Intervista

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 18 Oct 2005 , 13:24

Dedja: Futbolli shkodran ka humbur traditën

Konstatimi i trajnerit që drejton aktualisht skuadrën shkodrane ndoshta nuk është ndonjë zbulim i tij i mirëfilltë, sesa një realitet. Hysen Dedja, në pak ditë që drejton Vllazninë, ka "zbuluar" që ky ekip ka humbur traditën e futbollit shkodran në vite. Vllaznia nuk luan atë futbollin tradicional që ka zhvilluar gjithnjë dhe për rrjedhojë duket se ka shumë punë për të bërë. Në të vërtetë, prej kohësh specialistë të ndryshëm e kanë ngritur këtë problem: Vllaznia nuk luan futbollin e saj. Një problem që duket se ka ardhur nga "importimi" i një numri të madh lojtarësh të huaj, apo dhe të skuadrave të tjera të vendit tonë, por edhe të trajnerëve që e kanë drejtuar këto vitet e fundit. Dhe aktuali, Hysen Dedja, të dielën ndaj Dinamos ka bërë konstatimin e parë të këtij fakti, që e bën edhe publik, teksa thotë: "Kam kritika të mëdha, sidomos për mesin e fushës, që ka qenë ingranazhi kryesor i lojës së ekipit në gjithë historinë e Vllaznisë dhe traditat e futbollit tonë. Në mesin e fushës sot konstaton shumë gabime, sidomos në lidhjen dhe komunikimin e lojtarëve me njëri tjetrin dhe me topin." Çdo gjë është e qartë, një nga pikat më të forta të kësaj skuadre në vite (Vllaznia është shquar gjithnjë për repartin e mesfushës) nuk është në lartësinë e duhur. Dhe kur çalon mesi i fushës, kuptohet që edhe dy repartet e tjera e vuajnë këtë gjë, duke sjellë pasoja si në ndërtimin e aksioneve sulmuese, ashtu edhe në lojën mbrojtëse. Aq sa drejtuesi i ri i stolit shkodran e krahason fare lehtë mesfushën shkodrane me atë shijakase, që ka drejtuar deri pak kohë më parë. Por në barazimin me Dinamon, ajo që është konstatuar ka qenë edhe pamundësia e disa prej lojtarëve të formacionit për të nxjerrë një 90-minutësh të plotë. "Leandro, Rinaldo, apo dhe ndonjë lojtar tjetër, me gjithë dëshirën e tyre për të bërë diçka të mirë, nuk ishin të zot për të përballuar 90 minuta në fushë. Kjo gjë solli një çekuilibër në fushë në pjesën e dytë, prandaj dhe nuk mundëm të merrnim më tepër se një pikë," ka thënë trajneri Dedja. Në këtë ndeshje të parë të rikthimit të tij për herë të tretë në krye të Vllaznisë, trajneri që është "prodhim shkodran" e ka dëshiruar më tepër se çdokush tjetër një fitore. Jo se atë ditë ka pasur edhe 45-vjetorin e tij të lindjes, por sepse një qytet i tërë i ka pasur sytë tek ai. Megjithatë, skuadra nuk ka mundur të marrë më tepër se një pikë, pavarësisht se loja e saj ka treguar rritje në krahasim me sfidat e kaluara. "Me ato mundësi që kishin lojtarët e mi dhanë maksimumin në fushë. Loja e tyre, kuptohet, do të vijë duke u rritur. Në ndeshjen me Dinamon them që fituam edhe një lojtar të ri, siç ishte Lika, i cili ishte ndër më të mirët në fushë," ka shtuar tekniku shkodran. Ndërkohë, tani në prag "pa marrë mirë frymë", është Besa e Kavajës. Sfida e nesërme për kupë vjen në një moment aspak të favorshëm për kuqeblutë, që megjithatë duket se do të bëjnë më të mirën e mundshme për ta kaluar me sukses këtë tur. "Kemi përballë një kundërshtar shumë të vështirë, por do të mundohemi të bëjmë më të mirën për ta kaluar edhe këtë tur," premton Dedja.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 18 Oct 2005 , 17:00

Pershendetje !!!!

Se mos asht gja e re aja qe ka than Dedja , ajo dihet .... , por duhet thene se Vllaznia po nxjerr talente por thjesht nuk po din ti administroje !!!
Masandej mos te harrojm se te rinjt e Vllznis deri para 2 vitesh skan pas fushe se ku me lujt ja ma se ku me u stervit .
Se vetem Fusha e Lekurave ka funksionu , edhe kjo vetem veres kur nuk binte shi se dimrin ose kur kishte rreshje u permyte fusha .....
Sot ne futboll duhet te shprenzosh (investosh) shume ne grupmoshat .... sepse ato jane e ardhmja ....

Ja disa prej lojtareve te tille :

Salihi - i cili po mban gjalle Tiranen
Kraja - Mbrojtes i cili sezonin e kaluar ka ken titullar aktualisht lun me Besen!!
Sukaj - Vjet eshte paraqit shum mire edhe asht cilesu shum nga specialistet , simjet cuditerisht nuk figuron tek vllaznia (duhet thene se ka pasur nje demtim), por me sa mbaj mend un ka pas edhe nje proces ne FSHF te Sukaj kunder Vllaznise , ku Sukaj e ka fitu , me duket se aktivizohet me Aden .
Lika - Nqs e mbani mend gjate veres emri i ketij lojtari dhe disa te rinjve te tjere te vllaznise u permend shum per shkak te kontratave te tyre !!! (keto lojtare u kercenuan se nuk do te perfshiheshin ne ekip nqs keto lojtare nuk do te firmosnin kotrata 5-vjecare dhe per kete arsye 4 lojtare te rrinj te vllaznise nuk shkuan ne Mal te Zi per fazen pregatitore !!!)


Masandej sa e sa raste te tilla qe mund te ken ndodhur ......
Shpresojme qe ne te ardhmen te mos ndodhin ma te tilla raste ...... :!: :arrow:
Vllaznit Ultras

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 18 Oct 2005 , 17:26

admin wrote:Pershendetje !!!!

Se mos asht gja e re aja qe ka than Dedja , ajo dihet .... , por duhet thene se Vllaznia po nxjerr talente por thjesht nuk po din ti administroje !!!
Masandej mos te harrojm se te rinjt e Vllznis deri para 2 vitesh skan pas fushe se ku me lujt ja ma se ku me u stervit .
Se vetem Fusha e Lekurave ka funksionu , edhe kjo vetem veres kur nuk binte shi se dimrin ose kur kishte rreshje u permyte fusha .....
Sot ne futboll duhet te shprenzosh (investosh) shume ne grupmoshat .... sepse ato jane e ardhmja ....

Ja disa prej lojtareve te tille :

Salihi - i cili po mban gjalle Tiranen
Kraja - Mbrojtes i cili sezonin e kaluar ka ken titullar aktualisht lun me Besen!!
Sukaj - Vjet eshte paraqit shum mire edhe asht cilesu shum nga specialistet , simjet cuditerisht nuk figuron tek vllaznia (duhet thene se ka pasur nje demtim), por me sa mbaj mend un ka pas edhe nje proces ne FSHF te Sukaj kunder Vllaznise , ku Sukaj e ka fitu , me duket se aktivizohet me Aden .
Lika - Nqs e mbani mend gjate veres emri i ketij lojtari dhe disa te rinjve te tjere te vllaznise u permend shum per shkak te kontratave te tyre !!! (keto lojtare u kercenuan se nuk do te perfshiheshin ne ekip nqs keto lojtare nuk do te firmosnin kotrata 5-vjecare dhe per kete arsye 4 lojtare te rrinj te vllaznise nuk shkuan ne Mal te Zi per fazen pregatitore !!!)


Masandej sa e sa raste te tilla qe mund te ken ndodhur ......
Shpresojme qe ne te ardhmen te mos ndodhin ma te tilla raste ...... :!: :arrow:
Shpresoj,që së shpejti,të gjithë këta lojtarë të kthehen tek Vllaznia,se përndryshe si kena mirë punët.... «Kush e nxjerr gomarin nga balta?.....»
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 19 Oct 2005 , 13:32

forri wrote: «Kush e nxjerr gomarin nga balta?.....»
Traktori! :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 31 Oct 2005 , 14:33

Rinaldo: Premtoj shumë gola për Vllazninë

Në tri ndeshje që ka luajtur për Vllazninë, braziliani Rinaldo ka qenë shumë i suksesshëm. Ka shënuar 2 gola, ka dhënë edhe një asist të pastër për kolegun e tij të sulmit, Sinanin, dhe deri këtu duket se gjithçka shkon mirë. I ardhur vetëm pak ditë më parë në Shkodër, ai bën të ditur se ende nuk është përshtatur siç duhet me klimën e vendit tonë, me ambientin dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me skuadrën e tij të re. Kjo ka sjellë edhe njëfarë vështirësie për këtë futbollist, ngaqë është hera e parë që lëviz jashtë Brazilit. "Të them të drejtën, e kam paksa të vështirë të përshtatem me ambientin këtu, por besoj se shpejt do të mësohem. Klima është krejt e ndryshme nga Brazili dhe kjo më shkakton jo pak vështirësi. Megjithatë, nga dita në ditë po përshtatem dhe një gjë e tillë do të më ndihmojë të shprehem edhe më mirë në fushën e lojës," thotë Rinaldo. Braziliani me trup mesatar ka qenë protagonisti i fitores së Vllaznisë ditën e shtunë ndaj Skënderbeut. Në rastin e golit të parë, ai ka shfrytëzuar mjaft mirë pasin e Hotit (një kombinim i tillë ka ndodhur edhe në rastin e golit kundër Dinamos) dhe nuk ka hezituar ta çojë topin në rrjetë. Ndërsa 28-vjeçari ka meritën më të madhe në rastin e golit të dytë të kuqebluve. Ai e ka ndjekur aksionin e skuadrës së tij deri në fund dhe ka arritur t'ia "vjedhë" mjaft bukur topin portierit Mustafa mbi vijën fundore dhe duke ia dhuruar më pas kapitenit të tij, që nuk e ka pasur të vështirë të shënojë. "Me Sinanin merrem vesh mjaft mirë. Jemi duke shënuar të dy dhe besoj se në këtë mënyrë jemi duke e kryer më së miri detyrën tonë prej sulmuesi. E rëndësishme është të vazhdojmë të luajmë sa më mirë dhe të shënojmë sa më shumë gola për skuadrën tonë," ka shtuar më tej njëri prej tre brazilianëve të Vllaznisë. Duke iu rikthyer edhe një herë shifrave të këtij lojtari, sheh qartë që rendimenti i tij është i një shkalle të lartë sa u takon golave të shënuar. Dy gola në tri ndeshje është një raport shumë i mirë i paraqitjeve të tij, por e rëndësishme do të jetë mbajtja e kësaj ecurie. Rinaldo nuk ka të përcaktuar një shifër të golave që dëshiron të shënojë me fanellën e skuadrës shkodrane këtë sezon. "E rëndësishme për mua është të shënoj sa më shumë. Nuk kam në mendje ndonjë shifër të qartë sesa gola mund të bëj, por, e përsëris, do të mundohem të shënoj sa më tepër gola për t'i shërbyer sa më mirë ekipit të Vllaznisë," ka thënë ai në fund të prononcimit të tij për "Sportin shqiptar". Në këtë mënyrë duket se kuqeblutë e kanë gjetur partnerin ideal të Sinanit në sulm. Rinaldo është vërtet brazilian, por nuk shquhet për teknikën e madhe që i shoqëron zakonisht të gjithë bashkëkombasit e tij. Karakteristika kryesore e këtij lojtari është se kërkon të jetë pikërisht në vendin e duhur, në momentin e duhur për të shënuar. Deri tani ia ka arritur më së miri kësaj.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 Nov 2005 , 14:41

"Vllaznia pa Sinanin, si dasma pa nuse"

Zëvendëstrajneri i kuqebluve, Astrit Premçi, shpreson se tani ekipi do të fillojë ngjitjen

Fitorja e fundit e Vllaznisë kundër Skënderbeut të shtunën në "Loro Boriçi" ka qenë vërtet një fitore pa shkëlqimin e duhur. Megjithatë, për vetë pozitat ku ndodhej ajo, ky tripikësh ka vlejtur shumë. Pikësëpari, për renditjen, sepse pas fazës së parë, kuqeblutë e shohin veten disa shkallë më lart, pikërisht në vendin e gjashtë. E dyta, fitorja ndaj korçarëve do të shërbejë për të ngritur edhe më tej moralin e këtij ekipi. Duke folur,zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Astrit Premçi, ndër të tjera, do të vlerësonte edhe rolin e kapitenit Sinani në skuadër. Ja si shprehet krahu i djathtë i Hysen Dedjes:
Premçi, një fitore shumë e vështirë ajo ndaj Skënderbeut, apo jo? Të them të drejtën, kemi vuajtur jo pak për arritjen e kësaj fitoreje. Ajo që më ngroh mua është fakti që kemi marrë tri pikë shumë të rëndësishme, që do na ndihmojnë për të dalë nga gjendja jo e mirë ku ekipi ndodhej.
Në lojën e dobët të Vllaznisë në këtë ndeshje ka ndikuar forma jo e mirë fizike e disa prej titullarëve...
Unë mendoj që i gjithë ekipi ka qenë i lodhur nisur nga dendësia e ndeshjeve të ditëve të fundit. Dhe të mos harrojmë që, ashtu si ne, ka qenë edhe Besa, e cila e vuajti këtë gjë ndaj Lushnjës. Kundër kavajasve janë zhvilluar dy sfida shumë të forta dhe të dy ekipet kanë dhënë maksimumin, ndryshe nga ekipet e tjera, që ndeshjet e kupës i kanë pasur si ndeshje kontrolli.
Sinani po shënon rregullisht, ai e kualifikoi Vllazninë në kupë dhe po ai shënoi edhe ndaj Skënderbeut. A mund të bëjë skuadra pa këtë lojtar?
Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, do të përdorja një shprehje të një trajneri të njohur që e ka përdorur pak vite më parë. Vllaznia pa Sinanin është si dasma pa nuse. Nëse një dasmë nuk ka kuptimin pa simbolin dhe bukurinë e saj, nusen, edhe Vllaznia, për mendimin tim, pa Sinanin nuk do të kishte kuptim.
A shpresoni se pas kësaj jave do të fillojë ngjitja e Vllaznisë?
Ne shpresojmë që kjo gjë të ndodhë dhe skuadra nga java në javë të ngjitë shkallët e renditjes për të shkuar aty ku i takon të jetë.
Merkatoja e tetorit nuk solli ndonjë gjë të re për skuadrën tuaj. A mendoni që skuadra ka nevojë për lojtarë të tjerë cilësorë?
Një skuadër gjithmonë duhet të jetë e kompletuar për të arritur atë që pretendon. Kështu që edhe ne kemi nevojë për të tjerë lojtarë, por kjo tashmë ka mbetur për t'u realizuar në janar.
Ndërkohë, këtë javë ju pret një ndeshje shumë e vështirëm, ajo me Tiranën. Keni shpresë se mund të merrni ndonjë pikë në këtë takim?
Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje. Pse jo, edhe të mos pretendojmë për ndonjë rezultat pozitiv.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 Nov 2005 , 14:43

Sinani: Na kënaq një barazim me Tiranën

Klima që është duke shoqëruar skuadrën shkodrane nuk është ajo më e mira. Përkundrazi, presioni mbi të është shumë i madh. Mbështetësit e kësaj skuadre janë të shumtë dhe për rrjedhojë ata nuk mund të pajtohen dot me termat të tillë, si "Vllaznia lufton për t'i ikur fundit të renditjes", apo "kjo nuk është skuadra e vërtetë". Një presion të tillë natyrisht që e ndiejnë edhe vetë pjesëtarët e ekipit kuqeblu. Në emër të tyre do të fliste pikërisht kapiteni dhe sulmuesi kryesor i tij, Vioresin Sinani, i cili shprehet: "Edhe ne e ndiejmë që skuadra nuk është në formën e saj më të mirë. Kjo jo për fajin tonë, sepse jemi duke dhënë maksimumin, por sepse forca e ekipit kjo është. Mungojnë lojtarët cilësorë dhe për pasojë edhe rezultatet e ekipit kanë munguar. Askush nuk mund të thotë se faji për gjendjen aktuale të Vllaznisë bie mbi ne lojtarët. Stërvitja jonë është duke u zhvilluar më se normalisht, me dëshirë dhe për pasojë luajmë me maksimumin e forcave tona. Por kjo është forca jonë. Nuk mund të bëjmë më tepër, sepse për të pretenduar më shumë duhen lojtarë të tjerë." Komenti i tij natyrisht që është i sinqertë dhe thotë atë që ndien në shpirt. Sinani e ka provuar të luajë edhe me ekip kampionësh, por edhe tani me një ekip që ka si objektiv shmangien e vendeve të fundit. Për të nuk është e vështirë të bëjë dallimin dhe për pasojë e ndien që tani Vllaznia është larg asaj çfarë duhej të jepte. Megjithatë, klima është përmirësuar disi pas dy fitoreve të fundit të kësaj skuadre, fitore që kanë rritur edhe moralin e lojtarëve dhe prandaj shpresohet të vazhdohet me këtë ritëm. "Në dy ndeshjet e fundit kemi fituar, ndonëse jo pa vështirësi, por gjithsesi ia kemi arritur. Kjo gjë e ka rritur moralin e ekipit, prandaj shpresoj shumë që kjo gjendje të na mbajë sa më gjatë për të grumbullur sa më shumë pikë, në mënyrë që në janar, pas merkatos, të kemi një ekip krejt tjetër dhe me objektiva të tjera," ka shpjeguar autori i 5 golave në këtë kampionat për kuqeblutë. Gjendja e tij shëndetësore ditët e fundit nuk ka qenë ajo më e mira, teksa Sinani ka ndier shqetësime në muskujt e kofshës. Megjithatë, çdo gjë duket e kaluar tashmë, teksa ai është duke u bërë gati për sfidën me Tiranën. Një ndeshje kjo shumë e vështirë, nga e cila shkodranët duket se do të jenë të kënaqur edhe nëse kapin qoftë edhe një barazim. "Unë tani jam mirë dhe nuk ndiej shqetësime, kështu që do të jem në fushë të shtunën. Kjo është një ndeshje shumë e vështirë, nga e cila shpresojmë të marrim edhe një rezultat pozitiv. Duke njohur forcën e Tiranës, por njëkohësisht edhe gjendjen tonë, do të isha i kënaqur edhe me një barazim në këtë sfidë. E rëndësishme është që skuadra jonë të luajë mirë dhe të zhvillojë një ndeshje në lojën e saj. Nëse ndodh kjo, nuk është çudi të pretendojmë edhe fitoren, por nëse nuk ndodh kështu, atëherë pikët duhet t'i harrojmë në këtë ndeshje," ka thënë Sinani. Nisur nga ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, është e qartë që bardheblutë janë më favoritë, sepse ata kanë fituar lehtësisht edhe brenda në Shkodër. Por numri 9 i kuqebluve, në prag të sfidës së nesërme, përmend edhe një fakt tjetër, kur në fund thotë: "Tirana vërtet në këto vitet e fundit na ka mundur edhe në Shkodër, por të mos harrojmë se edhe Vllaznia në Tiranë ka zhvilluar gjithnjë ndeshje të mira dhe shpresojmë të ndodhë kështu ehde kësaj radhe."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 10 Jan 2006 , 14:49

Radusinoviç: Vllaznia, shtëpia ime e dytë

Ardhja e tij te Vllaznia në momentin e drejtimit të saj nga trajneri malazez Dervish Haxhiosmanoviç, bëri që shumëkush të mendonte se ky lojtar, siç po ndodh rëndom në futbollin tonë, të jetë nga ata që sjellin "trajnerët menaxherë". Por në rastin e Igor Radusinoviçit nuk është kështu. 21-vjeçari nga Podgorica, që ka qenë njëkohësisht edhe anëtar i kombëtares Shpresa të Malit të Zi, ka fituar respektin e të gjithëve, njëkohësisht edhe admirimin e drejtuesve të Vllaznisë, por mbi të gjitha atë të tifozëve kuqeblu. Një futbollist model si në fushë ashtu edhe jashtë saj e për rrjedhojë trajneri Dedja e admiron shumë atë, duke e pasur gjithmonë të pazëvendësueshëm në formacionin e tij. Nga ana tjetër, edhe ambienti në Shkodër e përkrah shumë atë dhe, megjithëse ka qenë malazezi i vetëm në radhët e kuqebluve, ai nuk e ka ndier vetminë. Shumë pranë i ka qëndruar edhe presidenca e klubit, e cila pikërisht për këtë arsye ka vënë në dispozicion të tij një makinë dhe shofer për ta çuar çdo ditë nga Shkodra në Podgoricë e anasjelltas. Ndërkohë, 2006-ta ka nisur me shumë dëshirë për Radusinoiçin. Ai është duke u stërvitur me shumë seriozitet gjatë këtyre ditëve në Ulqin së bashku me ekipin shkodran dhe shpreson shumë që ky vit të jetë i mbarë për të. "Mendoj se Vllaznia në këtë sezon nuk do të dalë pa arritur objektivat e saj. Vendi i dytë e i tretë janë plotësisht të arritshëm për ne, ashtu siç kemi
shanse të mëdha edhe në kupë. Trajneri Dedja është duke punuar në mënyrë të shkëlqyer me ekipin dhe besoj se kjo punë e mirë që po bëhet do t'i japë frytet e veta," ka thënë futbollisti nga Podgorica. Specialistë të ndryshëm që janë pranë Vllaznisë e konsiderojnë një nga blerjet më të mira të presidencës së kësaj skuadre atë të Igor Radusinoviçit. Lojtari, në mars të këtij viti mbush 22 vjeç dhe gjasat janë që të qëndrojë gjatë në Shkodër, megjithëse ofertat për të kanë filluar të vijnë tashmë, teksa edhe skuadra të kampionatit tonë kanë filluar t'i ofrojnë një vend për sezonin e ardhshëm. Po ashtu, edhe skuadra të vendit të tij kanë rishfaqur interes për të, megjithatë Igori nuk ngutet. "Të jeni të bindur se për momentin nuk e kam mendjen tek këto oferta. Unë dua ta mbyll këtë sezon me sukses tek Vllaznia dhe më pas do të
vendos. Por ajo që dua të them unë është se në Shkodër më kanë pritur jashtëzakonisht mirë dhe nuk është çudi nëse do të qëndroj sërish këtu. Vllaznia është shtëpia ime e dytë," shton më tej ai. Nga ana tjetër, mendja e të gjithë kuqebluve tashmë është e përqendruar tek ndeshja e së shtunës me Tiranën. Radusinoviçi nuk e fsheh dëshirën e madhe që ka për ta mundur këtë skuadër, por ndërkohë ngre edhe një problem, teksa thotë: "Tirana duhet mundur, por nuk do të jetë e lehtë, këtë e dimë. Nga ana tjetër, nuk e di nëse do të jetë apo jo Ndreka, sepse ai është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë. Por ardhja e Licit dhe zgjedhjet që do të ofrojë trajneri Dedja, besoj se kanë për të na nxjerrë fitues nga ky takim shumë i rëndësishëm."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 14 Jan 2006 , 14:17

Dedja beson tek forca e kuqebluve
Trajneri Dedja ka shumë dilema në prag të rifillimit të kampionatit. Për më tepër që sfida e hapjes është me Tiranën, një ndeshje ku nuk lejohet në asnjë mënyrë disfata. Drejtuesit e klubit, përveçse kanë dështuar deri në këto momente për sjelljen e lojtarëve cilësorë, nuk mundet që të garantojnë edhe qëndrimin e atyre që janë aktualisht në skuadër. Ndreka ka pak gjasa që të kthehet dhe po ashtu drejtuesit e skuadrës kanë larguar edhe kosovarin Sulejmani, që do të thotë se zgjedhjet në dispozicion të trajnerit Dedja janë gjithnjë e më të pakta. Për këtë arsye, edhe entuziazmi në kampin shkodran ka rënë disi. "Natyrisht që kam pritur të tjerë lojtarë nga merkatoja, por nga sa po shihet, është shumë e vështirë t'i gjesh lojtarët e duhur në këtë periudhë, pa harruar këtu faktin që edhe Ndreka mund të na largohet. Po ashtu, ende nuk e dimë nëse do ta kem të gatshëm Licin, që ka probleme me dokumentacionin e tij. Duke qenë kështu, gjërat vështirësohen, megjithëse unë besoj shumë tek këta djemtë e rinj që janë stërvitur me shumë dëshirë gjatë këtyre ditëve në Ulqin. Me ta do të mundohemi të bëjmë më të mirën ndaj Tiranës, për të kërkuar fitoren," ka thënë Dedja.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 16 Jan 2006 , 21:50

Fushaj: Nuk largohem se duan tifozët

Përveç presidentit Çela, edhe një tjetër pjesëtar i presidencës shkodrane, pikërisht numri 2 i saj, Valter Fushaj ka hedhur dje poshtë, mundësinë e largimit të tij nga drejtimi i Vllaznisë vetëm e vetëm se këtë e kanë kërkuar tifozët. Fushaj, në një prononcim të tij për "Sportin shqiptar", ka thënë: "Mua personalisht nuk më bëjnë shumë përshtypje fjalë të tilla të tifozëve. Nuk kam ardhur në krye të këtij klubi nga këta tifozë dhe nuk largohem se duan ata. Por nga ana tjetër, jam i ndërgjegjshëm se kam bërë më të mirën për ta bërë këtë skuadër ndër më të mirat në Shqipëri. Nëse tifozët nuk besojnë në këtë gjë, jam gati të ballafaqohem edhe publikisht me dokumentat e parave që kam shpenzuar për këtë skuadër. Por nëse dikush mendon se mund të vijë ndonjë person tjetër për ta bërë më mirë këtë punë që jemi duke bërë unë dhe kolegët e mi, jemi të gatshëm t'ua lëshojmë vendin, por të jeni të bindur se askush nuk vjen për t'i dalë zot kësaj Vllaznie, ashtu siç nuk i dolën para 3 vjetësh. Tifozët më duket se harrojnë që jetojmë në Shkodër dhe është e vështirë të përballemi me Tiranën. Në kryeqytet grumbullohen të gjitha paratë e Shqipërisë dhe për rrjedhojë edhe lojtarët më të mirë të Shqipërisë. Këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 17 Jan 2006 , 14:56

Dedja: Harrojeni Tiranën dhe problemet!

Humbja në ndeshjen e fundit, natyrisht që ka lënë një shije të keqe te të gjithë pjesëtarët e skuadrës shkodrane. Ndër ta, pa dyshim që është edhe trajneri i saj Hysen Dedja. Njeriu që i drejton kuqeblutë nga stoli, 48 orë pas ndeshjes thotë se tashmë më i qetë ka arritur t'i analizojë më me logjikë, shkaqet që e çuan në atë humbje dhe për më tepër, një lojë aq të dobët kundër Tiranës. "Tashmë edhe më i qetë, jam munduar të analizoj këtë ndeshje, por më duket ende çudi, se si ka mundësi që skuadra të luajë aq dobët. Mund të them vetëm kaq se, që në momentin që unë kam marrë drejtimin e Vllaznisë, as stërvitja më e keqe që mund të kemi bërë, nuk ka qenë në atë nivel, siç u luajt ndaj Tiranës. Arsyet sipas meje janë tre. E para, në këtë humbje pa dyshim që kanë pasur rolin e tyre shumë të madh, ato thirrje të tifozërisë tonë kundër presidencës në lidhje me blerjet e mosrealizuara. Një fakt i tillë ndikoi shumë në anën psikologjike te lojtarët tanë, shumica e të cilëve janë të rinj e për rrjedhojë, kur tifozët mendojnë se ti nuk bën për të veshur fanellën e Vllaznisë, një gjë e tillë i rëndoi shumë ata. E dyta, është pa dyshim goli shumë i shpejtë që na shënoi Tirana. Kur unë po mundohesha në maksimum të karikoja lojtarët, për të dhënë më të mirën e tyre, erdhi goli që në minutën e dytë që na shokoi. Dhe arsyeja e tretë, është pa dyshim frika nëse mund ta quaj kështu, me të cilën skuadra është duke luajtur këto vitet e fundit ndaj Tiranës. Nuk e di pse ndodh, por lojtarët tanë duket sikur tjetërsohen, kur luajnë përballë emrave të tillë, si Muka, Duro, Patushi, Salihi etj. Të gjitha këto shkaqe sollën edhe atë humbje, për të cilën natyrisht që të gjithë ne ndjehemi fajtorë", ka thënë Dedja. Ndërkohë, parë në syrin e "timonierit" të kuqebluve, mosmarrëveshjet tifozë presidencë, ai u jep të drejtë të dy palëve, teksa shprehet: "Tifozët ndoshta kanë të drejtë që kërkojnë të shohin një skuadër dinjitoze. Ata prisnin një merkato cilësore dhe prandaj shfrynë ashtu ndaj presidencës, por edhe kjo e fundit duhet vlerësuar së tepërmi për punën që po bën me ekipin. Prej tre vjetësh, këta donatorë po hedhin para për këtë skuadër dhe nuk ka munguar as dëshira e tyre, për të sjellë në Shkodër gjithnjë lojtarë cilësorë, por kjo për një arsye apo një tjetër, nuk është realizuar. Prandaj, këto gjëra nuk duhej të shkonin deri në këtë pikë, megjithatë ajo çfarë kërkohet tani është qetësia. Skuadra është në prag të ndeshjes së radhës në Durrës dhe këto probleme duhet t'i lëmë pas". Nga ana tjetër, nisur nga përpjekjet e presidencës për të sjellë në skuadër të tjerë lojtarë cilësorë, Dedja shpreson se ndonjëri prej tyre do të jetë i gatshëm për të luajtur që në Durrës. "Unë shpresoj shumë që ndaj Teutës, të kem të gatshëm edhe Licin, po ashtu edhe malazezin Drobnjak, i cili e njeh mirë kampionatin tonë. Këto përforcime, por edhe ndonjë tjetër që mund të vijë, natyrisht që do të rrisin forcën e skuadrës", ka shtuar numri 1 i pankinës shkodrane. Por në të vërtetë, për çfarë do të luftojë tani e tutje Vllaznia? Dedja duket më optimisti në këtë drejtim, teksa shpreson deri në fund, kur thotë: "Mund të duket e çuditshme, por unë shpresoj edhe te kampionati. Vendi i dytë dhe i tretë janë ende të mundshëm për t'u arritur, sepse janë edhe 51 pikë në lojë. Pa harruar këtu që kemi edhe kupën, ku mund të shpresojmë deri në fund. Duke qenë kështu, nuk kemi pse të dorëzohemi që tani, kur janë edhe kaq shumë ndeshje për t'u luajtur. Unë vazhdoj të mbetem entuziast në këtë drejtim, ndonëse ndokujt mund t'i duket e pamundur kjo gjë".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 24 Jan 2006 , 14:26

Cela: Situata, nen kontroll!
Stafi drejtues i klubit Vllaznia, perfshire dhe donatoret, po kerkojne me insistim ndryshimin e situates aspak normale qe ka perfshire kampin kuqeblu. Problemet ne skuadren shkodrane nuk kane te reshtur qe nga fillimi i sezonit, kur pas rezultateve negative do te vinte edhe shkarkimi i teknikut malazias, Dervish Haxhiosmanovici. Nje “frymemarrje” disajaveshe me shenjat pozitive qe arriti te jape drejtimi i trajnerit te ri, Hysen Dedja. Por vetem kaq, sepse problemet do te vinin serish ne skuadren kuqeblu. Tri humbje radhazi, perfshire edhe ate te javes se fundit te fazes se dyte, me Skenderbeun ne Korce, jane deshmia me e qarte rreth asaj krize qe po kalon futbolli shkodran. Ne vecanti, humbja e se shtunes se kaluar me Teuten, ka qene sinjali me i forte per rreshqitjen totale nga realizimi i objektivave qe Vllaznia i ka vene vetes per kete sezon, ndersa “dritarja” evropiane vjen cdo dite duke u “mbyllur”. Ndaj, preokupimi i presidences kete radhe ka qene ndoshta me i madh se asnjehere tjeter. “Menduam se u dhame nje shans per te reflektuar, kur nuk u ulem per te folur gjere e gjate pas humbjes qe pesuam ne shtepi me Tiranen, eshte shprehur per “Sport Ekspres” presidenti Cela. Por, mesa pashe, ata nuk e paskan kuptuar si duhet mesazhin tone dhe, nje jave me pas, ne perballjen me Teuten bene te njejten gje. Keshtu qe, ndaj ketyre fenomeneve ne mund te rrime duarkryq. Po harxhojme miliona leke dhe nuk po gjejme asnje kenaqesi, jo vetem materiale, per cka as qe behet fjale, por as edhe morale”. Duke folur per analizen dyoreshe qe u zhvillua dje ne mjediset e stadiumit “Loro Borici”, presidenti Cela sqaron se ne te u fol gjate per mosimpenjimin sa duhet te skuadres, pa perjashtim, ne ndeshjen me Teuten. Me teper se gjithcka, sipas Celes, theksi u vu ne marredheniet qe ekzistojne mes futbollisteve, stafit teknik dhe presidences. Sipas burimeve nga skuadra, eshte arritur ne perfundimin se ne raportet mes tyre nuk ka asgje per t’u shqetesuar. “Kjo, ne nje fare mase, na jep kuraje per te vazhduar punen tone me kembengulje, drejt realizimit te objektivave. Sigurisht, kjo arrihet me nje bashkepunim te ngushte mes futbollisteve dhe stafit te trajnereve, te cilet te gjithe se bashku u zotuan se do te bejne perpjekjet per te “levizur” nga vendi dhe Vllaznia te filloje ngjitjen ne tabelen e klasifikimit”, ka vazhduar Cela. Nderkohe, presidenti shkodran ben te itur se prezantimi i dobet ne Durres nuk mund te kalohej pa i “gervishtur” pergjegjesit e kesaj humbjeje me nje gjobe te majme. “Eshte gjobitur e gjithe skuadra per ate humbje ne Durres”, ka sqaruar Cela, duke nenvizuar se per kete vendim te presidences kane qene te ndergjegjshem te gjithe futbollistet e gjobitur, perfshi edhe trajneret, te cilet kane marre pergjegjesite e tyre per humbjen.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 30 Jan 2006 , 14:45

Cela: Po na vjedhin xhepat!

Shkoder - "Thika" ka shkuar atje, ku nuk mban me. Ne kete perfundim mund te arrish, pasi "prek" nga afer revolten e presidences dhe te fansave shkodrane, per gjendjen aktuale te Vllaznise. Barazimi i shenuar ne ndeshjen e se shtunes, perballe skuadres peqinase Shkumbini, ka lene gjurme shume te keqija ne radhet e tifozerise shkodrane. Ne pergjithesi, gjate sezonit te sivjetem futbollistik fansat e skuadres kuqeblu kane provuar situata nga me te pakendshmet, duke dale ne nje mori ndeshjesh te zhgenjyer nga Vllaznia e tyre. Dhe, mbasi kishin lene prapa te gjitha ato qe ndodhen ne javet e meparshme, perfshi edhe ato te ndeshjes me Tiranen, kur u ballafaquan edhe me reagimet ndaj presidences, u duk se ne fundjaven e shkuar, ne ballafaqimin e trete te gjysmes se dyte te kampionatit, me Shkumbini e Peqinit, gjerat do te arrinin te ndreqeshin per mire. Fansat e bene punen e tyre. Tribuna perballe, aty ku sistemohet ajka e tifozeveme te thekur, kete radhe ka qene ne formen e duhur. E vecanta e entuziazmit te tyre qendronte ne faktin se mbeshtetja kete radhe ka qene "non stop" gjate gjithe kohes se ndeshjes, madje, edhe atehere kur skuadra e tyre nuk jepte asnje shans per te kalaur ne avanatazh. Kjo ka ardhur nga disa kritika qe u paten percjelle ne adrese te tyre nga drejtuesit me te larte te klubit, sipas te cileve nuk eshte mire qe tifozet te inkurajojne skuadren kundershtare, edhe pse ajo e tyre nuk eshte duke i kenaqur per momentin, pasi dicka e tille nuk ndodh ne asnje stadium te botes. E pra, sportdashesit reflektuan dhe kane kembengulur aq shume ne mbeshtetjen e futbollisteve kuqeblu, sidomos ne 15-20 minutat e pjeses se dyte, aq sa dukej sikur ata do te zbrisnin ne fushen e lojes dhe do ta dergonin vete topin ne rrjeten e portes se Shkumbinit. Por, serish skuadra e tyre ka deshtuar, kjo per te disaten here me radhe, gje qe tani me te vertete i ka merzitur tej mase. Indinjata per kete paraqitje te kuqebluve kete radhe ka qene me e madhe se asnjehere tjeter edhe nga ana e donatoreve. Ka qene numri nje i klubit Vllaznia, presidenti Agron Cela, i cili ka leshuar nje lume me akuza ne adrese te te gjithe skuadres. Pas ndeshjes, ai ka qene i papermbajtshem. Nga gjestikulacionet qe Cela bente, teksa bisedonte ne piste dhe ne koridoret e dhomave te zhveshjes se futbollisteve, dukej sikur dicka kerkonte te deklaronte. Kjo, edhe per faktin se vetem 45 minuta me pare, pra ne pushimin e ndeshjes, gjate komunikimit qe ka patur me stafin e tij, mesohet te jete shprehur tejet i ashper me te gjithe skuadren, perfshire edhe stafin teknik, ne rast se Vllaznia nuk do te arrinte ta fitonte kete ndeshje. E, megjithate, ai u vetpermbajt, ashtu si edhe here te tjera, duke dashur te jete sa me i matur ne vendimet e hapat qe do te ndermerrte, duke dashur t'i jape shanse te tjera skuadres, gjithnje per nje paraqitje sa me dinjitoze, per t'u rehabilituar kesisoj perpara opinionit futbolldashes shkodran dhe donatoreve. Shqetesimet ne grupin e donatoreve, per kete paraqitje aspak dinjitoze, qe nuk perputhet me objektivat qe ishin piketuar me pare, kane vazhduar te behen prezente edhe gjate dites se djeshme. Thuajse gjate gjithe dites, madje deri ne oret e vona te mbremjes, ata jane pare se bashku, duke diskutuar dhe analizuar per gjendjen ne te cilen ndodhet skuadra, e cila financohet nga ana e tyre. Gjithnje sipas asaj qe deklaron presidenti Cela, "topi" nuk ka pse te qendroje ne anen e presidences, sepse ajo ua ka plotesuar te gjitha kushtet, si futbbollisteve ashtu dhe trajnereve. Madje, sipas shifrave qe permend presidenti i skuadres shkodrane, futbollistet dhe trajneret e Vllaznise jane me te paguarit ne kampionatin shqiptar. Dhe kjo, me ate paraqitje qe Vllaznia po ben, nuk perligj asgje. Kurre nuk eshte degjuar me pare ajo shprehje, e thene nga presidenti Cela menjehere pas barazimit me Shkumbinin: "Po na vjedhin parate nga xhepat tane! I paguajme me nga 3 e 4 milion leke secilin dhe nuk jane ne gjendje te marrin nje fitore ndaj nje skuadre kaq modeste, sa Shkumbini. Atehere, ne keto kushte, cfare duhet te bejme me? Deri kur do te vazhdojme keshtu? Kjo, nuk ka me asnje kuptim. Neve na vjen zor te dalim perpara tifozeve tane, po futbollistet, a kane ndonje fije turp per ate paraqitje qe po bejne ne fushen e lojes?". Te gjitha keto pyetje e duan nje pergjigje, qe me mire se kushdo duhet ta japin ata, te cilet japin parate per te mbajtur Vllaznine, sepse, gjithnje sipas asaj qe deklarohet, shpenzimet e bera jane te nivelit per nje skuader te treshes se pare te kapmpionatit dhe jo per vendin e shtate, i cili, nese vazhdohet keshtu mund te perkeqesohet edhe me tej.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 13 Feb 2006 , 14:43

Dedja: Do të shkojmë në Lushnjë për fitore

Vllaznia është gati për të bërë kthesën e shumëpritur. Kështu të paktën mendon trajneri i saj, Hysen Dedja, i cili duket entuziast ditët e fundit. Ky besim tek ai vjen jo ngaqë kuqeblutë kanë mundur edhe Tiranën në miqësoren e së shtunës, por sepse e vëren atë te gjendja reale e skuadrës. "Të them të drejtën, jam i bindur se tani duhet të vijë kthesa e Vllaznisë. Skuadra gjatë ditëve të fundit është dukur qartë që ka shprehur dëshirën e reflektimin pas 3 rezultateve të fundit jopozitive. Një gjë të tillë e konstatova jo vetëm në stërvitje, por edhe në dy ndeshjet miqësore që zhvilluam ndaj Besëlidhjes dhe Tiranës. Problemi nuk është se i fituam këto dy ndeshje dhe erdhi kthesa. Unë bazohem te gjendja reale e ekipit. Kemi arritur thuajse harmonizimin e plotë të skuadrës dhe po ashtu edhe gjendja fizike e disa prej lojtarëve të mbërritur kohët e fundit është përmirësuar ndjeshëm. Pikërisht në këta faktorë e mbështes dhe optimizmin tim," ka thënë numri 1 i stolit shkodran. Ndërkohë, edhe sportdashësit shkodranë duket se kanë filluar t'i qëndrojnë shumë pranë skuadrës së tyre të zemrës në këto momente të vështira që ajo po kalon. Kjo u pa edhe në miqësoren me Tiranën, ku ishin të pranishëm në stadium afro 1500 tifozë. Duke e matur punën e bërë pikërisht me testin e fundit kundër bardhebluve, Dedja shton: "Natyrisht që do të isha shumë më i kënaqur nëse kjo fitore kundër Tiranës të arrihej në ndeshje zyrtare, gjë e cila po na mungon prej kohësh. Por megjithatë mund të them se, edhe pse miqësore, loja e ekipit tim më ka pëlqyer përgjithësisht. Sidomos në pjesën e parë, kur kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë. Gjithsesi, një fitore, edhe pse në miqësore ndaj Tiranës, them se u ka vlejtur nga ana psikologjike lojtarëve të mi."
Sakaq, edhe formacioni me të cilin Vllaznia mendohet të luajë të mërkurën ndaj Lushnjës është thuajse i kristalizuar. Në fushë pritet të jetë ai 11 sh që luajti në pjesën e parë ndaj bardhebluve, duke i shtuar atij Telin, që mund të zërë vendin e tij në mbrojtje. Duke qenë kështu, duket qartë që ekipit shkodran kjo ndërprerje e kampionatit i ka ardhur në momentin e duhur. Këtë e pranon edhe vetë Dedja, kur thotë: "E kam thënë edhe më parë, që kjo ndërprerje e kampionatit ka ardhur në momentin e duhur. Pikërisht atëherë kur ekipi po kalonte një periudhë aspak të mirë, nisur nga rezultatet jopozitive të tij dhe po ashtu, siç e përmenda edhe më lart, kishim disa lojtarë jo në formën e tyre më të mirë fizike dhe këtë minifazë e shfrytëzuam për të rritur parametrat e tyre fizikë. Si rrjedhojë, edhe po ta kisha dashur ta përcaktoja me dorën time një periudhë të tillë të ndërprerjes së kampionatit, ndoshta nuk do të kisha gjetur kohë më të përshtatshme. Kuptohet, gjithnjë duke parë gjendjen në të cilën ndodhej Vllaznia."
Ajo që pritet tashmë është vetëm kthesa. Të gjithë presin vetëm fitoren në Lushnjë dhe trajneri Dedja, megjithëse e pranon hapur që do të jetë një sfidë shumë e vështirë, ka shumë besim se skuadra e tij do të dijë ta kalojë me sukses atë. "Edhe për vetë autoritetin e futbollit shkodran, por njëkohësisht edhe për faktin tjetër se fitorja këtë herë na duhet më shumë se çdo herë tjetër, ne do të shkojmë në Lushnjë për të fituar, megjithëse e dimë që do të jetë shumë e vështirë, ngaqë lushnjarët kanë bërë organizim të ri, kanë marrë trajner të ri dhe do t'i kërkojnë edhe ata pikët maksimale," ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Hysen Dedja.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 14 Feb 2006 , 15:10

Çela: Kam besuar gjithnjë te Vllaznia

Mungesa e tij dhe e kolegëve që drejtojnë së bashku me të klubin shkodran në miqësoren me Besëlidhjen u ka bërë përshtypje shumëkujt që kanë qenë të pranishëm në "Loro Boriçi" të mërkurën e kaluar. Kjo mungesë e Agron Çelës dhe e bashkëpunëtorëve të tij u etiketua si vazhdim i zemërimit të tyre me skuadrën kuqeblu. Ftohja mes palëve ka qenë vërtet realitet, por ndërkohë donatorët e Vllaznisë, pak ditë më vonë, pikërisht të mërkurën, në miqësoren tjetër kundër Tiranës, kanë qenë pranë skuadrës. Prania e tyre në të vërtetë ka qenë vetëm fizikisht, sepse kontakte me futbollistët nuk ka pasur, por vetëm me pjesëtarët e stafit drejtues. Megjithatë, presidenti Çela edhe një herë tjetër ka shprehur besimin e tij te futbollistët që ai paguan se kjo nuk është gjendja reale e tyre. Shumëkush u mundua që fitoren ndaj Tiranës ta etiketonte si fillimin e kthesës për shkodranët, por vetë numri 1 i këtij klubi kërkon të jetë më i matur në vlerësimin që bën. Ai nuk e llogarit fare fitoren ndaj bardhebluve, madje për të flet në mënyrë lakonike. "Fitorja me Tiranën vlejti vetëm se ishte një fitore e arritur në një ditë të bukur, vetëm kaq," është përgjigjur Çela. Pavarësisht nga kjo thënie, njëshi i klubit shkodran, gjithsesi ka vlerësuar impenjimin e futbollistëve të skuadrës së tij për të dalë sa më shpejt nga situata aktuale ku ndodhen. Si rrjedhojë, edhe ato 90 minuta të miqësores me bardheblutë kanë pasur vlera, sepse kanë treguar njëfarë përmirësimi në lojën e kuqebluve. "Unë shpresoj shumë që kjo fitore në miqësoren me Tiranën të jetë vetëm hapi i parë i kthesës për ekipin tonë. Pashë një skuadër të organizuar mirë dhe shpresoj që ajo të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë edhe në të ardhmen," - shton Çela. Optimizmi natyrisht që është pjesë e drejtuesve të Vllaznisë, por pohimi i presidentit Çela, se beson ashtu siç ka besuar edhe më parë te skuadra që sponsorizon, është vërtet për t'u evidentuar. Kjo sepse një deklaratë e tillë vjen pikërisht në një moment shumë delikat për ecurinë e ekipit shkodran në kampionat. Ndeshja me Lushnjën, pikërisht nesër, konsiderohet shumë e rëndësishme sa u takon fateve të kuqebluve. Por presidenti i tyre beson ende te kjo skuadër dhe te trajneri Dedja, prandaj shton: "Ajo që mund të them unë është se kam besuar që në fillim te ky grup lojtarësh që kemi në skuadër dhe çfarë është më kryesorja, vazhdoj të besoj shumë tek ata. Pavarësisht problemeve që mund të kenë kaluar, mund të them se përbërja që ka aktualisht Vllaznia nuk është për të qenë në këtë vend ku jemi në renditje. Megjithatë, jo çdo gjë ka përfunduar. Në Lushnjë do të kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, por besoj se do ta zgjidhim me sukses për të kërkuar ngjitjen sa më shumë në renditjen e kampionatit, pa harruar që përpara kemi edhe kupën, ku është përqendruar vëmendja jonë kryesore."

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 15 Feb 2006 , 15:06

Bokatola, nje gol per dhurate
Ndonese gjate diteve te fundit eshte vene ne dyshim gjendja e tij fizike, kongolezi me pasaporte franceze konfirmon per "Sport Ekspres" se ndihet mjaft mire, jo vetem fizikisht, por edhe psikologjikisht

Pasi ka konsumuar edhe seancen e fundit stervitore te kesaj jave, ate te paradrekes se djeshme, minutat e se ciles jane zhvilluar ne stadiumin "Loro Borici", skuadra kuqeblu, aty rreth ores 17:00, ka lene qytetin e Shkodres per t'u sistemuar ne nje nga hotelet e bregdetit durrsak ku ka kaluar edhe naten e mbremshme. Sot, ata do te jene ne fushen e "Roza Haxhiut" per te kerkuar nje rezultat pozitiv, qe sipas drejtuesve shkodrane, eshte vetem marrja e tri pikeve. Nje objektiv i tille deklarohet nga e gjithe skuadra, e cila me teper se asnjehere tjeter eshte e mobilizuar. Keshtu pohon ne intervisten e dhene per "Sport Ekspres", edhe Bokatola, i cili ne kete transferte konsiderohet si nje nga pikat me te forta te formacionit kuqeblu.

Bokatola per vete...

Me profesionalizmin e tij, si dhe perkushtimin maksimal te treguar gjate zhvillimit te seancave stervitore, Rici (sic e therrasin ne ekip), e ka rritur se tepermi formen e tij sportive. Edhe pse ne komentet e diteve te fundit, emri i tij eshte lakuar si pjese e nje grupi futbollistesh qe nuk e ka akoma gjendjen e duhur fizike, vete Bokatola thote se ndihet mjaft mire ne te gjitha drejtimet. "Jam ne formen e duhur sportive per t'i sherbyer maksimalisht ekipit te Vllaznise. Qofte ne aspektin tekniko taktik, por sidomos ne ate fizik, per te cilin garantoj se jam tek njeqindperqindeshi", thote Bokatola, qe shfaqet teper optimist per ballafaqimin e sotem me lushnjaret. Ndaj, duke folur per rezultatin e ketij takimi, kongolezi me pasaporte franceze thote: "Vllaznia do te udhetoje me nje objektiv te vetem per kete ndeshje, ate te fitores se tri pikeve".

...dhe per skuadren

"Eshte nje rezultat qe na duhet ta arrijme patjeter", vijon Bokatola, "sepse pozitat ne te cilat gjendemi nuk tolerojne tjeter pervec fitores". Dhe per arritjen e ketij objektivi ai bazohet edhe ne gjendjen e mire te skuadres, e cila, sipas tij, ka riparuar mjaft ne ditet e nderprerjes se kampionatit. "Me te vertete qe qofte mua si individ, por edhe skuadres ne teresi, kjo nderprerje na ka shebyer mjaft ne riparimin e disa defekteve qe jae shfaqur ne lojen tone", thote Rici. "Ne menyre te vecante duhet evidentuar harmonizimi i reparteve, qe me perpara ka qene nje problem shume shqetesues per lojen tone".

Deshire per mesfushen...

Ne lidhje me vendin ku ai do te luaje, Bokatola nuk deshiron te beje ndonje koment, ngaqe e quan kompetence te trajnerit. Megjithate, gjate bisedes ai e shfaq gati hapur preferencen per te qene pjese e mesfushes, ne rolin e organizatorit. Kjo perkunder asaj qe, per ballafaqimin e sotem, ka shume te ngjare qe ai te luaje me i avancuar, duke u cilesuar me teper si nje mesfushor sulmues, apo si nje sulmues i terhequr duke qendruar menjehere pas kapitenit Sinani, i cili do te jete lojtari i deklaruar i sulmit kuqeblu.

...dhe per golin

"Duke qene se me jane dhene detyra per te mbeshtetur sulmin, do te synoj te shenoj gol ne porten kundershtare", thote ai. "T'ju them te drejten do ta pelqeja jashtezakonisht nje gol te tille ne Lushnje, me deshiren qe t'ua bej dhurate tifozeve shkodrane, te cileve u jam borxhli per ate respekt qe kane treguar gjithmone ndaj meje. Dhe sidomos tani, pas rikthimit tim ne gjirin e skuadres shkodrane".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 20 Feb 2006 , 14:27

Sinani: Vllaznia synon UEFA-n ose Intertoton

Sulmuesi me i suksesshem aktual i kampionatit shqiptar, Vioresin Sinani, pasi ka shenuar 4 gola ndaj Beses diten e djeshme, shpreson qe Vllaznia e tij t'i afrohet 3-4 vendeve te para te renditjes. Kjo do te thote pjesemarrje ne Kupat e Europes, dhe ne varesi nga ecuria e kupes, mund te perkthehet ose Kupe UEFA ose Intertoto. Gjithashtu, me arritjen e djeshme, Viori u ngjit ne kuoten e 11 golave ne kete kampionat, duke pretenduar jo vetem vendin e dyte ne listen e shenuesve, por ndoshta edhe te parin, ne ndjekje te shkodranit tjeter, Hamdi Salihi.

-Vioresin, kater gola nuk jane pak, apo jo?

"Jo, pak nuk jane. Besoj se ishte nje gje e mire per mua, por edhe per ekipin tim, Vllaznine, sepse fituam dhe rritem besimin".

-Besa eshte ekip "i tmerrshem" ndaj kryeqytetasve, por ju e keni eliminuar nga Kupa dhe e keni mundur dy here ne kampionat.

"Me thene te drejten, ata dolen disi nga detyrat taktike, pasi pesuan golin e pare, dhe ne pjesen e dyte gjithcka u be me e lehte per ne. Por, sidoqofte, Besa mbetet nje ekip shume simpatik, qe luan nje futboll mjaft te mire".

-Si shpjegohet qe Vllaznia kalon nga ekstremi ne ekstrem, nga fitore te bujshme, ne humbje qe s'ta pret mendja?

"Cfare me thane. Ne dy ndeshjet e fundit kemi luajtur futboll te mire, jo vetem sepse kemi fituar. Shpresoj qe te kemi gjetur ekuilibrin e duhur dhe te ecim mire, tash".

-A eshte me i qete ekipi, pas ketyre dy fitoreve?

"Besoj se po. Jemi me te qete".

-Po me tifozet a eshte bere paqe, meqe kane protestuar para disa kohesh?

"Une mendoj se ata duhet te jene ngrohur nga fitoret, dhe se do te vijne me shume ne stadium. Si zakonisht".

-A mund te flitet per objektiva te Vllaznise ne kete kampionat?

"Nuk eshte e lehte, sepse nuk kemi qene shume te qendrueshem, por shpresoj (gjithnje shpresoj shume) qe te arrijme ne vendet me te larta. Mendoj ne 3-4 vendet e para ...".

-Qe do te thote pjesemarrje ne Intertoto apo ne UEFA?

"Po, shpresojme qe te dalim ne Europe".

-Ju keni 11 gola ne kampionat. Dy vendet e para, ne listen e shenuesve, do jene nga Shkodra?

"Ndoshta po. Por une mendoj se do te jete thuajse e pamundur qe te arrij Salihin, sepse ai po e ben shume mire detyren e tij".

-Sikur ta kishit edhe ate ne krah ...

"Kisha me dashte qe te gjithe shkodranet cilesore te luanin me Vllaznine, por c'te besh. Keshtu ka ardhur koha. Eshte normale".

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 21 Feb 2006 , 14:32

Sinani: Vllaznia të ruajë këtë ritëm

Më tepër se për gjithçka tjetër, fitorja me Besën të shtunën u ka shërbyer kuqebluve të Vllaznisë për të rikthyer qetësinë në radhët e tyre. Ata ishin vënë prej kohësh në "bankën e të akuzuarve" për gjendjen e krijuar dhe renditjen në kampionat, prandaj dhe 6 pikët e marra së fundi radhazi kanë shërbyer për mirë. Këtë e pranojnë të gjithë, por natyrisht që më të qetë duken futbollistët. Në emër të tyre ka folur pikërisht kapiteni Sinani, i cili e ka shpjeguar kështu gjendjen e krijuar pas këtyre dy fitoreve: "Normalisht që tani jemi më të qetë. Gjendjen e vështirë në të cilën ndodheshim e kaluam tashmë, por më tepër se pikët që morëm në këto dy ndeshje u mbushëm mendjen disa pseudospecialistëve se Vllaznia nuk është në krizë. Ajo ka kaluar vetëm një moment të keq dhe besoj se mundësitë për të dhënë më tepër janë. E rëndësishme është të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë." Kur e thotë këtë Sinani, natyrisht që fjala e tij zë vend. Jo vetëm sepse ai është kapiteni i skuadrës dhe lideri i saj, por për momentin edhe lojtari më në formë i kuqebluve. Nga ana tjetër, nevojën për këtë qetësi, më shumë se çdokush tjetër, e ka pasur trajneri Dedja. Problemet që kalonte skuadra kishin dhënë efektin e vet edhe te trajneri, i cili megjithatë mundohej "të mbahej në këmbë". Duke u dhënë moral futbollistëve, numri 1 i stolit shkodran është përpjekur në maksimum t'ua fiksojë në mendje idenë se ata mund të japin më shumë në fushën e lojës. Por kjo nuk ka qenë e lehtë, për më tepër që në këto dy ndeshjet e fundit Vllaznia ka pasur probleme edhe me ndërtimin e formacionit. Mungesa e disa lojtarëve ka bërë që formacioni të jetë "i sajuar" dhe po ashtu disa prej lojtarëve kanë luajtur edhe të dëmtuar, vetëm e vetëm që të mos e lënë ekipin "në baltë". Ndërkohë, vëmendja e shkodranëve tashmë është e përqendruar në dy drejtime. E para, hedhja e shortit të Kupës së Shqipërisë dhe, e dyta, ndeshja e radhës me Elbasanin në kampionat. Sa i takon kupës, ajo vërtet pritet me shumë interes nga kuqeblutë, sepse ka mbetur objektivi primar i tyre. Vetëm përmes këtij kompeticioni ata mund të kapin Europën. Nga ana tjetër, prova e së shtunës së ardhshme në Elbasan do të jetë një tjetër mundësi për të treguar forcën e vërtetë të Vllaznisë. Në këtë ndeshje do t'i kenë të drejtuar sytë të tri ekipet e kryeqytetit, të cilët shpresojnë shumë për ndonjë mrekulli të shkodranëve. Kjo gjë nuk përjashtohet, aq më tepër kur shkodranët do të luajnë të qetë nga ana psikologjike. "Vllaznia e pret e qetë këtë ndeshje, sepse presioni psikologjik është më i madh në anën e elbasanasve. Atyre u duhet me çdo kusht fitorja, ndërkohë që ne do të kërkojmë të shfrytëzojmë në maksimum qetësinë dhe gjendjen e mirë që po kalojmë pas dy fitoreve të fundit," përfundon kapiteni i Vllaznisë, Vioresin Sinani, i cili ndodhet në vendin e dytë për sa u përket golashënuesve më të mirë, me 11 gola.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 23 Feb 2006 , 14:30

Teli: Falë Vllaznisë, jam te kombëtarja

Pragu i ndeshjes miqësore që kombëtarja jonë do të luajë kundër Lituanisë në "Qemal Stafa" më 1 mars ka dhuruar një surprizë shumë të bukur për mbrojtësin e Vllaznisë, Admir Teli. Ai së bashku me Bylykbashin kanë qenë dy përzgjedhjet e vetme të trajnerit Brigel nga turneu i Norçias, që u zhvillua para pak ditësh në Itali. Për numrin 4 të kuqebluve, një ftesë e tillë ka qenë vërtet e papritur, madje ai thekson se e ka marrë vesh vetëm dje në mëngjes, kur është publikuar në media lista zyrtare e të përzgjedhurve të trajnerit të kombëtares sonë për miqësoren e ardhshme. Një lajm i tillë natyrisht që e ka kënaqur pa masë Telin, i cili shprehet: "Normalisht që ndihem mirë tani që kam mësuar faktin se trajneri Brigel më ka përzgjedhur për ndeshjen me Lituaninë. Ndoshta nuk e prisja një ftesë të tillë, megjithëse gjithmonë jam munduar të bëj më të mirën, në mënyrë që një ditë të isha pjesë e kombëtares. Gjej rastin të falënderoj trajnerin për ftesën që më ka bërë, ftesë që besoj se do ta justifikoj plotësisht me angazhimin tim maksimal për të bërë më të mirën për këtë fanellë." Nga ana tjetër, me ftesat e adresuara te Teli e Bylykbashi, natyrisht që gjermani i stolit kuqezi ka treguar edhe një herë tjetër se nuk e ka lënë jashtë vëmendjes së tij edhe kampionatin shqiptar. Vetë Teli mendon që pas këtij shansi që i është dhënë të bëjë maksimumin, në mënyrë që të mos dalë më nga lista e kombëtares. Gjithçka ai ia dedikon klubit me të cilin luan prej vitesh me radhë, kur shton: "Aktivizimi me Vllazninë prej vitesh dhe paraqitja e mirë që kam bërë me të, besoj se janë shkaqet kryesore që kanë çuar në këtë grumbullim timin me kombëtaren për këtë ndeshje. Por megjithatë kjo është veçse një ftesë e parë dhe unë ende "nuk kam futur kokën" në ekipin kombëtar. E rëndësishme është të vazhdoj të mbetem gjithnjë pjesë e kësaj skuadre edhe në të ardhmen." Ndërkohë, ajo që vlen për t'u theksuar është dhe fakti që mbrojtësi i Vllaznisë ditët e fundit ka ndier edhe shqetësime sa i takon një dëmtimi. Bëhet fjalë për një lloj tërheqjeje që e ka bërë të vuajë 24-vjeçarin shkodran, madje ai nuk ishte në gjendje të mbyllte deri në fund ndeshjen e së shtunës së kaluar me Besën, pikërisht për arsyen e këtij dëmtimi. Aktivizimi i tij në ndeshjen e radhës me Elbasanin ende mund të thuhet se është në pikëpyetje dhe kjo mund të vendoset vetëm në ditët e ardhshme. Teli e vlerëson shumë fitoren me Besën dhe, nga ana tjetër, shprehet se një tjetër rezultat pozitiv edhe në Elbasan do t'i jepte shumë moral skuadrës së tij. "Me Besën i gjithë ekipi ka luajtur mirë dhe e kemi merituar fitoren. Një fitore që na duhej, por nëse do të kemi edhe një tjetër rezultat pozitiv në Elbasan, besoj se gjërat për Vllazninë do të marrin rrjedhë krejt tjetër. Nuk e di ende nëse do të jem i gatshëm apo jo për këtë ndeshje, megjithatë dëshira është e madhe që të luaj në këtë takim," ka përfunduar mbrojtësi i Vllaznisë, Admir Teli.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 26 Feb 2006 , 13:40

Lici: Do te bejme me te miren

Megjithe gjendjen aspak te mire shendetesore qe gezon, mesfushori i majte i Vllaznise ka pranuar te udhetoje dje mbasdreke me ekipin duke qene i gatshem te kontribuoje per ekipin e tij ne kete ndeshje.

Shkoder Koha ne dispozicion per pergatitjen per sfiden e sotme, ndaj Elbasanit, per kampin kuqeblu te Dedjes ka perfunduar dje ne mesdite. Megjithate, fjala eshte per pergatitjen ne fushe, duke pasur parasysh zhvillimin e seances se paradites ne pisten e stadiumit "Loro Borici", nderkohe qe jashte saj Dedja do te kete ne dispozicion deri nje ore perpara ndeshjes, qe te punoje si ne aspektin psikologjik, ashtu dhe ne zberthimin teorik e ne detaje te skemes dhe te varianteve taktike. Ne kete kuader, u zgjodh varianti qe skuadra kuqeblu te pushonte mbreme ne nje hotel ne bregdetin durrsak, nga ku, sot paradite, rreth ores 11.00 do te niset per ne Elbasan, drejt e ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta". Edhe kur jane nisur dje pasdite nga Shkodra, kuptohej se shqetesimi i te gjitheve vazhdonte te ishte gjendja e titullarit Suad Lici, i cili, si rezultat i demtimit te marre qe ne ndeshjen e Lushnjes, ka vijuar te kete dhembje, qe e kane penguar te shprehet ne maksimumin e tij ne seancat e fundit. Ndaj, per kete arsye, Dedja ishte ne dileme se cfare do te behet me Licin per transferten elbasanase. Pergjigjen me te mire e ka dhene vete Lici, i cili i ka kerkuar trajnerit te tij per te udhetuar se bashku me skuadren. Kjo eshte marre vesh vetem ne momentin e fundit, pikerisht ne oren 17.00, kur autobusi i Vllaznise ka lene qytetin verrior, per t'u nisur drejt plazhit te Durresit. Pikerisht ne keto momente, pak caste perpara nisjes, kemi shkembyer disa fjale me Suad Licin.

"Jam ne dispozicion te trajnerit dhe te skuadres"

"Vendosa t'i bashkohem skuadres, duke gjykuar se mund te jem i nevojshem per ndeshjen e neserme (sotme) me Elbasanin, na ka thene Lici. Te pakten keshtu mendoj une, por them se me mire do ta gjykoje trajneri. Per mua, e rendesishme eshte qe jam bashkuar me skuadren. Mandej, a luaj qe nga minuta e pare apo si zevendesues, ose nuk do te futem fare ne fushe, ate e di traajneri me stafin e tij". Duke folur ne pergjithesi per skuadren, Lici thote se "grupi kuqeblu eshte i teri i mobilizuar ne menyren me te mire per kete ndeshje". Sipas tij, te gjithe lojtaret jane ne formen optimale, ndersa nuk kane asnje ngarkese psikollogjike, perkundrazi, e presin me padurim daljen ne fushen e lojes, si asnjehere tjeter. Dhe kjo, sipas Suad Licit, eshte mjaft e rendesishme, sepse jep efektin e madh ne fushen e lojes. "Ne kemi nje avantazh sepse luajme me te cliruar psikologjikisht", vijon Lici, duke theksuar se kundershtari eshte ne nje pozicion krejt te kundert, pasi gjendet nen presionin e tifozeve te zjarrte te tyre, te cilet kerkojn- medoemos fitoren. Dhe, ne kete pozicion, mund te perfitojne kuqeblute, per te marre nje rezultat te kenaqshem. Kur behet fjale per rezultatin, Lici mbeshtet mendimin edhe te shokeve te tjere, te cilet, ne unison me stafin drejtues, jane per fitoren e trepikeshit, por, ne te njejten kohe ai thote se edhe nje barazim nuk do te ishte keq per Vllaznine. "Respekti ndaj Elbasanit eshte maksimal ne te gjitha drejtimet, qofte ne fushe per lojtaret dhe stafin e tij, por edhe ne shkallet e stadiumit, me ate tifozeri te zjarrte, e cila ka meriten e saj ne arritjen e rezultateve te skuadres. Ndaj, une them se, edhe po qe se marrim nje pike ne Elbasan, do te jetee mire", ka perfunduar Lici per Sport Ekspres. Nderkohe, pasi ndahemi me Licin, i cili ka zene vendin ne sediljen e autobusit te skuadres kuqeblu, ne nje kalim te shpejte "fotografojme" emrat e 18 lojtareve, te cilet jane ne dispozicion te teknikut Dedja per ndeshjen e sotme, te cilet jane: Ndoja, Radusinovic, Hasani, Belisha, Leandro, Doci, Hoti, Lika, Lici, Bokatola, Sinani, Grima, Ahi, Cani, Beka, Tafili, Beqiri, Tocuku.



Skeda e Vllaznise

Te skualifikuar: s'ka

Kartona te verdhe: Ndoja, Belisha, Hasani, Radusinovic, Leandro, Ahi, Hoti, Lika, Sinani

Te demtuar: Teli, Kelmendi, Lici(?)

Formacioni i mundshem(3 5 2): Ndoja, Radusinovic, Hasani, Belisha, Leandro, Lici(?), Lika, Hoti, Doci, Bokatola, Sinani (Grima, Ahi, Beka, Cani, Tafili, Beqiri, Drobnjak, Tocuku)

Post Reply