Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 02:31

E fundit / Arjan Beqaj i gatshem per ndeshjen ndaj Maltes

Ndonese jo i rikuperuar plotesisht, asnje pengese per portierin nga klubi

Nga Kostakis Bozoris

Portieri i kombetares Arjan Beqaj i cili eshte demtuar qe me 4 Nentor ne takimin qe skuadra e tij Anorthosis luajti ndaj Inter per Champions League, pritet qe gjate kesaj fundjave te jete i gatshem per trajnerin Timur Ketsbaja. Anorthosis pesoi diten e djele nje humbje dramatike 1-2 ne fushen e saj me kryesuesen e Liges Omonia dhe rivalen kryesore te Anorthosis, fale nje gabimi te portierit Nagi ne minutat e fundit shtese te ndeshjes. Beqaj i cili ka filluar stervitjen individuale 10 dite me pare do te jete i gatshem per ndeshjen ndaj APOP. "Mundesia per aktivizimin e portierit shqiptar kete fundjave eshte pozitive, megjithese akoma asgje nuk eshte vendosur plotesisht", u shpreh trajneri gjeorgjian Ketsbaja per mediat qipriote duke mos evituar aspak paraqitjen e portierit te kombetares. Gjithashtu, trajneri i Anorthosis nuk shprehu asnje pengese per portierin shqiptar nese ai kerkohet nga kombetarja per te luajtur ne ndeshjen ndaj Maltes. "Nese kerkohet nga kombetarja ai nuk do te kete asnje pengese nga ana ime. Une nuk pengoj asnje lojtar te luaje me skuadren kombetare, ndonese Beqaj nuk ka qene plotesisht i shendetshem", theksoi trajneri.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 23:21

Skela: Pa Lalën dhe Canën ndaj Maltës, një katastrofë



Data: 29/01/2009

Fantazisti i kombëtares flet për ndeshjen me Maltën dhe disa komente tendencioze për të në mediat gjermane

Ashtu sikurse është thënë, me shumë mundësi mesfushës së kuqezinjve për ndeshjen me Maltën do t’i mungojnë dy lojtarët kryesorë: Altin Lala dhe Lorik Cana. Por një nga “veteranët” e këtij reparti, Ervin Skela, e ka cilësuar katastrofë, nëse Shqipëria do të jetë pa Lalën dhe Canën më 11 shkurt. Fantazisti kuqezi ka folur për “Sportin shqiptar”, teksa është në dijeni për zhvillimet e fundit. Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, 32-vjeçari pohon ndër të tjera se gjithçka duhet përgatitur në mënyrën e duhur, pa u ndikuar nga problemet. “E di që mundësitë më të mëdha janë që ne të luajmë pa ata të dy në Maltë. Kjo është katastrofë, sepse Lala dhe Cana janë shumë të rëndësishëm për ekipin tonë. I uroj që të kthehen sa më shpejt,” ka thënë Skela për gazetën, një ditë para ndeshjes për Kupën e Gjermanisë, që Kotbusi i tij kishte me Bajern Leverkusenin. Edhe pse duhen 14 ditë nga eliminatorja me Maltën, vlonjati është stoik i mendimit, që Shqipëria duhet të luftojë për 6 pikë në dy ndeshjet e radhës, teksa me Hungarinë luajnë më 28 mars në Tiranë. “Futbolli ky është dhe para ndeshjes mund të kesh probleme me lojtarët, për shkak dëmtimesh apo kartonësh. E kam thënë edhe më parë, që ekipi ynë duhet të luftojë për 6 pikë në dy ndeshjet e radhës. I kemi mundësitë, por së pari duhet të përqendrohemi totalisht në Maltë, për të bërë detyrën në këtë ndeshje të rëndësishme dhe të vështirë. Natyrisht që jemi më mirë se Malta dhe duhet të fitojmë, por të jemi të kujdesshëm, sepse këto lloj ekipesh të hapin probleme,”- pohon mesfushori i kombëtares, që vjen pas një përgatitjeje shumë të mirë që ka bërë me ekipin e tij në Qipro. “Jam stërvitur shumë dhe e ndiej veten mirë nga ana fizike,”- thotë ai. Më tej, i pyetur për deklaratën e trajnerit të Kotbusit, Bojan Prashnikar, i cili ndër të tjera thoshtë për revistën “Kicker”, se shqiptari duhet të vrapojë më shumë, vetë Skela u shpreh me shaka: “Unë nuk kam vrapuar në rini, e jo më tani. Unë jam për të dhënë topin dhe të tjerët t’i kthejnë në gola.” Por duke iu kthyer pyetjes, fantazisti tregon edhe për këtë thënie, që, sipas tij, është interpretuar ndryshe nga një gazetar i “Kicker”-it. Sipas tij, kjo medie e ka sulmuar në mënyrë të vazhdueshme. “Intervista që ka dhënë trajneri ynë, Bojan Prashnikar, është ndryshuar, duke u shkruajtur ashtu siç ka pasur qejf gazetari, i cili ka dy vite që bën të njëjtën gjë me mua, në një mënyrë krejt tendencioze. Kjo ka ndodhur edhe sezonin e kaluar, kur unë isha në një formë të shkëlqyer dhe shënoja pothuajse në çdo ndeshje. Gjatë gjithë kohës më jepej nota më e ulët. Këto gjëra e mërzisin një futbollist. Gjithsesi, unë jam profesionist, por për të bërë sensacion, të tjerët të dëmtojnë imazhin padrejtësisht.”

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 04 Feb 2009 , 04:10

Han, skaner për Sukajn e Memellin


Sulmi i Shqipërisë A nuk ka ngrohur shumë në katër ndeshjet e para zyrtare, ku reparti i avancuar ka realizuar vetëm një nga tre golat e shënuar nga përfaqësuesja jonë, pikërisht në fitoren 3-0 kundër Maltës. Shqipëria nuk e ka gjetur golin në dy ndeshjet e fundit zyrtare, ato kundër Hungarisë e Portugalisë, dhe objektivi i madh, fitorja, pa dyshim që duhet të mbërrijë përmes të paktën një goli të shënuar.





Java e 19-të e Kategorisë Superiore është e tëra nën skanerin e stafit të Kombëtares A të Shqipërisë. Kur duhen vetëm 7 ditë nga ndeshja e rëndësishme me Maltën, trajneri Ari Han dhe ndihmësit e tij holandezë do të mbërrijnë në Shqipëri në orët e vona të mbrëmjes.

Në agjendën e Ari Hanit është ndeshja Vllaznia-Besas (në vëzhgim do të jetë sulmuesi Xhevair Sukaj), ndërkohë që në atë ndihmësit të tij Vim Surbier do të jetë Lushnja-Elbasani (në skaner forma e Endri Vrapit dhe Nevil Dedes).

E enjtja ofron sfidën Tirana-Shkumbini dhe i vëzhguari special i Ari Hanit do të jetë Migen Memelli, golashënuesi më i mirë aktual i kampionatit shqiptar, që me 20 golat e tij në 18 ndeshje të aktivizuara në të dy kompeticionet (12 në kampionat e 8 në Kupën e Shqipërisë), duket se i pëlqen jo pak ish-trajnerit që ka drejtuar në Kinë e Kamerun. Te Tirana luajnë edhe mbrojtësi Andi Lila dhe mesfushori Ansi Agolli.

Sulmi i Shqipërisë A nuk ka ngrohur shumë në katër ndeshjet e para zyrtare, ku reparti i avancuar ka realizuar vetëm një nga tre golat e shënuar nga përfaqësuesja jonë, pikërisht në fitoren 3-0 kundër Maltës.

Shqipëria nuk e ka gjetur golin në dy ndeshjet e fundit zyrtare, ato kundër Hungarisë e Portugalisë, dhe objektivi i madh, fitorja, pa dyshim që duhet të mbërrijë përmes të paktën një goli të shënuar.

Ndërsa Migen Memelli, i grumbulluar vetëm në zborin e Antalias nuk ka pasur më parë një ftesë nga Hani, Xhevair Sukaj, asokohe me Hacettepe në Turqi, ishte pjesë e skuadrës që udhëtoi në barazimin 1-1 kundër Azerbajxhanit.

Gjithsesi, lista përfundimare e Kombëtares për ndeshjen e pestë zyrtare të Shqipërisë, sipas fshf.org, do të publikohet nga trajneri Ari Han vetëm ditën e premte.

Në dyshim të fortë për shkak dëmtimesh janë kapiteni Altin Lala e zëvendëskapiteni Lorik Cana, ndërkohë që u është rikthyer stërvitjeve me ekipin e tij qipriot, një nga pikat më të forta të kuqezinjve, portieri Arjan Beqaj (vetëm 2 gola të pësuar në katër ndeshje).

Shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit të Kombëtares shqiptare, në miqësoren kundër Azerbajxhanit (1-1) e mbajti Ervin Skela, i cili shënoi në atë takim golin e dhjetë të tij me fanellën kuqezi, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i grupit aktual të kuqezinjve.


E Marte, 04 Shkurt 2009

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 04 Feb 2009 , 04:11

Beqaj qetëson Hanin: Do jem ndaj Maltës








JETMIR HALILAJ-Arian Beqaj do të jetë i gatshëm të mbrojë portën e Kombëtares në përballjen me Maltën, më 11 shkurt në Ta’Qali. Por, edhe sikur të mos jetë, ai thotë se drejtuesit e Kombëtares nuk duhet të bëjnë panik. Sipas gardianit kuqezi, Shqipëria ka edhe një zgjidhje tjetër të mirë në portë: Samir Ujkanin e Palermos. Ai i thur lavde portierit 20-vjeçar.

“Jam mirë dhe të mërkurën (nesër) do të stërvitem me skuadrën. Besoj se do të jem kundër Maltës, pasi jam drejt rikuperimit”, ka thënë Beqaj për “Panorama Sport”. Megjithatë, ai nuk e dramatizon situatën dhe promovon Ujkanin si pasardhësin ideal të tij. “Ujkani është shumë i mirë dhe e pret një e ardhme e madhe. E kam parë nga afër në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares kur ishte i grumbulluar edhe ai. Ka një të ardhme të shkëlqyer. Nuk ka si të mos jetë i përgatitur për Kombëtaren, stërvitet dhe luan në kampionatin më të mirë në Evropë. Edhe nëse nuk ia dal mbanë, ai mund të më zëvendësojë më së miri”.

Nuk përjashtohet mundësia që Ujkani të jetë zgjidhja e parë e trajnerit të Shqipërisë Ari Han për ndeshjen kualifikuese me Maltën, nëse Beqaj nuk rikuperohet plotësisht. Megjithatë, Beqaj ngul këmbë se do të jetë i gatshëm për të ndihmuar shokët kundër maltezëve. “Të mërkurën do të kthehem me ekipin tim dhe ka gjasa të luaj që të shtunën në kampionatin qipriot. Kam biseduar edhe me trajnerin Han dhe zyrtarët e Federatës shqiptare, besoj se do të jem në formë me Maltën”, ka thënë mbrojtësi ekstrem. Beqaj ka dy muaj që nuk aktivizohet për shkak të dëmtimit.

“Na mungojnë lojtarët të rëndësishëm dhe kjo nuk është mirë për ekipin. E rëndësishme është që të tjerët të japin maksimumin dhe të gjithë të kemi një qëllim, të marrim një fitore”, shton Beqaj. Ndeshjen e parë me Maltën në Tiranë, Shqipëria e pati fituar me rezultatin 3-0. Në katër ndeshjet e para Shqipëria ka mbledhur pesë pikë.

Problemet

Trajnerin e Kombëtares, Ari Han, përveç dëmtimeve të shumta e shqetëson edhe forma e dobët e disa prej lojtarëve kyç të ekipit. Sulmuesi Erjon Bogdani ka kohë që nuk po aktivizohet me ekipin e tij Kievo, pastaj Edmond Kapllani e Jahmir Hyka pritet të mos ftohen fare, po për shkak të formës së dobët. Edhe sulmuesi tjetër Hamdi Salihi nuk është në formë optimale, pasi ka pak kohë që është kthyer nga një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushave të lojës. Momente të mira nuk po kalon as Kristi Vangjeli me ekipin e tij grek, Aris. Ai nuk po aktivizohet fare nga trajneri i kësaj skuadre. Trajneri e ka cilësuar këtë sfidë si më të rëndësishmen e këtij edicioni, por duhet t’i bëjë llogaritë me një situatë alarmante në kampin kuqezi. Një dështim ndaj Maltës, padyshim që do të trondiste pozitat e holandezit.


Lista
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Ari Han e ka të vështirë që të përpilojë listën për ndeshjen kundër Maltës. Përveç dy mungesave të rëndësishme, ai duhet t’i bëjë llogaritë edhe me pjesën dërrmuese të lojtarëve jashtë formës së tyre. Holandezi mbërrin sot në Tiranë për një takim pune me drejtuesit e FSHF-së.

2
futbollistë të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare do të mungojnë në ndeshjen kundër Maltës. Mesfushorët shkatërrues Lala dhe Cana, nuk do të jenë në dispozicion të teknikut për shkak të dëmtimeve.


Zgjedhjet
Jahmir Hyka do të jetë një tjetër futbollist që pritet të mos grumbullohet me Maltën. Mesfushori nuk ka luajtur gjatë fazës së parë të kampionatit te Mainci. Jashtë listës për këtë ndeshje rrezikon të mbetet edhe sulmuesi Edmond Kapllani, i cili sipas burimeve nga FSHF nuk është në planet e hanit për këtë takim.


E Marte, 03 Shkurt 2009

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 05 Feb 2009 , 00:51

Ari Han në Tiranë përgatit terrenin për anti-Maltën


Pragndeshja me Maltën hyn në fazën e saj më të nxehtë. Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka mbërritur në kryeqytet, me një qëllim të vetëm, përgatitjet e skuadrës për takimin e 11-shkurtit, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit Afrikë e Jugut 2010.

Me ardhjen e tij në Tiranë nis edhe konkretizimi i të gjitha strategjive, të parashikuara nga tekniku holandez i kuqezinjve në lidhje me këtë sfidë, të konsideruar si shumë të rëndësishme dhe shumë delikate për ecurinë e përfaqësues sonë në këto eliminatore në grupin 1.

Me të vënë këmbët në kryeqytet, trajneri i Kombëtares do të përqendrohet në evidentimin e formës disa lojtarëve të përfaqësueses, të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar, por gjithashtu edhe në zbulimin e ndonjë elementi të ri, që në një të ardhmet të shpejtë mund të trokasë në dyert e ekipit kuqezi.

Për këtë arsye, në axhendën e tij të ditës së sotme është parashikuar ndjekja nga afër e derbit Partizani-Dinamo. Ndërsa ndihmësi i tij, Vim Surbier, do të vëzhgojë po sot takimin Lushnja-Elbasani.

Në qendër të vëmendjes do të jetë forma e mbrojtësit Endi Vrapi, i cili në javët e fundit është aktivizuar edhe si mesfushor qendror. Nuk përjashtohet edhe vëzhgimi i formës së mbrojtësit Nevil Dede, i cili pretendon rikthimin në përfaqësuese. Po ashtu vetë Han nesër do të rikthehet sërish në stadium për të vëzhguar disa futbollistë të kombëtares në takimin Tirana-Shkumbini.

Vetëm pasi të vëzhgojë këto sfida, tekniku holandez do të publikojë të premten listën e lojtarëve, që do të ketë në dispozicion më 11 shkurt, në ndeshjen eliminatore kundër Maltës në La Valeta. Këtë do ta bëjë në një konferencë shtypi. Ditën e diel, trajneri Han, së bashku me disa lojtarë do të niset drejt Maltës, ku do të bëhet grumbullimi.

Takimi është parashikuar të luhet të mërkurën (11 shkurt) në orën 19:30 në stadiumin "Ta'Qali" të La Valetës dhe do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh nga Rumania.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Thu, 05 Feb 2009 , 11:15

A dihet gja e pa e thirrSukajn HANI tesh mas triples :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 05 Feb 2009 , 20:14

pa ma ujku .

sukaj asht shum ma i mire se memelli ,por me duket se don me thirr edhe bylikbashin ne kete ndeshje

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 05 Feb 2009 , 20:15

Maltezët optimiste: E mundim Shqipërinë


Presidenti i Federatës, Xhozef Mifsud, urdhëron ekipin që t’i ndalë patjetër kuqezinjtë. Trajneri Fitzel u premton tifozëve se më 11 shkurt skuadra e tij do të marrë pikët e para





Jetmir Halilaj - Maltezët duan fitoren ndaj Shqipërisë dhe janë të bindur se mund ta bëjnë një gjë të tillë. Presidenti i Federatës së Futbollit të Maltës, Xhozef Mifsud, nuk u ka lënë shumë mundësi futbollistëve maltezë para sfidës së radhës, asaj me Shqipërinë. Mifsud ka pohuar se humbja me kuqezinjtë nuk duhet të ndodhë. Madje, sipas tij, një rezultat pozitiv në këtë ndeshje nuk është vetëm dëshirë, por obligim.

Ndeshja eliminatore për Botërorin “Afrika e Jugut 2010” do të zhvillohet më 11 shkurt në Ta’Qali (19:30). Përfaqësuesja e Maltës në katër ndeshje të zhvilluara nuk ka marrë asnjë pikë të vetme. “Një rezultat pozitiv kundër Shqipërisë nuk është dëshirë, por obligim për kombëtaren tonë, - ka deklaruar Mifsud, përcjell gazeta “Timesofmalta” të mërkurën. - E di se në futboll nuk mund të parashikosh asgjë, por kam besim se përballë Shqipërisë mund të marrim rezultat pozitiv”.

Në të vërtetë, dëshira e maltezëve edhe mund të realizohet, pasi Kombëtarja shqiptare ka probleme të mëdha para kësaj sfide. Lorik Cana, Altin Lala e Arian Beqaj janë të dëmtuar. Deri tani vetëm Beqaj ka dhënë sinjale se mund të jetë në formacion për ndeshjen e 11 shkurtit. Telashe të tjera për trajnerin e Shqipërisë, Ari Han, paraqet edhe forma jo e mirë e lojtarëve.

Shumë nga lojtarët titullarë të Kombëtares nuk janë titullarë në ekipet e tyre. Holandezi Han do ta publikojë nesër listën e lojtarëve që do të luajnë kundër Maltës. Ndeshjen e parë të zhvilluar në Tiranë, Shqipëria e pati fituar me shifrat 3-0. Përveç kësaj fitoreje, Kombëtarja jonë ka arritur edhe dy barazime kundër Suedisë (0-0) dhe Portugalisë (0-0) dhe ka humbur një herë kundër Hungarisë (2-0).

Trajneri

Trajneri i Maltës, Dushan Fitzel, ka thënë se skuadra e tij e ka marrë shumë seriozisht sfidën e radhës me Shqipërinë dhe shpreson që në këtë takim maltezët të marrin një rezultat pozitiv. Ai ka bërë publike listën e emrave, por në të mungojnë dy lojtarët kryesorë: sulmuesi Majkëll Mifsud dhe qendërmbrojtësi Daniel Bogdanoviç. Të dy futbollistët mungojnë për shkak se janë të dëmtuar.

“Sot (dje) do të zhvillojmë një ndeshje miqësore kundër skuadrës Ferencvaroshit, që do të jetë për ne edhe një test para ndeshjes me Shqipërinë, më 11 shkurt. Ky është një rast i mirë që ne të mund të marrim pikët e para në këtë edicion dhe mendojmë se i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë, pasi skuadra gëzon një formë të mirë”, ka thënë trajneri i Maltës.


Lista e Maltës
Portier- J. Haber, A. Hogg, M. Muscat.
Mbrojtës - A. Agius, I. Azzopardi, R. Briffa, L. Dimech, C. Failla, A. Muscat, B. Said, K. Scicluna, A. Xuereb.
Mesfushorë - S. Bajada, R. Fenech, G. Mallia, J. Pace, G. Agius, I. Ëoods, K. Sammut.
Sulmues - C. Frendo, A. Cohen, J.P. Mifsud, T. Scerri.

Mungesat
Maltës do t’i mungojë lojtari më i rëndësishëm dhe njëkohësisht më i dëgjuari në arenën ndërkombëtare: Majkëll Mifsud. Sulmuesi që aktivizohet te Barnslei ka pësuar një dëmtim dhe kthehet në muajin prill. Përveç të ashtuquajturit “mushkonja”, do të mungojë edhe qendërmbrojtësi Daniel Bogdanoviç.

Ndeshja
Shqipëria e fitoi 3-0 ndeshjen e parë ndaj Maltës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Afrika e Jugut 2010”. Golat e kuqezinjve në ndeshjen e luajtur më 6 shtatorin e shkuar në Tiranë u shënuan nga Bogdani, Duro e Dallku. Shqipëria është përballur gjithsej pesë herë me Maltën, ku ka fituar katër herë dhe ka barazuar njëherë.

2
Mungesa të rëndësishme do të ketë edhe Shqipëria në këtë ndeshje. Mesfushorët shkatërrues, Altin Lala dhe Lorik Cana nuk do të jenë në dispozicion të Ari Hanit për sfidën e radhës për shkak të dëmtimeve.

Grupi 1
Skuadra ND F B H G+ G- P
Danimarka 3 2 1 0 6 2 7
Hungaria 4 2 1 1 4 2 7
Portugalia 4 1 2 1 6 3 5
Shqipëria 4 1 2 1 3 2 5
Suedia 3 1 2 0 2 1 5
Malta 4 0 0 4 0 11 0


E Enjte, 05 Shkurt 2009

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 05 Feb 2009 , 20:19

Ari Han vëzhgon Superioren
05/02/2009 10:00

Në prag të sfidës së 11 shkurtit me Maltën, Ari Han filloi vëzhgimet e futbollistëve të kampionatit shqiptar. Drejtuesi i stolit kuqezi ishte i pranishëm në tribunën e stadiumit “Roza Haxhiu”, ku Lushnja priti Elbasanin.

I vëzhguari “special” i këtij takimi ishte mbrojtësi Endri Vrapi, të cilin holandezi mendon ta aktivizojë në La Valeta si mesfushor krahu (duke përdorur Klodian Duron si mesfushor qendre). Sot, trajneri do të vëzhgojë edhe ndeshjen Tirana-Shkumbini, pasi në kontingjentin bardheblu militojnë shumë lojtarë të përfaqësueses. Në “skaner” do të jetë edhe forma e sulmuesit Migen Memelli, i cili shihet si kandidat potencial për një vend në repartin sulmues.

Gjithsesi, lista zyrtare e Shqipërisë do të publikohet vetëm të premten, kur Han do të dalë në një konferencë për shtyp, për të argumentuar zgjedhjet e tij. Përveç Altin Lalës së dëmtuar, në dyshim janë edhe prezencat e Lorik Canës e Arjan Beqajt, ndërkohë që Edmond Kapllani dhe Jahmir Hyka janë “përjashtuar” për zgjedhje teknike.

Por, lajme të mira për kuqezinjtë vijnë nga kampi kundërshtar. Të mërkurën e ardhshme, Malta do të jetë pa dy lojtarët kryesorë, Daniel Bogdanoviç dhe Majkëll Mifsud. Lajmi u konfirmua nga trajneri Dushan Fitzel, i cili deklaroi se këta dy lojtarë mund të mungojnë edhe në sfidën e muajit të ardhshëm kundër Danimarkës.

Fitzel është i shqetësuar edhe për gjendjen fizike të maltezëve që, për shkak të kushteve atmosferike, nuk janë stërvitur rregullisht. Për këtë arsye, dje në Ta’ Qali, u zhvillua një ndeshje miqësore me hungarezët e Ferencvaroshit.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 05 Feb 2009 , 21:26

Me merr gazi me kta titujt:Haan skanon Sukajn dhe Memellin.
Si e skanon sukajn pa shku me e pa ne stadjum??????
UUUUU harrova,me skaner kompjuterit. :lol: :lol: :lol: :lol:
Ba me thirre Bylykbashin ban pune te mire shum.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 07 Feb 2009 , 18:27

Ne nuk jemi Spanja… por kemi të drejtë të ëndërrojmë”





7 Shkurt Trajneri Han në një konferencë të gjatë para Maltës





Trajneri I përfaqësueses shqiptare, Ari Han në daljen e tij të parë publike për opinionin kuqezi në vitin 2009 shpjegon zgjedhjet e tij për ndeshjen pasardhëse e Maltën dhe jep opinionet në lidhje me ecurinë e skuadrës gjatë eliminatoreve.



Cila është gjendja e përfaqësueses shqiptare deri në këto momente?

Viti 2008 nuk ka qenë I lehtë, kemi pasur një hendek për shkak të konfliktit me shtetin që na ka penguar që të bëjmë më të mirën tonë. Megjithatë dua ta konsideroj në planin e rezultateve si një të tillë të suksesshëm. Kemi zhvilluar ndeshje zyrtar edhe kemi marrë rezultate të pranueshme. Dua të theksoj sidomos dy ndeshje te fundit jashtë fushës. Luajtëm për një pjesë loje si në Portugalia ashtu edhe në Azerbajxhan me dhjetë vetë dhe reaguam në një mënyrë të saktë. Nga këto dal në përfundim se skuadra është shumë kompakte dhe ka shumë shpirt të lartë gare. Nëse nuk do ishte për atë turp në Azerbajxhan do ta kishim shfrytëzuar më mirë takimin. Do të kishim parë më shumë lojtarë të rinj dhe madje edhe mund të kishim fituar. Por farsës së gjyqtarit iu përgjigjëm me qetësi dhe pa u nervozuar shumë”.

Si I shpjegoni zgjedhjet që keni bërë para ndeshjes me Maltën?

Nuk është një ndeshje e thjeshtë. Jam munduar që të bëj më të mirën, megithëse e di fort mirë që gjërat janë vështirësuar për ne pas mungesës së Lalës dhe Canës. Edhe gjendja e portierit Beqaj më shqetëson, sepse ai ka të paktën tre muaj që nuk luan. Për këtë arsye kam thërritur tre portierë.

A mund të quhet një katastrofë mos arritja e rezultatit pozivi në Maltë?

Sigurisht që të gjithë presim një fitore. Nuk është një ndeshje e lehtë, megjithatë në kartë ne jemi favoritë. Por nuk duhet ta ushqejmë veten me absolutizxma. Ne nuk jemi Spanja, jemi një skuadër që shpesh hasim vështirësi dhe nuk mund të dominojmë çdo ndeshje që luajmë.

A ëndërron trajneri I përfaqësueses Han?

Një njeri që nuk ëndërron nuk jeton. Unë e di ku doni të dilni. Po fituam këtë ndeshje ne jemi të parët në grup dhe jemi edhe më mirë nëse fitojmë ndaj Hungarisë. Por kjo është edhe ëndërra ime. Ta shoh Shqipërinë në Botëror. Për të ndarë ëndrrën nga realiteti është e thjeshtë, e vendos fusha. Nëse ëndërroj shumë apo pak, ju lutem më pyesni pas ndeshjes me Maltën. Mund tju jap një përgjigje më të qartë. Por kujdes ne nuk jemi Spanja, që çdo skuadër të këtij niveli e mund të me 3-4 gola diferencë. Një gjysëm goli do të na lumturonte të gjithëve.

Në listën tuaj ndaj Maltës nuk gjendet sulmuesi kryesor I kampionatit shqiptar?

Memelli e di që po flisni për të. E kam ndjekur më vëmendje këtë lojtar. Ka bërë progres dhe herë pas herë shfaqet interesant. Por ai vuan një konkurrencë të madhe në sulm. Kemi Salihin, Bogdanin, berishën që mund të luajë si pykë e parë. Më thoni kë të lë jashtë. Pastaj lojtarët që janë gjithnjë kandidatë dhe që vijnë nga kampionati shqiptar duhet të na habisin që të jenë në përfaqësuese.

Përgjithësisht lojtarët shqiptarë I dorëzohen presionit dhe në ndeshje vendimtare si kjo nuk bëjnë më të mirën. I druheni kësaj?

Phhh.. e di kjo është karakteristikë e shumë skuadrave që nuk janë në elitën e futbollit të kontinentit. Megjithatë mendoj se kam një grup që di ta përballojë presionin. Nëse e marrim ndeshjen shtruar dhe nëse nuk nxitohemi mund të dalim të fituar. Nuk pres shthurrjen e ekipit, kjo ndeshje nuk është fundi I Botës, si nëse fitojmë ashtu edhe nëse nuk e bëjmë një gjë të tillë.

Në ndeshjen e parë kundër Maltës në 45 minutat e para Cana nuk ka luajtur në mesfushë dhe ne kishim probleme? Mendoni se do t’i kemi sërish?

Nuk ia vlen më të diskutojmë për vlerat e Canës dhe për pozicionin e tij se pse në këtë ndeshje ai mungon. Kam në kokë zgjidhje të tjera.

A mund të jetë Curri një alternativë në këtë pikë të fushës?

Po mendohem, e di që ai ka luajtur shpesh në mesfushë por unë e dua më shumë në mbrojtje. Dua të kem një mbrojtje solide. Jemi të interesuar fillimisht në mospësimin e golave e më pas në shënimin e tyre. Dhe me këtë mentalitet duhet të luajmë edhe ndaj Maltës, nëse turremi përpara për të shkatërruar kundërsharin ekziston gjithnjë rreziku që ta pësojmë vetë.

Një Dede në mbrojtje mund t’i krijonte mundësi Currit të dilte para?

Deden nuk e thirra sepse kështu e pashë të arsyeshme. E kam parë edhe dy ndeshje në Kinë, e ndoqa dhe në sfidën ndaj Lushnjës. Pastaj kam një alternativë interesante në këtë pjesë të fushës që është Vrapi. Luajti në këtë mënyrë edhe në Azerbajxhan dhe mesa di po e bën edhe tek skuadra e tij.

A është kjo ndeshje një pikë kthese për të treguar se futbolli shqiptar ka bërë një hap pëprara?

Po shoh shumë gazetarë në këtë konferencë dhe kjo tregon se futbolli shqiptar është euforik në këtë edicion. Nuk është kjo ndeshja e kthesës. Çdo ndeshje dhe çdo rezultat është kontribut për kalimin para ose për të bërë hapa mbrapa. Në dy ndeshjet e fundit dhe sidomos me barazimin që I kemi marrë Portugalisë ne kemi bërë tashmë një hap përpara.

Malta zhvilloi një ndeshje miqësore me një skuadër hungareze. Ju bezdis mënyra se si po përgatiten ata?

Maltezët luajnë shumë lojtarë në kampionatin e tyre dhe kanë mundësi të mblidhen tre herë në javë. Trajneri I përfaqësueses ama ankohet në lidhje me faktin që trajnimi nëpër klube është shumë I dobët dhe detyrohet t’i stërvisë vetë. Ndërsa ne nuk mblidhemi dot kaq shpesh, sepse lojtarët tanë luajnë përgjithësisht në Europë, në klube ku trajnimi nuk është kurrësesi një problem. Malta nuk është një skuadër e dorës së fundit në Europë. Në ndeshjen e parë, pavarësisht se fituam 3-0 na vunë shpesh në vështirësi. Kështu kanë bërë edhe në takimet e tjera. Duhet të tregohemi të kujdesshëm. Unë e di që maltezët mendojnë se ky është shansi I tyre I vetëm për të marrë tri pikë në fushën e tyre, por edhe ne nga ana tjetër kemi të drejtë të themi: nëse nuk I marrim këto tri pikë kur do t’i marrim jashtë fushës?!

Kuptohet që Bakaj është një lojtar I cili në Kombëtare është edhe një investim sesa për formën e komentit. Pse nuk është trajtuar kështu edhe Hyka?

Po e drejtë, pyetja juaj është me vend. Nëse flasim për investime dhe Hyka mund të kishte një vend. Por ama, nuk mund të marrë shumë futbollistë për t’i investuar në përfaqëusese këtë radhë zgjodha Bakajn.

Sukaj ka disa kohë që nuk luan…?

Jo, Sukaj është futbollist që më ka lënë përshtypje të mira. Në ndeshjen e fundit ka shënuar tri gola dhe nuk është rastësisht në atë vend.

Si e komentoni zgjedhjen e Kapllanit jashtë përfaqësueses. Mos ka të bëjë me masë disiplinore?

Jo nuk ka lidhje fare. Kapllani është lojtar zone, megjithatë jo detyrimisht na shërben. Ne nuk jemi një skuadër ofensive dhe në ndonjë rast është luks që të kemi futbollistë të kësaj natyre në skuadër.

Bylykbashi dhe Xhihani po luajnë mirë në Ukrainë. Si ka mundësi që nuk janë në përfaqësuese?

Bylykbashin e kam parë dhe e kam provuar dhe në Ukrainë. Pastaj në rolin e tij kam Skelën dhe Duron. Ndërsa sa për Xhihanin me sinqeritet po ju them që nuk e kam ndjekur shumë dhe nuk kam

shumë informacion për të.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 07 Feb 2009 , 18:30

Anti-Malta, nuk është Dede



7 Shkurt “Kuarteti” i vijës së parë ka në gjirin e saj Erjon Bogdanin, golashënuesin e dytë më të mirë në grupin aktual (9 gola), lojtarin që ka shënuar 1 gol në fitoren 3-0, por 3 në total kundër maltezëve.



Me dy kapitenët e kombëtares jashtë liste për shkak të dëmtimeve, Altin Lala e Lorik Cana, dhe me dy tjerë të “harruar” si Edmond Kapllani e Jahmir Hyka, trajneri Ari Han “stiloi” një listë prej 19 lojtarësh kundër Maltës, sipas tij, të aftë për të sjellë në Shqipëri “tri pikë të mëdha”, përpara se përfaqësuesja të përballet me Hungarinë, më 28 mars 2009. Shqipëria A, befasuese në katër ndeshjet e para (1 fitore, 2 barazime, 1 humbje), synon në përballjen e dytë me Maltën - pikërisht ndaj saj ka fituar 3-0 në “Qemal Stafa” - marrjen e pikëve të plota, ashtu si bëri me dy fitore ndaj Luksemburgut në eliminatoret e Kampionatit Europian 2008 nën drejtimin e 75-vjeçarit Oto Bariçit, trajnerit më të moshuar në botë Lista e dytë “anti-Maltë” e Ari Hanit nuk lë vend për shumë surpriza, pasi dy fytyrat e reja në ndryshim me atë të përpiluar për ndeshjen e 9 shtatorit të vitit të kaluar, janë Gilman Lika i Hacetepësë në Turqi dhe Xhevair Sukaj, i larguar nga Hacettepeja. Gjithsesi, të dy shkodranët e talentuar ishin pjesë e fushatës “anti-Azerbajxhan”. Në repartin e sulmit spikat “buka e vjetër”: Erjon Bogdani (48 ndeshje, 9 gola), Besart Berisha (12 ndeshje, 2 gola), Hamdi Salihi (10 ndeshje, 1 gol) dhe Xhevair Sukaj (1 ndeshje, 0 gola). “Kuarteti” i vijës së parë ka në gjirin e saj Erjon Bogdanin, golashënuesin e dytë më të mirë në grupin aktual (9 gola), lojtarin që ka shënuar 1 gol në fitoren 3-0, por 3 në total kundër maltezëve. Holandezi Ari Han, trajneri i pestë i Kombëtares shqiptare që do të përballet me Maltën, nuk preferoi të thërriste as sulmuesin Migen Memelli (golashënuesin më të mirë aktual sezonal) dhe as mbrojtësin Nevil Dede (një nga më cilësorët e kampionatit shqiptar). Megjithatë, kampionati shqiptar përfaqësohet me gjashtë lojtarë, ku Tirana e Vllaznia kanë nga dy lojtarë, respektivisht Lilën e Agollin dhe Beqirin e Sukajm. Elbasani me Vrapin dhe Dinamo me Bakajn kompletojnë futbollistët nga Kategoria Superiore.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 07 Feb 2009 , 18:31

Futboll

Shqipëria I falet vijës së parë
7 Shkurt Është një ndeshje pa alibi për repartin ofensiv, duhen golat e tyre në La Valeta



Shqipëria një skuadër e cila përgjithësisht I përdor sulmuesit e saj, si futbollistë që mund të bëjnë presion te kundërshtari duke I krijuar frymëmarrje skuadrës këtë radhë beson se katërshja që ka krijuar vijën e parë është e ndërgjegjshme se përgjegjësia është e gjitha mbi atë. Pothuaj në asnjë ndeshje tjetër nuk është për t’I vënë faj një reparti I cili është sakrifikuar shumë edhe në detyra mbrojtëse por në këtë sfidë jemi të detyruar të fitojmë dhe këtë mund ta bëjë mbi të gjitha edhe njeriu ose njerëzit që do të luajnë pranë portës malteze.

Salihi – praktikisht është një nga ato ndeshjet që për sulmuesin shqiptar konsiderohet një specialitet. Salihi është një futbollist I cili luan shumë mirë afër portës kundërshtare dhe nëse mbrojtja rivale nuk është një e tillë e frikshme shfrytëzon momente të mira për ta dërguar topin në rrjetë. Arma e tij më e fortë ëhtë fakti që sa herë e gjen topin e dërgon atë në kuadrat. Shtoji faktin që luan pranë portës atëherë bëhet relativisht I frikshëm.

Bogdani – ka disa muaj që nuk luan, megjithatë të njëjtin status ka pasur edhe në sfidën e parë me Maltën kur arriti të zhbllokonte ndeshjen. Është i padiskutueshëm në përfaqëusese dhe është vështië ta lësh në stol. Han e ka bërë disa herë dhe skuadra ka funksionuar edhe pa atë megjithatë prezenca e tij është trembëse për kundërshtarin. Duhet shfrytëzuar ky detaj.

Berisha – vështirë të jetë një zgjedhje e parë, megjithatë në momente të caktuara me shpërthimet e tij bëhet I rëndësishëm, për ekipin. Në ndonjë rast e tepron me mbajtjen e topit, megjithatë Malta për të është një kujtim inkurajues. Pëkërisht në sfidën me këtë skuadër dy vite më parë u dëmtua edhe për 12 muaj qëndroi jashtë fushave të blerta.

Sukaj – një nga ata që I shërben së ardhmes. Nuk mendohet të jetë titullar, por momenti I mirë që kaloi fundjavën e shkuar mund të shfrytëzohet në disa minuta të caktuara.





Grumbullimi nis të dielën

Të dielën në orën 6 të mëngjesit një grup i përfaqësueses shqiptare niset nga Rinasi dhe pas një ndalese në Romë arrin në La Valeta rreth mesditës. Aty do të vijnë direkt dhe disa lojtarë që luajnë në shtete të tjera.



Ndeshja, në 19:30 në “Ta’ Qali”

Ndeshja kundër maltezëve do të luhet në kryeqytetin e kësaj të fundit ditën e mërkurë në orën 19:30. Takimi do të transmetohet direkt nga TVSH dhe nga paketa supersport.



Biletat, fillon interesimi maltez

Mediat malteze raportuan dje se me çmime të arsyeshme dhe krejtësisht të pranueshme për tifozërinë ka nisur shitja e biletave, sipas mediave maltezët janë motivuar shumë dhe kërkojnë fitoren duke e mbështetur ekipin e tyre.



Gjyqtarët, treshe rumune

Tre gjyqtarë rumunë do të drejtojnë ndeshjen e Shqipërisë kundër Maltës që do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në La Valeta. Në katër ndeshjet e para shqiptarët nuk kanë pasur kontestime për gjykimin.



Skela, Agolli, Beqiri me kartona

Tre futbollistë duhet të kenë kujdes në këtë ndeshje, sepse nëse marrin një tjetër karton të verdhë humbasin sfidën e radhës kundër skuadrës hungareze. Skela, Agolli dhe Beqiri kanë tashmë nga një të verdhë në ndeshjet paraardhëse.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 07 Feb 2009 , 18:36

Han: Luajmë për të fituar ndaj Maltës
07/02/2009 09:50

Trajneri i kombëtares, Ari Han, ka zbuluar 19 emrat që do të ketë në dispozicion për ndeshjen eliminatore me Maltën.

Në sfidën e 11 shkurtit në La Valeta, konfirmohet mungesa e kapitenit Altin Lala dhe zv/kapitenit Lorik Cana, megjithatë drejtuesi i stolit kuqezi ka besim të plotë te grupi i përzgjedhur. Në skuadër bën pjesë edhe Erjon Bogdani, pavarësisht lëndimit që ka pësuar në mesjavë.

Në miqësoren ku Kievo luajti përballë Ausonia Milano, 31-vjeçari u dëmtua në vetull, pas një dueli në kufi të zonës: ai u largua nga fusha përpara mbylljes së pjesës së parë, ndërkohë që për të mbyllur plagën ishin të nevojshme tetë qepje. Gjithsesi, kjo çarje nuk e penalizon Bogdanin, i cili do t’i bashkohet normalisht skuadrës të dielën në La Valeta, për të filluar përgatitjet me pjesën tjetër të grupit.

Skuadra

Ajo që spikat në listën e teknikut holandez është prezenca e shumë lojtarëve me tipare të theksuara sulmuese. Përveç Ervin Skelës, Erjon Bogdanit, Klodian Duros, Hamdi Salihit e Besart Berishës, në repartin ofensiv janë përfshirë edhe të rinjtë Elis Bakaj, Gilman Lika e Xhevahir Sukaj (të dy shkodranët ishin pjesë e ekipit në miqësoren e nëntorit 2008 kundër Azerbajxhanit).

Në total, numri i tyre shkon në tetë: mjaft i lartë, duke llogaritur që kundër Maltës do të jenë në dispozicion vetëm 19 futbollistë, tre prej të cilëve janë portierë.

Han i beson kontingjentit të zakonshëm dhe nuk rezervon surpriza. Edhe pse nuk luan prej afro tre muajsh, Arjan Beqaj është në skuadër, ashtu si edhe Isli Hidi e Saimir Ujkani. Mbrojtja nuk ndryshon: përveç Dallkut, Elvin Beqirit e Debatik Currit, të cilët shihen si titullarë, Agolli, Vangjeli e Andi Lila do të luftojnë për një vend në formacion. Vrapi dhe Bulku pritet të luajnë në qendër të mesfushës, si “barrikadë” përpara mbrojtjes.

Një tjetër element që bie në sy është prezenca e gjashtë lojtarëve nga Kategoria Superiore, ku Vllaznia e Tirana janë skuadrat më të përfaqësuara.

Objektivi

Synimi për sfidën me Maltën është i qartë: përballë skuadrës më të dobët në Grupin 1 eliminator, kërkohet vetëm fitorja. Por, Ari Han synon të mbajë të tijtë në tension, në mënyrë që skuadra të mos e humbasë përqendrimin. “Edhe pse njerëzit besojnë te një fitore e thjeshtë, unë ju them se nuk është kaq e lehtë.

Në ndeshjen e mëparshme, ku fituam 3-0 në Tiranë, edhe pse krijohet ideja e një fitoreje bindëse, nuk ndodhi kështu”, deklaroi tekniku.

“Përpara fundit të pjesës së parë dhe pak para fundit të takimit hasëm probleme. Për takimin e 11 shkurtit mungojnë Lala e Cana. Beqaj e Bogdani kanë luajtur pak, ashtu si edhe lojtarët që militojnë në Ukrainë, të cilëve nuk u ka filluar kampionati. Probleme do të kemi gjithmonë, por skuadra duhet të jetë në gjendje të arrijë rezultate pozitive. Nuk mund të mendojmë se jemi Spanja dhe mund të shkojmë të fitojmë 2-0, apo 3-0. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por do të luajmë për të fituar. Malta mendon se në këtë grup eliminator mund t’i marrë pikë vetëm Shqipërisë dhe impenjimi i tyre do të jetë 200 për qind. I tillë duhet të jetë edhe impenjimi ynë. Fitorja na ngre në vendin e parë. Nëse me një pozicionim të tillë mund të kualifikohemi në Botërorin 2010? Nëse nuk ëndërron në jetë, është njësoj sikur nuk jeton. Edhe unë kam ëndrrat e mia dhe ato lidhen me futbollin. Gjithsesi, për shanset për kualifikim mund të flas vetëm pasi të mbyllim ndeshjen me Maltën”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 07 Feb 2009 , 18:46

Përfaqësuesja, mallkimi i ndeshjes së pestë


Për hir të së vërtetës, duhet të kemi frikë kur na vjen një numër i tillë dhe jo për supersticion. Sidoqë ta kemi nisur, mirë apo keq, ky takim sjell me vete në 85 për qind të rasteve humbje dhe vetëm në një ndeshje kemi dalë barazim.





BLEDAR KUKA - Ajo që kuqezinjtë do të luajnë në Maltë do të jetë e pesta ndeshje eliminatore e botërorit 2010. Për hir të së vërtetës, duhet të kemi frikë kur na vjen një numër i tillë dhe jo për supersticion. Sidoqë ta kemi nisur, mirë apo keq, ky takim sjell me vete në 85 për qind të rasteve humbje dhe vetëm në një ndeshje kemi dalë barazim.

Llogarinë po e bëjmë të 11 viteve të fundit që nga eliminatoret e Botërorit 1998 të Francës kur pas 4 përballjeve të para patëm 1 barazim e 3 humbje. Vijoi një 2-3 tepër i njohur në Granada të Spanjës me Gjermaninë (trajner Astrit Hafizi). Në Euro 2000, kishim 3 barazime dhe vetëm një humbje, por humbëm 1-2 në Tiranë me Norvegjinë (sërish trajner Hafizi).

Në Botërorin 2002 shkuam në Iraklion të Kretës në Greqi pasi kishim arritur një fitore dhe 3 humbje. Në ishull humbëm 0-1 dhe trajner ishte Medin Zhega. Në Euro 2004, me trajner Brigelin, Shqipëria pati një fitore, dy barazime e një humbje, pra njëlloj si sot, ndërsa humbi 1-2 në Dublin me Irlandën.

Vijnë dy turnetë e fundit, fillimisht Botërori gjerman 2006 kur pas dy fitoreve dhe dy humbjeve u mundëm 0-2 në “Qemal Stafa” me Ukrainën (trajner Brigeli) dhe pastaj Euro 2008 me Bariçin kur arritëm fillimisht 2 barazime dhe dy humbje. Ky i fundit, është i vetmi rast kur ndeshja numër 5 ishte barazim, një 0-0 mjaft i vlerësueshëm në Sofie përballë Bullgarisë.

1998:
0 fitore, 1 barazim, 3 humbje: Humbje (2-3 me Gjermaninë në Granada të Spanjës)
2000
0-3-1: Humbje (1-2 në Tiranë me Norvegjinë)
2002
1-0-3: Humbje (0-1 në Iraklion me Greqinë)
2004
1-2-1: Humbje (1-2 në Dublin me Irlandën)
2006
2-0-2: Humbje (0-2 në Tiranë me Ukrainën)
2008
0-2-2: Barazim (0-0 në Sofie me Bullgarinë)
2010
1-2-1: Ndeshje në La Valeta me Maltën


E Shtune, 07 Shkurt 2009

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 07 Feb 2009 , 18:55

Me Maltën e vështirë, por mund të fitojmë e të marrim kreun
Han: Ndihem shqiptar,
ëndërroj kualifikimin
“E di që mezi prisni kualifikimin, atë dëshiroj edhe unë”




Trajneri i Kombëtares
shqiptare, Ari Han,
synon fitoren ndaj
Maltës, ndonëse nuk e ka fshehur
shqetësimin, se ky objektiv
nuk do të jetë i lehtë për t’u realizuar.
Ai ka bërë publike dje
listën e lojtarëve që do të grumbullojë
për këtë ndeshje, ku bien
në sy mungesat e Kapllanit,
Hykës, Memellit, si dhe lënia
jashtë përfundimisht e Nevil
Dedes. Sipas holandezit, Shqipëria
fitoi me vështirësi edhe
në ndeshjen e parë dhe rezultati
3-0 nuk ishte pasqyrimi i
denjë i lojës që u zhvillua në
fushë. Tekniku, pasi i ka bërë
një përmbledhje vitit 2008, e ka
cilësuar atë shumë pozitiv, i cili
ndonëse nisi me probleme (pezullimi
i Shqipërisë nga FIFA e
UEFA), përfundoi mirë. “Dua
që edhe vitin 2009 ta nisim me
të njëjtën grintë e me të njëjtën
dëshirë. I kemi mundësitë për
të bërë gjëra të mira dhe duhet
ta bëjmë një gjë të tillë”, u
shpreh Han dje në konferencën
për shtyp. Ai nuk ka lënë pa
përmendur edhe humbjen me
Rumaninë, gjatë kohës që Shqipëria
drejtohej nga Oto Bariç,
duke pohuar se do të donte t’i
evitonte situata të tilla.
Keni lënë jashtë Memellin,
golashënuesin më të mirë shqiptar
të këtij sezoni...
Po, është e drejtë, por gjithnjë
ka pasur dhe do të ketë sugjerime
apo vërejtje për thirrjen
ose lënien jashtë të një futbollisti.
Memellin e pashë në dhjetor
dhe ishte vërtetë shumë
mirë, por në grumbullimin e
tanishëm mendova që të marr
vetëm këta sulmues.
Shqipëria nuk është mësuar
të zhvillojë në mënyrë
konstante ndeshje të mira dhe
të marrë gjithnjë rezultate pozitive.
A keni frikë se kjo simptomë
mund të shfaqet edhe
në ndeshjen ndaj Maltës dhe
lojtarët t’ju “tradhtojnë” në një
transfertë tepër delikate e të
rëndësishme si ajo e Maltës?
(keqkuptohet) Nëse i referohemi
rastit të humbjes me Ru-
JETMIR HALILAJ
maninë, atëherë unë po them
që ne jemi një grup i ndërtuar të
gjithë së bashku dhe kemi besim
te forca e kësaj skuadre dhe
te karakteri i saj. Unë jam i mendimit
se fenomene të tilla duhet
të eliminohen që në fillim dhe
nuk besoj se kemi probleme të
tilla në ekip.
Kemi mungesa të rëndësishme
si Cana dhe Lala.
Ndërkohë që edhe një pjesë e
titullarëve të tjerë nuk janë në
formë të mirë. Sa ju shqetëson
kjo?
Të dy mesfushorët janë
shumë të rëndësishëm për
skuadrën, por ata janë të dëmtuar
dhe ky është kapitull i
mbyllur, pasi duhet të mendoj
për t’i zëvendësuar.
Kush do t’i zëvendësojë?
E kam gati një zgjidhje, por
do ta shihni në fushë.
A mund të kalojë Debatik
Curri në qendër të mesfushës?
Nuk besoj se kjo mund të
ndodhë. E kam provuar Currin
në mesfushë kundër Lihtenshtejnit,
por nuk dha rezultatet
që jep në mbrojtje.
Do luajmë në sulm ndaj
Maltës?
Kuptohet që forma e
skuadrës nuk është ndër më të
mirat, ndaj do të ishim të
kënaqur nëse marrim fitoren në
këtë ndeshje.
A mendoni se Malta është
ndeshja kyçe, që do të përcaktojë
nëse edicioni ynë do shkojë
mirë apo keq?
Është një ndeshje shumë e
rëndësishme, por është gjithashtu
një ndeshje si gjithë të tjerat.
Ne duhet të japim maksimumin
dhe duhet të fitojmë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 07 Feb 2009 , 18:56

lojtaret kunder maltes do jene keta futbollist

LISTA
BEQAJ
HIDI
UJKANI
LILA
VRAPI
VANGJELI
CURRI
DALLKU
BEQIRI
BAKAJ
AGOLLI
SKELA
G.LIKA
DURO
BULKU
BERISHA
BOGDANI
SALIHI
SUKAJ

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 07 Feb 2009 , 20:14

Agolli: “Pas shtyllës në Hungari, dua golin në Maltë”


26-vjeçari Agolli (7 ndeshje me Kombëtaren), në ndeshjen e fundit të kampionatit shqiptar shënoi një gol të bukur direkt nga goditja e lirë në fitoren 2-0 të Tiranës kundër Shkumbinit, që ishte dhe goli i tij i dytë sezonal me bardheblutë.





Ansi Agolli, mesfushori këmbëmajtë i Tiranës, beson se Kombëtarja A do të kthehet me fitore nga Malta, çka do t’i jepte edhe Shqipërisë edhe njëherë tjetër vendin e parë në grup, duke qenë se kundërshtarët e tjerë të vendit tonë nuk luajnë, më 11 shkurt.

Lojtari i huazuar te Tirana nga skuadra finlandeze, Vaas, ruajti të njëjtat tone të kujdesshme në deklarimet para ndeshjes, duke qenë në një linjë me deklarimet e trajnerit Ari Han, por dhe të shokëve të tij.

“Duke parë dhe ndeshjen e parë në Tiranë, të fituar nga ne (3-0), sigurisht që janë më poshtë se ne, por duhet pasur kujdes. Në takimin e parë na vunë në disa herë në vështirësi derisa u bë goli i parë (Bogdani shënoi në minutën e 45-të), ndërsa më pas ishte më e lehtë”.

26-vjeçari Agolli (7 ndeshje me Kombëtaren) shpreson se mund të jetë titullar në ndeshjen kundër Maltës. “Por, - shton ish-lojtari i Nojshatëll Ksmaks në Zvicër, - këtë e vendos trajneri Han”.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit shqiptar shënoi një gol të bukur direkt nga goditja e lirë në fitoren 2-0 të Tiranës kundër Shkumbinit, që ishte dhe goli i tij i dytë sezonal me bardheblutë.

“Një gol kundër Maltës? Do të ishte shumë bukur. Por, për mua le të shënojë kush të dojë, vetëm të na japë fitoren. Ende e kujtoj atë shtyllën kundër Hungarisë në Budapest (humbëm 2-0). Është pengu im me Kombëtaren”.

Maltezët janë mbrehur për të marrë rezultat me Shqipërinë, ku si alternativë kanë dhe fitoren. “E di fare mirë këtë, - thotë Ansi, - pasi një shok imi finlandez tani jeton në Maltë dhe më informon së fundi shumë shpesh për atë që shkruhet në mediat malteze dhe opinionin që ekziston në Maltë. Normalisht nuk kanë çfarë të humbin”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 07 Feb 2009 , 20:18

gazetari e paska ba bukur intrervisten por ia paska fut kot per golin e agollit qe ka ken ma i bukri :lol: :lol:

te tre golae e sukajt kan ken shum ma te bukur se te agollit duke vequ njeni nga goditja e lire ku portieri i beses se ka pa topin hiq :lol: :lol:

tranieri han ka marr sukajn e ka lan memellin e tiranes duke than qe sukaj ka shum ma taktike se memelli ,prandaj keta gazetaret flasin keshtu :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 08 Feb 2009 , 16:44

Per zotin kush te dojne te losin veq te fitojne se me fjal u merzitme.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply