Nese jam tall deri tashi me ty eshte sepse nuk kam pare seriozitet per kapjen tende me mua. Por sinqerisht po e tepron. Uroj mos te jesh nji person me moshe te madhe sepse do me vinte vertete keq... Megjithate, nje ide se kush mund te jesh ti them se e kam.
Po ta sqaroj nje here e mire, sepse gojes fillove vete i pari duke i dhene cik si teper. Une e lexoj forumin shume shpesh, pune tjeter shkruaj apo nuk shkruaj. Edhe pse me shume nga cunat ketu flas nepermjet email, msn, sms etj gati cdo dy dite. Me njofin dhe i njof mire pertej dhe thjesht botes se virtualitetit.
Nese une shkruaj ketu eshte kur gjej momentin per tu ulur vertete dhe kur shikoj dicka qe me terheq me u ul me shkrujt. E pikerisht mua me terhoqi rikthimi i nje antari te vjeter (dikur te rregullt) ketu ne forum sic eshte LuaniBardheKalter, me te vertete nje djale simpatik, nje sportdashes i zjarrte dhe mbi te gjitha me nusen prej Shkodre. Ashtu si mua te njejtin rreagim pat dhe Goldi etj per rikthimin e tij dhe uroj te jete me i rregullt ketu duke e ditur simpatine e tij per Vllaznine e Shkodren ne teresi.
Pra, une ne ate postim (qe ty te beri aq pershtypje) kam vene ne dukje nje fakt te vogel si duke dashur me uruar nje njohje te vjeter timen (peqinsin) dhe as kam genjyer asgje se fusha e Peqinit eshte nje mace e zeze per shume ekipe. Mos u gabofsha vjet ato ne ate fushe te forte e rrahen Tironen 2-0. Ashtu sic ne ate postim kam falenderu mikun tim Mirin per lidhjet televizive qe ben dhe shume cuna te tjere qe ndihmojne ate si Admini, Edmondi e faqet e bukura te krijuara per Vllaznine. Ku e shef ti kunjin tim? Fallcitetin tim? Mbase tek ai dyshimi qe me ka lind dhe mua, se ti je nje person (uroj qe jo), se sa here shef ate fanellen e ktij legjendarit ne avatarin tim trembesh dhe urimi te duket si mallkim. Sepse me sa mbaj mend tek ai postimi im une as kam fol per humbjen e Vllaznise ne asnje aspekt negativ, por e kam mbyll duke thene Suksese Vllaznise. Se cfare shakash bej une me miqt e mi, sic eshte dhe rasti konkret me Mirin per 25dollareshin jane gjera qe ti as ke si ti dish, kur nuk je brenda raportit tone miqsor. Une kisha vene bast me nje katunar Elbasoni qe fito Vllaznia dhe humba 25dollar, te cilat me shaka ja kerkoja Mirit, Kelit, Edit etj. (i cili vazhdon t'me kete ate rakine e xime 2here borxh)
Replika jote e menjehershme mbas ketij postimi tim krejt normal eshte qe une te lija pordhet? Ku i pe pordhet ti mer "ujk"? Pra ngacmimin e fillove ti, ofendimin po ti dhe krijimin e nje situate krejt groteske e fillove po ti. Une te thashe qe mos u bej kot interesant se as po ta varte njeri trajsen, dmth une s'te isha drejtuar aspak ty perkundrazi as te kisha pa me pare deri ne momentin qe me replikove me fjalen ...pordhe... As e dija qe ishe antar ketu, duke qene se prania jote ketu ka filluar qysh kur Vllaznia eshte ne vend te pare.
Jam i sigurte qe ti prane Vllaznise ke qene gjithmone, por te pakten ketu ne forum s'ke qene. Sic jam i sigurte qe ti Vllaznine e do me shume se une dhe shyqyr, sepse as mua do me vinte mire ta doje ti Tironen me shume se une. Keto gjera kuptohen pa pas nevoje dhe per shpjegime. Pra sorrollatja e ketij muhabeti vjen nga ti qe as me njef, as e di kush jam (gjithmone nese s'je ai personi qe mendoj une se mund te jesh), as e di simpatine qe kam per kete ekip si Vllaznia, as per qytetin, as cfare bej e them une per Vllaznine. Nuk di asgje, e keshtu petlla me uje s'eshte mire te gatuash ne emer tim. Se ca eshte fallco apo e turpshme nuk ka mbetur ne doren tende te gjykohet per vete faktin se ti as me njeh fare.
Une kam vite qe m'ra goja duke uru e duke enderru te nje yll mbi fanellen e Vllaznise. Bisede qe e kam pas bo aq shume me vllain, mikun tim Rain, e njesoj dhe me Kelin. Aq shume e kam enderru ate yll ke fanella Vllaznis saqe kam luftu per ate kampionatin e mohuar prej sistemit komunist te 1940. Jo vetem se duhet ta kishit yllin ne fanelle qysh prej 2001, por se ka qene dhe titulli i pare me te cilin Loro Borici i madh eshte shpallur kampion. Ti s'ke si ta dish se kur vjet Vllaznia turperonte meritueshmerisht Tironen 4-1 isha une i pari qe jam fut ne Chat te Vllaznise e kam dal burrash kam thene JU LUMTE KUQ E BLUVE! Tani me duket vetja si nje kalama qe duhet te justifikoje veten me gjerat e mira e te keqija qe ben, por une s'kam aspak pse ta justifikoj veten time, sepse simpatia per Shkodren e per Vllaznine me ben te rregjistrohem qysh prej shume kohesh ne forum, sic me bejne te kem te vetmen fanelle qe si perket Tirones ne shpi eshte ajo e Vllaznise, apo ndonje kornize qe si perket po Tirones se Rozafes etj. TI MUA NUK ME NJEH ABSOLUTISHT!!! E mbi mua ty apo ndonje bukuroshi si puna jote si lejoj kurre te hedh balte, sepse pasioni qe kam per sportin, pasioni qe kam per tifozerite si t'juajen e te Tirones nuk mund t'ma shkel me kembe nje kaposh i cili del direkte ne gen dhe ne rrenjen e tij duke ofenduar mi. Nese une jam mi sepse jam tifoz i ekipit te qyteti, pra vendali. Edhe ekipi i perket bashkise, atehere edhe ti e gjith tifozat e Vllaznise, Elbasanit, Vlores etj jane po mi sepse jemi gjithe ekipe vendalish. Fatkeqsisht ne Tirone paten fatin e shemtuar te kishim 2 ekipe krejt mashtruese te ministrive te PPSH-s, te cilet dhe pse zbriten ne qytetin tone per tu bere njerez, sot e kesaj dite vazhdojne te jene njerez qe s'din se ca eshte mirnjohja. Pra matu mire para se te flasesh.
Eshte hera e pare dhe e fundit qe ti ngacmohesh me mua, provokohesh posacerisht me mua (sepse ndonje arsye te llogjikshme nuk shoh) e mbi te gjitha qe me drejtohesh mua duke hedhur balt mbi karakterin tim.
U zgjata shume, e di qe Keli i ka inat kto hartimet e mia, po ajt naqe boj si t'bosh dhe kesaj here.
![Laughing :lol:](./images/smilies/icon_lol.gif)
Tani pres vetem ate DJ qe kishte gjet Mondi se vallaj ka me na nda gjitheve nga grate...
![Laughing :lol:](./images/smilies/icon_lol.gif)