Java e 23-te:Vllaznia-Besa

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Java e 23-te:Vllaznia-Besa

Post by vllaznia1919 » Fri, 17 Feb 2006 , 14:34

Vllaznia Besa, ndeshja numër 117

Në prag të takimit të nesërm, këto dy ekipe janë përballur me njëri tjetrin 116 herë. Bilanci flet për kuqeblutë, që kanë fituar 55 herë, ndërsa Besa nga ana e saj shijen e fitores e ka provuar në 32 raste. Në barazim kanë përfunduar 29 takime, kurse golaverazhi është 175 110 për Vllazninë. Përbën kuriozitet fakti se Vllaznia ka qenë fituese në të 7 takimet që ka zhvilluar me Besën, kur golat e realizuar kanë qenë jubilarë. Kështu Goli i 25 të (6 2) e ka shënuar më 15.8.1948; të 50 tin (3 2) më 5.6.1955; të 75 tin (3 2) më 8.11.1970; të 100 tin (1 0) më 13.3.1977; të 125 tin (2 1) më 7.10.1988, të 150 tin (4 0) më 16.2.1992 dhe të 175 tin më 30.11.2005 (1 0). Te Besa goli i 25 të jubilar kundër Vllaznisë është sigluar më 26.3.1961 (2 0) për verdhezinjtë; i 50 ti më 8.11.1970 (3 2 për kuqeblutë); i 75 ti më 2.12.1984 (4 1 për kavajasit) dhe i 100 ti më 16.3.1996 (barazim 2 2). Vetëm në Shkodër janë luajtur 59 takime. Bilanci favorizon vendësit me 40 fitore, kavajasit kanë 6 të tilla dhe në barazim kanë dalë 13 takime. Golaverazhi është 117 43 për Vllazninë. Vetëm në fushën e vet shkodranët kuqeblu kanë fituar 12 takime të njëpasnjëshme. Ndërkaq, te ndeshjet jubilare, më tepër sukses kanë pasur verdhezinjtë e Besës: 4 ndeshje me 2 fitore dhe 2 barazime. Midis tyre, shkodranët e kavajasit 29 herë kanë nënshkruar barazimin: 0 0 (13 herë); 1 1 (11 herë) dhe 2 2 (5 herë). Me fitoren e njërit ekip kanë përfunduar 87 takime. Fitoren e parë si pritëse, Vllaznia e ka arritur më 7.5.1933 (rezultati ka qenë 3 0), si dhe në Kavajë në fazën e parë më 2.4.1933 (3 0). Fitoren e parë si udhëtuese, Besa e ka arritur më 28.5.1961 (2 1). Kurse barazimi i parë është sigluar më 13.5.1956 (0 0). Fitoret më të thella ndaj Besës, Vllaznia i ka regjistruar si më poshtë: 6 0, më 15.8.1948; 6 0, më 8.5.2004; 5 0, më 25.11.1998; 5 1, më 11.9.1983; 4 0, më 10.12.1989 dhe 4 0, më 16.2.1992. Fitoret më të thella kundër Vllaznisë, Besa i ka sigluar më 2.12.1984 (4 1); më 13.10.1963 (3 0) dhe po 3 0 më 24.9.2005. Fitoren e fundit kundër Besës, shkodranët e kanë arritur më 30.11.2005 në shifrat 1 0. Fitorja e fundit kundër Vllaznisë e kavajasve është ajo 3 0, më 24.9.2005. Barazimi i fundit mes dy ekipeve është ai 1 1, më 12.5.2001.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 17 Feb 2006 , 17:43

Pershendetje !!

Ndeshja Vllaznia - Besa do te zhvillohet ne ora 13 e 30 dhe do te drejtohet nga treshja e gjyqtareve M.Sopjani, I.Shima, S.Avdo .
Shpresojme te behet nje ndeshje e bukur dhe ajo qe ka me rendesi te perfundoje me fitoren e Vllaznise :) :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 18 Feb 2006 , 16:10

Pershendetje !!!

Minuta e 75' e ndeshjes Vllaznia - Besa , dhe Vllaznia kryeson me rezultatin 4 - 0 me nje triplete nga Sinani dhe nje gol nga Ahi !! :lol: :D :D

Rezultatet e tjera jane :

Tirana - Skenderbeu 1 - 0
Partizani - Teuta 3 - 1
Shkumbini - Dinamo 0 - 0
Elbasani - Lushnja (neser)
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 18 Feb 2006 , 16:13

Minuta e 78' dhe Besa ka shkurtuar diferencen me ane te Hamzai , rezultati i tanishem eshte 4 - 1 , ndersa ne ndeshjet e tjera Partizani ka shenuar serish kunder Teutes , pra 4 - 1 ne favor te Partizanit .
Rezultatet e tjera jane te pa ndryshuara :)
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 18 Feb 2006 , 16:18

Perseri Vllaznia shenon dhe perseri i mrekullueshmi Sinani :) :P


Para Vllaznia

oooooooollllllleeeeeeeeeeee
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 18 Feb 2006 , 16:28

Perseri ndryshon rezultati i lojes Vllaznia - Besa , por kesaj rrale nuk eshte Vllaznia qe ka shenuar por Besa .

Kane mbaruar ndeshjet me keto rezultate :

Vllaznia - Besa 5 - 2

Tirana - Skenderbeu 2 - 0
Partizani - Teuta 4 - 1
Shkumbini - Dinamo 0 - 1
Elbasani - Lushnja (luhet neser)
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 18 Feb 2006 , 19:50

Naqe kan dashte me i marre hakun e ndeshjes te fazes pare. :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 19 Feb 2006 , 02:40

vllaznia1919 wrote:Naqe kan dashte me i marre hakun e ndeshjes te fazes pare. :lol:
Po pra njashtu me duket :D
Randesi ka qe morrme njata pike edhe me kete ndeshje duket se Vllaznia ka ba kthesen e shum pritun , ishalla vazhdojme me kete ritem :)


Fitore Vllaznia
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 19 Feb 2006 , 11:54

Ishalla vazhdojne!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 19 Feb 2006 , 14:32

Të veçanta:
- Vllaznia ka nxjerrë në nxehje 12 futbollistë. Kjo pasi Teli ka pasur një dëmtim dhe nuk dihej nëse do të ishte në gjendje të luante apo jo. Megjithatë, ai ka luajtur dhe Ahi ka hyrë në fushën e lojës vetëm në minutën e 44-t, kur një tjetër futbollist është dëmtuar, pikërisht Lici. Por e gjithë kjo nxehje duket se i ka shërbyer për mirë Ahit, sepse ai ka shënuar në këtë takim.
- Ndeshjen e ka ndjekur edhe kandidati për president i FSHF së, Salvator Kaçaj, dhe fare pranë tij ka qenë edhe trajneri i ekipit Shpresa, Artan Bushati. Por shansi i Vllaznisë në këtë takim duket se ka qenë humoristi i njohur shkodran Edmond Halili, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Durrësi për të ndjekur skuadrën e tij të zemrës.
- Në fushë kanë qenë kundërshtarë, por Dedja e Shulku jashtë saj kanë treguar të kundërtën. Ata jo vetëm kanë pirë së bashku kafe pas ndeshjes, por edhe kanë udhëtuar së bashku drejt Tiranës në makinën e trajnerit të Vllaznisë.
- Pritej një numër i madh tifozësh kavajas në këtë ndeshje, por numri i tyre i pranishëm në "Loro Boriçi" dje ka qenë shumë i vogël. Ndërkohë, numri i atyre shkodranë në fillim të ndeshjes nuk ka qenë i madh, megjithatë ka ardhur duke u rritur më vonë. Gjithsesi, nuk e ka kaluar numri 2500.

tifozi_i_beses
I Sapoardhur
I Sapoardhur
Posts: 8
Joined: Wed, 08 Feb 2006 , 12:22
Location: italy
Contact:

Post by tifozi_i_beses » Mon, 20 Feb 2006 , 10:54

bravo Vllaznia! Me gola 6-5 per ju. Mungon ndeshja e fundit qe do luhet ne Kavaje e te shpresojme qe t'ju marrim hakun :shock:
p.s. ne artikullin e indeksit ka ngel Vllaznia -Shkumbini 5-2!!!! mbase duhet te nderroni dicka :D
Kavaja, fidanishtja e futbollit

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 20 Feb 2006 , 14:23

Ky webmasteri asht shum i pakujdesshem!! :lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 21 Feb 2006 , 03:20

Tifozi_i_Beses faleminderit :oops: :roll:

Gabimi erdhi per shkak te euforise per fitoren spektakolare qe ka ba Vllaznia :D :wink: , tilla raste besoj se me falet nje gabim i tille :lol: 8)

Ciao ne fitoret e tjera te Vllaznise :arrow: :D
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 21 Feb 2006 , 14:17

Boll qe mas te perseritish ma kshi gabimesh!!!! :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 21 Feb 2006 , 14:17

Se jena tuj te fal pak si teper.Hahahahahahahahahahaha

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 22 Feb 2006 , 02:00

vllaznia1919 wrote:Se jena tuj te fal pak si teper.Hahahahahahahahahahaha
Hhaha naqe :P
Qe se e kam ndryshu (per mire besoj) hyrjen ne faqe edhe gabimi ka ardh edhe si pasoj e ktyne ndryshimeve :) :lol: :roll:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 22 Feb 2006 , 14:21

Naqe vazhdo ishtu se je njish!

Post Reply