Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 17 Dec 2008 , 05:26

Goleadori
Sinani mungon
në seancën
stërvitore
Goleadori i ekipit kuqeblu, Vioresin
Sinani, ka qenë mungesa e
vetme e ekipit kuqeblu në seancën
e djeshme stërvitore. Shkodranët
kanë zhvilluar një seancë
përgatitore gjatë paradites
së djeshme, ku tekniku Canaj i
ka pasur të gatshëm të gjithë
lojtarët, me përjashtim të kapitenit Sinani. Dëmtimi tij i dytë në
takimin e së mërkurës së kaluar në Durrës, ka bërë që shkodrani
të mungojë në ndeshjen e fundjavës me Flamurtarin. Gjithashtu,
ai është në një pikëpyetje edhe për përballjen e nesërme për
kupë me Teutën. Pavarësisht se ditën e djeshme në seancën
stërvitore ka qenë prezent mbrojtësi Elvin Beqiri, aktivizimi i tij në
takimin e nesërm është gjithashtu, në pikëpyetje. Një gjë e tillë
mund të sjellë probleme në radhët kuqezi, pasi në këtë takim
kërkojnë që të japin më të mirën e mundshme për ta kaluar me
sukses një sfidë kaq të rëndësishme përsa i përket vazhdimësisë
për kupë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 18 Dec 2008 , 03:03

Vllaznia lë me “gisht” në gojë Teutën

Në çerekfinale, Vllaznia do të përballet me Dinamon, ndaj të cilës ka një bilanc pozitiv në kualifikimet direkt: 10-8





Talenti 20-vjeçar i Teutës, Emiljano Vila shënoi në “Loro Boriçi” golin e “vockël”, atë 2-1, që mund të çonte durrsakët për herë të 36-të në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, por pas vetëm 60 sekondash lojë, lezhjani Dritan Smajli shënoi golin e tretë për Vllazninë, atë 3-1, duke i çuar shkodranët për herë të 44-t midis tetë më të mirave të Shqipërisë.

Vllaznia-Teuta ishte dhe çifti më i “nxehtë” i turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, pasi përballeshin dy nga ekipet më të mira për momentin të futbollit shqiptar, për më tepër që dhe takimin e parë formacioni i Sulejman Starovës e kishte fituar 1-0, falë një goli po të Emiljano Vilës.

Talenti 21-vjeçar Ndriçim Shtubina realizoi një gol të përkryer në minutën e 16-të, falë asisti të dhënë nga Edmond Doçi, duke lënë të befasuar portierin durrsak Bledi Vashaku.

Tri minuta më pas, ishte korçari Paulin Dhëmbi, i cili shfrytëzoi harkimin nga një goditje këndi, duke dyfishuar shifrat për Vllazninë.

Në minutën e 34-t, Teuta shkurtoi diferencën falë një goli të zgjuar të Vilës, i cili shfrytëzoi mosmavarrëveshjen e portierit të Vllaznisë, Armir Grima me Amarildo Belishën.

Gëzimi i durrsakëve zgjati vetëm një minutë, pasi blerja verore e presidentit Valter Fushaj, realizoi në minutën e 35-të me një silurë nga 20 metra, që i solli edhe kualifikimin Vllaznisë.

Në çerekfinale, Vllaznia do të përballet me Dinamon, ndaj të cilës ka një bilanc pozitiv në kualifikimet direkt: 10-8.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 19 Dec 2008 , 01:51

Futboll

Votat e Demollarit: Vllaznia për titull, Tirana vetshkatërrohet
18 Dhjetor Një nga më të mëdhenjtë e futbollit shqiptar në analizën e kampionatit dhe personazheve kryesorë të tij





Ish-trajneri i kombëtares dhe i disa skuadrave skuadrave të Superligës, Sulejman Demollari jep opinionin e tij në lidhje me futbollin shqiptar







Ish trajneri i kombëtares dhe i disa skuadrave skuadrave të Superiores, Sulejman Demollari jep opinionin e tij në lidhje me futbollin shqiptar. Problemet që ai ka dhe ku mund të arrijnë skuadrët që sot janë pretendentet kryesore për fitimin e titullit kampion. Gjithashtu Demollari flet edhe për trajnerët e huaj dhe disa prej lojtarëve më cilësorë të kampionatit shqiptar.

KAMPIONATI- “Kampionati shqiptar nuk ka shumë kualitete, por është shpirti i garës ai që dominon dhe bën diferencën”, thekson Demollari në fjalën e tij. Ky është një fakt dhe nuk mund ta mohojmë. Shembuj ka edhe në këtë sezon: Vllaznia dhe Teuta.

VLLAZNIA- Sipas tij Vllaznia është skuadra më e mirë e sezonit, por që të arrijë objektivin për titull duhet të ruajë vazhdimësinë e deritanishme. “Vllaznia është një skuadër shumë cilësore ku çdo lojtar e bën mjaft mirë detyrën e tij. Edhe pse ka vuajtur shumë me mungesat mendoj se e ka bërë shumë mirë detyrën e saj. Një rëndësi të madhe kanë dhe ndeshjet në transfertë, të cilat ndikojnë në arritjen e objektivit për titull. Nëse vazhdon ta bëjë këtë atëherë sipas meje është kampione e vendit”.



PRESIDENTI FUSHAJ- “Presidenti shkodran ka rastin më të mirë për ta shpallur Vllazninë kampione. Ka një shans në dorë dhe duhet të dijë ta shfrytëzojë. Në merkaton e janarit ai duhet të ndërhyjë me disa përforcime dhe me siguri do ta bëjë një gjë të tillë”.

CANAJ- Sipas Demollarit, Agim Canaj është një trajner me shumë eksperiencë dhe një njohës mjaft i mirë i kampionatit shqiptar. “Canaj ka merita që kjo Vllazni ka këtë ecuri kaq pozitive. Ai e njeh mjaft mirë futbollin shqiptar dhe punon shumë në aspektin fizik në mënyrë që grupi që ai drejton të përballojë me sukses garën e sezonit. Edhe në krye të Dinamos, ai tregoi se është i aftë të drejtojë një skuadër drejt suksesit”.

TIRANA- Problemet e mëdha që po kalon Tirana sipas Demollarit kanë ardhur si shkak i problemeve të brendshme që ai refuzon t’i analizojë. “Tirana të keqen e ka te vetja. Ka një grup të mirë lojtarësh, të cilët mbajnë veshur një fanellë të rëndë, por nuk e kanë justifikuar si duhet. Me ardhjen e trajneri Kola mendoj se gjërat do të ndryshojnë duke e njohur atë si njëri dhe pasionin që ai ka për futbollin”, shprehet trajneri.

AGUSTIN KOLA- “Kam mendimin më pozitiv për atë person. Në të gjitha pikpamjet më duket njëriu i duhur për të drejtuar një skuadër si Tirana për të cilën ka dhënë kaq shumë, por edhe që duhet të shpërblehet. Me karakterin e tij është i aftë “të hedhë në erë” të gjitha problemet që kanë bardheblutë”.

DANIEL XHAFAJ- Për sulmuesin Xhafaj ish-trajneri i Dinamos, Shkumbinit dhe Lushnjes, shpreson që të jetë rikthyer ashtu siç është në të vërtetë. “Është padyshim një nga të paktët sulmues të kampionatit shqiptar që bën diferencën. Është e çuditshme që këto dy sezone ka shënuar aq pak gola edhe pse është një sulmues rrace. Mendoj se me ardhjen e trajnerit Kola ai do të ndryshojë shumë dhe një gjë të tillë e pamë edhe në ndeshjen e kaluar me Apolloninë kur shënoi dy gola”.



TEUTA- “Është një skuadër me elementë të rinj, por që janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Trajneri Sulejman Starova ka meritën kryesore që po arrin t’i marrë maksimumin kësaj Teuta, e cila në fillim të sezonit u duk si një skuadër që do të kërkonte mbijetesën. Tani ajo është një pretendente për të qenë ndër katër skuadat e kreut”.



BESA- “Për mendimin tim Besa ka kualitete në përbërjen e saj, por ka oshilacione, të cilat nuk arrij t’i kuptoj. Ndoshta janë problemet e tyre të brendshme që ndikojnë në këtë ecuri. Një gjë mund të them me siguri se nuk është skuadër që mund të pretendojë titullin kampion jo vetëm pse është kaq larg vendit të parë. E shikoj në vendin e tretë ose të katërt në përfundim të sezonit. Është për të ardhur keq që një skuadër e tillë me një president si Nexhat Bizhdili nuk funksionon siç duhet”.

DINAMO- Demollari është i bindur se skuadra dinamovite, të cilën e ka drejtuar disa sezone më parë ka disa probleme që ndodhet në pozita jo shumë të mira në renditje. “Dinamo vuan mungesën e besimit në vetvete. i mungon mentaliteti i fituesit në përballjet me kundërshtarët e saj. Nuk duhet të harrojë se është kampione në fuqi e vendit dhe duhet të hyjë në fushën e lojës me siguri të madhe. Një titull është më i lehtë të fitohet se sa të mbahet. Transfertat janë një dobësi e bluve dhe e trajnerit të saj kroat Daliç. Nëse nuk fitojnë jashtë kryeqytetin nuk mund të jenë kampionë të vendit”.

DALIÇ - "Nuk është përshtatur ende me realitetin e futbollit shqiptar. Me sa duket ka garanci nga presidenca për të punuar i qetë dhe kjo e bën të jetë i duruar edhe kur nuk arrin një rezultat pozitiv. Ndoshta sezonin e ardhshëm do të shikojmë një Dinamo e cila do të synojë seriozisht për të qenë përsëri kampione e vendit”.

PARTIZANI- “Është për të bardhur keq që një skuadër si Partizani nuk po ecën mirë në këtë sezon dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Faji kryesor i takon presidencës, e cila në merkaton e janarit duhet të bëjë përforëcime. Ka një trajner si Shpëtim Duro që është serioz dhe punon shumë me skuadrat që drejton. Të njëtën gjë po bën dhe me Partizanin, por me sa duket nuk ka ç’të bëjë më shumë”.

ELBASANI- “Kjo skuadër nuk po funksionon edhe pse drejtohet nga një trajner shumë i përgatitur si Mirel Josa. Ka lojtarë me eksperiencë ashtu siç ka edhe elementë të rinj të talentuar, por ka ende shumë probleme në lojën e saj. Edhe rezultatet nuk i ka të vazhdueshme. Gjatë këtij sezoni vetëm njëherë më duket se ka dy fitorre rradhazi. Më vjen keq ta them por nuk e shikoj as në kupat e Europës në fund të sezonit”.

MBIJETESA- “Mund të them se Partizani, Lushnja e Apollonia janë skuadra që nuk mund të pretenojnë asgjë më shumë se sa mbijetesa në këtë sezon. Janë në pozita të vështira të paktën deri tani. Mes tyre do të jetë një garë e vështirë për të realizuar objektivin minimal që ato kanë në këtë sezon”.

SKUADRA FUSHE- “Shkumbini, Flamurtari e Bylis nuk mendoj se do ta kenë problem të madh mbijetesën në kategori. Janë skuadra që në pjesën më të madhe të ndeshjeve fitojnë në fushën e tyre dhe kjo i jep siguri për të ruajtur një pozicion që nuk i rrezikon për të rënë nga Superliga. Gjithsesi edhe në këto skuadra janë bërë shumë investime, por me sa duket mentaliteti është një tjetër pengesa e fortë e tyre për të mos qenë të sukseshme edhe në ndeshjet jashtë fushe”.

TRAJNERËT E HUAJ- “Është e vështirë që për një trajner të huaj të drejtojë në Shqipëri. Për shumë arsye. E para është se ata nuk i njohin vështirësitë që ka kampionati shqiptar. Infrastruktura jo e përshtatshme duke nisur që nga moshat e vogla dhe mentaliteti që ata gjejnë në vendin tonë, ndryshe nga ai që kanë lënë në vendet e tyre. Është për të ardhur keq, por më duhet ta them se kemi shumë probleme, të cilat ende janë një pengesë.

DORËHEQJA- “Trajnerët e huaj nuk kanë sukses në futbollin shqiptar për ato arsye që thashë më lart, por ka edhe të tjera që nuk ja vlen t’i përmendim. Për rastin e fundit të Slishkoviçit them se ai bëri një akt qytetar që dha dorëheqjen. E ndjeu veten fajtor për mungesën e rezultateve dhe u largua. Nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi është një shëmbull që duhet ndjekur nga të gjithë trajnerët kur nuk kanë sukses me skuadrat që ata drejtojnë.



TRAJNERËT SHQIPTARË- “Trajnerët shqiptarë e kanë të vështirë të dorëhiqen edhe kur rezultatet e tyre mungojnë. Ata preferojnë më mirë të largohen nga drejtuesit e atij klubi ku drejtojnë. E thashë edhe më lart që është një akt qytetar që duhet përshëndetur dhe cilido trajner duhet ta zbatojë kur e shikojnë se janë larg objektiviut për të cilin janë emëruar në atë post.



PRESIDENTËT - “Trajnerët në Shqipëri janë të pambrojtur, pasi në kurriz të tyre bëhen padrejtësi. Mënyra se ai ata trajtohen është për të ardhur keq. Edhe unë e kam provuar në kurrizin tim se si mund të largohesh pa shkak nga një skuadër. Kam drejtuar Dinamon (ku dhashë dorëheqjen), por edhe Lushnjen e Shkumbinin. Nga Lushnja jam larguar pas 10-të javësh pa humbje, por në ndeshjen e fundit humbëm në kryetet me Dinamon. Kjo humbje u konsiderua e papranueshme nga drejtuesit. Edhe me Shkumbinin gjërat shkuan shumë mirë, por humbja me Tiranën në Peqin solli shkarkimin tim nga detyra e trajnerit. i dhashë këto shembuj për të treguar se mënyra e të drejtuarit nga presidentët dhe trajtimi që ata i bëjnë trajnerëve është shumë larg nivelit të klubeve europiane”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sun, 21 Dec 2008 , 09:06

Rikthimet rrisin moralin në Shkodër
Kapiteni Sinani e mbrojtësi Beqiri pritet ta nisin nga formacioni ndaj Bylisit
Vllaznia/ Canaj qetësohet me përfshirjen në 18 të të dy lojtarëve. Pa asnjë mungesë

Takimi me ballshiotët
e Bylisit për ekipin e
Vllaznisë, do të jetë
finalja e radhës e këtij fundviti.
Në këtë takim kuqebluve do
t’u duhet të arrijnë maksimumin
e pikëve në mënyrë që
të jenë një javë para përfundimit
të gjysmës së sezonit në
vendin e parë. Mirëpo, kjo
sfidë për kuqeblutë bëhet më
shumë e vështirë edhe për vetë
faktin se përballë do të kenë
një nga ish-trajnerët e Vllaznisë,
i cili 10 vjet më parë
është shpallur kampion me
këtë ekip. Shkodranët do ta
kenë jo të lehtë përballjen me
shkodranin Hysen Dedja, trajneri
aktual i Bylisit, i cili e njeh
mirë këtë ekip dhe mentalitetin
e kuqebluve. Madje, shkodranët
e kanë provuar edhe
në fazën e parë se ndaj
ballshiotëve nuk e kanë pasur
të lehtë të arrijnë fitoren.
Megjithatë, shpresat e shkodranëve
në këtë javë shtohen
për vetë faktin se në përbërje
të ekipit për këtë takim
shpresohen të jenë të gjithë
lojtarët më të mirë të tij.
Dy rikthimet
Për këtë ndeshje ekipit të
drejtuar nga trajneri Agim
Canaj pritet t’i japin ndihmesën
e tyre edhe dy nga pikat
më të forta të tij. Bëhet fjalë
pikërisht për sulmuesin Vioresin
Sinani dhe për mbrojtësin
e ekipit tonë përfaqësues,
Elvin Beqiri. Sulmuesi Sinani
në takimin e kaluar nuk kanë
qenë pjesë e ekipit, ndërsa
mbrojtësi Beqiri pavarësisht
se jo i rikuperuar plotësisht ka
qenë pjesë e 18-shes. Këto dy
mungesa i kanë krijuar ekipit
të Vllaznisë jo pak probleme
në gjetjen e formacionit të duhur.
Pavarësisht se tekniku
Canaj ka bërë gjetjet e duhura
me lojtarë të rinj shumë të talentuar
dhe tepër punëtorë si
Shtupina me shokë, përsëri
rikuperimi i dyshes së sipërpërmendur
është një plus i
madh për kuqeblutë në këtë
takim tejet të rëndësishëm.
Pavarësisht se asgjë nuk është
e saktësuar plotësisht nga
vetë lojtarët dhe nga mjeku i
ekipit mësohet se të dy lojtarët
mund të jenë të gatshëm për
të dielën në Ballsh. Si Sinani
ashtu edhe Beqiri janë dy nga
lojtarët, të cilët me lojën e tyre
me shumë rendiment kanë
kontribuar në arritjet e deritanishme
të ekipit të tyre. Ka qenë
pikërisht një rikthim i Sinanit
nga dëmtimi në takimin me
Apoloninë në Fier, që ka ndi-
ADMIR URUÇI
hmuar maksimalisht kuqeblutë
në arritjen e një fitoreje
teje të vyer. Golashënuesi më
i mirë, jo vetëm i ekipit të tij,
por edhe i sezonit deri më tani
mund të ketë shumë për
treguar në takimin e së dielës
në Ballsh. Sinani ashtu si edhe
kolegu i tij Beqiri, këto ditë
kanë marrë dozat e fundit të
terapisë së tyre në Malin e Zi.
“Doza”, të cilat mund të jenë
të mjaftueshme për të bërë të
mundur një rikthim të këtyre
lojtarëve në përballjen e së dielës
në Ballsh.
Grupi i plotë
Fatmirësisht tekniku Canaj
deri në këto momente nuk mësohet
se do të ketë mungesa
përsa u përket titullarëve të
tjerë të ekipit të tij. Pavarësisht
terrenit të rënduar nga shiu i
rrëmbyer në takimet e fundit të
ekipit kuqeblu në stadiumin
“Loro Boriçi”, fatmirësisht
gjendja fizike e pjesës tjetër të
ekipit është tejet e mirë.
Ndërkaq, bëhet e ditur se
ekipin të Vllaznisë në këtë
javë nuk do t’i mungojë asnjë
lojtar nga kartonët. Kuqeblutë
drejt Ballshin shkojnë me më
të mirët pikërisht për të marrë
maksimumin e pikëve. Kësaj
here Canaj nuk do të ketë në
fushë vetëm 11-të më të mirët,
por edhe një stol me lojtarë të
sprovuar që dinë të nxjerrin
ekipin e tyre nga situata të
vështira.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 22 Dec 2008 , 23:49

Trajneri i Vllaznisë
Agim Canaj: Tani nuk
na ndal më askush


Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, i ka thurur elozhe skuadrës së tij
për fitoren në transfertë ndaj Bylisit. Madje, ai ka pohuar se kuqeblutë
e tij tashmë janë në rrugën e
duhur drejt titullit. Kreu i pankinës
shkodrane është shprehur se Vllaznia
ka mentalitetin e duhur për të
fituar çdo ndeshje. “E kishim parashikuar
që do të ishte një transfertë
e vështirë dhe ishim përgatitur
më së miri për ta përballuar këtë
takim delikat. Bylisi, paçka humbjes,
ka zhvilluar një lojë të mirë
dhe na ka vënë në vështirësi në
momente të caktuara. Megjithatë,
ne e ndryshuam lojën në pjesën e
dytë dhe arritëm të shënonim dy
gola të shpejtë. Mund të them se
Bylisi ka luajtur jo si një skuadër e
pozicioneve të tilla. Kjo fitore na
ka shërbyer mjaft në synimet tona dhe tregon se mund të
fitojmë në çdo fushë”, - ka thënë Canaj pas ndeshjes së djeshme.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Mon, 22 Dec 2008 , 23:53

Bylis-Vllaznia 1-2/ Kuqeblutë shpallen ‘kampionë dimri’
Dy gola në tri minuta,
Vllaznia vendos diktat
Shkodranët përfitojnë nga ndalesa e Tiranës e shkojnë +7


Ekipi i Bylisit nuk
mundi të realizonte
objektivin që i kishte
vënë vetes për këtë ndeshje
dhe të rikthehej te fitorja, që
po i mungon prej javësh.
Ndërkohë, që Vllaznia nuk e
ndal “vrapin” drejt titullit as
në fushën e vështirë të
Ballshit. Ajo arriti një fitore
të bukur e plotësisht të merituar
2-1, atje ku vendësit
dukeshin të “pa pushtuar”.
Fillimi i lojës dhe në
përgjithësi pjesa e parë ka
qenë më e mirë për skuadrën
vendëse të Bylisit, e cila
nëpërmjet sulmeve ka
kërkuar me këmbëngulje që të
shënonte golin e avantazhit,
por pa ia arritur qëllimit, pasi
lojtarët ballshiotë nuk kanë
arritur të çajnë dot përtej
“murit” të pakalueshëm të
mbrojtjes shkodrane. Kjo e
fundit ka konfirmuar dje se
është një nga mbrojtjet më të
mira të kampionatit. Bylisi ka
pasur disa raste të mira për
të shënuar, me anë të Bakiut
dhe K. Dalipit, por sulmuesit
vendës janë treguar të
paqartë në finalizimet e tyre.
Ndërkohë, Vllaznia ka menduar
për ta çuar lojën në
rrjedhën e vet, duke qetësuar
vrullin e Bylisit e duke bërë
që nga minuta në minutë të
zbehet forca goditëse e
skuadrës vendëse. Madje,
kuqeblutë kanë qenë të rrezikshëm
në kundërsulmet e
tyre në drejtim të portës së
mbrojtur nga Mirselovski dhe
në minutën e 37–të, Sinani
mund t’i kishte ndëshkuar,
sepse pati një rast të pastër.
Megjithatë, kryesuesit e kampionatit
e kanë ruajtur “surprizën”
për në pjesën e dytë,
kur goleadori i tyre konfirmoi
se është një gjahtar i vjetër i
golit, pasi u tregua i “hidhur”
në minutën e 49-të, teksa
shënoi një gol të shpejtë.
Bomberi shkodran arriti ta
dërgonte topin në rrjetë qysh
në minutën e dytë të pjesës së
dytë. Madje, pa e mbledhur
veten mirë nga goli i parë,
Bylis mori edhe goditjen e
dytë, që erdhi pas autogolit
të Kapajt në minutën e 50–të.
Kaq ka mjaftuar që Vllaznia
të futej me shumë qetësi në
lojën e saj dhe të menaxhonte
rezultatin, që ndoshta edhe
MARIO GJIKA
për të ishte i papritur. Kuqeblutë
kontrolluan siç duhet
ritmin e lojës, edhe pse Bylisi
nuk u pajtua lehtë me këtë
rezultat. Janë disa aksione të
mira sulmuese për skuadrën
e Dedjes, e cila zgjohet vonë
dhe luan në gjysmëfushën
kundërshtare në kërkim të
ngushtimit të rezultatit për të
kërkuar më pas edhe barazimin.
Megjithatë, goli i
vendësve ishte ende larg.
Vetëm në minutën e 87–të,
Kabore, i futur në lojë në
pjesën e dytë, shkurtoi diferencën
në 1–2, por nuk ka më
kohë për Bylisin për të synuar
edhe golin e barazimit.
Kështu, Vllaznia vijon me ritmin
e diktuesit në kampionatin
shqiptar, duke e ulur
në të njëjtën kohë Bylisin me
këmbë në tokë, pas disa
ndeshjeve të mira që mallakastriotët
kishin zhvilluar
në fushën e tyre. Kjo humbje
për skuadrën e Dedjes është
një tërmet i vërtetë, sepse tani
shohin pranë Apoloninë e
vendit të dhjetë në klasifikim.
Situata paraqitet jo e
qetë për ta, aq më tepër kur
ndeshjen e ardhshme do ta
zhvillojnë në transfertë me 24
herë kampionen e vendit, Tiranën,
një kundërshtar
shumë i vështirë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 23 Dec 2008 , 10:48

Grima: Kjo Vllazni, si ajo e ‘98-ës
“Duhet ta ndalim euforinë e të qëndrojmë me këmbë në tokë. S’ka ekip të pathyeshëm!
Veterani i portës ka nostalgji: Për nga grinta më kujton kampionët e 10 viteve më parë

Fitorja në Ballsh dhe
humbja 2-0 e Tiranës
në Vlorë i ka dhënë
mundësi Vllaznisë që të jetë
7 pikë larg ndjekëses së saj,
skuadrës bardheblu. Edhe
kësaj here, megjithëse në një
fushë të vështirë si ajo e Bylisit,
shkodranët kanë ruajtur
traditën e rezultateve pozitive.
Ata po tregojnë këtë sezon
se nuk janë të fortë vetëm
në fushën e blertë të “Loro
Boriçi”-t, por edhe në takimet
në transfertë. Ky ekip, pavarësisht
se po fiton me vështirësi
me rezultate të ngushta, po
dëshmon se të paktën për momentin
është i pathyeshëm.
Për portierin veteran të kuqebluve,
Armir Grima, kampion
me ta edhe në vitin 1998,
kjo Vllazni po i shuan mallin
e Vllaznisë kampione të
atij sezoni. Në atë vit të vështirë,
djemtë kuqeblu me
shumë grintë e dëshirë shkonin
nga fitorja në fitore. “Kjo
Vllazni më duket për nga
grinta dhe dëshira, si Vllaznia
kampione e vitit 1998.
Si për koincidencë, edhe
atëherë skuadra jonë fitoi po
2-1 në Ballsh, pikërisht në atë
fushë kur edhe asokohe ishte
e pamundur të fitohej.
Prandaj, kuqeblutë, më
shumë se në asnjë sezon
tjetër, janë të prirur për të shkuar
drejt titullit kampion. Ne
si skuadër ia kemi marrë mirë
dorën, duke dalë kështu nga
fushat e blerta më shumë të
fituar se të humbur. Edhe në
takimin e së dielës kemi
treguar pikërisht atë grintë e
dëshirë të shfaqur në përballjet
e tjera. Me Bylisin mendoj
se e merituam plotësisht fitoren,
pavarësisht se në disa
momente nuk ishim në më të
mirën tonë. Megjithatë e
rëndësishme për ne janë
pikët e marra”, - u shpreh
veterani i portës shkodrane,
Grima.
Vazhdimësia
Kuqeblutë, edhe pse janë
shpallur një javë para mbylljes
së gjysmës së parë të sezonit
kampionë të dimrit,
përsëri kërkojnë që të ruhen
nga euforia. Për “gardianin”
e portës shkodrane, kjo është
gjëja që mund ta kthejë Vllazninë
përsëri me këmbë në
tokë. Vetvetja mund të jetë
kundërshtari numër një i kuqebluve
në këtë pjesë të mbetur
të sezonit. “Nuk kemi bërë
më shumë se çfarë duhet të
bënim në fushën e lojës. Kemi
bërë veçse detyrën dhe kësh-
ADMIR URUÇI
tu duhet të vazhdojmë edhe
në të ardhmen. Diferenca me
bardheblutë nuk është fort e
madhe. Megjithatë nuk duhet
të harrojmë se edhe Tirana, e
cila sot është shtatë pikë larg
nesh, ka qenë me të njëjtën
kuotë pikësh para nesh, disa
javë më parë. Prandaj nëse
duam që të sigurojmë fitimin
e titullit, duhet të ecim me
këmbë në tokë e të mos fluturojmë.
Nuk ka sot ekip të pathyeshëm,
ky sezon është
dëshmitar për këtë”, tërheq
vëmendjen portieri, i cili
kërkon gjithashtu që bashkë
me shokët e skuadrës t’u bëjë
tifozëve dhuratë një tjetër fitore.
“Mendoj se edhe në
takimin e fundit me Dinamon
do të vazhdojmë të ndjekim të
njëjtën rrugë. Në fakt përballja
me dinamovitët nuk do të
jetë aspak e lehtë, por them se
me përkrahjen dhe entuziazmin
e tifozëve tanë të zjarrtë
kemi për t’ia dalim mbanë.
Kam shumë besim se këtë vit
do dimë ta mbyllim me një rezultat
pozitiv, pra me fitore.
Kjo do të ishte dhe dhurata më
e mirë e fundvitit për gjithë ne
dhe tifozërinë kuqeblu”, - ka
përfunduar zv/kapiteni i
ekipit kuqeblu, Armir Grima.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 23 Dec 2008 , 10:49

MBROJTËSI
Kuqeblutë kanë nisur
përgatitjet anti-Dinamo
Drejtuesit e klubit të Vllaznisë kanë filluar menjëherë
nga përgatitjet për takimin e fundit të këtij gjysmësezoni,
atë me Dinamon. Përballja me blutë pritet që të zhvillohet
në një orar tjetër nga ai zakonshmi. Pavarësisht se
nuk është përcaktuar ende ora se kur do të luhet, një
fakt është i ditur se ndeshja do të luhet nën dritat e
prozhektorëve. Nga krerët kuqeblu po bëhet të gjitha
përgatitjet e duhura që kjo pasdite në qytetin verior të
kthehet në një festë të vërtetë. Nga sa mësohet janë porositur
shumë fishekzjarrë dhe topa letre dyngjyrëshe,
kuq e blu. Po mendohet gjithashtu që para fillimit të
takimit, të mbahet edhe një koncert.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 23 Dec 2008 , 10:50

ATMOSFERA
Fitorja e arritur në Ballsh ka ngrohur pa masë tifozërinë
e zjarrtë shkodrane, e cila ka filluar të
besojë seriozisht se skuadra e tyre në këtë sezon
është pretendentja numër një për titullin kampion.
Aq sa në përfundim të sfidës në Ballsh nuk kanë
gëzuar vetëm tifozët e thekur, që e kanë ndjekur
ekipin e tyre në qytetin naftëtar, por me buritë e
makinave e në brohoritje kanë shpërthyer edhe
pjesa tjetër e tifozëve, të cilët e kanë ndjekur takimin
përmes radiove. Gjatë ditës së djeshme, në ambiente
të ndryshme në qytetin verior ka qenë në
qendër të vëmendjes vetëm një temë, pikërisht suksesi
i Vllaznisë. Mesa duket kësaj here ekipi i tyre
nuk po i bindte vetëm me rezultate, por edhe me
lojë. E pra është kjo ajo që i bën të ndihen edhe më
optimistë. Ndoshta si rrallëherë, tifozët kuqeblu po
ia dedikojnë tërësisht punës së ekipit fitoret e arritura.
Pas këtyre rezultateve pozitive, duket se ftohja
e tifozëve shkodranë ka marrë fund. Tashmë,
ata ndihen mjaft optimistë se Vllaznia është pa diskutim
kampione simbolike e dimrit, pavarësisht se
është edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 25 Dec 2008 , 01:57

Ndeshja Vllaznia-Dinamo, perpara syve te Ari Han



Trajneri i ekipit kombëtar, Ari Han, do të mbërrijë në Tiranë këtë të shtunë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i FSHF-së, Tritan Kokona, i cili sqaroi se “vizita e trajnerit Han në vendin tonë ka si qëllim programimin e aktiviteteve të kombëtares për vitin tjetër, duke menduar edhe për ndeshjen ndaj Maltës në shkurt”.
Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Han do të ndjekë edhe takimet e kampionatit shqiptar. Tekniku holandez do të vëzhgojë ndeshjen Vllaznia – Dinamo në stadiumin “Loro Boriçi”.
Kjo vizitë e trajnerit Han në Shqipëri, përkon gjithashtu me njëvjetorin e emërimit të tij në stolin e kombëtares shqiptare. Sipas zëdhënësit të FSHF-së, “me këtë rast, duke parë dhe afrimin e festave të fundvitit, do të zhvillohet një ceremoni festive në ambientet e FSHF-së”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 25 Dec 2008 , 01:59

Allmuça: Me Vllazninë do fitoj spektakli!


Ndeshja e javës së 17 midis Dinamos dhe Vllazninsë pritet të jetë dhe më e nxehta e superligës. Elementët që kanë në gjirin e tyre dy skuadrat respektive dhe vetë tradita në futbollin shqiptar bëjnë mëse spektakolare këtë sfidë.

Kështu e mendon dhe mesfushori i kudondodhur i Dinamos Igli Allmuça. Gjatë një interviste për “Sportin shqiptar” futbollisti blu pranon lëkundjet e skuadrës së tij gjatë kampionatit dhe përjashton mundësinë e euforisë apo mendjemadhësisë ndaj Lushnjës, në atë fitore tepër të vështirë në fundin e takimit ku Allmuça ishte protagonisti kryesor me krosimin nga krahu i djathtë për senegalezin Diop.

- Igli, Dinamo vjen pas një ndeshje të vuajtur ndaj Lushnjës. Ka pasur eufori apo mendjemadhësi në kampin tuaj për vetë mënyrën se si e interpretuat këtë sfidë?
- Nuk mund të them eufori, por mendoj se ndikuan shumë faktorë, si për shembull terreni që nuk ishte i mirë dhe favorizoi kundërshtarin.

Ndërkohë ne na duhej fitorja, ndërsa ata rrinin me shumë forca pas dhe me anë të kundërsulmit mundohenin të na godisnin. Këta faktorë kanë ndikuar vërtet, por duhet pranuar se skuadra nuk ishte në ditë të mirë.
- Pra në skuadrën tuaj s’ka pasur nënvleftësim?
- Ne nuk kemi mundësi të nënvleftësojmë apo të jemi euforikë, pasi në 5 takime ne kemi fituar 1 të tillë. Kur të kemi fituar 5 takime radhazi me skuadra të forta dhe në ndeshjen e gjashtë të kemi përballë një skuadër të dobët, atëherë mund të flasim për nënvleftësim.
- Keni qenë një nga lojtarët kyç për blutë dhe në këtë sfidë, pasi goli ka ardhur sërish nga një krosim juaji. Do të ishte më mirë që të luanit gjithmonë në krahun e djathtë, pasi këtë pozicion e keni marrë 5 minutat e fundit ndaj Lushnjës?
- Ky rol është i ezauruar tashmë për mua, kam pozicionin tim në fushën e blertë. Trajneri, në një bised që kisha me të, më kërkoi të luaj sërish në krahun e djathtë në Shkodër.

Dihet që kam sakrifikuar duke luajtur në çdo pozicion për Dinamon, por tashmë them se kjo ndaj Vllaznisë do të jetë ndeshja e fundit për mua në pozicionin e mesfushorit të djathtë.
- Meqenëse dolët te Vllaznia, si e mendoni këtë sfidë?
- Është një ndeshje shumë e fortë. Kjo sfidë me të vertetë do të dhurojë spektakël dhe shpresojmë që terreni të jetë në lartësinë e duhur. Janë dy ekipe që dhurojnë futboll të hapur. Atmosfera do të jetë shumë e mirë dhe do të jetë një mbyllje e bukur për vitin 2008.
- Opinionistë të ndryshëm nxjerrin Vllazninë si favorite ndaj jush, pasi Dinamo konsiderohet si një skuadër me ulje-ngritje.
- Është e vërtetë që ne kemi pasur oshilacione. Për favoritin e ndeshjes nuk besoj se ka një të tillë sepse të treja rezultatet janë në lojë. Dinamo nuk mendon asnjëherë rezultate negative, por vetëm pozitive.

Shpresojmë që të arrijmë një rezultat pozitiv nëpërmjet një loje të mirë. Ne kemi pasur oshilacione, por shpresojmë që ato të jenë mbyllur në ndeshjen me Lushnjën.

Dinamo, me skemën 4-4-2 drejt Shkodrës

Trajneri Zllatko Daliç duket se e ka krijuar në mendjen e tij formacionin për skuadrën e tij në Shkodër. Këstu ndaj Vllaznisë, kampionët mendohet se do të zbresin në tapetin e blertë me një formacion 4-4-2.

Kështu në portë do të jetë i zakonshmi Kotorri, për të vijuar më pas me: Sina, Diop, Pisha, Brahja, Allmuça, Çapja, Poçi, Ferraj dhe në fund dyshja sulmuese: Plaku-Sefa

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 25 Dec 2008 , 02:05

Grima: Fitoren ndaj Dinamos, presidentit tonë



Portieri Armir Grima thotw se Valter Fushaj ka meritën e padiskutueshme për suksesin


Shkëputja nga rivalët duket se i ka entuziazmuar futbollistët dhe drejtuesit e Vllaznisë, megjithatë ata po mundohen ta menaxhojnë mjaft mirë këtë moment. Askush nuk ka dëshirë të flasë për titullin kampion, apo për gjëra të tilla të ngjashme. Shkodranët janë duke u munduar të ruajnë në maksimum veten nga euforia.

Kështu mendon edhe njëri nga titullarët e tyre, pikërisht portieri Armir Grima, i cili shprehet: “Kemi kryer vetëm gjysmën e punës për këtë sezon. Vërtet ndodhemi në vend të parë, por nuk duhet të kalojmë në eufori, por të qëndrojmë me “këmbë në tokë”.

Për këto javë kampionati, mendoj se kemi marrë atë çfarë kemi merituar, prandaj edhe jemi në vend të parë të renditjes.” Duke analizuar më tutje të mirat dhe të këqijat e skuadrës, portieri “veteran” ndalet edhe te dëmtimet e shumta që ka pasur skuadra.

Për këtë çështje ai shton: “Pengesa e vetme e Vllaznisë për fazën e parë kanë qenë mungesat e shumta në çdo javë, ku pjesa më e madhe kanë ardhur nga dëmtimet. Nuk më ka ndodhur kurrë në karrierën time të gjatë që të kemi mungesave të shumta për çdo javë për arsye dëmtimesh. Megjithatë, skuadra ka arritur t’i përballojë me sukses dhe kjo tregon edhe për forcën reale të kësaj skuadre.”

Armir Grima duket se është duke kaluar një rini të dytë. Ndonëse i ka mbushur të 34 at, ai vazhdon të jetë shumë në formë. Aq sa ka arritur të sfidojë edhe portierët e tjerë të skuadrës shkodrane dhe për rrjedhojë të jetë ai numri një i Vllaznisë.

Portierë të tillë, si Bishani apo dhe Ndoja, janë të aftë për të mbrojtur portën e çdo skuadre të superligës, por përballë Grimës duket se janë “dorëzuar”. Portieri i kuqebluve është shumë i bindur se diferenca prej 7 pikësh, që është aktualisht me ndjekësen më të afërt, do të mbetet e tillë edhe pas kësaj jave.

Për këtë ai deklaron: “Për takimin e fundit me Dinamon, e rëndësishme është që ky vit të mbyllet me fitore, pastaj të vazhdojmë me këtë ritëm deri në fund të sezonit, pasi dihet se objektivi ynë është shpallja kampion në fund të tij.

Nëse do të bëhej fjalë për dedikim të fitores ndaj Dinamos, unë do të kisha shumë kujt për t’ia dedikuar, por edhe në emër të skuadrës do të mendoja që t’ia dedikonim presidentit Valter Fushaj, i cili ka të atin të sëmurë. Edhe pse e kishte në atë gjendje të atin, ai erdhi me ne në Ballsh dhe na qëndroi pranë. Prandaj gjithë skuadra do t’ia dedikonte fitoren atij.”

Në këtë mënyrë, duket qartë se shkodranët janë një kolektiv i mrekullueshëm. Nëse pak javë më parë, i gjithë ekipi ia dedikonte fitoren pikërisht Grimës, për shkak se ai kishte vajzën shumë të sëmurë dhe gjeti forca të luante, tashmë është një tjetër dedikim.

Një fitore ndaj Dinamos do t’i dedikohej presidentit Fushaj që ka të atin të sëmurë. I pyetur se cili është kundërshtari i Vllaznisë për vazhdimin e kampionatit, Grima do të shprehej: “Kundërshtari i vetëm i Vllaznisë mendoj se është vetvetja dhe dëmtimet e shumta në këtë fazë të parë. Gjtihsesi, jemi në rrugën e duhur dhe duhet ta vazhdojmë kështu.”

“Diop të shënojë… pas golit tonë të katërt”

Sigurisht që nuk mund të qëndronte pa ia kthyer një përgjigje mbrojtësit të Dinamos, Papa Diop. Ky i fundit, në numrin e djeshëm të gazetës “Sporti shqiptar”, shprehej: “Portieri Grima e di mirë se kush jam.”

Pikërisht nisur nga nga fakti se senegalezi i kishte shënuar Vllaznisë edhe në sezonin e shkuar në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi”. I ngacmuar në lidhje me këtë deklaratë, Grima do shprehej kështu dje:

“Nëse Diop ka vërtet dëshirë të shënojë, do ia japim këtë kënaqësi. Por kuptohet, vetëm pasi të kemi shënuar golin tonë të katërt. “Jabanxhi” është, pse të mos gëzojë, ashtu siç ka gëzuar edhe një sezon më parë!”

Vllaznia, me poster si kampione dimri

Shkodranët duan ta festojnë në të gjitha mënyrat titullin simbolik të kampionit të dimrit. Përveçse janë duke u përgatitur për ta kthyer në një festë të vërtetë ndeshjen e së shtunës ndaj Dinamos, lajmi tjetër që del nga zyrat e klubit shkodran është se, sot ekipi do të bëjë edhe posterin tradicional, me rastin e festimit të festave të fundvitit në vendin e parë në kampionat.

Kështu ka ndodhur edhe pas fitores së Kupës së Shqipërisë në edicionin e kaluar apo dhe para ndeshjes së Kupës UEFA me Napolin.

Grima e Sinani, në 10 shen e më të mirëve

Dy prej futbollistëve të Vllaznisë, pikërisht Armir Grima dhe Vioresin Sinani janë shpallur si fitues edhe të anketës së 10 sportistëve më të mirë të vitit në Shkodër nga gazeta sportive lokale “Vllaznimi Sportiv”. Këta dy futbollistë kanë qenë ndër më të votuarit e një ankete popullore, duke treguar se mbeten lojtarë me reputacion jo vetëm në këtë qytet, por edhe më gjerë.

Elvin Beqiri, i gatshëm ndaj Dinamos

Për ndeshjen e kësaj jave ndaj Dinamos duket se do të rikthehet në formacion edhe mbrojtësi Elvin Beqiri. Ky i fundit ka disa javë që mungon për shkak të një dëmtimi dhe tashmë duket se ai është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë në gjendje të luajë këtë javë.

Futbollisti, që është edhe kontigjent i ekipit tonë kombëtar, ka pasur një tërheqje muskulare dhe për këtë arsye, dëmtimi ka zgjatur disi. Por për fatin e mirë, mungesa e tij nuk është ndjerë aspak tek ekipi që ka vazhduar të fitojë edhe pa të.

Megjithatë, me rikthimin e tij sigurisht që gjërat bëhen edhe më mirë dhe aq më tepër, kur Vllaznia është në prag të një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo me Dinamon.

Shifrat e javës së 16 të të superligës:

Për herë të parë në këtë kampionat, u realizuan 14 gola (nga të cilët 3 në 45 minutat e para), ose mesatarisht 2.33 gola për çdo ndeshje.
Totali i golave të shënuar shkoi në 186, që do të thotë mesatarisht 11.62 për çdo javë.
Listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit e udhëheq i vetëm me 8 gola V.Sinani i Vllaznisë, 3 herë “Këpuca e artë” në 4 vitet e fundit.
Tre futbollistë të huaj shënuan këtë javë: serbi M.Bërkiç i Apolonisë, senelgalezi Diop i Dinamos dhe afrikani Chabore i Bylisit.
Këtë javë u dha vetëm një 11 metërsh, që nuk u kthye në gol nga E.Turdiu i Shkumbinit.
U sigluan 6 fitore sikurse në javën e 2 të.
Senegalezi Diop nënshkroi fitoren e 50 të jubilare të Dinamos ndaj Lushnjës.
Kundër Partizanit, Apolonia siguroi fitoren e 10 të, ndërsa goli i Dhramit ishte i 50 ti në portën e kuqe.
E.Mustafaj jo vetëm që i dha fitoren Shkumbinit ndaj Elbasanit, por njëherazi goli i tij ishte i 30 ti jubilar në portën verdheblu.
Bylis e Vllaznia luajtën takimin e tyre të 15 të jubilar. Shkodranët sigluan fitoren e 10 të ndaj ballshiotëve.
Laçiani S.Çekaj gjykoi ndeshjen e 10 të jubilare në këtë kampionat.
M.Kapaj (Bylis) dhe Sheta (Elbasani) janë autorë të dy autogolave të shënuar këtë javë.
Vllaznia arriti fitoren e 10 të në këtë sezon, kurse Lushnja pësoi humbjen e 10 të.
U dhanë 25 kartonë të verdhë, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre shkoi në 403, ose mesatarisht 25.1 për çdo javë.
U mor një karton i kuq dhe totali i tyre shkoi në 38, ose mesatarisht 2.3 për çdo javë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 25 Dec 2008 , 23:43

Me Dinamon vjen ‘qershia mbi tortë’
Në Shkodër duan një fitore me blutë për t’i bërë mbylljen më të bukur vitit 2008
Vllaznia/Vitin e kaluar mundën Tiranën 4-1 javën e fundit, shpresohet te precedenti

Pasi kanë siguruar tri
pikë të arta në Ballsh
dhe pas hapit fals të
Tiranës, ekipi i Vllaznisë
dëshiron që të bëjë mbylljen e
duhur të vitit në sfidën ndaj
Dinamos. Shtatë pikët e diferencës
me ndjekësen më të
afërt, Tiranën, e bënë këtë
skuadër që të ndihet kampione
simbolike e dimrit një
javë para përfundimit të këtij
gjysmësezoni. Mirëpo, ky
gjashtëmujor mund të mbyllet
në më të mirën e mundshme,
nëse ekipi shkodran
do të mund të regjistrojë një
fitore në takimin e 27 dhjetorit
kundër bluve kryeqytetas.
Ecuria
Në bazë të statistikave në
këto 8 vitet e fundit, shkodranët
kanë pasur gjashtëmujorin
më të mirë në historinë
e tyre. Ata jo vetëm që
kanë arritur të jenë në vendin
e parë me 34 pikë, por jenë
bërë pjesë e tetë ekipeve më të
mira të vendit në Kupën e
Shqipërisë. Ky ekip në 16-të
javë kampionat ka bërë më të
mirën e mundshme, duke arritur
të kryesojë i vetëm, por
ky vit që të mbyllet siç duhet,
kërkohet edhe një fitore,
pikërisht ajo me Dinamon.
Drejtuesit e klubit, të cilët po
përgatiten për një spektakël
në këtë fundvit, ata të
pankinës dhe vetë lojtarët
janë optimistë për të vënë
“qershinë mbi tortë”. Pavarësisht
se përballë këtij rivali,
Vllaznia asnjëherë nuk e ka
pasur të lehtë, sidomos në
fushën e “Loro Boriçit”. Por
këtë herë kuqeblutë kërkojnë
që gjithçka të flasë për ta.
Precedenti
Shkodranët do të kërkojnë
të vazhdojnë rrugën e mbarë,
në të cilën ndodhen, pasi në
ADMIR URUÇI
realitet mundësitë janë. Ekipi
i drejtuar nga trajneri
Agim Canaj do të kërkojë të
bëjë pikërisht atë mbyllje që
ekipi kuqeblu i drejtuar nga
tiranasi Josa bëri në sfidën
kundër ekipit të Tiranës me
28 dhjetor të 2007. Fitorja 4-
1 ka ende jehonën e saj në
Shkodër e kjo jehonë prej tifozëve
supersticiozë, kërkohet
të përsëritet. Tani shkodranët
po përgatiten ndoshta
të mbyllin vitin më të mirë
kalendarik të këtyre viteve të
fundit. Një kupë e fituar pas
21 vitesh në atë finale të
madhe me Tiranën në Elbasan
me 7 maj. Një ndeshje
historike me një prej klube
më në zë të kontinentit si
Napoli dhe me një vend të
parë të padiskutueshëm nga
rezultati i përballjes së fundit,
është me të vërtet një
mbyllje ideale e një viti kalendarik.
Atmosfera
Me gjithë këtë sezon për
të suksesshëm, Vllaznia
kërkon të bëjë edhe një sforco
të fundit për ta mbyllur në
mënyrën më të bukur pjesën
e parë të kampionatit.
Ndoshta si rrallëherë djemtë
e këtij ekipi janë më të bindur
dhe më të motivuar për
të marrë vetëm maksimumin.
Shpresohet që kuqeblutë të
japin maksimumin në fushën
e blertë të “Loro Boriçit”,
për të justifikuar jo vetëm
përgatitjet që po bëjnë drejtuesit,
por edhe për të
kënaqur në maksimum tifozët
e zjarrtë shkodranë, të
cilët priten të jenë të shumtë
në numër, për të dhuruar dekor
të mrekullueshëm

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 26 Dec 2008 , 12:12

‘Të nxjerrim jashtë garës Dinamon’
Beqiri: Fitore, për të ruajtur diferencën me Tiranën. Iki vetëm nëse kam ofertë nga jashtë
Vllaznia/Për mbrojtësin, përballja me kampionët cilësohet si finale e gjysmësezonit

Për mbrojtësin e ekip
it tonë kombëtar po
njëkohësisht të Vllaznisë,
Elvin Beqirin, përballja
me kampionët në fuqi,
konsiderohet si një takim jo i
lehtë, por si ndeshja finale e
këtij gjysmësezoni. Deri në
këtë fazë të kampionatit, shkodranët
dhe dinamovitët
janë ndeshur në dy takime. I
pari ka qenë për Superkupën
e Shqipërisë, të cilin dinamovitët
e fituan me rezultatin 2-
0 dhe i dyti është luajtur për
kampionat, ku kuqeblutë nuk
kanë shkuar më larg se barazimi.
Këtë fundjavë këto dy
skuadra do të luajnë takimin
e tretë në “Loro Boriçi”. “Për
ne është një takim i vështirë,
madje mund të thosha më i
vështiri i kësaj pjese të sezonit.
Luajmë me kampionët
në fuqi dhe mbi të gjitha, me
një ekip që gjithmonë dhuron
futboll të bukur. Dinamo në
gjirin e saj ka lojtarë cilësorë
dhe një trajner të përgatitur.
Duhet të luajmë me shumë
ndaj tyre, pasi bëjmë një rrugë
e dy punë, çka do të thotë që
në rast fitoreje, do të ruanim
minimalisht 7 pikëshin e
diferencës me ekipin e Tiranës,
por do të nxirrnim jashtë
gare një kundërshtare
direkt për titull, siç është Dinamo”,
u shpreh mbrojtësi
Beqiri.
Pengu
Pavarësisht se pritej që
Beqiri të ishte pjesë e formacionit
për takimin e fundvitit,
dëmtimi nuk do t’ia lejojë një
gjë të tillë. Ai vazhdon të jetë
i dëmtuar dhe aktivizimi me
Dinamon nuk është i mundur.
Të paktën nga sa flitet
dhe nisur edhe nga kontrata
që lojtari ka me drejtuesit e
klubit kuqeblu, ky mund të
ishte edhe takimi i fundit i
mbrojtësit me ekipin e Vllaznisë.
“Kisha shumë
dëshirë që të isha në formacion
për këtë përballje tepër
të rëndësishme për ne. Këto
ditë në stërvitje kam pasur
shumë shqetësime, duke bërë
që të mos jem nën urdhrat e
teknikut Canaj. Më vjen keq
që nuk do të jap kontributin
tim në një ndeshje kaq të
rëndësishme. Megjithatë,
kam shumë besim se shokët
e ekipit do të dinë të tregojnë
më të mirën e tyre në fushën e
lojës, ashtu siç kanë ditur të
bëjnë deri tani. Pavarësisht
vështirësisë, jam i mendimit
se fitorja do të anojë në anën
tonë”, thekson Beqiri
Merkato
Një nga problemet e vetme
të Vllaznisë në këtë merkato
është largimi i mbrojtësit
Beqiri. Ai është i vetmi lojtar
nga gjiri i këtij ekipi, që pas
përfundimit të kësaj faze
është tërësisht i lirë. Nga sa
mësohet nga burime pranë
klubit, po bëhet maksimumi
që mbrojtësi të qëndrojë të
paktën deri në fund të sezonit
me kuqeblutë. Një gjë
të tillë e vërteton edhe vetë
lojtari, i cili pavarësisht
dëshirës për të qenë përsëri
kuqeblu, vazhdon të jetë në
pritje të ofertave. “Jam ende
në pritje të ofertave, që mund
të më bëhen në fillim të janarit.
Deri tani nuk ka asgjë
konkrete për të thënë nëse
do të iki, apo do të qëndroj
te Vllaznia. Do ta ndërroj
këtë ekip vetëm me një ofertë
shumë joshëse nga jashtë
Shqipërisë. Momentalisht
nuk di çfarë të them.
Dëshira ime është që të
shpallem edhe njëherë kampion
me Vllazninë time të
zemrës”, përfundon
mbrojtësi shkodran i ekipit
përfaqësues, Elvin Beqiri

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 26 Dec 2008 , 12:12

Kuqeblutë,
stërvitje
për festë
Kuqeblutë e Canajt
nuk kanë bërë pushim as
ditën e djeshme për
Krishtlindje. Ata kanë
zhvilluar një seancë përgatitore
në fushën e stërvitjes
në Shtoj. Nga sa
mësohet, ekipi shkodran
do të zhvillojë edhe
një tjetër seancë stërvitore
në këtë fushë, pasi
drejtuesit e klubit nuk e
gjykojnë të arsyeshme që
stërvitja të bëhet në fushën
e blertë të stadiumit
“Loro Boriçi”. Drejtuesit
e klubit kuqeblu dhe
punonjësit e stadiumit
po bëjnë maksimumin
për ta kthyer në gjendje
optimale këtë fushë, e
cila është dëmtuar shumë
nga dy ndeshjet e
fundit që Vllaznia ka
zhvilluar në Shkodër
me Flamurtarin dhe
Teutën. A. Uruçi

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 28 Dec 2008 , 08:49

Rekord tifozesh ne “Loro Boriçi”


Ndeshja e sotme e futbollit Vllaznia-Dinamo, e cila u luajt në Shkodër, u prit me interesim shumë të madh nga sportdashësit dhe sipas burimeve nga administrata e stadiumit “Loro Boriçi”, u shiten te gjitha 12 mijë biletat qe ishin hedhur ne treg.
Ky takim, ndryshe nga takimet e tjerë të kësaj dite që u luajten në orën 13.30, u shty dhe u luajt në orën 15.00. Interesi i sportdashësve lidhet me faktin se kjo ndeshje vuri përballë njëra-tjetrës dy skuadrat më të mira të stinës së kaluar, Dinamon kampione dhe Vllazninë, fituese e Kupës së Shqipërisë.
Shefi i sektorit të marketingut në klubin “Vllaznia”, Armando Lohja, tha se numri i biletave të shitura “në një farë mase përbën një rekord për kampionatin shqiptar” dhe kujtoi se në stadiumet e tjera numri i shikuesve të pranishëm është tepër i vogël, edhe për ndeshjet e superligës. Sipas tij, krahas tifozëve të përhershëm të Vllaznisë në Shkodër dhe rrethinat e saj, për të ndjekur këtë ndeshje ka një dyndje të madhe edhe nga rrethet e tjera veriore, si Lezha, Malësia e Madhe, Puka, etj.
Për të respektuar këtë interesim, klubi “Vllaznnia” kishte planifikuar një koncert artistik, i cili filloi para ndeshjes, dhe vazhdoi gjatë pushimit mes dy kohëve.

cituar nga Sporti Shqiptar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 28 Dec 2008 , 08:51

Dinamo i “prish festën” Vllaznisë, Tirana shfryn me goleadë

Viti 2008 uli siparin, sa i takon kampionatit të 70-të kombëtar të futbollit. Ndeshjet e javës së 17-të të superligës, që nisën të premten me sfidën e “Tofik Jasharit” në Shijak, mes Lushnjës dhe Shkumbinit, e mbyllur në barazim 1-1, u kompletuan të shtunën, me ndeshjet e tjera. Mes të cilave spikaste ajo e “Loro Boriçit”, mes Vllaznisë, së shpallur kampione dimri një javë më parë, dhe Dinamos, që synon ta ruajë kurorën e kampiones së kampionatit të shkuar. Kuqeblutë vendas kanë bërë “harakiri” në fushën e tyre, teksa kanë humbur një penallti me anë të Sinanit, por janë ndëshkuar po nga pika e bardhë, dy minuta para përfundimit të ndeshjes, nga goli i Sebino Plakut. Kësisoji, tifozët e shumtë në numër në stadiumin e qytetit verior kanë dalë të zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes, pasi synonin ta festonin titullin simbolik, të kampionit të dimrit, me fitore ndaj Dinamos. Një “shkarje” të tillë të Vllaznisë e ka shfrytëzuar Tirana e vendit të dytë, e cila ka shfryrë dufin ndaj Bylisit, duke shënuar plot 6 gola në portën e ballshiotëve. Tre prej golave i ka realizuar Memelli, i cili merr kështu pozicionin e kryegolashënuesit. Fitores, pas shumë javësh, plot 16 të tillave, i është rikthyer edhe Partizani. Ka ndodhur pikërisht ndaj Flamurtarit, skuadrës që një javë më parë mundi në Vlorë 2-0 bardheblutë pretendentë. Të kuqtë e Shpëtim Duros, pavarësisht se nuk kanë marrë asnjë sinjal likujdimi nga presidenti Xhani, kanë luajtur bukur e me shpirt ndaj kuqezinjve të Edmond Licajt, duke fituar pastër, me lojë dhe rezultat, 2-0. Golin e lamtumirës e ka shënuar edhe sulmuesi i talentuar Elis Bakaj, i cili, sikurse dihet, në vazhdim do të luajë me Dinamon. Ai e ka lënë fushën e stadiumit “Qemal Stafa” i përlotur dhe i duatrokitur ngrohtësisht nga tifozët e kuq, sepse luante ndeshjen e fundit si “dem i kuq”. Shijen e fitores Partizani e kishte provuar herën e fundit në Lushnjë, qysh javën e parë të këtij kampionati. Me 3 pikët e marra ndaj Flamurtarit, të kuqtë barazohen me Lushnjën, duke e lënë këtë të fundit në vendin e fundit, pasi kanë golaverazh më të mirë. Fitore të bukur dhe mjaft me vlera ka arritur Besa në Elbasan. Verdheblutë, të shokuar si duket nga arrestimi i presidentit të tyre, Arben Laze, nuk kanë arritur të dalin faqebardhë nga “Ruzhdi Bizhuta”. Ka mjaftuar një gol i Mërtirit, që Besa të festojë e gëzuar Vitin e Ri, ndërsa ta bëjë akoma më të zymtë festën në fjalë për Elbasanin. Apolonia arrin të mundë Teutën e Starovës, falë një penalltie të kthyer në gol nga Dhrami, duke i dhënë kësisoji goditjen e dytë radhazi skuadrës durrsake. Pas humbjes në shtëpi, një javë më parë me Besën, Teuta pëson të njëjtin fat edhe në Fier, duke lëshuar terren në klasifikim. Sikurse dihet, të premten, Lushnja barazoi 1-1 me Shkumbinin në fushën asnjanëse të Shijakut.

Kështu, mbyllet viti kalendarik sportiv 2008, me Vllazninë kampione dimri, por me Dinamon dhe Tiranën kërcënuese serioze dhe mjaft reale të saj, që vijnë në vendet e dyta dhe të treta. Tashmë hapet edhe merkatoja e dimrit, përmes së cilës skuadrat synojnë të bëjnë përforcimet e duhura, sipas mundësive financiare, për t’u paraqitur edhe më mirë në pjesën në vazhdim të kampionatit. Ja dhe ndeshjet e golashënuesit në mënyrë telegrafike, si më poshtë vijon:

cituar nga Sporti Shqiptar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 28 Dec 2008 , 14:37

Gjynahi i zotit me ja prishe qefin tan atij milet. :cry: :cry: :cry: :cry:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 28 Dec 2008 , 15:49

kush e din se sa jan fut tjer pa numrim mbi mure :lol: :lol:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 29 Dec 2008 , 19:56

Elvin Beqiri, tani çështje në Shkodër


Elvin Beqiri tashmë është shndërruar në një çështje për klubin e tij, Vllazninë. Gjithçka rreth mbrojtësit të kombëtares është bërë më e dukshme menjëherë pas ndeshjes së të shtunës ndaj Dinamos.

Deri ditën e mërkurë të javës së shkuar, u mor vesh fakti se Elvin Beqiri nuk do të ishte i gatshëm për javën e fundit të pjesës së parë të sezonit 2008-2009, me argumentin se ishte i dëmtuar.

Por shumë fjalë dhe mjaft aludime kanë qarkulluar që nga ajo ditë në kampin shkodran dhe më gjerë për këtë çështje. Aludimet kanë arritur deri aty saqë flitet se nga Beqiri ka pasur mungesë dëshire për t’u aktivizuar në këtë ndeshje, si një presion ndaj drejtuesve të klubit për të rinovuar kontratën, që i mbaron në janar, me një kosto financiare më të lartë se kjo që po mbyllet, ose në të kundërt mund të largohet, por që destinacioni i tij nuk dihet ende: në kampionatin shqiptar apo më larg.

Por, nga ana tjetër, burimet zyrtare të klubit shkodran konfirmojnë faktin se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj problemi tjetër në këtë rast, veç dëmtimit të Beqirit, i cili është një dëmtim i vjetër. Por edhe për tifozerinë shkodrane Elvin Beqiri është kthyer në një çështje, nëse do të qëndrojë te Vllaznia, apo do të largohet në janar.

Kjo mbetet për t’u verifikuar dhe për t’u vërtetuar në ditët e ardhshme.

Post Reply