Shorti i Eliminatoreve te Euro 2008

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Shorti i Eliminatoreve te Euro 2008

Post by Admin » Sat, 28 Jan 2006 , 15:36

Shqipëria, më në fund, njeh kundërshtarët e saj në rrugën e eliminatoreve për Europianin e 2008 ës. Shorti i zhvilluar dje në Montro të Zvicrës duket se ka qenë shumë i hidhur për ekipin tonë kombëtar dhe trajnerin Hans Peter Brigel. Eshtë e vërtetë që nuk kemi shumë kundërshtarë të mëdhenj, por, veç Holandës, që gjithmonë ka qenë në një planet tjetër, të tjerët mund të kosiderohen skuadra me të cilat ne asnjëherë nuk kemi treguar ndonjë gjë të madhe. E kjo duke filluar nga Rumania, Bullgaria, Sllovenia e deri tek Luksemburgu, që në një ndeshje nuk kemi arritur të fitojmë, ndonëse kjo skuadër është një nga më të dobëtat e kontinentit tonë.
Pra, ashtu siç ishte paracaktuar, ceremonia e shortit ka nisur në orën 12.00 në sallën e "Montro xhaz festival". I pari që ka përshëndetur të pranishmit ishte presidenti i UEFA s, Lenart Johanson. Më pas, trajneri i kampiones së Europës në fuqi, Greqisë, Oto Rehagel, ka prezantuar dhe dorëzuar para të gjithë të pranishmëve dhe medias kupën e Euro 2008 ës. Menjëherë pas një paraqitjeje të vendeve organizatore të Europianit të 2008 ës, Austrisë dhe Zvicrës, ka filluar procedura e shortit. Fatin e kuqezinjve të Brigelit e ka pasur në dorë sulmuesi legjendar zviceran Stefan Shapuiza. Ka qenë ky i fundit që ka tërhequr të fundit Shqipërinë nga vazoja 5. Fati me të vërtetë mund të kishte qenë edhe më egër, pasi kuqezinjtë kanë shpëtuar për një fije për të pasur sërish në grup Danimarkën në vend të Bullgarisë dhe Spanjën në vend të Rumanisë. Gjithsesi, edhe kundërshtarët që kanë kuqezinjtë në grupin G janë shumë të fortë. Në fillim Holanda e Van Bastenit është një superfuqi në futboll dhe zor se skuadra jonë do të rezistojë ndaj "tulipanëve". Nga ana tjetër, ndonëse jo superfuqi, skuadra shumë të hidhura mund të konsiderohen Rumania, Bullgaria dhe Sllovenia, të cilat gjithmonë kuqezinjtë i kanë ndëshkuar gjatë historisë së përballjeve me ta. Bjellorusia është një skuadër që duhet të zbulohet nga ekipi i Brigelit, ndërkohë që Luksemburgu mendohet se do të jetë "tabela e qitjes" për të gjitha ekipet e tjera. Duke e parë me qetësi grupin, kuqezinjtë jo vetëm që kanë pak shanse për t'u kualifikuar, por rrezikojnë të jenë të parafundit në grup, pasi niveli ynë i futbollit është më i ulët se i vendeve të tjera. Përfundimisht, edhe këtë herë kuqezinjtë dalin nga shorti jo shumë të favorizuar, pasi në radhë të parë duhet t'i bëjnë ballë një armate të tërë ballkanike dhe Holandës, superfuqisë së botës.
Në fund, në grupin G kualifikohen 2 ekipe, e para dhe e dyta. Skuadrat kanë 90 ditë mundësi për të hartuar kalendarin. Nëse ekipet nuk bien dakord me njëra tjetrën, skuadrat do t'i drejtohen FIFA s që do të ndërtojë kalendarin e grupit G.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 16 Feb 2006 , 21:41

Duka e Brigel, ne Amsterdam
16 Shkurt Dje pasdite, drejtuesit me te larte te Federates Shqiptare te Futbollit, presidenti Armando Duka dhe zevendesipresidenti, Bujar Kasmi, jane nisur per ne Amsterdam. Aty jane takuar dhe me trajnerin e perfaqesueses sone, gjermanin Hans Peter Brigel, kurse sot do te marrin pjese ne diskutimin per caktimin e kalendarit, mbi bazen e datave qe jane vendosur per ndeshjet kualifikuese te EURO 2008. Pas shortit, qe eshte hedhur ne Montro te Zvicres, kombetarja jone eshte ne grupin G, me Holanden, Rumanine, Bullgarine, Sllovenine, Bjellorusine dhe Luksemburgun. Mbi bazen e rregullave te vendosura me pare, duhet qe perfaqesuesit e skuadrave te grupit tone, brenda 90 diteve, te biejne dakord per ndeshjet, aty ku perparesine e kane skuadrat me koeficient me te larte. Sipas zedhenesit te shtypit ne FSHF, Lysien Nurishmi, gjithcka do te zhvillohet brenda dites se sotme, nga mengjesi deri ne mbremje, derisa te gjehet gjuha e perbashket mes perfaqesuesve te grupit. Madje, gjithnj- sipas afatit 90 ditor qe eshte vendosur, parashikohen te kete dhe takime te tjera mes paleve. Dhe, ne fund, nese nuk arrihet marreveshja ne caktimin e radhes se ndeshjeve, atehere kalendari do te percaktohet nga administrata e UEFA s. Per palen tone, duket se kerkesa e vetme eshte qe ndeshjet ne transferte, ne Luksemburg e Holande, ne dy vendet qe jane afer me njera tjetren, te jene brenda nje rruge te vetme, pra, ne dy data qe jane prane. Kujtojme se, per kualifikueset e Boterorit 2006, kur Shqiperia ishte ne grup me Greqine, Turqine, Ukrainen, Gjeorgjine,Danimarken dhe Kazakistanin, eshte dashur dhe nderhyrja e UEFA s per percaktimine kalendarit perfundimtar.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 17 Feb 2006 , 14:22

Kombetarja kuqezi, premiera ne Bjellorusi
Nuk ka pasur kundershti per datat e ndeshjeve kualifikuese per Europianin e ardhshem. Dje, ne Amsterdam gjithcka eshte mbyllur shpejt, ndoshta edhe ngaqe organizatoret kane ideuar nje zgjidhje me te thjeshte. Ka qene pergatitur nje skeme zhvillimi e ndeshjeve me datat perkatese dhe me pushimet per skuadrat (kjo ngaqe grupet, me perjashtim te njerit, jane me shtate skuadra) dhe perfaqesuesve u eshte dhene e drejta te zgjedhin nje germe. Tanet kane zgjedhur E ne dhe cdo gje ka qene e sistemuar.

Ne kundershtim me deshiren e shprehur, do te ishte dashur nje ndeshje e pare ne Tirane, madje shkohej deri te Holanda, kuqezinjte do ta nisin ne Bjellorusi. Megjithese eshte shume heret per te folur, historikisht kur kemi filluar ndeshjet kualifikuese me transferta (per te dy kompeticionet), gjithnje kemi dale te humbur.

2 shtator 2006

Rumani Bullgari

Bjellorusi Shqiperi

Luksemburg Holande

Slloveni pushim

6 shtator

Holande Bjellorusi

Shqiperi Rumani

Bullgari Slloveni

Luksemburg pushim

7 tetor 2006

Rumani Bjellorusi

Bullgari Holande

Slloveni Luksemburg

Shqiperi pushim

11 tetor 2006

Bjellorusi Slloveni

Luksemburg Bullgari

Holande Shqiperi

Rumani pushim

24 mars 2007

Holande Rumani

Luksemburg Bjellorusi

Shqiperi Slloveni

Bullgari pushim

28 mars 2007

Rumani Luksemburg

Slloveni Holande

Bullgari Shqiperi

Bjellorusi pushim

2 qershor 2007

Shqiperi Luksemburg

Bjellorusi Bullgari

Slloveni Rumani

Holande pushim

6 qershor 2007

Luksemburg Shqiperi

Bullgari Bjellorusi

Rumani Slloveni

Holande pushim

8 shtator 2007

Bjellorusi Rumani

Holande Bullgari

Luksemburg Slloveni

Shqiperi pushim

12 shtator 2007

Slloveni Bjellorusi

Bullgari Luksemburg

Shqiperi Holande

Rumani pushim

13 tetor 2007

Rumani Holande

Bjellorusi Luksemburg

Slloveni Shqiperi

Bullgari pushim

17 tetor 2007

Luksemburg Rumani

Holande Slloveni

Shqiperi Bullgari

Bjellorusi pushim

17 nentor 2007

Bullgari Rumani

Shqiperi Bjellorusi

Holande Luksemburg

Slloveni pushim

21 nentor 2007

Bjellorusi Holande

Rumani Shqiperi

Slloveni Bullgari

Luksemburg pushim

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 17 Feb 2006 , 17:26

Pershendetje !!!

Kalendari i ndeshjeve me duket i kenaqshem !!
Shpresojme te bejme nje paraqitje sa me te mire ne ndjeshjet e para , ne menyre qe morali i skuadres te rritet :) . Nje rezultat pozitiv ne Bjellorusi do te ishte ideale .

Suksese Shqiperia
Vllaznit Ultras

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Wed, 07 Jun 2006 , 17:48

Ishalla ja nisim me kam te mbare kyt here,ishalla po e marrin edhe Vaten prej Arminia Bielfeld.Qefi ma ka me shku me ndjeke ndeshjen ne Amsterdam :lol:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Post Reply