Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Canaj: Tani jemi në fazë kritike
“S’duhet të shohim më se në çfarë fushe luajmë. Na duhen vetëm fitore për titullin”
Vllaznia/Trajneri kërkon maksimumin, kur sezoni ka ardhur në një moment vendimtar
Java që sapo ka nisur
rezervon në fundin e
saj një sfidë të vështirë
për Vllazninë. Trajneri i ekipit
shkodran, Agim Canaj,
kërkon që këtë javë të marrë
maksimumin së bashku me
kontingjentin e lojtarëve për
të dalë me sukses nga ky
takim. Përballja me Elbasanin
për teknikun kuqeblu
shihet si një përballje e fortë,
por tanimë vetë Canaj nuk
fsheh në asnjë moment objektivin
që ky ekip i ka vënë
vetes. I ndodhur në vendin e
parë prej disa javësh, tashmë
tekniku vlonjat i kuqebluve
kërkon që këtë vend ta ruajë
deri pas javës së 33-të të kampionatit.
“Tani ne jemi në
një fazë shumë kritike për sa
i përket ecurisë së mëtejshme
në kampionat. Jemi në një
fazë, kur nuk do ta shohim
asnjë javë fushën ku do luajmë.
Ne do të kërkojmë që në
çdo fushë, ndaj çdo ekipi, të
marrim vetëm maksimumin,
për të ruajtur me shumë vendosmëri
vendin e parë në të
cilin ndodhemi. Tani në të
gjitha drejtimet lufta për të
ruajtur vendin e parë është
mjaft e ashpër. Prandaj na
duhet shumë punë e djersë
pa diskutim dhe përkrahja
dhe mbështetja e të gjithëve
për të arritur objektivin final,
fitimin e titullit kampion”,
thotë fillimisht Canaj.
Përgatitjet
Ndërkaq, teknikut do t’i
duhet medoemos të korrigjojë
para këtij takimi shumë të
rëndësishëm që ka me ekipin
e Elbasanit edhe ato probleme
që ka hasur në ndeshjen
e fundit me Besën. “Kemi një
javë në dispozicion dhe këtë
javë duhet të bëjmë më të
mirën tonë në përgatitjet e
ekipit. I shikoj si jo shumë
pozitive shirat e vazhdueshëm
që kanë rënë në Shkodër,
të cilët vështirësojnë
punën tonë në fushat e stërvitjes.
Megjithatë, aty ku e
shikoj më të rëndësishme
është që ky grup lojtarësh të
konsolidohet në aspektin
psikologjik. Në këtë aspekt,
ekipi ka vuajtur ndoshta në
këto takimet e fundit. Ne, dhe
ju të medias, duhet të tregohemi
më të kujdesshëm si në
rritjen e presionit ndaj ekipit,
por edhe ta ruajmë atë nga
euforia”, citon tekniku.
Kontingjenti
Nisur nga emrat dhe nga
paraqitja që Vllaznia ka bërë
në këto 19 javë të këtij sezoni,
por edhe nga përforcimet
e ardhura së fundmi, kuqeblutë
konsiderohen si
skuadra më e kompletuar në
të gjitha repartet. Një fakt të
tillë e deklaron edhe vetë
tekniku Canaj, i cili para
takimit me Elbasanin ka të
gatshëm të gjithë lojtarët e tij.
“Kemi një grup shumë të
mirë lojtarësh që tani njihen
dhe kanë treguar vlerat e
tyre. Kontingjenti aktual është
i bollshëm dhe fatmirësisht
nuk kemi asnjë futbollist që
ka probleme dëmtimi. Kolektiviteti
i këtij ekipi është për
t’u pasur zili. Kemi një grup
të mirë lojtarësh që kanë kontribuar
dhe po vazhdojnë të
kontribuojnë për të qenë në
vendin e parë. Këtu përfshij
si ata që kanë qenë pjesë e
ekipit, por edhe të ardhurit
në merkaton e janarit. Unë
kam besim të plotë tek ky
grup lojtarësh dhe me atë
mbështetje që ka dhënë e do
të japë gjer në fund presidenca
shkodrane dhe ju (mediat),
por edhe tifozëria, do të
mund të realizojmë objektivin
që i kemi vënë vetes,
sjelljen në Shkodër të titullit
kampion”, - deklaron në
fund të fjalës së tij kreu i
pankinës kuqeblu, Agim
Canaj.

Ende asnjë konkluzion për Ampofon
Drejtuesit e Vllaznisë bëjnë të ditur se po e shikojnë me kujdes lojtarin e ardhur nga Gana, Emanuel
Ampofo. Ata s’mund të bëjnë ende një përcaktim, nëse është afër apo larg Vllaznisë ky futbollist.
Drejtuesit e ekipit kanë vështirësi për të dhënë një përgjigje për sa i përket këtij lojtari. Pasi vetë
konkurrenca për një vend përkrah sulmuesve të kalibrit Sinani e Sukaj i step disi drejtuesit që të japin
një vendim të prerë. Ndoshta Ampofo mund të shihet si një mundësi edhe për të ardhmen e Vllaznisë,
nëse ai nuk bind drejtuesit e ekipit që për këtë sezon të jetë i gatshëm. E rëndësishme është që ky
lojtar nuk po lihet pas dore dhe gjithçka për të dhënë një verdikt për të po shikohet me shumë kujdes.

PËRGATITJET
Stërvitja
në kalçeto
Vllaznia këto ditë të rënduara
nga shirat në qytetin e Shkodrës
po vuan së tepërmi problemin
e fushave të stërvitjes.
Ka qenë vetë tekniku Canaj, i
cili gjatë paradites së djeshme
i ka parë me shumë kujdes ato.
Të dyja fushat ku kuqeblutë
mund të zhvillonin përgatitjet
kanë rezultuar të papranueshme
për një gjë të tillë nga
ana e teknikut. Kjo gjë ka
detyruar Canajn dhe drejtuesit
e tjerë të ekipit të shpërngulin
stërvitjen e ditës së djeshme
në një fushë të mbyllur kalçetoje.
Pavarësisht se një fushë
e tillë nuk e lejon kreun e
pankinës dhe ekipin që përgatitjet
t’i zhvillojë normalisht,
përsëri edhe në këto kushte
drejtuesit dhe ekipi shkodran
kanë treguar një përkushtim
të madh. A. Uruçi
Stërvitja
në kalçeto
Vllaznia këto ditë të rënduara
nga shirat në qytetin e Shkodrës
po vuan së tepërmi problemin
e fushave të stërvitjes.
Ka qenë vetë tekniku Canaj, i
cili gjatë paradites së djeshme
i ka parë me shumë kujdes ato.
Të dyja fushat ku kuqeblutë
mund të zhvillonin përgatitjet
kanë rezultuar të papranueshme
për një gjë të tillë nga
ana e teknikut. Kjo gjë ka
detyruar Canajn dhe drejtuesit
e tjerë të ekipit të shpërngulin
stërvitjen e ditës së djeshme
në një fushë të mbyllur kalçetoje.
Pavarësisht se një fushë
e tillë nuk e lejon kreun e
pankinës dhe ekipin që përgatitjet
t’i zhvillojë normalisht,
përsëri edhe në këto kushte
drejtuesit dhe ekipi shkodran
kanë treguar një përkushtim
të madh. A. Uruçi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Canaj, “paqe”
me mediat lokale
Pak ditë më parë, në një deklaratë në televizionin “Alsat”
gjatë programit “Skaner kampionat”, trajneri i Vllaznisë ishte
shprehur se mediat lokale kanë ndikuar negativisht ne
rritjen e presionit ndaj ekipit dhe drejtuesve. Kjo gjë ka bërë
që tekniku Canaj të sqarojë keqkuptimet që kanë rrjedhur
nga kjo deklaratë, për të bërë “paqe” me mediat lokale në
Shkodër. Ai ka kërkuar që bashkëpunimi mes të gjithë faktorëve
të një qyteti të jetë vetëm në të mirë të ekipit. “Dua t’i
sqaroj mediat që thëniet e mija nuk kanë pasur si qëllim të
gjejë shkaktarin e presionet tek ekipi im nga mediat e shkruara
dhe vizive, drejtuesit e klubit apo sportdashësit. Ato
kanë dashur veçse të nxjerrin në pah atë presion që kanë
pasur lojtarët kuqeblu para takimit me Besën. Unë nuk jam
shprehur në asnjë moment kundër mediave dhe drejtuesve,
sidomos të këtij qyteti që jeton me futbollin. Ekipi nuk është
i imi apo i presidentit, është më tepër i juaji (mediave), që
pasqyroni me shumë saktësi gjendjen dhe problemet e këtij
ekipi. Prandaj kam dalë sot (dje) para jush për të saktësuar
këto gjëra dhe për të thënë se ndoshta një deklaratë e tillë
mund të ketë pasur dhe keqkuptime, pasi në këto momente
ndoshta çdo fjalë e tepërt mund edhe të keqinterpretohet,
ose në të kundërt të mirinterpretohet, sepse vetë kampionati
për ne është në një fazë të tillë. Ideja ime ka qenë që
presioni të mos sillet rreth ekipit në këtë situatë, pasi jam
unë ai që e drejtoj atë dhe mbaj përpara këtyre lojtarëve si
të mirat dhe të këqijat e tij. Me thënë të drejtën jam ndjerë i
shqetësuar për këtë keqkuptim dhe kjo më ka detyruar që të
jem edhe sot (dje) para jush për t’i saktësuar këto gjëra në
të mirën e familjes sonë të përbashkët Vllaznisë, klubit më
të vjetër shqiptar, në mënyrë që të gjithë së bashku të jemi
shumë të qartë për të vazhduar me shumë përkushtim arritjen
e atij objektivi madhor që i kemi vënë vetes, fitimin e
titullit kampion”, shprehet Canaj. A. Uruçi

Canaj: Ndaj Vllaznisë kërkohet më e mira
Trajneri Agim Canaj thekson presionin e madh që vjen nga publiku shkodran për ekipin
Në Shkodër të gjithë janë të prerë. Sivjet me çdo kusht duhet që Vllaznia ta fitojë titullin kampion. Këtë e duan të gjithë, tifozë, drejtues e futbollistë. Por te këta të fundit pikërisht për këtë çështje, duket qartë se ka një presion jo të vogël. Ndoshta falë edhe këtij presioni, në disa ndeshje të veçanta nuk kanë mundur të shprehen ashtu siç duhet në fushën e lojës. Por për të mbrojtur futbollistët kuqeblu, në krah të tyre ka dalë “timonieri” i Vllaznisë.
E ka bërë në një emision te njëri nga kanalet televizive të kryeqytetit, por në ato fjalë të tija, ka pasur mesa duket edhe ndonjë keqkuptim.
Bëhet fjalë për rolin e mediave në Shkodër, si pasojë e së cilës më pas ka pasur jo pak reaksion te to ditët e fundit. Agim Canaj nuk e kishte menduar kështu dhe për këtë arsye dje ka nxituar të mbërrijë në Shkodër dhe menjëherë ka kërkuar një konferencë shtypi me të gjithë gazetarët.
“Besoj se gjërat janë keqkuptuar. Unë nuk kam qenë dhe jam i mendimit dhe mediat janë kundër Vllaznisë. Pas ndeshjes me Shkumbinin jam shprehur:
Presioni ka qenë shumë i madh për skuadrën. Unë e kuptoj që jemi në një situatë që do të ketë edhe tension dhe kjo është normale, por e përsëris, për disa ditë me radhë, presioni mbi skuadrën ka qenë i jashtëzakonshëm. Dhe jo vetëm nga mediat. Përderisa unë mbaj përgjegjësinë kryesore për këtë skuadër, kam dashur të dalë në mbrojtje të futbollistëve dhe kështu do veproj gjithnjë, sepse jemi një dhe po nuk funksionuam ashtu, nuk do kemi suksesin që dëshirojmë,” ka thënë në fillim trajneri Canaj.
Me këtë deklaratë duket se çdo gjë është qetësuar. Jo më kot pas saj numri një i stolit të Vllaznisë ka pirë kafe me të gjithë gazetarët, teksa është biseduar qetësisht për të mbyllur gjithçka. Për të kërkuar edhe përkrahjen e tyre, sepse në momentet ku ka hyrë kampionati, situata të tilla nuk janë aspak të favorshme. “Unë kërkoj bashkëpunim edhe me mediat, sepse ato luajnë një rol të rëndësishëm.
E di që çdo fjalë e tepërt në këtë periudhë ndikon për keq. Mund të kërkoj edhe falje nëse kam thënë ndonjë gjë që nuk thuhet, por e përsëris, që kam qenë në mbështetje të ekipit. Në një takim që kam pasur me presidentin, ia kam bërë të qartë këtë gjë se duhet të jemi shumë korrekt në çdo paraqitje tonën para publikut. Mbi Vllazninë ka shumë presion për fitoren e titullit sivjet dhe kjo situatë duhet menaxhuar me shumë kujdes nga të gjithë ne,” ka thënë më tutje Canaj. Në këtë mënyrë, vlonjati që drejton kuqeblutë që nga fillimi i këtij sezoni, dje ka ndryshuar kurs. Ka qenë shumë i qetë, i matur në çdo fjalë që ka thënë dhe për këtë arsye, ka marrë mirëkuptimin e të gjithëve.
——————————————————————————————
Me Elbasanin, lojtarët më të mirë në fushë
I ngacmuar në lidhje me formacionin e mundshëm dhe mënyrën e të luajturi në ndeshjen e radhës me Elbasanin, Canaj në konferencën e djeshme ka lënë të kuptojë se mund të ketë ndryshime këtë radhë. “Do të luajnë lojtarët më të mirë, ata që janë në formën më të mirë në këto momente. Kuptohet që mund të jenë edhe futbollistë që kanë kontribuar shumë deri në këtë pjesë të kampionatit dhe do japin kontributin e tyre sërish. Megjithatë, për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe sigurisht që do mundohemi të bëjmë më të mirën gjatë kësaj periudhe që na ka mbetur deri për ndeshje,” ka thënë ai.
Ganezi Ampofo, stafi nuk ka ende përgjigje
Një çështje tjetër për të cilën është pyetur dje trajneri i Vllaznisë nga gazetarët ka qenë edhe ajo e futbollistit ganez Emanuel Ampofo, i cili është duke u stërvitur me skuadrën prej 10 ditësh. Vetë Canaj nuk është dukur shumë entuziast në lidhje me këtë lojtar, por në fund ka dalë me konkluzionin se ende nuk ka një përgjigje për të. “Jemi duke e studiuar lojën e këtij lojtari.
Të them të drejtën deri tani nuk është se na ka ngrohur shumë. E them këtë ngaqë në skuadër kemi lojtarë të tillë të sulmit, si Sinanin, Sukajn, Kaçin e Dhëmbin dhe për të mbajtur në skuadër një sulmues tjetër, sigurisht që duhet të rivalizojë me ta. Duke qenë para këtij fakti, ne ende nuk kemi marrë një vendim përfundimtar për sulmuesin ganez,” ka thënë Canaj.

Vllaznia, në Elbasan me autoritet kryesues
Autori: Gjergj Kola
Data: 11/02/2009
Version Print
Për shkodranët është një nga transfertat më të vështira, por nuk dorëzohen kollaj
Afrimi i ndeshjes të së dielës kundër Elbasanit sigurisht që e ka shtuar ankthin në radhët e tifozërisë shkodrane. Kjo pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme për fatin e mëtejshëm të kuqebluve në rrugën e tyre të pretendimeve.
Ankthi megjithatë nuk është vetëm te tifozët, por edhe te pjesëtarët e skuadrës. Kjo duket që nga presidenti Fushaj, drejtuesit e tjerë të klubit, për të shkuar pastaj tek futbollistët dhe trajneri Canaj.
Ky i fundit nuk e fsheh faktin se përballja e radhës është një sfidë shumë e vështirë. Aq më tepër që kundërshtari tashmë vjen në këtë ndeshje me një ndryshim në stol. Dhe për fatin e keq të vlonjatit, kundërshtar këtë radhë do ketë një nga miqtë e tij më të mirë, Faruk Sejdinin.
Kjo e vështirëson edhe më tepër faktin, sepse do të kemi të bëjmë me një “armë” më tepër në dorë të kundërshtarit. Por të pandikuar shumë nga këto gjëra, shkodranët në radhë po mendojnë për veten e tyre. Ata që nga e hëna kanë nisur përgatitjet e tyre me mendjen vetëm tek Elbasani.
Për fatin e mirë të tyre, dje ka qenë edhe kohë e mirë dhe stërvitja është zhvilluar në terren të hapur, duke filluar kësisoj edhe përgatitjen taktike për këtë ndeshje.
E rëndësishme është që kontigjenti i lojtarëve do jetë i plotë për këtë radhë dhe stafi drejtues do të ketë mundësi të përzgjedhë më të mirët për t’i hedhur në fushën e lojës.
Vetë Canaj, dy ditë më parë, ka lënë të kuptojë se mund të ketë edhe ndryshime në formacion, por kjo mbetet për t’u parë deri ditën e diel, kur do luhet ndeshja.
Disa futbollistë janë vërtet në formë të mirë dhe për rrjedhojë ky takim do jetë një provë serioze për ta. Me rikthimin e Smajlit, kthehet konkurrenca edhe në mbrojtje, teksa tashmë një futbollist del “i tepërt” për stafin, ngaqë janë 5 lojtarë të gatshëm. Se kush do ta nisë nga stoli, kjo mbetet për t’u parë. E njëjta gjë edhe për mesfushën, ndërsa vetëm në sulm duket se nuk do ketë asnjë ndryshim, ngaqë alternativat janë dy dhe fikse: Sinani dhe Sukaj. Në këtë mënyrë, Vllaznia tashmë e ka mendjen vetëm tek Elbasani.
jë disfatë në këtë takim do të thoshte mbase lënie e vendit të parë, pavarësisht se edhe kundërshtari i saj, Tirana, ka një provë të vështirë në Kavajë. Gjithsesi, në kampin kuqeblu mendojnë se, pavarësisht rëndësisë së ndeshjes që do luhet në “Ruzhdi Bizhuta”, ky takim nuk do jetë përcaktues për fatin e titullit kampion. Kjo ngaqë do jenë edhe 13 javë të tjera më pas ato që do përcaktojnë shumë gjëra. Në Shkodër, megjithatë, nuk duan që gjërat të lihen për në javët e fundit dhe në dorën e të tjerëve. Ata duan ta kenë vetë situatën nën kontroll dhe për këtë arsye pritet të shohim se si do reagojnë në këtë takim shumë të rëndësishëm të kësaj jave.
Kuqeblutë, dje dy seanca stërvitore
Ekipi i Vllaznisë dje ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Skuadra tashmë ka hyrë në ciklin e zakonshëm të një jave kampionati dhe si e tillë, çdo të martë, zhvillohen dy seanca. Paradreke në sallën e forcës dhe pasdreke në fushën e stërvitjes, për të punuar në aspektin tekniko taktik.
Të pranishëm në këto seanca kanë qenë të gjithë futbollistët, me përjashtim të dyshes Beqiri Sukaj, që ndodhet me kombëtaren në Maltë. Sot do ketë vetëm një seancë, teksa për disa minuta mund të zhvillohet edhe një lojë kontrolli brenda ekipit. Trajneri Canaj dëshiron shumë që gjatë këtyre ditëve të mbajë koha e mirë, në mënyrë që stërvitjet të zhvillohen në lartësinë e duhur dhe skuadra të mos mbyllet në kalçeto apo në pallat të sportit.

Vllaznia/Kuqeblutë, të qetësuar psikologjikisht
Fitorja me Besën, përveç tri
pikëve sjell edhe ... rrogat
Humbjet ndaj Dinamos
dhe Shkumbinit shtuan më
shumë se asnjëherë tjetër
presionin te kuqeblutë. Kjo
situatë, e cila më shumë iu
faturua medias, nuk u krijua
krejtësisht prej saj.
Ndonëse askush nuk pranon
të flasë për këtë fakt,
presioni në prag të takimit
me Besën shkonte përtej
presionit të medias. Nëse
Vllaznia do të kishte humbur,
apo barazuar ndaj
kavajasve, atëherë lojtarët
kuqeblu mund të ndëshkoheshin
me mosmarrjen e
rrogave mujore, pavarësisht
se presidenca shkodrane
ka qenë gjithnjë tepër
korrekte përsa i përket shlyerjes
së detyrimeve financiare,
ndaj çdo pjesëtari të
klubit shkodran. Vllaznia
ka humbur ndaj Dinamos
dhe Shkumbinit, edhe pse
në të dyja rastet, kuqeblutë
e drejtuar nga Agim Canaj
i kishin të gjitha mundësitë
për të marrë pikët e plota,
megjithatë drejtuesit e klubit
janë treguar shumë e
matur dhe të duruar, duke
mos penalizuar askënd.
Ndeshja me Besën përkonte
me datën që kuqeblutë
marrin rrogat dhe frika se
mund të pësonin humbjen
e radhës ndaj kavajasve, e
kishte shtuar shumë presionin
tek ata, aq më tepër
që pjesa e parë e asaj përballjeje
u mbyll në disavantazh
të një goli për Vllazninë
dhe fitorja dukej gati e
pamundur, por gjithçka me
pas u kthye në favor të kuqebluve.
Drejtuesit e Vllaznisë,
por edhe shumë
specialistë e shohin jo
shumë të mirë gjendjen
psikologjike dhe atë fizike
të disa titullarëve, ç’ka ka
ndikuar direkt edhe në arritjen
e rezultateve të jo të
mira në këtë periudhë. Fitorja
e fundit i ka zhbllokuar
psikologjikisht
djemtë e Canajt, të cilët i
druheshin e mosmarrjes së
pagës për muajin shkurt.
Presidenti i Vllaznisë,
Valter Fushaj, tekniku
Agim Canaj dhe njëri nga
futbollistët më kryesorë të
ekipit, Armir Grima, janë
shprehur se ekipi po gëzon
një gjendje të mirë
psikologjike e fizike dhe
premtojnë që do të jenë në
koto kushte edhe në sfidën
me Elbasanin.
Admir Uruçi
Fitorja me Besën, përveç tri
pikëve sjell edhe ... rrogat
Humbjet ndaj Dinamos
dhe Shkumbinit shtuan më
shumë se asnjëherë tjetër
presionin te kuqeblutë. Kjo
situatë, e cila më shumë iu
faturua medias, nuk u krijua
krejtësisht prej saj.
Ndonëse askush nuk pranon
të flasë për këtë fakt,
presioni në prag të takimit
me Besën shkonte përtej
presionit të medias. Nëse
Vllaznia do të kishte humbur,
apo barazuar ndaj
kavajasve, atëherë lojtarët
kuqeblu mund të ndëshkoheshin
me mosmarrjen e
rrogave mujore, pavarësisht
se presidenca shkodrane
ka qenë gjithnjë tepër
korrekte përsa i përket shlyerjes
së detyrimeve financiare,
ndaj çdo pjesëtari të
klubit shkodran. Vllaznia
ka humbur ndaj Dinamos
dhe Shkumbinit, edhe pse
në të dyja rastet, kuqeblutë
e drejtuar nga Agim Canaj
i kishin të gjitha mundësitë
për të marrë pikët e plota,
megjithatë drejtuesit e klubit
janë treguar shumë e
matur dhe të duruar, duke
mos penalizuar askënd.
Ndeshja me Besën përkonte
me datën që kuqeblutë
marrin rrogat dhe frika se
mund të pësonin humbjen
e radhës ndaj kavajasve, e
kishte shtuar shumë presionin
tek ata, aq më tepër
që pjesa e parë e asaj përballjeje
u mbyll në disavantazh
të një goli për Vllazninë
dhe fitorja dukej gati e
pamundur, por gjithçka me
pas u kthye në favor të kuqebluve.
Drejtuesit e Vllaznisë,
por edhe shumë
specialistë e shohin jo
shumë të mirë gjendjen
psikologjike dhe atë fizike
të disa titullarëve, ç’ka ka
ndikuar direkt edhe në arritjen
e rezultateve të jo të
mira në këtë periudhë. Fitorja
e fundit i ka zhbllokuar
psikologjikisht
djemtë e Canajt, të cilët i
druheshin e mosmarrjes së
pagës për muajin shkurt.
Presidenti i Vllaznisë,
Valter Fushaj, tekniku
Agim Canaj dhe njëri nga
futbollistët më kryesorë të
ekipit, Armir Grima, janë
shprehur se ekipi po gëzon
një gjendje të mirë
psikologjike e fizike dhe
premtojnë që do të jenë në
koto kushte edhe në sfidën
me Elbasanin.
Admir Uruçi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Pergatitjet
Vllaznia vijon
stërvitjet për ndeshjen
e fundjavës me
verdheblutë, që do të
luhet në Elbasan.
Canaj ditën e djeshme
ka zhvilluar dy seanca
stërvitore. Kuqeblutë
janë stërvitur në
sallën e forcës dhe
kanë bërë disa
ushtrime
gjimnastikore, që nuk
kanë zgjatur më
shumë se një orë.
Krejt ndryshe ka qenë
seanca e pasdites, ku
shkodranët i janë
drejtuar fushës së
stërvitjes në Shtoj.
Formacioni
Ekipi i Vllaznisë do
të jetë i plotë në
takimin e javës së
20-të me Elbasanin.
Stafi teknik i
kuqebluve ka
konfirmuar se nuk
ka asnjë të
penalizuar apo të
dëmtuar dhe të
gjithë do të jenë në
dispozicion të
teknikut Canaj. Të
gatshëm do të jenë
edhe Suad Lici e
Dritan Smajli, të
cilët ndaj
Shkumbinit ishin te
pezulluar për shkak
kartonësh.
Vllaznia vijon
stërvitjet për ndeshjen
e fundjavës me
verdheblutë, që do të
luhet në Elbasan.
Canaj ditën e djeshme
ka zhvilluar dy seanca
stërvitore. Kuqeblutë
janë stërvitur në
sallën e forcës dhe
kanë bërë disa
ushtrime
gjimnastikore, që nuk
kanë zgjatur më
shumë se një orë.
Krejt ndryshe ka qenë
seanca e pasdites, ku
shkodranët i janë
drejtuar fushës së
stërvitjes në Shtoj.
Formacioni
Ekipi i Vllaznisë do
të jetë i plotë në
takimin e javës së
20-të me Elbasanin.
Stafi teknik i
kuqebluve ka
konfirmuar se nuk
ka asnjë të
penalizuar apo të
dëmtuar dhe të
gjithë do të jenë në
dispozicion të
teknikut Canaj. Të
gatshëm do të jenë
edhe Suad Lici e
Dritan Smajli, të
cilët ndaj
Shkumbinit ishin te
pezulluar për shkak
kartonësh.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Elbasani u sjell shans shkodranëve
Vjet në “Ruzhdi Bizhuta”, kuqeblutë fituan Kupën e Shqipërisë, pasi mundën Tiranën
Vllaznia/Canaj & Co janë optimistë për një fitore që siguron qëndrimin në krye
Pavarësisht se të
gjithë te Vllaznia e
shohin si një takim
tepër të vështirë atë ndaj Elbasanit,
në fushën e këtij të
fundit, ajo që të bën më tepër
përshtypje është optimizmi
që mbizotëron si në radhët e
lojtarëve, edhe në stafin drejtues.
Kuqeblutë, duke filluar
që nga tekniku Agim
Canaj dhe deri tek futbollisti
i fundit, shprehen se objektivi
i vetëm i Vllaznisë
është arritja e trepikëshit në
këtë sfidë vendimtare.
Canaj, në konferencën e tij
për shtyp, është shprehur se
me kontingjentin që ka në
dispozicion dhe me punën
që po kryhet në çdo takim e
në çdo fushë, objektivi i Vllaznisë
është vetëm fitorja.
Nëse, shkodranët do të donin
ta ruanin të paprekur
kreun e renditjes, atëherë
nuk do të ketë kurrfarë objektivi
tjetër, dhe jo vetëm në
këtë takim, por edhe në
vazhdimësinë e kampionatit,
përveç fitores. Pavarësisht
se nuk është e lehtë,
përsëri nga drejtuesit e
skuadrës dhe lojtarët asgjë
nuk shihet si e pamundur.
Kjo, për më tepër, pasi kuqeblutë
në një fushë të tillë
nuk kanë pasur në asnjë
moment as më të voglin presion.
E në këtë sfidë,
megjithëse tani nuk do ketë
përballë bardheblutë e Tiranës,
por Elbasanin vendës,
në fushën e blertë të “Ruzhdi
Bizhutës”, ekipi shkodran
do të urojë të ketë serish
me vete fatin që i solli ky stadium
në finalen e Kupës së
Shqipërisë, më 7 maj të vitit
të kaluar. Kreu i pankinës së
Vllaznisë, Canaj, do të udhëtojë
të dielën drejt Elbasanit,
për t’i mbushur mendjen në
një farë mënyre “mësuesit”
të tij Sejdini, apo “Xhaxhit”,
siç edhe e thërrasin të gjithë,
se është një “nxënës” i dalluar
dhe se ka ndërtuar me
të drejtë një ekip për të qenë
kampion. Nga të gjithë, përballja
me verdheblutë shihet
si sfida e vazhdimësisë
për shkodranët. Një rezultat
maksimal do të thotë për
ta një tjetër hap i sigurt drejt
objektivit final. Ndërkohë që
e kundërta do të rezultonte
fatale. Kuqeblutë do të udhëtojnë
drejt Elbasanit me të
vetmin qëllim, arritjen e tri
pikëve, për të mos qëndruar
në dorë të Besës apo çdo
skuadre tjetër që do të
ndeshet me Tiranën. Shkodranët
e kanë fare të qartë
se Elbasani vlen shumë për
ta. Ky do të jetë takimi
ndoshta që do të saktësojë
objektivin final që Vllaznia i
kanë vënë vetes. Rruga drejt
titullit kalon nga Elbasani.
Çdo takim për ekipin shkodran
është një finale më vete,
ku kërkohet vetëm maksimumi.

Vazhdojnë seancat në kalçeto
Dje, djemtë e trajnerit Agim Canaj i janë rikthyer kalçetos për të zhvilluar seancat stërvitore të kësaj
jave.
Reshjet e vazhdueshme e të dendura të shiut që kanë mbizotëruar në qytetin verior, kanë bërë që
ekipi të mos ketë përsëri mundësi për të zhvilluar punën e vet në fushat e blerta. Kësisoj, edhe dje
kuqeblutë janë stërvitur përsëri në një fushë të mbyllur. Seanca e djeshme ka nisur aty nga mesdita,
pra rreth orës 12:30, dhe ka zgjatur për më shumë se 70 minuta. Tekniku Canaj edhe në seancën e
kësaj jave ka pasur të gatshëm të gjithë kontingjentin e lojtarëve. Gjithsej mungonin vetëm tre futbollistë,
dy nga të cilët Beqiri dhe Sukaj, të grumbulluar me ekipin tonë kombëtar, si dhe i riu 18-vjeçar, Erion
Vucaj, i grumbulluar me kombëtaren Shpresa.

Elbasani/Kapiteni ka besim te verdheblutë
Ahmataj pranon supremacinë e
Vllaznisë: “Por do ta mundim”
Elbasani ka vijuar dje përgatitjet
për ndeshjen e radhës
kundër Vllaznisë kryesuese.
Stërvitja është zhvilluar nën
shoqërinë e reshjeve të dendura
të shiut, por pavarësisht
kësaj “Xhaxhi”, kreu i
pankinës së Elbasanit, nuk
është ndalur për asnjë moment.
Bashkë me ekipin në seancën
e djeshme stërvitore
kanë qenë dhe dhjetëra tifozë,
të cilët as që kanë dashur t’ia
dinë për shiun. por kanë qëndruar
gjer në fund për të ndjekur
stërvitjen e kryer nga trajneri
Faruk Sejdini. Gjendja
aktuale e elbasanasve tashmë
duket mjaft premtuese, nisur
kjo edhe nga ndryshimet e
fundit që janë bërë në
pankinën verdheblu, ku ditë
më parë u shkarkua Josa për
t’u zëvendësuar nga “Xhaxhi”.
Kapiteni i ekipit të Elbasanit,
Juljan Ahmataj, gjatë
një prononcimi për “Panorama
Sport” është shprehur optimist
se në këtë takim, do të
dinë të tregojnë më të mirën,
duke kërkuar me çdo kusht
marrjen e tri pikëve. Sipas Ahmatajt,
kjo sfidë do të jetë vendimtare,
pasi nëse nuk do të
arrihet fitorja, atëherë Elbasani
rrezikon të futet në zonën e
ftohtë të rënies nga kategoria.
“Ne duhet që në këtë takim të
fitojmë me çdo kusht, sepse
vetëm kështu do të arrijmë t’ia
shpërblejmë si duhet financuesve
dhe tifozerisë sonë të
zjarrtë, e cila, duhet thënë, se
na ka qëndruar pranë që nga
fillimi i vitit e gjer tani. Vllaznia
është një skuadër e fortë, por
ne nuk duhet ta mendojmë fare
këtë, sepse në përbërje të Elbasanit
ka emra lojtarësh, që
jo vetëm mund të përballojnë
një Vllazni kryesuese, por
edhe më shumë se kaq”, - nënvizon
kapiteni i verdhebluve.
Në ndeshjen e së dielës, Elbasani
pritet të jetë i plotë për
t’u ndeshur me Vllazninë e
drejtuar nga Agim Canaj, një
motiv ky më shumë që të
kërkojë marrjen e tri pikëve.
Ndërkohë, Ahmataj shprehet
edhe në lidhje me objektivat e
Elbasanit këtë sezon. “Ne
vërtetë sot jemi në një pozicion
aspak komod, por kjo nuk do
të thotë se nuk kemi synime në
kampionat, pasi vetëm 6 pikë
na ndajnë nga vendi i tretë, që
sot mbahet nga Dinamo, e cila
duhet të gabojë dy herë, që ne
të mund ta arrijmë me pikë. E
them këtë për t’i treguar të
gjithë atyre që e shikojnë Elbasanin
me pesimizëm, se ne
ende nuk jemi dorëzuar, por
përkundrazi do të luftojmë
denjësisht deri në fund”. Në
fund të këtij prononcimi, Juljan
Ahmataj shprehet se Elbasani
do të luftojë denjësisht
në dy fronte, fillimisht për të
fituar Kupën e Shqipërisë dhe
njëkohësisht të jetë sa më lart
në tabelën e klasifikimit”.
Aldi Kozaria
Ahmataj pranon supremacinë e
Vllaznisë: “Por do ta mundim”
Elbasani ka vijuar dje përgatitjet
për ndeshjen e radhës
kundër Vllaznisë kryesuese.
Stërvitja është zhvilluar nën
shoqërinë e reshjeve të dendura
të shiut, por pavarësisht
kësaj “Xhaxhi”, kreu i
pankinës së Elbasanit, nuk
është ndalur për asnjë moment.
Bashkë me ekipin në seancën
e djeshme stërvitore
kanë qenë dhe dhjetëra tifozë,
të cilët as që kanë dashur t’ia
dinë për shiun. por kanë qëndruar
gjer në fund për të ndjekur
stërvitjen e kryer nga trajneri
Faruk Sejdini. Gjendja
aktuale e elbasanasve tashmë
duket mjaft premtuese, nisur
kjo edhe nga ndryshimet e
fundit që janë bërë në
pankinën verdheblu, ku ditë
më parë u shkarkua Josa për
t’u zëvendësuar nga “Xhaxhi”.
Kapiteni i ekipit të Elbasanit,
Juljan Ahmataj, gjatë
një prononcimi për “Panorama
Sport” është shprehur optimist
se në këtë takim, do të
dinë të tregojnë më të mirën,
duke kërkuar me çdo kusht
marrjen e tri pikëve. Sipas Ahmatajt,
kjo sfidë do të jetë vendimtare,
pasi nëse nuk do të
arrihet fitorja, atëherë Elbasani
rrezikon të futet në zonën e
ftohtë të rënies nga kategoria.
“Ne duhet që në këtë takim të
fitojmë me çdo kusht, sepse
vetëm kështu do të arrijmë t’ia
shpërblejmë si duhet financuesve
dhe tifozerisë sonë të
zjarrtë, e cila, duhet thënë, se
na ka qëndruar pranë që nga
fillimi i vitit e gjer tani. Vllaznia
është një skuadër e fortë, por
ne nuk duhet ta mendojmë fare
këtë, sepse në përbërje të Elbasanit
ka emra lojtarësh, që
jo vetëm mund të përballojnë
një Vllazni kryesuese, por
edhe më shumë se kaq”, - nënvizon
kapiteni i verdhebluve.
Në ndeshjen e së dielës, Elbasani
pritet të jetë i plotë për
t’u ndeshur me Vllazninë e
drejtuar nga Agim Canaj, një
motiv ky më shumë që të
kërkojë marrjen e tri pikëve.
Ndërkohë, Ahmataj shprehet
edhe në lidhje me objektivat e
Elbasanit këtë sezon. “Ne
vërtetë sot jemi në një pozicion
aspak komod, por kjo nuk do
të thotë se nuk kemi synime në
kampionat, pasi vetëm 6 pikë
na ndajnë nga vendi i tretë, që
sot mbahet nga Dinamo, e cila
duhet të gabojë dy herë, që ne
të mund ta arrijmë me pikë. E
them këtë për t’i treguar të
gjithë atyre që e shikojnë Elbasanin
me pesimizëm, se ne
ende nuk jemi dorëzuar, por
përkundrazi do të luftojmë
denjësisht deri në fund”. Në
fund të këtij prononcimi, Juljan
Ahmataj shprehet se Elbasani
do të luftojë denjësisht
në dy fronte, fillimisht për të
fituar Kupën e Shqipërisë dhe
njëkohësisht të jetë sa më lart
në tabelën e klasifikimit”.
Aldi Kozaria
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
“Vllaznia ime fiton kudo”
12 Shkurt Trajneri Canaj në presing: “Duam titullin, ne synojmë tri pikët kudo”
Ndeshja e radhës për skuadrën shkodrane është e një rëndësi tepër të veçantë. Mbas frymëmarrjes së marrë me tre pikëshin ndaj Besës së Kavajës të mërkurën e kaluar, tashmë për kuqeblutë, 90 minutëshi i transfertës, në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit, paraqet një vështirë jo të vogël. Në një farë mënyrë, komentet në opinionin publik e cilësojnë këtë ndeshje si vendimtare, për fatin e titullit kampion. Por, për t’ia arritur qëllimit, Vllaznisë i duhet të djersirë jo pak për të kaluar këtë pengesë, aq më tepër kur skuadra është e para që ballafaqohet me verdheblutë pas ndryshimeve të bërë në timonin e skuadrës. Madje, shkalla e vështirësisë për skuadrën shkodrane shtohet edhe më shumë kur nga goja e teknikut të ri të Elbasanit, veteranit të pankinave Faruk Sejdini është deklaruar se skuadra që ai ka marrë përsipar ta drejtojë për pjesën e mbetur të sezonit pretendon të fitojë titullin kampion. Kësisoj Vllaznia, për të vazhduar të mbajë kreun e tabelës së klasifikimit dhe të ecë me të njëjtat ritme drejt realizimit të titullit kampion do t’i duhet të kalojë, ndoshta një nga provat më të serioze të kësaj faze.
“Besoj te skuadra”? Edhe pse në të tilla rrethana, ai që merr përsipër të përcjellë moralin e duhur në drejtim të skuadrës së tij është tekniku i Vllaznisë Agim Canaj. “Kampionati ka hyrë në një fazë shumë delikate”, është shprehu Canaj, duke konfirmuar vështirësitë që do ta presin skuadrën e tij në ndeshjet në vazhdim, duke i konsideruar ato që të gjitha si finale të vërteta. Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me ndeshjen e radhës, timoni i Vllaznisë Agim Canaj thotë se e rëndësishme është që të konsilidojmë aspektin psikologjik, i cili në ndeshjet e fundit nuk ka qënë aspak normal në gjirin e skuadrës së tij”. Sipas Canajt, përsa i përket këtij aspekti, më të rënduarit kanë qënë lojtarët titullarë, të ciët në një farë mënyrë janë edhe më të fokusuarit nga publiku, pasi nga ana e tyre pritet kontribut më i madh në fushën e lojës. “Aq i madh ka qënë presioni në këtë drejtim, vijon Canaj, sa nga ana e ndonjë titullari me peshë në formacionin shkodran, pikërisht si rezultat i këtij presioni, i kanë kërkuar që të mos i përfshinte në lojë për ndeshjen e kaluar me Besën e Kavajës”. Megjithatë, duke folur sërishmi për këtë ndeshje, tekniku shkodran vlerëson forcën që shfaqi skuadra në pjesën e dytë të kësaj ndeshje, e cila ishte krejt ndryshe në të gjitha drejtimet. “Është pikërisht kjo formë që skuadra paraqiti në këtë pjesë loje, e cila e bën entuziast teknikun, që edhe në ndeshjen e radhës që do të zhvillohet të dielën në Elbasan, të shpresojë që skuadra do të vijojë me këtë ritëm. Nga sa shikohet, morali i vetë teknikut të kuqebluve është i lartë. “Çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë, aq më tepër kur tasmë çdo javë do të jetë shumë më e vështirë se tjera. Por ne si skuadër, me objektivat që i kemi vënë vetes, për të mbërritur në përfundim të kampionatit tek kurora e titullit kampion, në çdo fushë që na ofron kalendari do të shkojmë për të marrë maksimumin, përballë çdo kundërshtari. Edhe Elbasani nuk bën përjashtim”, vazhdon tekniku i Vllaznisë. Besimi i Canajt për të marrë një rezultat sa më të mirë në këtë ndeshje bazohet edhe te fakti, se në dispozicion të tij për këtë ndeshje janë të gjithë lojtarët. “Nuk kemi asnjë futbollist të dëmtuar dhe kontigjenti ynë është i bollshëm, për të nxjerrë 11 lojtarët që do të fillojnë nga minuta e parë, si dhekemi një stol shumë të mirë”, përfundon trajneri Canaj.

- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Pjalmi, prej ciles gazete e ke marre ket artikull? Kush asht ky gazetar qi e ka shkru?“Vllaznia ime fiton kudo”
12 Shkurt Trajneri Canaj në presing: “Duam titullin, ne synojmë tri pikët kudo”
“Aq i madh ka qënë presioni në këtë drejtim, vijon Canaj, sa nga ana e ndonjë titullari me peshë në formacionin shkodran, pikërisht si rezultat i këtij presioni, i kanë kërkuar që të mos i përfshinte në lojë për ndeshjen e kaluar me Besën e Kavajës”.
Nuk e kuptoj hiç ket pjese. A e thote Canaj se disa lojtare i kane kerku mos me i fut me Besen, apo e thote gazetari? Se ne fillim thote: "vijon Canaj", masanej thote "i kane kerkuar"
Nqs e ka thane Canaj ket gja me duket shume e rande.
Gabon Canaj qi i thote ne gazeta gjanat qi ndodhin ne dhomat e zhveshjes, e turp per ata lojtare qi nuk jane te zot me duru presionin e nji ndeshjes me Besen.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
KRENARIA KUQ e BLU wrote:Pjalmi, prej ciles gazete e ke marre ket artikull? Kush asht ky gazetar qi e ka shkru?“Vllaznia ime fiton kudo”
12 Shkurt Trajneri Canaj në presing: “Duam titullin, ne synojmë tri pikët kudo”
“Aq i madh ka qënë presioni në këtë drejtim, vijon Canaj, sa nga ana e ndonjë titullari me peshë në formacionin shkodran, pikërisht si rezultat i këtij presioni, i kanë kërkuar që të mos i përfshinte në lojë për ndeshjen e kaluar me Besën e Kavajës”.
Nuk e kuptoj hiç ket pjese. A e thote Canaj se disa lojtare i kane kerku mos me i fut me Besen, apo e thote gazetari? Se ne fillim thote: "vijon Canaj", masanej thote "i kane kerkuar"
Nqs e ka thane Canaj ket gja me duket shume e rande.
Gabon Canaj qi i thote ne gazeta gjanat qi ndodhin ne dhomat e zhveshjes, e turp per ata lojtare qi nuk jane te zot me duru presionin e nji ndeshjes me Besen.
Futbollistat tone i kena te fort, trima ,dhe sy lesha...

Forca Vllaznia...

-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia