Liga e Kampioneve

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Sat, 08 Nov 2008 , 17:50

te lumt goja mor miri.

qa kisha dasht qe ndokujt ketu te forumi vllaznia me i ra nji lloto me 1 miliard dollar,e do te isha i sigurte qe do e hekte presidentin fushaj ne vend ,dhe do ta qote vllaznine pretendente ashtu siq tha miri.

jam shum i sigurte se secilit nese llotaria me 1 miliar lek do ti binte ,do isha shum i sigurte qe do ta merrte vllaznine prej doret e do ta qonte deri ne finalet e kupes se kampioneve.

sepse cdo njeri qe asht ketu ne forum e don vllaznine tone me gjithe shpirt ,dhe kjo asht mese e sigurte.

e kam fjalen per shkodranet qe jane ne forumin vllaznia

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sun, 09 Nov 2008 , 16:44

Kyt vit me pelqen shume Atletico Madrid (mas Bayern-it kuptohet )

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 25 Nov 2008 , 15:14

Luhen sonte ndeshjet e pasta në grupe për Ligën e Kampioneve



Luhen sonte ndeshjet e vlefshme për grupet E, F, G dhe H në Ligën e Kampioneve. Këto janë ndeshjet e pesta në grupe, ku skuadrave, veç këtyre, u mbetet vetëm një takim tjetër për të zhvilluar.

Ndeshja më interesante paraqitet ajo e Firences, ku Fiorentina do të presë Olimpikun e Lionit për grupin F. Vjollcëve u duhet patjetër fitorja në këtë takim, për të shpresuar më tej tek fitorja e Bajernit në ndeshjen e fundit me Lionin. Nëse gjërat do të rrjedhin kështu, Fiorentinës i duhet patjetër fitorja në ndeshjen e fundit me Steauan në Bukuresht.

Në grupin E, Vilareali do të presë kampionët në fuqi të Europës, Mançesterin. Ndeshja e parë midis këtyre dy skuadrave është ndarë në barazim pa gola në Mançester.

Interesant pritet dhe takimi që do të zhvillohet në Shën Pietërburg, midis Zenitit vendas dhe italianëve të Juventusit. Juventusi e ka siguruar kalimin për në turin tjetër, ndërsa rusët do të kërkojnë të përfitojnë sa më shumë në këto dy takimet e fundit.

Më poshtë do të paraqesim të gjitha ndeshjet e grupeve që do të luhen sonte.

Liga e Kampioneve - ndeshjet e 5-ta

GRUPI E
20:45 Alborg-Seltic
20:45 Vilareal-Mançester U.

GRUPI F
20:45 Bajern Mynih-Steaua Bukureshtit
20:45 Fiorentina-Lion

GRUPI G
20:45 Arsenal-Dinamo Kiev
20:45 Fenerbahçe-Porto

GRUPI H
18:30 Zenit-Juventus
20:45 Bate Borisov-Real Madrid

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 25 Nov 2008 , 15:17

Shpërthim në Shën Pietërburg përpara takimit Zenit-Juventus



Tre persona mbeten viktima nga shpërthimi i eksplozivit në një makinë mëngjezin e sotëm në orën 8:55 (lokale) pranë një stacioni metroje në Shën Pietërburg të Rusisë. Në këtë qytet Zeniti vendas do të presë sonte Juventusin e Torinos për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampioneve.


Sipas deklaratave të menjëhershme të ministrit rus për Situatat e Emergjencës, shpërthimi i automjetit mund të ketë ndodhur si pasojë e hedhjes së një granate në të.

Forcat e sigurisë janë vënë në gadishmëri të plotë për të garantuar mbarëvajtjen normale të takimit Zenit-Juventus, i cili është planifikuar të luhet sonte në orën 18:30 (20:30 lokale) në qytetin rus.

Megjithë këtë atentat të pazakontë për Shën Pietërburgun, ndeshja mendohet të zhvillohet normalisht në orarin e caktuar më parë. Kujtojmë që kjo është ndeshja e dyta midis këtyre dy skuadrave, ku e para përfundoi në favor të bardhezinjve me një supergol të Aleks del Pieros.

Vendasit në këtë takim do të kërkojnë me vendosmëri një rezultat pozitiv për të pretenduar një vend për më tej në kupat e Europës.

[KRIS]
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 105
Joined: Wed, 24 Sep 2008 , 02:44
Skuadra: Ac Milan
Location: Milano

Post by [KRIS] » Wed, 26 Nov 2008 , 03:13

fiorentina jashte me bahet qefi se ka kujtu se po shkon larg me venin qe i ka marr milani
Image
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 26 Nov 2008 , 13:52

Fiorentina eleminohet, pas rikthimit prej vitesh në Ligën e Kampioneve



Fiorentina bëri një nisje të mirë në ndeshjen e parë në grupe për Ligën e Kampioneve. Vjollcët morën një barazim me shumë vlera 2-2 më Lionin në Francë, megjithëse ishin në avantazh të dy golave.

Kjo ndezi shpresat e italianëve për të vazhduar më tej në kompeticionin më të madh të klubeve, ku nuk merrnin pjesë prej vitesh, pasi falimentoi shoqëria e tyre dhe klubi ra deri në Serinë C. Megjithë eleminimin nga grupet, Fiorentina nësë merr një rezultat pozitiv në ndeshjen e fundit, mund të vazhdojë aventurën e saj në Kupën Uefa.

Në ndeshjen e mbrëmshme me Lionin, djemtë e Prandelit duhet të fitonin patjetër për të shpresuar vazhdimin në kompeticionin e “bigëve”, por golat e Makoun dhe Benzemasë i bënë pluhur e hi shpresat e tyre. Reagimi ishte i dobët, ku vetëm Xhilardino arriti të ngushtonte rezultatin pa përfunduar pjesa e parë akoma.

Pavarësisht humbjes, Prandeli përshëndeti tifozët e skuadrës së tij me dorë në zemër. Ai e mori Fiorentinën që nga Seria C, dhe tani e drejton në majat më të larta të futbollit europian.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 26 Nov 2008 , 13:53

Interi do të presë Panathinaikosin pas fitores me Juven



Interi do të luajë sonte ndeshjen e radhës për Ligën e Kampioneve në grupin B. Zikaltërit do të preisin grekët e Panathinaikosit në stadiumin “San Siro”. Interistët do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv pas atij të arritur në ndeshjen e parë në Athinë.

Djemtë e Murinjos vijnë në këtë takim pas fitores së shkëlqyer në përballjen direkte për kampionatin italian me Juventusin. Në formacionin e parë, në vend të Samuelit pritet të aktivizohet Kordoba, pasi i pari nuk është i përfshirë në listën e Interit për Ligën e Kampioneve.

Me interesim pritet edhe paraqitja që do të bëjë Adriano, pasi tani duket se i ka sheshuar konfliktet me trajnerin e tij. Në ndeshjen e parë në Athinë, braziliani arriti të shënonte dy gola për italianët, duke i dhënë atyre fitoren.

Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme të skuadrave në përballjen e kësaj mbrëmjeje në “San Siro”.

Inter-Panathinaikos

INTER (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Cordoba, Materazzi, Maxëell; Zanetti, Cambiasso, Muntari; Stankovic; Adriano, Ibrahimovic. Trajner: Mourinho.

PANATHINAIKOS (5-4-1): Galinovic; Nilsson, Vintra, Goumas, Sarriegi, Spiropoulos; Gabriel, Simao, Gilberto Silva, Karagounis; Mantzios. Trajner: Ten Cate.

Gjyqtar: Ovrebo (Norvegji).

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 26 Nov 2008 , 14:00

Beqaj: Mposhtim Verderin dhe kualifikohemi


Beqaj: Mposhtim Verderin dhe kualifikohemi



Anorthosis i Arian Beqajt e ka një mundësi të artë për të kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Skuadra qipriote pret sot në shtëpi Verder Bremenin, së cilës i mori barazimin në Gjermani, në debutimin historik të aktivitetit më prestigjioz të kontinentit. Rezultatet e mira në katër ndeshjet e para në Grupin B, kanë bërë që kampionët e ishullit të Afërditës të synojnë kualifikimin për më tej. I gatshëm për këtë sfidë do të jetë edhe Arjan Beqaj, i cili kishte pësuar një dëmtim në gishtat e dorës, në ndeshjen kundër Interit. Për kosovaren "Express", portieri i kombëtares shqiptare ka shprehur besimin se Anorthosis do ta fitojë këtë ndeshje vendimtare. "Si në çdo ndeshje, ne besojmë te fitorja. Verderi ka ekip të mirë dhe jemi të vetëdijshëm se do ta kemi mjaft vështirë. Megjithatë, ky është një rast i mirë për të triumfuar. Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ndoshta vendimtarja për vazhdimësinë në Champions", deklaroi Beqaj. Nëse marrin tri pikët e plota, qipriotët sigurojnë matematikisht një vend mes 16 skuadrave më të mira evropiane (aktualisht kanë grumbulluar 5 pikë), sigurisht nëse Panathinaikos humbet ose barazon me Interin. "Që në fillim kemi besuar se mund ta kalojmë fazën e grupeve. Kjo është arsyeja përse kemi arritur deri këtu", përfundoi "gardiani".

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 26 Nov 2008 , 21:45

Miri wrote:Beqaj: Mposhtim Verderin dhe kualifikohemi


Beqaj: Mposhtim Verderin dhe kualifikohemi



Anorthosis i Arian Beqajt e ka një mundësi të artë për të kaluar fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Skuadra qipriote pret sot në shtëpi Verder Bremenin, së cilës i mori barazimin në Gjermani, në debutimin historik të aktivitetit më prestigjioz të kontinentit. Rezultatet e mira në katër ndeshjet e para në Grupin B, kanë bërë që kampionët e ishullit të Afërditës të synojnë kualifikimin për më tej. I gatshëm për këtë sfidë do të jetë edhe Arjan Beqaj, i cili kishte pësuar një dëmtim në gishtat e dorës, në ndeshjen kundër Interit. Për kosovaren "Express", portieri i kombëtares shqiptare ka shprehur besimin se Anorthosis do ta fitojë këtë ndeshje vendimtare. "Si në çdo ndeshje, ne besojmë te fitorja. Verderi ka ekip të mirë dhe jemi të vetëdijshëm se do ta kemi mjaft vështirë. Megjithatë, ky është një rast i mirë për të triumfuar. Është ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ndoshta vendimtarja për vazhdimësinë në Champions", deklaroi Beqaj. Nëse marrin tri pikët e plota, qipriotët sigurojnë matematikisht një vend mes 16 skuadrave më të mira evropiane (aktualisht kanë grumbulluar 5 pikë), sigurisht nëse Panathinaikos humbet ose barazon me Interin. "Që në fillim kemi besuar se mund ta kalojmë fazën e grupeve. Kjo është arsyeja përse kemi arritur deri këtu", përfundoi "gardiani".
beqaj po ta shef ndeshjen krejt si na
ai ne atdium e na ne tv
me lujt po lun kush tjeter
i perjashtuar

[KRIS]
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 105
Joined: Wed, 24 Sep 2008 , 02:44
Skuadra: Ac Milan
Location: Milano

Post by [KRIS] » Thu, 27 Nov 2008 , 12:23

ineteri ka hum hahahahaahha me bahet qefi
Image
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 27 Nov 2008 , 13:58

ku jane interdhicat sot mar se kan lan nam allahalla me i rraf Panathinaikos e me ke??me lojtar si luka vidra me shoke qe te tan bashk nuk kushtojne sa ibrahimovic

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 27 Nov 2008 , 14:25

Interi çudit Europën, ndërsa Roma merr kreun e grupit A


Roma me fitoren në transfertë me Kluzhin 3-1, duke përfituar dhe nga barazimi i Çelsit me Bordonë 1-1, merr kreun e grupit, për të pritur në ndeshjen e fundit e qetë Bordonë në “Olimpiko”.

Në grupin B, surpriza më e madhe e mbrëmjes vjen nga Milano, ku Interi i Murinjos humbet 0-1 me Panathinaikosin. Me këtë rezultat, barazimi i Anorthosisit të portierit Beqaj me Verder Bremenin 2-2 është i pavlerë, pasi grekët ngjiten në vendin e dytë. Në ndeshjen e ardhshme, skuadra e Arjan Beqajt duhet të marrë patjetër fitoren në Athinë për të zënë vendin e dytë.

Në grupin C nuk ka shumë histori, pasi Shaktari dhe Barcelona thjesht kanë bërë detyrën me Bazelin dhe Sportingun. Ukrainasit fituan 5-0, ndërsa spanjollët e Barcelonës 5-2 në transfertën e Sportingut.

Në grupin D barazpesha vazhdon edhe në këto ndeshje, ku Atletiko e Madridit mposhti PSV-në 2-1, dhe Liverpuli mundi Marsejën 1-0. Dy të mëdhatë ndodhen mjaft të shkëputura, më nga 11 pikë, ndërsa Marseja me PSV-në shpresojnë për një vend që të çon në Kupën Uefa.

Më poshtë do të paraqesim rezultatet e ndeshjeve të pesta në 4 grupet e para, dhe renditjen e ekipeve në to.

Grupi A
Bordo 1 - 1 Çelsi
CFR Cluzh 1 - 3 Roma

Renditja
1. Roma 9
2. Çelsi 8
3. Bordo 7
4. Kluzh 4

Grupi B
Anorthosis 2 - 2 Verder Bremen
Inter Milan 0 - 1 Panathinaikos

Renditja
1. Inter 8
2. Panathinaikos 7
3. Anorthosis 6
4. Verder B. 4

Grupi C
Shakhtar Donetsk 5 - 0 Bazel
Sporting Lisbon 2 - 5 Barcelona

Renditja
1. Barcelona 13
2. Sporting L. 9
3. Shaktar D. 6
4. Bazel 1

Grupi D
Atletiko Madrid 2 - 1 PSV Eindhoven
Liverpul 1 - 0 Marsej

Renditja
1. Atletiko M. 11
2. Liverpul 11
3. Marsej 3
4. PSV 3

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 27 Nov 2008 , 14:43

Me erdhi keq per Anorthososin se kishin ken 2-0.Beqaj ska lujt se ska rekuperu hala prej demtimit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Thu, 27 Nov 2008 , 18:03

Miri wrote:Interi çudit Europën, ndërsa Roma merr kreun e grupit A

Interi mund te ket cudit evropen, por jo mu :wink: :lol: :lol: ,

ska ca i ban as morinjo as kerkush interit, do te mesin perjetsisht skuader "e vogel" ne evrope

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 09 Dec 2008 , 19:29

Liga e Kampioneve thotë sonte fjalën e fundit për grupet e para



Katër grupet e para në Ligën e Kampioneve do të thonë sonte fjalën e tyre të fundit. Në grupin A, Roma do të presë sonte skuadrën e Bordosë për të konfirmuar vendin e parë. Çelsi do të presë Kluzhin në “Stamford Brixh”. Matematikisht blutë nuk e kanë arritur akoma kualifikimin, dhe në këtë ndeshje nuk kërkojnë të tolerojnë në asnjë mënyrë.

Në grupin B gjithçka është e hapur për natën e sotme. Ndeshja që tërheq tërë vëmendjen është ajo midis Panathinaikosit dhe Anorthosisit. Grekët ndodhen me një pikë më tepër se qipriotët, dhe kjo ndeshje do të jetë vendimtare për ecurinë e këtyre ekipeve. Disi më komod qëndron Interi, megjithëse do të luajë një ndeshjet të vështirë, atë me Verder Bremenin në Gjermani. Për italianët i sigurtë është vetëm kualifikimi, pasi kreu nuk është akoma i sigurtë për ta. Një barazim i tyre në rastin më të mirë, dhe një fitore e Panathinaikosit në ndeshjen tjetër, do të detyronte kampionët e Italisë të lëshonin kreun.

Në grupin C, Barcelona e Guardiolës do të presë vetëm për statistika skuadrën e Shaktarit. Katalanasit e kanë arritur me kohë kualifikimin, dhe në këtë takim pritet të ndihmojnë vetëm Sportingun, i cili do të luajë në ndeshjen tjetër me modestët e Bazelit.

Grupi D i ka ndarë skuadrat në 2 pjesë, Liverpuli dhe Atletiko e madridit do të kërkojnë kreun, ndërsa Marseja dhe PSV do të kërkojnë një vend që të çon në Kupën Uefa. Marseja do të presë Atletikon, ndërsa PSV do të jetë pritësja e Liverpulit.

Më poshtë do të paraqesim ndeshjet e grupeve A, B, C, D, dhe renditjen e skuadrave në to.

Grupi A

20:45 AS Roma ? - ? Bordeaux
20:45 Chelsea ? - ? CFR Cluj

Roma 9
Chelsea 8
Bordeaux 7
CFR Cluj 4

Grupi B

20:45 Panathinaikos ? - ? Anorthosis
20:45 Werder Bremen ? - ? Inter Milan

Inter 8
Panathinaikos 7
Anorthosis F. 6
Werder B. 4

Grupi C

20:45 Barcelona ? - ? Shakhtar Donetsk
20:45 Basel ? - ? Sporting Lisbon

Barcellona 13
Sporting Lisbona 9
Shakhtar Donetsk 6
Basilea 1

Grupi D

20:45 Marseille ? - ? Atletico Madrid
20:45 PSV Eindhoven ? - ? Liverpool

Atletiko 11
Liverpul 11
Marseille 3
PSV Eindhoven 3

[KRIS]
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 105
Joined: Wed, 24 Sep 2008 , 02:44
Skuadra: Ac Milan
Location: Milano

Post by [KRIS] » Wed, 10 Dec 2008 , 02:13

Si thohet ktei ne itali
E come al solito Inter in campionato leoni e in Europa coglioni
Image
Image

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Post by kristiani » Wed, 10 Dec 2008 , 11:52

Qa pati interi mram ma, nuk i kishin dhane me hanger shum makarone mduket :lol: :lol: papapa si mknaqin kta gjerman :lol: :lol:
FORZA VLLAZNIA

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 10 Dec 2008 , 13:39

Champions, formula e re, Kampionia e Superligës e nis nga Raundi i Dytë

Kampionia e Shqipërisë e starton nga Raundi i Dytë sezonin e ri të Kupës së Kampioneve. Formula e re, e cila do të marrë jetë prej korrikut 2009 ka renditur kampionatin shqiptar të 43-in në Evropë duke i dhënë mundësi skuadrës kampione të Superligës që të kalojë raundin e parë pre-eliminator pa zbritur fare në fushën e lojës. Skema e publikuar nga UEFA u jep mundësi ekipeve që vijnë nga Evropa Lindore dhe nga kampionate jo shumë kompetitive që të kenë një shans më shumë për t’iu bashkangjitur kompeticionit më madhështor që zhvillohet në kontinentin evropian. Formula nuk u heq mundësinë Ligave më elitare (1-15) që të kenë të njëjtin numër skuadrash në Champions, por i rreshton ato sipas koeficientëve në dy grupe të ndryshme. Skuadrat direkt të kualifikuara javë kampionet e vendeve nga 1-6, vendet e dyta po këtyre ligave (1-6) si dhe vendet e treta në Ligat 1-3, të cilat bëjnë në total numrin e 22 skuadrave. Ndërsa të gjitha skuadrat e tjera, natyrisht duke përfshirë këtu edhe kampionen e Superligës, para se të shkojnë në ndeshjet në grupe do t’u duhet të kalojnë testet në raundet II, III dhe në kualifikimet play-off. Duke iu referuar mundësive të skuadrave shqiptare me këtë formulë kampionia e Shqipërisë ka shans të arrijë edhe deri në ndeshjet e play-off nga ku më pas dalin 10 skuadra fituese, të cilat do të luajnë edhe nga një raund tjetër para se të shkojnë në ndeshjet në grupe.

Raundi I
Marrin pjesë fitueset e kampionateve në vende që renditen nga 48-53, pra nga Ishujt Faroe, Luksemburgu, Mal i Zi, Andora, Malta dhe San Marino.
Raundi II
Tre fitueset e raundit të parë do t’u bashkohen kampioneve të shteteve nga pozicioni i 16 deri te i 47-ti. Pra, skuadrat kampione të Danimarkës, Bullgarisë, Çekisë, Norvegjisë, Austrisë, Serbisë, Izraelit, Qipro, Suedisë, Sllovakisë, Kroacisë, Polonisë, Finlandës, Lituanisë, Irlandës, Letonisë, Sllovenisë, Bosnjës, Bjellorusisë, Hungarisë, Islandës, Moldavisë, Gjeorgjisë, Litenshtejnit, Maqedonisë, Azerbajxhanit, Estonisë, Shqipërisë, Kazakistanit, Armenisë, Uellsit, Irlandës së Veriut.
Raundi III
17 fitueset e Raundit II do t’u bashkohen kampioneve të shteteve që pozicionohen nga vendi i 13-të në të 15-in. Pra kampionët e Greqisë, Zvicrës dhe Belgjikës.
Kualifikimet
play-off
10 fitueset e çifteve në Raundit III do të luajnë me njëra-tjetrën pesë ndeshje sipas një kalendari që do të vendoset nga UEFA.
Për rrjedhojë: Nga ndeshjet që do të luhen në tre raundet e para dhe play-off do dalin 5 skuadra, të cilat do kalojnë në ndeshjet në grupe.

Kualifikimet elitare
Vendet e treta të 6 Ligave të para evropiane (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani, Francë dhe Rusi) plus skuadrat e Ligave nga 7-15 (Rumani, Holandë, Portugali, Ukrainë, Turqi, Skoci, Greqi, Zvicër, Belgjikë) të cilat do të luajnë nga pesë ndeshje.
Kualifikimet play-off
5 fitueseve të Raundit III do tu bashkëngjiten vendet e katërta në Ligat 1-3 (Angli, Spanjë, Itali) plus vendet e treta në Ligat nga vendi i 4 dhe 5 (Gjermani, Francë)
Për rrjedhojë: Nga ndeshjet që do të luhen në kualifikime dhe play-off do dalin 5 skuadra të cilat do të kalojnë në ndeshjet në grupe.

Direkt të kualifikuara
Kampionet e Ligave evropiane nga 1-6, plus vendet e dyta po këtyre ligave (1-6) si dhe vendet e treta në Ligat 1-3, të cilat bëjnë në total numrin e 22 skuadrave.
Këto skuadra kualifikohen direkt dhe u bashkohet edhe 10 skuadrave (5+5) që dalin nga dy kualifikimet e dy Play-off në ndeshjet në grupe (32 ekipe).

Ndarjet e ligave evropiane

Ligat elitare
1. Angli
2. Spanjë
3. Itali
4. Gjermani
5. Francë
6. Rusi
7. Rumani
8. Holandë
9. Portugali
10. Ukrainë
11. Turqi
12. Skoci
13. Greqi
14. Zvicër
15. Belgjikë
Ligat e tjera
16. Danimarkë
17. Bullgari
18. Çeki
19. Norvegji
20. Austri
21. Serbi
22. Izrael
23. Qipro
24. Suedi
25. Sllovaki
26. Kroaci
27. Poloni
28. Finlandë
29. Lituani
30. Irlandë
31. Letoni
32. Slloveni
33. Bosnjë
34. Bjellorusi
35. Hungari
36. Islandë
37. Moldavi
38. Gjeorgji
39. Litenshtejn
40. Maqedoni
41. Azerbajxhan
42. Estoni
43. Shqipëri
44. Kazakistan
45. Armeni
46. Uells
47. Ir. e Veriut
48. Ish. Faroe
49. Luksemburg
50. Mal i Zi
51. Andorë
52. Maltë
53. San Marino

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 10 Dec 2008 , 13:42

Kampionati Shqiptar eshte gjith nje ne rritje,tashme arriti te kaloj grupin e pare eliminator te liges kampione,nje lajm shum i mire ky ishalla po arrim me hy edhe ne grupe.

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Wed, 10 Dec 2008 , 22:25

nuk e di a asht tu e pa kush ndeshjen ne lyon po nji ekip asht tu dhane spektakel...m knaqen sonte
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Post Reply