes.
Nuk e di nëse prekja e
topit me dorë nga ana e Adrianos
ishte e vullnetshme apo
jo, por ama jam i bindur se ai
top pa prekjen e dorës nuk do
shkonte në portë. Pra, në këtë
mënyrë goli ishte për t'u anuluar".
Jankulovski
E nëse Sedorf heq dorë nga
lufta për titull, mbrojtësi çek
Marek Jankulovski nuk
tërhiqet nga beteja. Për
mbrojtësin kuqezi kampionati
është akoma i hapur, ndonëse
11 pikë diferencë me Interin
janë shumë: "Është tepër e vështirë,
por ne do të përpiqemi,
ndonëse tani kampionatin
Sedorf kërkon aplikimin e moviolës në fushën e lojës
Dinakëria e Adrianos
"xhindos" Milanin
Kuqezinjtë: Ai gol ndikoi direkt në rezultatin e derbit
Përgatiti: PARID AGOLLI
mund ta humbasë vetëm Interi,
- shprehet mbrojtësi kuqezi -.
Ne nuk e meritonim atë humbje
ndaj Interit, aq më tepër që
goli i avantazhit, që u shënua
nga Adriano, duhej anuluar.
Megjithatë, ne do vazhdojmë
përpara me shpresën se rruga
jonë drejt titullit mund të hapet
nga momenti në moment".
Kaladze
Për mbrojtësin gjeorgjian,
gjyqtari i ndeshjes përveçse
duhej të anulonte golin e Adrianos,
duhej të jepte edhe një
penallti në favor të Inzagit, pas
asaj ndërhyrjeje të Kivus në
qendër të mbrojtjes: "Nuk e
meritonim humbjen, por tani
nuk na mbetet gjë tjetër veçse
të pranojnë vendimet e
gabuara të gjyqtarëve. Futbolli
mbart në vetvete shumë surpriza,
- thekson mbrojtësi gjeorgjian.
- Deri në fund të kampionatit
ka shumë ndeshje,
avantazhi kundrejt Interit është
i madh, por ne vazhdojmë të
besojmë te titulli", ka përfunduar

Zambrota
"Mbrojtja, pika më e dobët"
Është e vërtetë që një ndeshje fitohet, ose humbet nga 11 lojtarë.
Por është fakt se në derbi, mbrojtja kuqezi ka qenë "thembra e Akilit".
Të dielën në mbrëmje, plani i Murinjos ishte i qartë. Vertikalizime në
drejtim të shtatlartëve Adriano dhe Ibrahimoviç, të cilët faktikisht
shpartalluan mbrojtjen kuqezi. Kaladze u shfaq i paaftë për të qëndruar
në këmbë; Maldini, pa freski për t'u matur me brazilianin. Megjithatë,
një nga përfaqësuesit e mbrojtjes kuqezi, Xhanluka Zambrota,
nuk e ka humbur ende besimin tek lufta për titull: "Më vjen keq për
rezultatin e takimit, pasi patëm shumë raste për të barazuar. Megjithatë
nga kjo përballje ne dalim me ballin lart, sepse kemi treguar se
jemi një skuadër e nivelit superior. Pësuam dy gola që mund t'i evitonim,
në mbrojtje kemi vuajtur shumë forcën fizike të Adrianos dhe
Ibrahimoviçit. Përballë Interit, prapavija ka qenë pika jonë më e dobët.
Diferenca është e madhe, por kampionati është ende i gjatë, por më
e rëndësishmja është që të luftojmë deri në fund".

Nesta
operohet sot
në shpinë
Alesandro Nesta i ka
dhënë fund këtij sezoni
me Milanin. Kjo vjen për
faktin se sot mbrojtësi
kuqezi do t'i nënshtrohet
një operacioni kirurgjikal
në shpinë që do ta
mbajë larg fushave për
një kohë të gjatë. Nesta
rrezikon të mos luajë më
kurrë futboll. Këtë lajm e
ka bërë të ditur vetë klubi
kuqezi nëpërmjet një komunikate
për shtyp:
"Nesta do t'i nënshtrohet
një operacioni kirurgjikal
në shpinë, - lexohet
në faqen zyrtare të
Milanit. - Operacioni do
të bëhet nga profesor
Mauricio Fornari". Kirurgu,
i cili do të operojë
Nestën, është i njëjti që e
kishte vizituar gushtin
që shkoi, aq sa e kishte
bindur mbrojtësin të mos
i nënshtrohej operacionit.
Një diagnozë, që rezultoi
e gabuar, pasi tani
Milani do mund ta kishte
pasur në dispozicion
mbrojtësin italian.
operohet sot
në shpinë
Alesandro Nesta i ka
dhënë fund këtij sezoni
me Milanin. Kjo vjen për
faktin se sot mbrojtësi
kuqezi do t'i nënshtrohet
një operacioni kirurgjikal
në shpinë që do ta
mbajë larg fushave për
një kohë të gjatë. Nesta
rrezikon të mos luajë më
kurrë futboll. Këtë lajm e
ka bërë të ditur vetë klubi
kuqezi nëpërmjet një komunikate
për shtyp:
"Nesta do t'i nënshtrohet
një operacioni kirurgjikal
në shpinë, - lexohet
në faqen zyrtare të
Milanit. - Operacioni do
të bëhet nga profesor
Mauricio Fornari". Kirurgu,
i cili do të operojë
Nestën, është i njëjti që e
kishte vizituar gushtin
që shkoi, aq sa e kishte
bindur mbrojtësin të mos
i nënshtrohej operacionit.
Një diagnozë, që rezultoi
e gabuar, pasi tani
Milani do mund ta kishte
pasur në dispozicion
mbrojtësin italian.