Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kaq e veshtire asht me e marre vesht si ka ken puna???Ka ken nji stadium plot me njerz e nuk dihet gja.Merreni me mend se qa mund te ndodhin kur krimi kryhetne nji rruga ku ka pak njerz.Shqipni e mjera Shqipni ke perfundu me kry n'kusi!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
ne kusi e te thell fortvllaznia1919 wrote:Kaq e veshtire asht me e marre vesht si ka ken puna???Ka ken nji stadium plot me njerz e nuk dihet gja.Merreni me mend se qa mund te ndodhin kur krimi kryhetne nji rruga ku ka pak njerz.Shqipni e mjera Shqipni ke perfundu me kry n'kusi!
del i cmenduri e bertet jam une zot
po te shkretit bijte e vrare
nga qielli lart jane duke pare
jane tu tsha me tan ca ke
o shqiperi ca kriminelash je tu le
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Java e 14-të do të ngrejë siparin sot me pesë takime
Java e 14-të e Superligës do të ngrejë siparin sot me 5 ndeshje, për t’u pasuar nesër nga ndeshja derbi, Partizani-Tirana.
Teuta do të presë në një ndeshje të rëndësishme Shkumbinin e vendit të tretë. Skuadrat ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, me nga 20, dhe do të kërkojnë në këtë takim shkëputjen nga njëra-tjetra.
Dinamo do të presë në kryeqytet Besën e Kavajës. Edhe këto ekipe ndodhen në të njëjtën kuotë pikësh, me nga 19. Dinamo kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë për të arritur trepikët.
Bylisi, me ndeshjet e fundit surprizuese, do të presë Elbasanin për të bërë një tjetër surprizë. Elbasanasit do të udhëtojnë drejt Ballshit pas disa rezultateve jo të mira në javët e fundit.
Flamurtari ka mundësinë më të mirë për të forcuar pozitat në tabelë, pasi në ndeshjen e sotme do të presë modestët e Lushnjes. Ekipi lushnjar vjen nga fitorja direkte në javën e kaluar me skuadrën e Apolonisë.
Ndeshja e fundit që plotëson ditën e sotme, por jo më pak e rëndësishme, është ajo e Fierit, midis Apolonisë vendase dhe kryesuesve të Vllaznisë. Shkodranët do të kërkojnë patjetër trepikëshin për të pritur të qetë në javën e ardhshme kampionët në fuqi, Dinamon.

Dede në stëvitje tek skuadra e Tiranës
Mbrojtësi i shquar i futbollit shqiptar, Nevil Dede, ishte dje i pranishëm në stërvitjen e Tranës. Futbollisti ka përfunduar sezonin me skuadrën e tij Changsha në kampionatin kinez. Kontrata e ish-lojtarit të Tiranës me klubin aziatik përfundon në muajin janar.
Futbollisti në interesimin e mediave nuk e përjashton një rikthim të tij në kampionatin shqiptar. Për futbollistin kanë shfaqur interes disa skuadra të Superligës, midis të cilave edhe skuadra e Tiranës. Donatorja Ngjela shfaqi para disa ditësh dëshirën e saj për të patur në ekip ish-benjaminin e tyre.
Vetë futbollisti rreth këtyre zërave shprehet: “Deri tani nuk kemi patur kontakte të drejtëpërdrejta. Më vonë nuk përjashtohet një mundësi rikthimi”.
Interes për Deden kanë shfaqur edhe skuadrat e Besës dhe Elbasanit. Presidenti i Kavajsve pati deklaruar se Dede do të ishte dhurata e tyre nësë ekipi do të renditej në vendet e para.
Elbasani është një ambient i njohur për Deden, pasi lojtari ka luajtur dy sezone më skuadrën verdheblu. Në sezonin e parë ai është shpallur nënkampion, ndërsa në të dytin ishte ai që ngriti lart titullin si kapiten i ekipit të Elbasanit.

Tirana, problemet mes donatorëve drejt gjykatës
Refik Halili ndihet më i lehtësuar, pasi kishte frikë se shumë nuk e besonin. Më në fund, sipas tij, janë vërtetuar ato që ai kishte trumbetuar kohë më parë si problemet e Tiranës.
“Tashmë të gjithë e dinë se kush nuk është treguar korrekt me kontratat që ka nënshkruar me Tiranën. Unë kam qenë gjithmonë korrekt, madje këtë herë e mësuan të gjithë se kam realizuar 200% kontratën time”, Megjithatë, ende nuk e ka fituar “luftën”, të cilën ai shprehet se nuk e ka dashur kurrë. “Kam dashur shumë të ishim bashkë të katërt, por kështu është e pamundur”.
Ai premton se shumë shpejt çështjen do ta ndjekë ligjërisht.
Shefi i klubit
Nuk janë vetëm dy donatorët jokorrektë, siç i quan ai, problemi i vetëm. Që nga e marta, tashmë në listën e tij, ku mban emrat e “plan-prishësve” të Tiranës ka shënuar zyrtarisht edhe emrin e shefit të klubit, Eduard Gjini.
Ky i fundit është bërë pre e akuzave të ashpra të presidentit të Tiranës për njëanshmëri mes donatorëve.
“Shefi i klubit po bën lojën e njerëzve jokorrektë, denoncon Halili. Ai komandohet nga njerëz që nuk e duan Tiranën, dhe është lojtari nr. 1, i cili po bën një lojë shumë të pisët. Pasi la në ‘baltë’ Nurin, tani vazhdon të bëjë lojën e Papulit. Me sa mësova nga gazetat, ai ka futur pa të drejtë në lojë edhe bashkinë, duke na bërë edhe një kërcënim, se mund të na largojë, pasi ka edhe donatorë të tjerë. Në konferencën për shtyp u tregua i paskrupullt. Unë vetë personalisht i paguaj atij 1 milion e 250 mijë lekë rrogë dhe më detyrohet të më informojë për çdo gjë, edhe për konferencat e shtypit”.
Mbledhja e kryesisë
I pyetur në lidhje me mbledhjen e kryesisë, kryedonatori i thellon akoma edhe më tej akuzat e tij ndaj shefit të klubit, ku thekson se “paturpësinë më të madhe e bëri kur mohoi zhvillimin e asaj mbledhjeje, e cila u zhvillua një ditë para ndeshjes Tirana-Teuta.
Aty, përveç meje dhe zotit Gjini morën pjesë anëtarët e tjerë Shefikat Ngjela, Arben Çela, Riza Hicka, Rauf Dimraj e Alban Tafaj, me përjashtim të dy donatorëve Papuli e Nuri.
Anëtarët e tjerë ishin të ashpër, pasi, sipas tyre, ishte shkelur afati i likuidimit të detyrimeve financiare. Ndërsa unë ndërhyra duke u thënë të jenë më të përmbajtur.
Më pas u mbajt një procesverbal, i cili u firmos nga të gjithë të pranishmit dhe nga vetë shefi i klubit. Edhe nga Gjini, i cili madje tha se do të na shpërndante të gjithëve nga një kopje”. Mbledhjen e konfirmoi edhe donatorja Ngjela.
Drejt gjykatës
“Ju garantoj se do të vazhdoj sponsorizimin te Tirana. Do të jap maksimumin tim për të përmbushur objektivat që kam premtuar në fillim të sezonit, sqaron Halili, i pyetur në lidhje me lëvizjen e ardhshme në lidhje me çështjen.
Do ishte mirë që të ishim të katërt. Unë nuk dua luftë, por nuk mund të vazhdoj kështu. Unë do të njoftoj edhe bashkinë për gjithçka, duke i vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Kjo çështje nuk do të mbyllet këtu, shumë shpejt do ta ndjek atë ligjërisht. Kam ndërmend t’i shkoj deri në fund”, përfundon Halili.

Përfundojnë ndeshjet e javës së 14-të në Superligë
Përfundojnë ndeshjet e javës së 14-të të Superligës shqiptare. Dinamo shkatërron Besën në stadiumin “Selman Stermasi” me rezultatin 4-2. Kjo fitore i sigoron e vetme vendin e katërt skuadrës kampione.
Elbasani me fitoren e vështirë në Ballsh me Bylisin vendas 1-0, arrin të ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 21 pikë. Golin e vetëm për verdheblutë e shënoi kapiteni, Julian Ahmataj.
Teuta “heq qafesh” Shkumbinin e Peqinit me rezultatin e pastër 2-0. Djemtë e detit ndodhen aktualisht në vendin e dytë, me golavorazh më të mirë se Tirana, e cila do të luajë nesër me Partizanin.
Flamurtari merr një fitore të pastër me modestët e Lushnjes, me rezultatin 2-0. Kjo fitore i ngjit vlonjatët në vendin e 7-të me 20 pikë, po aq sa ka edhe Shkumbini i vendit të 6-të.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- Tifoz nderi
- Posts: 695
- Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
- Skuadra: vllaznia