Post
by DINAMO KAMPIONE » Sat, 27 Dec 2008 , 20:47
30 minutat e para shume te mira per Vllaznine, me pas del ne pah qetesia dinamovite qe i'a uli shume ritmin Vllaznise, duke mos i lejuar raste te rrezikshme.
Sic kisha thene, shume mund te varet edhe nga forma e portiereve dhe Kotorri sot beri mrekulline.
Te dy skuadrat kishin probleme dhe mungese fantazie ne mesfushe.
Ai mesfushori anesor i majte i Vllaznise, i ka bere zbor Sines, gjithe pjesen e pare, nuk e di se si quhet...
Dinamo e administroi shume mire pjesen e dyte, sidmos pas humbjes se penalltise nga Sinani, c'ka solli renien morale te Vllaznise dhe rritjen e besimit per gol te bluve.
Sinani, eshte simboli i Vllaznise, ka qene i pafat ne gjuajtjen e penalltive, s'do e bente kurre me qellim, eshte e pamundur.
Kampionati do jete me i forte dhe i bukur tani, me 3-4 skuadra ne valle.
Vllaznia sot thjesht pagoi euforine ndaj Dinamos, por vazhdon te jete kandidate kryesor per titull, nese do beje dhe ndonje blerje te goditur...
“DINAMO - Shkolla e Futbollit Shqiptar”