Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 26 Nov 2008 , 13:58

Drogba futet në planet e Interit për merkaton e janarit



Interi duket më i vendosur se kurrë për të afruar në skuadër një sulmues të kalibrit të lartë, për të krijuar dyshen me Ibrahimoçin. Pas Benzemasë, Morati kërkon të fillojnë bisedimet konkrete edhe me sulmuesin e Çelsit, Didier Drogbanë.

Drogba shihet me shumë prioritet për tu afruar në merkaton e janarit, pasi lojtari kërkon të nisë një aventurë të re, këtë herë në kampionatin Italian. Kujtojmë që sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ishte mjaft i lidhur me teknikun Murinjo, gjatë kohës që ky drejtonte Çelsin.

Mbrëmë drejtori teknik i Interit, Marko Branka, darkoi me menaxherin e lojtarit, Xhorxhe Mendez, në një restorant të Londrës. Me këtë lëvizje, në merkaton e janarit, lidhet edhe fati i Adrianos për të ardhmen.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 26 Nov 2008 , 19:42

kurr i gja si duhet
ma mire te marrin salihin
dhe na shqiptaret marrim emer
dhe interi pagun ma pak
i perjashtuar

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Wed, 26 Nov 2008 , 21:05

per zotin saladoni 100here me mir ene 100here mo shum ka me bo prej deshires per me bo emer.
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 30 Nov 2008 , 09:25

Serie A, Juve ngjitet ne vendin e dyte


Juventusi ka shkaterruar 4-0 Rexhinen ne “Dele Alpi” te Torinos.

Ne minuten e 28-te Kamoranezi hap serine e golave per bardhezinjte. Ne mbyllje te pjeses se pare Amauri dyfishon rezultatin dhe i jep nje tjeter goditje Rexhines.

Me fillimin e pjeses se dyte loja veshtiresohet per te dyja skuadrat pasi filluan reshjet e debores, megjithate kushtet e veshtira klimaterike nuk e ndalen Juven te shenoje edhe dy gola te tjere.

Kielini shenon golin e trete ne minuten e 62-te dhe Del Piero mbyll serine e golave me nje 11-metersh.

Kjo fitore, qe eshte e teta per kete sezon per Juventusin, e ngjit ate perkohesisht ne vendin e dyte ne Serie A, me pike te barabarta me Milanin.

Nderkohe, sfida tjeter e kampionatit italian e zhilluar po sot mes Katanias dhe Leces, ka perfunduar ne barazim 1-1. Paoluci shenoi per Katanian i pari dhe vetem 8 minuta me pas Kastijo barazoi ne 1-1 sfiden, duke ndare nga 1 pike ne javen e 14-te te Serie A.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 01 Dec 2008 , 19:14

Milani interesohet për qendërmbrojtësin e Bokës, Munoz



Milani është i impenjuar në tregun e Amerikës Latine për të marrë një qendërmbrojtës. Pas interesimit të vazhdueshëm për Tiago Silvën, kuqezinjtë po shohin edhe alternativën e mbrojtësit të Boka Xhuniorsit, Ezekuiel Munoz.

Për të biseduar rreth kalimit të lojtarit në kontinentin e vjetër, Ariedo Braida ka bisduar me menaxherin e tij, Marselo Simonian. Argjentinasi i lindur në vitin ’90 mund të kalojë që në merkaton e janarit tek skuadra kuqezi.

Menaxheri i lojtarit shprehet: “Mundësia e kalimit të tij në Milano është shumë e madhe. Ndoshta mund të ndodhë edhe në muajin janar”.

Milani është duke vuajtur aktualisht në repartin e mbrojtjes, pasi Nesta ndodhet i dëmtuar, dhe e ardhmja e tij është në dyshim.

matrix-kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 227
Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:24
Location: torino

Post by matrix-kuqeblu » Mon, 01 Dec 2008 , 19:38

Miri wrote:Serie A, Juve ngjitet ne vendin e dyte


Juventusi ka shkaterruar 4-0 Rexhinen ne “Dele Alpi” te Torinos.

Ne minuten e 28-te Kamoranezi hap serine e golave per bardhezinjte. Ne mbyllje te pjeses se pare Amauri dyfishon rezultatin dhe i jep nje tjeter goditje Rexhines.

Me fillimin e pjeses se dyte loja veshtiresohet per te dyja skuadrat pasi filluan reshjet e debores, megjithate kushtet e veshtira klimaterike nuk e ndalen Juven te shenoje edhe dy gola te tjere.

Kielini shenon golin e trete ne minuten e 62-te dhe Del Piero mbyll serine e golave me nje 11-metersh.

Kjo fitore, qe eshte e teta per kete sezon per Juventusin, e ngjit ate perkohesisht ne vendin e dyte ne Serie A, me pike te barabarta me Milanin.

Nderkohe, sfida tjeter e kampionatit italian e zhilluar po sot mes Katanias dhe Leces, ka perfunduar ne barazim 1-1. Paoluci shenoi per Katanian i pari dhe vetem 8 minuta me pas Kastijo barazoi ne 1-1 sfiden, duke ndare nga 1 pike ne javen e 14-te te Serie A.
qa shkrune ku gazetar juvia shkatrron rexhinen ne dele alpi,mos e ka shkatrru ne olimpico se ne dele ali ka pa te shtune skavatorin tu shetit per stadium :lol:
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 01 Dec 2008 , 22:03

Ka dashte me thane,Juvja ka shkatrru delle alpin per me ba nji te ri. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

matrix-kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 227
Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:24
Location: torino

Post by matrix-kuqeblu » Mon, 01 Dec 2008 , 22:32

hahhahahah
Image

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Mon, 01 Dec 2008 , 23:01

mir atje ke ju se cik si ftoht -6grad celcius...? :lol:
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

[KRIS]
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 105
Joined: Wed, 24 Sep 2008 , 02:44
Skuadra: Ac Milan
Location: Milano

Post by [KRIS] » Mon, 01 Dec 2008 , 23:10

tironsi_tr wrote:mir atje ke ju se cik si ftoht -6grad celcius...? :lol:
ha ha ha na bane me qesh nrro batut se kjo ashte shum e vjeter agiornoiu
Image
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 02 Dec 2008 , 05:51

po per bekamin qa po thojn te milani .i here thojn qe don me ndej 2 muaj e nji here 6 muaj.

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Tue, 02 Dec 2008 , 07:16

ej lale po e di ti gjonat e hershme kon mo lezet se kto modernet. osht fakt kjo gjo. se ene gjonat e lashta bojn mo shtrenjte se t'rejat. merr na i pallto me kapuc. amon bleji nji shall edhe v1919. :lol:
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

BLEDI
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 578
Joined: Fri, 06 Oct 2006 , 17:40
Location: G.B
Contact:

Post by BLEDI » Tue, 02 Dec 2008 , 14:49

Inter 33
Juve 27
Milan 27
Kuqeblu perjete!!!!

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Post by shv13 » Sun, 07 Dec 2008 , 10:57

ku jane milanistat e juventinet?jane mshehe a?....ahahahah volala la capolista vola lalala
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

[KRIS]
Kryetifoz
Kryetifoz
Posts: 105
Joined: Wed, 24 Sep 2008 , 02:44
Skuadra: Ac Milan
Location: Milano

Post by [KRIS] » Tue, 09 Dec 2008 , 16:31

shv13 wrote:ku jane milanistat e juventinet?jane mshehe a?....ahahahah volala la capolista vola lalala
vola po kuides se po rrzohesh
Image
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 15 Dec 2008 , 15:39

Juventusi shkatërron Milanin në “Olimpiko”


me fitoren bindëse ndaj Milanit me rezultatin 4-2, vihet e vetme në ndjekje të Interit. Ndeshja e mbrëmshme ka folur tërësisht për bardhezinjtë, të cilët e shndërruan portën e Abiatit në një tabelë qitjeje.

Milani e filloi takimin më mirë se vendasit, por pa arritur të konkretizojë asgjë nga aksionet e ndërtuara. Të zotët e shtëpisë bëjnë disa kundërzbritje të rrezikshme, derisa arrijnë të fitojnë një 11-metërsh me kapitenin Del Piero. “Pinturikio” nuk i jep asnjë shans Abiatit për të prekur topin, megjithëse e kuptoi krahun. Reagimi i kuqezinjve do të vinte shpejt, ku me një kombinim Kalaxe-Ronaldinjo-Pato, ky i fundit e shtyn lehtësisht topin në rrjetë.

Juventinët i marin përsëri frenat e lojës në dorë, duke arritur të kalojnë përsëri në avantazh. Një goditje perfekte e Kielinit me kokë e bën të pavlefshëm hedhjen e Abiatit. Vendasit kundërzbresin përsëri, ku këtë herë në një pozicion thuajse të njëjtë arrin të realizojë Amauri. Me rezultatin 3-1 mbyllet edhe pjesa e parë.

Në të dytën shpresat e milanezëve i rindez Ambrozini me një gol të shënuar nga një gjuajtje e devijuar nga jashtë zone. Kur dukej se Milani do të gjallërohej, si të mos i mjaftonte as rezultati, Zambrota e lë ekipin me dhjetë lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë. Juventusi përfiton shumë mirë nga ky rast, dhe është përsëri Amauri që shënon lehtësisht golin e katërt dhe vulosës të këtij takimi. Djemtë e Ançelotit pjesën e mbetur të takimit e luajtën zhargasi, duke mos përligjur asgjë nga fenella dhe emrat që mbanën të shënuar në të.

Meritat e kësaj ndeshjeje të madhe i shkojnë skuadrës së ndërtuar me aq kujdes nga Ranieri, e cila ndjek e vetme hapin e Interit në Serinë A. Interi ndodhet në vendin e parë me 39 pikë, Juventusi e ndjek nga pas me 33, dhe Milani me Napolin ndodhen në kuotën e 30 pikëve.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 15 Dec 2008 , 15:40

A ka nej Milanist ktu rrotull me u tall pak me te aaaa????? :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 15 Dec 2008 , 21:30

Ka boll por nuk duken.
P.S. Shyqyr qe i erdhi koha edhe interestiva me fole se kan kalu tan jeten tuj u anku e tuj u kja.Manej po i man gjalle nji lojtar i vjedhun prej nesh. :wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

User avatar
toni kuqeblu
Antar
Antar
Posts: 27
Joined: Fri, 28 Nov 2008 , 01:08
Location: me mend e zemer gjihmon n'Shkoder

Post by toni kuqeblu » Mon, 15 Dec 2008 , 22:56

un jam tifoz i Juves dhe hala besoj se Inter do bjer ne teposhte shume shpejt.
Juvja do te rivedos hegjemonine dhe shum shpejt.
Si tifoz italian i baj thirrje Lipit te mos ta lan Amaurin te ike kot. Ai dishron komtaren italiane e na jena me fat per ket.
Amauri ne nazionale azzurro e jena shume te forte ashtu.
Vllaznia kampione

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 16 Dec 2008 , 16:01

Bekam prezantohet të shtunën tek Milani


Mesfushori anglez, David Bekam, do të prezantohet ditën e shtunë tek skuadra e Milanit. Anglezi do të merret në formë huazimi nga kuqezinjte deri në fillimin e sezonit të ardhshëm në Amerikë. Lojtari do të largohet nga Milano në fundin e muajit mars.

Strategjia që po ndjek ekipi i Milanit, për të sjellë emra të mëdhenj të futbollit në Milanelo, është kritikuar nga shumë specialistë si jolargpamëse. Milani është një nga ekipet që ka mesataren më të lartë të moshës së futbollistëve, dhe jo pak forma fizike e lojtarëve ka ndikuar në ecurinë e ekipit të drejtuar nga Ançeloti.

Drejtuesit e shohin këtë blerje më shumë në aspektin financiar, pasi lojtari parashikohet të sjellë një shumë të madhe në arkat kuqezinjve nga reklamat dhe shitja e imazhit të tij.

Post Reply