Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 18 Jan 2009 , 00:37

Admir Teli firmos në Azerbajxhan


Mbrojtësi i kombëtares do të gjejë në këtë ekip dy ish futbollistët e Besës, Zekerija Ramadani dhe Artim Shaqiri





Jorgis MEMO (Sporti Shqiptar) - Nuk është as Rijeka, as Vllaznia, por një klub që pak kush e priste. Ekipi azerbajxhanas, Karabak, është zyrtarisht destinacioni i mbrojtësit të kombëtares, Admir Teli. Lajmin e orës së vonë e bëri të ditur, ekskluzivisht për "Sportin shqiptar", vetë futbollisti shkodran. Nëpërmjet linjës telefonike nga Antalia, ku ekipi i Karabakut po kryen fazën përgatitore, Teli u shpreh: "Sapo kam mbyllur gjithçka me ekipin azerbajxhanas Karabak. Këtu do të luaj për 6 muaj. Unë jam i kënaqur nga oferta. Drejtuesit e Karabakut shprehën dëshirën për të blerë kartonin, por gjithçka tani është në dorën time. Fillimisht, kam qejf të shoh një herë këtë vend, që për mua është një eksperiencë e re. Pas katër muajve do të flasim më konkretisht, nëse mund të bashkëpunojmë përsëri".

Karabaku renditet në vendin e shtatë të kampionatit azerbajxhanas, ndërkohë që e veçanta është se mbrojtësi i kombëtares do të gjejë aty dy ish-futbollistët e Besës, Zekerija Ramadani dhe Artim Shaqiri. Duke mos dashur të hapë polemika për atë çfarë është folur në shtyp kohët e fundit, Teli sqaron edhe pse nuk kaloi te Vllaznia apo Rijeka.

"Në momentet e fundit, klubi im (Haxhetepe), me të cilin kam akoma dhe dy vite kontratë, më ofroi Karabakun. Drejtuesit e Haxhetepes kërkuan me çdo kusht të më huazojnë këtu, duke ditur që dy presidentët janë shumë shokë dhe kanë biznese bashkë. Ç'është e vërteta, edhe unë jam shumë i kënaqur me anën financiare. Por ajo që më vjen më shumë keq, është se në një farë mënyre i dola nga fjala Rijekës dhe menaxherit Adrian Aliaj. Por të jem i sinqertë, gjithçka është bërë nga klubi im në Turqi, pra unë isha i detyruar në një farë mënyre, sepse edhe ata këmbëngulën shumë. Nuk dua ta mohoj që dëshira ime ka qenë që të kaloj te Vllaznia, por menaxheri Adrian Aliaj ka kontaktuar me Rijeken dhe më bëri një ofertë shumë të mirë. Me ekipin kroat kam qenë pranë firmosjes së një kontrate që në verën e vitit të kaluar, përpara se unë të vija në Turqi te Haxhetepe. Pothuajse gjithçka u mbyll, por telefonata nga Turqia më bëri lojtar të Karabakut,"- tregon Teli, i cili nuk është i pari shkodran që do të luajë në kampionatin azer. Pak vite më parë, Suad Lici ka luajtur me Bakunë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 18 Jan 2009 , 00:41

miri shkruan

ah medet per ne ku ka arrit puna e kampionatit shiptar me ik lojtaret e me lujt ne Azebaixhan kja asht marre allahalla

_____________________________________________________

asht ekonomi tregut naqe.

masanej fushaj nuk e ka pas me qefe ,se nese do ta kishte ,nuk do ta kishte lan.

klubi ne azerbagjan do i ken afru shum lek,gjersa ka shku

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 18 Jan 2009 , 00:53

Vukçeviç, sot përgjigjja përfundimtare

Vllaznia ditët e fundit nuk ka qenë në pritje vetëm të përgjigjes së Telit. Kjo sepse mbrojtësi malazez Nikolla Vukçeviç, ashtu siç ka thënë edhe presidenti Fushaj, vazhdon të jetë në planet e kuqebluve. Madje është pritur që në ditët e para të kësaj jave, lojtari i Buduçnostit të kthente një përgjigje nëse do vinte apo jo. Vukçeviçi duket se sot mund të japë përgjigjen përfundimtare. Të paktën kështu u ka thënë ai drejtuesve të Vllaznisë. Një fakt një fakt i tillë bëhet i besueshëm, ngaqë skuadra e Buduçnostit, duke nisur që nga dita e nesërme, do të nisë fazën përgatitore në Ulqin, në të njëjtin vend ku janë duke u stërvitur edhe shkodranët

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 18 Jan 2009 , 00:54

Të premten miqësore me Buduçnostin

Dy do të jetë numri i ndeshjeve miqësore që ekipi i Vllaznisë do të zhvillojë gjatë kësaj periudhe qëndrimi në Ulqin. Të parën do ta luajë nesër në ora 13:30 ndaj klubit vendës Otrant të Ulqinit, pjesëmarrës në kategorinë e dytë të Malit të Zi. Miqësorja tjetër do jetë ajo ndaj Buduçnosit që do të zhvillohet të premten e ardhshme, një ditë para kthimit të ekipit në Shkodër. Këto do jenë dy miqësoret e vetme, sepse stafi drejtues i kuqebluve nuk ka preferuar asnjë përballje me ekipet shqiptare që janë duke u stërvitur në të njëjtin vend.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 18 Jan 2009 , 00:55

Ndeshja Shkumbini‑Vllaznia nis në…hotel

Më 31 janar superliga do të nisë me ndeshjen shumë të rëndësishme Shkumbini‑ Vllaznia, e cila do të zhvillohet në Peqin. Këto dy skuadra ndërkohë janë sistemuar në të njëjtin hotel në Ulqin, stërviten thuajse krejt afër njëra‑tjetrës dhe çka është më e rëndësishmja, futbollistët e tyre gjejnë rastin edhe të thumbojnë njëri‑tjetrin për këtë ndeshje. Kështu Rizvanolli e Lici nuk përtojnë të thonë se do fitojnë skuadra e tyre nisur nga raportet shumë miqësore që kanë me njëri‑tjetrin. Po ashtu Nora ka dëshirë që të ngacmojë Osjen apo dhe ish‑shokët e tij të ekipit te Vllaznia. E rëndësishme është që gjithçka është miqësore. Ndeshja e vërtetë do të jetë ajo e fushës, por në fakt ndeshja ka nisur që në hotel.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 18 Jan 2009 , 00:55

Përgatitorja malazeze e bën me mjekër Vllazninë


Autori: editor
Data: 17/01/2009
Version Print
Nga Ulqini, Gjergj KOLA


Ka qenë ndoshta gjëja që na ka rënë në sy më parë që në kontaktin e parë që kemi pasur me futbollistët e Vllaznisë. Nëse një vit e gjysmë më parë, kur skuadra ndodhej sërish për përgatitore, atëherë në Nikshiq, fenomeni ka qenë qethja tullac e disa prej futbollistëve shkodranë, tashmë moda është tjetër. Të gjendur në Ulqin për të zhvilluar fazën përgatitore të dimrit, lojtarët kuqeblu duket se kishin krejt pak interes për paraqitjen e tyre të jashtme. Për rrjedhojë, mjekra ishte thuajse prezente te shumica e tyre. Duke filluar nga Grima, për të vazhduar me Licin, Osjen, Beqirin, Sinanin, Dhëmbin, Doçin e ndonjë tjetër. Të gjithë pa përjashtim nuk mendonin shumë për këtë problem, sepse për ta ishte e rëndësishme mbajtja e regjimit sportiv. Me humor Grima do të shprehej kështu në lidhje me këtë çështje: “Eh, ku na del ne koha të rruhemi! Me gjithë këtë lodhje, mendjen e kemi veç për të fjetur.” Realisht kjo ishte e vërteta. Ekipi i Vllaznisë, që nga e shtuna e kaluar, kur ka mbërritur në Ulqin, nuk ka pasur asnjë ditë pushim. Madje çdo ditë nga dy seanca, teksa paradite i është kushtuar rëndësi përgatitjes fizike, ndërsa pasdite asaj tekniko‑taktike. Në këto pozita, për kuqeblutë dita ishte shumë e shkurtër. Zgjimi në mëngjes, ngrënia dhe pastaj stërvitja e paradrekes në sallën e forcës ose në fushë. Më pas vajtja në hotel për të pushuar pak, sepse vjen shpejt koha e drekës, dikush shkon edhe në pishinë. Pak gjumë, sepse në orën 14:30 duhet të jenë sërish në fushën e stërvitjes për seancën e pasdrekes. Për fatin e mirë, fusha është shumë afër hotelit dhe nuk u merr kohë për të shkuar. I vetmi pushim pak më i gjatë është ai i darkës. Dikush shkon në pishinë, të tjerë vendosin të shfrytëzojnë internetin, sepse e kanë instaluar të gjithë në celularët e tyre. Një kafe pas darke shton pak kohën e pushimit, sepse të gjithë më pas shkojnë në dhomat e tyre për të pushuar, sepse e nesërmja vjen shpejt dhe sërish do ketë shumë djersë të derdhur në stërvitje. Ja pse edhe shumë prej futbollistëve nuk i kushtojnë rëndësi paraqitjes së tyre të jashtme dhe mjekrat kanë zënë pjesën kryesore të fytyrës së tyre. Por për futbollistët e Vllaznisë, fundi i janarit dhe deri në maj është një periudhë prove. Ata janë të parët në kampionat dhe e kanë për detyrë ta ruajnë këtë vend deri në fund. Për këtë arsye, janë duke sakrifikuar jo pak në stërvitje gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që në aspektin fizik të mos kenë probleme gjatë kampionatit. Gjërat duket se po shkojnë mjaft mirë dhe lojtarët duket qartë se kanë humbur jo pak kilogramë gjatë këtyre ditëve. Shembulli më i mirë për këtë është Sinani. Që nga pamja e jashtme e tij e dallon qartë se është holluar jo pak. Këtë e vërteton prononcimi i mjekut Çoba që thotë se kapiteni ka humbur 4 kg për asnjë javë stërvitje. Thuajse në të njëjtën gjendje janë edhe lojtarët e tjerë. Canaj po u merr “shpirtin” në stërvitje, por askush nuk ndihet prej tyre.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 18 Jan 2009 , 00:59

ADMIN.Me me ma ba hallall naqe .ngaqe mekatoja ishte e njitun me lajmet e vllaznise kam shkru krejt pa dashje ne merkato,tu kujtu se jan lajmet e vllaznise

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 18 Jan 2009 , 01:30

Ska gja fpjalmi :)

Vukcevic nuk kishte ken keq me ardh por ma shume se asigja tjeter Vllaznia ka nevoje per nji mesfushor organizator....
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 18 Jan 2009 , 01:49

admini shkruan

Vukcevic nuk kishte ken keq me ardh por ma shume se asigja tjeter Vllaznia ka nevoje per nji mesfushor organizator....
_______________________________________________________

asht shum e veshtire me u gjet nje organizator ne kampionatin tone sepse jan shum pak ,ose nuk ekzistojn ,por edhe ata pak qe ekzistojn jan me kontrata .,kurse ne vendet e huaja asht shum e veshtire me gjet organizatore ,ne keto pak dite merkatot qe kan mbet

kam frike se fushaj nuk tapo blen ma lojtare.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 18 Jan 2009 , 02:01

Normale qe asht e veshtire me gjet ndonji organizator te hajrit, ka vite qe ne Shkoder por edhe ne Shqipni nuk kane dal organizator te hajrit .... :(
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sun, 18 Jan 2009 , 03:32

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 18 Jan 2009 , 22:55

Edhe per nji mbrojtes kroat ndiva un.Flitet veq per mrojtsa e per mesfushor qe kena ma shum nevoj nuk flitet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia krenaria ime
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 137
Joined: Sat, 08 Nov 2008 , 15:42
Location: itali

Post by vllaznia krenaria ime » Mon, 19 Jan 2009 , 00:27

o vllezer fushaj morri edhe kyt mbrojtesin e ri
ishalla eshte naj qa
tani per mua fushaj do bllej edhe nje emsfushor e e ba nje skauder shuem te mire mua po me pelqen
fushaj faliminderit po blej edhe nje mesfushor
vllanzia krenria e shqiperise ne kupat e europes
vllaznia vllaznia
je ma mira je ma bukura
vllaznia

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 02:51

ishalla asht nej lojtare i hajrit se shum a fol per brazilian e shum te tjere,por spo shofim kerkend

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 03:43

a dihet gja per lojrarin Mirko Plantiç qe do bahet lojtare i vllaznise.

cfare cilesish ka ,a din kush gja

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 03:45

e futa emrin Mirko Plantiç ne gogel ,dhe as datelindje nuk qet.

gjersa nuk e tregon as gogla kush asht ky lojtare ,atehere shifet shum mire se qa lojtarit kot asht

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 03:49

e vetmja gja qwe treegon per ket lojtare asht kja ketu ku nuk thote as mosh as datelindje.

https://www.allsoccerplayers.com/en/pla ... c85bcbd6f6

ishalla del i hajrit

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 19 Jan 2009 , 21:53

Mirko Plantic lun ne Slloveni me ekipin e DAC Dunajska Streda. Kshu duket edhe se tek faqja zyrtare nuk del qe kete sezon lun me kete skuader ....
Me perpara ka lujt ne Kroaci me Varteks Varazhin ne sezonin 2005-06.
Ka lind me 15 janar 1985
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 19 Jan 2009 , 21:58

faleminders admin

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 19 Jan 2009 , 22:22

sdi ku e lexova ne nji prej postimeve te masiperme qe Plantic ka lujt ne Ukrahine pa une nuk dita me gjet gja ....!!!!

Kam frike se ky lojtar ka ndej pa ekip kete periudhen e fundit ..... :roll:
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply