Post
by jeti » Wed, 17 Dec 2008 , 19:46
FSHF-ja pezullime dhe gjoba futbollisteve
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, i mbledhur të mërkurën, me datë 17.12.2008, mori në shqyrtim materialet e paraqitura nga sektori i garave. Komisioni u ndal në tërësi dhe në vecanti te problemet e ndodhura javën e shkuar, në të gjitha katergoritë. Duke parë vendimet e marra, konstaton me lehtësi se FSHF-ja, sërish nuk po përdor “dorën e hekurt” ndaj veprimeve të dhunëshme dhe antisportive në stadiumet tona. Konkretisht, me gjobat që ka vënë, më shumë ka mbushur arkën e vet federate, se sa ka penalizuar shkaktarët e dhunës e problemeve. Ajo që të cudit më shumë është fakti se “duart në fyt” kundërshtarit, sic bëri Fortunati i Besës ndaj Ramazanit të Shkumbinit, apo Lici i Vllaznisë ndaj një sulmuesi të Flamurtarit, konsiderohen gjeste fyese dhe provokuese për Komisionin e Dispilinës dhe, me këtë “kut” edhe dënohen. Cka do të thotë se, në kushtet kur dhuna po njeh rritje në stadiumet shqiptare, komisionet juridike, më shumë po i përkëdhelin autorët dhe shkaktarët, se sa po i dënojnë. Më saktësisht, Disiplina, pasi i analizoi materialet e reklamuara, në përfundim vendosi:
- Futbollisti i Lushnjës, Gentian Cela, per gjeste fyese dhe provokuese ndaj zyrtarëve të FSHF-së, pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet me 30.000 lekë.
- Futbollisti i Besës, Herby Fortunat, për gjeste fyese dhe provokuese ndaj lojtarit kundërshtar pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet me 30.000 lekë.
Futbollistët e Vllaznisë, Suad Lici, Safet Osja, Armir Grimaj, për gjeste fyese dhe provokuese ndaj kundërshtarit, gjobiten me nga 30.000 lekë secili.
- Futbollisti i Sopotit, Nuredin Sula, për goditje me grushte te trainierit te ekipit kundershtar, pezullohet nga aktiviteti per 1 vit dhe gjobitet me 100.000 lekë.
- KF “Besa”, për mosmarrje të masave të mjaftueshme organizative gjobitet me 100.000 lekë.
- Futbollistët: Mateo Metaj (Turbina), Behar Ramadani (Burreli), për goditje ndaj njëri-tjetrit pezullohen me nga 5 ndeshje nga aktiviteti futbollistik dhe gjobiten me nga 30.000 lekë.
- Futbollisti i Burrelit, Enis Haxhija, per gjeste fyese dhe provokuese ndaj arbitrave, pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet me 30.000 lekë.
- Futbollisti i Maliqit, Altin Sejdarasi, për ofendim të arbitrit pezullohet 2 ndeshje dhe gjobitet me 30.000 lekë.
- Futbollistët: Erando Pire (U-19, Naftëtari), Erald Menalla (U-19, Sopoti), për goditje ndaj njëri-tjetrit pezullohen nga 8 ndeshje dhe gjobiten me nga 10.000 lekë secili.
- Futbollisti i ekipit U-19 të Skraparit, Mehmet Tusha, për goditje me grusht të Kundërshtarit, dënohet 8 ndeshje dhe gjobitet me 10.000 lekë.
- Ekipet “U-17” dhe “U-19” të Skraparit, për aktivizim të lojtarëve brenda një dite në dy ndeshje, në aktivitetin futbollistik që organizon FSHF-ja, i humbasin ndeshjet me rezultatin 2-0, të cilat i fitojnë respektivisht ekipet “U-17” dhe “U-19” të Bilisht Sportit. Trainerët e ekipeve “U-17” e “U-19” të Skraparit, Bledar Petriti dhe Genci Lamce, gjobiten me nga 10.000 lekë secili.