Legjionaret

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 07 Jan 2009 , 04:52

goldiani shkruan

o mir cila faqe internetit e ka dhane kete punen e currit
se shqiptareve sju besoj hic
___________________________________________________

un e kam lexu ket lajm te lajmet shqiptare ,dhe mendoj se asht mese i vertete.

beqaj ash nji portier mjaft i mire ,dhe mendoj se asht nder 2 a 3 portierat ma te mire ne histori qe ka xjerr kosova dhe shqipnia kta vitet e fundit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 07 Jan 2009 , 04:56

admini shkruan

Sot lexova ne gazete se Bogdani mund trasferohet tek Roma.
Ka kohe qe Roma asht ne ndjekje te Bogdanin e ka mundsi qe tesh ne janar te kalojne tek Roma ne forme huazimi!!
___________________________________________________

un e kam lexu ket lajm te gazetat shqiptare,nuk me kujtohet cila gazete ,por nuk e besoj ,sepse bogdani asht nji lojtare qe ska ma vlera ,
por meqe admini e ka lexu te gazeta italiane atehere me besohet .

me habit fakti se pse roma don me ble nji lojtare zhele ,kur dihet shume mire se ne 2 vjetet e fundit ka sheni vetem 1 gol ne kampionatin italian.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 07 Jan 2009 , 05:38

Futbollistë shqiptarë, skandal me pasaporta fallco

Futbollistët shqiptarë Stelio Shehu dhe Elvis Shehu luanin me Ethinko Katrerinis (kategoria e tretë greke) me pasaporta të falsifikuara





Futbollistë shqiptarë që luajnë në Greqi janë përfshirë në skandalin e pasaportave fallco. Futbollistët shqiptarë Stelio Shehu dhe Elvis Shehu luanin me Ethinko Katrerinis (kategoria e tretë greke) me pasaporta të falsifikuara. Sipas gazetës “Metropol Sport”, i pari luante me pasaportë belge, ndërsa Shehu me pasaportë norvegjeze. Ekipi i tyre pas zbulimit të këtij skandali humbi ndeshjen në tavolinë me Odisea Anagjenis, që kërkoi dhe hapjen e hetimeve. Futbollistët shqiptarë do të përjashtohen për një periudhë tre vjecare nga futbolli grek, por i pret edhe një dënim penal nga gjykata greke.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 07 Jan 2009 , 08:53

fpjalmi wrote:goldiani shkruan

o mir cila faqe internetit e ka dhane kete punen e currit
se shqiptareve sju besoj hic
___________________________________________________

un e kam lexu ket lajm te lajmet shqiptare ,dhe mendoj se asht mese i vertete.

beqaj ash nji portier mjaft i mire ,dhe mendoj se asht nder 2 a 3 portierat ma te mire ne histori qe ka xjerr kosova dhe shqipnia kta vitet e fundit
une e kam fjalen per currin se beqaj asht e rregull po per currin skam lexu gja
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 07 Jan 2009 , 15:04

GOLDIAN wrote:o mir cila faqe internetit e ka dhane kete punen e currit
se shqiptareve sju besoj hic
top-channel

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 07 Jan 2009 , 16:17

skam kene dy dite ne internet, sa hapi sot faqen e albania-sport shof mush lajme te reja me merkaton e legjionarve, "Curri te Hoffenheim" nja tre-kater lajme ma vone "Curri jo te Hoffenheim"...

une di : Manchesteri mori dy serb prej Partizanit tBeogradit, 21 e 17 vjec...ne te vazhdojme me andrra nbeze.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 07 Jan 2009 , 16:45

Man in Redblue wrote:skam kene dy dite ne internet, sa hapi sot faqen e albania-sport shof mush lajme te reja me merkaton e legjionarve, "Curri te Hoffenheim" nja tre-kater lajme ma vone "Curri jo te Hoffenheim"...

une di : Manchesteri mori dy serb prej Partizanit tBeogradit, 21 e 17 vjec...ne te vazhdojme me andrra nbeze.
edhe mu me shkaterrojne nervash keta pune
serbt qe boll inat i kena u bane tre te manchesteri
si me mhanger buken e gojes
kurse na vec hapna betsh
po e tham banalshe
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 07 Jan 2009 , 17:05

qoft larg kja mar,ba me u shit ne nje skuader te madhe futbollistat shiptar dalin mensh gazetaret ishtu e kan ik per lesh :P

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Wed, 07 Jan 2009 , 18:43

e pres nji levizje te nji legjionarit...numeroj ditet...pres pres...eh Hamdi ca mbane....po mshkon rinia tut prit....

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 07 Jan 2009 , 23:33

Man in Redblue wrote:e pres nji levizje te nji legjionarit...numeroj ditet...pres pres...eh Hamdi ca mbane....po mshkon rinia tut prit....
he ma ca ke se ka mundesi me lujt me magnen ne te dyten
njaty po te rrin
spo te lun hic prej austriet
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 08 Jan 2009 , 00:18

Keni te fala prej Hamdise te tan.Ka thane qe deri me 1 shkurt si dihet! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 08 Jan 2009 , 00:21

tfala pac ma
ku e takove
a te pyeti per man in redblue a hic
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 08 Jan 2009 , 00:37

v1919 shkruan

Keni te fala prej Hamdise te tan.Ka thane qe deri me 1 shkurt si dihet!

_______________________________________________________

mos ka than deri me 1 prill maj naqe :lol: :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 08 Jan 2009 , 03:33

Klinsman kërkon Canën te Bajerni

Frank Riberi u këshillon kampionëve të Gjermanisë mesfushorin kuqezi


Bajerni i Mynihut vazhdon të jetë i interesuar për Lorik Canën. Mesfushori shqiptar është objektivi kryesor i kampionëve të Gjermanisë, të cilët pritet të bëjnë një ofertë zyrtare, ndërsa marrëveshja besohet se do të arrihet në fund të sezonit. Kapiteni i Olimpik Marsejës është një lojtar polivalent dhe karakteristikat e lojës së tij pëlqehen shumë nga trajneri i bavarezëve, Jurgen Klinsman. Por, Cana nuk është i vetmi lojtar marsejez që ndiqet nga Bajerni: nën vëzhgim është edhe mesfushori tjetër, Karim Zani, i cili mund të luajë në pozicion qendror, por edhe në krah. Për të dy këta futbollistë, Franc Bekenbauer dhe Karl-Haic Rumenige janë të gatshëm të paguajnë një shifër të përafërt me 25 milionë euro.

Riberi

Bajerni është në kërkim të një mesfushori me tipare shkatërruese, dhe prej kohësh po shqyrton alternativat në merkato. Shkak janë bërë refuzimet e njëpasnjëshme të holandezit Mark van Bomel, i cili nuk pranon të rinovojë kontratën me klubin, pasi po mendon të kthehet të luajë në vendlindje. Pikërisht për këtë arsye, klubi po punon që të përgatisë terrenin për afrimin e Lorik Canës. 25-vjeçari u është këshilluar drejtuesve të skuadrës që ka fituar 35 trofe në Gjermani (21 tituj kampionë dhe 14 Kupa) nga Frank Riberi. Miqësia e mesfushorit shqiptar me yllin e përfaqësueses franceze ka mbetur e fortë që prej periudhës kur ky i fundit luante në Marsejë. Madje, në pushim të ndeshjes Bajern-Kotbus në fund të vitit 2008, Riberi vrapoi tek Ervin Skela për t‘i dhënë fanellën e tij, sepse kishte marrë një porosi nga Cana. Mediat gjermane u habitën me atë episod, por më vonë u sqarua se pas një bisede telefonike kosovari i kishte kërkuar shokut të tij të vjetër fanellën për t‘ia dhënë një pjesëtari të stafit të Kombëtares kuqezi. Vetëm pak javë më parë Cana kishte deklaruar se pavarësisht ofertave të shumta në adresë të tij (Evertoni e Arsenali në Angli, por edhe Roma në kampionatin italian), destinacioni më i mundshëm ishte Bajerni i Mynihut.

Dëmtimi

Ndërkohë që nga merkato për Lorik Canën vijnë sinjale pozitive, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për infermierinë. Zv/kapiteni i Kombëtares ka probleme në gju dhe dje iu nënshtrua radiografisë për të mësuar më shumë rreth dëmtimit. Stafi mjekësor i Olimpik Marsejës i rekomandoi lojtarit të paktën 10 ditë pushim absolut, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet. Prej këtij lëndimi, mesfushori rrezikon të mos luajë në takimin e së shtunës me Okserin.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 08 Jan 2009 , 09:43

:shock: :shock:
o man in redblue a din gjermanisht ti se une si tifoz i bayernit se kam pa kund kete lajm
di qe ribery flet fjale te mira per canen
po bayerni po merr anatoli timoschuk nga zeniti i pertersburg dhe ka plas lufta mes tij e van bomel qe pritet te largohet tash na doli ne skene dhe cana
nejse u bana i merzitshem por te flitej per serine A nuk di shume gjana e pys po per bayernin...............
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 08 Jan 2009 , 15:37

Asht e shkrume ne faqe kryesore si lajm bomb ne gazeten sportive gjermane :lol:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 11 Jan 2009 , 06:48

Roma i mbyll deren Erjon Bogdan

Roma refuzon Erjon Bogdanin. Edhe pse vetëm pak ditë më parë transferimi i sulmuesit shqiptar te verdhekuqtë dukej i përfunduar, në orët e fundit gjithçka ka ndryshuar.

Pas konsultimit me trajnerin Luçiano Spaleti, drejtuesit e klubit të kryeqytetit italian refuzuan ofertën e Kievos për shkëmbim 6-mujor, ku Bogdani do të luante te nënkampionët e Italisë, ndërsa te veronezët do të kalonte Okaka.

Gazeta sportive “Corriere dello sport” citonte: “Transferimi i sulmuesit të ri Okaka te Kievo përfundimisht nuk do të mund të realizohet. Roma ka refuzuar shkëmbimin me Bogdanin”. Për sulmuesin e Kombëtares kuqezi, skuadra e Spaletit ishte alternativa më e mirë.

Aty Bogdani do të luante në nivele të larta (Roma është mes 16 skuadrave që u kualifikuan nga faza e grupeve në Ligën e Kampioneve) dhe aktivizimi nuk do të mungonte. Verdhekuqtë garojnë në tre kompeticione dhe nuk kanë në kontingjent një sulmues me karakteristikat e 31-vjeçarit. Tashmë që kjo mundësi u venit, për lojtarin alternativat më të mira mbeten Bolonja e Palermo.

Të dyja këto klube, që konkurrojnë për mesin e klasifikimit në Serinë A e vlerësojnë lojën e Bogdanit, por ende nuk janë interesuar zyrtarisht.

E ardhmja e Bogdanit është e pasigurt edhe për shkak të “Calciopolit” në kampionatin italian. Largimi i tij nga Kievo duket i sigurt, por destinacioni nuk është i qartë.

Për të përkeqësuar situatën vetëm pak orë më parë është zyrtarizuar edhe vendimi për menaxherin e sulmuesit, Alesandro Moxhi (djali i famëkeqit Luçiano Moxhi), që u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me një vit e dy muaj burg.

Për shkak se ngjarjet kanë ndodhur përpara aprovimit të ligjit (në vitin 2006), menaxheri nuk do të shkojë pas hekurave, por impenjimi për t’u shpallur i pafajshëm në Gjykatën e Apelit, natyrisht që nuk do t’i lejë shumë kohë për sistemimin e Erjon Bogdanit.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 11 Jan 2009 , 07:03

Besart Berisha, zyrtarisht tek AC Horsens

Besart Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës së Ac Horsens. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është paraqitur dje në klubin danez, madje ka bërë edhe prezantimin me fanellën e kësaj skuadre. Berisha është shprehur i kënaqur për rikthimin e tij në këtë skuadër, pasi e njeh mjaft mirë ambientin, pasi është aktivizuar aty edhe në sezonin 2005-2006. “Këtu ndihem shumë mirë. Drejtuesit më kanë dhënë besim dhe unë shpresoj që të luaj sa më shumë dhe të ndihmoj skuadrën që të shkëputet nga vendi i fundit”, ka thënë 23-vjeçari kuqezi gjatë prezantimit të tij dje. Biondi i përfaqësueses kuqezi e kishte nuhatur se do ta kishte shumë të vështirë të gjente hapësira te skuadra angleze e Bërnleit, pasi ekipi ka ecur mjaft mirë, ndaj edhe ka vendosur që të transferohet në një skuadër tjetër. 23-vjeçari e ka pasur të vështirë të përshtatet në skuadrën angleze. Pas transferimit te Bërnlei një vit e gjysmë më parë, pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave gjatë gjithë sezonit, por edhe kur u kthye në verën e kaluar, u detyrua të shkonte si i huazuar te Rozenborgu, ku qëndroi deri në nëntor dhe shënoi 3 gola. AC Horsens mund të jetë një mundësi e mirë për sulmuesin, që të kthehet në nivelet e mëparshme dhe sipas mediave angleze transferimi i tij në skuadrën daneze pritet të bëhet gjatë këtyre ditëve. AC Horsens renditet në vendin e fundit (12) në kampionatin danez me 11 pikë të grumbulluara në 17 javë. Te skuadra daneze e AC Horsens, ku ka luajtur 31 ndeshje në sezonin 2005-2006 dhe ka shënuar 11 gola.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 11 Jan 2009 , 23:28

Ishalla gjen formen e duhun ne Danimarke pasi asht nji lojtar qe i duhet komtares tone.
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 18 Jan 2009 , 18:22

Bogdani kalon te Lazio

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Erjon Bogdani që nga dita e djeshme mund të quhet një lojtar I Lazios.Drejtuesit lazial kënë arritur një marrëveshje me ata të Kievos për të marrë shtatlartin shqiptar në kryeqytet.Kartoni I Bogdanit do të shkëmbehet me dy lojtar të lazios dhe ata janë Simone Inzaghi vëllai I vogël I Pipo Inzaghit sulmuesit të Milanit dhe nigeriani Makinua.Bogdani nuk e ka hedhur ende të zezën mbi të bardhë por sipas burimeve të sigurta pranë lojtarit pritet që Er Bomber të firmosë sot pasdite menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së Kievos Me Napolin.NJëri nga ata që ka ndikuar për të marrë Bogdanin te Lazio ka qënë sigurisht edhe drejtori teknik I kësaj të fundit Igli Tare .Ka qënë ky I fundit që u ka sugjeruar emrin e Bogdanit kur drejtuesit më të lartë lazioal I kanë thënë se cili do të ishte zëvendësuesi I Simone Inzaghit.Nuk bëhen të ditura detajet për këtë marrëveshje .Duhet thënë se ofertat për Bogdanin nuk kanë munguar dhe ka pasur shumë skuadra të interesuara për të si Bolonja ,Genoa por madje edhe Roma ekip me të cilin Bogdani mund të luante në vitin 2007-të.E rëndësishme është që Er Bomber do të luajë në kryeqytetin Italian ndërsa se për Romën apo për Lazion nuk prish punë sepse të dyja këto skuadra jënë nga më të mirat në Serinë A.

Post Reply