Futboll, ja formacioni me floket me te shemtuar
Ne vitet e fundit futbollistet shfaqin aftesite e tyre jo vetem ne fushe por edhe duke shfrytezuar pamjen fizike.Nje shembull tipik eshte anglezi David Beckham.
Por ka qene nje periudhe kur kampione te medhenj ne futboll nuk i kane dhene nje rendesi te madhe aspektit te tyre fizik ose edhe kur jane perpjekur kane shfaqur nje pamje tmerresisht te shemtuar.
CNN ka marre nje studim te kryer nga Football Fanzone, website i dedikuar futbollit dhe fansave te tij, ne te cilen jane perfshire 11 futbollistet me prerjet me te shemtuara te flokeve. Duke nisur nga portieri deri te sulmuesit, ata jane:
David Seaman
Bishti i tij i kalit, te cilin e ka mbajtur per shume sezone, nuk kishte te bente aspak me ate bisht te vockel dhe fantastik qe mbante Roberto Baggio ose nuk ngjasonte fare me modelin e yllit, David Beckham. Megjithate prerja e tij e flokeve ka mbetur po aq historike, sa edhe mustaqet e tij te lezetshme.
Taribo West
Kush e mban mend nigerianin qe luante me Interin, do te kujtohet se mbrojtjesi i hekurt, kishte qethur zero koken e tij dhe kishte lene vetem dy bishta ne maje te kokes, qe dukeshin si antena!
Abel Xavier
Karriera e tij ka qene plot ulje dhe ngritje, ashtu sikurse edhe look-u i tij. Portugezi Abel Xavier eshte krahasuar per nje kohe te gjate me modelin Satya Oblet, por gjate Kampionatit Europian 2000, me mjekren dhe floket teresisht te bardhe i gjante me shume babagjyshit te Vitit te Ri, ne moshe te re!
Kazayiki Toda
Kreshta e tij e kuqe i dha ne njefare menyre me shume ngjyre kupes se Botes ne Kore dhe ne Japoni ne vitin 2002. Ndoshta edhe fale modelit te flokeve ai fitoi nje kontrate me Tottenham.
Alexi Lalas
Lalas eshte nje prej futbollisteve te pakte ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe ka mbetur ne histori. Por me shume se per merita sportive, ai ka mbetur ne kujtese per prerjen e tij te tmerrshme dhe floket e gjate bjonde.
Trifon Ivanov
E quanin Ujku bullgar dhe nuk eshte shume e veshtire te kuptosh "pse"-ne. Floket e tij te gjate dhe te cregullt sillnin frike jo vetem te kundershtaret, por edhe te spektatoret.
Claudio Caniggia
Per italianet futbollisti shkaterroi endrren e neteve magjike te Italise ne vitet 90-te me nje gol ne ndeshjen Itali-Argjentine. Per floket e tij te verdhe dhe per vlerat e tij sportive, Caniggia ishte shume i dashur per tifozet e Atalantas, Verones dhe Romes.
Carlos Valderrama
Sigurisht eshte prerja me fantastike dhe me ekzebicioniste e historise se futbollit. Carlos Valderrama, bashke me René Higuita kane qene simbol i kombetares mitike kolumbiane.
Ronaldo
Me kalimin e viteve, fenomeni ka ndryshuar shpesh look. Pa dyshim prerja ne forme trekendeshi, me te cilen u paraqit ne boterorin 2002 Kore-Japoni, ku ka qene padyshim protagonist, ishte me e shemtuara.
Rudy Voeller
Kacurrelat e tij te gjate kane mbetur te famshme mes tifozeve te Romes. E po t'i shihje mire ishin edhe shume seksi!
Chris Waddle
Anglezi Waddle ka qene nje prej futbollisteve simbol te Olimipique Marsiglia deri ne fund te viteve 80-te. Megjithese kane kaluar vite, shumekush mban mend prerjen skandaloze te flokeve te tij.