Numra pikante te javes 23-të

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Numra pikante te javes 23-të

Post by Admin » Sun, 19 Feb 2006 , 16:55

Pas shterpesise se dy javeve te fundit, me nga 6 e 5 gola secila, dje "tundjet" e rrjetave kane qene te fuqishme, ndersa "shperthimi" ishte i forte. Per here te pare, ne keto 23 jave, eshte fiksuar nje katergolesh, qe i perket Vioresin Sinanit, ndersa perseritet, per here te dyte, shenimi i tre dopietave. .

"Gogol" per Teuten ndeshjet ne kryeqytet te ketij sezoni. Te gjitha me humbje; 1 - 2 me Tiranen, 0 - 4 me Dinamon. Me Partizanin 0 - 3 ne fazen e pare e dje 1 - 4. Me te kuqte, bashke me humbjen 1 - 2 ne Durres, bregdetaret, deri me tani, kane pesuar tri disfata, ndersa sezonin e kaluar kane pasur kater te tilla.

Per here te fundit, kater gola, sa dhe dje, Vioresin Sinani i kishte shenuar perseri Beses. Ka qene 15 maji 2004, (6 - 0), kurse dje, perseri kuqeblute, kane arshivuar nje fitore te thelle, kete radhe ne shifrat 5 - 2.

Ia rremben te 9 piket e plota, ne te tri ndeshjet, Dinamo, Shkumbinit. Me humbjen e djeshme, peqinasit, barazuan shifren totale te kater humbjeve ne shtepi, qe e kishin pasur edhe gjate kampionatit te kaluar.

Kartoni i kuq i futbollistit nigerian te Beses, Ishaka Abdulla, dje ne Shkoder, eshte i dyti per kete futbollist brenda 3 javeve te fundit.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply