Kampionati italian
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Ndaj tyre nuk ka pasur kurrë simpati, por vlerësimet reciproke,
ashtu sikundër shigjetimet ndaj njëri-tjetrit, nuk kanë munguar kurrë
Murinjo kundër Ançelotit,
një “derbi” që s’njeh limite
Zhoze Murinjo dhe
Karlo Ançeloti, ose
“Speciali” kundër
“Normalit”, të ndryshëm në
gjithçka, asnjëherë banalë.
Gjithmonë në qendër të vëmendjes,
të paktën portugezin
kjo gjë e ka shoqëruar edhe
përpara se të mbërrinte në
Itali. Të dy janë “ngacmuar”
gjithmonë në distancë, duke
shkëmbyer komplimente
dhe sulme. Ja dhe një përplasje
verbale (e ndodhur
ndër vite) midis dy trajnerëve
të Interit dhe Milanit:
Qershor 2004, konferenca
e parë për shtyp te Çelsi
Murinjo: “Ju lutem, mos më
quani arrogant, por unë jam
kampion i Evropës dhe mendoj
se jam shumë i veçantë”.
Korrik 2008, Milanelo
Ançeloti: “Kam fituar dy
Liga Kampionësh, por nuk
jam i veçantë”.
Dhjetor 2007, përpara
Botërorit të klubeve
Ançeloti: “Murinjo? Mendoj
se është ai që e do më
shumë Milanin sesa anasjelltas”.
Maj 2008, shtypi italian
afron portugezin me
Milanin
Ançeloti: “Murinjo në vendin
tim? Fatkeqësisht e kemi
gjetur zëvendësuesin e Kostakurtës,
por po ta kishim ditur
më përpara, do ta kishim
bërë pjesë të stafit. Të ndihmoj
përgatitësin e portierëve? Jo,
ai nuk ka luajtur kurrë futboll,
nuk do të ishte në gjendje të
gjuante në portë”.
Korrik 2008, Murinjo në
Pinetina
Murinjo: “Mendoj se
Ançeloti ka harruar që një trajner
shumë i rëndësishëm në
historinë e Milanit, Arrigo
Saki, nuk ka luajtur më
shumë futboll se unë”.
Gusht 2008,
fillon kampionati
Ançeloti: “Murinjo është
një tip i veçantë, unë e njoh
dhe mund të them se është
shumë i këndshëm, por i
pëlqen të bëjë disa lloj debatesh
nëpërmjet gazetave,
që nuk më pëlqejnë shumë.
Si të thuash është pak provokues”.
Gusht 2008, Shevçenko
rikthehet te Milani
Murinjo: “Në Milano e trajtonin
si princ dhe një situatë
të tillë nuk e ka përjetuar kurrë
në Angli. Tashmë duket fare
thjesht që është përmirësuar
shumë në krahasim me periudhën
që ka qenë në Londër.
Me siguri ka diçka në Milano
që e bën të lumtur atë person.
Çfarë mund të japë te Milani?
I uroj që të bëhet kryegolashënues,
në Kupën UEFA sigurisht”.
Shtator 2008,
çështja e mikpritjes
Ançeloti: “Murinjo ka filluar
të përdorë disa taktika
shumë të veçanta me topin.
Kjo metodë më duket shumë
interesante dhe do të më
pëlqente ta mësoja”.
Murinjo: “Do të ishte një
kënaqësi të prisja Ançelotin,
por vetëm për një ditë do ta
bëja një gjë të tillë”.
Ançeloti: “Murinjo është
shumë i mirëpritur këtu.
Vetëm për një ditë? Edhe për
më shumë pa asnjë lloj problemi”.
Shtator 2008, një nga
emisionet televizive që
zhvillohen pas ndeshjeve
ditën e diel
Murinjo: “Ka nga ata
njerëz që gëzohen pas arritjes
së një fitoreje, unë nuk kam
kohë të festoj”.
Ançeloti: “Nuk ka nevojë
të festosh për të qenë optimist”.
Shtator 2008, Murinjo
dhe paga e tij
Murinjo: “Marr diçka më
shumë se 14 milionë euro”.
Ançeloti: “E kam thënë
edhe më parë se kush më
pëlqen, por po filloj të mendoj
që kur të lidh kontratën e
ardhshme ta punësoj Murinjon
si menaxher. Ndoshta
mund të më ndihmojë”.
Tetor 2008, Ronaldinjo
dhe netët në diskotekë
Ançeloti: “Është kthyer
vonë? Në çfarë ore? I kisha
dhënë leje deri në 5, pra nëse
është kthyer në orën 4 është
shumë në rregull. Të dielën
mund të bëjë çfarë të dojë, nuk
jam tutori i tij. Nga ana tjetër,
nëse është kthyer në orën 4
do të thotë që nuk qenka
kënaqur aspak”.
Nëntor 2008, Murinjo i
inatosur me Adrianon:
Nuk është në kushte për
t’u stërvitur
Ançeloti: “Nëse do të sillesha
si Murinjo, nuk do të
kisha asnjë lojtar në fushë
gjatë stërvitjes...”.
Janar 2008, polemikat
pas humbjes së Interit
në Bergamo
Ançeloti: “Nga trajneri
portugez do të merrja
cinizmin, guximin e të thënit
në sy të gjërave, ndërsa unë
shpeshherë preferoj të pres
disi. Në përgjithësi ai që thotë
atë që mendon, duhet vlerësuar.
I ndodh të gjithë trajnerëve
të përdorin tone të
ashpra në mënyrë që të
stimulojnë skuadrën e tyre”.
12 janar 2009,
Inter 43 pikë, Milan 34 pikë
Murinjo: “Nëse mendojnë
se mund t’i fitojnë të gjitha
ndeshjet, atëherë bëjnë shumë
mirë që mendojnë edhe për titullin.
Por atyre nuk u mjafton
të fitojnë gjithmonë, duhet
edhe të shpresojnë që Interi
të mos fitojë. Kjo është ajo
varësi në futboll, që unë nuk
do të doja kurrë ta kisha. Për
këtë arsye, sfida e tyre është
e komplikuar”.
2 shkurt 2009,
Inter 50 pikë, Milan 44 pikë
Murinjo: “Kuqezinjtë? Po
ecin shumë mirë, Pato, Kaka,
Bekham. Të gjithë po zhvillojnë
një lojë shumë të mirë,
po fatkeqësisht janë 6 pikë më
pak se Interi...”.
ashtu sikundër shigjetimet ndaj njëri-tjetrit, nuk kanë munguar kurrë
Murinjo kundër Ançelotit,
një “derbi” që s’njeh limite
Zhoze Murinjo dhe
Karlo Ançeloti, ose
“Speciali” kundër
“Normalit”, të ndryshëm në
gjithçka, asnjëherë banalë.
Gjithmonë në qendër të vëmendjes,
të paktën portugezin
kjo gjë e ka shoqëruar edhe
përpara se të mbërrinte në
Itali. Të dy janë “ngacmuar”
gjithmonë në distancë, duke
shkëmbyer komplimente
dhe sulme. Ja dhe një përplasje
verbale (e ndodhur
ndër vite) midis dy trajnerëve
të Interit dhe Milanit:
Qershor 2004, konferenca
e parë për shtyp te Çelsi
Murinjo: “Ju lutem, mos më
quani arrogant, por unë jam
kampion i Evropës dhe mendoj
se jam shumë i veçantë”.
Korrik 2008, Milanelo
Ançeloti: “Kam fituar dy
Liga Kampionësh, por nuk
jam i veçantë”.
Dhjetor 2007, përpara
Botërorit të klubeve
Ançeloti: “Murinjo? Mendoj
se është ai që e do më
shumë Milanin sesa anasjelltas”.
Maj 2008, shtypi italian
afron portugezin me
Milanin
Ançeloti: “Murinjo në vendin
tim? Fatkeqësisht e kemi
gjetur zëvendësuesin e Kostakurtës,
por po ta kishim ditur
më përpara, do ta kishim
bërë pjesë të stafit. Të ndihmoj
përgatitësin e portierëve? Jo,
ai nuk ka luajtur kurrë futboll,
nuk do të ishte në gjendje të
gjuante në portë”.
Korrik 2008, Murinjo në
Pinetina
Murinjo: “Mendoj se
Ançeloti ka harruar që një trajner
shumë i rëndësishëm në
historinë e Milanit, Arrigo
Saki, nuk ka luajtur më
shumë futboll se unë”.
Gusht 2008,
fillon kampionati
Ançeloti: “Murinjo është
një tip i veçantë, unë e njoh
dhe mund të them se është
shumë i këndshëm, por i
pëlqen të bëjë disa lloj debatesh
nëpërmjet gazetave,
që nuk më pëlqejnë shumë.
Si të thuash është pak provokues”.
Gusht 2008, Shevçenko
rikthehet te Milani
Murinjo: “Në Milano e trajtonin
si princ dhe një situatë
të tillë nuk e ka përjetuar kurrë
në Angli. Tashmë duket fare
thjesht që është përmirësuar
shumë në krahasim me periudhën
që ka qenë në Londër.
Me siguri ka diçka në Milano
që e bën të lumtur atë person.
Çfarë mund të japë te Milani?
I uroj që të bëhet kryegolashënues,
në Kupën UEFA sigurisht”.
Shtator 2008,
çështja e mikpritjes
Ançeloti: “Murinjo ka filluar
të përdorë disa taktika
shumë të veçanta me topin.
Kjo metodë më duket shumë
interesante dhe do të më
pëlqente ta mësoja”.
Murinjo: “Do të ishte një
kënaqësi të prisja Ançelotin,
por vetëm për një ditë do ta
bëja një gjë të tillë”.
Ançeloti: “Murinjo është
shumë i mirëpritur këtu.
Vetëm për një ditë? Edhe për
më shumë pa asnjë lloj problemi”.
Shtator 2008, një nga
emisionet televizive që
zhvillohen pas ndeshjeve
ditën e diel
Murinjo: “Ka nga ata
njerëz që gëzohen pas arritjes
së një fitoreje, unë nuk kam
kohë të festoj”.
Ançeloti: “Nuk ka nevojë
të festosh për të qenë optimist”.
Shtator 2008, Murinjo
dhe paga e tij
Murinjo: “Marr diçka më
shumë se 14 milionë euro”.
Ançeloti: “E kam thënë
edhe më parë se kush më
pëlqen, por po filloj të mendoj
që kur të lidh kontratën e
ardhshme ta punësoj Murinjon
si menaxher. Ndoshta
mund të më ndihmojë”.
Tetor 2008, Ronaldinjo
dhe netët në diskotekë
Ançeloti: “Është kthyer
vonë? Në çfarë ore? I kisha
dhënë leje deri në 5, pra nëse
është kthyer në orën 4 është
shumë në rregull. Të dielën
mund të bëjë çfarë të dojë, nuk
jam tutori i tij. Nga ana tjetër,
nëse është kthyer në orën 4
do të thotë që nuk qenka
kënaqur aspak”.
Nëntor 2008, Murinjo i
inatosur me Adrianon:
Nuk është në kushte për
t’u stërvitur
Ançeloti: “Nëse do të sillesha
si Murinjo, nuk do të
kisha asnjë lojtar në fushë
gjatë stërvitjes...”.
Janar 2008, polemikat
pas humbjes së Interit
në Bergamo
Ançeloti: “Nga trajneri
portugez do të merrja
cinizmin, guximin e të thënit
në sy të gjërave, ndërsa unë
shpeshherë preferoj të pres
disi. Në përgjithësi ai që thotë
atë që mendon, duhet vlerësuar.
I ndodh të gjithë trajnerëve
të përdorin tone të
ashpra në mënyrë që të
stimulojnë skuadrën e tyre”.
12 janar 2009,
Inter 43 pikë, Milan 34 pikë
Murinjo: “Nëse mendojnë
se mund t’i fitojnë të gjitha
ndeshjet, atëherë bëjnë shumë
mirë që mendojnë edhe për titullin.
Por atyre nuk u mjafton
të fitojnë gjithmonë, duhet
edhe të shpresojnë që Interi
të mos fitojë. Kjo është ajo
varësi në futboll, që unë nuk
do të doja kurrë ta kisha. Për
këtë arsye, sfida e tyre është
e komplikuar”.
2 shkurt 2009,
Inter 50 pikë, Milan 44 pikë
Murinjo: “Kuqezinjtë? Po
ecin shumë mirë, Pato, Kaka,
Bekham. Të gjithë po zhvillojnë
një lojë shumë të mirë,
po fatkeqësisht janë 6 pikë më
pak se Interi...”.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Edhe Bosi i ligës amerikane të futbollit, ultimatum që të vendosë
Bekham shndërrohet në një çështje amerikane
Kanë mbetur vetëm 48 orë kohë për
Bekhamin te Milani. Ky është ultimatumi që
i ka dhënë Liga e futbollit amerikan, klubit
kuqezi dhe Los Anxheles Galaksi, që të marrë
sa më shpejt një vendim. “Nuk ka asnjë
arsye për t’i zgjatur më shumë gjërat. Këtë të
premte kemi nevojë të dimë nëse duan ta blejnë
Devid Bekham”, është shprehur bosi i
“Major League Soçer” (kampionati kombëtar
i futbollit), Don Garber. Në një letër drejtuar
Tim Lejeke, presidentit të grupit AEG, i cili
është edhe pronari i klubit kalifornian, Garber
ka theksuar se çfarëdolloj marrëveshjeje
që do të bëjnë dy shoqëritë, do të pranohet
vetëm nëse do të përfundojë brenda datës 13
shkurt. “Është shumë e rëndësishme që ta
përfundojmë këtë çështje brenda ditës së
premte, më datë 13 shkurt, në mënyrë që të
procedojmë me planet që kemi për sezonin
2009 - është shprehur Garber. – Jemi të gatshëm
të mbështetim largimin e Devid në klubin
kuqezi për një taksë transferimi që të jetë e
barasvlershme me shërbimet që ai do të bënte
te Galaksi dhe në Ligë. Megjithatë, nëse kjo
çështje nuk do të zgjidhet deri në fund të kësaj
jave, do të jetë shumë e vështirë për ne, për të
mos thënë e pamundur, që të vazhdojmë procedurat
për transferimin”. Kampioni anglez,
33-vjeçar, ka firmosur në janar të vitit 2007 një
kontratë 5 vjeçare me klubin kalifronian për
një shifër prej 250 milionë dollarësh. Aktualisht
Devid Bekham është huazuar te Milani
deri më 8 mars dhe ka shprehur dëshirën për
të qëndruar me kuqezinjtë edhe pas afatit.
Bekham shndërrohet në një çështje amerikane
Kanë mbetur vetëm 48 orë kohë për
Bekhamin te Milani. Ky është ultimatumi që
i ka dhënë Liga e futbollit amerikan, klubit
kuqezi dhe Los Anxheles Galaksi, që të marrë
sa më shpejt një vendim. “Nuk ka asnjë
arsye për t’i zgjatur më shumë gjërat. Këtë të
premte kemi nevojë të dimë nëse duan ta blejnë
Devid Bekham”, është shprehur bosi i
“Major League Soçer” (kampionati kombëtar
i futbollit), Don Garber. Në një letër drejtuar
Tim Lejeke, presidentit të grupit AEG, i cili
është edhe pronari i klubit kalifornian, Garber
ka theksuar se çfarëdolloj marrëveshjeje
që do të bëjnë dy shoqëritë, do të pranohet
vetëm nëse do të përfundojë brenda datës 13
shkurt. “Është shumë e rëndësishme që ta
përfundojmë këtë çështje brenda ditës së
premte, më datë 13 shkurt, në mënyrë që të
procedojmë me planet që kemi për sezonin
2009 - është shprehur Garber. – Jemi të gatshëm
të mbështetim largimin e Devid në klubin
kuqezi për një taksë transferimi që të jetë e
barasvlershme me shërbimet që ai do të bënte
te Galaksi dhe në Ligë. Megjithatë, nëse kjo
çështje nuk do të zgjidhet deri në fund të kësaj
jave, do të jetë shumë e vështirë për ne, për të
mos thënë e pamundur, që të vazhdojmë procedurat
për transferimin”. Kampioni anglez,
33-vjeçar, ka firmosur në janar të vitit 2007 një
kontratë 5 vjeçare me klubin kalifronian për
një shifër prej 250 milionë dollarësh. Aktualisht
Devid Bekham është huazuar te Milani
deri më 8 mars dhe ka shprehur dëshirën për
të qëndruar me kuqezinjtë edhe pas afatit.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
“Milani më ka
rigjeneruar”
Devid Bekham ka një arsye më
shumë për të festuar. Kampioni
anglez në ndeshjen e së
mërkurës ka arritur rekordin e
prezencave në kombëtare të Bobi
Mur, plot 108. “Bobi Mur është
një legjendë – ka deklaruar
Bekham. – Asnjë nuk është i
krahasueshëm me të. Që kur isha
fëmijë ëndërroja të luaja për kombëtaren
e vendit tim. Tani jam
shumë i nderuar që jam në krah
të legjendave të futbollit”. Kapelo
e ka grumbulluar Bekhamin falë
paraqitjeve të mira që ka bërë
anglezi me fanellën e Milanit:
“Milani më ka bërë të rilind, më
ka kthyer në formë. Kisha kohë
që nuk ndihesha kështu dhe kjo
është gjëja më e rëndësishme”,
deklaron “Spice-Boy”.
rigjeneruar”
Devid Bekham ka një arsye më
shumë për të festuar. Kampioni
anglez në ndeshjen e së
mërkurës ka arritur rekordin e
prezencave në kombëtare të Bobi
Mur, plot 108. “Bobi Mur është
një legjendë – ka deklaruar
Bekham. – Asnjë nuk është i
krahasueshëm me të. Që kur isha
fëmijë ëndërroja të luaja për kombëtaren
e vendit tim. Tani jam
shumë i nderuar që jam në krah
të legjendave të futbollit”. Kapelo
e ka grumbulluar Bekhamin falë
paraqitjeve të mira që ka bërë
anglezi me fanellën e Milanit:
“Milani më ka bërë të rilind, më
ka kthyer në formë. Kisha kohë
që nuk ndihesha kështu dhe kjo
është gjëja më e rëndësishme”,
deklaron “Spice-Boy”.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
BRUS ARENA
“Bekham s’bën
diferencën”
Ndoshta sot do të jetë dita e fundit
e “telenovelës” Devid Bekham.
Janë të shumtë ata që shpresojnë
në një përfundim të shpejtë të kësaj
marrëveshjeje. Së pari, trajneri i
Los Anxheles Galaksi, Brus Arena,
i cili është pothuajse i bindur se do
t’i duhet të heqë dorë nga ylli anglez.
“Është më mirë të gjejmë një
zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur,
në mënyrë që të lejojmë
skuadrën tonë dhe kampionatin që
të ecin përpara”. Arena është gati
për një lamtumirë të mundshme të
“Beks”: “Luajmë me njëmbëdhjetë
lojtarë dhe të gjithë janë shumë të
mirë. Me Devid apo pa të, jemi të
bindur se këtë vit do të kemi një
skuadër shumë të mirë, jam shumë
optimist për këtë gjë”, ka përfunduar
trajneri i Galaksit.
“Bekham s’bën
diferencën”
Ndoshta sot do të jetë dita e fundit
e “telenovelës” Devid Bekham.
Janë të shumtë ata që shpresojnë
në një përfundim të shpejtë të kësaj
marrëveshjeje. Së pari, trajneri i
Los Anxheles Galaksi, Brus Arena,
i cili është pothuajse i bindur se do
t’i duhet të heqë dorë nga ylli anglez.
“Është më mirë të gjejmë një
zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur,
në mënyrë që të lejojmë
skuadrën tonë dhe kampionatin që
të ecin përpara”. Arena është gati
për një lamtumirë të mundshme të
“Beks”: “Luajmë me njëmbëdhjetë
lojtarë dhe të gjithë janë shumë të
mirë. Me Devid apo pa të, jemi të
bindur se këtë vit do të kemi një
skuadër shumë të mirë, jam shumë
optimist për këtë gjë”, ka përfunduar
trajneri i Galaksit.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
“Do i them sërish ‘jo’ Abramoviçit”
“Me presidentin e Çelsit jemi takuar në verë, por kam ende për t’i dhënë Milanit”
Trajneri i skuadrës kuqezi, Karlo Ançeloti, përgënjeshtron zërat mbi largimin e tij
Ditët e fundit nuk kanë
qenë shumë të qeta
në Milanelo dhe nuk
është çudi që një gjë e tillë të
ndikojë në skuadër, mbi të
gjitha në prag të një ndeshjeje
kaq të vështirë sa ajo me Interin,
për shkak të dëmtimit të
Kakasë, por mbi të gjitha largimit
të mundshëm të Karlo Ançelotit
në përfundim të sezonit. Gjithsesi,
vetë trajneri kërkon të ulë
disi tensionin, duke i premtuar
besnikëri Milanit.
Ku ka më shumë tension
në Pinetina, ku po qëndrojnë
të gjithë të heshtur, apo në
Milanelo, ku Galiani shfryn
kundrejt rezultateve të fundit
të skuadrës?
Nuk i kam lexuar gazetat,
por më kanë treguar diçka.
Interi ndihet e keqtrajtuar.
Nuk e di arsyen dhe kështu
që nuk mund të bëj asnjë koment.
Le të flasim për tensionimin
e Galianit.
Milani ka probleme në disa
lloj ndeshjesh, mbi të gjitha kur
përballet me skuadra që kanë
disa karakteristika të veçanta.
Ne nuk kemi sulmues shumë
të mirë dhe kur hasim në
mbrojtje të fortë, fillojmë të kemi
vështirësi.
Sipas Galianit, ky nuk është
një problem organik, por
mungesë vlerësimi ndaj
skuadrave të vogla.
Ka shumë mënyra për t’i interpretuar
gjërat. Pavarësisht se
kemi luajtur mirë, kemi humbur
pikë në sfida të cilat i kishim
të fituara dhe më konkretisht, i
referohem Leçes, Xhenoas dhe
Torinos. Këtu ndryshojmë ne
nga Interi. Sfida kundër Rexhinës
nuk duhet të merret parasysh.
Nëse Galiani ka të drejtë,
atëherë ju do ta keni shumë të
lehtë të fitoni derbin?
Këtë gjë nuk mund ta di, por
mendoj se mund të përpiqemi
me të gjitha mundësitë tona.
Skuadra aktualisht është mirë,
pavarësisht faktit që do të mungojë
Kaka.
Nuk besoni te mrekullitë?
Mendoj se nuk do të arrijë të
rikuperohet.
Fraza e përdorur nga Murinjo
përsa u përket gjashtë
pikëve të distancës, çfarë efekti
të krijon?
Nuk më bën fare përshtypje.
Murinjo ka përdorur një ton
ironik, edhe pse ka thënë të
vërtetën. Unë mendoj se Milani
luan një futboll të bukur, por
është 6 pikë pas Interit.
Diferenca e pikëve është
shtuar në tetë dhe në këtë rast
Galiani është dakord me ironinë
e Murinjos.
Nuk e di nëse Murinjo mendon
me të vërtetë që ne luajmë
një futboll të bukur, por më
bëhet qejfi për një gjë të tillë.
Megjithatë, nëse ai thotë një gjë
të tillë dhe Galiani është dakord
me të, do të thotë që edhe
Galiani mendon se Milani luan
një futboll të bukur. Apo jo?
Por loja e bukur pa rezultate
nuk mjafton. Në fakt,
thuhet se ju do të largohet
nga Milani.
Edhe shtatë vite më parë do
të bëja të njëjtën gjë. Në këtë pikë
të sezonit, gjithmonë del e njëjta
histori. Nuk shqetësohem
aspak.
Por kësaj here keni shumë
klube pretendente që duan
t’ju bëjnë trajner të skuadrës
së tyre.
Konkretisht i vetmi klub që
më ka bërë një ofertë është Çelsi.
Në verë kam takuar Roman
Abramoviç, por s’doja të largohesha
nga Milani. E njëjta gjë
ndodh edhe tani, por nuk mendoj
se do të largohem.
Të dielën Maldini do të luajë
derbin e fundit.
Paolo është shumë i pjekur
dhe mendon se ka ardhur koha
që ai të tërhiqet.
A është e vërtetë që
Ronaldinjo është një luks për
Milanin?
Nuk është e vërtetë.
Është e vërtetë që Berluskoni
dëshiron që Ronaldinjo
të luajë patjetër?
Nuk është e vërtetë.
Ju nuk donit ta bënit pjesë
të listës së të grumbulluarve
për Kupën UEFA, Devid
Bekhamin?
Kjo është e vërtetë, por dua
t’ua sqaroj: Devid ka një kontratë
që skadon më 9 mars dhe
do të bëhej problem nëse do ta
grumbulloja vetëm për dy
ndeshje. Në fund unë dhe shoqëria
vendosëm që të ishte pjesë
e formacionit, sepse sfida
kundër Verderit është shumë e
rëndësishme dhe kalimi në
fazën tjetër do të thotë t’i afrohemi
fitores në Kupën UEFA.
A do të vinit bast për qëndrimin
e Bekhamit?
Për të mbajtur Bekhamin,
sipas mendimit tim, duhen bërë
edhe shumë sakrifica, sepse
është një lojtar i rëndësishëm
për skuadrën.
Për ju bëhet më i vështirë
raporti me Inzagin, apo me
Ronaldinjon?
Ai me Ronaldinjon.
Disa javë më parë keni
thënë se e keni zili aftësinë e
Murinjos për t’i thënë gjërat
gjithmonë hapur.
Është e vërtetë, sepse unë
nuk them pothuajse kurrë atë
që mendoj.
Pse?
E vërteta lë hapësirë për polemika.
Murinjo i ka kritikuar publikisht
lojtarët e tij.
Unë nuk e bëj një gjë të
tillë. Disa qortime duhen
bërë në nivel skuadre, disa
të tjera në mënyrë individuale,
kurrë në publik.
“Me presidentin e Çelsit jemi takuar në verë, por kam ende për t’i dhënë Milanit”
Trajneri i skuadrës kuqezi, Karlo Ançeloti, përgënjeshtron zërat mbi largimin e tij
Ditët e fundit nuk kanë
qenë shumë të qeta
në Milanelo dhe nuk
është çudi që një gjë e tillë të
ndikojë në skuadër, mbi të
gjitha në prag të një ndeshjeje
kaq të vështirë sa ajo me Interin,
për shkak të dëmtimit të
Kakasë, por mbi të gjitha largimit
të mundshëm të Karlo Ançelotit
në përfundim të sezonit. Gjithsesi,
vetë trajneri kërkon të ulë
disi tensionin, duke i premtuar
besnikëri Milanit.
Ku ka më shumë tension
në Pinetina, ku po qëndrojnë
të gjithë të heshtur, apo në
Milanelo, ku Galiani shfryn
kundrejt rezultateve të fundit
të skuadrës?
Nuk i kam lexuar gazetat,
por më kanë treguar diçka.
Interi ndihet e keqtrajtuar.
Nuk e di arsyen dhe kështu
që nuk mund të bëj asnjë koment.
Le të flasim për tensionimin
e Galianit.
Milani ka probleme në disa
lloj ndeshjesh, mbi të gjitha kur
përballet me skuadra që kanë
disa karakteristika të veçanta.
Ne nuk kemi sulmues shumë
të mirë dhe kur hasim në
mbrojtje të fortë, fillojmë të kemi
vështirësi.
Sipas Galianit, ky nuk është
një problem organik, por
mungesë vlerësimi ndaj
skuadrave të vogla.
Ka shumë mënyra për t’i interpretuar
gjërat. Pavarësisht se
kemi luajtur mirë, kemi humbur
pikë në sfida të cilat i kishim
të fituara dhe më konkretisht, i
referohem Leçes, Xhenoas dhe
Torinos. Këtu ndryshojmë ne
nga Interi. Sfida kundër Rexhinës
nuk duhet të merret parasysh.
Nëse Galiani ka të drejtë,
atëherë ju do ta keni shumë të
lehtë të fitoni derbin?
Këtë gjë nuk mund ta di, por
mendoj se mund të përpiqemi
me të gjitha mundësitë tona.
Skuadra aktualisht është mirë,
pavarësisht faktit që do të mungojë
Kaka.
Nuk besoni te mrekullitë?
Mendoj se nuk do të arrijë të
rikuperohet.
Fraza e përdorur nga Murinjo
përsa u përket gjashtë
pikëve të distancës, çfarë efekti
të krijon?
Nuk më bën fare përshtypje.
Murinjo ka përdorur një ton
ironik, edhe pse ka thënë të
vërtetën. Unë mendoj se Milani
luan një futboll të bukur, por
është 6 pikë pas Interit.
Diferenca e pikëve është
shtuar në tetë dhe në këtë rast
Galiani është dakord me ironinë
e Murinjos.
Nuk e di nëse Murinjo mendon
me të vërtetë që ne luajmë
një futboll të bukur, por më
bëhet qejfi për një gjë të tillë.
Megjithatë, nëse ai thotë një gjë
të tillë dhe Galiani është dakord
me të, do të thotë që edhe
Galiani mendon se Milani luan
një futboll të bukur. Apo jo?
Por loja e bukur pa rezultate
nuk mjafton. Në fakt,
thuhet se ju do të largohet
nga Milani.
Edhe shtatë vite më parë do
të bëja të njëjtën gjë. Në këtë pikë
të sezonit, gjithmonë del e njëjta
histori. Nuk shqetësohem
aspak.
Por kësaj here keni shumë
klube pretendente që duan
t’ju bëjnë trajner të skuadrës
së tyre.
Konkretisht i vetmi klub që
më ka bërë një ofertë është Çelsi.
Në verë kam takuar Roman
Abramoviç, por s’doja të largohesha
nga Milani. E njëjta gjë
ndodh edhe tani, por nuk mendoj
se do të largohem.
Të dielën Maldini do të luajë
derbin e fundit.
Paolo është shumë i pjekur
dhe mendon se ka ardhur koha
që ai të tërhiqet.
A është e vërtetë që
Ronaldinjo është një luks për
Milanin?
Nuk është e vërtetë.
Është e vërtetë që Berluskoni
dëshiron që Ronaldinjo
të luajë patjetër?
Nuk është e vërtetë.
Ju nuk donit ta bënit pjesë
të listës së të grumbulluarve
për Kupën UEFA, Devid
Bekhamin?
Kjo është e vërtetë, por dua
t’ua sqaroj: Devid ka një kontratë
që skadon më 9 mars dhe
do të bëhej problem nëse do ta
grumbulloja vetëm për dy
ndeshje. Në fund unë dhe shoqëria
vendosëm që të ishte pjesë
e formacionit, sepse sfida
kundër Verderit është shumë e
rëndësishme dhe kalimi në
fazën tjetër do të thotë t’i afrohemi
fitores në Kupën UEFA.
A do të vinit bast për qëndrimin
e Bekhamit?
Për të mbajtur Bekhamin,
sipas mendimit tim, duhen bërë
edhe shumë sakrifica, sepse
është një lojtar i rëndësishëm
për skuadrën.
Për ju bëhet më i vështirë
raporti me Inzagin, apo me
Ronaldinjon?
Ai me Ronaldinjon.
Disa javë më parë keni
thënë se e keni zili aftësinë e
Murinjos për t’i thënë gjërat
gjithmonë hapur.
Është e vërtetë, sepse unë
nuk them pothuajse kurrë atë
që mendoj.
Pse?
E vërteta lë hapësirë për polemika.
Murinjo i ka kritikuar publikisht
lojtarët e tij.
Unë nuk e bëj një gjë të
tillë. Disa qortime duhen
bërë në nivel skuadre, disa
të tjera në mënyrë individuale,
kurrë në publik.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
1 Inter 23 16 5 2 40-16 53
2 Juventus 23 14 4 5 38-20 46
3 Milan 23 13 6 4 40-23 45
4 Fiorentina 23 13 2 8 32-20 41
5 Xhenoa 23 11 7 5 32-22 40
6 Roma 23 12 4 7 36-28 40
7 Palermo 23 11 2 10 32-29 35
8 Napoli 23 10 4 9 31-27 34
9 Kaljari 23 10 4 9 30-26 34
10 Atalanta 23 10 3 10 28-25 33
11 Lacio 23 9 4 10 32-36 31
12 Udineze 23 8 6 9 33-35 30
13 Siena 23 7 5 11 18-24 26
14 Katania 23 7 5 11 21-29 26
15 Sampdoria 23 6 7 10 22-28 25
16 Bolonja 23 5 7 11 25-37 22
17 Leçe 23 4 10 9 22-35 22
18 Torino 23 4 7 12 23-38 19
19 Kievo 23 4 7 12 16-32 19
20 Rexhina 23 3 7 13 20-41 16
golashenuesit
Di Vaio (Bolonja) 15
Ibrahimoviç (Inter) 14
Milito (Xhenoa) 14
Xhilardino (Fiorentina) 14
Amauri (Juventus) 11
Kakà (Milan) 11
Di Natale (Udineze) 11
Pato (Milan) 10
Flokari (Atalanta) 10
Akuafreska (Kaljari) 9
2 Juventus 23 14 4 5 38-20 46
3 Milan 23 13 6 4 40-23 45
4 Fiorentina 23 13 2 8 32-20 41
5 Xhenoa 23 11 7 5 32-22 40
6 Roma 23 12 4 7 36-28 40
7 Palermo 23 11 2 10 32-29 35
8 Napoli 23 10 4 9 31-27 34
9 Kaljari 23 10 4 9 30-26 34
10 Atalanta 23 10 3 10 28-25 33
11 Lacio 23 9 4 10 32-36 31
12 Udineze 23 8 6 9 33-35 30
13 Siena 23 7 5 11 18-24 26
14 Katania 23 7 5 11 21-29 26
15 Sampdoria 23 6 7 10 22-28 25
16 Bolonja 23 5 7 11 25-37 22
17 Leçe 23 4 10 9 22-35 22
18 Torino 23 4 7 12 23-38 19
19 Kievo 23 4 7 12 16-32 19
20 Rexhina 23 3 7 13 20-41 16
golashenuesit
Di Vaio (Bolonja) 15
Ibrahimoviç (Inter) 14
Milito (Xhenoa) 14
Xhilardino (Fiorentina) 14
Amauri (Juventus) 11
Kakà (Milan) 11
Di Natale (Udineze) 11
Pato (Milan) 10
Flokari (Atalanta) 10
Akuafreska (Kaljari) 9
-
- Moderator
- Posts: 1174
- Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
- Location: torino
- Contact:
e ka hanger livaden di vaio,vec per ekipe qe kane objektiv qendrimin ne serie a ban.Te bolonja losin tane per te.
M erdhi keq qe e la cairo me ike per dursh se kishte kene hata per toron...di vaio qe te juvja edhe e nisen para da sezonesh,per ekipe t mdhaja s ban ai lloj lojtarit...mandej asht marre me e pa tu lujte ne krah te ibras,kaka apo amauri ose trezeguet...
PS: ne fantacalcio m ka knaqe vec...
M erdhi keq qe e la cairo me ike per dursh se kishte kene hata per toron...di vaio qe te juvja edhe e nisen para da sezonesh,per ekipe t mdhaja s ban ai lloj lojtarit...mandej asht marre me e pa tu lujte ne krah te ibras,kaka apo amauri ose trezeguet...
PS: ne fantacalcio m ka knaqe vec...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 1174
- Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
- Location: torino
- Contact:
une se shaj,thjesht s ban per ekip t madh njashtu si gila ose borriello te milani.Njashtu si ja kam friken edhe acquafrescas vitin qe vjen te interi...
vleren e pat 6milion n fillim e 19 iu ba vlera n dhjetor...tesh ka fillu playoffi ta gazzetta e ishte i paprekshem...ishalla po m sjell fat emni qe i kam vu skuadres....
duhet me dale ne 2 vendet e para per me u kualifiku prej grupit
vleren e pat 6milion n fillim e 19 iu ba vlera n dhjetor...tesh ka fillu playoffi ta gazzetta e ishte i paprekshem...ishalla po m sjell fat emni qe i kam vu skuadres....
duhet me dale ne 2 vendet e para per me u kualifiku prej grupit
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 1174
- Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
- Location: torino
- Contact:
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
-
- Moderator
- Posts: 1174
- Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
- Location: torino
- Contact:
te siti i interit zyrtarisht asht shkru se do t bahen ekzaminime tjera po jo se do t lujne apo jo...mandej hala nuk dihet a lun,plus qe i ka ba 90 min me kombtaren ai ne ndeshjen "msoni si luhet futboll" - itali...
mu m vjen keq si per te si per kaka-ne me t thane t drejten.Kam qejf me pa derbi persmarit mandej ta fitojne kush te dojne...nejse e pranoj se jam ngute po jo se kam gja kunder kaka(nder ma t miret n bote) po si duroj at xhuxhin e tullacin qe i mban ison...e meqe jetoj n itali se kam fjalen vec te sporti..
hajt buon derby pra...
PS: kush don me e pa te atdhe.net ma merr mendja se e jep..
mu m vjen keq si per te si per kaka-ne me t thane t drejten.Kam qejf me pa derbi persmarit mandej ta fitojne kush te dojne...nejse e pranoj se jam ngute po jo se kam gja kunder kaka(nder ma t miret n bote) po si duroj at xhuxhin e tullacin qe i mban ison...e meqe jetoj n itali se kam fjalen vec te sporti..
hajt buon derby pra...
PS: kush don me e pa te atdhe.net ma merr mendja se e jep..
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
per jasht futbollit jam dakort me ty per berlusconin. kurse galliani nuk ka pune jasht futbollitshv13 wrote:te siti i interit zyrtarisht asht shkru se do t bahen ekzaminime tjera po jo se do t lujne apo jo...mandej hala nuk dihet a lun,plus qe i ka ba 90 min me kombtaren ai ne ndeshjen "msoni si luhet futboll" - itali...
mu m vjen keq si per te si per kaka-ne me t thane t drejten.Kam qejf me pa derbi persmarit mandej ta fitojne kush te dojne...nejse e pranoj se jam ngute po jo se kam gja kunder kaka(nder ma t miret n bote) po si duroj at xhuxhin e tullacin qe i mban ison...e meqe jetoj n itali se kam fjalen vec te sporti..
hajt buon derby pra...
PS: kush don me e pa te atdhe.net ma merr mendja se e jep..
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
-
- Tifoz nderi
- Posts: 271
- Joined: Sat, 01 Mar 2008 , 16:38
fpjalmi inzaghi dukej qarte ne pozicion jashte loje.fpjalmi wrote:sa maroj ndeshja inter milan.
fitoi interi 2 me 1 .
un pashe pjesen e dyte dhe qa pash milanit i hangren nje gol te rregullt.
kja fitore duket se e forcon interit shum dhe e afron edhe ma afer fitimit te kampionatit
FK PARTIZONI LEGJENDA E SHQIPERIS