Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
ingleo
Tifoz
Tifoz
Posts: 80
Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
Location: rome italy

Post by ingleo » Thu, 22 Jan 2009 , 13:48

si mor ja fusin kot tan legjionaret ton.sa here qe hapet merkatoja te tan ken oferta nga me te ndryshmet. i kerkojn skuadra te serise A, premier liges, liges spanjolle, bundesliges etj. e ku shkojne e perfundojne.
ne ukrahine, ceceni, bundesliga 2, 3, 4, azerbaxhan e kine.
me ken ma serioz e me than te verteten.sa kot naj here shkon vetem me i pa naj menaxher i ndonje skuadre te njohur(se i bie rruga andej) legjonaret tan fryhen neper gazeta ta thote mendja se jan kaka e messi.
pervec canes te tjeret i kena kot vec me ba numer.
edhe gazetaret ton se ku i marrin do informacione merkatoje nje zot i madh e din.
une personalisht nuk besoj ma deri sa te shoh lojtaret te veshur me fanellen e ekipit qei ka ble.
bashkimi ben fuqine!!!!

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 22 Jan 2009 , 16:24

ingleo wrote:une personalisht nuk besoj ma deri sa te shoh lojtaret te veshur me fanellen e ekipit qei ka ble.
1500 leke te reja ban 1 fanel e MAN UND.REALIT.JUVENTUSIT i kane te gjitha mundesit per te veshur nje fanelle te tille :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 22 Jan 2009 , 23:20

:lol: :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 23 Jan 2009 , 21:46

o ingleo ke drejte naqe po u msume tash ma sna ban pershtypje
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 23 Jan 2009 , 22:48

Ari Han qetësohet përpara Maltës
23/01/2009 10:00

Edhe pse në letër sfida me Maltën cilësohet e thjeshtë, trajneri Ari Han i kishte të gjitha arsyet përse të shqetësohej. Formës së dobët të sulmuesve (Bogdani, Kapllani e Berisha, të cilët kanë probleme në skuadrat respektive), i ishin shtuar edhe dëmtimet e shumë lojtarëve titullarë.

Por, tashmë drejtuesi i stolit kuqezi mund të marrë frymë lehtësisht: përveç kapitenit Altin Lala që nuk do të mund të rikuperohet në kohë për takimin e 11 shkurtit në La Valeta, lojtarët e tjerë do të jenë në dispozicion të skuadrës.

Lorik Cana është rehabilituar nga dëmtimi në gju dhe më 8 shkurt pritet të zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2009 me Olimpikun e Marsejës. Sipas burimeve pranë klubit francez, 25-vjeçari do të jetë rregullisht në fushë kundër Bordosë, e vlefshme për javën e 23-të të Ligës 1.

Rikthimi i Canës vjen në momentin më të përshtatshëm, sepse vetëm tri ditë më pas ai do të zërë vendin e tij në mesfushën e Kombëtares, për sfidën me Maltën në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010.

“Pas problemeve në gju, Lorik Cana mund të marrë pjesë në seancat stërvitore, por për momentin nuk është ende në gjendje që të vazhdojë përgatitjet me pjesën tjetër të grupit”, thekson faqja zyrtare e marsejezëve.

“Objektivi i lojtarit është që të jetë në formën optimale për takimin e 8 shkurtit kundër Bordosë, gjithsesi kjo do të varet nga rehabilitimi. Stafi mjekësor i klubit ka bërë të ditur se do t’i japë ‘dritë jeshile’ mesfushorit vetëm nëse ai është në 100 për qind, përndryshe nuk do të rrezikohet që situata të përkeqësohet”. Edhe pse fillimisht dëmtimi i zv/kapitenit kuqezi dukej i lehtë, ai nuk aktivizohet me ekipin prej afro një muaji.

Lajme pozitive vijnë edhe nga Qipro, ku Arjan Beqaj ka rifilluar stërvitjet me Anorthosis. Klubi kampion në ishullin e Afërditës bëri të ditur se portieri kuqezi është rehabilituar plotësisht dhe ka filluar stërvitjen për përballjen e 25 janarit me Omonian, në javën e 19-të të kampionatit.

“Gardiani” ka qëndruar jashtë fushave të lojës prej afro një muaji e gjysmë, për shkak të një dëmtimi në gju, në sfidën e Ligës së Kampioneve me Interin, në fillim të nëntorit 2008. Problemi dukej se ishte hedhur pas shpine vetëm pas disa javësh, por Beqaj u dëmtua sërish në fillim të dhjetorit, në sfidën me grekët e Panathinaikosit.

Portieri shqiptar ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të Anorthosisit gjatë pjesëmarrjes historike në aktivitetin më prestigjioz për klube në Evropë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 24 Jan 2009 , 17:20

Curri e Dallku deri tesh i ka provu tana ekipet ma te mira te Europs.Por fakti asht qe jane hala te vorskla nji ekip mesatar ne kampionatin ukrainas.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 26 Jan 2009 , 21:50

Mungesa e Canës
trondit Ari Hanin
Tekniku holandez, tejet i shqetësuar: Nuk jap komente!
Trajneri i Kombëtares zhgënjehet, kur merr vesh lajmin



Urdhëroni! Për çfarë
donit të më
pyesnit?”. Kjo është
përgjigja fillestare e Ari
Hanit, i kontaktuar nga
“Panorama Sport” në lidhje
me dëmtimin e Lorik Canës, i
cili do të mungojë në ndeshjen
ndaj Maltës. Menjëherë sapo
njoftohet për faktin që mesfushori
kuqezi është dëmtuar
dhe nuk do të jetë në dispozicion
të tij për këtë
ndeshje, toni i zërit të Ari
Hanit ndryshon krejtësisht,
madje si asnjëherë më parë
driblon i nervozuar çdo pyetje
dhe në disa prej tyre refuzon
të përgjigjet. “Cana i
dëmtuar? (hesht)....Nuk e di.
Nuk kam informacion për
këtë gjë dhe nuk mund t’ju
jap një përgjigje të saktë”,
thotë trajneri. Aty për aty
kthjellohet dhe kërkon të sigurohet
nëse lajmi është i
vërtetë duke pyetur: “Kush
ua tha këtë?”. Pasi i bëhet e
qartë se është vetë futbollisti
ai që ka lënë të kuptohet se
në ndeshjen e 11 shkurtit sipas
të gjitha gjasave do të
mungojë, Ari Han vazhdon
sërish me një ton ku kuptohet
qartë nervozizmi dhe
zhgënjimi: “Nuk e di. Mendoj
se nuk është mirë që të flas
për këtë, ndoshta nesër (sot)
ose pas disa ditësh. Nuk
mund të them më shumë se
kaq. Më duhet të kem informacion
të saktë dhe më pas
të flas”. Menjëherë pas këtyre
fjalëve trajneri lë të kuptohet
se dëshiron ta mbyllë
bisedën dhe megjithëse pye-
Bufon
Kafu
Diego Forlan
Pele
Bulharuz Bekenbauer
R.Karlos
K.Ronaldo Toti Van der Vart
Berisha
tet nëse ka ndonjë projekt ose
strategji në mendje për t’ia
dalë mbanë edhe me mungesat
e rëndësishme të Lalës
dhe të Canës ai ia pret shkurt:
“Nuk dua të bëj asnjë
koment. Jo tani, ndoshta
disa orë më vonë...më falni,
disa ditë më vonë”.
Shqetësimi
Lala dhe Cana konsiderohen
“mushkëria” e përfaqësueses
shqiptare. Shpesh
herë vetëm mungesa e njërit
prej tyre sjell probleme në
radhët e kuqezinjve dhe tani
që dyshja shkatërruese nuk
është e disponueshme, me të
drejtë Ari Han mbetet i zhgënjyer.
Atij do t’i duhet të
improvizojë shumë në
takimin ndaj Maltës,
ndonëse këtë herë pa
dëshirën e tij. Ndërkaq, tekniku
i përfaqësueses shqiptare
duhet të bëjë llogaritë me
pjesën dërrmuese të lojtarëve
aspak në formë. Beqaj, një nga
pikat e forta vazhdon të jetë i
dëmtuar, Bogdani, Kapllani
dhe Salihi nuk kanë pasur
marrëdhënie të mira me golin
deri tani, ndërkohë që Curri,
Dallku, Bulku dhe Berisha,
nuk luanë që nga fundi i
muajit nëntor një ndeshje zyrtare.
Bëhet fjalë gjithnjë për një
skuadër modeste si Malta,
por fitoret për Shqipërinë (e
thënë kapiten Lala), asnjëherë
nuk janë të lehta. Për
kuqezinjtë kjo është një
ndeshje vendimtare, pasi
konsiderohet si shansi ideal
për të marrë tri pikët.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 26 Jan 2009 , 21:58

Merre me men se qare trajnerit e qar komtarjet kena:Trajneri nuk din qe lojtari asht i vram e noshta nuk lun neshjen e ardhshme.Kuku per ne.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 26 Jan 2009 , 22:06

FEDERATA

Ari Han ka thënë se nuk kishte informacion për Lorik
Canën dhe për mungesën e tij, por përgjegjësi i sektorit
të ekipeve Kombëtare në FSHF, Ermal Kuka, ka
deklaruar të kundërtën. “Trajneri është në dijeni për
ecurinë e të gjithë lojtarëve, përfshi këtu edhe problemet
që ka pasur Cana kohët e fundit”, ka thënë Kuka.

PRESIDENTI
Thuajse gjithnjë Ari Han është i disponueshëm të japë
një përgjigje, edhe kur kontaktohet nëpërmjet telefonit,
ndonëse gjithnjë tregohet diplomat dhe shumë përgjithësues,
duke mos lënë shteg për polemika. Këtë herë
është përgjigjur shumë ndryshe dhe nuk e ka fshehur
zhgënjimin dhe mërzitjen për mungesën e Lorik Canës


ARI HAN

Malta Do të ishte katastrofë një rezultat tjetër përveç
fitores”, ka thënë Ari Han pak ditë më parë në median
shqiptare. Ai e ka cilësuar këtë takim si më të
rëndësishmin e edicionit, pasi një fitore do të mbante
gjallë shpresat e kuqezinjve për t’u kualifikuar në
Botërorin “Afrika e Jugut 2010”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 26 Jan 2009 , 22:24

ky postim asht per te gjithe diskutimet qe kena ba se kush asht tranieri ma i mire qe ka pas shqipnia ,dhe nga mendimet e gjithe shqipetareve ,tranieri ma i mire ka dal HARI HAN

un e kam than me kohe qwe ky tranier asht ma i miri ,dhe me vjen mire qe kundershtimet qe kena ba ma perpara dolen ne nje pike qe thote.

HARI HAN tranieri ma i mire i shqiperise ,ku ka lan poshte bariqin dhe brigelin.gazeta thote qe edhe pse per 4 muaj ishim te denuar nga fifa,edhe pse tranieri per 4 muaj nuk e sterviti kombetaren ku u denuam nga fifa ,perseri ky tranier e ka njerre shqiperine aty ku nuk ishte ma pare .

te enderrojm per boteror.

asht shum e lehte te mendosh se ku jemi me hari hanin dhe ku ishim me 2 tranieret e meparshem.

kemi shprese te kualifikohemi por le te presim perfundimin me malten ,dhe le ta gezojm vendin e pare per here te dyte ,ku gjithe historine tonr 100 vjeqare as nuk i jemi afruar ndonjehere.

shikoni Cfare thote sporti shqiptare

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 26 Jan 2009 , 22:28

Për shqiptarët, Ari Hani është trajneri më i mirë


Autori: editor
Data: 27/01/2009
Version Print

Sikurse dihet, trajnerët e huaj në krye të kombëtares sonë kuqezi janë një “specialitet” i presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Që kur erdhi Duka në krye të futbollit shqiptar, kuqezinjtë janë drejtuar vetëm nga teknikë të huaj. Shumë mendime e opinione ka patur në lidhje me këtë lloj zgjedhjeje, ashtu sikurse polemika ka pasur në rrethet analitike dhe gazetareske sportive shqiptare për justifikimin e kontratave të tyre financiare, duke i referuar ato me rezultatet. E vërteta është se Shqipëria, nën drejtimin e trajnerëve të huaj, Dosena, Brigeli, Barici dhe aktualisht nga Hani, ka ruajtur të njejtin pozicion, vendin e parafundit në grupet eliminatore. Këtu përjashtojmë Hanin, pasi aktiviteti vazhdon. Siç dihet, që nga viti 2002, kombëtaren tonë e kanë drejtuar vetëm trajnerë të huaj. Rezultatet e sondazhit janë këto: Ari Han 37%, Oto Bariç 35%, Hans Peter Brigel 27%, dhe Xhusepe Dosena 2%, .Në bazë të rezultateve, trajneri aktual Ari Han dhe Ato Bariç janë më të vlerësuarit, por jo shumë prapa renditet Brigeli. Ndërsa Xhuzepe Dosena ka marrë vetëm 9 vota, nga 593 në total. Pra, më të vlerësuar janë trajnerët që e kanë drejtuar së fundmi kombëtaren e Shqipërisë.




Trajneri i parë i huaj i kombëtares sonë është Xhuzepe Dosena, italiani që nuk qëndroi më shumë se disa muaj në krye të stolit kuqezi. Nën drejtimin e Dosenës Shqipëria zhvilloi turneun e Noriçias në Itali dhe zhvilloi vetëm dy takime eliminatore për botërorin 2002 (Shqipëri-Zvicër 1-1, Rusi-Shqipëri-4-1), që u zhvillua në Kore dhe Japoni. Gjithashtu nën drejtimin e Dosenës mbahet mend miqësorja me kombëtaren e Kosovës, e fituar 1-0 nga Shqipëria. Dosena u largua pa dhënë asnjë shpjegim, duke detyruar presidentin e FSHF-së, Armando Dukën, të gjente një zgjidhje tjetër.



Po këtë vit (2002), në krye të pankinës së kombëtares sonë emërohet gjermani Hans Peter Brigel, i cili qëndroi për katër vjet rresht në këtë detyrë. Me Brigelin Shqipëria arriti një fitore historike me Greqinë, që vetë pak javë pasi ishte shpallur kampione e Europës mposhtet 2-1 në “Qemal Stafa”. Brigeli qëdroi 4 vjet sitrajneri i kombëtares së Shqipërisë, gjatë dy fushatave eliminatore, për t’ia lënë vendin kroatit Oto Bariç. Me Brigelin Shqipëria grumbulloi 13 pikë gjatë eliminatoreve për Botërorin 2006.



Ish-trajneri i Kroacisë qëndroi vetëm dy vjet në krye të pankinës sonë, duke mos e zgjatur më tej kontratën. Megjithëse palët kishin rënë dakord për ta vazhduar më tej bashkëpunimin, pas dy rezultateve të fundit, që ishin tepër zhgënjyese (Shqipëri-Bjellorusi 1-4, Rumani-Shqioëri 6-1), Bariçi jep dorëheqjen dhe nuk pranon ta rinovojë kontratën, duke lënë hije dyshimi për këto dy humbje shkatërruese. Në moshën 74-vjeçare, megjithëse I vlerësuar nga presidenti I FSHF-së dhe nga opinioni sportive shqiptar, Bariçi duket i pafuqishëm për ta drejtuar më tej kombëtaren tonë.



Presidenti i FSHF-së edhe pas Bariçit nuk e ndryshoi strategjinë. Në krye të kombëtares këtë radhë emërohet holandezi Ari Han, i cili ka drejtuar shumë skuadra të nivele jo të larta në mbarë botën. Hani e ka nisur mirë fushatën e eliminatoreve për botërorin afrikan, ku mund të veçojmë barazimin dramatik me Portugalinë në fushën e saj. Hani nuk mundi ta përgatiste si duhet kombëtaren, për shkak të pezullimit të dhënë nga FIFA, si rrjedhojë e ndërhyrjes së shtetit në FSHF. Në katër takime të zhvilluara deri tani, kombëtarja e Hanit ka grumbuluar 5 pikë. Gjithsesi kualifikimi për në botëror duket më shumë ëndërr se realitet.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 26 Jan 2009 , 22:30

Ari Han 37%



Oto Bariç 35%



Hans Peter Brigel 27%



Xhusepe Dosena 2%,

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Tue, 27 Jan 2009 , 11:03

po ate dosenen per ca ma kan fut...ai dy ndeshje boni...tek e treta boni gati vlaixhet...
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 27 Jan 2009 , 21:22

Lojë “fair play”, Shqipëria në vendin e 32-të

Shqipëria renditet në vendin e 32-të në Evropë, për sa i përket respektimit të rregullave të lojës. Në klasifikimin e publikuar dje nga UEFA, vendi ynë renditej ndër vendet e fundit për sa i përket “fair play”-t, por ka lënë pas skuadra si Hungaria, Rumania, Serbia dhe Gjeorgjia. Në këtë klasifikim, në bazë të rregullave të reja të UEFA-s kanë marrë pjesë ato vende, skuadrat e të cilave kanë zhvilluar më shumë se 25 ndeshje që nga koha e anëtarësimit në UEFA. Lista përbëhej vetëm nga 38 emra, pasi 15 prej federatave anëtare të UEFA-s nuk e plotësonin këtë kriter. Ndërkaq, vlerësimet për çdo skuadër janë bërë duke u bazuar te 1) raportet e delegatëve të UEFA-s, që kanë ndjekur ndeshjet e kompeticioneve evropiane, 2) numri i kartonëve të verdhë për skuadrat pjesëmarrëse në kompeticionet evropiane, 3) respektimi i kundërshtarit, 4) respektimi i gjyqtarit, 5) sjellja e stafit drejtues dhe e tifozëve vendës. Vendin e parë në këtë klasifikim e mban Norvegjia, e ndjekur më pas nga Danimarka, Skocia dhe Holanda. Kampionia në fuqi e Evropës, Spanja, renditej në vendin e 13-të, ndërsa kampionia në fuqi e botës, Italia, renditej në vendin e 25-të.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 27 Jan 2009 , 21:24

Kapllani dhe Hyka, 100 për qind jashtë sfidës së shkurtit me Maltën



Lojtarët nuk kanë marrë ftesa, shihen si alternativa vetëm në rast dëmtimesh


Edhe pse mungon konfirmimi zyrtar për skuadrën që Ari Han do të ketë në dispozicion për sfidën e 11 shkurtit kundër Maltës, Edmond Kapllani dhe Jahmir Hyka nuk do të jenë pjesë e kontingjentit. Të dy këta lojtarë nuk kanë marrë ftesa për grumbullimin e përfaqësueses, në takimin e parë për vitin 2009, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010. Sulmuesi i Karlsruhes dhe mesfushori i Mainc nuk kanë qenë pjesë e skuadrës as në ndeshjen e fundit të përfaqësueses kuqezi, miqësoren e 19 nëntorit 2008 kundër Azerbajxhanit. Për koincidencë, Kapllani e Hyka janë aktivizuar për herë të fundit në skuadër në takimin e 11 tetorit 2008, ku Shqipëria humbi 2-0 në fushën e Hungarisë. Shkak për lënien jashtë skuadrës është bërë forma e dobët e tyre në klubet respektive. Në sulm, tekniku holandez pritet t‘i besojë sërish Bogdanit, Salihit dhe Berishës. Gjithsesi, ky nuk është një "përjashtim" përfundimtar, pasi Kapllani e Hyka mund të thirren "nën armë" në rast se Kombëtarja humbet të tjerë elementë për shkak dëmtimesh.

Deri më tani, e sigurt mund të quhet vetëm mungesa e kapitenit Altin Lala. Sipas stafit mjekësor të Hanoverit, mesfushori shkatërrues do të zbresë në fushë vetëm në muajin mars, pra në kohë për ndeshjen në "Qemal Stafa" me Hungarinë. Dyshime të forta ka edhe për prezencën e Lorik Canës. Gjithsesi, nga Franca vazhdojnë të vijnë lajme kontradiktore për shëndetin e kapitenit të Olimpik Marsejës. Fillimisht shpresohej se 25-vjeçari do të rikthehej në aksion më 8 shkurt, ndërsa më pas mjekët deklaruan se lojtari nuk do të luante në atë datë, për të mos rrezikuar përkeqësimin e gjurit. Ndërkohë, gjatë pasdites së djeshme u fol se Cana do të jetë në formë optimale vetëm më 15 shkurt, një sinjal deri diku pozitiv për Shqipërinë.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 27 Jan 2009 , 21:26

Me keta 2 mundesa edhe per Canen flitet qe do mungojne ishalla po fut Salihin titullar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 28 Jan 2009 , 03:50

cana nuk ma han mendja se lot.

hala nuk asht gadi mbas demtimit.

asht nji lojtare shum i randesishem dhe asht nji minus per ne

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 28 Jan 2009 , 22:31

Ne gjendje skandaloze jena tuj ju afru ksaj ndeshje.Cana jashte lojtart e tjer kryesor jane tuj lujte pak.Zoti na ndimoft.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Wed, 28 Jan 2009 , 23:56

Cana ashti mir pa ja i pa zevensushem ,per mu jjena dobt n sulm
se asnji sulmus momentalisht se kena n form, kam than edhe ma par.
Ishalla pa lun Salihi si titullar.
Se mas t bajn naj gaf e fut Memelin titullar ai HANI.
Hajt me i fitore e ishalla SALIHI i dopjet.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 29 Jan 2009 , 01:46

ujku shkruan

Se mas t bajn naj gaf e fut Memelin titullar ai HANI.
___________________________________________________

ja mar ishalla.ai asht lojtare kot.

per mu hani ka ba nji gabim shum te madh qe nuk e ka fut bylikbashin.

un se di hala kur po e hek bogdanin se me duket vedi se bogdani dhe kapllani jan 2 lojtaret qe jo vetem po i prishin pun shqipnise poe edhe me duket se i japin terrcdhkek cdo here qe lujn.

ne ndeshjen qe vjen do jete vetem bogdani se kapllanin e paska hek.

Post Reply