Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 08 Feb 2009 , 20:59

vllaznia1919 wrote:Per zotin kush te dojne te losin veq te fitojne se me fjal u merzitme.
njat tham dhe une vlla
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Sun, 08 Feb 2009 , 23:03

na merziten perimend,po nqs nuk fitojne me malten ku dojne me shku?Qe fitunen,dolme n vend t pare edhe mandej?Tana kane me lujte me malten e ta po ta rrahin mbrende e jashte...kjo s asht ndeshja jone,,,ndeshja jone ishte ajo me hungarine dhe e gabume..per mendimin tem lodhen kot edhe kyt tur kualifikimit,ma mire me fitu lojtare e me pretendu per heren e ardhshme...iky ekip nuk me bind,kta ishalla kualifikohen po nuk kane ba ndoj superndeshje deri tesh...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 01:57

shvk shkruan
na merziten perimend,po nqs nuk fitojne me malten ku dojne me shku?Qe fitunen,dolme n vend t pare edhe mandej?Tana kane me lujte me malten e ta po ta rrahin mbrende e jashte...kjo s asht ndeshja jone,,,ndeshja jone ishte ajo me hungarine dhe e gabume..per mendimin tem lodhen kot edhe kyt tur kualifikimit,ma mire me fitu lojtare e me pretendu per heren e ardhshme...iky ekip nuk me bind,kta ishalla kualifikohen po nuk kane ba ndoj superndeshje deri tesh...

________________________________________________________

si flet ti shvk.a thu se kena ken nej here ma mire.a thu se kena shpresu nej here me u kualifiku. :lol: :lol: :lol: :lol:

nese ke shpresu nej here me u kualifiku naqe ikja asht ma SHPRESDHENSIA SE ne ndeshjet qe kena ba para 2 vjetesh e 4 vjetee 8 vjetesh kena shpresu me majt vendin e katert gjithmone e kurr nuk ia kena arrit. :P :P :P :P :P

ku ka ken kombetarja ma mire nej here si sot ku mund te delsh per here te dyte ne vend te pare naqe .

futbolli ka te papritura dhe cdo gja mund te ndodhin ,por un mendoj se me fitu 2 ndeshjet me malten dhe hungarine jena 70 perqind te kualifikum .nese nuk i marrim 6 pike skam qa tham

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 02:23

“KUPA ROTHMANS”


Malta, atje ku Shqipëria fitoi
trofeun e vetëm në histori
Federata Shqiptare u themelua në vitin 1930, në FIFA u
anëtarësua në vitin 1932 dhe u ftua të ishte pjesë e kampionatit
të dytë botëror të futbollit, “Itali 1934” (nuk mori pjesë).
Pa asnjë ballafaqim të mëparshëm serioz ndërkombëtar,
Shqipëria fitoi një trofe ndërkombëtar në vitin
1946, në të parin turne që mori pjesë, të njohur gjerësisht
si Kampionati i 7-të Ballkanik, ku morën pjesë
Jugosllavia (7 tetor 1946, humbëm 2-3), Bullgaria (fituam
3-1, 9 tetor) dhe Rumania (fituam 1-0, 13 tetor).
Në vitin 1954 ishim një nga vendet themeluese të
UEFA-s. Në eliminatoret e kampionatit evropian
morëm pjesë në vitin 1963, më 29 qershor humbëm
4-0 me Danimarkën në Kopenhagen dhe fituam 1-0
në Tiranë për edicionin Euro 1964.
Për herë të parë në kualifikueset e Botërorit “Anglia
1966”, luajtëm në vitin 1964, me dy humbje 2-0 kundër
Holandës (24 maj 1964 në Roterdam dhe 25 tetor 1964).
I gjithë ky fill historie e datash është shkruar për të
“shkuar” te arritja e dytë më e madhe e Shqipërisë në
arenën ndërkombëtare, ku vendi lidhet pazgjidhshmërisht
me Maltën.
Pas 54 vjetësh, në shkurt të vitit 2000, Shqipëria e futbollit
arriti të koleksiononte trofeun e dytë ndërkombëtar gjatë
historisë së saj gati 80-vjeçare: “Kupën Rothmans”, pikërisht
të organizuar në La Valeta të Maltës, pasi kishte dështuar
më parë në turneun e vitit 1998.
Gjithsesi, historia statistikore e ndeshjeve, ndaj kundërshtarit
tonë të 11 shkurtit 2009, nisi gati 14 vjet më parë.
Ballafaqimi i parë i Shqipërisë me Maltën daton më 16
gusht të vitit 1995, një miqësore e luajtur në “rezidencën e
piratëve të Mesdheut”.
Kombëtarja e drejtuar nga Neptun Bajko humbi 2-1,
teksa golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Alban Bushi,
goleadori më i mirë historik i Shqipërisë (14 gola).
Shqipëria e drejtuar nga Astrit Hafizi barazoi 1-1
me Maltën (gol i Ilir Shulkut) në ishullin turistik, për
të humbur më pas me Gjeorgjinë (0-3) dhe barazuar
me Letoninë (2-2).
Dy vjet më pas, më 10 shkurt 2000, Shqipëria e drejtuar
nga Medin Zhega fitoi me Maltën 1-0, falë golit të
Vioresin Sinanit, por të kompletuar edhe me fitoret 3-0
kundër Andorrës dhe 1-0 kundër Azerbajxhanit.
Nga ai formacion historik, në dispozicion të trajnerit
Ari Han janë ende të gatshëm portieri Arjan Beqaj dhe
fantazisti Ervin Skela. Kjo kupë kishte më shumë karakter
simbolik, por gjithsesi, trofeu që rri bukur në korridorin
hyrës të selisë së FSHF-së, çeli dhe siparin e
ndeshjeve kundër Maltës. Tri sfidat e fundit kundër
Maltës i bashkon përveç emrit të kundërshtarit modest,
rezultati i njëjtë dhe stadiumi ku janë luajtur: 3-0, në dy
miqësore, si dhe në të vetmin takim zyrtar të luajtur.
Kombëtarja e drejtuar nga Medin Zhega fitoi 3-0, më 15
nëntor 2000 (Rudi Vata, Bogdani 2 gola). Seleksioni i
udhëhequr nga kroati Oto Bariç, më 22 gusht 2007, po 3-0
(Salihi, Berisha, K Duro). Dhe përfaqësuesja drejtuar nga
holandezi Ari Han, më 10 shtator 2008 (takim zyrtar),
përsëriti të njëjtin rezultat: 3-0, (Bogdani, K.Duro, Dallku).
(Marrë nga Albania-sport.com)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 02:24

‘Shqipëria duhet të bëjë
kujdes me ‘Sherrin’!’
Është sulmuesi maltez, Terence Scerri, rreziku i kuqezinjve
Flet Edmond Lufi, trajneri shqiptar i ekipit Hibernians


Kështu quhet shpresa
e maltezëve për
ndeshjen e se
mërkurës ndaj Shqipërisë. Në
gjuhën malteze emri shkruhet
Scerri, por shqiptohet si
‘sherri’ ynë. 24 vjeç, 1.85 i
gjatë, 85 kg, numri 18 i ekipit
kombëtar është lojtar shpërthyes
dhe i fuqishëm. Ai i ka
vënë vulën se është shpresa
e maltezëve për të mërkurën,
kur para tri ditëve shënoi dy
gola në miqësoren që Kombëtarja
e Maltës zhvilloi në
stadiumin e saj ndaj ekipit
hungarez të Ferencvaroshit.
Scerri shënoi dy prej tre golave
(3-1), me të cilët përfaqësuesja
malteze arriti një sukses
jo aq të shpeshtë në sfidat
ndërkombëtare. Për të mësuar
më shumë mbi Scerri-n,
biseduam me trajnerin e tij në
ekipin e Hibernians, që për
koincidencë është shqiptar.
Ai quhet Edmond Lufi. “Scerri
është ndër ata të rinj që futbollin
e kanë në gjak”, - më
thotë trajneri shqiptar, i cili
së bashku me anglezin Mark
Miller e kanë dërguar ekipin
‘Hibsin’ në krye të Premier
Ligës malteze. “Siç ndodh
shpesh me talentet, ai nuk të
jep përshtypjen se impenjohet
plotësisht në stërvitje,
madje edhe disa herë është
ndëshkuar për këtë. Por në
fushë, ai është frika e çdo
mbrojtësi. Aktualisht, Scerri
po përjeton një periudhë të
shkëlqyer të karrierës së tij,
duke qenë golashënuesi më i
mirë i kampionatit maltez, me
16 gola. Ai mund të jetë pa
frikë kërcënimi kryesor i Shqipërisë,
sepse është shumë i
fortë fizikisht, ndërron shpejtësi
në mënyrë të habitshme
dhe dallohet për goditjet në
ajër. Në takimin ndaj Ferencvaroshit,
ai shënoi dy gola
dhe përgatiti të tretin. Prandaj
duhet bërë kujdes me të”. Dhe
ne shpresojmë që Scerri i
Maltës të mos na bëjë ‘sherr’!
Më tej, trajneri shqiptar i Hibernians,
Edmond Lufi, u
fokusua te sfida e 11 shkurtit
midis Maltës dhe Shqipërisë.
Çfarë mendoni për
ndeshjen e së mërkurës?
Maltezet duken shumë
optimistë për të marrë pikë
nga kjo ndeshje dhe për këtë
janë përgatitur seriozisht.
Terence Scerri së bashku me
Michael Mifsud (lojtar i
Barnsley-t), që nuk erdhi të
luajë ndaj Ferencvaroshit,
mund të shkaktojnë probleme
në prapavijat e Shqipërisë. I
pari ka fuqi dhe shpejtësi,
tjetri ka shpejtësi dhe zhdërvjelltësi
në lëvizje. Në
përgjithësi, skuadra shqiptare
duhet të presë presing
në mesfushë dhe lojë agresive.
Kapiteni Gilbet Agius
është një pikë referimi në këtë
repart, me pasime cilësore në
drejtim të sulmuesve te tij.
Po cila është, sipas jush,
pika e dobët e maltezëve?
Mbrojtja është reparti, ku
Maltës i mungon shpejtësia
dhe cilësia. Për t’u dalluar
aty është forca e Luke Dimech
dhe Andrei Agius, që
luan në Igea Virtus, Messina.
Janë mjaft të ngadaltë në
qendër, por edhe krahët
paraqiten të dobët.
Në portë Dushan Fitzel
mund të preferojë Andrew
Hogg, i cili luan me kampionët
në fuqi, Valletta,
kundrejt Justin Haber
(Sheffield United), i cili
nuk po luan rregullisht me
ekipin anglez.
Si mund të jetë moduli i
tyre taktik ndaj Shqipërisë?
Duhet të luajnë klasiken 4-
4-2, duke pasur parasysh se
kërkojnë të arrijnë rezultat
pozitiv.
Çfarë mendoni për paraqitjen
e Shqipërisë?
Shqipëria ka arritur rezultate
shumë të mira në këto eliminatore.
Po të shohim në
“Ta’Qali” atë impenjim që
pamë ndaj Portugalisë,
mundësitë janë të gjitha për një
rezultat pozitiv. Ku i dihet, sot
Shqipëria ka të drejtë të pretendojë
të jetë edhe në fazën finale
të një Botërori, nëse çdo
ndeshje konsiderohet si vendimtare.
Presim të shohim
vlera të vërteta të mërkurën.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 02:26

Ilion Lika bën tifo:
‘Në Maltë duhet fituar’
Ilion Lika, portieri i kombëtares sonë dhe skuadrës ruse Terek i
Groznit, ka gati një javë që është larg fushave të stërvitjes. Në një
seancë, në periudhën përgatitore të skuadrës së tij në Antalia të
Turqisë, Lika ka këputur tendinin e këmbës dhe për rrjedhojë është
operuar në Belgjikë. Tashmë për momentin gjendet në periudhë pushimi
pranë familjarëve të tij në Gjermani, teksa pret të vijë në Tiranë
për një qëndrim disi të gjatë. Do të rikthehet sërish në Belgjikë, ku do
të bëjë vizitën e radhës, e mandej do të nisë riaftësimin e tij. E gjithë
kjo periudhë do ta mbajë Likën për 3-4 muaj larg futbollit. Një humbje
e madhe për të, por edhe për skuadrën çeçene të Terekut, aty ku
portieri ynë ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve dhe të presidentit të
klubit Kadirov. “Mendoj vetëm për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë
– thotë Lika. – Më vjen keq, sepse ndjej që e kam lënë Terekun në
vështirësi. Nuk më vjen aspak mirë, por shpresoj që kjo skuadër,
deri në kthimin tim, të mos ketë probleme”. Por bashkë me dëmtimin,
Lika ka humbur dhe ndeshjet e kombëtares, aq më tepër që u vu në
diskutim dhe ardhja e Arjan Beqajt. Veç takimit me Maltën, ka humbur
edhe sfidat e tjera të radhës që kuqezinjtë do të kenë në mars dhe
në qershor. “E para, të gjithë tifozët duhet ta mbështetin skuadrën
dhe të besojnë te kualifikimi për në Botërorin 2010-ës, ashtu siç
besoj dhe unë. E dyta, mungojnë Lala e Cana, por Malta nuk duhet
bërë ‘gogol’, sepse kalohet. U jepet shansi dhe futbollistëve të tjerë
që të tregojnë veten. Dhe e treta, asnjëherë nuk i kam thënë ‘jo’ dhe
nuk do t’i them kombëtares. Kur të kthehem pas dëmtimit, pres të jem
mes shtyllave të Terekut dhe Kombëtares shqiptare”, ka përfunduar
Ilion Lika në linjë telefonike nga Gjermania. Gj. Vyshka

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 02:28

Sukaj tregon për thirrjen në kombëtare: E dija prej 10 ditësh, por e mbajta sekret



“Tripleta me Besën erdhi pas ftesës së Hanit”



Mund të quhet një surprizë e këndshme ftesa që tekniku
Ari Han i ka bërë për në Kombëtare sulmuesit të ri shkodran,
Xhevahir Sukaj. Ai ka qenë edhe herë të tjera pjesë
e grumbullimeve të kombëtares, por ftesa këtë herë i ka
mbërritur në momentin më të përshtatshëm. Para se të
vinte pranë Vllaznisë në merkaton e janarit, Sukaj ka qenë
pjesë e ekipit të Haxhetepes, por në atë periudhë gjashtëmujore
sulmuesi ka qenë më tepër në stol sesa në fushën
e blertë. Kjo është edhe arsyeja pse ftesa për sulmuesin
e ri mund të quhet surprizuese. Sukaj ka arritur të
shpërtheje me ekipin shkodran pas dy javësh. Tre golat
me Besën u dukën se ishin ato që afruan Sukajn me kombëtaren,
por sipas vetë sulmuesit të ri, ftesa nga Han ka
mbërritur përpara. “Të jem i sinqertë kam pasur një ftesë
para takimit me Besën nga ana e trajnerit Ari Han. Por unë
nuk e kam shprehur një gjë të tillë. Që para 10 ditësh kam
qenë në ambasadë për të marrë vizën. Nuk e quaj si surprizë,
pasi kam qenë gjatë gjithë kohës në planet e teknikut.
Jam shumë i kënaqur që tekniku Han përsëri më ka
thirrur të jem pjesë e ekipit”, shprehet Sukaj. Ai nuk e fsheh
kënaqësinë që të jep të qenit pjesë e ekipit tonë kombëtar.
“Të jesh pjesë e ekipit kombëtar, qoftë edhe në 22–n e tij
është një kënaqësi në vete. Kënaqësia do të ishte më e
madhe nëse do të isha pjesë e formacionit të ekipit tonë
përfaqësues në këtë takim, por gjithsesi jam i kënaqur që
jam pjesë e tij. Për çdo lojtar të jesh pjesë e ekipit përfaqësues
është një ëndërr. Unë shpresoj të vazhdoj të jem
pjesë e tij edhe në takimet e tjera dhe pse jo të jem pjesë e
formacionit të parë të këtij ekipi”, thekson sulmuesi i ri.
Sukaj shton se po t’i kërkohej, do të ishte i gatshëm për të
treguar më të mirën në fushën e lojës. “Unë e kam theksuar
edhe më përpara se gëzoj një formë të mirë. Po të
më jepet mundësia, do të bëja më të mirën për ekipin tonë
kombëtar. Megjithatë, ajo që ka më shumë rëndësi është
që ne të arrijmë të fitojmë në këtë takim, pavarësisht se
nuk është aspak ndeshje lehtë për ekipin tonë kombëtar.
Në gjirin e kombëtares sonë ka mjaft lojtarë të mirë dhe
tepër cilësorë, të cilët do të dinë të tregojnë vlerat e tyre”,
përfundon sulmuesi shkodran, Sukaj. A.Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 02:39

Kombëtarja, emri i Dedes u fshi nga lista e të thirrurve




07/02/2009 10:00

Edmond Kapllani dhe Jahmir Hyka, dy futbollistët me një vazhdueshmëri në grumbullimet e kombëtares, tashmë do të duhet të përballen me lënien jashtë saj.

Por kjo lënie jashtë do të jetë e përkohshme. Këtë e garanton vetë Han, jo vetëm për gazetarët e interesuar, por më parë ai i kishte siguruar vetë këta dy futbollistë se, bëhet fjalë për një zgjedhje teknike enkas për ndeshjen ndaj Maltës. Madje, për të qenë korrekt në veprimet e tij, duke dashur të shmangë çdo keqkuptim, tekniku holandez u ka dërguar Kapllanit dhe Hykës një letër, ku u ka sqaruar arsyet e mosgrumbullimit të tyre.

“Mirë do të ishte që t’i kishim në grup, por ishte e pamundur, pasi kaq mund të thërrisja, nënvizon Han, duke iu referuar dy futbollistëve. Mosgrumbullimi i Kapllanit nuk ka të bëjë aspak me problemet disiplinore, por sepse kemi shumë lojtarë në repartin e sulmit. Ai është një lojtar mjaft i rrezikshëm në zonë dhe ne nuk jemi një skuadër e tillë, që luan shumë në zonën e kundërshtarëve. Këtë fakt ai po e vuan edhe te Karlsruhe. U kam dërguar letra, ku u shkruaja se ata vazhdojnë të jenë pjesë e kombëtares”.

Por, Kapllani dhe Hyka nuk janë të vetmit të munguar të listës anti-Maltë. Këtë herë nuk mundi ta bënte rikthimin edhe mbrojtësi Nevil Dede.

Han pohon se “e kam ndjekur dy herë në Kinë, por edhe të mërkurën ndaj Lushnjës”. Tekniku lë të kuptohet se mosgrumbullimi vjen si rezultat i formës jo të mirë që po kalon mbrojtësi. Ndërkohë që mësohet se emri i Dedes ka qenë në listën e të ftuarve të Hanit deri të mërkurën pasdite, madje ka pasur edhe një biletë të prerë për të në drejtim të Maltës. Por, trajneri holandez, edhe pse theksoi se kishte shkuar në ndeshjen Lushnja-Elbasani që të shikonte Vrapin, duket se ka mbetur i pakënaqur nga paraqitja e mbrojtësit veteran.

Dhe, me të mbërritur në Tiranë, ia ka fshirë emrin nga lista. Timonieri i kuqezinjve për minuta të tëra është vënë nën presion nga gazetarët, të cilët i kanë kërkuar arsyet se përse nuk janë grumbulluar disa futbollistë, si Bylykbashi, Xhihani, apo Memelli.

“Me ndershmëri e them se nuk e kam ndjekur shumë ecurinë e tij në kampionat, sqaron Han për Xhihanin. Nuk mund të marr lojtarë, të cilët nuk i njoh, kam marrë ata që njoh. Por, nëse ai vazhdon të paraqitet mirë, patjetër që do jetë pjesë e planeve”. Ndërsa në lidhje me bomberin e kampionatit shqiptar, Han të tregon vendet në listë: “Kam shumë sulmues, plus që lista nuk është me 20-23 lojtarë. Gjithsesi, mendoj se Memelli ka luajtur shumë mirë. Dera do të jetë gjithmonë e hapur për të”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 02:40

Vrapi, alternativë për vendin e Canës
07/02/2009 10:15

Ndeshja me Maltën konsiderohet si ndër më të rëndësishmet në Grupin 1 për Shqipërinë, pasi nëse synohet të grumbullohen sa më shumë pikë në këto eliminatore të Botërorit Afrikë e Jugut 2010, atëherë përballja me ishullorët, është mundësia që nuk duhet humbur.

Por, në prag të kësaj sfide, e konsideruar jo shumë e vështirë në letër, përfaqësuesja jonë është goditur nga dëmtimet, që kanë sjellë për rrjedhojë edhe mungesa të rëndësishme. Kështu që Shqipëria në Maltë do të duhet t’i bëjë llogaritë pa Altin Lalën dhe Lorik Canën.

Nëse zëvendësin e të parit Han e ka gjetur prej kohësh (Ervin Bulku), problem për teknikun holandez mbetet njeriu alternativë për të zënë vendin e kapitenit shqiptar të Olimpikut të Marsejës. Pozicioni i Canës konsiderohet si shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë, prandaj mungesa e tij është një dhimbje koke për trajnerin holandez. Megjithatë, ai do të duhet ta mbyllë këtë boshllëk me alternativat e pakta që ka në dispozicion.

“E thashë që do të luajmë me lojtarët që janë, thekson Han. Nuk ka vlerë të mendojmë për mungesën e Canës. Kemi mbrojtjen tonë, me lojtarët që kemi në dispozicion, si Vangjeli, Agollin e me radhë. Nuk shqetësohem për lojtarët të cilët nuk janë të gatshëm”. I pyetur nga gazetarët, nëse do të tërheqë Currin në vendin e Canës dhe të aktivizojë dikë tjetër në mesfushë, Han është absolutisht kundër kësaj ideje, ndërsa promovon Vrapin.

“Për kalimin e Currit në mesfushë, edhe pse e di që lojtari e ka këtë dëshirë, nuk jam shumë i bindur. Në këtë mënyrë rrezikoj të krijoj destabilitet në mbrojtje, repart në të cilin duhet të ruajmë balancat me fanatizëm. Kam disa ide në kokë për zëvendësimin e Canës. Në Azerbajxhan aktivizova Vrapin në këtë pozicion dhe mora sinjale pozitive”, përfundon trajneri i kombëtares sonë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 02:42

Han: Luajmë për të fituar ndaj Maltës
08/02/2009 09:50

Trajneri i kombëtares, Ari Han, ka zbuluar 19 emrat që do të ketë në dispozicion për ndeshjen eliminatore me Maltën.

Në sfidën e 11 shkurtit në La Valeta, konfirmohet mungesa e kapitenit Altin Lala dhe zv/kapitenit Lorik Cana, megjithatë drejtuesi i stolit kuqezi ka besim të plotë te grupi i përzgjedhur. Në skuadër bën pjesë edhe Erjon Bogdani, pavarësisht lëndimit që ka pësuar në mesjavë.

Në miqësoren ku Kievo luajti përballë Ausonia Milano, 31-vjeçari u dëmtua në vetull, pas një dueli në kufi të zonës: ai u largua nga fusha përpara mbylljes së pjesës së parë, ndërkohë që për të mbyllur plagën ishin të nevojshme tetë qepje. Gjithsesi, kjo çarje nuk e penalizon Bogdanin, i cili do t’i bashkohet normalisht skuadrës të dielën në La Valeta, për të filluar përgatitjet me pjesën tjetër të grupit.

Skuadra

Ajo që spikat në listën e teknikut holandez është prezenca e shumë lojtarëve me tipare të theksuara sulmuese. Përveç Ervin Skelës, Erjon Bogdanit, Klodian Duros, Hamdi Salihit e Besart Berishës, në repartin ofensiv janë përfshirë edhe të rinjtë Elis Bakaj, Gilman Lika e Xhevahir Sukaj (të dy shkodranët ishin pjesë e ekipit në miqësoren e nëntorit 2008 kundër Azerbajxhanit).

Në total, numri i tyre shkon në tetë: mjaft i lartë, duke llogaritur që kundër Maltës do të jenë në dispozicion vetëm 19 futbollistë, tre prej të cilëve janë portierë.

Han i beson kontingjentit të zakonshëm dhe nuk rezervon surpriza. Edhe pse nuk luan prej afro tre muajsh, Arjan Beqaj është në skuadër, ashtu si edhe Isli Hidi e Saimir Ujkani. Mbrojtja nuk ndryshon: përveç Dallkut, Elvin Beqirit e Debatik Currit, të cilët shihen si titullarë, Agolli, Vangjeli e Andi Lila do të luftojnë për një vend në formacion. Vrapi dhe Bulku pritet të luajnë në qendër të mesfushës, si “barrikadë” përpara mbrojtjes.

Një tjetër element që bie në sy është prezenca e gjashtë lojtarëve nga Kategoria Superiore, ku Vllaznia e Tirana janë skuadrat më të përfaqësuara.

Objektivi

Synimi për sfidën me Maltën është i qartë: përballë skuadrës më të dobët në Grupin 1 eliminator, kërkohet vetëm fitorja. Por, Ari Han synon të mbajë të tijtë në tension, në mënyrë që skuadra të mos e humbasë përqendrimin. “Edhe pse njerëzit besojnë te një fitore e thjeshtë, unë ju them se nuk është kaq e lehtë.

Në ndeshjen e mëparshme, ku fituam 3-0 në Tiranë, edhe pse krijohet ideja e një fitoreje bindëse, nuk ndodhi kështu”, deklaroi tekniku.

“Përpara fundit të pjesës së parë dhe pak para fundit të takimit hasëm probleme. Për takimin e 11 shkurtit mungojnë Lala e Cana. Beqaj e Bogdani kanë luajtur pak, ashtu si edhe lojtarët që militojnë në Ukrainë, të cilëve nuk u ka filluar kampionati. Probleme do të kemi gjithmonë, por skuadra duhet të jetë në gjendje të arrijë rezultate pozitive. Nuk mund të mendojmë se jemi Spanja dhe mund të shkojmë të fitojmë 2-0, apo 3-0. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të luajmë për të fituar. Malta mendon se në këtë grup eliminator mund t’i marrë pikë vetëm Shqipërisë dhe impenjimi i tyre do të jetë 200 për qind. I tillë duhet të jetë edhe impenjimi ynë. Fitorja na ngre në vendin e parë. Nëse me një pozicionim të tillë mund të kualifikohemi në Botërorin 2010? Nëse nuk ëndërron në jetë, është njësoj sikur nuk jeton. Edhe unë kam ëndrrat e mia dhe ato lidhen me futbollin. Gjithsesi, për shanset për kualifikim mund të flas vetëm pasi të mbyllim ndeshjen me Maltën”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 02:44

Erion Bogdani: Malta është ndeshja ime!


Autori: Jorgis Memo
Data: 08/02/2009
Version Print
Sulmuesi kryesor i kombëtares është i etur për të nderuar ekipin. Në ndeshjet e kaluara i ka shënuar Maltës tre gola

Erion Bogdani është sulmuesi shqiptar që i ka shënuar më shumë Maltës, tri herë. Edhe në fitoren e vetme, 3-0, që ka Shqipëria deri më tani në grupin 1 eliminator, Bogdani realizoi golin e parë, pikërisht ndaj maltezëve. Fat apo koincidencë? Për 32-vjeçarin kjo nuk ka rëndësi fare. “Duhet të fitojmë dhe personalisht të jap gjithçka, kjo ka rëndësi. Natyrisht, mund të jetë edhe ndeshja ime më 11 shkurt. Kombëtarja është e shenjtë për mua dhe më motivon shumë,”- ka thënë ndër të tjera Bogdani, në një intervistë për “Sportin shqiptar”. Eshtë pa dyshim një nga ikonat e futbollit shqiptar në dekadën e fundit, por ndoshta për disa në këtë periudhë është harruar, sepse ka kohë pa shënuar dhe aktivizuar me Kievon në Serinë A. Ndërkohë, edhe tersin e ka me vete. Pas një përplasjeje gjatë një miqësoreje të Kievos, shtatlarti çau vetullën dhe tashmë është lënë pushim, por kurrsesi nuk do që të humbë ndeshjen me Maltën. Për këtë sfidë të rëndësishme, mosaktivizimin dhe të ardhmen e kombëtares, ja si u shpreh ai:
- Erion, së pari cila është gjendja juaj pas çarjes së vetullës, dhe a përbën ky një problem për aktivizimin tuaj ndaj Maltës?
- Syri vazhdon të jetë i ënjtur dhe për të mos rrezikuar nuk do të jem nesër (sot) i grumbulluar në ndeshjen që kemi me Torinon. Doktori më ka thënë që të qëndroj pushim deri në përmirësimin e gjendjes, pasi çarja kërkon njëfarë kohe, kuptohet të shkurtër. Nuk kam çfarë të them, sepse, si të thuash, edhe këtë kisha mangët në këtë moment. Gjithsesi, e rëndësishme është që unë do të jem i gatshëm për ndeshjen me Maltën, kjo nuk vihet në dyshim. Edhe sikur të kisha probleme, do të sakrifikoja për kombëtaren. Për mua ajo është e shenjtë dhe më motivon shumë.
- Megjithatë, u bëtë një kohë të gjatë që nuk po aktivizoheni. Eshtë çështje forme apo ndonjë arsye tjetër?
- Aspak forma. Jam stërvitur shumë mirë dhe ndihem në gjendjen optimale. Por ç’është e vërteta, klubi ka dashur të më largojë, ndërsa unë vendosa të qëndroja, të paktën deri në fund të sezonit. Vullneti për të më larguar ka ndikuar edhe në zgjedhjen e trajnerit Di Karlo, që në fillim deklaroi se më shikon si titullar. Gjithsesi, unë do të kem shansit tim, për ta shfrytëzuar. Te Kievo janë të ndërgjegjshëm që me mua po gabojnë, pasi edhe media më ka përkrahur, edhe pse në vendin tim luan kapiteni i ekipit, por që edhe ai se ka justifikuar. Megjithatë, unë jam i bindur që në momentin e parë kur të më jepet shansi, do të bëj më shumë se të tjerët. Normalisht, kjo gjendje më shqetëson, sepse çfarë kuptimi ka nëse nuk luan?
- Gjithsesi, të kalojmë te ndeshja e kombëtares me Maltën. Këtij ekipi i keni shënuar tre gola. Mos ndoshta shërben si një fat për ju?
- Nuk është puna e fatit. Me sa mbaj mend, në ndeshjen e parë që kam luajtur kundër Maltës, kur kemi pasur si trajner Medin Zhegën (15 nëntor 2000) jam futur në pjesën e dytë, madje kemi qenë me 10 lojtarë në fushë. Kam shënuar dy gola, por mendoj se kjo pak rëndësi ka tani. Shumë më e rëndësishme, është që ne duhet të fitojmë tani, që më pas të jemi të qetë. Personalisht do të mundohem të jap gjithçka në fushë. Natyrisht, kjo ndeshje mund të jetë edhe imja, por në radhë të parë tri pikët janë ato që do të na gëzojnë të gjithëve.
- Si e parashikoni këtë përballje, kur normalisht Shqipëria do të kërkojë fitoren?
- Për të qenë i sinqertë, ndeshja është shumë e vështirë, sepse presionin ne e kemi, pasi kërkojmë fitoren. Të kujdesshëm mendoj se do t’ia dalim.
- Gjithnjë kemi hasur vështirësi ndaj këtyre ekipeve. Mund të ndikojë çështja e mentalitetit ndaj Maltës?
- Mendoj se ka ikur ajo periudhë, kur ne lënim pikë me këto ekipe. E vërteta është se në futbollin e sotëm nuk ka më ekipe të vogla. Barazimi që ne arritëm me Portugalinë e dëshmon këtë. Para asaj ndeshjeje, ndoshta të gjithë mund të mendonin se Portugalia na mundte edhe me ekipin e dytë, por ja që nuk ndodhi ashtu.
- Në Maltë Shqipërisë i duhet të bëjë pa dy lojtarët kryesorë të mesfushës, Canën dhe Lalën. Ç’mund të na thoni?
- Pa dyshim, ata janë lojtarët tanë më të rëndësishëm, por në këtë moment nuk duhet të mendojmë për mungesat. Besoj se lojtarët e tjerë do ta justifikojnë. Tashmë kemi një grup të mirë lojtarësh, që janë në gjendje të bëjnë më të mirën.
- Nëse arrijmë tri pikët, kombëtarja kalon përsëri në vendin e parë në grup, e më pas luan me Hungarinë, kështu që ëndrra për kualifikim mund të jetë afër, apo jo?
- Ne nuk duhet të mendojmë kualifikimin, por duhet të shikojmë ndeshjet e radhës. Tani në Maltë kemi presionin se na duhet fitorja, ndërsa në ndeshjet e tjera shpresoj që këtë gjë ta kenë kundërshtarët. Ne duhet të jemi të qetë dhe me këmbë në tokë. Brenda fushës sonë, me Portugalinë apo Danimarkën, duke futur këtu mbështetjen e tifozëve, mund të arrijmë diçka. Gjithkush e dëshiron këtë gjë, por më mirë t’ia lëmë kohës

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 22:31

Malta do fitoren pas 28 muajsh, Shqipëria kreun e Grupit 1




Ndeshja e së mërkurës në ”Ta ‘Qali”, e vlefshme për kualifikueset e Grupit 1, në kuadrin e “Botërorit 2010”, do të jetë e shtata ballafaquese midis Shqipërisë dhe Maltës. Historia e takime të tilla është mjaft interesante, pavarësisht prej që dy vendet janë europiane, mesdhetare dhe pak më shumë se një orë fluturimi larg njëra-tjetrës.



Maltë-Shqipëri, ndeshja e 7-të mes tyre








Malta fitoi ndeshjen e parë (miqësore 2-1) në mes të dy ekipeve në gusht 1995, ndeshja e dytë (Turneu Rothmans) mbaroi 1-1. Shqipëria pastaj fitoi katër ndeshjet e fundit, tre prej të cilave në Shqipëri, të gjitha me të njëjtin rezultat, 3-0. Fitorja 3-0 e Shqipërisë më 10 shtator 2008, në Tiranë, ishte një nxitje për vendin ballkanik, si ekip, sepse Shqipëria qëndroi për një muaj në krye të Grupit 1 kualifikues të Kupës së Botës 2010. Shqipëria ka shfaqur disa herë futboll europian dhe me peshë, si ndaj Portugalisë, herën e fundit, dhe e konsideron veten rivale të Danimarkës, Suedisë dhe Hungarisë. Shqipëria ka luajtur katër ndeshje deri tani, duke mbledhur pesë pikë. Rezultati më i çmuar dhe surprizë i shqiptarëve u arrit në Braga, Portugali, ku morën një pikë heroike, duke u ballafaquar denjësisht me “Brazilin e Europës”, edhe pse me dhjetë burra që nga minuta e 37-të e ndeshjes. Katër pikët e tjera i kanë marrë në dy ndeshjet e deritanishme të grup, të luajtura në shtëpi, një barazim kundër Suedisë, 0-0, dhe një fitore 3-0 ndaj Maltës. Një tjetër fitore, të mërkurën, do ta dërgonte Shqipërinë (edhe pse përkohësisht) në krye të grupit, duke ushqyer kësisoji ëndrrën e një populli të vogël për një vend në finalet e Botërorit të Afrikës së Jugut, që zhvillohet vitin e ardhshëm.



Ari Han: Malta, 200 për qind e motivuar







Në një konferencë shtypi, organizuar të premten, holandezi Ari Han pohoi se bashkë me shqiptarët, të cilët i drejton, ëndërron edhe ai për një kualifikim në Botërorin e radhës, ndonëse pranoi se do të jetë e vështirësi arritja e fitores në “Ta’ Qali”. Sipas tij, në Shqipëri, nëpërmjet një diference të vogël në fushën e lojës, ndeshjen e parë në Tiranë e fitoi skuadra e tij 3-0, por ky nuk ishte rezultat i besueshëm dhe që pasqyronte realitetin e të dyja skuadrave në fushën e lojës. “Vitin 2008 e mbyllëm me një ritëm të lartë, çka dëshirojmë ta demonstrojmë edhe në vitin e ri. Ne kemi mundësinë për të bërë gjëra të mira, ndaj duhet të ndjekim këtë kurs,” – tha Hani, pasi njoftoi 19 të besuarit e tij për ndeshjen me Maltën, 13 prej të cilëve luajnë në ligat europiane, jashtë vendit.

Por, para kësaj ndeshjeje, holandezi i Shqipërisë është përballur me disa probleme, siç është pamundësia e aktivizimit në Maltë e titullarëve Altin Lala, Lorik Cana dhe Arjan Beqaj. “Ne kemi vërtet disa probleme për këtë ndeshje, që kanë të bëjnë me dëmtimet e Canës (Marsejë), Lalës (Hanover 96), por edhe me dëmtimet e Bogdanit (Chievo) dhe Beqajt (Anorthosis). Këta dy lojtarët e fundit nuk janë duke luajtur rregullisht, ndërsa tre “ukrainasit” janë lojtarë bazë në ekipet e tyre (Dallku, Curri dhe Bulku), si edhe Salihi në Austri. Sidoqoftë, ligat e këtyre vendeve nuk janë në aktivitet, ndaj nënkuptohen edhe rezervat normale në formën sportive të këtyre lojtarëve. Pra, problemet në skuadër janë evidente, si shkak I këtyre që përmenda më lart, por unë unë sinqerisht besoj të ky grup lojtarësh që kam në dispozicion për Maltën. Probleme do të kemi gjithnjë, sepse kështu është futbolli, edhe pse mungesat e Canës dhe Lalës janë shumë për një kombëtare si Shqipëria,” - tha Hani.
Trajner i Shqipërisë kërkoi gjithashtu nga ekipi i tij për të luajtur në sulm kundër Maltës. “Jemi koshientë, ekipi ynë nuk është në formën e vet më të mirë, më të dëshirueshme nga ne, kështu që do të ishim shumë të lumtur për ta fituar këtë ndeshje, ndaj do t’I kushtojmë rëndësinë e duhur aspektit sulmues, – shton Hani. - Është një ndeshje shumë e rëndësishme, por, në të njëjtën kohë, një takim që mbart në vetvete të papritura, si të gjithë të tjerët në futboll. Ne duhet të japim maksimumin për të fituar. Natyrisht, kjo është një sfidë e ashpër, dhe e vështirë për ne. Ne nuk duhet të mendojnë se Shqipëria është Spanja, Italia ose Hollanda, të cilat mund ta fitojnë me lehtësi këtë ndeshje, 2-0 ose 3-0. Unë besoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. Dua të theksoj që ne do të luajë për të fituar, edhe pse e dimë se maltezët, nga ana e tyre, mendojnë se vetëm ndaj Shqipërisë kanë shanse për të fituar pike. Pra, motivimi i maltezëve do të jetë 200 për qind.” Nëse Shqipëria do të mposhtë Maltën, Hani dhe ekipi i tij do të jenë përsëri në kryesim të Grupit 1. Kjo do të shkaktojë një ëndërr të prekshme te shqiptarët, për një kualifikim për herë të parë në finalet e Kupës së Botës. “Të gjithë ne kemi ëndrra, por duhet të jetojmë dhe punojnë shumë për t’i bërë ato realitet. Ata që nuk kanë ëndrra, nuk jetojnë. Unë, gjithashtu, kam një ëndërr në futboll. Aktualisht, dëshira ime është që ta ndaj me të gjithë shqiptarët, dhe ju e dini se për çfarë e kam fjalën, për kualifikim në finalet e Botërorit 2010,” – nënvizon Hani.



FSHF: Nga 5 mijë euro për kokë për fitoren

Nga ana e saj, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka shkuar larg në përpjekjet për t’i motivuar lojtarët për ndeshjen e së mërkurës. Pesë mijë euro secili lojtar, është ajo që kuqezinjtë do të marrin, në rast Shqipëria mposht Maltën në “Ta ‘Qali”.



Fitzel i habit të gjithë me listën anti-Shqipëri






Trajneri i Maltës, Dushan Fitzel, ka zgjedhur për të luajtur me lojtarë pa shumë përvojë, të mërkurën, në ndeshjen eliminatore për Kupën e Botës 2010, Grupi 1, ndaj Shqipërisë. Publikimi i listës nga Fitzel, ku bëjnë pjesë 18 lojtarë, ka shkaktuar ngritje të vetullave, veçanërisht në mesin e atyre që konsideroheshin lojtarë të rregullt të kombëtares malteze. Ivan woods, i Sliema wanderers, Xhemi Pejs dhe Kenneth Scicluna, të Valletta-s, dhe George Mallia, mesfushori i Birkirkara-s, janë midis atyre që kanë mbetur jashtë listës së trajnerit Fitzel për ndeshjen me Shqipërinë. Edhe anësori Cleaven Frendo ka qenë gjithashtu i pamundur, megjithë shfaqjet e tij për përmirësim te Valletta, duke synuar kompletimin e tij, që nga rimëkëmbja e kyçit të këmbës, dëmtim i cili e ka bezdisur shumë. Fitzel tregon se formacioni i Maltës, që do të nisë ndeshjen kundër Shqipërisë, nuk do të ndryshojnë shumë nga ekipi fitoi 3-1 javën e kaluar miqësoren hungareze ndaj Ferencvaroshit. Sa u takon përgatitjeve të maltezëve, trajneri Fitzel është treguar i gatshëm për t’u dhënë lojtarëve të tij një ditë pushimi, pasi shumica e tyre kanë qenë të përfshirë në ndeshjet e së shtunës, në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maltës.



Ja lojtarët e grumbulluar maltezë për ndeshjen me Shqipërinë:



Portierë: Justin Haber (Sheffield United - England); Andrew Hogg (Valletta)

Mbrojtës: Andrei Agius (Igea Virtus - Italy), Ian Azzopardi (Sliema Wanderers), Shaun Bajada (Birkirkara), Luke Dimech (Valletta), Alex Muscat (Sliema Wanderers), Brian Said (Marsaxlokk)

Mesfushorë: Gilbert Agius (Valletta), Roderick Briffa (Valletta), Andrew Cohen (Hibernians), Clayton Failla (Hibernians), Ryan Fenech (Hamrun Spartans), Kevin Sammut (Marsaxlokk), Andre` Schembri (Carl Zeiss Jena - Germany)

Sulmues: Michael Mifsud (Barnsley - England); Jean-Pierre Mifsud Triganza (Birkirkara); Terence Scerri (Hibernians)



Malta, 28 muaj pa e shijuar fitoren










Malta është një prej skuadrave më të dobëta në kontinentin europian. Këtë e tregon jo vetëm fundi në klasifikimin e Grupit 1 kualifikues për në Botërorin 2010, ku merr pjesë edhe Shqipëria, me 0 pikë, por edhe fakti kokëfortë që nuk fiton një ndeshje eliminatore në dy aktivitetet më të rëndësishme futbollistike (Botëror ose Europian) prej 28 muajsh. Për herë të fundit maltezët kanë marrë 3 pikët në ndeshjet e luajtura në grup, më 11 tetor 2006, pas fitores 2-1 në stadiumin “Ta’ Qali” me Hungarinë. Ajo sfidë ishte e vlefshme për eliminatoret e Euro 2008. Kjo ishte fitorja e parë pas 13 vjetësh, kur në vitin 1993 ata fituan 1-0 në fushën e Estonisë, në një përballje të vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës. Në total, Malta numëron vetëm katër fitore në paraqitjet në kompeticionet madhore: në vitin 1975, ata mposhtën 2-0 Greqinë, ndërsa në vitin 1982, fituan 2-1 me Islandën (të dyja ndeshje të vlefshme për Kampionatin Evropian). Gjithsesi, rezultatet pozitive nuk kanë munguar as në vitet e fundit. Në eliminatoret e Euro 2008, ata fillimisht barazuan 1-1 në fushën e Moldavisë (më 24 mars 2007), ndërsa më pas frenuan Turqinë në La Valeta. Me barazimin 2-2 më 8 shtator 2007, skuadra e Fatih Terim rrezikoi seriozisht pjesëmarrjen në Austri dhe Zvicër. Por, nëse tri pikët e fundit janë regjistruar përpara 28 muajsh, pritja për një rezultat pozitiv në eliminatoret e Kupës së Botës është edhe më e gjatë. Malta, e cila ka regjistruar vetëm humbje në katër ndeshjet e para të Grupit 1 eliminator të Botërorit 2010, ka 40 muaj (tre vjet e katër muaj) që nuk regjistron një rezultat pozitiv. I fundit daton më 12 tetor 2005, kur ata barazuan 1-1 në “Ta’ Qali” me Bullgarinë. Sfida ishte e vlefshme për Botërorin 2006, edicion në të cilin skuadra modeste ka dhuruar shumë surpriza. Në fakt, më parë ata kishin marrë dy barazime të tjera në fushën e tyre me Islandën (0-0, më 9 tetor 2004) dhe me Kroacinë (1-1, më 7 shtator 2005).
Ndeshja me të cilën në Maltë krenohen është fitorja 7-1 kundër Lihtenshtejnit, më 26 mars 2008. Në atë takim, spikati lojtari më i mirë i skuadrës, Majkëll Mifsud, me pesë gola të realizuar. Sulmuesi i Barnslit është vendosur nën urdhërat e trajnerit Fitzel. Pavarësisht një dëmtimi të vogël, ai pritet të jetë normalisht në fushë ndaj kuqezinjve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 22:46

Curri, "Cana" i ri: “Fiton Shqipëria”


“Thuajse në të gjitha bisedat që bëjmë midis nesh kemi folur për kujdes gjatë ndeshjes kundër Maltës, por nuk kemi pse ta fshehim se jemi optimistë, pavarësisht se është fusha dhe ndeshja ajo që do ta tregojë të vërtetën. Ajo që është më e rëndësishme është fakti, që të gjithë besojnë te fitorja”, - shtoi Curri, i cili kulmin e tij me Kombëtaren e ka me golin historik kundër Holandës, i vetmi që ka shënuar Shqipëria në katër takime kundër “tulipanëve”.





Ishulli maltez nuk është duke u “sjellë mirë” me Kombëtaren e Shqipërisë, erë dhe shi gjatë seancave të para, ndërsa metereologët vendas parashikojnë që dhe ditën e ndeshjes, të mërkurën më 11 shkurt, kur do të zhvillohet takimi Maltë-Shqipëri të mos mungojnë shirat.

Kombëtarja paraditen e së hënës (ora 10:00) kreu stërvitjen e radhës, ku munguan vetëm Skela, Lika, Beqaj, Ujkani, të cilët mbërritën në orët e mesditës në Maltë.

E reja e seancës stërvitore ishte vendosja nga trajneri Ari Han e Debatik Currit në zonën e mesfushës shkatërruese, rol të cilin zakonisht e mbulon Lorik Cana. Zëvendëskapiteni i kuqezinjve nuk u thirr për shkak të dëmtimit në gju, dhe Han, preferoi mbrojtësin e majtë të Vorskla Poltavës për thyer ofensivën malteze.

“Trajneri Han më rreshtoi në mesfushë në rolin e Lorikut, - tha për “Albania-sport.com” nga Malta, Debatik Curri. “Për të thënë të vërtetën u ndjeva shumë mirë. Ndoshta mund të luaj aty edhe gjatë ndeshjes, por ende nuk është vendosur”, - shtoi kosovari, i cili edhe në ndeshjen e parë të tij me fanellën e Shqipërisë kishte luajtur po në këtë rol.

“Në fakt, për mua nuk është e re të luaj në këtë rol, pasi e kam bërë edhe në ndeshjen kundër Gjeorgjisë (0-0) në Tiranë, kur trajneri Hans Peter Brigel më thirri për herë të parë”, - theksoi Debatiku, i cili edhe në ndeshjen miqësore ndaj Lihtenshtejnit luajti për disa minuta në këtë rol.
Curri flet edhe për atmosferën që ekziston brenda skuadrës dhe mënyrën sesi po e përjetojnë lojtarët pragndeshjen kundër Maltës.

“Thuajse në të gjitha bisedat që bëjmë midis nesh kemi folur për kujdes gjatë ndeshjes kundër Maltës, por nuk kemi pse ta fshehim se jemi optimistë, pavarësisht se është fusha dhe ndeshja ajo që do ta tregojë të vërtetën. Ajo që është më e rëndësishme është fakti, që të gjithë besojnë te fitorja”, - shtoi Curri, i cili kulmin e tij me Kombëtaren e ka me golin historik kundër Holandës, i vetmi që ka shënuar Shqipëria në katër takime kundër “tulipanëve”.

Prania e medias malteze thuajse nuk ndihet fare në “rezidencën” e Kombëtares shqiptare në hotelin luksoz. “Asnjë për be, të paktën ne nuk na pyetur njeri. As në stërvitjet tona nuk i kemi parë. Kjo varet, pasi dhe punonjës të thjeshtë që asistojnë në stërvitjet tona mund të jenë ‘spiunë’. Por, një gjë është në hotel nuk është se ka shumë lëvizje”, - tha Debatik Curri, një nga yjet e rinj të përfaqësueses.

Orët nga fillimi i ndeshjes janë në numërimin mbrapsht dhe emocionet janë shtuar edhe te Debatiku, por dhe të Dallku, shoku i dhomës së tij, por dhe shok skuadre te Vorskla.

“Të dy kemi bërë një fazë përgatitore shumë të mirë në Antalia. Zhvilluam atje katër ndeshje miqësore. Nuk mund të them për vete se jam në 100 për qind të kondicionit fizik, por i kam forcat për të dhënë 200 për qind në këtë ndeshje. Edhe Dallku, po ashtu. Dua të ritheksoj, se asnjë rezultat përveç fitores nuk na shkon ndërmend. Duam të tregojmë futboll të mirë, por dhe të fitojmë. Malta nuk i ka marrë asnjë pikë kundërshtarëve të tjerë, pse duhet ta lejojmë ne ta na marrë pikë?”.

Debatik Curri edhe pse luan si mbrojtës i majtë është golashënuesi më i mirë i Vorsklës në kampionatin e vështirë ukrainas. Por a ka ëndërr një gol kundër Maltës. “Pse jo, mund të ndodhë, tani jam më afër zonës sulmuese. Dallku ia bëri një gol Maltës në ndeshjen e parë, pse të mos ia bëj dhe unë?”.

Një fitore kundër Maltës e çon përkohësisht Shqipërinë në vendin e parë. Por sa reale i duket “ëndrra Botëror”, Debatikut. “Nuk e di. Së pari duhet të fitojmë me Maltën. Nëse i luajmë mirë të gjitha ndeshjet edhe mund të shkojmë në Afrikën e Jugut. Në futboll gjithçka ndodh. Hungaria? Kemi hak për të marrë ndaj saj, por tani kemi Maltën. Deri në mars (28) ka kohë”, - përfundon Curri nga “ishulli i piratëve”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 22:51

Erjon Bogdani, Ervin Skela, Arjan Beqaj, Gilman Lika, Saimir Ujkani mbërrijnë sot në “ishullin e piratëve”.





Shqipëria A nisi stërvitjet e para në Maltë. Trajneri holandez i kuqezinjve zhvilloi të dielën një seancë stërvitore, ku ishin të pranishëm vetëm 12 lojtarë, nga 19 futbollistë që ka thirrur për përballjen e dytë kundër maltezëve. Stërvitja u zhvillua në “izolim” të plotë, duke iu mbyllur dyert “spiunëve” maltezë. Erjon Bogdani, Ervin Skela, Arjan Beqaj, Gilman Lika, Saimir Ujkani mbërrijnë sot në “ishullin e piratëve”. Trajneri Han ka parashikuar dy seanca stërvitore sot në Maltë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 22:59

Kuqezinjtë në Maltë,
vendësit i ‘snobojnë’
Tifozët dhe media, aspak të interesuar për ndeshjen e radhës
Kombëtarja ka mbërritur dje në tokën malteze



Kombëtarja sh
qiptare ka mbërri
tur dje në Maltë në
orën 13:25. E nisur nga Tirana
dhe e kompletuar në
Romë, mbërriti në “Luqa International
Airport” të
Maltës. Udhëtimi nga
kryeqyteti italian zgjati rreth
një orë. Të parët anëtarë të
delegacionit tonë u panë të
ngarkuar në daljen e aeroportit
maltez. Aty, ata u priten
dhe u shoqëruan nga zyrtarët
më të lartë të Federatës
Malteze dhe pa humbur kohë
delegacioni u nis për në
“Corinthia Palace Hotel” në
Atard, hoteli më me traditë
turistike të ishullit, ku shqiptarët
do qëndrojnë deri të
enjten në mesditë. Ngutja e
shqiptarëve ishte e kuptueshme,
pasi në më pak se
tri orë pas mbërritjes në hotel,
ekipi zhvilloi seancën e
parë stërvitore në “Ta’Qali
Training Ground”, një kompleks
përgatitjeje pranë stadiumit
kryesor. Në këtë impiant,
të mërkurën do përballen
Malta dhe Shqipëria.
Sipas programit që bëjnë të
ditur zyrtaret maltezë, trajneri
shqiptar ka prenotuar
dy seanca stërvitore për të
hënën: e para në orën 10:30
të mëngjesit dhe e dyta në
6:30 pasdite. Të martën kombëtarja
jonë ka të prenotuar
fushën e stadiumit kombëtar
“Ta’Qali”, ku në
orën 19:00 ekipi do zhvillojë
me dyer të mbyllura seancën
e fundit stërvitore
para ndeshjes. Pas kësaj
stërvitjeje të katërt në tokën
malteze, trajneri kuqezi Ari
Han, duhet të ketë përfunduar
kolaudimin e djemve
të tij për ndeshjen e së
nesërmes. Ndërkohë, sipas
programit të paraqitur, ekipi
maltez do bëjë stërvitje në
“Training Ground” dhe në
fushën e “Ta’Qalit”, përpara
ekipit mik.
Atmosfera
Në vende të ndryshme të
Maltës (pranë rrugëve kryesore)
janë vendosur reklama
dhe tabela të mëdha, që
kërkojnë të nxitin publikun
për të përkrahur skuadrën e
vet në stadium. Ndërkaq, shtypi
i shkruar maltez nuk ka
gjetur asgjë të re dhe interesante,
për t’u servirur lexuesve
këtë të diel (dje) për
sfidën e së mërkurës (duke i
lënë vend vetëm ndeshjeve të
Premier Ligës lokale të luajtura
të shtunën). Nëse kjo
quhet mungesë interesi, është
në të mirë të shqiptarëve
dhe të skuadrës kuqezi, që po
ky qëndrim të shfaqet edhe te
lojtarët maltezë të mërkurën
në fushën e lojës. Sidoqoftë,
dihet se ky është vetëm ai që
anglezët e quajnë “mendim
me dëshirë” dhe se maltezët
të mërkurën në fushën e lojës
mund të dalin 200 për qind
të impenjuar, ashtu siç e tha
edhe trajneri Han në konferencën
e shtypit të premten në
Tiranë. Megjithatë, qëndrimi
i mediave të shkruara nuk
është i njëjtë më atë të kanaleve
televizive malteze. Sipas
një programi te bërë të njohur
ditë më parë, të dielën në
darkë televizioni maltez “Net
TV”, në programin njohur
sportiv të fundjavës “Replay”,
i kushtoi kohë të konsiderueshme
ndeshjes me
Shqipërinë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 23:01

BASTET
Na shohin
favoritë
Shqipëria është superfavorite
për ta fituar
ndeshjen e së
mërkurës kundër
Maltës. Sipas kompanive
të basteve,
kuqezinjtë e Ari Hanit
kanë më shumë shanse
për të fituar, ndonëse
luajnë në transfertë.
Fitorja e përfaqësueses
sonë është kuotuar me
koeficientin 1.55,
barazimi është kuotuar
3.10, ndërsa fitorja e
Maltës vendëse është
kuotuar 5.77.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 09 Feb 2009 , 23:03

Han ka frikë, “izolon” skuadrën
Holandezi në seancën e djeshme përgatitore ka pasur vetëm 12 lojtarë në dispozicion
Trajneri ka kërkuar stërvitje me dyer të mbyllura, për të shmangur “spiunët” maltezë


Trajneri i Kombëtares
shqiptare, më tepër
se sa i kujdesshëm,
është i shqetësuar për
ndeshjen e radhës. Madje ai
ka vendosur që stërvitjet të
kryhen me dyer të mbyllura.
Burime nga stafi kuqezi bëjnë
të ditur se, holandezi ka
hedhur idenë që të gjitha seancat
stërvitore gjatë qëndrimit
në Maltë të bëhen me
dyer të mbyllura, por pasi është
konsultuar me stafin e tij,
ka ndryshuar mendje, duke
vendosur që vetëm stërvitja e
së martës në mbrëmje (një ditë
para ndeshjes) të zhvillohet e
izoluar. Një gjë të tillë ai nuk e
ka praktikuar me skuadra
shumë më të forta si Suedia
apo Portugalia, çka tregon
qartë se Hani po tregohet më
shumë se sa i kujdesshëm për
këtë sfidë delikate. Trajneri ka
mungesa të rëndësishme në
ekip dhe përveç kësaj, një pjesë
e futbollistëve të përfaqësueses
nuk janë në gjendje të
mirë. Bogdani është çarë në
vetull, ndërsa Beqaj nuk luan
një ndeshje zyrtare që nga 4
nëntori. Teknikut do t’i duhet
të improvizojë në mesfushë
dhe në sulm, pasi për kuqezinjtë
kjo është një ndeshje që
duhet të fitohet.
Stërvitja - Në stërvitjen e
parë në Maltë, trajneri i Kombëtares
shqiptare ka pasur
në dispozicion vetëm 12 futbollistë,
pasi pjesa tjetër (shtatë)
kanë qenë të impenjuar në
skuadrat e tyre. Bogdani, Skela,
Beqaj, G.Lika dhe Ujkani i
bashkohen sot skuadrës, ndërsa
Dallku dhe Curri kanë mbërritur
në Maltë dje në mbrëmje.
Terreni - Moti nuk është
edhe aq premtues, ndaj nuk përjashtohet
mundësia që ditën e
ndeshjes të ketë reshje shiu në
stadiumin ku do të luhet takimi.
Dje stërvitja e parë e kuqezinjve
në një nga impiantet e La
Valetës është shoqëruar me erë
të fortë dhe në fund ka nisur
dhe shiu. Stafi dhe lojtarët nuk
duan që gjatë takimit të bjerë
shi, për shkak se kjo do t’ua
vështirësonte akoma më
shumë punën dhe objektivin e
tyre për të marrë tri pikët.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Tue, 10 Feb 2009 , 20:33

fpjalmi wrote:Han ka frikë, “izolon” skuadrën
Holandezi në seancën e djeshme përgatitore ka pasur vetëm 12 lojtarë në dispozicion
Trajneri ka kërkuar stërvitje me dyer të mbyllura, për të shmangur “spiunët” maltezë


Trajneri i Kombëtares
shqiptare, më tepër
se sa i kujdesshëm,
është i shqetësuar për
ndeshjen e radhës. Madje ai
ka vendosur që stërvitjet të
kryhen me dyer të mbyllura.
Burime nga stafi kuqezi bëjnë
të ditur se, holandezi ka
hedhur idenë që të gjitha seancat
stërvitore gjatë qëndrimit
në Maltë të bëhen me
dyer të mbyllura, por pasi është
konsultuar me stafin e tij,
ka ndryshuar mendje, duke
vendosur që vetëm stërvitja e
së martës në mbrëmje (një ditë
para ndeshjes) të zhvillohet e
izoluar. Një gjë të tillë ai nuk e
ka praktikuar me skuadra
shumë më të forta si Suedia
apo Portugalia, çka tregon
qartë se Hani po tregohet më
shumë se sa i kujdesshëm për
këtë sfidë delikate. Trajneri ka
mungesa të rëndësishme në
ekip dhe përveç kësaj, një pjesë
e futbollistëve të përfaqësueses
nuk janë në gjendje të
mirë. Bogdani është çarë në
vetull, ndërsa Beqaj nuk luan
një ndeshje zyrtare që nga 4
nëntori. Teknikut do t’i duhet
të improvizojë në mesfushë
dhe në sulm, pasi për kuqezinjtë
kjo është një ndeshje që
duhet të fitohet.
Stërvitja - Në stërvitjen e
parë në Maltë, trajneri i Kombëtares
shqiptare ka pasur
në dispozicion vetëm 12 futbollistë,
pasi pjesa tjetër (shtatë)
kanë qenë të impenjuar në
skuadrat e tyre. Bogdani, Skela,
Beqaj, G.Lika dhe Ujkani i
bashkohen sot skuadrës, ndërsa
Dallku dhe Curri kanë mbërritur
në Maltë dje në mbrëmje.
Terreni - Moti nuk është
edhe aq premtues, ndaj nuk përjashtohet
mundësia që ditën e
ndeshjes të ketë reshje shiu në
stadiumin ku do të luhet takimi.
Dje stërvitja e parë e kuqezinjve
në një nga impiantet e La
Valetës është shoqëruar me erë
të fortë dhe në fund ka nisur
dhe shiu. Stafi dhe lojtarët nuk
duan që gjatë takimit të bjerë
shi, për shkak se kjo do t’ua
vështirësonte akoma më
shumë punën dhe objektivin e
tyre për të marrë tri pikët.

Athu ka frig se ja hajn sysh a ? :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 10 Feb 2009 , 23:18

Pa pra kta ylla qe kena na.hahahahahhah.
Beqaj ne tribun.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 11 Feb 2009 , 00:18

ujku shkruan

Athu ka frig se ja hajn sysh a ? :lol:

__________________________________________________

ka frike se i marrin strilin naqe :lol: :lol: :lol:

Post Reply