mire se na ke ardhe naqe.sidrit wrote:Urime Vllaznia zemra jeme!
Kemi nje skuader te mire por jo perfekte,shpresoj ne janar te bejme perforcime cilesore se keto demtimet po na ndjekun pak si shpesh.
Ceshtje fati apo moshe , kush e di!
Megjithate per fat te mire edhe kete vit po fitojme dy lojtare te rinj,Rraboshta e sidomos Shtupina ne ndeshjet e fundit po tregojne se kane nje te ardhme te sigurte e se fabrika e qyetit tone nuk njeh krize.
Cfare me pelqen me shume tek kjo Vllazni eshte loja e bukur,depertime nga krahet me partizanin,depertime ne qender me tiranen,loje e sakte me dy , tre takime gjendeshim perballe portjerit kundershtare,shpirt i larte gare e harmoni e jashtzakonshme ne fushe e ne dhomat e zhveshjes,pra nje ekip qe bind.
Per tifozat e Tiranes,te na falin por kete radhe na takon neve te festojme se kemi kohe qe e presim kete moment.Mos e ulni veten ne fyerje e sharje por uroni vetes nje sherim sa me te shpejte te ekipit tuaj se per te kaluar dy tre ture ne europe duhet te perfundoni te pakten ne vend te dyte apo te trete kampionatin se teuta shkumbini e dinamo duken te uritur gjithashtu e perkundrazi Bamir Topi duket se i ka ardhe ne maje te hundes me ju.
Teuta e shkumbini ,bravo por jeni heret te pretendoni, pa e kap vendin e pare,do ju vije radha ndoshta por durim.
Kurse ne tifozat e Vllaznise na takon te tregojme vetveten,te mbushim stadiumin si kurre ndonjehere,t’i tregojme gjithe shqiperise se kush jemi,te tregojme kulture sportive e te respektojme kundershtaret,t’i tregojme ekipit te zemres se jemi me ta,se gezohemi me ta ,se jemi gati te sfidojme ftohte bore e shi per ta,se zeri yne do tmerroje cdo kundershtare por brenda normave e se keshtu si do qe te shkoje , do jemi te fituar te gjithe se ne fund te fundit c’na duhet nje kupe pa emocione,se ne nuk jemi prej atyre qe numrojme trofete por mbajme mend e flasim gjate per nje ndeshje te bukur,per nje gol te bukur per nje pas a driblim klasi se ne fund te fundit ky eshte arti i futbollit qe kur e meriton plotesisht te shperblen patjeter.
Kjo eshte ajo qe na duhet,ne ishim importuesit e pare te ketij sporti,ne jemi tifozeria numer 1 ne shqiperi,ne jemi ata qe duartrokasim skuadren kundershtare por le te mos jemi te vetmit
VLLAZNI T'HANGSHA ZEMREN,TANA T'MIRAT TE TANVE
se harrova te lumt e ke persos shum mire shkrimit antar si ti gjithmon i duhet forumit