Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Thu, 29 Jan 2009 , 00:05

ky asht turp i madh per bashkine...kerkush nuk ka t drejte me u talle kshtu me ata qe per 90 vjet me rradhe kane mbajte nalt e ma nalt emnin e vllaznise...
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 01:38

v1919 shkruan.

Vllaznia - 90 vjeçe. Më 16 shkurt apo 21 mars?
______________________________________________

i shalla behet me 21 mars se vllaznia po ban 90 vjeqe e un po baj 30

:lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 02:34

Vllaznia, edhe kundër bilanceve në Peqin


Autori: Gjergj Kola
Data: 28/01/2009
Version Print
Shkodranët ndaj Shkumbinit, sidomos në transfertë, kanë pasur gjithmonë vështirësi

Përveç skuadrës peqinase në fushë, Vllaznia të shtunën që vjen do ketë kundër edhe bilancet e ndeshjeve të zhvilluar në Peqin. Themi kështu, duke iu referuar 18 ndeshjeve që këto dy skuadra kanë zhvilluar në këtë qytet që prej 11 marsit të vitit 1995, kur janë takuar për herë të parë. Atëherë, ndonëse Shkumbini ishte debutues në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar, arriti t’i mposhtë shkodranët me rezultatin 1 0.

Kjo situatë vazhdoi edhe për disa kohë të tjera, teksa vendësit deri në shkurt të vitit 2002 do të fitonin radhazi plot 8 ndeshje. Vllaznia asnjë, madje as barazim. Nuk e bëri këtë as në vitin 1998 apo 2001, kur do dilte kampione. Në Peqin për ta fitorja ishte një tabu. Me kalimin e viteve, ngjarjet do fillonin të rrokulliseshin.

Nga dhjetori i vitit 2002 dhe deri në nëntor 2005 bilancet mes këtyre dy skuadrave do flisnin vetëm “shkodrançe”. Ata kanë arritur 5 fitore radhazi dhe 1 barazim, duke mos humbur në këtë fushë për 3 vjet më radhë. Me këto rezultate u duk se gjërat do fillonin të rregulloheshin në bilancin e përgjithshëm, por do të jetë sërish Shkumbini ai që nuk do të pranonte disfatën në fushën e tij.

Për këtë arsye, Vllaznia bën gati katër vjet që nuk njeh fitoren në fushën e vështirë të Peqinit. Natyrisht, shumë për një skuadër, që gjithnjë është konsideruar pretendente. Por sfida të tilla kanë qenë gjithnjë të vështira për kuqeblutë. Ata madje kanë humbur edhe 4 0 në atë fushë, ku do luajnë edhe këtë të shtunë.

Megjithatë, bilancet nuk janë gjithçka në një ndeshje futbolli. Ato nuk vendosin në fatin e një ndeshjeje dhe këtë drejtuesit e Vllaznisë e kanë të qartë. Madje trajneri i saj, Agim Canaj, nuk e di fare se skuadra që ai drejton sot ka këtë bilanc negativ në fushën e Shkumbinit. Ai po mundohet ta përgatisë siç duhet skuadrën e tij për të arritur një rezultat sa më të mirë këtë fundjavë, për ta nisur mbarë vitin 2009.

Kuptohet që detyra është e vështirë për ta ruajtur vendin e parë, por jo e pamundur. Lëvizjet e fundit në merkaton e dimrit, apo dhe rikuperimi i disa lojtarëve që kanë pasur probleme me dëmtimet, e ka rritur organikën në dispozicion të stafit drejtues kuqeblu. Tashmë pritet për t’u parë se si do të reagojë skuadra në fushë. Sigurisht që lojtarët nuk do ta kenë mendjen te ndeshjet e mëparshme, ato që në më të shumtën e rasteve janë humbur.

Kjo nisur edhe nga fakti tjetër se edhe Shkumbini përgjithësisht ka bilanc negativ në ndeshjet që ka zhvilluar në Shkodër, por në fazën e parë ka arritur të barazojë 2 2 në “Loro Boriçi”. Një rezultat ky i hidhur për kuqeblutë, por që në fund iu nënshtruan golave të Rizvanollit. Çfarë do të ngjajë këtë herë në Peqin?

Kjo mbetet për t’u parë, por mbi të gjitha ajo çfarë ka rëndësi është se pritet të zhvillohet një ndeshje shumë e bukur, ku secila skuadër do kërkojë fitoren dhe fituesi nuk dihet cili do të jetë deri në fund të 90 minutave.

Shiu, kundërshtari i madh i shkodranëve

Vllaznia nuk po përgatitet si duhet për ndeshjen e radhës me Shkumbinin. Themi kështu, sepse kushtet atmosferike të ditëve të fundit i kanë penguar ata të stërviten në mënyrën e duhur. Shirat e shumta që kanë rënë prej një jave në Shkodër dhe që vazhdojnë të bien sërish, i kanë bërë të gjitha fushat stërvitore të pamundura për të qenë në dispozicion të këtij ekipi.

Nëse të hënën është provuar të stërvitet në fushën e Shtojit, nuk ka ndodhur e njëjta gjë dje, prandaj kuqeblutë janë stërvitur në ambiente të mbyllura. Trajneri Canaj është dukur shumë i shqetësuar nga kjo situatë atmosferike, sepse në kushte të tilla nuk ka qenë në gjendje të aplikojë asnjë skemë taktike apo lojë në fushë për t’u përgatitur siç duhet për ndeshjen e së shtunës me Shkumbinin.

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Thu, 29 Jan 2009 , 12:57

fpjalmi wrote:v1919 shkruan.

Vllaznia - 90 vjeçe. Më 16 shkurt apo 21 mars?
______________________________________________

i shalla behet me 21 mars se vllaznia po ban 90 vjeqe e un po baj 30

:lol: :lol: :lol:
ishalla me 21 se edhe un baj 21 vjec njat dite e paskena te njejten dite naqe :wink: :wink:
FORZA VLLAZNIA

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 29 Jan 2009 , 13:04

kristiani wrote:
fpjalmi wrote:v1919 shkruan.

Vllaznia - 90 vjeçe. Më 16 shkurt apo 21 mars?
______________________________________________

i shalla behet me 21 mars se vllaznia po ban 90 vjeqe e un po baj 30

:lol: :lol: :lol:
ishalla me 21 se edhe un baj 21 vjec njat dite e paskena te njejten dite naqe :wink: :wink:
ishalla me 16 shkurt se edhe une e kam ditelindjen me 10 korrig :D :D

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Thu, 29 Jan 2009 , 21:11

Çfarë na kujton kjo foto?

Gasper MARKU

Kryesori i kësaj tresheje italiane gjyqtarësh ëstë shkodrani Alfred Pavaci, i cili deri në vitet 90-
të ishte pjesë e kolegjumit të arbitrave të futbollit të Shkodrës, ku si gjyqtar i kategorisë së parë
sportive ka mbajtur mbi supe një numër të madh ndeshjes kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fotoja në fjalë vjen nga Italia. Ajo është
fiksuar në stadiumin Paolo Mazza-Spal
1907 Ferrara-Itali përpara një ndeshje
të kampionatit të futbollit italian për
kategorinë e tretë. Në mes, në cilësinë e
gjyqtarit kryesor është shkodrani Alfred
Pavaci, një prej gjyqtarëve të spikatur të
brezit të viteve 80-90 në kampionatin
shqiptar të futbollit. Si shumë të tjerë
shkodranë dhe shqiptarë, që në lëvizjet
e para të vitit 1990-të, duke kërkuar një
jetë më të mirë, ai la Shqipërinë duke u
vendosur në qytetin e Pireut të Greqisë,
aty ku krahas aktivitetit të tij privat, do të
vazhdonte edhe pasionin e tij të fushës së
gjykimit. Dokumentacioni që kishte marrë
me vete nga kolegjumi i arbitrave të futbollit
të Shkodrës, si dhe në veçanti edhe ato të
Federatës Shqiptare të Futbollit, nga e cila
zotëronte licensën e gjyqtarit të kategorisë
së pare, i dhanë mundësi të përfshihej
menjëherë në kolegjumin e arbitrave të
Pireut ku ai edhe banonte. Për gati rreth 10
vite shkodrani do të ishte një ndër gjyqtarët
më të njohur të futbollit grek, prania e të
cilit spikaste sa në kategorinë e parë, të
dytë dhe të tretë. Pjesë e këtyre viteve janë
edhe fitimi tre herë i çmimit si gjyqtari më i
mirë i vitit për kolegjumin e Pireut. Më pas
Pavaci do të zhvendosej në Itali, aty ku së
bashku me të vëllain e tij, ish futbollistin e
Vllaznisë Andrea Pavaci jetojnë në tetë vitet
e fundit. Ndonëse në Itali, mundësitë e
aktivizimit të të huajve në aktivitetet zyrtare
janë shumë më të kufizuara, aftësitë dhe
afirmimi që Pavaci kishte pasur fillimisht
në Shqipëri dhe më pas në Greqi, i hapin
dyert atij që të bëhet shumë shpejt pjesëtar
i kolegjumit të futbollit të qytetit Ferrara ku
ai banon me familjen e tij. Duke shfletuar
një numër gazetash të përditshme italiane,
një pjesë e tyre të profilit sportive, emrin
e Alfred Pavacit e dallojnë në shumë skeda
të ndeshjeve të luajtura, thuajse në të
gjitha qytetet e Italisë ku ai ka gjykuar si
arbitër kryesor dhe anësor në ndeshjet e
kategorive të ndryshme, fillimisht atë të
kategorisë së dytë, e më pas falë rregullave
të moshës që federata italiane ka për
gjyqtarët, emri i shkodranit Alfred Pavaci
figuron në kampionatet e kategorisë së
tretë të futbollit Italian. Këto ditë Pavaci
ishte i pranishëm në qytetin e Shkodrës, dhe
sapo mësoi lajmin që skuadra e tij e zemrës
Vllaznia kishte një ndeshje miqësore në
Ulqin, nxitoi të ndiqte nga afër ballafaqimin
e kuqebluve me malazezët e Cetinjës.
Krahas kënaqësisë së kësaj ndeshjeje të
Vllaznisë, të cilën kishte vite që nuk e kishte
shijuar kaq afër, gjyqtari Pavaci pati rastin
të takohet edhe me futbollistë, drejtues të
skuadrës dhe të klubit Vllaznia. Takimi me
teknikun Canaj ishte paksa më emocionues,
sepse një prej ndeshjeve të fundit të gjykuar
në kampionatin shqiptar përpara se të
largohej në Greqi ka qënë edhe ajo Dinamo-
Flamurtari në vitin 1990, atëherë kur Canaj
ishte titullar në skuadrën blu. Gjatë takimit
që patëm me Pavacin, natyrshmëm që
ai kishte dëshirë të fliste paksa edhe për
karrierën e tij sportive si gjyqtar sa ishte
në Shkodër. Dhe, për këtë përpiqet të
kujtojë disa disa prej emrave me të cilët ka
bashkëpunuar, ndaj të cilëve ndjen obligim
t’i falenderojë për bashkëpunimin që ka
pasur me to. Fillimisht, ai përmend emrat
e drejtuesve të kolegjumit të arbitrave të
Shkodrës, si Rexhep Laçaj, Fatmir Lelaj e
Bep Çefa, ndërkohë që më pas në listën e tij
nënvizohen gjyqtarët Tef dhe Leonard Prela,
Skender Bilali, Prel Mrina, Fejzi Ulqinaku,
Mëhill Shkëmbi, Faik Jera, Astrit Dervishi,
Astrit Isufi, Firdus Nehani, Agim Jahaj,
Ridvan Kraja, Abbullah Ymeri, Angjelin
Prendi, Ndrekë Ndoci, Rrok Nushi, Ferit
Rragami, Ditmar Bilali dhe Namik Kamberi.
Gazeta "Vllznimi Sportiv"
FORZA VLLAZNIA

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Thu, 29 Jan 2009 , 21:16

M falni se ndoshta nuk ka shum lidhje me temen por gjygjtari qe bahet fjale te ky artikulli nelt asht nji kushri i afert i jemi edhe pata qef me e vu ktu ka pas edhe dy foto nji me 2 albitra tjer edhe nji me sinanin ne ndeshjen miqesore qe kan ba ne ulqin por nuk di me i vu...falemindrit per mirkuptimin
FORZA VLLAZNIA

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 22:03

kristiani shkruan

ishalla me 21 se edhe un baj 21 vjec njat dite e paskena te njejten dite naqe
______________________________________________________

ti e paske ma bukur se bake edhe 21 vjeq pikerisht me 21 mars :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 22:57

Në Peqin, për të ruajtur kryesimin
Shkodranët synojnë të marrin 3 pikë në transfertën e vështirë për të qenë në krye
Kuqeblutë e Canajt janë të përgatitur për një sfidë të fortë me Shkumbinin



Humbja minimale
në takimin e
fundvitit me
ekipin e Dinamos në stadiumin
“Loro Boriçi”, solli
një farë lëkundjeje në radhët
e kuqebluve të Vllaznisë.
Megjithatë, kjo humbje ka
mbërritur në një moment, ku
ndërprerja e kampionatit ka
ndihmuar në një farë
mënyre kuqeblutë. Kjo humbje
shpresohet t’i kenë vënë
në lëvizje akoma më shumë
drejtuesit e Vllaznisë për të
vendosur pikat mbi “i”, përsa
i takon merkatos. Kjo
humbje mund të ketë shërbyer
edhe për t’u treguar shkodranëve
se titulli kampion,
për t’u bërë pronë e tyre,
kërkon ende shumë punë,
madje për pjesën e dytë të sezonit,
ata duhet të jenë shumë
herë më të kujdesshëm se në
pjesën e parë, por edhe më të
fortë, pasi e tillë fillon e bëhet
edhe gara. Gjatë këtij muaji
drejtuesit e klubit duket se
kanë operuar me shumë
kujdes në merkato, duke e
forcuar edhe më shumë
ekipin. Mirëpo, prova reale
për kuqeblutë për të treguar
se për pjesën e dytë të kampionatit
janë më të fortë se
në pjesën e parë, fillon që
nga kjo javë në Peqin. Shkumbini,
përveç se këtë sezon
është një ndër ekipet më
të forta të Superiores shqiptare,
është skuadra që i
surprizoi të gjithë në fazën
e parë, kur barazoi 2-2 në
Shkodër. Sikur të mos mjaftonte
kaq, peqinasit gjithnjë
kanë qenë të vështirë për t’u
mundur në fushën e tyre
dhe shkodranët gjithnjë e
kanë pasur pisk punën me
ta. Por kësaj radhe gjërat janë
disi më ndryshe për Vllazninë
se në sezonet e kaluara.
Kuqeblutë duhet të rikonfirmojnë
edhe një herë veten në
Peqin, me një rezultat sa më
pozitiv, se do të jenë ata, që
mund të shpallen kampion
në fund të sezonit. Minimalisht
kërkohet një pikë në fushën
e vështirë të Peqinit, por
edhe fitorja për kuqeblutë
nuk duhet të konsiderohet
tabu. Drejtuesit e stafit
teknik po punojë më shumë
në aspektin psikologjik për
këtë ndeshje se në drejtime
të tjera. Fitorja e mundshme
ndaj Shkumbinit, sidomos
nga ana morale, do të rezultonte
një sukses, duke bindur
edhe njëherë se ky trofe
sivjet do të vijë vetëm në Shkodër.
Shkumbini ka qenë
gjithmonë një “kafshatë e
madhe” për të gjitha skuadrat,
që pretendojnë titullin
kampion. Prandaj nëse kalohet
me sukses ky takim, Vllaznia
fiton shumë prestigj
përballë rivalëve të tjerë për
titull. Në pamje të parë shkodranët
janë shumë më
lartë se peqinasit si në aspektin
individual, ashtu edhe
përsa i përket kolektivitetit.
Megjithatë, të gjitha këto bien
poshtë nëse ekipi shkodran
në këtë përballje nuk tregon
atë dëshirë dhe shpirt të lartë
gare që ka treguar sidomos
në takimet e fundit të vitit të
shkuar. Kuqeblutë kanë
mundësinë më të mirë për të
vazhduar e qetë rrugën drejt
titullit, në rast të një fitoreje
në këtë takim, pavarësisht se
në Peqin nuk do ta kenë
aspak të lehtë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 22:58

Klubi merr masa
disiplinore ndaj dy
trajnerëve shkodranë





Largimi jashtë Shqipërisë i dy trajnerëve të
ekipeve kuqeblu pa lejen e klubit i kanë
detyruar drejtuesit e shkodranëve të marrin
masa ndaj tyre. Trajneri i dytë i Vllaznisë,
Armando Cungu, është larguar
për një kurs trajnimi, ndërsa kolegu i tij i
ekipit të 17-vjeçarëve të Akademisë “Vllaznia”,
Brikeno Bizi, është larguar së bashku
me skuadrën në Maltë pa lejen e drejtuesve.
Klubi i futbollit “Vllaznia” pas
mbledhjes së zhvilluar në datën 27 janar të
këtij viti ka marrë disa vendime, që kanë të
bëjnë me mbarëvajtjen e punës në këtë klub
në të ardhmen. Zëvendëstrajneri Armando
Cungu gjobitet me 100 mijë lekë të vjetra
për çdo ditë mosparaqitjeje në stërvitje,
sepse largimi i tij jashtë Shqipërisë është
bërë pa miratimin e klubit, ndërsa trajneri
i U-17, Brikeno Bizi, paralajmërohet për
përjashtim për shkak të tejkalimit të kompetencave
për largim jashtë vendit bashkë me
ekipin, gjithashtu pa marrë miratimin e
klubit. Theksohet se, Bizi ishte në prag të
largimit nga klubi “Vllaznia”, por meqenëse
vetëm pak ditë më parë, një fat të tillë e ka
pasur edhe babai i tij, Sabah Bizi, kryesia
e kuqebluve këtë radhë është mjaftuar
vetëm me paralajmërim. A. Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 22:59

Ardhja e Ampofos është çështje kohe
SULMUESI GANEZ
Çështja “Ampofo” duket se tani është
fare pranë zgjidhjes. Informacionet e
fundit që vijnë nga klubi shkodran,
bëjnë të ditur se, maksimumi deri të shtunën,
ganezi do të jetë në qytetin verior.
Duke iu referuar përsëri të njëjtit
burim, bëhet e ditur se drejtuesit më të
lartë të klubit të futbollit “Vllaznia”
kanë kontaktuar disa herë përmes telefonit
me konsullin shqiptar në Egjipt,
për të ndërmjetësuar dhe ndihmuar në
këtë çështje. Dihet tashmë se, ambasada
egjiptiane në Ganë u bë fillimisht
pengesa kryesore që Ampofo të mos
vinte në Shqipëri, pasi ka shumë procedura
dhe vështirësi për pajisjen e shtetasve
ganezë me viza për në shtetet evropiane.
Megjithatë, mësohet se lojtari
Emanuel Ampofo është pajisur me vizë
hyrëse nga Gana për në Egjipt, por duhet
edhe një procedurë tjetër pranë konsullatës
shqiptare, që ndodhet në Kajro,
që Ampofo të marrë vizën për të mbërritur
në Shqipëri. A. Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 23:16

Magani “provokon”: Ndaj Vllaznisë ndeshja e sezonit



29 Janar

Tashmë duket se takimi ndaj Vllaznisë ka mbërritur në derë dhe të gjithë mezi presin startin. Puna me përkushtim i ka bërë peqinasit të mendojnë për një fillim të mbarë, kur duhet të matin forcat e tyre me kampionen e dimrit. Duket se trajneri Magani e ka vlerësuar siç duhet këtë takim dhe shpreson që të marrë maksimumin nga ai 90 minutësh. Pas fazës përgatitore në Ulqin edhe pragndeshja e vështirë në kampionat duket se e kanë lënë të kënaqur trajnerin Magani.



A jeni i kënaqur nga minifaza përgatitore që zhvilluat në Ulqin?

Mendoj se minifaza në Ulqin ishte një hap shumë i rëndësishëm për ne dhe për ecurinë tonë në pjesën tjetër të kampionatit. Kemi zhvilluar një punë me dy seanca në ditë, si dhe kemi zhvilluar disa miqësore, të cilat kanë qenë të frutshme për sa i përket njohjes me gjendjen e lojtarëve. Ekipet që zhvillojnë fazë përgatitore padyshim që kanë një vazhdimësi më të mirë. Mendoj se kushtet ishin të kënaqshme dhe puna e djemve ka qenë me seriozitetin e duhur.

Tashmë përpara kemi ekipin e Vllaznisë. Ç’mendoni për këtë ndeshje?

Përballja e parë në pjesën e dytë të kampionatit do të na verë përballë ekipit shkodran. Së pari dua tju them se ky ekip ka një potencial të mirë, i cili meriton këtë ecuri dhe këtë vend që ka deri tani. Në këtë aspekt, takimin e kemi vlerësuar siç duhet. Nga ana tjetër edhe ne jemi përgatitur më së miri dhe shpresojmë të reflektojmë më të mirën në këtë përballje. Pozitiv është fakti se ky takim luhet në fushën tonë dhe mendoj se nuk duhet të neglizhojmë aspak, sidomos në takimet brenda. Dua të bëjmë një nisje të mbarë dhe të mos zhgënjejmë, ndaj edhe do të kërkojmë rezultatin më të mirë. Mendoj se ky takim është ndër më të rëndësishmit në këtë periudhë, pasi të gjithë takimet më pas janë takime të vështira. Ne kemi objektivat tona për të qenë pjesë në kupat e Europës, ndaj na duhet të kalojmë me sukses takimin ndaj Vllaznisë.

Keni bërë dy blerje. Cili është mendimi juaj për lojtarët e huaj?

Padyshim që kemi bërë dy afrime të rëndësishme dhe kjo më kënaq. Lojtarët kanë një nivel të mirë dhe e vetmja gjë që presim është ambjentimi i tyre mje pjesën tjetër të ekipit. Shpresoj që kemi bërë goditjet e duhura, por më tej do të kemi mundësinë t’i vlerësojmë më mirë këta dy futbollistë.

A mendoni se duhet të kishit edhe më shumë afrime, apo jeni të kompletuar?

? Mendoj se është e vështirë që në këtë periudhë të gjesh shumë futbollistë, pasi lojtarë e tregut vendas kanë qenë të pakët.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 23:26

Semina fiton gjyqin me bullgarët

Futbollisti shkodran Klodian Semina ka arritur të fitojë gjyqin me ish ekipin e tij bullgar Bellasica Petriç. Lojtari që tashmë është pjesë e Vllaznisë, sezonin e kaluar ka luajtur në Bullgari, por në muajt e fundit të qëndrimit atje ka pasur probleme si me pagesat, ashtu edhe me faktin se është detyruar të luante i dëmtuar.

Kjo e fundit solli si rrjedhim edhe operacion në gju, por tashmë çdo gjë ka kaluar me sukses dhe ai ka firmosur një kontratë me kuqeblutë. Por gjatë kësaj periudhe, ai ka hedhur në gjyq, përmes FIFA s, klubin e Bellasicës.

Me këtë çështje është marrë avokati i njohur shkodran Apollon Haxhi dhe ditët e fundit ka ardhur vendimi: Klubi bullgar detyrohet t’i paguajë lojtarit një shumë prej 5500 eurosh dhe njëkohësisht futbollisti Klodian Semina nuk ka më asnjë detyrim ndaj këtij klubi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 23:27

Vllaznia federatës: Duam gjykim korrekt!



Data: 29/01/2009

Kuqeblutë nuk kërkojnë asgjë më tepër, veçse monitorimin e gjyqtarëve në ndeshje

Ndeshja me Shkumbinin konsiderohet shumë e rëndësishme në kampin shkodran. Kjo nuk është tashmë një gjë e re, pasi të tilla vlerësime kemi dëgjuar prej ditësh nga futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e lartë të klubit.

Por nga ana tjetër, Vllaznia ka kërkuar dje nga ana e institucionit të lartë të futbollit, Federata Shqiptare e Futbollit, një gjykim korrekt për këtë takim. Një kërkesë e tillë ka dalë nga goja e vetë presidentit Valter Fushaj, i cili është shprehur kështu:

“E konsiderojmë këtë takim shumë të rëndësishëm e vendimtar për ecurinë tonë në kampionat dhe duke qenë i tillë, ajo që kërkojmë nga federata është një gjykim korrekt dhe të ndershëm. Për këtë arsye shpresojmë që të përzgjidhen gjyqtarët më të mirë për ta drejtuar këtë takim. Ajo çfarë po kërkojmë besoj se është minimumi: vetëm korrektesë në gjykim.”

Skuadra shkodrane duket se është përgatitur siç duhet për këtë ndeshje. Synimi kuptohet që do jetë fitorja, por mbase edhe një barazim nuk do ishte keq në këtë fushë të vështirë ndaj një kundërshtari shumë të motivuar dhe shumë të fortë në fushën e tij.

Shkumbini këtë sezon, sidomos në javët e para, është shfaqur si një skuadër pretendente dhe forcën e kësaj skuadre e provoi edhe Vllaznia në fazën e parë, teksa ka barazuar 2 2 me të në Shkodër. Presidenti Fushaj nuk ka asnjë dyshim se skuadra e tij do paraqitet mirë. Madje ai e mendon edhe një rezistencë të madhe të vendësve dhe, në kushte të tilla, sigurisht që një gjykim tendencioz do ndikonte shumë.

Prandaj dhe e ka ngritur zërin që tani. “E mendoj si një ndeshje shumë të fortë, ku të dyja skuadrat do kërkojnë fitoren. Duke qenë kështu dhe duke shpresuar se do fitojë skuadra më e mirë, ajo që do luftojë më fort në fushë, kurrsesi nuk do dëshiroja që një gjyqtar të ndikonte në rezultat.

Prandaj dhe besoj se federata do jetë shumë transparente dhe do përzgjedhë arbitrat më të mirë për këtë ndeshje,” ka shtuar numri një i klubit shkodran. Fushaj duket shumë i kënaqur edhe me merkaton që ka zhvilluar Vllaznia në këtë periudhë. Duke pritur edhe ganezin Ampofo, ardhjet te kuqeblutë shkojnë në katër dhe në këtë mënyrë tashmë skuadra duket e kompletuar.

Madje vetë presidenti shkodran ka mendimin se me kontigjentin që është aktualisht në skuadër, mundësitë janë që Vllaznia të fitojë jo vetëm kampionatin, por edhe Kupën e Shqipërisë. Gjithsesi, para se të mendohet për gjëra të tilla, mendja aktualisht punon vetëm për sfidën e së shtunës në Peqin, që konsiderohet shumë e rëndësishme për të ardhmen.



Kuqeblutë, formacioni gati i konturuar

Ndeshja me Shkumbinin po afron dhe në kampin shkodran janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të. Dje skuadra është stërvitur normalisht në terrenin me bar të Shtojit, ndonëse edhe ai jo në gjendjen më të mirë si pasojë e lagështirës së madhe.

Përmirësimi i kushteve atmosferike i ka kënaqur drejtuesit e skuadrës, sepse ata fillimisht kishin planifikuar një stërvitje në kalçeto, por më pas kanë ndryshuar mendje. Skuadra është spostuar te fusha e zakonshme e stërvitjes së tyre dhe ka zhvilluar një seancë shumë intensive, e cila ka konsistuar në një ndeshje kontrolli brenda kontigjentit të kuqebluve.

Nga ajo çfarë është parë gjatë 90 minutave të këtij testi, është vërejtur se stafi drejtues i Vllaznisë ka aktivizuar shumë lojtarë. Kjo do të thotë se formacioni bazë për ndeshjen e së shtunës me Shkumbinin ende nuk e ka marrë formën e plotë.

Megjithatë, në fillim ka luajtur me Grimën në portë dhe më pas, të vendosur para tij, kanë qenë të rreshtuar 3 futbollistë. Kjo ngaqë duket se në Peqin shkodranët duket se do luajnë me 3 lojtarë në prapavijë, në ndryshim nga ndeshjet e mëparshme, kur kanë luajtur me 4 në vijë të drejtë. Nga e djathta është vendosur Osja, në qendër Beqiri dhe në të majtë Bashiç.

Në mesfushë janë aktivizuar plot pesë futbollistë, duke nisur me Smajlin në të djathtë, Belishën e Dhëmbin në qendër dhe kroatin Plantiç në të majtë. Para mesit, i spostuar pak nga e djathta, ka qenë vendosur ganezi Boadu.

Ndërkohë, në vijën e parë kanë luajtur dyshja e zakonshme e sulmit, e përbërë nga Sinani e Sukaj. Ky ka qenë formacioni me të cilin e ka nisur Canaj testin e djeshëm, por me kalimin e minutave, gjërat kanë ndryshuar, teksa janë aktivizuar në formacionin e parë edhe Nallbani, Shtubina e lojtarë të tjerë.

Me përjashtim të Licit, që do mungojë për arsye kartonësh, të tjerët janë të gjithë të gatshëm, përfshi këtu edhe dy kroatët, Bashiç e Plantiç që në fillim të javës kanë pasur pak probleme muskulore.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 30 Jan 2009 , 20:41

Canaj, në kërkim të 11-it ideal
Trajneri eksperimenton 2 skema të ndryshme. Ende, i pavendosur për anti-Shkumbini
Vllaznia/Pas merkatos ka bollëk në skuadër. Tekniku, në dilemë për emrat e formacionit





Tekniku i Vllaznisë,
Agim Canaj, ende
nuk e ka saktësuar
plotësisht formacionin, që
do të hedhë në fushën e
lojës në përballjen e
nesërme në Peqin. Këtë komoditet
ia afrojnë pikërisht
lojtarët që ka në gjirin ekipit
të tij. Me të vërtetë kuqeblutë
janë përforcuar vetëm
me dy lojtarë dhe i treti është
shumë pranë, por momentalisht
tekniku ka të
gatshëm edhe shumë nga
lojtarët, të cilët gjatë pjesës
së parë të sezonit kanë vuajtur
nga dëmtimet. Tekniku
vlonjat i kuqebluve ka provuar
gjatë seancave të kësaj
jave dy skema loje si dhe
lojtarët e mundshëm që do
t’i përshtaten më mira atyre.
Në përballjen e parë me
peqinasit, tekniku kërkon
që të marrë maksimumin
dhe për këtë ka kërkuar një
përqendrim më të madh të
lojtarëve të tij në mesin e
fushës.
Skema 1
Ai ka eksperimentuar një
skemë me tre lojtarë në repartin
e mbrojtjes, pesë të
tillë në mesfushë dhe me dy
sulmues të deklaruar. Një
skemë kjo, e cila është përdorur
rrallë gjatë pjesës së
parë të sezonit. Një skemë
kjo që mund të ketë si zbatues
lojtarët që njohim mirë
portat kundërshtare.
Mbrojtja do t’i besohet një
tresheje me në krye Osjen,
Beqirin e Bashiçit. Në mesfushë,
ku është dhe konkurrenca
më e madhe, do të
rreshtohen Smalji, Belisha
e Dhëmbi dhe në të majtë
kroati Plantiç, ndërsa para
tyre dhe në shpinë të dy sulmuesve
do të jetë Boadu.
Sulmi nuk pritet të ketë
shumë ndryshime nga ajo
që tekniku ka provuar edhe
gjatë ditëve ulqinake. Sinani
e Sukaj do të jenë dyshja
e këtij reparti.
Skema 2
Mirëpo kjo nuk është e
vetmja skemë që ka përdorur
tekniku Canaj. Ai ka
eksperimentuar edhe të
preferuarën të vet 4-4-2, me
një mbrojtje të ngjeshur dhe
një mesfushë në ndihmë të
sulmit. Natyrshëm, edhe
lojtarët e ekipit kuqeblu
kanë pësuar lëvizjet e pritshme
nisur nga përdorimi
i kësaj skeme. Smalji është
kthyer në prapavijë dhe po
e njëjti veprim ka ndodhur
edhe me kroatin e porsaardhur
Plantiç. Ndërsa
qendra e mbrojtjes i është
besuar përsëri eksperiencës
së Beqirit dhe Bashiç. Osja
ka lëvizur përpara në
drejtim të mesit të fushës. Të
gjitha këto lëvizje dhe aplikimi
këtyre skemave kanë
vetëm një qëllim: fitoren.
Skema që do të hedhë Canaj
në fushën e lojës përballë
peqinasve mbetet vetëm në
mendjen e tij, pasi ajo
mund të shihet vetëm ditën
e nesërme. Megjithatë, ajo
që ka shumë rëndësi për
teknikun, është që të gjithë
lojtarët janë të gatshëm për
t’iu përgjigjur në çdo kohë
thirrjeve të teknikut.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 30 Jan 2009 , 20:42

Vjen ne Shkoder



Sot merr fund “telenovela” Ampofo
Ashtu siç edhe ishte programuar, ganezi 22-
vjeçar i sulmit kuqeblu, Emanuel Ampofo, do të
jetë që sot në Shkodër. Ampofo do të jetë në
orët e para të ditës së sotme në Shkodër dhe
do të bëhet prezantimi i tij për mediat. Nga drejtuesit
e klubit kuqeblu, mësohet se me Ampofon
gjithçka është e përfunduar përsa u përket
kushteve të kontratës. Ajo që pritet është që
ganezi të hedhë firmën e tij në kontratë dhe të
fillojë menjëherë përgatitjet me ekipin. Emanuel
Ampofo mësohet se luan në rolin e sulmuesit,
por ai ka treguar vlera të mira edhe në repartin e
mesfushës pas shpinës së dyshes sulmuese.
Ndoshta ky mund të jetë edhe roli që Ampofo
mund të luajë te Vllaznia. Megjithatë, një gjë e
tillë mbetet për t’u vërtetuar në të ardhmen, pasi
ai të jetë bashkuar me kuqeblutë. Ampofo është
lojtari i tretë cilësor që ekipi kuqeblu fut në gjirin
e tij në merkaton e janarit. Me këtë afrim duket
se të paktën teorikisht, merkatoja shkodrane
mund të quhet e suksesshme. Pavarësisht se
Ampofo do të jetë sot në Shkodër, ai nuk do të
jetë pjesë e formacionit shkodran në takimin e
nesërm në Peqin. A. Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 30 Jan 2009 , 20:43

Sot drejt Peqinit

Vllaznia pritet të udhëtojë
që sot drejt Peqinit.
Vendqëndrimi i kuqebluve
në këtë udhëtim
pritet të jetë Durrësi.
Shkodranët e kanë bërë
të udhës një gjë të tillë.
Kuqeblutë do ta ndërmarrin
një udhëtim të tillë,
pasi do t’i kenë dhënë
fund seancave stërvitore
në qytetin e tyre. Dje
ekipi kuqeblu ka pasur
një seancë stërvitore,
ndërsa sot gjatë orëve të
paradites do të zhvillojë
seancën e fundit anti-
Shkumbin. A. Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 30 Jan 2009 , 20:47

Grima: Në Peqin, gjithnjë ka qenë e vështirë


Autori: Gjergj Kola
Data: 30/01/2009

Portieri veteran i Vllaznisë, Armir Grima, beson te rezultati pozitiv në përballjen me Peqinin

Për ndeshjen e nesërme ndaj Shkumbinit, ekipi shkodran është përgatitur në mënyrë shumë serioze. Madje te të gjithë pjesëtarët e tij, ky takim vlerësohet njëlloj sikur të ishte ndonjë ndeshje që do vendoste fatin e titullit kampion, pavarësisht se duhen edhe 16 javë deri në fund. Portieri i Vllaznisë, Armir Grima, duke folur në lidhje me këtë ndeshje thotë: “Ne e kemi vlerësuar seriozisht këtë ndeshje.

Po përgatitemi për ta përballuar me sukses Shkumbinin, por nga ana tjetër, e kemi shumë të qartë se na pret një kundërshtar shumë i vështirë. Jo më kot këtë e tregojnë dhe bilancet e ndeshjeve tona në Peqin, ku në shumicën e rasteve kemi dalë të humbur.

Duke qenë kështu, ne do mundohemi të bëjmë më të mirën në fushën e lojës për të treguar se jo më kot jemi të parët. Unë e konsideroj ndeshje të hapur për të dyja skuadrat”. Duket qartë se në kampin shkodran ekziston edhe njëfarë frike para kësaj ndeshjeje.

Një frikë që nuk vjen nga kundërshtari, por nga emri dhe e kaluara e ballafaqimeve me të. Pozitive në kampin kuqeblu duket atmosfera që mbizotëron te të gjithë. Me përjashtim të Licit, të tjerët janë të gjithë të gatshëm për të luajtur për trajnerin Canaj. Ky i fundit do të ketë mundësi të përzgjedhë formacionin më të mirë të mundshëm.

Janë edhe disa dilema për t’u zgjidhur për skemën me të cilën do luhet apo dhe për ndonjë futbollist të veçantë nëse do luajë apo jo. Për portierin Grima këto fakte nuk kanë shumë rëndësi. Më shumë vëmendje, sipas tij, duhet t’i kushtohet mënyrës së të luajturit dhe shpirtit të garës që do demostrojnë futbollistët në fushë.

“Sigurisht që të pasurit në dispozicion shumë futbollistë është gjë e mirë, sepse nuk do na ndodhi si në fazën e parë, kur kemi pasur shumë dëmtime dhe formacioni ka qenë shpeshherë “i arnuar”. Por megjithatë edhe në kushtet aktuale, besoj se në Peqin ka për të vendosur shpirti i garës dhe fakti se kush do gabojë më pak në fushë.

Shpresojmë që të jemi ne ata që do gabojmë më pak, megjithatë e përsëris që është një ndeshje shumë e vështirë ku, natyrisht, nuk mund të parashikosh asgjë. Kampionati tani sa vjen e vështirësohet dhe kuptohet që do jetë një garë shumë e fortë deri në fund,” ka shtuar portieri i Vllaznisë.

Grima konsiderohet një pikat më të forta të shkodranëve, sepse falë përvojës së tij, është një shembull edhe për futbollistët më të rinj. Njëkohësisht shërben edhe për frymëzimin e tyre dhe për këtë arsye, fjala e tij dëgjohet shumë në skuadër. Por a do rezultojë i vërtetë parashikimi i tij për një ndeshje të vështirë në Peqin?

Kjo mbetet për t’u parë, por 35-vjeçari, që për shumë sezone ka luajtur në fushën e Peqinit si kundërshtar, e di mirë se çfarë do të thotë të tentosh t’u rrëmbesh pikë vendasve. Gjithsesi, kjo nuk vendos asgjë për takimin e nesërm.

Kuqeblutë, ndërkohë, kanë zhvilluar dje seancën e radhës në fushën e Shtojit, e cila, ashtu si të mërkurën, është zhvilluar në orën 12.00. Një orar disi i papërshtashëm ky, megjithëse për Vllazninë po kthehet në modë.

4
Fitore
ka regjistruar Vllaznia jashtë fushës së saj. Bilancit në transfertë i shtohen 2 barazime dhe po kaq humbje

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 30 Jan 2009 , 20:48

Syla: Vllaznia, “katapulta” për në Europë


Autori: Ali Hallulli
Data: 30/01/2009
Version Print
Donatori i Shkumbinit, Petrit Syla, kërkon nga skuadra më shumë sesa “mesin e artë”

Donatori i Shkumbinit, Petrit Syla, është optimist për të ardhmen e Shkumbinit dhe beson shumë te puna që është bërë gjatë gjithë kohës, sidomos gjatë fazës përgatitore në ekipin ku ai ka pjesën e vet në financim për këtë sezon. Ai është i bindur që fitues në ndeshjen e së shtunës në përballjen me Vllazninë do të jetë ekipi i tij, Shkumbini.

Për Sylën, fakti që do të luhet me kryesuesit e kampionatit, është një nxitje më shumë që ekipi do të jetë i mobilizuar si duhet, sepse gjithmonë në ndeshje të tilla të rëndësishme, Shkumbini ka ditur të bëjë më të mirën në fushë dhe është shpërblyer me rezultatin pozitiv, duke i kënaqur edhe sportdashësit e vet.

Duke shprehur edhe mendimin e donatorëve të tjerë e të presidentit Ismaili, Syla kërkon që futbollistët në fushë të tregojnë vlerat dhe shpirtin e garës, atë që ka qenë e mbetet karakteristike në këtë ekip që forcën nuk e ka tek emrat e lojtarëve, por tek harmonia e grupit.

“Luajmë në Peqin përpara sportdashësve tanë, me synimin për ta filluar mbarë 2009 ën. Unë si financues dhe si dashamirës i Shkumbinit nuk kërkoj gjë tjetër, përveçse që ekipi të luajë me shpirt gare, duke i bërë vlerësimin e duhur kundërshtarit. Është radha e futbollistëve për ta treguar veten për të fituar e për të qenë më të qetë në realizimin e objektivave që ka ekipi,”- deklaron donatori i Shkumbinit, Petrit Syla.

Është fakt që Syla e ndjek prej vitesh Shkumbinin, duke u bërë tifoz i këtij ekipi dhe duke vlerësuar lojën e fortë burrërore e pa kompromis, që zhvillon kjo skuadër, e cila ka qenë vazhdimisht në mes më të mirëve. Ishin këto cilësi që e shtynë Sylën në këtë sezon t’i bashkohej presidentit Ismaili për të kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Jam optimist për ekipin për në ndeshjen e radhës me Vllazninë, sepse besoj shumë te shpirti i garës që kanë futbollistët në të tilla ndeshje të rëndësishme, pa harruar edhe grupin që ka Shkumbini.

Para 4 5 vjetësh e kam ndjekur Shkumbinin sa herë që më jepej rasti. Ishte kjo arsyeja që pranova këtë sezon për t’i bashkohem presidentit Ismaili për të kontribuar në këtë ekip. Nuk jam afruar te Shkumbini që ekipi të qëndrojë në superiore, sepse këtë di ta realizojë edhe vetë kur ka pasur edhe në vështirësi financiare, por as edhe për një vend në mesin e tabelës.

Ka ardhur momenti i duhur që Shkumbini të pretendojë më shumë sepse e meriton dhe përvojën e ka. Ne synojmë t’ia rrisim edhe më shumë vlerat Shkumbinit në këtë drejtim dhe nuk jemi kursyer e nuk do të kursehemi asnjëherë.

I takon ekipit dhe gjithë të tjerëve që ta konkretizojmë këtë objektiv dhe kjo për mua fillon që nga ndeshja me Vllazninë të shtunën. Për mua, kjo ndeshje e parë për këtë vit ka vlera më shumë se tri pikë,”- ka përfunduar donatori i Shkumbinit, Petrit Syla.

Kundër Vllaznisë, me dyer të hapura

Për të siguruar përkrahje edhe më të madhe nga sportdashësit në përballjen delikate me kryesuesen e kampionatit, Vllazninë, drejtuesit kanë vendosur të hapin dyert e fushës sportive të Peqinit, me përjashtim të tribunës. Interesimi i tifozërisë është shumë i madh, pasi pritet me shumë etje një ndeshje futbolli pas më shumë se një muaji pushim.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 30 Jan 2009 , 20:52

jan shum te sigurte qe do fitojn sidomos Petrit Syla donatori i shkumbinit e ka te vdekun fitoren :lol: :lol: :lol: :lol:


lexojeni ne lajm qe shkumbini ka hap stadiumin dhe asht hymja falas per te gjithe.po ne kur do ta hapim stadiumin tone ndonjehere :D :D qe te jete falas per te gjithe

Post Reply