Basketboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 10 Jul 2008 , 18:12

Urime basketbollisteve shqiptare per kalimin e grupit, hajt ishalla ecin mire ne gjysfinale :)
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 10 Jul 2008 , 23:46

Hajt ishalla po levize nej san edhe per sportet tjera.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 13 Jul 2008 , 11:05

Shqipëria, nënkampione e Divizionit C

Shqipëria e basketbollit për femra humbi finalen kundër Maltës (61-81), të vlefshëm për Divizionin C të Kampionatit Europian, duke u renditur e dyta në këtë divizion ku morën pjesë 8 ekipe, përfshirë edhe Luksemburgun (i treti), Andorrën, Skocinë, Uellsin, Gjilbratarin e Azerbaxhanin.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Nov 2008 , 15:50

PARTIZANI-VLLAZNIA 58-85

(18-18, 15-22, 11-24, 14-21)
PARTIZANI: E. Pana, A. Isufi, A.
Fusha, E. Isaku, J. Seitaj, V.
Xheka, A. Byberi, E. Zuci, K.
Çaçi, N. Isaj
Trajner: A. Fagu
VLLAZNIA: N. Arra, A. Halili, F.
Hullanaj, Gj. Ndoja, L. Devia, E.
Berdica, F. Tarabashi, A.
Nexhimi, B. Gjecaj, A. Omi, F.
Gjoka
Trajner: P. Osmani
GJYQTARË: Sh. Bekteshi, G. Cici

Vllaznia mund Partizanin
Ndeshja e parë e javës së 4-t në basketboll për meshkuj
midis Partizanit dhe Vllaznisë, e luajtur në pallatin e sportit
“Asllan Rusi”, është mbyllur me fitoren e skuadrës shkodrane
me rezultatin 85-58. Një takim pa shumë histori, edhe
pse perioda e parë u mbyll e ekuilibruar 18-18. Por miqtë
nga Shkodra do ta zgjidhnin fitoren në 10 minutat e dyta,
ku do të shkëputeshin 15-22 ndaj kryeqytetasve të teknikut
Fagu. Kështu pjesa e parë u mbyll 40-33 për Vllazninë. Në
20 minutat e dyta, Vllaznia e administroi me qetësi lojën,
duke fituar 45-25. Kuqeblutë ruajtën epërsinë, duke marrë 2
pikë që e renditin përkohësisht në vendin e parë.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 09 Dec 2008 , 14:24

FIBA injoron kërkesën e Kosovës

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) injoron kërkesën e Federatës Kosovare të Basketbollit (FBK) për anëtarësimin në këtë organizëm. Bordi Qendror në institucionin që drejton basketbollin botëror nuk e ka shqyrtuar kërkesën e FBK-së, pavarësisht se kjo ishte parashikuar në rendin e ditës. Faqja zyrtare e FIBA-s citonte se në këtë mbledhje është diskutuar rreth pesë pikave, por askund nuk figuronte çështja për sportin e top-koshit të shtetit më të ri në Evropë. Njëra prej pikave që vlen të përmendet, ishte pranimi i Federatës Meksikane të Basketbollit. Sekretari i përgjithshëm i federatës, Isuf Lumi, konfirmon se në adresë të FBK-së nuk ka arritur asnjë përgjigje nga FIBA. "Ende nuk kemi informacion. Nuk jemi përmendur as në raportin e Bordit Qendror. Të dielën na kanë premtuar se do të na dërgonin një letër, por ajo nuk ka ardhur", tha ai për kosovaren "Express". Javën e kaluar, FIBA dërgoi një letër në federatë, pas raportit pozitiv rreth zhvillimeve në basketbollin kosovar, ku konfirmonte se do të shqyrtonte aplikimin.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 03 Jan 2009 , 13:01

Ndeshja që tronditi Europën

Një skuadër 20-vjeçarësh shqiptarë tronditi një nga skuadrat më të mira të Europës, kampionen e Italisë, në sytë e presidentit të Federatës Botërore të Basketbollit. Agim Fagu shënoi 48 pikë dhe u përzgjodh në skuadrën më të mirë të vitit në kontinent

TIRANË – Është historia që i del në krah sportit dhe për Partizanin e basketbollit të meshkujve kjo ndihmë vjen në momentin më vendimtar, pikërisht kur kanë vendosur ta shkrijnë për fare. Si sot 40 vjet më parë, një skuadër 20-vjeçarësh shqiptarë tronditi një nga skuadrat më të mira të Europës, kampionen e Italisë, Oransoda të Kantusë, duke barazuar 73-73 në pallatin e sportit “Partizani” (sot “Asllan Rusi”). Ishte hera e parë që një ekip shqiptar basketbolli dilte në kupat e Europës, përkatësisht në të kampionëve.

Presidenti me moshë të thyer i FIBA-s (Federata Botërore e Basketbollit), Uilliam Xhons, zbriti shkallët dhe takoi heroin shqiptar të ndeshjes, Agim Fagun, që kishte shënuar 48 pikë në takimin e mbyllur në barazim 73-73. Plakushi e uroi djaloshin 21-vjeçar duke i vendosur në gjoks edhe medaljen me flamurin e FIBA-s. “Kjo medalje e FIBA-s i jepet vetëm lojtarëve shumë të dalluar, - tha Xhonsi, - për mua është një nder dhe kënaqësi e madhe që ju uroj për lojën e shkëlqyer që zhvilluat gjatë gjithë ndeshjes”.

Oransoda kishte dy amerikanë, Lyn (2.07 metërsh) dhe Bërxhes (2.02). Kishte lojtarin e kombëtares së Italisë, Rekalkatin, të vetmin italian në fushë si dhe dy argjentinas. Trajner ishte serbi i famshëm, më pas president i FIBA-s, Borisllav Stankoviç. Partizani që guxoi të dilte përballë tyre ishte një skuadër me moshë mesatare ndoshta 21-vjeçare. Agim Fagu ishte 21 vjeç, Vladimir Çuçi 20, Astrit Hutka 19, Edmond Moja 22, Guxim Bekteshi 19, Spartak Boshnjaku 18.

Bashkë me ta luanin edhe Dodan Përmeti, Nikolin Pali, Agim Lahi, Vladimir Gjini, Besnik Pëllumbi dhe Kujtim Kasmi. Më i madhi i të gjithëve ishte Agim Lahi, i vitlindjes 1943, pra 25 vjeç. Skuadra e re dhe e kuqe drejtohej nga dy trajnerët Astrit Greva dhe Njazi Lleshi. Tek ai Partizan kishte ndikuar trajneri kinez, Pai Shin Çen, njeriu që ishte ngarkuar nga Partia Komuniste Kineze për të ndihmuar basketbollin në vendin e partisë motër, PPSH-së. Kinezi ndenji rreth 9 muaj, deri në maj 1968 dhe u largua vetëm pak kohë para se shorti të vinte përballë Partizanin me Oransodën.

Basketbolli i shpejtë dhe me përgatitje të fortë fizike e atletike ishte receta e Çenit, gjë që me shumë zgjuarsi e bëri edhe Greva. “Ne na quajtën skuadra e djemve me gjunjë të fortë”, - kujton trajneri.

Shorti i Kupës së Kampionëve u hodh më 7 korrik dhe problemi u ngrit: të luajmë apo të mos luajmë. Problemi parimor u diskutua deri në nivelin e Byrosë Politike. Pengesa kryesore ishte prania tek Oransoda e dy amerikanëve, të cilët nuk mund të hynin në Shqipëri, meqë nuk ekzistonin marrëdhënie diplomatike mes shqiptarëve dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Më në fund, tifozi i fuqishëm i Partizanit, ish-ministri i mbrojtjes, Petrit Dume, ndërhyri që amerikanët të hynin në Shqipëri.

Skuadra italiane zbriti në Rinas dhe, me masa sigurie, mori rrugën drejt kryeqytetit. Të ardhurit shoqëroheshin nga 17 gazetarë të vendit të tyre dhe habia e madhe nisi që tek kryqëzimi i madh, aty tek “Zogu i Zi”. Greva dhe Moja e mbajnë mend mirë atë ditë. “Njerëzit kishin mbushur trotuaret në të dy krahët e rrugës së Durrësit, - thotë trajneri, - aq sa mezi mund të kalohej”.

Ndeshja ishte një duel tepër emocionues, tepër i fortë dhe në fund Oransoda u detyrua të pranonte barazimin ndaj shqiptarëve. Agim Fagu u përzgjodh në 5-en më të mirë të Europës për atë vit dhe duhej të luante në formacionin e Europës kundër skuadrës kampione të kontinentit, siç ka qenë traditë. Greva i mban mend shumë mirë ato kohë. “Por Gimi nuk mundi të merrte pjesë në atë ndeshje sepse partia dhe qeveria jonë nuk donin që ai të luante përkrah me amerikanët”, - thotë ai. Sidoqoftë, sadisfaksioni i madh ishte thënia e presidentit të FIBA-s, Xhons, që u shpreh se “erdha, pashë dhe u kënaqa, e kuptova që basketbolli modern luhet edhe në Tiranë”.

Ai basketboll luhej dikur në Tiranë, kur Partizani humbiste me 2 pikë më 1978 me kampionen e ardhshme të Europës, Bosnjën e Sarajevës apo me 3 pikë ndaj Partizanit të Beogradit, por sot jo vetëm që nuk është më modern, por ndoshta as nuk do të mund të luhet. Kreshnik Tartari e vë qartë gishtin në plagë: Po zhduken akademitë, ata që krijojnë kampionët. Dhe për ta bërë edhe më të prekshme, po përkthej disa fjalë të trajnerit të sotëm të Partizanit të Beogradit, Dushko Vujosheviç, ekipi i ri i të cilit po shkëlqen në Euroligë.

“Duke qenë ekip i madh, Partizani ka magnetizëm të madh, - thotë ai, - ne kemi traditë dhe pjesë e kësaj tradite është që lojtarët e rinj bëhen të mëdhenj në klub. Emri ynë ua bën më të lehtë punën gjahtarëve të talenteve sepse lojtarët me shumë talent duan vetë që të vijnë tek Partizani”.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Sat, 03 Jan 2009 , 13:46

Miri wrote:Ndeshja që tronditi Europën

PRSH MIRI
Me duket se te pelqen basketbolli , edhe mu m pelqen shum , te lutem kur te kesh informacione nga basketbolli shqiptar me ban me dit .
Jam shum iinteresuar sepse me lun edhe djali i jem me komtaren e zvicres U16. INFORMOU www lugano basket.ch mbiemri harlicaj.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 03 Jan 2009 , 16:14

Sa her qe kam pas info i kam postu ktu te forumi.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 03 Jan 2009 , 21:40

ujku ju prifte e mbara djalit
i perjashtuar

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Sun, 04 Jan 2009 , 14:43

GOLDIAN wrote:ujku ju prifte e mbara djalit
Falemners Goldjan dhe te uroj te gjitha te mirat.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 11 Jan 2009 , 11:59

FSHB teston gjyqtarët

Gjyqtarët e Kampionatit Shqiptar të Basketbollit do t’i nënshtrohen një testi para nisjes së fazës së dytë të kampionatit. Lajmin e ka konfirmuar Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB), e cila ka vendosur të ritestojë gjyqtarët. Burime nga kjo federatë bëjnë të ditur se ky do të jetë një test rutinë, ku do të marrin pjesë të gjithë gjyqtarët e basketbollit. Ky është testi i dytë dhe i fundit për këtë sezon.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 17 Jan 2009 , 21:00

Elhad Emërllahu, nga horrori te shpresa

Image

Ai është 18 vjeç dhe vazhdon aktivitetin e tij si basketbollist, por nuk ka një të kaluar si bashkëmoshatarët e tjerë. Që në moshën 8-vjeçare është detyruar të largohet nga vendlindja e tij, Kosova, bashkë me familjen, për shkak të luftës që zhvillohej në këtë vend. Ka kaluar net të tëra në pyjet Kosovës.

Ishte viti 1999, gjatë pikës më të nxehtë të luftës në Kosovë, ku familja Emërllahu nuk pati asnjë zgjidhje tjetër, veç largimit. “Isha 8 vjeç dhe vetëm vrapoja, - ka treguar Elhad Emërllahu. - Mendoja se nga momenti në moment edhe mund të vdisja. Dëgjoja vetëm të shtëna dhe shihja njerëz që vriteshin. Jemi detyruar të qëndrojmë edhe pa ngrënë”. Por tashmë duket se gjithçka është kaluar, dhe ai është një lojtar basketbolli në gjimnazin “Klark” në Amerikë. Ditët e tij kalojnë duke luajtur me miqtë, duke dëgjuar hip-hop dhe duke shkëmbyer mesazhe me të dashurën e tij. Vetëm 10 vite më parë kalonte në pyjet e Kosovës, duke u fshehur me familjen e tij, duke mos kërkuar asgjë më tepër, përveç mbijetesës. Vajtja e tij në Amerikë nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi përpara se të mbërrinte atje, është dashur të bënte 25 milje në këmbë deri në gjetjen e një kampi refugjatësh në Maqedoni. Më pas janë dashur tre udhëtime me autobus, një me tren dhe një me avion, derisa bashkë me familjen të mbërrinte në San Antonio. Në San Antonio, avokati Ed Kurth dhe gruaja e tij, Xhulia Kroulei, ishin në kërkim të një sponsori për familjen nga Kosova. Arritën në fund që dy familje shqiptare t’i mirëprisnin për më shumë se dy muaj. Njëra familje ishte ajo Emërllahu.

Po të pyesësh Farukun, 31 vjeç, (vëllanë e Elhadit) për Amerikën, ai menjëherë të përgjigjet: 7 korrik 1997, dita në të cilën familja Emërllahu erdhi. “Mbaja veshur të njëjtat rroba me të cilat kisha udhëtuar nëpër pyll dhe fusha”, është shprehur Faruku. Kjo ishte gjithçka ata kishin.

Asnjë prej tyre nuk fliste anglisht. Më vonë, Faruku dhe Sajmiri gjetën vende pune në një shoqëri, ndërsa Tevidi (i ati i Elhadit) në një hotel. Të gjithë filluan të punojnë në këto vende. Kur u transferua në apartamentin e tij, kompleksi aty pranë kishte një fushë basketbolli. Elhadi nuk e kishte aspak idenë se çfarë ishte basketbolli para se të vinte në Amerikë, por shumë shpejt kjo gjë e tërhoqi. Ai shkonte çdo ditë te kompleksi aty pranë dhe luante, derisa punonjësit e mirëmbajtjes fiknin dritat.

Në fund, Emërllahu filloi të punonte edhe vetë aty si mirëmbajtës. “Unë nuk e kisha idenë se basketbolli ekzistonte edhe në Kosovë, - thotë 18-vjeçari. - Ne nuk kishim televizor. Kur pashë basketboll për herë të parë, isha shumë i lumtur. Më shpejt se anglishten mësova basketbollin”.

Tani e gjithë familja e do basketbollin dhe të gjithë bashkohen në shtëpinë e Farukut për të parë ndeshjet. Tevidi nuk flet shumë anglisht, zakonisht është djali i tij që e përkthen, por kur i përmend Elhadin dhe basketbollin ai qesh, duke i konsideruar si e njëjta gjë.

“Ajo që është më e rëndësishme, është se janë një shembull i ëndrrës amerikane, - thotë Kurthi. - Nga emigrant që nuk kishte asgjë, tashmë ai ka një shtëpi”.

Gjatë ndeshjeve që luan djali i tyre, familja Emërllahu dallohet lehtësisht në tribunë. Elhadi është lider në skuadrën e tij për sa u përket pikëve të shënuara. Është markuesi i parë për Klarkun. Atij nuk i pëlqen që të flasë për të kaluarën e tij me skuadrën. Shumica e shokëve të tij nuk kanë dijeni për luftën që është bërë në Kosovë. Por kur ka folur me disa prej tyre, ata kanë mbetur të shokuar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 18 Jan 2009 , 00:20

ishalla i prijet mbare

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 20 Jan 2009 , 17:45

Euroleague, caktohen grupet e fazes 1/16

Ne Barcelone te Spanjes eshte hedhur shorti i fazes se dyte te Euroleague ku 16 me te mirat e Evropes do perballen me njera tjetren per te nxjerre teteshen cerekfinaliste.

Nga faza e pare u kualifikuan 4 te parat e cdo grupi, te cilat do vazhdojne rrugen per me tej. Grupi E; Tau Ceramica, Olympiacos, Armani Jeans Milano, Asseco Prokom. Grupi F; Barcelona, Real Madrid, Maccabi Tel Aviv, Alba Berlin. Grupi G; Unicaja Malaga, Lottomatica Roma, Panathinaikos, Partizan Beograd. Grupi H; Cska Mosca, Montepaschi Siena, Fenerbahce Ulker, Cibona Zagreb.

Nga cdo grup do kualifikohen dy skuadrat e para dhe me pas 4 skuadra do perballen ne nje turne nga ku do dale edhe kampionia e ketij sezoni. “Final Four” do te zhvillohet ne Berlin ne fillim te muajit maj.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 21 Jan 2009 , 01:50

e di qe barcelona ka ekip hata sepse ka ken gjithmone nder ma te mirat.

a dihet gja kush asht kampionia e fundit.cili klub.

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Wed, 21 Jan 2009 , 10:05

Kampionja e fundit esht cska moska m duket o Fpjalm.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 21 Jan 2009 , 14:01

2008-Maccabi Elite Tel Aviv77 - 91CSKA Moscow
2007-PANATHINAIKOS 93-91 CSKA MOSCOW
2006-CSKA MOSCOW 73-69 MACCABI ELITE
2005-MACCABI ELITE 90-78 TAU CERAMICA
2004-MACCABI ELITE 118-74 SKIPPER BOLOGNA
2003-FC BARCELONA 76-65 BENETTON TREVISO
2002-KINDER BOLOGNA 83-89 PANATHINAIKOS
2001-KINDER BOLOGNA
2000-PANATHINAIKOS 73-67 MACCABI ELITE
1999-ZALGIRIS 82-74 KINDER BOLOGNA
1998-KINDER BOLOGNA 58-44 AEK ATHENS
1997-OLYMPIAKOS 73-58 FC BARCELONA
1996-PANATHINAIKOS 67-66 FC BARCELONA
1995-REAL MADRID 73-61 OLYMPIAKOS
1994-JOVENTUT 59-57 OLYMPIAKOS
1993-LIMOGES 59-55 BENETTON TREVISO
1992-PARTIZAN 71-70 JOVENTUT
1991-POP 84 SPLIT 70-65 FC BARCELONA
1990-JUGOPLASTIKA 72-67 FC BARCELONA
1989-JUGOPLASTIKA 75-69 MACCABI ELITE
1988-PHILIPS MILAN 90-84 MACCABI ELITE

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 21 Jan 2009 , 14:02

fpjalmi wrote:e di qe barcelona ka ekip hata sepse ka ken gjithmone nder ma te mirat.

a dihet gja kush asht kampionia e fundit.cili klub.
shiko pak rrezultatet ne 20 vitet e fundit edhe shife sa e mire asht ken barcelona :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 21 Jan 2009 , 21:23

Hahahahahahah!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 22 Jan 2009 , 04:28

ujku shkruan
Kampionja e fundit esht cska moska m duket o Fpjalm.
_________________________________________________

flm ujku

Post Reply