Boks
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Krasniqi, beteja e shansit te fundit
Boksieri shqiptare qe bokson per Gjermanine do te perballet me nje ndeshje te peshes super te rende me 15 nentor, e cila shihet si ndeshja vendimtare per te ardhmen e tij. Luan Krasniqi, 37 vjec do te zhvilloje edhe nje beteje personale. Ne 35 beteja (30 fitore, 3 humbje, 1 barazim) ndeshja me Dimitrenko (26 vjec) ne Dyseldorf me 15 nentor do te thote gjithcka per boksierin me origjine nga Kosova: Karriera e tij varet nga kjo ndeshje. Ne paraqitjen e fundit, me 14 korrik te vitit te shkuar ai eshte mundur nga Toni Tompson. Beteja perfundoi ne Raundin e 5-te. Pas 489 diteve, larg ringut, me trajnerin e ri, Valentin Wzilaxhi, Luani po ben pergatitjet e fundit. Nese ai fiton, do te jete ne "Top 15" ne renditjen boterore dhe mund te realizoje endrren per t'u shpallur kampion bote. Ne rast se humbet duelin e dyte, karriera e tij mund te quhet e perfunduar. Krasniqi shprehet i sigurt: "Me Dimitrenkon nuk dua t'i jap fund karrieres sime. Me trajnerin e ri kam gjetur forcen e dikurshme. Dua te fitoj. " Jean-Marcel Nartz, menaxher teknik e sheh boksierin me origjine shqiptare favorit ne kete perballje: "Luani eshte i favorizuar nga eksperienca. Gjithmone, nese do ta kete pergatitur mire ndeshjen, ai mund te rikthehet. Luani e di se kjo beteje eshte shansi i tij i fundit. "

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: boks
naqe nuk asht arsyetim kyjulianos wrote:Qa e llivi mor,po e trralltune shokt e skuadres (kliqkov) e me shok ja kan tregu piken e dobt ku munesh me rrah luanin ^pa probleme tesh shif finale ukrahinase krejt
urime boksierave shkodrane qe kan fitu me ata rumun
a mundet me na pru kush foto a me na diftu kush jane fitusat
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Elvir Muriqi “kërcënon” Star Boxing-un
Nëse nuk më organizojnë shpejt një duel, do të kërkoj ta prish kontratën që kam me këtë promotor
Elvir Muriqi, që në ring njihet me nofkën “Kosova Kid”, është duke i vazhduar stërvitjet, pavarësisht se dueli i tij përballë ish kampionit botëror, anglezit Clinton Woods, është anuluar pasi ky i fundit ka refuzuar të ketë rival boksierin kosovar, dhe ka preferuar francezin Rachid Kanfouah.
Gjithsesi, boksieri më i suksesshëm shqiptar i momentit është duke shqyrtuar mundësinë që të paraqitet sa më parë në ring.
“Këtë javë besoj se do të shkoj në zyrën e Star Boxing-ut dhe, nëse nuk më organizojnë shpejt një duel, do të kërkoj ta prish kontratën që kam me këtë promotor,” - ka kërcënuar Muriqi, i cili tregon se pikërisht kontrata që ka me kompaninë e promotorit Joe DiGuardia e ka detyruar që të refuzojë disa oferta të mira për duele. “Kam pasur shumë oferta për duele, por akoma jam nën kontratë me Star Boxing-un. Më 10 janar të vitit të ardhshëm do të bëhen tri vite prejse kam nënshkruar kontratën dhe më duket se boksieri ka të drejtë që të zgjidhë kontratën, nëse nuk është i kënaqur nga promotori,”- ka thënë më tej Muriqi.
Marrëdhëniet mes Elvir Muriqit dhe promotorit të tij, Joe DiGuardia, kanë qenë dhe vazhdojnë të shkëlqyeshme, por pritja e gjatë për të zhvilluar një duel e kanë bërë Muriqin të mendojë zgjidhjen e kontratës që ka me Star Boxing. Muriqi iu bashkua Star Boxing-ut në vitin 2006, pasi prishi kontratën e tij me Don Kingun, me të cilin kishte pasur një eksperiencë jo të mirë si pasojë e moskorrektësisë së promotorit të famshëm amerikan ndaj Muriqit.
Forca Vllaznia...
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Une Muriqin e kam pa vjet ne nje ndeshje boksit ne TV amerikane dhe kundershtari i tij ishte ai Zezaku qe ka lujt filmin e fundit "rocky 6" bashke me Stalonen.
edhe pse ai ka lujt filmin me Roki Balboan ai zezaku, eshte bokstier profesionist .
Ndeshjen kundra tij Muriqi e humbi me pike. ishte nje ndeshje shume e afert por ne fund jurija ja dha fitoren atij nga qe asht edhe i njoftun neper filam e kinema botnore...
Fpjalmi a e njef Muriqin, a ka ardhe lajmi edhe nga qyteti i jote per te?
Se e kam edhe ne lagje shejtanin, e kur ka ndeshje Vehen posterat Gjithkund neper lagje....
edhe pse ai ka lujt filmin me Roki Balboan ai zezaku, eshte bokstier profesionist .
Ndeshjen kundra tij Muriqi e humbi me pike. ishte nje ndeshje shume e afert por ne fund jurija ja dha fitoren atij nga qe asht edhe i njoftun neper filam e kinema botnore...
Fpjalmi a e njef Muriqin, a ka ardhe lajmi edhe nga qyteti i jote per te?
Se e kam edhe ne lagje shejtanin, e kur ka ndeshje Vehen posterat Gjithkund neper lagje....
Forca Vllaznia...
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Muriqi eshte Kosovar e me duket se asht nga Peja, mendimi im eshte se pjesa ma e madhe e Kosovarve bajn tifozllek per Vllaznine.GOLDIAN wrote:jeti na e ban tifoz te vlaznise pra meqe e ke ne lagje
se po te shkojne ne lagje me pjalmin na e ban tifoz hollandez
Them se Muriqi asht i joni edhe per faktin qe tan shoket e tij jane Shkodran.
Goldian rri pa frige naqe, se ai asht Tifoz me Shqipnin edhe Ameriken...
Ketyne te tjerat nuk ja thor hyc, por prap kam frige se Pjalmi edhe mund tja rrejn mendjen se kena edhe trajnerin Hollandez...
Forca Vllaznia...
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Ajo dihet qe jo tetan, por me sa kam pa une Kosovaret e dojn Shkodren shume.vllaznia1919 wrote:Jo te tan naqe.Tifozat e Prishtins jane me Tiranen se kan bojnat i soj.
Pyll pa derra nuk ka, do te ket edhe prej atyne qe nuk na dojne...
Last edited by jeti on Mon, 01 Dec 2008 , 23:03, edited 1 time in total.
Forca Vllaznia...
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
Biografia e Muriqit
Elvir Muriqi ka një histori shumë të veçantë. Ai ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1996, ndërsa në Kosovë ishte shpallur kampion në kikboks që në moshën 15-vjeçare.
Ka emigruar në Bronks të Nju Jorkut, lagja e famshme nga e cila kanë dalë shumë boksierë të klasit botëror.
Në fakt edhe në Shtetet e Bashkuara fillon me sportin e kikboksit dhe atë me mjaft sukses. Shpallet kampion i Amerikës Lindore si dhe kampion i tri shteteve federale amerikane Nju Jork, Nju Xhersi e Konektikat. Të gjitha këto i arrin me një rekord prej 18 fitoresh të njëpasnjëshme pa pësuar asnjë humbje të vetme.
Pas kësaj fillon boksin amator duke boksuar në kategorinë gjysmë të rëndë dhe të rëndë. Shpërthimi i tij i parë në ringun e boksit ngjan në prill të vitit 1998 kur fiton në arenën e famshme të “Madison Square Garden” turneun prestigjioz “Golden Gloves”, turne të cilin e kanë fituar të gjithë boksierët që më vonë kanë bërë historinë e boksit profesionist (Rocky Marciano, Muhammad Ali, George Foreman, Joe Frazier, Sugar Ray Leonard, Sonny Liston, Roy Jones Jr, Evander Holyfield, Mike Tyson, Oscar de la Hoya etj.). Në ndeshjen finale të këtij turneu Muriqi bën një paraqitje të mrekullueshme saqë komentatori i famshëm amerikan Gil Clancy e quan “talenti më i mirë që kam parë ndër vite”.
Pavarësisht interesit të madh nga promoterë të ndryshëm, Muriqi nënshkruan kontratë me një menaxher lokal nga Nju Jorku në mënyrë që të qëndrojë më afër familjes së tij.
Në ringun profesionist debuton më 19 qershor të vitit 1998 duke shënuar fitore me nokaut në rundin e parë përballë Nick Robles në një duel të zhvilluar në Atlantik Siti në Nju Xhersi. Që atëherë ai bokson në rang profesionisti duke regjistruar fitore pas fitoreje. “Kosova Kid” shënon një fitore të paharrueshme më 23 korrik të vitit 2002 kundër Sam Ahmad. Në rundin e parë shënohen tre nokdaune, dy nga Ahmad dhe një nga Muriqi. Muriqi bie në dysheme edhe dy herë të tjera në rundin e dytë por tregon se është një luftëtar me zemër të madhe duke u ngritur në këmbë dhe duke fituar duelin me nokaut në rundin e tretë. Ky duel do të vlerësohet më pas dueli më i mirë i vitit nga televizioni prestigjioz amerikan ESPN.
Pas dy humbjeve zhgënjyese në vitet 2004 dhe 2005 përballë Danny Santiago dhe Oleksandr Garashchenko, Muriqi braktis kampin e “Don King”, pjesë e të cilit ishte bërë kohë më parë dhe nënshkruan një kontratë me “Star Boxing”. Në korrik të vitit 2006 rikthehet si fitimtar duke mposhtur një kundërshtar të fortë si Marlon Hayes.
Në qershor të vitit 2007 Muriqit më në fund i vie shansi që të boksojë kundër një kampioni si Antonio “The Magic Man” Tarver, një duel të cilin edhe sot e kësaj dite Muriqi dhe jo vetëm ai është i bindur se e ka fituar. Së fundmi kjo ndeshje është vlerësuar si dueli më i mirë i vitit 2007 në kategorinë gjysmë të rëndë nga revista prestigjioze amerikane “The Ring Magazine”.
Megjithë humbjen e padrejtë që pësoi nga Antonio Tarver, adhuruesit e Muriqit mund t’i gëzohen të paktën faktit se kjo “humbje” në fakt ka qenë “fitore” , sepse Muriqi fiton miliona adhurues të ri dhe i tregon botës se ai është njeri ndër bokserët më të mirë në kategorinë gjysmë të rëndë. Aktualisht ai është i 12-ti në botë në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa në renditjen e boksierëve evropianë renditet në pozitën e 7-të.
HUMBJET
Humbjet e pësuara nga Elvir Muriqi janë një histori në vete. Jo rrallë boksieri shqiptar ka pasur kundër vetes përveç kundërshtarit në ring edhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar direkt apo indirekt në epilogun e disa prej dueleve të tij.
Humbja e parë e pësuar më 24 mars të vitit 2000 kundër Dan Sheehan vjen si pasojë e diskualifikimit nga ana e gjyqtarit të ndeshjes për shkak të goditjes nën brez. Një vendim skandaloz për faktin se Muriqi ishte duke fituar bindshëm me pikë, ashtu si edhe e dëshmon në revanshin e zhvilluar në 7 korrik të po atij viti duke shënuar fitore.
Edhe humbja përballë Danny Santiago më 2 tetor 2004 vjen me një vendim skandaloz të gjyqtarit i cili e ndërpret ndeshjen në mënyrë të pa arsyeshme në rundin e katërt edhe pse Muriqi ishte në gjendje që të vazhdojë duelin. Që prej asaj dite Muriqi nuk ka heshtur së kërkuari një duel revanshi, por deri më tani Santiago gjithnjë ka refuzuar një përballje tjetër me të.
Humbja e tretë dhe më skandalozja është ajo kundër ukrainasit Oleksandr Garashchenko më 30 prill 2005. Muriqit i duhet që të qëndrojë për mëse 9 orë duke pritur fillimin e ndeshjes së tij si pasojë e organizimit të padenjë të duelit. Si për të mos mjaftuar kjo, Muriqi merr një tjetër goditje nga gjyqtarët. Dueli po fliste për të dhe dy gjyqtarë e gjykojnë ndeshjen si barazim, ndërsa i treti i vlerëson si fitore të Muriqit, por gjyqtari i ringut në rundin e fundit i jep një vërejtje teknike duke i hequr një pikë, edhe pse më parë nuk e kishte paralajmëruar asnjëherë. Një duel revanshi kundër Garashchenko ishte planifikuar për në dhjetor të vitit 2006 po në momentet e fundit ukrainasi ishte tërhequr.
Humbja e fundit përballë Antonio Tarver më 9 qershor të vitit 2007 është afërsisht një histori e ngjashme. Boksieri shqiptar dominon në shumicën e kohës gjatë 12 rundave të duelit, por pavarësisht kësaj gjyqtarët e vlerësojnë ndeshjen me rezultatin 114-114, 116-112 dhe 115-113 për Tarverin. Një vendim që është quajtur i padrejtë apo kontravers jo vetëm nga Muriqi dhe adhuruesit e tij por edhe nga një pjesë e mirë e mediave dhe analistëve amerikanë të boksit profesionist.
informacioni eshte marr nga siti personal i Muriqit.
http://www.sportieuropian.de/index.html

Ndeshjen e fundit te Muriqit e kam ndejk ne TV dhe Antonio Tarver, fitoi vec nga emri qe morri pas filmit te fundit me rockin.
Muriqi e meritote ate ndeshje...
Forca Vllaznia...
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Qato, gati per sfiden 500 mije USD
Kur ka mbetur edhe nje jave deri ne zhvillimin e ndeshjes me te madhe te nje boksieri shqiptar, gjithcka eshte ne rruge te mbare per duelin e 20 dhjetorit 2008, ku Kreshnik Qato do te mbroje titullin e kampionit te botes per peshen e mesme ne versionin WBF. Dueli i 30-vjecarit shqiptar me amerikanin e me origjine guatemalo-meksikane, David Estrada, do te zhvillohet ne kompleksin sportiv "Burr Arena" te Universitetit "Howard" ne Uashington D.C.
Ndeshja e Qatos ka nje vlere te vecante, per arsye se, ky duel per kuroren e WBF-se zhvillohet bashkarisht nga Kompania amerikane "Baby-Girl-Production" dhe ajo shqiptare, "Yldon" Sh.p.k. dhe ka edhe nje mision humanitar. "Baby-Girl-Production" eshte nje projekt qe, nepermjet boksit, synon t'i terheqe te rinjte, nga rruga dhe jeta kriminale. Sipas organizatoreve ne kete ane dhe ne anen tjeter te Oqeanit Atlantik, gjithcka eshte ne rruge te mbare.
Organizatoret amerikane te "Baby-Girl-Production" kane pergatitur edhe posterin e ketij mega-evenimenti, i cili do te ofroje nje mbremje te mbushur me spektakel. Keshtu, pervec duelit Qato-Estrada, i cili eshte edhe sfida me kryesore e mbremjes, do te zhvillohen edhe 3 ndeshje te arteve marciale, 3 ndeshje te boksit amator dhe 3 ndeshje te tjera te boksit profesionist. Ndonese nuk jepet nje shifer e sakte, nga pala amerikane mesohet se kostoja e gjithe ketij evenimenti te madh, pritet te kape shifren e 500,000 dollareve.
Ne mbremjen e 20 dhjetorit, do te ngjiten disa boksiere te rinj dhe premtues, sic eshte Markis Tejlor, nderkohe qe interesant eshte edhe dueli i peshes se rende midis Hores Grant dhe Carls Braun, apo dueli per kuroren panamerikane te versionit WBF, midis Uejn Kuperit dhe Uilliam Prietos. Sipas organizatoreve, cmimet e biletave per te ndjekur spektaklin ne arenen 3,000-vendeshe te Universitetit "Howard" jane 100 dollare amerikane per 600 vendet rreth e rrotull ringut dhe 25 dollare amerikane per tribunat rreth e rrotull.
Programi stervitor
Kreshnik Qato eshte ne fazen kulmore te pergatitjes dhe stervitja eshte intensive dhe dy here ne dite me perjashtim te se dieles, kur ben vrapim te gjate ne terren te veshtire dhe malor. Gjate javes zhvillon tre deri ne kater ndeshje pergatitore ose "sparing". Gjithashtu, stafit stervitor te Qatos i eshte shtuar edhe nje keshilltar teknik dhe ai eshte Spenser Firon, i cili eshte njekohesisht edhe keshilltari teknik i te mirenjohurit Deni Uilliams. Per kete perforcimi te ekipit qe e mbeshtet, Qato falenderon sponsorin "Yldon" sh.p.k. dhe z. Ylli Ndroqi, i cili beri te mundur qe stafit t'i shtohet edhe nje keshilltar teknik me nje bagazh dhe pervoje te pasur.
Kreshnik Qato
Kategoria e peshes: E mesme
Renditja boterore: 47 / 916
Datelindja: 13 gusht 1978
Mosha: 30 vjec
Kombesia: Shqiptar
Vendlindja: Shqiperia
Vendbanimi: Uembli, Londer - Britani e Madhe
Gjatesia: 180 cm
Nofka: Shqiponja (The Eagle)
Bilanci: 23 ndeshje
17 fitore (2 me KO)
6 humbje (2 me KO)
0 barazime
Kundershtari:
David Estrada eshte nje boksier me pervoje ne ringun amerikan dhe shumicen e fitoreve te tij i ka mbyllur me "Knock Out". Ne shumicen e rasteve, ai eshte boksier qe preferon luftimin e hapur ose ne distance, dhe, sipas specialisteve, ai vihet ne veshtiresi nese kundershtari kundervihet ne luftim te afert ose te mbyllur. Kjo gje i pershtatet shume mire pergatitjes dhe pervojes se Kreshnik Qatos.
David Estrada
Curriculum Vitae
Kategoria e peshes: E mesme
Renditja Amerikane: 15 / 208
Renditja Boterore: 76 / 916
Datelindja: 9 shtator 1976
Mosha: 32 vjec
Vendlindja: Cikago, Ilinois - Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Vendbanimi: Cikago, Ilinois - Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Gjatesia: 186 cm
Nofka: Nuselalja (The Weezel)
Bilanci: 22 ndeshje
12 fitore (9 me KO)
10 humbje (4 me KO)

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
godli naqe. nese e din datat se kur jan lujte. dhe emrat te sakta
ti gjeta do
http://uk.youtube.com/watch?v=ZVR4dudiz ... re=related
http://uk.youtube.com/watch?v=-bajruFWs ... re=related
http://uk.youtube.com/watch?v=TjZimyAVz ... re=related
http://uk.youtube.com/watch?v=lq1_IA5Ssbk

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact: